{"id":3922,"date":"2010-09-09T08:07:24","date_gmt":"2010-09-09T07:07:24","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3922"},"modified":"2010-09-09T08:07:24","modified_gmt":"2010-09-09T07:07:24","slug":"madu-59-per-poetin-jamarber-marko","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/","title":{"rendered":"MADU 59 &#8211; p\u00ebr poetin Jamarb\u00ebr Marko"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/shkodra\/kolec_traboini_05.jpg\" border=\"0\" alt=\"Mero Baze\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Shkruar nga <strong>K.TRABOINI<\/strong><br \/>\n<em>traboinistudio@yahoo.com<\/em><\/p>\n<p>Prania fizike e poetit Jamarb\u00ebr Marko nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, por le t\u00eb mos flasim p\u00ebr vdekjen por p\u00ebr jet\u00ebn sepse p\u00ebr njer\u00ebzit me bot\u00eb t\u00eb madhe si\u00e7 jan\u00eb poet\u00ebt, vdekja \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb shaka e hidhur, shija e t\u00eb cil\u00ebs u lihet atyre q\u00eb mbeten e jo atyre q\u00eb ikin.U lihet atyre q\u00eb tek rrufisin kafen\u00eb e mortit filosofojn\u00eb fatin e jet\u00ebve njer\u00ebzore tek thon\u00eb &#8220;Ma b\u00ebj t\u00eb hidhur se farmaku me farmak mundet&#8221;.<\/p>\n<p>Dhe jeta e Madut kishte di\u00e7ka nga kjo shprehje proverbiale. Ja b\u00ebn\u00eb jet\u00ebn helm n\u00eb diktatur\u00eb duke e privuar nga liria, por ky helm nuk ju nda as n\u00eb koh\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb aparenc\u00eb, por autokracis\u00eb n\u00eb thelb, kur njeriu mendon se \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb. Por liri absolute nuk ka e ky term shpesh her\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi n\u00eb amulli, nj\u00eb lodhje e madhe.<\/p>\n<p>Tragjizmi ndodh q\u00eb e ndjek njeriun n\u00eb t\u00ebr\u00eb cirkuitin e jet\u00ebs s\u00eb tij, sepse sakoh\u00eb q\u00eb e shtypin e privojn\u00eb nga lirit\u00eb ai gjen n\u00eb vetvete forca e reziston s\u00eb br\u00ebndshmi, arrin t\u00eb mbijetoj\u00eb, por ka raste q\u00eb kur kjo shtypje e jashtme ka sosur, ka nisur nj\u00eb luft\u00eb e br\u00ebndshme, s\u00eb cil\u00ebs ai \u00ebsht\u00eb shpesh i pamundur t\u2019i rezistoj\u00eb. Duke mos mundur ti spjegojn\u00eb k\u00ebto fatalitete njer\u00ebzit shpesh thon\u00eb &#8220;Eshte fati!&#8221; Me k\u00ebt\u00eb shprehje mbyllet \u00e7do drit\u00ebz p\u00ebr t\u00eb zbuluar enigmat e k\u00ebsaj bote, kjo shprehje \u00ebsht\u00eb si guri i r\u00ebnd\u00eb i varrit q\u00eb perjet\u00ebsisht mbyll nj\u00eb kapitull shpesh her\u00eb t\u00eb padeshifruar jete.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-3924\" title=\"Jamarb\u00ebr Marko\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/jamarber_marko-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><\/p>\n<p>Por Madu n\u00eb k\u00ebt\u00eb det helmi ku jeta e detyroi t\u00eb notoj\u00eb deri n\u00eb fund sa humbi nga syt\u00eb, e deshifroj jet\u00ebn e vet. E deshifroj n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kuptohet nga njer\u00ebzit. E deshifroi poetikisht. Kaq t\u00eb m\u00ebdha ishin dallg\u00ebt e jet\u00ebs, sa ai , si t\u00eb ishte vark\u00ebtari q\u00eb me kov\u00ebz heq uj\u00eb nga fundi i vark\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb mos mbytet, Madu pra nxirrte nga shpirti ndjesit\u00eb e tij. Duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb me siguri leht\u00ebsohej dhe arriti deri n\u00eb kufirin e t\u00eb 59- ve.<\/p>\n<p>Ky ish caku i tij. Pak p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzore, por kur ke travaja \u00ebsht\u00eb ndoshta disi tep\u00ebr e gjat\u00eb, sepse jet\u00ebn nuk e masin m\u00eb shum\u00eb vitet se sa perjetimet. Le t\u00eb marrim Migjenin, poetin m\u00eb jet\u00ebshkurt\u00ebr e nj\u00ebkoh\u00ebsisht me epokal n\u00eb historin\u00eb e letersis\u00eb son\u00eb. Sa jetoj Migjeni? 27. Po dhembja e tij e tejkaloi kufirin e nj\u00eb shekulli sepse nuk mund ajo dhembje kolosale t\u00eb mbetej n\u00eb nj\u00eb shtrirje aq t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb koh\u00eb sa \u00e7\u2019ish jeta e tij.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3925\" title=\"jm_rastesisht_me_dashje\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/jm_rastesisht_me_dashje-183x300.jpg\" alt=\"\" width=\"183\" height=\"300\" \/><\/p>\n<p>Kur me Madun ishim bashk\u00ebstudent n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, t\u00eb shumt\u00ebt e shihnin me syrin e mendimin &#8220;Lum ky. Esht\u00eb i biri i Petro Markos!\u201d. Romancierit t\u00eb \u201cHasta La vista\u201d, t\u00eb \u201cQytetit t\u00eb fundit\u201d q\u00eb lexoheshin me nj\u00eb frym\u00eb. Por Jamarb\u00ebr Marko nuk e shfaqte asnj\u00ebher\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ne e quanim si lumturi. Nuk kish asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr tu dalluar e aq m\u00eb tep\u00ebr asnj\u00eb ambicje p\u00ebr tu ngjitur n\u00eb shkall\u00ebt e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore apo partiake, \u00e7far\u00eb p\u00ebr shum\u00eb student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb karierist\u00eb ishte nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e shfrenuar.<\/p>\n<p>Vite pas mbarimit t\u00eb studimeve e pash\u00eb n\u00eb oborrin e Kinostudios dhe kur e pyeta m\u00eb tha se do t\u00eb fillonte pun\u00eb k\u00ebtu. Mendova se do ta caktonin n\u00eb Redaksi, si ne t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb kishim mbaruar bashk\u00eb studimet p\u00ebr gazetari, por ai m\u00eb tha se e kishin caktuar pun\u00ebtor n\u00eb sektorin e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb Kinostudios. Do t\u00eb b\u00ebnte lla\u00e7 p\u00ebr Bim muratorin. Luan Rama m\u00eb pas ma spjegoj se \u00e7&#8217;po ndodhte me Madun.<\/p>\n<p>Ish v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb lexoje n\u00eb fytyr\u00ebn e tij t\u00eb menduar emocionet q\u00eb p\u00ebrjetonte aq sa gjithmon\u00eb e kam vrar\u00eb mendjen se si e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb grack\u00eb ata q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e burgosen. Me siguri do t\u00eb ken\u00eb q\u00ebn\u00eb shok\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb i silleshin rreth e rrotull e b\u00ebnin pun\u00ebn e Jud\u00ebs. Dhe e mbyll\u00ebn n\u00eb ferr, nj\u00eb tmerr p\u00ebr t\u2019ia patur zili edhe ferri i Dantes. E kish provuar i madhi Petro Marko qelin\u00eb burgut. Duhej ta provonte edhe i biri. Ndoshta e b\u00ebn\u00eb q\u00eb Petro Markon, njeriut q\u00eb u d\u00ebnua nga tre rregjime, ta gjunj\u00ebzonin p\u00ebrfundimisht nga q\u00eb kishte nj\u00eb shpirt krenar e t\u00eb pamposhtur.<\/p>\n<p>Pastaj, \u00e7&#8217;e donin Petro Markon monist\u00ebt kur kishin ca bilbila t\u00eb rinj\u00eb q\u00eb cic\u00ebronin m\u00eb mir\u00eb se vet\u00eb sorra Parti. Aq me tep\u00ebr kur Petro Marko shkruante n\u00eb kok\u00eb t\u00eb vet romanin q\u00eb u ndalua &#8220;N\u00eb kat\u00ebr rrug\u00eb&#8221;. Romani u riciklua n\u00eb karton kur lexuesit e aso kohe i prisnin librat e Petro Markos si uj\u00eb i pak\u00ebt. Nj\u00eb kopje e romanit t\u00eb tij &#8220;Hasta la Vista&#8221; i kishte shkuar n\u00eb dor\u00eb edhe nobelistit Ernest Heminguej q\u00eb e kishte p\u00ebrsh\u00ebndetur. Por monist\u00ebt i kishin shpresat gjetk\u00eb, tek kokat e p\u00ebrulura e jo tek njeriu me karakter t\u00eb fort\u00eb Petro Marko.<\/p>\n<p>Kur gjat\u00eb nj\u00eb interviste e pyeten p\u00ebr d\u00ebnimin e tij nga diktatura, Jamarb\u00ebr Marko tha: \u201cD\u00ebnimin e prisja. Un\u00eb e dija fatin tim. Isha biri i Petro Markos\u201d.<br \/>\nMadu vertet\u00eb q\u00eb njeri i mbyllur por ve\u00e7 n\u00eb poezi e shfaqi veten \u00e7ilt\u00ebrsisht. Aty mund t\u00eb lexohet m\u00eb mir\u00eb se kudo jeta dhe bota e tij.<\/p>\n<p>Tragjizmi do ta ndiqte n\u00eb vazhdim\u00ebsi edhe at\u00ebhere kur mendohej se liria t\u00eb sjell edhe \u00e7lirimin shpirt\u00ebror, por nuk q\u00ebnka e th\u00ebn\u00eb.<br \/>\nI shtrir\u00eb n\u00eb shtrat pak dit\u00eb para se t\u00eb vdiste, n\u00eb vitin 1991, i madhi Petro Marko i kish th\u00ebn\u00eb t\u00eb birit: \u201cO Madu kujton se po vjen demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri? Pa kaluar dhe 50 vjet s\u2019b\u00ebhet hapi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb demokraci\u201d.<\/p>\n<p>Shpesh kohrat e vrasion njeriun edhe pa q\u00ebn\u00eb nevoja t\u00eb jen\u00eb diktatur\u00eb. E vrasin pak e nga pak, nga nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, e len\u00eb duke e varf\u00ebruar skajsh\u00ebm, duke i larguar g\u00ebzimin, duke i prer\u00eb krah\u00ebt e shpres\u00ebs.<\/p>\n<p>Botoi dy vellimet me poezi \u201cRast\u00ebsisht me dashje\u201d 1995 dhe \u201cPro nobis\u201d 2001 dhe tjetrin \u201cNuk di t\u00eb kthehem\u201de la n\u00eb dor\u00ebshkrim.<\/p>\n<p>Le t\u00eb marrim qoft\u00eb dhe nj\u00eb poezi t\u00eb tij p\u00ebr dit\u00ebn e shtun\u00eb, nj\u00eb poezi e madhe p\u00ebr vog\u00eblsin\u00eb e bot\u00ebs n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si m\u00eb t\u00eb zgjedhuren e dit\u00ebve, e shtun\u00eb pra: Sot \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb\/ P\u00ebr t\u00eb vetmen thjesht\u00ebsi dhe mendim\/ P\u00ebr t\u00eb vetmen k\u00ebnaq\u00ebsi dhe trishtim\/ P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap\/ N\u00eb bot\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb njer\u00ebzve.\/<\/p>\n<p>Madu e ka derdhur n\u00eb at\u00eb poezi t\u00ebr\u00eb shpirtin e lodhur dhe \u00e7udit\u00ebrisht nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb till\u00eb zgjodhi, n\u00eb ag t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs s\u00eb 4 shtatorit 2010, p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb p\u00ebrzieshme. Iku shum\u00eb shpejt, n\u00eb kund\u00ebrshti me at\u00eb q\u00eb shprehte n\u00eb poezin\u00eb e tij: \u201cSecili \u00ebnd\u00ebrron t\u00eb jet\u00eb cigarja e fundit n\u00eb paket\u00ebn e madhe\/Ku tymi mbulon gjith\u00e7ka\/L\u00eb pa prekur maj\u00ebn e mpreht\u00eb\/ Atje ku jeton njeriu i v\u00ebrtet\u00eb\/.<\/p>\n<p>Pushoft\u00eb n\u00eb Paqe!- themi, ani pse poet\u00ebt as n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb e as n\u00eb at\u00eb bot\u00eb nuk gjejn\u00eb paqe. Mbase kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhja e tyre. Edhe jeta edhe vdekja p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb luft\u00eb. Se kush m\u00eb shum\u00eb se poet\u00ebt e luftojn\u00eb erresir\u00ebn dhe vdekjen.<\/p>\n<p>Ca thon\u00eb e besojn\u00eb, e nd\u00ebrmjet tyre dhe un\u00eb besoj, se poet\u00ebt nuk vdesin. At\u00ebher\u00eb pse t\u00eb hidh\u00ebroheni p\u00ebr shakan\u00eb e tyre t\u00eb hidhur tek ikin e na l\u00ebn\u00eb, p\u00ebr at\u00eb ikjen e tyre fizike kur i kemi diku rreth nesh, ani pse nuk arrijm\u00eb t\u2019i shohim.<\/p>\n<p><em>shtator 2010<\/em><\/p>\n<p>\u00a9 <em>Copyright Traboini &#8211; es\u00e8 \/ traboinistudio@yahoo.com<\/em><br \/>\n<em>Nuk mund t\u00eb botohen n\u00eb asnj\u00eb organ shtypi, apo sit elektronik pa lejen e autorit.<\/em><\/p>\n<blockquote><p><strong>Jamarb\u00ebr Marko<\/strong><\/p>\n<p><strong>Poezi<\/strong><\/p>\n<p><strong>PA EM\u00cbR<\/strong><\/p>\n<p>U rr\u00ebzuan t\u00eb gjitha mrekullit\u00eb n\u00eb gremin\u00eb<br \/>\nAskush nuk i vuri re<br \/>\nVet\u00ebm i panjohuri<br \/>\nUlur tek stoli i tij<br \/>\nDuke pritur t\u00eb ardhmen<\/p>\n<p>Secili \u00ebnd\u00ebrron t\u00eb jet\u00eb cigarja e fundit n\u00eb paket\u00ebn e madhe<br \/>\nKu tymi mbulon gjith\u00e7ka<br \/>\nL\u00eb pa prekur maj\u00ebn e mpreht\u00eb<br \/>\nAtje ku jeton njeriu i v\u00ebrtet\u00eb<\/p>\n<p><strong>SOT \u00cbSHT\u00cb E SHTUN\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb&#8230;<br \/>\nP\u00ebr mua dhe p\u00ebr ty<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata<br \/>\nQ\u00eb pat\u00ebn di\u00e7ka n\u00eb tok\u00eb.<br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb<br \/>\nEdhe p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb m\u00ebrzitur<br \/>\nP\u00ebr ata q\u00eb nuk dijn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e shtun\u00eb edhe p\u00ebr ata<br \/>\nQ\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb.<br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb<br \/>\nP\u00ebr kuajt q\u00eb t\u00ebrheqin karrocat n\u00eb err\u00ebsir\u00eb<br \/>\nP\u00ebr lodrat q\u00eb u luajt\u00ebn<br \/>\nDhe p\u00ebr vendet bosh n\u00eb sallat e lavdis\u00eb.<br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb<br \/>\nEdhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk e dijn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb<br \/>\nQ\u00eb vuajn\u00eb e s&#8217;jan\u00eb t\u00eb lumtur.<br \/>\nVet\u00ebm sot \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb,<br \/>\nE d\u00ebgjova n\u00eb rrug\u00eb<br \/>\nN\u00eb der\u00ebn e spitalit.<br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb<br \/>\nEdhe sikur askush t\u00eb mos e kujtoj\u00eb&#8230;<br \/>\nJo vet\u00ebm sepse un\u00eb sot jam m\u00ebrzitur,<br \/>\nPor p\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb e nj\u00eb dite<br \/>\nQ\u00eb veshi mbi vete pelerin\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e shtun\u00eb<br \/>\nSepse nuk ekziston asnj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr<br \/>\nSi kjo e sotmja<br \/>\nDhe dikush mund t\u00eb thot\u00eb<br \/>\nSe asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb e shtun\u00eb,<br \/>\nSe asnj\u00ebher\u00eb, asnj\u00eb dit\u00eb<br \/>\nNuk ka shp\u00ebn\u00eb buz\u00eb gremin\u00ebs kuptimin e madh<br \/>\nJet\u00ebn e madhe p\u00ebrpara nj\u00eb bluze<br \/>\nT\u00eb thjesht\u00eb dite<br \/>\nSi\u00e7 \u00ebsht\u00eb dita e shtun\u00eb.<br \/>\nDit\u00eb e shtun\u00eb sot<br \/>\nQ\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit aq shum\u00eb<br \/>\nMbi at\u00eb \u00e7ka b\u00ebn\u00eb ata q\u00eb nuk jetojn\u00eb sot<br \/>\nMe leht\u00ebsin\u00eb e atyre q\u00eb jetojn\u00eb<br \/>\nT\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb nga e shtuna<br \/>\nQ\u00eb si let\u00ebr karamelesh<br \/>\nBie mbi but\u00ebsin\u00eb e vjet\u00ebr.<br \/>\nSot e shtuna bie mbi k\u00ebrc\u00ebnimin e vjet\u00ebr<br \/>\nDhe thuhet nga t\u00eb gjitha buz\u00ebt kudo<br \/>\nEdhe atje ku dita \u00ebsht\u00eb ngat\u00ebrruar me nj\u00eb tjet\u00ebr<br \/>\nEdhe atje ku dashuria \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nKudo sot e shtuna p\u00ebrk\u00ebdheli plag\u00ebt dhe buz\u00ebqeshi<br \/>\nP\u00ebr t&#8217; ua b\u00ebr\u00eb m\u00eb njer\u00ebzore,<br \/>\nP\u00ebr t&#8217; ua larguar sadopak nga pesha e koh\u00ebs,<br \/>\nQ\u00eb e veshur me hijen dhe drit\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb shtune<br \/>\nNdaloi lozonjare dhe tha:<br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb<br \/>\nKur filluam t\u00eb kuptojm\u00eb<br \/>\nSe vet\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka<br \/>\nT\u00eb rrish pak m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb larguar diku drejt pafund\u00ebsis\u00eb<br \/>\nNyjen e v\u00ebrtet\u00eb,<br \/>\nQ\u00eb l\u00ebkundet me p\u00ebrk\u00ebdheli<br \/>\nBrenda thell\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs<br \/>\nQ\u00eb duket se nuk do t\u00eb nd\u00ebrrohet me asnj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb vetmen thjesht\u00ebsi dhe mendim<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb vetmen k\u00ebnaq\u00ebsi dhe trishtim<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap<br \/>\nN\u00eb bot\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruar nga K.TRABOINI traboinistudio@yahoo.com Prania fizike e poetit Jamarb\u00ebr Marko nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, por le t\u00eb mos flasim p\u00ebr vdekjen por p\u00ebr jet\u00ebn sepse p\u00ebr njer\u00ebzit me bot\u00eb t\u00eb madhe si\u00e7 jan\u00eb poet\u00ebt, vdekja \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb shaka e hidhur, shija e t\u00eb cil\u00ebs u lihet atyre q\u00eb mbeten e jo atyre q\u00eb ikin.U lihet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12,7,9],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>MADU 59 - p\u00ebr poetin Jamarb\u00ebr Marko - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MADU 59 - p\u00ebr poetin Jamarb\u00ebr Marko - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruar nga K.TRABOINI traboinistudio@yahoo.com Prania fizike e poetit Jamarb\u00ebr Marko nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, por le t\u00eb mos flasim p\u00ebr vdekjen por p\u00ebr jet\u00ebn sepse p\u00ebr njer\u00ebzit me bot\u00eb t\u00eb madhe si\u00e7 jan\u00eb poet\u00ebt, vdekja \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb shaka e hidhur, shija e t\u00eb cil\u00ebs u lihet atyre q\u00eb mbeten e jo atyre q\u00eb ikin.U lihet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-09-09T07:07:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/shkodra\/kolec_traboini_05.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"MADU 59 &#8211; p\u00ebr poetin Jamarb\u00ebr Marko\",\"datePublished\":\"2010-09-09T07:07:24+00:00\",\"dateModified\":\"2010-09-09T07:07:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/\"},\"wordCount\":1941,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/shkodra\/kolec_traboini_05.jpg\",\"articleSection\":[\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/\",\"name\":\"MADU 59 - p\u00ebr poetin Jamarb\u00ebr Marko - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/shkodra\/kolec_traboini_05.jpg\",\"datePublished\":\"2010-09-09T07:07:24+00:00\",\"dateModified\":\"2010-09-09T07:07:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/shkodra\/kolec_traboini_05.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/shkodra\/kolec_traboini_05.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MADU 59 &#8211; p\u00ebr poetin Jamarb\u00ebr Marko\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MADU 59 - p\u00ebr poetin Jamarb\u00ebr Marko - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"MADU 59 - p\u00ebr poetin Jamarb\u00ebr Marko - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shkruar nga K.TRABOINI traboinistudio@yahoo.com Prania fizike e poetit Jamarb\u00ebr Marko nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, por le t\u00eb mos flasim p\u00ebr vdekjen por p\u00ebr jet\u00ebn sepse p\u00ebr njer\u00ebzit me bot\u00eb t\u00eb madhe si\u00e7 jan\u00eb poet\u00ebt, vdekja \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb shaka e hidhur, shija e t\u00eb cil\u00ebs u lihet atyre q\u00eb mbeten e jo atyre q\u00eb ikin.U lihet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-09-09T07:07:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/shkodra\/kolec_traboini_05.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"MADU 59 &#8211; p\u00ebr poetin Jamarb\u00ebr Marko","datePublished":"2010-09-09T07:07:24+00:00","dateModified":"2010-09-09T07:07:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/"},"wordCount":1941,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/shkodra\/kolec_traboini_05.jpg","articleSection":["Ese","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/","name":"MADU 59 - p\u00ebr poetin Jamarb\u00ebr Marko - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/shkodra\/kolec_traboini_05.jpg","datePublished":"2010-09-09T07:07:24+00:00","dateModified":"2010-09-09T07:07:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/shkodra\/kolec_traboini_05.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/shkodra\/kolec_traboini_05.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/madu-59-per-poetin-jamarber-marko\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MADU 59 &#8211; p\u00ebr poetin Jamarb\u00ebr Marko"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3922"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3922"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3922\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}