{"id":3870,"date":"2015-06-18T09:24:40","date_gmt":"2015-06-18T08:24:40","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3870"},"modified":"2015-06-18T09:24:40","modified_gmt":"2015-06-18T08:24:40","slug":"serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/","title":{"rendered":"Serbia i ka borxh Kosov\u00ebs territore t\u00eb shumta jasht\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Brahim (Ibish) AVDYLI\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Brahim (Ibish) AVDYLI<\/strong>:<\/p>\n<p><strong>T\u00eb mos invadoj\u00eb e marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tjet\u00ebr nga Republika e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Duke u kthyer n\u00eb Zvic\u00ebr, ku jetoj, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kultur\u00ebs e poezis\u00eb, n\u00eb Ennepal t\u00eb Gjermans\u00eb, i ndalur p\u00ebr pun\u00eb n\u00ebp\u00ebr disa pika t\u00eb ndryshme, edhe n\u00ebp\u00ebr Austri, e n\u00eb bisedime me individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sapo kthehem n\u00eb Zvic\u00ebr e marr dhe e blej gazet\u00ebn &#8220;Bota Sot&#8221;, e cila ndodhej vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb pik\u00eb t\u00eb shitjes, nga disa shkrime t\u00eb lexuara aty nxitem dhe befasohem. Sidomos n\u00eb artikujt e saj &#8220;Serbia e imiton Rusin\u00eb n\u00eb Krime, k\u00ebrkon t\u00eb invadoj\u00eb veriun e Kosov\u00ebs&#8221;, &#8220;Lufta speciale e Serbis\u00eb, sponzoron ISIS-in t\u00eb provokoj\u00eb invadimin&#8221; dhe &#8220;Kosova ta akuzoj\u00eb Maqedo-nin\u00eb p\u00ebr planifikim dhe finanzim t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb Kumanov\u00ebs&#8221;&#8230;<br \/>\nK\u00ebta artikuj t\u00eb gazet\u00ebs dhe mjaft gj\u00ebra t\u00eb tjera n\u00eb opinion m\u00eb zgjuan k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb t\u00eb shkruaj k\u00ebt\u00eb shkrim, me t\u00eb v\u00ebrtetat dhe t\u00eb pav\u00ebrteta e veta, sado q\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb pik\u00ebpamjet e mija disa her\u00eb m\u00eb par\u00eb, edhe n\u00eb forma t\u00eb tjera.<br \/>\nN\u00eb vrazhd\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre, erdhi befas rasti i Kumanov\u00ebs, e cili, jo vet\u00ebm se mori jeta njer\u00ebzish t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, por na shokoi me realizimin e p\u00ebrgjaksh\u00ebm t\u00eb tyre nga ana e Maqedonis\u00eb, duke i mbytur pas z\u00ebnies nga ana policis\u00eb maqedonase Mirsad Ndecajn e Beg Rizajn, por edhe &#8220;planet&#8221; e posa\u00e7me ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb, gjoja p\u00ebr &#8220;intervenim ushtarak&#8221;, q\u00eb ajo po tentojka t\u00eb b\u00ebj\u00eb, n\u00eb ardhmen, n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fan Stillian Noli - th\u00ebnie\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/fan_stillian_noli_thenie.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimet e vazhdueshme dhe aplikimet e tyre t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebrgjat\u00eb qindra vje\u00e7ar\u00ebve ndaj Kosov\u00ebs, na detyrojn\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb dhe t\u00eb shkruajm\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim serioz.<br \/>\nK\u00ebrc\u00ebnimet e tilla, synimet e p\u00ebrhershme, provokimet, etj. jan\u00eb m\u00ebse t\u00eb v\u00ebrteta e p\u00ebrmanente, me gjith\u00eb krer\u00ebt e Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar, q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb e sllav\u00ebt veprojn\u00eb dhe kan\u00eb harruar se pik\u00ebrisht serb\u00ebt i kan\u00eb inicuar luft\u00ebrat bot\u00ebrore I e II. Jan\u00eb politikan\u00ebt e Evrop\u00ebs pik\u00ebrisht ata q\u00eb ia kan\u00eb nd\u00ebrruar emrin Gadishullit Ilirik, duke synuar q\u00eb t\u00eb mos e njohim t\u00eb kaluar\u00ebn historike t\u00eb tij dhe t`i themi &#8220;Ballkan&#8221;, ashtu si\u00e7 d\u00ebshironin krer\u00ebt e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit, m\u00eb 1878.<br \/>\nI kam ende t\u00eb hapura plag\u00ebt q\u00eb na i hap\u00ebm, si p.sh. Sami Ukshini, pa folur aspak me ne, pothuajse q\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, t\u00eb Beg Rizajt e v\u00ebllez\u00ebrve apo kush\u00ebrinj\u00ebve Ndrecaj, etj. t\u00eb cil\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb ngutshem, t\u00eb gabuar dhe t\u00eb pa logjik\u00eb, ndon\u00ebse jan\u00eb ushtarak t\u00eb ushtrive t\u00eb ndryshme, dhe na l\u00ebn\u00eb n\u00eb mendime t\u00eb ndryshme, nga m\u00eb t\u00eb ligat. Nuk do mend t\u00eb mohohet se ndaj tyre ishin t\u00eb hapura disa proceduara nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por nuk e kuptojm\u00eb si e vendos\u00ebn ata q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb direkt e n\u00eb goj\u00eb t\u00eb armikut sllavo-makedon, n\u00eb Kumanov\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, pa i p\u00ebrfillur nj\u00ebher\u00eb elementet e para e t\u00eb m\u00ebsuara t\u00eb aft\u00ebsimit ushtarak.<br \/>\nGjenerali nuk guxon t\u00eb veproj\u00eb k\u00ebshtu, sepse do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb qaf\u00eb shum\u00eb jeta t\u00eb njer\u00ebzve dhe t\u00eb idhtar\u00ebve, t\u00eb organizuar n\u00eb nj\u00eb formacion t\u00eb ri e luftarak. Aq m\u00eb pak nuk do t\u00eb kishte guxuar t\u00eb futet n\u00eb Kumanov\u00eb, sepse Gjenerali duhet t\u00eb q\u00ebndroj larg vij\u00ebs s\u00eb betej\u00ebs dhe vet\u00ebm i mbrojtur n\u00eb prapavij\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn nuk do ta arrinte ta marr\u00eb aq leht\u00eb armiku m\u00eb dinak. Pra, nuk po merrem m\u00eb shum\u00eb me ta, sado q\u00eb m\u00eb kan\u00eb rrjedhur lot\u00ebt p\u00ebr viktim\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, vajz\u00ebn 8 vje\u00e7are, t\u00eb &#8220;d\u00ebnuar&#8221; p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur pushtuesin sllavo-makedon, krahas t\u00eb tjer\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb rrezikshme.<br \/>\nN\u00eb po merremi vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtjen e madhe t\u00eb Serbis\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb kryesorja. T\u00eb tjerave \u00e7\u00ebshtje, po aq t\u00eb m\u00ebdha, si psh. Maqedonis\u00eb, Epirit, dhe Malit t\u00eb Zi, do t`u kthehemi m\u00eb von\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht Maqedonis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Importet nga Serbia\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/importet_nga_serbia.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Kan\u00eb shkuar gazetat k\u00ebtyre dit\u00ebve sikur Serbia po merret me disa shkrime t\u00eb saj t\u00eb vjetra dhe pretendon t\u00eb marr\u00eb nga Kosova &#8220;territore t\u00eb tjera&#8221; nga e t\u00ebr\u00eb Republika e Kosov\u00ebs, sikur nuk ka marr\u00eb territore t\u00eb mjaftuara nga territoret tona, edhe pse i ka marr\u00eb deri n\u00eb Nish dhe Sanxhakun e Serbis\u00eb, q\u00eb i mban\u00eb n\u00ebn dhun\u00ebn e saj. Zat\u00ebn, ato i ka shpopulluar t\u00ebr\u00ebsisht, nga gjenocidi i parpar\u00eb, prej t\u00eb qenurit &#8220;toka shqiptare&#8221;, dhe ndonj\u00ebren nga k\u00ebto treva, si p.sh. &#8220;Sanxhakun e Serbis\u00eb&#8221;, i ka futur n\u00ebn mbrojtjen UNESKO-s, si &#8220;zon\u00eb t\u00eb mbrojtur&#8221;&#8230;<br \/>\nPor, sipas gazet\u00ebs &#8220;Bota Sot&#8221;, Serbia k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Veriun e Kosov\u00ebs, si\u00e7 b\u00ebri Rusia me Krimen\u00eb, sado q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krejt\u00eb e sakt\u00eb, dhe aq m\u00eb pak\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohet Kosova me Krimen\u00eb, sepse Kosova ka qen\u00eb q\u00eb prej gjenez\u00ebs s\u00eb vet tok\u00eb pellazge, dardane, ilire dhe shqiptare. Ajo kurdoher\u00eb ka mbetur diametralisht tok\u00eb antiserbe. Kund\u00ebr k\u00ebsaj nuk pushojn\u00eb &#8220;planet serbe&#8221;, p\u00ebr nj\u00eb &#8220;intervenim ushtarak&#8221;, sepse Serbis\u00eb nuk i ndalen urit\u00eb p\u00ebr humbjen gjak t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr luft\u00ebs e q\u00eb von\u00eb luftojn\u00eb, por q\u00eb sundohen nga nj\u00eb kast\u00eb e piunave t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb &#8220;krye&#8221; t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nKjo kast\u00eb, e v\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb Kosov\u00ebs, kan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb jen\u00eb ashtu si\u00e7 duan armiqt\u00eb tan\u00eb, t\u00eb jen\u00eb &#8220;politikan\u00eb&#8221; t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb tregtis\u00eb me tok\u00ebn shqiptare. At\u00eb tok\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb nuk ua ka l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim x-gjyshi, st\u00ebrgjyshi, babagjyshi e baba q\u00eb ta shesin me t\u00eb holla te hazmi i tyre, sepse fjala &#8220;Sk-ip-at-ar\u00eb&#8221; do t\u00eb thoshte se &#8220;nuk kan\u00eb tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb&#8221; me armiqt\u00eb. Por, ata kan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb &#8220;politik\u00eb&#8221; me popullin e vet, m\u00eb p\u00ebrpara se me armikun e vet, dhe armiku i m\u00ebson k\u00ebsisoji, anipse ua jep sa t\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb parat\u00eb dhe i detyron q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb allishverishe.<br \/>\nNe po detyrohemi t`ua shpjegojm\u00eb atyre \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb &#8220;politika&#8221;, sepse e kan\u00eb harruar sigurisht fjal\u00ebn e urt\u00eb t\u00eb popullit t\u00eb vet &#8220;mos m\u00eb b\u00ebj politik\u00eb&#8221;, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb &#8220;mos m\u00eb rrej bukur e paturpsh\u00ebm&#8221;. Fjala &#8220;tik&#8221;, sipas greqishtes, \u00ebsht\u00eb insekt helmues, pra i ngjash\u00ebm me nj\u00eb gjarp\u00ebr, dhe fjala e lidhur &#8220;poli&#8221; dhe &#8220;tik&#8221;, n\u00ebnkupton &#8220;shum\u00eb gjarp\u00ebr&#8221;, si\u00e7 thoshte Gore Vidal, sipas Ridvan Musliut, &#8220;nj\u00eb lloj insekti gjakpirr\u00ebs&#8221;. T\u00eb jesh politikan do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh t\u00eb g\u00ebnjesh, madje t\u00eb g\u00ebnjesh shum\u00eb dhe pastaj ti b\u00ebsh t\u00eb gjitha, edhe t\u00eb shes\u00ebsh tokat e Atdheut.<br \/>\nNe, mos t\u00eb harrojn\u00eb se Zoti i Madh ia jep mund\u00ebsin\u00eb popullit, p\u00ebr t\u00eb mos i harruar t\u00eb gjitha tradh\u00ebtit\u00eb, e kur t\u00eb vij\u00eb koha do t\u00eb marrin patjet\u00ebr hak.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Lufta atomike\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/lufta_atomike.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Kosova nuk krahasohet me Krimen\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb Krimeja, por \u00ebsht\u00eb Republik\u00eb e Kosov\u00ebs dhe kufiri i saj nuk mund t\u00eb prishtet, edhe pse serb\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ardhur p\u00ebrmes kolonizimit masiv gjat\u00eb shekujve 18, 19 dhe 20. Gjenocidi u ka ardhur atyre p\u00ebr shtat. Dihet se Serb\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb pak n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebt jan\u00eb mbi 82% t\u00eb popullsis\u00eb. Nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb ta quajn\u00eb &#8220;shtet multietnik&#8221;, por me tendenca raciste t\u00eb atyre q\u00eb vendosen mbi Kosov\u00ebn. Serbia t\u00eb shet e nuk blen\u00eb, dhe e ruan koh\u00ebn kur t`i vije, p\u00ebr bloj\u00eb. Tani, jemi n\u00eb shekullin 21. Kolonizimet e shumta t\u00eb tyre i kemi mundur me gjak\u00ebderdhje, vrasjeve kriminele e t\u00eb pashpirt\u00eb t\u00eb serb\u00ebve. Ata, q\u00eb tani e p\u00ebrgadisin &#8220;luft\u00ebn e tret\u00eb bot\u00ebrore&#8221; dhe askush nuk e v\u00ebren. Gjarp\u00ebrinj\u00ebve u duhet gjakderdhje e re. Ata jan\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, dinak\u00eb dhe t\u00eb pabes\u00eb&#8230;<br \/>\nKjo bot\u00eb e paskrupullt \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas pasuris\u00eb s\u00eb madhe e q\u00eb vjen leht\u00eb. Ajo vjen pa djers\u00eb t\u00eb madhe dhe ashtu shkon. Politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk e din\u00eb se njeriu kur t\u00eb vdes e do t\u00eb shkoj\u00eb nga kjo bot\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr, shkon lakuriq, pa pallate e pasuri t\u00eb k\u00ebsaj bote. Le t\u00eb kuptojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb porosin\u00eb e Aleksandrit t\u00eb Madh, i cili n\u00eb varr shkoi me t\u00eb duart e thata, ndon\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e kishte n\u00ebn ato duar t\u00eb fuqishme. U fut n\u00eb varr me t\u00eb dy duart bosh e p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb kthyera p\u00ebrpjet\u00eb, sikur t\u00eb na thoshte se bot\u00ebn e kishte, por shkoi nga kjo jet\u00eb me duar t\u00eb zbraz\u00ebta. Askush nuk do t\u00eb marr\u00eb nga kjo bot\u00eb asgj\u00eb, e as serb\u00ebt, por secili do t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb llogari p\u00ebr sjelljet e veta, nga t\u00eb cilat mij\u00ebra njer\u00ebz pa t\u00eb drejt\u00eb e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn e tyre.<br \/>\nParaprakisht, e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn e tyre qindra e mija f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mjer\u00eb shqiptar\u00eb, qindra e mija gra e pleq, qindra e mija njer\u00ebz t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga populli yn\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb keq, t\u00eb vjedhin e t\u00eb presin si serb\u00ebt, apo t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb e vjedhin si politikan\u00ebt tan\u00eb. Po i kujtojm\u00eb latin\u00ebt kur i krahasonin seb\u00ebt me &#8220;serpente&#8221;, pra me nj\u00eb gjarp\u00ebr t\u00eb fsheht\u00eb n\u00ebn dushk. Gjarp\u00ebri papritmas t\u00eb kafshon, qoft\u00eb edhe n\u00eb Maqedoni. Ti e merr kot &#8220;me t\u00eb mir\u00eb&#8221; kur importon e b\u00ebhesh &#8220;mik&#8221; me nj\u00eb gjarp\u00ebr&#8230;<br \/>\nPunimi im i cekur, &#8220;Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje urgjente p\u00ebr shqiptar\u00ebt&#8221;, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrim i ve\u00e7ant\u00eb, m\u00eb af\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, sado q\u00eb \u00c7amerin\u00eb dua ta shoh t\u00eb bashkuar me Shqip\u00ebrin\u00eb, edhe pse i thuhet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb &#8220;Republika e Epirit&#8221;, midis g\u00ebnjeshtrave t\u00eb shumta serbe, sllave, sllavo-makedone e greke. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrim i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare.<br \/>\nTe &#8220;Molla e kuqe&#8221; e deri n\u00eb Preves\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb populli shqiptar\u00eb. Republika e Epirit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e gj\u00ebr\u00eb se \u00c7am\u00ebria. Ajo \u00ebsht\u00eb pjesa e shenjt\u00eb e Avranitasve t\u00eb Greqis\u00eb, q\u00eb flasin shqip. Pa ndihm\u00ebn e tyre nuk \u00ebsht\u00eb themeluar shteti i Greqis\u00eb. Prej k\u00ebsaj republike e deri n\u00eb Nish, Kosov\u00ebn Lindore, jasht\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb, Sanxhakun e Serbis\u00eb e n\u00eb Malin e Zi, bashke me tokat shqiptare deri n\u00eb bregdetin e Malit t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb toka autoktone etnike shqiptare, pra &#8220;Shqip\u00ebria e Bashkuar&#8221;. Pak kilometra n\u00eb veri t\u00eb Nishit, shtrihet lumi Nishava dhe kalaja e shenjt\u00eb Nassiusit dardan. Pastaj rruga kthen n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, e cila fush\u00ebn e lokalitetin e k\u00ebtij vendi e ndan\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. Aty \u00ebsht\u00eb vendbanimi i dikursh\u00ebm i shqiptar\u00ebve, i cili thirret &#8220;Katund&#8221;. Banor\u00ebt serb\u00eb edhe sot e quajn\u00eb &#8220;Katund kod Crvene Jabuke&#8221;, pra Katundi te Molla e Kuqe. Jo larg nga atje, \u00ebsht\u00eb gjymrikana e Moll\u00ebs s\u00eb Kuqe, e shqiptar\u00ebve autokton\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u shp\u00ebrngull\u00ebn e u vran\u00eb gjat\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 1877-1878, kur u krijua m\u00eb von\u00eb Lidhja e Prizrenit. At\u00ebbot\u00eb, ishte b\u00ebr\u00eb d\u00ebbimi i dhunsh\u00ebm i shqiptar\u00ebve me rob e me f\u00ebmij\u00eb nga Katundi i Moll\u00ebs s\u00eb Kuqe, Nishit, Toplic\u00ebs, Kosanic\u00ebs dhe Kazajs\u00eb s\u00eb Vranj\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb ashp\u00ebr, nga ushtria vrastare e piromane e knjazit t\u00eb kat\u00ebrt serb, Millon Obrenoviqit.<br \/>\nShprehja te &#8220;Molla e Kuqe&#8221; ka mbetur shprehje popullore shqiptare, e th\u00ebn\u00eb me lot\u00eb n\u00eb sy, p\u00ebr ato vende dhe regjione ku \u00ebsht\u00eb luftuar dhe \u00ebsht\u00eb derdhur gjaku si p\u00ebrrua. Nga ai gjak i pakursyer e i derdhur \u00ebsht\u00eb ngopur toka. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend kan\u00eb filluar t\u00eb mbijn\u00eb lule t\u00eb kuqe dhe t\u00eb rriten e t\u00eb zhvillohen pem\u00eb, nga t\u00eb cilat do t\u00eb lulzonin e hidhnin fruta me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe, si t\u00eb gjakut.<br \/>\nPopulli nga nostallgjia dhe malli i madh e i pashuar p\u00ebr ato vende e regjione t\u00eb caktuara, ku \u00ebsht\u00eb derdhur gjaku i valt\u00eb e i nxeht\u00eb edhe i f\u00ebmijve, me shprehjet e veta pik\u00eblluese i ka em\u00ebrtuar si &#8220;toka e kuqe&#8221;, &#8220;guri i kuq i livadhit&#8221;, &#8220;kroi me uj\u00eb t\u00eb kuq&#8221;, &#8220;varrezat e krushq\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjakur&#8221;, etj. N\u00eb Per\u00ebndim t\u00eb Nishit shtrihet edhe Arbanasi, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se atje kan\u00eb banuar arban\u00ebt, arb\u00ebrit, pra shqiptar\u00ebt.<br \/>\nSerbia i ka borgj Kosov\u00ebs nj\u00eb territor m\u00eb t\u00eb madh sa dy Kosova, rrethin e Nishit, rrethin e Pirotit, rrethim e Vranj\u00ebs, rrethin e Leskovcit, rrethin e Toplic\u00ebs, P\u00ebrkupljes dhe Kurshumlis\u00eb, etj. M\u00eb vitin 1858 P\u00ebrkupla i kishte 500 familje shqiptare t\u00eb fes\u00eb muslimane, 300 familje shqiptare t\u00eb fes\u00eb katolike, 10 hebreje dhe 20 rome. Feja nuk \u00ebsht\u00eb mbi kombin, por \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kombin. Njeriu ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00eb besim, por kjo nuk ia cakton p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\nKosova ka qen\u00eb prej vitit 287 pjes\u00eb qendrore e Dardanis\u00eb (Dardhanis\u00eb) dhe ishte her\u00ebt i pranish\u00ebm edhe krishterimi q\u00eb ekzistonte q\u00eb prej shekullit III, me Ipeshkvin n\u00eb Ulpian\u00eb. Ajo ka qen\u00eb e banuar me shqiptar\u00eb, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e neolitit<br \/>\nTa din\u00eb Serb\u00ebt se po t\u00eb marrin nj\u00eb cop\u00eb toke nga toka e shenjt\u00eb e Kosov\u00ebs i thejn\u00eb rregullat dhe ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr paqen e sigurin\u00eb n\u00eb Gadishullin e Iliris\u00eb (jo t\u00eb Gadishullit Ballkanik!) dhe do t`u jet\u00eb af\u00ebr Moska t\u00eb ikin, sepse laku ka ardhur prap deri n\u00eb fyt! Le t\u00eb kuptojn\u00eb edhe bashibozuk\u00ebt, bler\u00ebsit, kantabandist\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe klasa e lart\u00eb e korrupsionit n\u00eb Kosov\u00eb, se na ka ardhur deri n\u00eb fyt!<br \/>\n&#8220;Politikan\u00ebt&#8221; tan\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8220;lider&#8221; n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs son\u00eb t\u00eb ndershme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershme. E dim\u00eb se ata jan\u00eb rekrut\u00eb t\u00eb sigurimit t\u00eb sekret serb, sikurse kan\u00eb qen\u00eb baballart\u00ebt e xhaxhallar\u00ebt rekrut\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb. Nuk po i themi me emra. Ata i dijm\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrmuese, por po presim&#8230;<br \/>\nNuk do mend se propaganda serbe se &#8220;do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me veriun e Kosov\u00ebs si Rusia me Krimen\u00eb&#8221;, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb e eg\u00ebr q\u00eb b\u00ebhet me bekimin e qeveris\u00eb dhe n\u00ebn udh\u00ebheqjen e krer\u00ebve t\u00eb Sh\u00ebrbimit Inteligjent Serb BIA. &#8220;Skenar ogurzi kan\u00eb p\u00ebrgaditur krer\u00ebt ushtarak dhe intelegjenca e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb realizimit t\u00eb projektit t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb invadimit dhe aneksimit t\u00eb veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, si Rusia n\u00eb Krime&#8221;, thuhet n\u00eb artikullin e marr\u00eb nga http:\/\/www.tesheshi.com.<br \/>\nQ\u00eb prej luftimeve tashm\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb Kumanov\u00eb, nuk kan\u00eb pushuar s\u00eb propa-ganduari mediat serbe se i nj\u00ebjti program pritet t\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb situata e siguris\u00eb brenda vendit ton\u00eb t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e tensionuar, deri sa serb\u00ebt t\u00eb presin nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb ushtarakisht n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs e deri n\u00eb lumin Ib\u00ebr. Serbia po grumbullon armatim n\u00eb Nish, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e ka shtuar prezenc\u00ebn ushtarake dhe policore n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn.<br \/>\n&#8220;Ka dyshime t\u00eb bazuara nga sh\u00ebrbime t\u00eb inteligjenc\u00ebs t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, se n\u00eb aeroportin e qytetit t\u00eb Nishit n\u00eb Serbi, forcat ushtarake ruse kan\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb sasi bukur t\u00eb madhe t\u00eb armatimit t\u00eb tyre pas st\u00ebrvitjeve, armatim ky q\u00eb besohet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb modern&#8221;, thuhet n\u00eb shkrimin e marr\u00eb prej &#8220;tesheshi&#8221;. &#8220;N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, vijon t\u00eb thot\u00eb burimi, q\u00eb tani dihet bot\u00ebrisht se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ruajtuari n\u00eb rajon, armatimi q\u00eb besohet t\u00eb jet\u00eb i ushtris\u00eb ruse, \u00ebsht\u00eb i strehuar n\u00ebp\u00ebr hangar\u00eb, nd\u00ebrsa ruhen nga rojet t\u00eb veshura me rrobe civile&#8221;. Dhe, burimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i pabazuar, e p\u00ebrcjell k\u00ebt\u00eb informacion, duke th\u00ebn\u00eb se shkrimi i grafiteve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtesa t\u00eb banimit n\u00ebp\u00ebr qendr\u00ebn e Nishit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sulmimin e armatosur t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto rajone, pra n\u00eb &#8220;lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs&#8221; , t\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb rrethin e Preshev\u00ebs, Bujanovcit e Medvegj\u00ebs dhe kthmin e tyre n\u00ebp\u00ebr territore e vjetra t\u00eb rajonit t\u00eb Nishit. Kjo, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb serbe.<br \/>\nNuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb nga NATO-ja dhe vendosm\u00ebria n\u00eb t\u00eb ardhmen e saj. Kosova \u00ebsht\u00eb e vedosur n\u00eb hart\u00ebn gjeopolitike e gjeostrategjike t\u00eb Aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb NATO-s n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn dhe se informacionet e plasuara n\u00ebp\u00ebr mediumet e influencuara prej pal\u00ebs serbe, b\u00ebhen vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb shtyejn\u00eb n\u00eb vonesa t\u00eb m\u00ebdha \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs deri n\u00eb lumin Ib\u00ebr. Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e patjet\u00ebrsueshme n\u00eb rrug\u00ebn e saj t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb e shtet\u00ebsis\u00eb. T\u00eb mendosh se mund ta sulmosh NATO-n dhe Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7menduari e pabesueshme, sepse Bonstill-i \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra pik\u00eb e saj q\u00eb e ka si n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs hap\u00ebsir\u00ebn e gj\u00ebr\u00eb deri n\u00eb Rusi. &#8220;Lufta e tret\u00eb bot\u00ebrore&#8221;, q\u00eb e planifikojn\u00eb serb\u00ebt, e ndikuar nga Rusia, do t\u00eb jet\u00eb katastofale p\u00ebr ta.<br \/>\n&#8220;Krahasimi i verut t\u00eb Kosov\u00ebs me Krimen\u00eb dhe i Ukrain\u00ebs me Kosov\u00ebn e aq m\u00eb shum\u00eb i Serbis\u00eb me Rusin\u00eb, mendoj se \u00ebsht\u00eb i paq\u00ebndruesh\u00ebm. Serbia do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb luft\u00eb ndryshe ndaj Kosov\u00ebs, ajo do t\u00eb pret, n\u00ebse ka nevoj\u00eb me dekada, q\u00eb ne t`i humbim mb\u00ebshtetjet q\u00eb i kemi, t\u00eb mbetemi vet\u00ebm dhe pastaj t\u00eb invadon n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;, thot\u00eb p\u00ebr &#8220;Bot\u00ebn Sot&#8221; Naim Maloku.<br \/>\nRepublika e Serbis\u00eb dhe Sh\u00ebrbimi Sekret i saj, si shtet, organizon dhe finanzon islamizmin ekstremist n\u00ebp\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, q\u00eb Kosova t\u00eb humb\u00eb simpatin\u00eb e Amerik\u00ebs, si Rusia me teleban\u00ebt n\u00eb Afganistan, dhe p\u00ebr k\u00ebte ajo b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb shtoj\u00eb edhe m\u00eb tej p\u00ebrforcimin e vehabist\u00ebve e selafiste n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb. P\u00ebr t\u00eb forcuar islamizmin ekstremist t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Milutin Jovanovi\u00e7i ka hapur faqen http:\/\/www.botaislame.com, t\u00eb cil\u00ebn e mban\u00eb m\u00ebtutje, dhe kjo gj\u00eb i ka shkaktuar probleme serioze. Ata kan\u00eb krijuar imazh t\u00eb keq para bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ajo i ka p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrpara fushat ekonomike, kulturore, arsimore dhe fetare.<br \/>\n&#8220;P\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra sh\u00ebrbimet serbe jan\u00eb infiltruar brenda organizatave fetare islamike. Kjo gj\u00eb b\u00ebn\u00eb n\u00eb dy rrug\u00eb: agjentura serbe mbenda klerit fetar \u00ebsht\u00eb bartur nga koha e Mbret\u00ebris\u00eb Serbo-Kroato-Sllovene. N\u00eb koh\u00ebn e Rankoviqit ajo sa vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb forcuar p\u00ebr t\u00eb vazhduar deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. E dyta, nga bashk\u00ebpunimi me vendet arabe ku t\u00eb rinj\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb studiuar e q\u00eb k\u00ebto vende kan\u00eb pasur marradh\u00ebnie &#8220;v\u00ebllaz\u00ebrore&#8221; me Jugosllavin\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht me Serbin\u00eb&#8221;- thot\u00eb Fadil Kajtazi, Ekspert i Siguris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr &#8220;Bot\u00ebn Sot&#8221;. Padyshim se kjo ka futjen n\u00eb nj\u00eb konflikt serioz t\u00eb shqiptar\u00ebve me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\n&#8220;Ne edhe m\u00eb her\u00ebt-thot\u00eb Fadil Kajtazi-kemi t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e opinionit se k\u00ebrc\u00ebnimi serb ndaj Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb permanent. Intensiteti i k\u00ebtij varet nga shum\u00eb faktor\u00eb, por dominues \u00ebsht\u00eb gjendja e p\u00ebrgjithshme n\u00eb nivel global, ku zhvillimet n\u00eb lindje, parasegjithash pretendimet hegjemoniste ruse k\u00ebtij k\u00ebrc\u00ebnimi i japin dimension tjet\u00ebr. N\u00eb qoft\u00eb se i referohemi historis\u00eb, dy luft\u00ebrat ballkanike (p\u00ebr ne, jan\u00eb luft\u00ebrat e Gadishullit Ilirik) si dhe Lufta e par\u00eb bot\u00ebrore jan\u00eb nga Rusia, kurse realizator ka qen\u00eb Serbia&#8221;.<br \/>\nPra, p\u00ebrveq se jan\u00eb evidente p\u00ebrpjekjet e rizgjimit t\u00eb ides\u00eb s\u00eb &#8220;pansllavizmit&#8221; n\u00eb k\u00ebt\u00eb gadishull, vie edhe ndikimi permanent n\u00eb Maqedoni, sepse edhe aty ka hedhur Serbia nj\u00eb pakic\u00eb serbe, q\u00eb vepron e ndihet e gjall\u00eb kur nuk e pret. Rasti i befasi-sh\u00ebm i Kumanov\u00ebs, ku u vran\u00eb dhjet\u00eb persona, prej tyre n\u00ebnt\u00eb shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs, ka ardhur si organizim i mbar\u00eb sllavizmit. Sllavo-makedon\u00ebt mbahen si t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, sidomos ata q\u00eb kan\u00eb mbetur nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonis\u00eb. Ata e kan\u00eb si pik\u00ebsynim t\u00eb mbajn\u00eb n\u00ebn vete t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn &#8220;Republika e Ilirid\u00ebs&#8221;, pra 42% t\u00eb shqiptar\u00ebve autokton\u00eb, sa jan\u00eb vet\u00eb sllavo-makedon\u00ebt. P\u00ebr form\u00ebn e qeverisjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb Republik\u00eb, do t\u00eb flasim m\u00eb von\u00eb.<br \/>\n&#8220;Vet\u00eb fakti se shumica e t\u00eb arrestuarve n\u00eb Kumanov\u00eb jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs i obligon institucionet e Kosov\u00ebs t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb informata t\u00eb holl\u00ebsishme, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje tragjike e cila ka tronditur opinionin. Ka dyshime se disa nga t\u00eb vrar\u00ebt jan\u00eb ekzekutuar n\u00eb burg si dhe disa nga t\u00eb arrestuarit iu n\u00ebrnshtrohen torturave \u00e7njer\u00ebzore dhe kjo duhet ti shqet\u00ebsoj\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar hetim nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pavarur dhe nj\u00eb komision miks meqedonase-kosovare&#8221;-thot\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Bota Sot&#8221;, Kryetari i Partise Liberaliste t\u00eb Kosov\u00ebs, Gjegj Dedaj.<br \/>\nNuk do mend se Serbia e Rusia provokojn\u00eb sistematikisht Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb edhe nj\u00eb &#8220;gjykat\u00eb speciale&#8221; n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb hedhur para gjyqit pal\u00eb t\u00eb caktuara dhe p\u00ebr t\u00eb shtuar k\u00ebt\u00eb trusni ndaj saj.<br \/>\nNe jemi lodhur nga k\u00ebto loj\u00ebra t\u00eb saj n\u00ebp\u00ebr disa krer\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar. Le ta mbajn\u00eb mend se posa ta prekin integritetin e Kosov\u00ebs, do t\u00eb jet\u00eb af\u00ebr Moska t\u00eb ikin p\u00ebrtej saj, sepse e dim\u00eb faremir\u00eb se ata jan\u00eb frikacak\u00eb. Dhe frika po mundohet t\u00eb &#8220;trim\u00ebrohet&#8221;. Serbia na ka borgje t\u00eb vjetra, jasht\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs&#8230;<\/p>\n<blockquote><p>\n&#8220;Bota Sot&#8221;, botimi n\u00eb Zvic\u00ebr, data 9 qershor 2015.<br \/>\n  Shikoni p.sh. intervist\u00ebn e botuar t\u00eb Akd. Prof. Dr. Aleksandre Lambert, &#8220;Evropa sabotoi historin\u00eb tuaj n\u00eb shekullin XIX, kur Ilirin\u00eb e quajti Ballkan&#8221;, t\u00eb nxjerr\u00eb nga http:\/\/lajmonline.com\/sq\/Kombetare\/Aleksandre-Lambert-Evropa-sabotoi-historine-tuaj-ne-shekullin-XIX-kur-Ilirine-e-quajti-Ballkan-43044.<br \/>\nBota Sot, artikull i marrur nga http:\/\/www.tesheshi.com, i botuar n\u00eb faqen e tret\u00eb.<br \/>\n  Shikoni edhe nj\u00ebher\u00eb punimet e mia &#8220;Shpalime p\u00ebr Evop\u00ebn e Bashkuar dhe Shiptar\u00ebt, prej gjenez\u00ebs e deri m\u00eb sot&#8221; nr. XII e XIII, apo librin e Muharrem Abazajt, &#8220;Pellazg\u00ebt kan\u00eb folur e shkruar shqip&#8221;, Rofon, Tiran\u00eb 2013, faqe 359.<br \/>\n  Shikoni edhe punimin tim, &#8220;Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje urgjente p\u00ebr shqiptar\u00ebt&#8221;, i botur n\u00eb disa gazeta dhe n\u00eb faqen time, t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb EU dhe UNO, te Serkretari Gjeneral, Ban Ki-Mon, me dat\u00ebn 16.10.2014.<br \/>\n  Reshat Avdiu, &#8220;Te Molla e Kuqe&#8221;, n\u00eb http:\/\/www.albaniapress.com, apo n\u00eb http:\/\/www.dialogplus.ch, 17.02.2015.<br \/>\nTe shkrimi i nj\u00ebjt\u00eb te gazeta &#8220;Bota Sot&#8221;, 9 qershor 2015, faqe 3.<br \/>\n  Sipas shkrimit t\u00eb marr\u00eb nga gazeta &#8220;Bota Sot&#8221; prej http:\/\/www.tesheshi.com.<br \/>\n  &#8220;Bota Sot&#8221;, e t\u00eb nj\u00ebjtes dat\u00eb, shkrimi &#8220;Lufta speciale e Serbis\u00eb, sponsorizon ISIS-in t\u00eb provokoj\u00eb invadimin&#8221;, faqe 4-5.<br \/>\n  Shiko shkrimin &#8220;Serbia organizon dhe finanzon islamizmin ekstremist n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;, n\u00eb faqen e http:\/\/www.gazetaora.com, t\u00eb dat\u00ebs 8 prill 2014.<br \/>\n  I nj\u00ebjti shkrim n\u00eb &#8220;Bota Sot&#8221;, n\u00eb faqet 4-5.<br \/>\n  I nj\u00ebti shkrim i Mimoza Lakn\u00ebs, te &#8220;Bota Sot&#8221;, e dat\u00ebs 9 qershor 2015, faqe 4.<br \/>\n  Shkrimi i Nehat Shaqirit, &#8220;Kosova ta akuzoj\u00eb Maqedonin\u00eb p\u00ebr planifikim dhe finazim t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb Kumanov\u00ebs&#8221;, &#8220;Bota Sot&#8221;, 9 qershor 2015, faqet 6-7.\n<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Brahim (Ibish) AVDYLI: T\u00eb mos invadoj\u00eb e marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tjet\u00ebr nga Republika e Kosov\u00ebs Duke u kthyer n\u00eb Zvic\u00ebr, ku jetoj, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kultur\u00ebs e poezis\u00eb, n\u00eb Ennepal t\u00eb Gjermans\u00eb, i ndalur p\u00ebr pun\u00eb n\u00ebp\u00ebr disa pika t\u00eb ndryshme, edhe n\u00ebp\u00ebr Austri, e n\u00eb bisedime me individ\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Serbia i ka borxh Kosov\u00ebs territore t\u00eb shumta jasht\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Serbia i ka borxh Kosov\u00ebs territore t\u00eb shumta jasht\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Brahim (Ibish) AVDYLI: T\u00eb mos invadoj\u00eb e marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tjet\u00ebr nga Republika e Kosov\u00ebs Duke u kthyer n\u00eb Zvic\u00ebr, ku jetoj, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kultur\u00ebs e poezis\u00eb, n\u00eb Ennepal t\u00eb Gjermans\u00eb, i ndalur p\u00ebr pun\u00eb n\u00ebp\u00ebr disa pika t\u00eb ndryshme, edhe n\u00ebp\u00ebr Austri, e n\u00eb bisedime me individ\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-06-18T08:24:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Serbia i ka borxh Kosov\u00ebs territore t\u00eb shumta jasht\u00eb Kosov\u00ebs\",\"datePublished\":\"2015-06-18T08:24:40+00:00\",\"dateModified\":\"2015-06-18T08:24:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/\"},\"wordCount\":4037,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/\",\"name\":\"Serbia i ka borxh Kosov\u00ebs territore t\u00eb shumta jasht\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg\",\"datePublished\":\"2015-06-18T08:24:40+00:00\",\"dateModified\":\"2015-06-18T08:24:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Serbia i ka borxh Kosov\u00ebs territore t\u00eb shumta jasht\u00eb Kosov\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Serbia i ka borxh Kosov\u00ebs territore t\u00eb shumta jasht\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Serbia i ka borxh Kosov\u00ebs territore t\u00eb shumta jasht\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Brahim (Ibish) AVDYLI: T\u00eb mos invadoj\u00eb e marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tjet\u00ebr nga Republika e Kosov\u00ebs Duke u kthyer n\u00eb Zvic\u00ebr, ku jetoj, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kultur\u00ebs e poezis\u00eb, n\u00eb Ennepal t\u00eb Gjermans\u00eb, i ndalur p\u00ebr pun\u00eb n\u00ebp\u00ebr disa pika t\u00eb ndryshme, edhe n\u00ebp\u00ebr Austri, e n\u00eb bisedime me individ\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-06-18T08:24:40+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Serbia i ka borxh Kosov\u00ebs territore t\u00eb shumta jasht\u00eb Kosov\u00ebs","datePublished":"2015-06-18T08:24:40+00:00","dateModified":"2015-06-18T08:24:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/"},"wordCount":4037,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/","name":"Serbia i ka borxh Kosov\u00ebs territore t\u00eb shumta jasht\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg","datePublished":"2015-06-18T08:24:40+00:00","dateModified":"2015-06-18T08:24:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/serbia-i-ka-borxh-kosoves-territore-te-shumta-jashte-kosoves\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Serbia i ka borxh Kosov\u00ebs territore t\u00eb shumta jasht\u00eb Kosov\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3870"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3870"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3870\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}