{"id":3856,"date":"2012-07-17T15:45:26","date_gmt":"2012-07-17T14:45:26","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3856"},"modified":"2012-07-17T15:45:26","modified_gmt":"2012-07-17T14:45:26","slug":"vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/","title":{"rendered":"Vehbiu: Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fjalor i Gjuh\u00ebs Shqipe\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjuha_shqipe.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Intervist\u00eb me <strong>Ardian Vehbiun<\/strong>, <em>17 korrik 2012<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa debati p\u00ebr rishikimin e standardit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe drejtshkrimit \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish n\u00eb shqet\u00ebsimin kryesor t\u00eb akademik\u00ebve dhe gjuh\u00ebtar\u00ebve, studiuesi i gjuh\u00ebs Ardian Vehbiu, thekson se analiza duhet t\u00eb filloj\u00eb me ndarjen e k\u00ebtyre dy \u00e7\u00ebshtjeve nga nj\u00ebra-tjetra. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, gjuh\u00ebtari Vehbiu \u00ebsht\u00eb i mendimit se drejtshkrimi i shqipes mund t\u00eb rishikohet, nd\u00ebrsa i sheh ndryshimet e mundshme n\u00eb funksion t\u00eb ruajtjes s\u00eb standardit. Duke folur n\u00eb lidhje me p\u00ebrdorimin pa kriter t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb huaja, studiuesi i njohur n\u00ebnvizon se problemi kryesor duhet t\u00eb gjendet te norma leksikore dhe jo thjesht te z\u00ebvend\u00ebsimi i fjal\u00ebve t\u00eb huaja me fjal\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebbisedimi, publicisti Ardian Vehbiu, flet edhe p\u00ebr kultur\u00ebn e debatit n\u00eb shtyp, nevoj\u00ebn e rishkrimit t\u00eb teksteve t\u00eb historis\u00eb me sfond patriotik, apo dhe p\u00ebr 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb mesazhin e tij, n\u00eb prag t\u00eb kremtimit t\u00eb k\u00ebtij jubileu t\u00eb madh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, z.Vehbiu thekson se bashkimi i kombit nuk vjen me deklarata, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, me bashk\u00ebpunim ekonomik dhe kulturor, k\u00ebtej e p\u00ebrtej kufirit.<\/p>\n<p><strong>Z. Vehbiu, ju keni qen\u00eb tep\u00ebr aktiv n\u00eb shtyp me trajtimin e temave t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, sociologjis\u00eb, komunikimit, e, sidomos, temat q\u00eb prekin fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb. Po e nisim bised\u00ebn nga kjo e fundit. N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rihapur debati p\u00ebr rishikimin e standardit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Nj\u00eb grup gjuh\u00ebtar\u00ebsh k\u00ebrkojn\u00eb ndryshimin e standardit t\u00eb gjuh\u00ebs. Pjesa tjet\u00ebr k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb themelet t\u00eb mbeten t\u00eb paprekura, por k\u00ebrkon pasurimin e gjuh\u00ebs. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>Debati p\u00ebr gjuh\u00ebn, standardin, drejtshkrimin dhe norm\u00ebn leksikore (\u00e7\u00ebshtjet e fjal\u00ebve t\u00eb huaja) po z\u00eb m\u00eb shum\u00eb vend se \u00e7\u2019duhet n\u00eb v\u00ebmendjen e publikut; kjo d\u00ebshmon, t\u00eb pakt\u00ebn, se njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr gjuh\u00ebn, sikurse d\u00ebshmon edhe se, grupe t\u00eb ndryshme interesash, po p\u00ebrpiqen ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb interes publik p\u00ebr shqipen, q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara politikat e veta partikulariste.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, k\u00ebtu ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb mund, madje q\u00eb duhet t\u00eb diskutohen. A \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb rishikohet standardi? A \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb t\u00eb rishikohet standardi? A i zot\u00ebron pushteti qendror dhe lokal mjetet dhe autoritetin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj reforme? A ekzistojn\u00eb studime t\u00eb tilla gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse mbi shqipen e sotme, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrligjin hapjen e k\u00ebtij diskutimi? E k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, ndryshimi i standardit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb; ndryshimet n\u00eb drejtshkrim nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. Madje, n\u00eb nj\u00eb kuptim, ndryshimet n\u00eb drejtshkrim k\u00ebrkojn\u00eb ta ruajn\u00eb standardin, jo ta ndryshojn\u00eb \u2013 por duke b\u00ebr\u00eb disa ndreqje, sipas rastit. N\u00eb parim, drejtshkrimi i shqipes sot nuk \u00ebsht\u00eb i gdhendur n\u00eb gur, mund t\u00eb rishikohet dhe t\u00eb ndryshohet. Megjithat\u00eb, duhet gjithnj\u00eb t\u00eb pyesim n\u00ebse i sjell kjo ndonj\u00eb p\u00ebrfitim kultur\u00ebs shqiptare dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi apo jo, pra ta shtrojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb utilitare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, duhet t\u00eb m\u00ebsohemi ta ndajm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e drejtshkrimit dhe t\u00eb standardit, nga m\u00ebnyra totalitare dhe e dhunshme me t\u00eb cil\u00ebn u imponua standardi n\u00eb vitet 1970, sidomos n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tradit\u00ebs letrare t\u00eb geg\u00ebrishtes; sepse ata q\u00eb i trajtojn\u00eb k\u00ebto s\u00eb bashku, jan\u00eb viktima t\u00eb nj\u00eb t\u00eb menduari magjik. Edhe nj\u00eb hekurudh\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrtuar duke ia prishur dikujt sht\u00ebpin\u00eb pa shp\u00ebrblim; ose nj\u00eb liqen hidrocentrali duke p\u00ebrmbytur nj\u00eb qytet t\u00eb t\u00ebr\u00eb, me tradita dhe kultur\u00eb t\u00eb vet\u00ebn (Kuk\u00ebsi); por kjo nuk p\u00ebrligj zhb\u00ebrjen e hekurudh\u00ebs ose t\u00eb hidrocentralit sot. Disa gj\u00ebra mund t\u2019i zhb\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb shtyp \u00ebsht\u00eb artikuluar vazhdimisht shqet\u00ebsimi p\u00ebr huazimin dhe p\u00ebrdorimin e fjal\u00ebve t\u00eb huaja, diskutim n\u00eb t\u00eb cilin keni marr\u00eb pjes\u00eb edhe ju. N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb botuar s\u00eb fundmi, ju shkruani se ky problem \u00ebsht\u00eb shtruar keq p\u00ebr diskutim dhe se kjo dukuri \u201c\u00ebsht\u00eb simptom\u00eb e nj\u00eb s\u00ebmundjeje me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella\u201d. A mund t\u00eb na e shpjegoni tez\u00ebn tuaj? <\/strong><\/p>\n<p>Ta konsiderosh problemin e p\u00ebrdorimit pa cak e pa kriter t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb huaja si gangren\u00eb t\u00eb shqipes dhe si rrezik, potencial, t\u00eb rr\u00ebgjimit dhe t\u00eb zhdukjes s\u00eb kombit, tradhton nj\u00eb paaft\u00ebsi \u2013 kushedi t\u00eb q\u00ebllimshme, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ku fle lepuri.<\/p>\n<p>T\u00eb sjellim nj\u00eb krahasim: le t\u00eb marrim nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me SIDA, i cili vuan, nd\u00ebr t\u00eb tjera, nga infeksione t\u00eb shumta t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs: pu\u00e7rra, ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb qelb\u00ebzuara, q\u00eb i dalin gjithandej. Le t\u00eb marrim edhe nj\u00eb mjek synim-mir\u00eb, por sylesh, q\u00eb ia kuron k\u00ebto pu\u00e7rra duke ia lyer me nj\u00eb pomad\u00eb antibiotiku; por sapo ia sh\u00ebron nj\u00ebr\u00ebn, hop i del nj\u00eb tjet\u00ebr gjetiu.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e huaja jan\u00eb pu\u00e7rrat e ligj\u00ebrimit shqip, t\u00eb cilat s\u2019mund t\u00eb kurohen me antibiotik\u00eb, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb xherah\u00ebt purist\u00eb \u2013 sa m\u00eb profan\u00eb, aq m\u00eb arrogant\u00eb. P\u00ebrkundrazi, hapi i par\u00eb drejt kur\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptohet se ky zell p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsim fjal\u00ebsh, i zbatuar n\u00eb praktik\u00eb, e dob\u00ebson norm\u00ebn leksikore deri n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb, sa ua b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb huazimeve parazitare q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>E keqja shqipes, n\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, i vjen edhe nga voluntarizmi i atyre synim-mir\u00ebve, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019ia prashitin leksikun vend e pa vend, duke ia shkat\u00ebrruar ekosistemin. P\u00ebrkundrazi, nj\u00eb hap i mundsh\u00ebm drejt frenimit t\u00eb k\u00ebsaj paq\u00ebndrueshm\u00ebrie leksikore (ku hyjn\u00eb, ve\u00e7 fjal\u00ebve t\u00eb huaja, edhe neologjizmat, krahinizmat dhe ekzoticizmat), \u00ebsht\u00eb t\u00eb luftohet p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnjosur, hap pas hapi, bindjen se me leksikun e shqipes nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb duam; se ka nj\u00eb norm\u00eb p\u00ebr t\u2019u respektuar; dhe se z\u00ebvend\u00ebsimi lirisht i nj\u00eb fjale t\u00eb huaj \u00ebsht\u00eb po aq atentat ndaj norm\u00ebs sa edhe futja e nj\u00eb fjale t\u00eb huaj parazitare.<\/p>\n<p>Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar (norma); dhe antibiotik\u00ebt e purist\u00ebve ve\u00e7 ia keq\u00ebsojn\u00eb statusin. P\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo politik\u00eb gjuh\u00ebsore sa primitive, aq edhe e paefektshme dhe n\u00eb fund t\u00eb fundit kund\u00ebrprodhuese, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar tani n\u00eb mushk\u00ebn mbi t\u00eb cil\u00ebn mushk\u00ebrojn\u00eb gjithfar\u00eb Adhamudh\u00ebsh t\u00eb gjuh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt shp\u00ebtojn\u00eb shpirtin e tyre patriotik, teksa shqipes vet\u00eb nuk po i ndalet rrokullima.<\/p>\n<p><strong>Z. Vehbiu, ju vazhdimisht keni ngritur alarmin p\u00ebr varf\u00ebrim t\u00eb mendimit politik, historik, sociologjik e psikologjik shqiptar. \u00c7far\u00eb kuptoni ju me pasurim t\u00eb mendimit shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>Ndoshta varf\u00ebrim nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i sakt\u00eb si term, edhe pse e kam p\u00ebrdorur vet\u00eb, shum\u00eb her\u00eb; m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte ta quanim shthurje, \u00e7nyj\u00ebtim, shp\u00ebrb\u00ebrje, ose nj\u00eb mendim q\u00eb nuk po komunikon dot m\u00eb me veten, dhe \u00ebsht\u00eb prandaj i d\u00ebnuar t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet, mekanikisht. Kjo vjen ngaq\u00eb mungon dialogu mes pal\u00ebve \u2013 n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb kultur\u00eb, n\u00eb dije; sikurse ngaq\u00eb elitat shqiptare po e humbin interesin e mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat e holla t\u00eb k\u00ebsaj bote, q\u00eb nuk lidhen drejtp\u00ebrdrejt me fitimin, pasurimin material, llogarit\u00eb bankare, luft\u00ebn p\u00ebr pushtet dhe manin\u00eb prej parvenu-je p\u00ebr t\u2019iu mburrur komshiut.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull: dalin libra, ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, me pesh\u00eb, por k\u00ebtyre nuk u b\u00ebhet jehon\u00eb; mungojn\u00eb debatet rreth tyre, mungojn\u00eb shkollat e mendimit, mungojn\u00eb fermentet intelektuale; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb publikut i \u00ebsht\u00eb ndezur nj\u00eb nostalgji e papar\u00eb, gati rip\u00ebrtyp\u00ebse, p\u00ebr gjith\u00e7ka t\u00eb rikuperuar prej kultur\u00ebs totalitare \u2013 filma, k\u00ebng\u00eb festivalesh, ske\u00e7e \u2013 n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb e reja shp\u00ebrfillet, shpesh pa t\u00eb drejt\u00eb; dhe vet\u00eb vijueshm\u00ebria e kultur\u00ebs nuk ruhet dot m\u00eb.<\/p>\n<p>Dialogut dhe p\u00ebrplasjes s\u00eb mendimeve lakuriq ua kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin rrap\u00ebllimat sensacionale n\u00eb mediat, t\u00eb cilat shpesh e kan\u00eb burimin nga lexime t\u00eb cek\u00ebta q\u00eb u b\u00ebhet tezave t\u00eb ndryshme. U p\u00ebrmbys dynjaja, p\u00ebr \u201cSk\u00ebnderbeun\u201d e Schmitt-it; n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d i Plasarit kaloi pothuajse n\u00eb heshtje. Ka nj\u00eb preokupim t\u00eb tepruar me identitetin shqiptar, q\u00eb vepron edhe si faktor censure ose vet\u00ebcensure; por q\u00eb nuk ndihmon as edhe n\u00eb rishikimin e historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebn deri m\u00eb sot na e kan\u00eb m\u00ebsuar si t\u00eb ishte strip vizatimor, me nj\u00eb mori mustaqellinjsh t\u00eb paepur, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb mbi pushtuesit shum\u00ebngjyr\u00ebsh. Mungesa e mendimit nga nj\u00ebra an\u00eb, indiferenca ndaj atij mendimi q\u00eb ende guxon \u2013 kaq mjafton p\u00ebr ta k\u00ebnet\u00ebzuar gjeografin\u00eb kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Dy fjal\u00eb edhe p\u00ebr kultur\u00ebn e debatit n\u00eb shtyp apo TV\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb flas vet\u00ebm p\u00ebr shtypin, pasi nuk e ndjek televizionin shqiptar, p\u00ebrve\u00e7se kur gjendem n\u00eb Shqip\u00ebri; dhe n\u00eb shtyp, me sa shoh un\u00eb, zakonisht nuk ka debat, por vet\u00ebm monolog\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrprera, her\u00eb pas here, nga kacafytje ku autor\u00ebt sulmojn\u00eb personalisht nj\u00ebri-tjetrin, ose flasin p\u00ebr veten dhe p\u00ebr interesa t\u00eb tyret vetjake. Modelin e kritik\u00ebs ad hominem, p\u00ebr fat t\u00eb keq, e ofron k\u00ebtu politika, e cila i jep publikut shembuj t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb vulgaritetit, fyerjeve dhe lap\u00ebrdhive; dhe politik\u00ebn e ndjekin pastaj mediat, pa treguar kurrfar\u00eb delikatese p\u00ebr njeriun, p\u00ebr individin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shum\u00eb media online i l\u00ebn\u00eb tani komentet e lexuesve t\u00eb pamoderuara; dhe n\u00eb ato hap\u00ebsira aty kureshtari mund t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrpjekjet e azdisura t\u00eb cave \u2013 shpresoj t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb \u2013 q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb bajg\u00eb pa l\u00ebshuar kund\u00ebr autor\u00ebve, ose atyre pak burrave dhe grave q\u00eb ende duan t\u2019i thon\u00eb di\u00e7ka publikut t\u00eb tyre, p\u00ebrtej vijave t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb pushtetit politik.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka nj\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb debateve, polemikave dhe p\u00ebrplasjeve n\u00eb shtyp, ky do t\u00eb ishte balta; ose p\u00ebrdhosja e tjetrit me \u00e7do kusht, mund\u00ebsisht me fakte \u201ct\u00eb nxjerra\u201d nga e kaluara, nga dosjet, nga p\u00ebsh-p\u00ebshet, nga kamerat e fshehta, nga p\u00ebrgjimet, nga deponimet \u2013 nj\u00eb ndyr\u00ebsi e papar\u00eb, nj\u00eb gjiriz q\u00eb ka plasur n\u00eb sheshet e komunikimit ton\u00eb publik; nj\u00eb fekalizim i k\u00ebtij komunikimi, q\u00eb nuk ka l\u00ebn\u00eb njeri pa ndotur, dhe q\u00eb e ka shnd\u00ebrruar vet\u00eb agora-n, pik\u00ebrisht at\u00eb agora q\u00eb aq shum\u00eb e \u00ebnd\u00ebrronim n\u00eb vitet e totalitarizmit, n\u00eb nj\u00eb nevojtore publike t\u00eb kombit.<\/p>\n<p><strong>Koh\u00ebt e fundit, ju keni evidentuar disa gabime n\u00eb tekstet e historis\u00eb, q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb shkollat e mesme. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ju v\u00ebreni nj\u00eb komb\u00ebtariz\u00ebm t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebto tekste. Cilat jan\u00eb efektet e tij? Dhe p\u00ebr ta zgjeruar pak tez\u00ebn, \u00e7far\u00eb pasojash u vin\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, k\u00ebtej e p\u00ebrtej kufirit, nga komb\u00ebtarizmi militant?<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebrtet \u2013 pata nxjerr\u00eb nj\u00eb seri shkrimesh n\u00eb blogun tim Peizazhe t\u00eb fjal\u00ebs, t\u00eb cilat pat\u00ebn jehon\u00eb edhe n\u00eb media. Mua m\u00eb shqet\u00ebson fakti q\u00eb gjimnazist\u00ebve nuk po u m\u00ebsohet historia n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb till\u00eb, q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb respekt p\u00ebr gjimnazist\u00ebt vet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb menduarit e tyre kritik; por po u rr\u00ebfehen, shpesh her\u00eb, p\u00ebrralla, g\u00ebnjeshtra, mite; dhe k\u00ebt\u00eb autor\u00ebt e teksteve e b\u00ebjn\u00eb me vet\u00ebdije, sepse ata vet\u00eb e njohin historin\u00eb mir\u00eb. E gjith\u00eb kjo, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb edukimi kinse patriotik, i cili konsistoka n\u00eb lyerjen me g\u00eblqere t\u00eb gjith\u00e7kaje, p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb histori pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 i p\u00ebrfytyrojn\u00eb disa nga mendjet m\u00eb t\u00eb cek\u00ebta n\u00eb opinionin publik.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, edukimi patriotik i nx\u00ebn\u00ebsve duhet t\u00eb synoj\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgatit\u00eb k\u00ebta me aft\u00ebsit\u00eb, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm elementare, t\u00eb gjykimit kritik p\u00ebr historin\u00eb; dhe sidomos, t\u00eb respektit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. N\u00eb fakt, historia e shqiptar\u00ebve, ashtu si\u00e7 m\u00ebsohet n\u00eb shkollat e mesme, \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra e mb\u00ebshtetur n\u00eb mitin komb\u00ebtarist romantik t\u00eb shekullit XIX: shqiptar\u00ebt si populli m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb kontinent, q\u00eb armiqt\u00eb kan\u00eb dashur ta fshijn\u00eb nga faqja e dheut, por q\u00eb ka rezistuar, e ka ruajtur tradit\u00ebn dhe gjuh\u00ebn n\u00eb male duke luftuar, ve\u00e7 duke luftuar, dhe tani \u00ebsht\u00eb duke rilindur. Nx\u00ebn\u00ebsit e mbarojn\u00eb gjimnazin, k\u00ebsisoj, pa e pasur fare iden\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur pik\u00ebrisht me shqiptar\u00ebt, n\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb shekujve; atyre u duhet dije, nd\u00ebrsa ne ua japim komb\u00ebtarizmin si t\u00eb ishte f\u00e9.<\/p>\n<p><strong>Kemi hyr\u00eb n\u00eb vitin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb madh, n\u00eb prag t\u00eb kremtimit t\u00eb nj\u00eb shekulli pavar\u00ebsi. Si i gjen shqiptar\u00ebt ky jubile? A mund t\u00eb flasim sot, n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb ri gjeopolitik, p\u00ebr bashkim?N\u00ebse po, si duhet t\u00eb jet\u00eb ai?<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk po bashkohen, p\u00ebrve\u00e7se me fjal\u00eb bombastike dhe duke tundur flamurin komb\u00ebtar. Kushtet sot jan\u00eb t\u00eb tilla, q\u00eb bashkimi mund t\u00eb kish hedhur hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrpara, si n\u00eb ekonomi ashtu edhe n\u00eb kultur\u00eb; por kjo k\u00ebrkon bashk\u00ebrendim dhe zotim t\u00eb madh, nga institucionet dhe shoq\u00ebria civile \u2013 n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb llafet jan\u00eb falas. Nuk jam i sigurt n\u00ebse nd\u00ebr elitat ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr bashkim, meq\u00eb shpesh retorika e bashkimit m\u00eb duket sikur vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb synimeve politike private.<\/p>\n<p>Vet\u00eb koncepti i bashkimit komb\u00ebtar trajtohet ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb primitive, feudale; sikur t\u00eb ishte fjala p\u00ebr bashkim tokash (\u00e7ifligjesh), jo njer\u00ebzish. Natyrisht, nj\u00eb Shqip\u00ebri e bashkuar e s\u00eb nes\u00ebrmes, q\u00eb sundohet nga nj\u00eb oligarki e cila e ushtron pushtetin me demagogji t\u00eb kulluar dhe folklor, duke u veshur nga koka n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me flamurin kuqezi, nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb far\u00eb arritjeje p\u00ebr t\u2019u lakmuar. \u00c7far\u00eb duhet, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb afrim kapilar i shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, i till\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb masivisht nga dyfishimi i tregut t\u00eb mallrave dhe t\u00eb ideve.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, v\u00ebrej q\u00eb, n\u00eb disa qarqe, edhe vet\u00eb argumenti i bashkimit sillet n\u00eb v\u00ebshtrim n\u00eb nj\u00eb kontekst larje hesapesh midis grupeve; ose si nj\u00eb loj\u00eb supremacie midis pal\u00ebve, e cila shpesh m\u00ebton t\u00eb rekrutoj\u00eb edhe aleat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm me pesh\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ne nuk kemi b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga koniunktura \u2013 me p\u00ebrjashtim t\u00eb ndonj\u00eb katedraleje n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, e cila funksionon si p\u00ebrmendore p\u00ebr lavdin\u00eb e atyre q\u00eb e kan\u00eb ngritur. Vet\u00eb tem\u00ebn e Bashkimit komb\u00ebtar e ndesh r\u00ebndom n\u00eb kontekste politike \u2013 ky politikan tha k\u00ebshtu, ai tjetri ashtu; n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb bashkimi politik do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb far\u00eb kuptimi e sidomos vlere vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se kan\u00eb funksionuar afrimi dhe pastaj bashkimi ekonomik dhe kulturor.<\/p>\n<p>Kur mendoj se shqiptar\u00ebt ky jubile mund t\u2019i kish gjetur t\u00eb integruar mes tyre dhe sidomos n\u00eb Europ\u00eb, si qytetar\u00eb europian\u00eb, t\u00eb lir\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb lir\u00eb, at\u00ebher\u00eb bindem se festimi me buj\u00eb i 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb i sh\u00ebrben vet\u00ebm klas\u00ebs sot n\u00eb pushtet, p\u00ebr t\u00eb konsoliduar dhe legjitimuar pozit\u00ebn e vet n\u00eb krye t\u00eb vendit; sa p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, k\u00ebta p\u00ebrvjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin mir\u00eb ta kremtonin \u2013 e theksoj, kremtonin, jo festonin \u2013 duke reflektuar.<\/p>\n<p>Intervistoi: <strong>Elvin Luku<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me Ardian Vehbiun, 17 korrik 2012 Nd\u00ebrsa debati p\u00ebr rishikimin e standardit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe drejtshkrimit \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish n\u00eb shqet\u00ebsimin kryesor t\u00eb akademik\u00ebve dhe gjuh\u00ebtar\u00ebve, studiuesi i gjuh\u00ebs Ardian Vehbiu, thekson se analiza duhet t\u00eb filloj\u00eb me ndarjen e k\u00ebtyre dy \u00e7\u00ebshtjeve nga nj\u00ebra-tjetra. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, gjuh\u00ebtari Vehbiu \u00ebsht\u00eb i mendimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Vehbiu: Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Vehbiu: Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervist\u00eb me Ardian Vehbiun, 17 korrik 2012 Nd\u00ebrsa debati p\u00ebr rishikimin e standardit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe drejtshkrimit \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish n\u00eb shqet\u00ebsimin kryesor t\u00eb akademik\u00ebve dhe gjuh\u00ebtar\u00ebve, studiuesi i gjuh\u00ebs Ardian Vehbiu, thekson se analiza duhet t\u00eb filloj\u00eb me ndarjen e k\u00ebtyre dy \u00e7\u00ebshtjeve nga nj\u00ebra-tjetra. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, gjuh\u00ebtari Vehbiu \u00ebsht\u00eb i mendimit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-17T14:45:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjuha_shqipe.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Vehbiu: Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar\",\"datePublished\":\"2012-07-17T14:45:26+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-17T14:45:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/\"},\"wordCount\":2706,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjuha_shqipe.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/\",\"name\":\"Vehbiu: Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjuha_shqipe.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-17T14:45:26+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-17T14:45:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjuha_shqipe.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjuha_shqipe.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Vehbiu: Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vehbiu: Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Vehbiu: Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervist\u00eb me Ardian Vehbiun, 17 korrik 2012 Nd\u00ebrsa debati p\u00ebr rishikimin e standardit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe drejtshkrimit \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish n\u00eb shqet\u00ebsimin kryesor t\u00eb akademik\u00ebve dhe gjuh\u00ebtar\u00ebve, studiuesi i gjuh\u00ebs Ardian Vehbiu, thekson se analiza duhet t\u00eb filloj\u00eb me ndarjen e k\u00ebtyre dy \u00e7\u00ebshtjeve nga nj\u00ebra-tjetra. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, gjuh\u00ebtari Vehbiu \u00ebsht\u00eb i mendimit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-17T14:45:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjuha_shqipe.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Vehbiu: Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar","datePublished":"2012-07-17T14:45:26+00:00","dateModified":"2012-07-17T14:45:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/"},"wordCount":2706,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjuha_shqipe.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/","name":"Vehbiu: Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjuha_shqipe.jpg","datePublished":"2012-07-17T14:45:26+00:00","dateModified":"2012-07-17T14:45:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjuha_shqipe.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjuha_shqipe.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vehbiu-shqipes-i-eshte-semurur-sistemi-imunitar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Vehbiu: Shqipes i \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur sistemi imunitar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3856"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3856"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3856\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}