{"id":3872,"date":"2010-08-25T09:23:20","date_gmt":"2010-08-25T08:23:20","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3872"},"modified":"2010-08-25T09:23:20","modified_gmt":"2010-08-25T08:23:20","slug":"mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/","title":{"rendered":"Mustafaj:Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen nga populli t\u00eb presidentit"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3873\" title=\"Besnik Mustafaj\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/besnik_mustafaj.jpg\" alt=\"\" width=\"124\" height=\"93\" \/><\/p>\n<p><em>25 Gusht 2010<\/em><\/p>\n<p><strong>Zgjedhja e Presidentit nga populli, Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum<\/strong><\/p>\n<p><strong>Analiza\/ Trockizmi i Ram\u00ebs e populizmi i Berish\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><em>E ndoqa me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb daljen publike t\u00eb Aleksand\u00ebr Biberajt para pak dit\u00ebsh. Ai shtroi disa probleme t\u00eb mprehta, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00ebfilli me jet\u00ebn institucionale t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/em><\/p>\n<p>Foli me kurajo dhe ndershm\u00ebri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por edhe me nj\u00eb dhembje t\u00eb thell\u00eb, dhembje q\u00eb i buron natyrsh\u00ebm nga p\u00ebrkat\u00ebsia e tij demokrate, qysh n\u00eb themelimin e k\u00ebsaj partie. Deri vitin e kaluar Biberaj konsiderohej n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nga opinioni yn\u00eb publik si nj\u00ebri nga politikan\u00ebt tan\u00eb t\u00eb rinj m\u00eb t\u00eb spikatur, \u00e7ka n\u00ebnkuptonte shpres\u00ebn pozitive, q\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb mb\u00ebshtesin n\u00eb karrier\u00ebn e tij. Sot Biberaj \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb &#8220;n\u00eb karantin\u00eb&#8221; nga Partia Demokratike p\u00ebr arsye q\u00eb sigurisht nuk i b\u00ebjn\u00eb nder udh\u00ebheqjes s\u00eb k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>Por ky aspekt p\u00ebrb\u00ebn t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. E keqja e madhe q\u00ebndron te d\u00ebmi q\u00eb p\u00ebsoi n\u00eb thelbin e vet politika shqiptare p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnjanimit me q\u00ebllim t\u00eb nj\u00eb numri politikan\u00ebsh t\u00eb profilit t\u00eb Biberajt, nga t\u00eb dy partit\u00eb kryesore gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb kaluara, duke zvenitur shpres\u00ebn e bukur t\u00eb opninionit publik, se jeta politike e vendit ton\u00eb, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e faktor\u00ebve t\u00eb vet me pesh\u00eb, qoft\u00eb majtas, qoft\u00eb djathtas, kishte fituar tashm\u00eb pjekurin\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t&#8217;u afruar drejt qendr\u00ebs, aty ku \u00ebsht\u00eb edhe hap\u00ebsira e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr kompromise n\u00eb interesin madhor t\u00eb p\u00ebrparimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e d\u00ebshmon praktika e p\u00ebrditshme e ushtrimit t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, pas zgjedhjeve t\u00eb kaluara jan\u00eb shtyr\u00eb duksh\u00ebm drejt skajeve, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se brenda organizmit t\u00eb secil\u00ebs nga k\u00ebto dy parti \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar ndjesh\u00ebm vullneti i sinqert\u00eb p\u00ebr kompromise parimore. Dhe \u00ebsht\u00eb e sigurt, se pa mbisundimin e frym\u00ebs s\u00eb kompromisit, nuk mund t\u00eb pritet qet\u00ebsimi i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb lodhur.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, nuk mund t\u00eb pritet as forcimi i kohezionit t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr studime sociologjike t\u00eb st\u00ebrholluara p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb re se kohezioni i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb sot \u00ebsht\u00eb haptas m\u00eb i brisht\u00eb se pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, kur Partia Demokratike u kthye n\u00eb pushtet, nd\u00ebrsa Partia Socialiste e dor\u00ebzoi pushtetin brenda normalitetit demokratik.<\/p>\n<p>Kjo ka ndodhur sepse Partia Demokratike n\u00eb pushtet, sidomos duke filluar nga pranvera 2007, kur humbi zgjedhjet n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet e m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrjashtuar Shkodr\u00ebn, nisi t\u00eb largohet shum\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga qendra, duke p\u00ebrfunduar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot, nj\u00eb parti populiste, e cila e mbush kryesisht sken\u00ebn politike sa duke shar\u00eb e denigruar kund\u00ebrshtarin, m\u00eb se shpeshti me nj\u00eb gjuh\u00eb parapolitike, aq duke mburrur veten si menaxhere projektesh rrugore, po me nj\u00eb gjuh\u00eb parapolitike. Vet\u00ebm politik\u00eb nuk shohim as d\u00ebgjojm\u00eb.<\/p>\n<p>Sjellje t\u00eb tilla do t\u00eb ishin t\u00eb papajtueshme me fizionomin\u00eb paqtuese t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb qendr\u00ebs. Pa synuar t&#8217;i krijoj vetes asnj\u00eb iluzion, por thjesht p\u00ebr arsye t\u00eb historis\u00eb sime personale n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb marr me dhjet\u00ebra mesazhe nga demokrat\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb identifikohen me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb till\u00eb arkaike t\u00eb b\u00ebrjes politik\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb populizmi.<\/p>\n<p>Mesa duket, k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb g\u00ebrryen shpirtin e demokrat\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb rrethuar dhe i kan\u00eb besuar n\u00eb momentet m\u00eb dramatike, e ka ndjer\u00eb edhe Berisha. P\u00ebr t&#8217;iu shmangur qoft\u00eb edhe v\u00ebshtrimit t\u00eb tyre t\u00eb brengosur, ai ka zgjedhur rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, at\u00eb t\u00eb asgj\u00ebsimit t\u00eb partis\u00eb si struktur\u00eb e organizuar politike, bart\u00ebse e nj\u00eb ideali politik t\u00eb shenjt\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb modernizimi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu e kishte hallin edhe Biberaj, mesa arrita un\u00eb ta kuptoj. U ndjeva n\u00eb siklet tek e ndiqja n\u00eb televizion ish-kolegun tim deputet, si\u00e7 ndjehem sinqerisht n\u00eb siklet tek lexoj mesazhet e demokrat\u00ebve, me t\u00eb cil\u00ebt kemi mbushur sheshin Sk\u00ebnderbej p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb vitet e zorshme 1997, 1998, 1999 e q\u00eb tani, sipas vet\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb tyre, nuk din\u00eb m\u00eb ku \u00ebsht\u00eb partia e tyre.<\/p>\n<p>Ky brisht\u00ebzim i kohezionit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb ka ardhur edhe sepse Partia Socialiste sot nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00ebkundi ajo e vitit 2005, kur humbi zgjedhjet dhe dor\u00ebzoi pushtetin si nj\u00eb parti e pjekur m\u00eb n\u00eb fund p\u00ebr ta luajtur me ndershm\u00ebri ndaj atdheut loj\u00ebn demokratike. Nuk do harruar se tet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb qershor 1997, Partia Socialiste kishte ardhur n\u00eb pushtet me ca &#8220;gjasme-zgjedhje&#8221;, n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb nj\u00eb kryengritjeje t\u00eb armatosur, e cila i kishte t\u00eb gjitha tiparet e sh\u00ebmtuara t\u00eb nj\u00eb surrogat-revolucioni.<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb n\u00eb defektet e m\u00ebdha t\u00eb qeverisjes socialiste gjat\u00eb dy mandateve, vlen t\u00eb vihet n\u00eb dukje se ajo vet\u00eb si parti, gjithsesi kishte evoluar s\u00eb brendshmi pozitivisht, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb parti normale t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb parti e p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer stabilitetit t\u00eb shtetit me p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj interesave t\u00eb pushtetit t\u00eb vet. Me t\u00eb marr\u00eb drejtimin e saj, Edi Rama i ra nj\u00eb bilbili djall\u00ebzor, q\u00eb zgjoi thell\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb nd\u00ebrgjegjes politike t\u00eb k\u00ebsaj partie, duke e larguar at\u00eb me nj\u00eb shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse nga qendra, drejt s\u00eb cil\u00ebs ajo ishte afruar me mundim aq t\u00eb madh.<\/p>\n<p>E them pa kafshuar fare gjuh\u00ebn, se n\u00eb veprimet e saj politike m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, kemi par\u00eb nj\u00eb parti trockiste, nga ato q\u00eb as nuk kan\u00eb ardhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore, e as nuk kan\u00eb gjasa t\u00eb vijn\u00eb fatmir\u00ebsisht. Vet\u00eb elektorati shqiptar n\u00eb shumic\u00ebn e tij, si\u00e7 e d\u00ebshmoi edhe vitin e shkuar, midis trockizmit t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe populizmit t\u00eb Sali Berish\u00ebs, zgjedh me t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit si t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Kam besuar me mendje dhe me zem\u00ebr se p\u00ebrfshirja nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb e LSI-s\u00eb n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs do t\u00eb kishte si ndikim kryesor pozitiv, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, edhe nj\u00ebfar\u00eb ushtrimi frenues n\u00eb turrin e Berish\u00ebs, p\u00ebr ta t\u00ebrhequr at\u00eb drejt nj\u00eb praktike politike m\u00eb t\u00eb qendr\u00ebs n\u00eb Qeveri. Zakonisht, bashkimi n\u00eb qend\u00ebr ka qen\u00eb produkti m\u00eb i begat\u00eb i koalicioneve qeveris\u00ebse n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sidomos kur k\u00ebto koalicione jan\u00eb midis t\u00eb djath\u00ebs e t\u00eb majt\u00ebs, si n\u00eb rastin e PD-LSI. Ilir Meta dhe LSI nuk ishin e nuk jan\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar numrat n\u00eb Parlament. Ilir Meta dhe t\u00eb tij\u00ebt ishin dhe jan\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb legjitimitet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm qeverisjes. Ky argument p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb fuqi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa po t\u00eb mb\u00ebshtetej thjesht te aritmetika. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb sa e ka par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drit\u00eb zoti Meta realitetin politik, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me vet\u00ebdije. Pa marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t&#8217;i b\u00ebj nj\u00eb analiz\u00eb funksionimit t\u00eb k\u00ebtij koalicioni, po p\u00ebrmend nj\u00eb aspket q\u00eb m\u00eb duket simptomatik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm projektligjesh, t\u00eb sjella p\u00ebr miratim n\u00eb Parlament nga Qeveria, t\u00eb kund\u00ebrshtuara haptas nga grupet e interesit, nga shoq\u00ebria civile dhe nga partner\u00ebt strategjik\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb si tentativa revanshi, apo edhe m\u00eb zi, si tentativa t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb futur n\u00ebn &#8220;hyqymin&#8221; e vet pushtetet apo institucionet e tjera t\u00eb pavarura sipas Kushtetut\u00ebs, duke rrezikuar k\u00ebshtu vet\u00eb balancat mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet nj\u00eb shtet demokratik, d\u00ebshmojn\u00eb se deri tani LSI dhe posa\u00e7\u00ebrisht Meta si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, nuk kan\u00eb dashur ose nuk kan\u00eb ditur t\u00eb luajn\u00eb rolin q\u00eb pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb prisnin prej tyre.<\/p>\n<p>Nuk kan\u00eb ndonj\u00eb dobi t\u00eb madhe dy-tri raste kur deputet\u00ebt e LSI-s\u00eb kan\u00eb votuar kund\u00ebr vendimit t\u00eb shumices ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. Qartazi ato kan\u00eb qen\u00eb ca shfaqje t\u00eb vogla p\u00ebr pak buj\u00eb mediatike, mani prej t\u00eb vogli k\u00ebto, dhe pa asnj\u00eb dobi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politike p\u00ebr vendin. Rrjedhimisht, nuk meritojn\u00eb ndonj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb opinionit publik. LSI do t\u00eb na k\u00ebnaqte neve si qytetar\u00eb, kur ta zbuste hidh\u00ebrimin e praktik\u00ebs qeveris\u00ebse n\u00eb burimin e vet. Nuk po e b\u00ebn deri tani.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb qytetet e tjera ata njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebve Shqip\u00ebria u dhimbset p\u00ebrtej interesave t\u00eb tyre vetjake. Ata jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebrziturit dhe shihen ta kthejn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb ngultas v\u00ebshtrimin nga Presidenti i Republik\u00ebs, si shpresa e mbrame. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb e natyrshme dhe parimore, sepse mb\u00ebshtetet n\u00eb germat e Kushtetut\u00ebs, si edhe n\u00eb p\u00ebrsonalitetin e Bamir Topit, i cili njihet tashm\u00eb mjaftuesh\u00ebm nga kombi si politikan i ekuilibrit, i sjelljes s\u00eb mir\u00eb me t\u00eb vet\u00ebt dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt, i toleranc\u00ebs qytetare dhe i respektit t\u00eb pal\u00ebkundur tek institucionet e demokracis\u00eb. Ai duket sikur i ka t\u00eb gjitha cil\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb njeriu i politik\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr.<\/p>\n<p>Them &#8220;duket&#8221; sepse deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb prov\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb na bindur se cil\u00ebsit\u00eb njer\u00ebzore dhe intelektuale q\u00eb ia njohim, jan\u00eb edhe aft\u00ebsi t\u00eb konsoliduara prej burri shteti. P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur atje ku e d\u00ebshirojm\u00eb ne qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, at\u00eb e ka penguar s\u00eb pari pik\u00ebrisht &#8220;germa&#8221; e Kushtetut\u00ebs, e cila nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo e tekstit t\u00eb miratuar me referendum popullor n\u00eb vitin 1998. Ndryshimet thelb\u00ebsore t\u00eb kryera n\u00eb Kushtetut\u00eb dy vjet e ca m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb mir\u00ebkuptimi t\u00eb \u00ebmb\u00ebl Berisha-Rama, ngjajn\u00eb si operacione neurologjike t\u00eb kryera nga dy njer\u00ebz q\u00eb ia njihnin cil\u00ebsit\u00eb politike dhe civile Bamir Topit dhe pajtoheshin n\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebr t&#8217;ia b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto cil\u00ebsi t\u00eb panevojshme p\u00ebr vendin. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha.<\/p>\n<p>Vet\u00ebp\u00ebrmbajtja e Bamirit si edukat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e shtuar tensionin n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb Tiran\u00ebs, m\u00eb ngjan se \u00ebsht\u00eb kthyer disa her\u00eb n\u00eb dob\u00ebsi p\u00ebr Presidentin Topi gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb tij t\u00eb lart\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb, se Bamir Topi i pari nuk duhet t\u00eb pajtohet me k\u00ebt\u00eb perceptim, t\u00eb mbjell\u00eb nga vet\u00ebp\u00ebrmbajtja e tij, i drejt\u00eb apo i gabuar qoft\u00eb ky perceptim, q\u00eb po z\u00eb vend n\u00eb opinionin ton\u00eb publik. Kompetencat e tij jan\u00eb cunguar tep\u00ebr me ndryshimet kushtetuese, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por ai e ka ende nj\u00eb kompetenc\u00eb: t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga populli.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte nj\u00eb kontribut i madh, nj\u00eb kontribut historik madje, po ta nxirrte nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb kryetarin e shtetit nga dara noprane e nj\u00eb apo shum\u00eb-shum\u00eb e dy kryetar\u00ebve partie. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit ton\u00eb themelor, kryetari i shtetit ton\u00eb zgjidhet sot me votat e 71 deputet\u00ebve, kur edhe Avokati i Popullit zgjidhet me 83 apo 84 vota n\u00eb Parlament. Kjo nuk ndodh askund. Me \u00e7&#8217;shoh e \u00e7&#8217;d\u00ebgjoj, mendja ma thot\u00eb se populli, dometh\u00ebn\u00eb &#8220;sovrani&#8221;, si\u00e7 shprehet Berisha, do ta mb\u00ebshteste propozimin p\u00ebr t&#8217;ia b\u00ebr\u00eb atij n\u00eb dor\u00eb ta zgjedh\u00eb t\u00eb parin e vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>25 Gusht 2010 Zgjedhja e Presidentit nga populli, Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum Analiza\/ Trockizmi i Ram\u00ebs e populizmi i Berish\u00ebs E ndoqa me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb daljen publike t\u00eb Aleksand\u00ebr Biberajt para pak dit\u00ebsh. Ai shtroi disa probleme t\u00eb mprehta, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00ebfilli me jet\u00ebn institucionale t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Foli me kurajo dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mustafaj:Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen nga populli t\u00eb presidentit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mustafaj:Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen nga populli t\u00eb presidentit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"25 Gusht 2010 Zgjedhja e Presidentit nga populli, Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum Analiza\/ Trockizmi i Ram\u00ebs e populizmi i Berish\u00ebs E ndoqa me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb daljen publike t\u00eb Aleksand\u00ebr Biberajt para pak dit\u00ebsh. Ai shtroi disa probleme t\u00eb mprehta, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00ebfilli me jet\u00ebn institucionale t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Foli me kurajo dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-25T08:23:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/besnik_mustafaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mustafaj:Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen nga populli t\u00eb presidentit\",\"datePublished\":\"2010-08-25T08:23:20+00:00\",\"dateModified\":\"2010-08-25T08:23:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/\"},\"wordCount\":2017,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/besnik_mustafaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/\",\"name\":\"Mustafaj:Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen nga populli t\u00eb presidentit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/besnik_mustafaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-25T08:23:20+00:00\",\"dateModified\":\"2010-08-25T08:23:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/besnik_mustafaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/besnik_mustafaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mustafaj:Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen nga populli t\u00eb presidentit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mustafaj:Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen nga populli t\u00eb presidentit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mustafaj:Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen nga populli t\u00eb presidentit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"25 Gusht 2010 Zgjedhja e Presidentit nga populli, Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum Analiza\/ Trockizmi i Ram\u00ebs e populizmi i Berish\u00ebs E ndoqa me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb daljen publike t\u00eb Aleksand\u00ebr Biberajt para pak dit\u00ebsh. Ai shtroi disa probleme t\u00eb mprehta, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00ebfilli me jet\u00ebn institucionale t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Foli me kurajo dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-25T08:23:20+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/besnik_mustafaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mustafaj:Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen nga populli t\u00eb presidentit","datePublished":"2010-08-25T08:23:20+00:00","dateModified":"2010-08-25T08:23:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/"},"wordCount":2017,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/besnik_mustafaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/","name":"Mustafaj:Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen nga populli t\u00eb presidentit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/besnik_mustafaj.jpg","datePublished":"2010-08-25T08:23:20+00:00","dateModified":"2010-08-25T08:23:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/besnik_mustafaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/besnik_mustafaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mustafajtopi-te-kerkoje-referendum-per-zgjedhjen-nga-populli-te-presidentit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mustafaj:Topi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum p\u00ebr zgjedhjen nga populli t\u00eb presidentit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3872"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3872"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3872\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}