{"id":3845,"date":"2010-08-24T13:51:09","date_gmt":"2010-08-24T12:51:09","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3845"},"modified":"2010-08-24T13:51:09","modified_gmt":"2010-08-24T12:51:09","slug":"sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/","title":{"rendered":"Sulmi dhe heshtja, si mbrojtja m\u00eb e keqe"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Pre\u00e7 Zogaj\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"150\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong>, <em>24.08.2010<\/em><\/p>\n<p>Edhe kjo ver\u00eb po kalon me pingpongun e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb akuzave p\u00ebr korrupsion midis shefit t\u00eb opozit\u00ebs, zotit Rama dhe shefit t\u00eb shumic\u00ebs, zotit Berisha. Q\u00eb t\u00eb mos na akuzoj\u00eb kush se po e reduktojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb panoram\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj beteje gojore, duke l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur orator\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb shk\u00ebmbehen \u00e7do dit\u00eb n\u00eb foltoret e pingpongiad\u00ebs antikorrupsion, po e b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb qysh n\u00eb krye se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta deputet\u00eb dhe deputete flasin n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb shefave t\u00eb tyre t\u00eb lartp\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>M\u00eb e pakta. Prandaj edhe ne s&#8217;kemi pse ta zgjasim se k\u00ebshtu tha filani dhe k\u00ebshtu ia ktheu filania, pastaj kolegu i filanes l\u00ebshoi bomb\u00ebn e radh\u00ebs dhe pala kund\u00ebrshtare nxori deputetin e njohur p\u00ebr trim\u00ebri, q\u00eb u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj me nj\u00eb bomb\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb madhe, e t\u00eb tjera e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb me dy emra. Posaq\u00eb kemi p\u00ebrmendur k\u00ebta dy emra, i kemi n\u00ebnkuptuar gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, dometh\u00ebn\u00eb i kemi th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb pa mbarim. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb pa mbarim, por jo e m\u00ebrzitshme p\u00ebr mas\u00ebn e gjer\u00eb. P\u00ebrkundrazi: Andej-k\u00ebndej v\u00ebrej se njer\u00ebzit e presin me interes dhe me emocion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb emisioneve t\u00eb lajmeve ku opozita dhe shumica shk\u00ebmbejn\u00eb akuzat e nd\u00ebrsjella p\u00ebr vjedhje milionash e miliardash. Njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00ebsuar me k\u00ebto duele. Kam frik\u00eb se do t\u00eb ndiheshin bosh po t&#8217;u mungonin.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar lexova padurim dhe vuajtje n\u00eb fytyrat e disa miqve t\u00eb mi demokrat\u00eb p\u00ebr faktin se foltorja e Qeveris\u00eb dhe e Partis\u00eb Demokratike u la bosh pak\u00ebz dit\u00eb! Por, nevoja p\u00ebr t\u00eb shijuar betej\u00ebn me konferenca shtypi mund t\u00eb jet\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb shpirt\u00ebrore p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb akoma me t\u00eb gjer\u00eb njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebve, s\u00eb paku n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, nuk do t&#8217;u p\u00eblqente q\u00eb t\u00eb mos vidhte m\u00eb njeri. Po t\u00eb mos kishte akuza t\u00eb nd\u00ebrsjella politikan\u00ebsh, njer\u00ebzit do t\u00eb mendonin se politikan\u00ebt jan\u00eb marr\u00eb vesh q\u00eb t\u00eb mos flasin m\u00eb p\u00ebr vjedhjet e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt ta teprojn\u00eb duke folur, se sa ta teprojn\u00eb duke heshtur. E folura, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, ka pasur e ka nj\u00eb ndikim pozitiv n\u00eb frenimin e tundimeve dhe tentativave p\u00ebr abuzime me pushtetin.<\/p>\n<p>Por, si po p\u00ebrdoret e folura? Si reagohet ndaj denoncimeve? K\u00ebtu fillojn\u00eb dyshimet dhe rezervat, q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb kufizojn\u00eb t\u00eb folur\u00ebn, por ta rregullojn\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, m\u00eb efikase.<\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb shum\u00eb vite q\u00eb opozita dhe qeveria akuzohen me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb, me ndryshimin e vet\u00ebm se shifrat e vjedhjeve dhe abuzimeve q\u00eb denoncohen njohin rritje nga nj\u00ebra qeveri n\u00eb tjetr\u00ebn, nga nj\u00ebra legjislatur\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb rutina, por kjo \u00ebsht\u00eb edhe posht\u00ebrsia. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb padyshim vendi kampion i bot\u00ebs p\u00ebr sa i p\u00ebrket luft\u00ebs verbale q\u00eb politikan\u00ebt e saj i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe i b\u00ebjn\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Shqip\u00ebria mbetet nj\u00eb nga vendet me t\u00eb korruptuara t\u00eb kontinentit. Konsumohet pra nj\u00eb e ashtuquajtur luft\u00eb q\u00eb vet\u00ebm e rrit korrupsionin. Ka di\u00e7ka t\u00eb madhe k\u00ebtu q\u00eb nuk shkon. N\u00eb qoft\u00eb se efikasiteti i \u00e7do p\u00ebrpjekjeje provohet te rezultatet q\u00eb prodhon, at\u00ebher\u00eb kjo e jona nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb, por mashtrim.<\/p>\n<p>Pse ndodh kjo? Ka disa arsye dhe padyshim pozita e t\u00ebrhequr apo e frik\u00ebsuar e prokuroris\u00eb dhe organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb kryesoret. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim do ta v\u00ebm\u00eb theksin tek nj\u00eb arsye politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb qasje kryesisht propagandistike e opozit\u00ebs dhe qeveris\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i tyre themelor \u00ebsht\u00eb t\u00eb denigrojn\u00eb, t\u00eb ulin, t\u00eb njollosin dhe t\u00eb p\u00ebrbaltin pal\u00ebn kund\u00ebrshtare dhe fare pak t\u00eb shkojn\u00eb tek e v\u00ebrteta e q\u00ebruar dhe e provuar e abuzimeve dhe shp\u00ebrdorimeve.<\/p>\n<p>Qasja propagandistike ndaj korrupsionit ka p\u00ebrcaktuar nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb nj\u00eb antikultur\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, n\u00eb lidhje me mbledhjen, verifikimin dhe publikimin e fakteve n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe me sjelljen e pal\u00ebs s\u00eb akuzuar n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Energjit\u00eb e m\u00ebdha shpenzohen q\u00eb cila pal\u00eb ta mund\u00eb pal\u00ebn tjet\u00ebr me fjal\u00eb, kurse p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pak kush interesohet me p\u00ebrkushtimin dhe ndershm\u00ebrin\u00eb q\u00eb ajo meriton.<\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh, nj\u00eb deputet i opozit\u00ebs e mbylli kumtes\u00ebn e tij para mediave me premtimin q\u00eb PS do tu shkonte deri fund aferave t\u00eb 2 milion eurove t\u00eb Dritan Priftit dhe 4 miliard eurove (!!) t\u00eb Albana Vokshit.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb lapsus kjo shifra e kat\u00ebr miliard eurove! Nj\u00eb lapsus i lidhur me zakonin e vjet\u00ebr shqiptar se nga ekzagjerimi, lig\u00ebsia dhe idiotizmat e lidhura me t\u00eb nuk vjen ndonj\u00eb e keqe, prandaj bjeri ti biem! Mir\u00ebpo deputeti i nderuar duhet t\u00eb jet\u00eb i sakt\u00eb me shifrat dhe bind\u00ebs n\u00eb argumentimin e vepr\u00ebs korruptive. Sakt\u00ebsia n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrcakton shkall\u00ebn e ndershm\u00ebris\u00eb dhe efikasitetit t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, lufta n\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e denoncimeve q\u00eb u b\u00ebnte Berisha kur ishte n\u00eb opozit\u00eb disa politikan\u00ebve, q\u00eb tani i mban n\u00eb qeverin\u00eb e tij dhe rreth qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb PS-n\u00eb e sotme mund t\u00eb ket\u00eb mendime se kjo lloj lufte zhurm\u00ebmadhe, me shifra q\u00eb nuk verifikohen kurr\u00eb, por q\u00eb krijojn\u00eb indinjat\u00eb n\u00eb publik, ishte karta kryesore q\u00eb e solli Berish\u00ebn n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2005. Duhet ta din\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb legjend\u00eb. Programi, bashkimi, faktori Meta dhe pastaj edhe antikorrupsioni &#8211; ja kat\u00ebrk\u00ebnd\u00ebshi i fitores s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave p\u00ebr sakt\u00ebsi dhe etik\u00eb, q\u00eb vet\u00ebm e forcojn\u00eb rolin e saj, opozita \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb misionin e saj t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ngritur z\u00ebrin, denoncuar e k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr \u00e7do dyshim, q\u00eb lidhet me shp\u00ebrdorimin e pushtetit p\u00ebr interesa personale apo klanore. Antikorrupsioni shqiptar merr nj\u00eb deformim t\u00eb pashoq n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si reagon r\u00ebndom qeveria dhe qeveritar\u00ebt ndaj dyshimeve dhe akuzave.<\/p>\n<p>Duke ndjekur parimin se mbrojtja m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb sulmi, zakonisht ministrat dhe zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb thon\u00eb dy fjal\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn p\u00ebr akuzat q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe hidhen n\u00eb sulm me kund\u00ebrakzua q\u00eb nuk jan\u00eb pothuajse asnj\u00ebher\u00eb as proporcionale dhe as t\u00eb argumentuara n\u00eb raport me akuzat q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb metoda e st\u00ebrnjohur e p\u00ebrbaltjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mos e marr\u00eb vesh njeri se kush vjedh shum\u00eb, kush vjedh pak dhe kush nuk vjedh fare.<\/p>\n<p>M\u00ebnyrat dhe mjetet e mbrojtjes n\u00eb politik\u00eb, sikurse n\u00eb jet\u00eb, jan\u00eb te larmishme dhe ndryshojn\u00eb sipas rrethanave. Koh\u00ebt e fundit shihet se kryeministrit i ka dh\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb jo vet\u00ebm mbrojtjes n\u00ebp\u00ebrmjet sulmit, por edhe mbrojtjes n\u00ebp\u00ebrmjet heshtjes.<\/p>\n<p>Ai po hesht p\u00ebr rastet e Priftit dhe Vokshit, megjith\u00ebse opozita e fton n\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb prononcohet. Heshtja n\u00eb politik\u00eb nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e palexueshme, por ka nj\u00eb veti q\u00eb nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb pa fund.<\/p>\n<p>Vjen momenti kur lexohet.<br \/>\nSulmi dhe heshtja si m\u00ebnyra mbrojtjeje nuk kan\u00eb n\u00eb politik\u00eb kuptimin q\u00eb kan\u00eb n\u00eb fushat e tjera. N\u00eb politik\u00eb, dhe fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb vend pluralist dhe demokratik, mbrojtja m\u00eb e mir\u00eb ndaj akuzave p\u00ebr korrupsion \u00ebsht\u00eb transparenca.<\/p>\n<p>Transparenca \u00ebsht\u00eb alfa e komunikimit me pal\u00ebn tjet\u00ebr; transparenca \u00ebsht\u00eb detyrim. Nj\u00eb minist\u00ebr apo nj\u00eb zyrtar q\u00eb akuzohet, qoft\u00eb edhe pa t\u00eb drejt\u00eb apo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ekzagjeruar nga opozita e tij, ka detyrimin t\u00eb shpjegohet me qet\u00ebs dhe me fakte p\u00ebr akuzat.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpjegim para nj\u00eb deputeti apo para opozit\u00ebs, por mbi t\u00eb gjitha para publikut, sepse opozita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion kontrolli i publikut. Kur opozita e tepron apo gabon, paguan koston.<\/p>\n<p>Kjo nuk e \u00e7liron zyrtarin e qeveris\u00eb nga detyrimi i shpjegimeve dhe i zbardhjes s\u00eb akuzave deri n\u00eb gjykat\u00eb. Vet\u00ebm pas k\u00ebsaj, duke u ruajtur q\u00eb t\u00eb mos duket hakmarr\u00ebs i r\u00ebndomt\u00eb dhe duke i peshuar mir\u00eb faktet, zyrtari mund t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb kund\u00ebrsulmoj\u00eb.<\/p>\n<p>Me munges\u00ebn e rezultateve, Antikorrupsioni si aren\u00eb llafesh e ka varf\u00ebruar tep\u00ebr sken\u00ebn politike. Dija, kultura, vizionet, programet, zgjidhjet nuk vlejn\u00eb. Njer\u00ebzit me k\u00ebto dhunti po dalin tep\u00ebr dhe po mbesin pa rol n\u00eb ket\u00eb lloj politike.<\/p>\n<p>N\u00eb mod\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj paturp\u00ebsie q\u00eb dikush e quan guxim. Di\u00e7ka duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar situat\u00ebn. Pik\u00ebs\u00ebpari duhet ta b\u00ebjm\u00eb rregull t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri: P\u00ebrgjigja dhe shpjegimi para gjith\u00eb t\u00eb tjerave. Sot k\u00ebt\u00eb e ka n\u00eb dor\u00eb Berisha si kryetar qeverie.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, duhet t\u00eb jemi sa m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb kur akuzojm\u00eb dhe mund\u00ebsisht nj\u00ebqind p\u00ebr qind t\u00eb sigurt kur p\u00ebrfshijm\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit apo f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb akuzuarve. Sot k\u00ebt\u00eb e ka n\u00eb dor\u00eb kryesisht Rama si shef i opozit\u00ebs. S\u00eb treti&#8230; Por po ndalemi k\u00ebtu k\u00ebsaj here p\u00ebr t\u00eb vijuar radh\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj, 24.08.2010 Edhe kjo ver\u00eb po kalon me pingpongun e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb akuzave p\u00ebr korrupsion midis shefit t\u00eb opozit\u00ebs, zotit Rama dhe shefit t\u00eb shumic\u00ebs, zotit Berisha. Q\u00eb t\u00eb mos na akuzoj\u00eb kush se po e reduktojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb panoram\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj beteje gojore, duke l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur orator\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3845","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sulmi dhe heshtja, si mbrojtja m\u00eb e keqe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sulmi dhe heshtja, si mbrojtja m\u00eb e keqe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pre\u00e7 Zogaj, 24.08.2010 Edhe kjo ver\u00eb po kalon me pingpongun e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb akuzave p\u00ebr korrupsion midis shefit t\u00eb opozit\u00ebs, zotit Rama dhe shefit t\u00eb shumic\u00ebs, zotit Berisha. Q\u00eb t\u00eb mos na akuzoj\u00eb kush se po e reduktojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb panoram\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj beteje gojore, duke l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur orator\u00ebt e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-24T12:51:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3\"},\"headline\":\"Sulmi dhe heshtja, si mbrojtja m\u00eb e keqe\",\"datePublished\":\"2010-08-24T12:51:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/\"},\"wordCount\":1675,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/\",\"name\":\"Sulmi dhe heshtja, si mbrojtja m\u00eb e keqe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-24T12:51:09+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sulmi dhe heshtja, si mbrojtja m\u00eb e keqe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sulmi dhe heshtja, si mbrojtja m\u00eb e keqe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Sulmi dhe heshtja, si mbrojtja m\u00eb e keqe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pre\u00e7 Zogaj, 24.08.2010 Edhe kjo ver\u00eb po kalon me pingpongun e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb akuzave p\u00ebr korrupsion midis shefit t\u00eb opozit\u00ebs, zotit Rama dhe shefit t\u00eb shumic\u00ebs, zotit Berisha. Q\u00eb t\u00eb mos na akuzoj\u00eb kush se po e reduktojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb panoram\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj beteje gojore, duke l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur orator\u00ebt e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-24T12:51:09+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3"},"headline":"Sulmi dhe heshtja, si mbrojtja m\u00eb e keqe","datePublished":"2010-08-24T12:51:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/"},"wordCount":1675,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/","name":"Sulmi dhe heshtja, si mbrojtja m\u00eb e keqe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2010-08-24T12:51:09+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sulmi-dhe-heshtja-si-mbrojtja-me-e-keqe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sulmi dhe heshtja, si mbrojtja m\u00eb e keqe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3845"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3845\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}