{"id":3879,"date":"2010-08-30T23:29:52","date_gmt":"2010-08-30T22:29:52","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3879"},"modified":"2010-08-30T23:29:52","modified_gmt":"2010-08-30T22:29:52","slug":"faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/","title":{"rendered":"Faruk Begolli, requiem n\u00eb gjasht\u00eb pamje"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3880\" title=\"Faruk Begolli\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/faruk_begolli-300x192.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"192\" \/><\/p>\n<p><strong>Jeton Neziraj<\/strong>, <em>30.08.2010<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb tre vjetorin e vdekjes s\u00eb Faruk Begollit, njeri dhe artist, personaliteti i t\u00eb cilit kap\u00ebrceu mbi urrejtjen dhe patologjin\u00eb nacional-shoviniste primitive. <\/em><\/p>\n<p><strong>Pamja e par\u00eb &#8211; Escargot<\/strong><\/p>\n<p>Pak koh\u00eb mbas vdekjes s\u00eb Faruk Begollit u mbyll edhe kafe-restoranti &#8220;Escargot&#8221;, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin, gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit t\u00eb jet\u00ebs ai kaloi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs. Ka pasur tavolin\u00ebn e preferuar, aty af\u00ebr dritares dhe, kur ajo tavolin\u00eb ishte e z\u00ebn\u00eb, e kishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ulej n\u00eb tavolin\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb ritual, nuk kishte thuaj asgj\u00eb t\u00eb pazakonshme: thjesht, rrinte, pinte kafe, lexonte gazeta dhe mandej, si zakonisht, pinte edhe raki. Pinte me ish-student\u00eb dhe me shok\u00ebt e pak\u00ebt, e ndonj\u00ebher\u00eb pinte edhe vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo kafe-restorant m\u00eb nuk ekziston, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb butik nga ata q\u00eb Prishtina i ka me boll\u00ebk. N\u00eb vendin e tavolin\u00ebs ku rrinte Begolli tash \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb kukull plastike, si t\u00eb gjitha kukullat &#8220;modeliste&#8221;, me fytyr\u00eb t\u00eb buz\u00ebqeshur.<\/p>\n<p>Nuk e di pse ende vazhdoj t\u00eb gjej nj\u00ebfar\u00eb pik\u00ebtakimi simbolik midis koh\u00ebs kur aty, n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb plot jet\u00eb e gjall\u00ebri, me rrufitje kafesh, muhabete t\u00eb gjata e shaka, dhe koh\u00ebs mbas vdekjes s\u00eb Begollit, kur n\u00eb vendin e tij q\u00ebndron kukulla e pajet\u00eb me buz\u00ebqeshjen e saj plastike.<\/p>\n<p>Kushedi, mund t\u00eb jet\u00eb ky vet\u00ebm nj\u00eb fluturim i zakonsh\u00ebm imagjinativ apo nj\u00eb p\u00ebrpjekje e sforcuar poetike p\u00ebr t\u00eb gjetur lidhjen simbolike midis dy gj\u00ebrave krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga kjo, nj\u00eb gj\u00eb tashm\u00eb dihet: Prishtina nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo q\u00eb ka qen\u00eb me Begollin. Ka nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor n\u00eb shpirtin dhe n\u00eb zemr\u00ebn e saj si kryeqytet. Nj\u00eb ndryshim si ai n\u00eb kafenen\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb butik.<\/p>\n<p>E ne, m\u00eb duket me pak vones\u00eb, po e kuptojm\u00eb se e kemi humbur nj\u00eb njeri t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, nj\u00eb artist t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe nj\u00eb profesor t\u00eb pashoq. N\u00eb vend t\u00eb imazhit t\u00eb tij, n\u00eb kafe-restorantin t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb butik, si &#8220;ngush\u00ebllim&#8221; ironik na \u00ebsht\u00eb servirur nj\u00eb kukull plastike. Mos, o Zot, nj\u00eb kukull plastike n\u00eb vendin e Maestro Begollit.<\/p>\n<p><strong>Pamja e dyt\u00eb &#8211; Librat dhe fletoret e Begollit<\/strong><\/p>\n<p>Begolli ishte i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Un\u00eb, nd\u00ebrkaq, punoja p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e monografis\u00eb s\u00eb tij. Nj\u00eb nga prej momenteve m\u00eb prek\u00ebse t\u00eb atyre dit\u00ebve, ishte ai kur e luti t\u00eb motr\u00ebn t\u00eb na i sillte koferat dhe \u00e7antat ku kishte librat, fletoret, ato pak cop\u00ebza gazetash dhe tek-tuk ndonj\u00eb foto.<\/p>\n<p>Librat ishin pak, kryesisht drama shqipe dhe libra q\u00eb autor\u00ebt ia kishin dh\u00ebn\u00eb me dedikim Begollit. Kishte edhe disa titujt librash teorik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i shfryt\u00ebzonte n\u00eb pun\u00ebn e tij me student\u00ebt. Nd\u00ebrkaq, fletoret p\u00ebrmbanin kryesisht planprograme dhe nj\u00ebsi m\u00ebsimore dhe sh\u00ebnime t\u00eb tjera p\u00ebr pun\u00ebn e Teatrit &#8220;Dodona&#8221;. Ato pak flet\u00eb gazetash p\u00ebrmbanin shkrime p\u00ebr shfaqjet e tij. Na tha se mund t&#8217;i merrnim ato q\u00eb na hynin n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nis\u00ebm t\u00eb shkapurisim dhe t&#8217;i ndajm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb materialet q\u00eb na duheshin. E motra e Begollit, Aslihaja, e cila q\u00eb prej shum\u00eb vitesh, e sidomos n\u00eb dit\u00ebt e dergj\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrkujdesej p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllain, na shikonte me pik\u00ebllim. Ashiqare, i cop\u00ebtohej zemra q\u00eb po i merrnim gj\u00ebrat personale t\u00eb Farukut.<\/p>\n<p>Edhe pse ai ishte ende gjall\u00eb, ne po shkapurisnim si mbi gj\u00ebsendet e mbetura t\u00eb nj\u00eb t\u00eb vdekuri. Kot p\u00ebrpiqeshim ta tejkalonim me &#8220;shaka&#8221; at\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar. Gjith\u00e7ka n\u00eb ato \u00e7aste ziente nga pik\u00ebllimi. Vet\u00ebm lot\u00ebt ishin mangut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Begolli na tha q\u00eb t&#8217;i merrnim me vete edhe shumic\u00ebn e librave, sepse, si\u00e7 u shpreh, nuk i duheshin m\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb. Ne, megjithat\u00eb, e pyesnim: &#8220;Ta marrim, apo ta l\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr?&#8221;<\/p>\n<p>E p\u00ebrgjigjja e tij, si zakonisht, ishte: &#8220;Merreni, more, e mos bani hajgare&#8221;. P\u00ebr t\u00eb ky ishte momenti i duhur i &#8220;djegies s\u00eb librave pa vler\u00eb&#8221;. Mor\u00ebm shumic\u00ebn e librave dhe lam\u00eb fare pak. Mbet\u00ebn vet\u00ebm disa nga ato, p\u00ebr t\u00eb cilat ai mendonte se mund t&#8217;i duheshin m\u00eb tutje n\u00eb pun\u00ebn e tij me student\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Pamja e tret\u00eb &#8211; T\u00eb path\u00ebnat<\/strong><\/p>\n<p>Kan\u00eb mbetur pa u th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Faruk Begollin shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Shum\u00eb nga k\u00ebto gj\u00ebra, sidomos nga jeta e tij private, ai do t&#8217;i ket\u00eb marr\u00eb me vete n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrtejme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ai nuk ka folur p\u00ebr jet\u00ebn e tij private dhe nuk ka dashur t\u00eb flas\u00eb shum\u00eb as p\u00ebr koh\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Beograd. Madje, sa p\u00ebr kuriozitet, kaptin\u00ebn e monografis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn flas p\u00ebr martes\u00ebn dhe jet\u00ebn m\u00eb ish gruan e tij, Zoja Begollin, e kam shkruar duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb rr\u00ebfimet e t\u00eb tjer\u00ebve dhe n\u00eb ato pak informacione q\u00eb kam mbledhur nga gazetat e hershme.<\/p>\n<p>Thuaja t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn k\u00ebt\u00eb kaptin\u00eb e kisha mbajtur &#8220;m\u00ebsheft&#8221; nga ai. Por e dija q\u00eb do t\u00eb vinte dita kur patjet\u00ebr duhej t\u00eb ballafaqohesha dhe t\u00eb merrja konfirmimin (ose jo) nga ai.<\/p>\n<p>Pak para se t\u00eb botohej monografia e tij, e thirra n\u00eb telefon dhe i tregova se n\u00eb t\u00eb kisha shkruar edhe p\u00ebr ish bashk\u00ebshorten e tij, Zoj\u00ebn. E pyeta n\u00ebse mund ta botoja librin p\u00ebr t\u00eb bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb. P\u00ebrgjigjja e tij ishte: &#8220;N\u00eb rregull, mund ta botosh, por le t\u00eb jet\u00eb bukur&#8221;.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kuptoj at\u00eb q\u00eb tashm\u00eb e kishte th\u00ebn\u00eb shum\u00eb her\u00eb t\u00eb tjera n\u00ebp\u00ebr intervista: ai p\u00ebr ish gruan e tij ndjente shum\u00eb respekt dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb lejonte portretizimin e saj &#8220;shtremb\u00ebr&#8221;. Gjithashtu, n\u00eb po k\u00ebt\u00eb bised\u00eb telefonike, ai ma b\u00ebri me dije se, pos Zoj\u00ebs me t\u00eb cilin kishte qen\u00eb i martuar zyrtarisht, nuk d\u00ebshironte t\u00eb kishte n\u00eb lib\u00ebr asnj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr gruaje me t\u00eb cil\u00ebn ai kishte patur lidhje.<\/p>\n<p>Krejt natyrsh\u00ebm, k\u00ebrkesa e tij u respektua. Nd\u00ebrkaq, do th\u00ebn\u00eb se, midis atyre shum\u00eb e shum\u00eb gj\u00ebrave e tregimeve t\u00eb path\u00ebna n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, ka mbetur edhe nj\u00eb rr\u00ebfim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i jet\u00ebs s\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori e gjat\u00eb dashurie, t\u00eb cil\u00ebn, mbase, do t\u00eb kemi rast ta shpalosim n\u00eb ndonj\u00eb rast tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Pamja e kat\u00ebrt &#8211; Kur vdesin artist\u00ebt, arm\u00ebt e urrejtjes heshtin<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr vdekjen e Faruk Begollit kan\u00eb raportuar pothuaj t\u00eb gjitha mediat n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e krejt ish Jugosllavis\u00eb e, gjithashtu, edhe disa media t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Rrall\u00eb mund t\u00eb gjindet ndonj\u00eb personalitet tjet\u00ebr si Begolli, p\u00ebr t\u00eb cilin, pas luft\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrgjakshme midis kombeve n\u00eb ish Jugosllavi, mediat, serbe, kroate, sllovene, shqiptare, boshnjake, malazeze e maqedone, kishin shkruar dhe gjykuar nj\u00ebz\u00ebri: &#8220;vdekja e tij ishte nj\u00eb humbje e madhe&#8221;.<\/p>\n<p>Reagimet e shtypit dhe t\u00eb ish bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Beograd ishin tejet prek\u00ebse. Dhe, pas atij hendeku urrejtjeje q\u00eb ka shkaktuar lufta midis njer\u00ebzve t\u00eb kombeve t\u00eb ndryshme, nuk ke se si t\u00eb mos habitesh kur d\u00ebgjon dhe sheh se sa njer\u00ebzish\u00ebm dhe sa sinqerisht flitet dhe shkruhet p\u00ebr nj\u00eb njeri dhe artist t\u00eb madh si Faruk Begolli.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit dhe artist\u00ebt si ai, me p\u00ebrmasat e tyre t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, kap\u00ebrcejn\u00eb mbi urrejtjen dhe patologjin\u00eb nacional-shoviniste primitive. Ata, jo ve\u00e7 me jet\u00ebn, por edhe me vdekjen e tyre, p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb midis njer\u00ebzve mesazhe paqeje, mir\u00ebkuptimi, dhembjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, dashurie e miq\u00ebsie. Kur vdesin njer\u00ebzit si Faruk Begolli, gjuha e urrejtjes dhe arm\u00ebt, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, heshtin.<\/p>\n<p><strong>Pamja e pest\u00eb &#8211; Mir\u00ebnjohjet n\u00eb koh\u00ebn e l\u00ebngat\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishte i s\u00ebmur\u00eb, Faruk Begolli mori disa shp\u00ebrblime dhe mir\u00ebnjohje. Kushedi, \u00e7mime mund t&#8217;i jepen edhe pas vdekjes, n\u00ebse jo tash n\u00eb k\u00ebt\u00eb tre vjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb tij, patjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvjetor tjet\u00ebr&#8230; Presidenti i Kosov\u00ebs apo Ministria e Kultur\u00ebs mund t&#8217;ia akordojn\u00eb titullin &#8220;Artist i Merituar&#8221; post mortum apo t&#8217;i japin shp\u00ebrblimin p\u00ebr &#8220;Vep\u00ebr jet\u00ebsore&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Edhe k\u00ebta t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit &#8220;Batllava&#8221; nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ma japin ndonj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr pages\u00ebn e rregullt t\u00eb ujit&#8221;, u shpreh me ironi Begolli kur e njoftuan se dikush e kishte nderuar me mir\u00ebnjohje n\u00eb koh\u00ebn kur s\u00ebmundja e kishte ngujuar p\u00ebr shtrati.<\/p>\n<p>&#8220;E, kur t\u00eb vdisni, t\u00eb gjith\u00eb, televizionet, radiot, teatrot, institucionet kulturore dhe ato shtet\u00ebrore, ju lavd\u00ebrojn\u00eb, por jo m\u00eb gjat\u00eb se nj\u00eb apo dy dit\u00eb. Kjo ngjan kur dikush vdes, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, nuk e di se pse, por nuk ju duan fare, madje as nuk ju inkurajojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tutje me pun\u00ebn tuaj&#8221;, kishte deklaruar Faruk Begolli, i harruar krejt\u00ebsisht nga institucionet shtet\u00ebrore, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb radiofonike n\u00eb 60-vjetorin e lindjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Harres\u00eb e (pa)q\u00ebllimshme? Kushedi, sepse politikan\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Prerja e nj\u00eb shiriti n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb prej dy kilometrash t\u00eb shtruar me zhavorr p\u00ebr ta mund t\u00eb ishte m\u00eb me vler\u00eb se sa urimi apo pritja e nj\u00eb artisti n\u00eb dit\u00eblindjen e tij.<\/p>\n<p>E Faruk Begolli ishte m\u00eb shum\u00eb se ve\u00e7 nj\u00eb artist. Ai ishte ylli i filmit i adhuruar nga miliona e miliona njer\u00ebz jo ve\u00e7 n\u00eb Kosov\u00eb, por n\u00eb krejt ish Jugosllavin\u00eb. N\u00eb vitet e arta t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, e kishte braktisur Beogradin, vendin ku ishte krijuar nami dhe kulti i tij dhe, duke mos e kthyer m\u00eb kok\u00ebn prapa, ishte kthyer p\u00ebrfundimisht n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Aty, midis njer\u00ebzve t\u00eb gjuh\u00ebs e t\u00eb gjakut t\u00eb tij, me thjesht\u00ebsin\u00eb dhe pragmatizmin e nj\u00eb artisti dhe njeriu t\u00eb madh, ai kishte punuar p\u00ebr edukimin artistik t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb rinj. Nga nj\u00eb vend me gjenerata aktor\u00ebsh n\u00eb plakje e sip\u00ebr, ai e kishte mbushur Kosov\u00ebn me ushtrin\u00eb e aktor\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb, president\u00eb, kryeministra e ministra, do t\u00eb shkojn\u00eb e do t\u00eb vijn\u00eb, ky gjak i ri aktor\u00ebsh do t\u00eb jet\u00eb titulli, \u00e7mimi, mir\u00ebnjohja dhe shp\u00ebrblimi m\u00eb i madh p\u00ebr Faruk Begollin, sidomos tash pas vdekjes.<\/p>\n<p><strong>Pamja e gjasht\u00eb &#8211; Shum\u00eb zhurm\u00eb mbas nj\u00eb varrimi t\u00eb heshtur<\/strong><\/p>\n<p>Varrimi, me k\u00ebrkes\u00ebn e tij sa ishte gjall\u00eb, u b\u00eb n\u00eb heshtje nga jo m\u00eb shum\u00eb se 50 veta, kryesisht familjar\u00eb, koleg\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb. Mbas ceremonis\u00eb s\u00eb varrimit, nj\u00eb grup i vog\u00ebl njer\u00ebzish u kthyen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku kishte jetuar Begolli dhe pin\u00eb nga nj\u00eb got\u00eb raki p\u00ebr shpirtin e tij.<\/p>\n<p>Edhe kjo ishte pjes\u00eb e amanetit t\u00eb tij. T\u00eb nes\u00ebrmen e vdekjes s\u00eb Begollit, nj\u00eb nga librarit\u00eb e kryeqytetit k\u00ebrkonte me urgjenc\u00eb disa kopje t\u00eb monografis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb sapobotuar.<\/p>\n<p>Mbledhja komemorative u mbajt me disa fjalime dhe pa recitale patetike. K\u00ebto ai nuk i kishte n\u00eb qejf. Teatri &#8220;Dodona&#8221; hapi t\u00eb &#8220;pame&#8221; (\u00e7far\u00eb rituali i \u00e7uditsh\u00ebm) dhe njer\u00ebzit vinin e u shprehnin ngush\u00ebllime atyre q\u00eb ndodheshin aty: bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Begollit dhe punonj\u00ebsve t\u00eb teatrit. U organizua edhe nj\u00eb e ashtuquajtur &#8220;Nata e Begollit&#8221; me muzik\u00eb t\u00eb gjall\u00eb dhe raki.<\/p>\n<p>Televizionet tona nuk reshtnin s\u00eb ritransmetuari emisionet q\u00eb kishin shfaqur m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr Begollin. Nd\u00ebrkaq, Radio Televizioni i Kosov\u00ebs e b\u00ebri &#8220;boz\u00eb&#8221; nj\u00eb xhirim t\u00eb manifestimit n\u00eb t\u00eb cilin ishte b\u00ebr\u00eb promovimi i monografis\u00eb p\u00ebr Faruk Begollin.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb festival filmik dhe teatror studentor iu kushtua t\u00ebr\u00ebsisht atij. Student\u00ebt vesh\u00ebn fanella me foton e Begollit dhe me mbishkrimin &#8220;Shpirtin ma keni k\u00ebput\u00eb&#8221;. Foto t\u00eb Begollit me k\u00ebt\u00eb mbishkrim mbuluan krejt Prishtin\u00ebn. Po ashtu, u shfaq\u00ebn s\u00ebrish filmat ku ka luajtur ai, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb televizionet transmetonin emisionet e m\u00ebparshme p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Ej bre, po ju nuk t\u00eb leni as me dek\u00eb&#8221;, thoshte Begolli gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb l\u00ebngat\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb shtrat. Tash kur mbi varrin e tij zhegu p\u00ebrc\u00ebllues i gushtit ka zhurit\u00eb lulet dhe barishtat, ai, mbase, si\u00e7 thoshte kur ishte gjall\u00eb, po e vazhdon loj\u00ebn e tij n\u00eb teatrin e bot\u00ebs s\u00eb p\u00ebrtejme. &#8220;Atje po shkoj&#8221;, thoshte ai, &#8220;p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00eb&#8221;. Nd\u00ebrkaq ne, t\u00eb gjall\u00ebt e k\u00ebsaj bote, vazhdojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb me fam\u00ebn dhe namin e tij.<\/p>\n<p>Ky, me sa duket, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi dhe mallkimi i vet\u00ebm q\u00eb r\u00ebndon mbi artist\u00ebt pas vdekjes s\u00eb tyre: ata, krejt natyrsh\u00ebm, nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb vdesin dhe t\u00eb ikin nga kjo bot\u00eb, por emri, nami dhe vepra e tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb mbesin n\u00eb mesin e t\u00eb gjall\u00ebve si nj\u00eb trash\u00ebgimi e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeton Neziraj, 30.08.2010 N\u00eb tre vjetorin e vdekjes s\u00eb Faruk Begollit, njeri dhe artist, personaliteti i t\u00eb cilit kap\u00ebrceu mbi urrejtjen dhe patologjin\u00eb nacional-shoviniste primitive. Pamja e par\u00eb &#8211; Escargot Pak koh\u00eb mbas vdekjes s\u00eb Faruk Begollit u mbyll edhe kafe-restoranti &#8220;Escargot&#8221;, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin, gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3879","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Faruk Begolli, requiem n\u00eb gjasht\u00eb pamje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Faruk Begolli, requiem n\u00eb gjasht\u00eb pamje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Jeton Neziraj, 30.08.2010 N\u00eb tre vjetorin e vdekjes s\u00eb Faruk Begollit, njeri dhe artist, personaliteti i t\u00eb cilit kap\u00ebrceu mbi urrejtjen dhe patologjin\u00eb nacional-shoviniste primitive. Pamja e par\u00eb &#8211; Escargot Pak koh\u00eb mbas vdekjes s\u00eb Faruk Begollit u mbyll edhe kafe-restoranti &#8220;Escargot&#8221;, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin, gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-30T22:29:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/faruk_begolli-300x192.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Faruk Begolli, requiem n\u00eb gjasht\u00eb pamje\",\"datePublished\":\"2010-08-30T22:29:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/\"},\"wordCount\":2303,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/08\\\/faruk_begolli-300x192.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/\",\"name\":\"Faruk Begolli, requiem n\u00eb gjasht\u00eb pamje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/08\\\/faruk_begolli-300x192.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-30T22:29:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/08\\\/faruk_begolli-300x192.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/08\\\/faruk_begolli-300x192.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Faruk Begolli, requiem n\u00eb gjasht\u00eb pamje\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Faruk Begolli, requiem n\u00eb gjasht\u00eb pamje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Faruk Begolli, requiem n\u00eb gjasht\u00eb pamje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Jeton Neziraj, 30.08.2010 N\u00eb tre vjetorin e vdekjes s\u00eb Faruk Begollit, njeri dhe artist, personaliteti i t\u00eb cilit kap\u00ebrceu mbi urrejtjen dhe patologjin\u00eb nacional-shoviniste primitive. Pamja e par\u00eb &#8211; Escargot Pak koh\u00eb mbas vdekjes s\u00eb Faruk Begollit u mbyll edhe kafe-restoranti &#8220;Escargot&#8221;, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin, gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-30T22:29:52+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/faruk_begolli-300x192.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Faruk Begolli, requiem n\u00eb gjasht\u00eb pamje","datePublished":"2010-08-30T22:29:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/"},"wordCount":2303,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/faruk_begolli-300x192.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/","name":"Faruk Begolli, requiem n\u00eb gjasht\u00eb pamje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/faruk_begolli-300x192.jpg","datePublished":"2010-08-30T22:29:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/faruk_begolli-300x192.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/faruk_begolli-300x192.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/faruk-begolli-requiem-ne-gjashte-pamje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Faruk Begolli, requiem n\u00eb gjasht\u00eb pamje"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3879","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3879"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3879\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3879"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3879"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3879"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}