{"id":3811,"date":"2010-08-22T13:09:19","date_gmt":"2010-08-22T12:09:19","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3811"},"modified":"2010-08-22T13:09:19","modified_gmt":"2010-08-22T12:09:19","slug":"himara-nje-perralle-dimri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/","title":{"rendered":"Himara, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Koloreto Cukali<\/strong>, <em>22.08.2010<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Gjermania, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri! Himara, na doli nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb vere. Tamam mu n\u00eb mes t\u00eb vap\u00ebs, nd\u00ebrsa njeriu ka qejf t\u00eb debatoj\u00eb e t\u00eb zihet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nudizmit apo t\u00eb gazetave roz\u00eb, ndodh q\u00eb Himara z\u00eb vendin e Seldit. Kur u ndez debati i Himar\u00ebs, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebra ishte ekzaminimi i kujtes\u00ebs. Si jam ndjer\u00eb her\u00ebn e fundit q\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb Himar\u00eb? Bosh. Un\u00eb s&#8217;kam qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Himar\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk kam qen\u00eb, p\u00ebr arsye q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb krimin &#8220;etnik&#8221;. Pjesa q\u00eb luajti politika n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e krimit n\u00eb Himar\u00eb, \u00ebsht\u00eb analizuar fort n\u00eb media, prandaj s&#8217;do doja t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisja ato q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb. Po ashtu dhe pjesa se, pse nj\u00eb krim q\u00eb n\u00eb La\u00e7 quhet &#8220;vrasje p\u00ebr motive t\u00eb dob\u00ebta&#8221;, n\u00eb Himar\u00eb u dashka quajtur &#8220;krim etnik&#8221;. E r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00ebsht\u00eb, pse un\u00eb, apo njer\u00ebz si un\u00eb, vet\u00ebm kalojn\u00eb p\u00ebrmes, po nuk ndalojn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Himar\u00eb?<\/p>\n<p><strong>GJUHA VRET M\u00cb SHUM\u00cb SE PLUMBI<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb thuash q\u00eb ajo vrasja ishte krim etnik, \u00ebsht\u00eb fyerje p\u00ebr krimet etnike t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Ballkan k\u00ebto 100 vjet. Q\u00eb nga Srebrenica e deri n\u00eb Kosov\u00eb, me &#8220;krim etnik&#8221; p\u00ebrkufizohet nj\u00eb dram\u00eb e madhe njer\u00ebzore, jo nj\u00eb krim banal n\u00eb plazh. Krimi n\u00eb Himar\u00eb, edhe ishte, edhe nuk ishte krim etnik.<\/p>\n<p>Nuk ishte, sepse pa qen\u00eb nevoja t\u00eb jesh ekspert, mund t\u00eb gjykosh q\u00eb konflikti ka pasur n\u00eb thelb m\u00ebri biznesi. M\u00ebri biznesi, p\u00ebrzier\u00eb me xhelozira bregdetare. \u00c7unat e pasur t\u00eb Vlor\u00ebs, dhe \u00e7unat e pasur t\u00eb Himar\u00ebs.<\/p>\n<p>Fraza &#8220;do t\u00eb t\u00eb vras o grek xxxx&#8221; nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb krim etnik, sepse i bie q\u00eb po i the dikujt &#8220;do t\u00eb t\u00eb vras o jevg xxxx&#8221; (ndjes\u00eb rom\u00ebve p\u00ebr fjalorin) na qenka krim racor, dhe po i the dikujt &#8220;do t\u00eb t\u00eb vras o malok xxxx&#8221; (ndjes\u00eb vetes sime p\u00ebr prejardhjen) i bie t\u00eb jet\u00eb krim gjeografik, dhe po i the dikujt &#8220;do t\u00eb t\u00eb vras o homo xxxx&#8221; (ndjes\u00eb shum\u00eb muzikant\u00ebve) i bie t\u00eb jet\u00eb krim anti-artistik. Fjal\u00ebt &#8220;grek xxxx&#8221;, n\u00eb nj\u00eb vend ku epitetet jan\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore e komunikimit t\u00eb acaruar, nuk p\u00ebrkufizojn\u00eb dot natyr\u00ebn e krimit.<\/p>\n<p>Po sikur vras\u00ebsi t\u00eb kish th\u00ebn\u00eb &#8220;do t\u00eb t\u00eb vras o majmun xxxx&#8221;? Sikur&#8230; do kish mbetur Omonia pa justifikuar pensionet greke. Megjithat\u00eb, dua t\u00eb ngulmoj, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrafsh tjet\u00ebr, ai edhe ishte krim etnik. Jo KY krim sakt\u00ebsisht. Por, m\u00ebnyra sesi shum\u00eb prej nesh e shohin Himar\u00ebn, \u00ebsht\u00eb krim etnik.<\/p>\n<p>Kur kryen nj\u00eb vrasje, ke b\u00ebr\u00eb krim me veprim. Kur e mendon nj\u00eb vrasje, ke b\u00ebr\u00eb krim me nd\u00ebrgjegje. Ka r\u00ebnd\u00ebsi jo vet\u00ebm \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb po edhe \u00e7far\u00eb mendojm\u00eb. \u00c7far\u00eb mendoni ju p\u00ebr Himar\u00ebn?<\/p>\n<p>N\u00ebse ti vret dik\u00eb, je vras\u00ebs para ligjit. Po n\u00ebse t\u00eb shkon mendja t\u00eb &#8220;vras\u00ebsh&#8221; dik\u00eb? Po &#8220;t\u00eb vras\u00ebsh&#8221; nj\u00eb gjuh\u00eb? At\u00ebher\u00eb je vras\u00ebs brenda vetes t\u00ebnde.<br \/>\nN\u00eb nd\u00ebrgjegje, ne, jemi vras\u00ebs ndaj Himar\u00ebs.<\/p>\n<p>Vras\u00ebs, sepse ne na shqet\u00ebson shum\u00eb greqishtja e tyre. Duam patjet\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb q\u00eb ata jan\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb shqiptare. Epo, ata jan\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e tyre, dhe nuk duan t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00eb. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb?<\/p>\n<p>T&#8217;i b\u00ebjm\u00eb me zor t\u00eb thon\u00eb q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb?<br \/>\nPastaj, kemi dhe ata q\u00eb vijn\u00eb nga Italia e flasin gjysma italisht e gjysma katundar\u00e7e n\u00eb Sh\u00ebngjin. Si t&#8217;ua b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtyre? Po ata q\u00eb vijn\u00eb nga Anglia t\u00eb martuar me vajza flok\u00ebverdha q\u00eb s&#8217;din\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb shqip? Po sikur f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb vijn\u00eb dikur e t\u00eb na e shpallin Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe pjes\u00eb t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe?<\/p>\n<p>K\u00ebta, le t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7&#8217;t\u00eb duan. Inatin e kemi me grek\u00ebt. Dhe, meq\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri grek\u00eb s&#8217;ka, e kemi inatin me greqishten!<\/p>\n<p><strong>SWASTIKA<\/strong><\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb greqishtja p\u00ebr ne, sikurse swastika \u00ebsht\u00eb p\u00ebr hebrenjt\u00eb? Kam frik\u00eb se po. Swastika apo kryqi i thyer, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i vjet\u00ebr e i pafajsh\u00ebm q\u00eb vjen q\u00eb nga indian\u00ebt e lasht\u00eb m\u00eb tej, pjes\u00eb e budizmit e hinduizmit, i p\u00ebrdorur nga kelt\u00ebt e deri te grek\u00ebt e vjet\u00ebr. Swastika mish\u00ebronte balanc\u00ebn e t\u00eb kund\u00ebrtave, harmonin\u00eb universale dhe ishte dhe mbrojt\u00ebse ndaj t\u00eb keqes.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb e ndaluar me ligj, madje, n\u00eb krejt kultur\u00ebn per\u00ebndimore, kryqi i thyer asociohet me nazizmin. Po ashtu, greqishtja \u00ebsht\u00eb gjuha q\u00eb solli Bibl\u00ebn dhe Homerin, nj\u00eb gjuh\u00eb e pasur dhe e ve\u00e7ant\u00eb, nj\u00eb nga pasurit\u00eb etnolinguistike bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Por, ja q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri greqishtja lidhet me shtetin grek dhe me trajtimin \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb emigrant\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb ligjsh\u00ebm e t\u00eb paligjsh\u00ebm, me grisjen e pasaportave shqiptare n\u00eb dogan\u00ebn greke, me racizmin e tipit &#8220;alvanos xxxx&#8221; e me plot episode t\u00eb tjera ku shteti i madh dhunon, n\u00eb t\u00eb t\u00ebra format, t\u00eb voglin. A nuk \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb politike dhe nd\u00ebrhyrja e Athin\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb? A nuk \u00ebsht\u00eb stresuese q\u00eb t\u00eb duhet p\u00ebrkthyes p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb kikirik\u00eb n\u00eb dyqanet e Himar\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>\u00c7AJLLD HAROLDI<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb binjt\u00eb e Himar\u00ebs q\u00eb s&#8217;falin as mikun<br \/>\nSi mundet t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb armikun?<br \/>\nSi s&#8217;markan dot gjak me pushkat besnike,<br \/>\nKa shenj m\u00eb t\u00eb bukur se zemrat armike?<br \/>\nPyetja \u00e7far\u00eb jan\u00eb Himarjot\u00ebt, grek\u00eb a shqiptar\u00eb, n\u00eb realitet nuk b\u00ebn shum\u00eb sens.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb argumentojn\u00eb historian\u00ebt, ata, nuk duan t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00eb. Por, a mund t\u00eb jen\u00eb grek\u00eb? A mjafton gjuha greke p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb identitet grek &#8220;T\u00eb bijve t\u00eb Himar\u00ebs&#8221;? Sigurisht q\u00eb jo. Gjuha \u00ebsht\u00eb vinovili q\u00eb ngjit cop\u00ebrat komb\u00ebtare, por &#8220;ngjitja&#8221; varet dhe nga cop\u00ebrat.<\/p>\n<p>Vinovili nuk i ngjit dot xhamin me hekurin. As gjuha e p\u00ebrbashk\u00ebt, nuk mund t\u00eb ngjis\u00eb dy etnitete q\u00eb jan\u00eb zhvilluar prej shekujsh krejt t\u00eb pavarura. T\u00eb jesh nj\u00eb komb, do m\u00eb shum\u00eb sesa gjuh\u00ebn.<\/p>\n<p>Do kanale t\u00eb holla e t\u00eb shumta ndjeshm\u00ebrie e komunikimi bashk\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. P\u00ebrndryshe i binte q\u00eb Austria, Gjermania dhe gjysma e Zvicr\u00ebs t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb komb. Australia dhe Skocia.<\/p>\n<p>Brazili e Portugalia. Nuk e di pse, po kjo puna e minoritetit grek n\u00eb Himar\u00eb, m\u00eb kujton serb\u00ebt e Kosov\u00ebs. N\u00eb Kosov\u00eb i quanin serb\u00eb, dhe shpesh b\u00ebheshin objekt urrejtjeje. N\u00eb Beograd i p\u00ebrbuznin si fshatar\u00eb e t\u00eb pagdhendur, madje dhe i urrenin. Asnj\u00eb prej tyre nuk mundi t\u00eb integrohej si serb n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Dhe zgjedhja e tyre, ishte m\u00eb e keqja e mundshme. Vendos\u00ebn t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb me shqiptar\u00ebt, n\u00ebn mbrojtjen e KFOR-it, por duke ua p\u00ebrplasur sa her\u00eb t\u00eb mundnin shqiptar\u00ebve faktin q\u00eb ishin serb\u00eb, e duke pasur suport politik Beogradin. Pa pasur aspak ngarkes\u00ebn e m\u00ebris\u00eb etnike q\u00eb kishin serb\u00ebt e kosovar\u00ebt, nj\u00eb version shum\u00eb i but\u00eb i asaj historie m\u00eb ngjan disi n\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mik p\u00ebrkthyes me origjin\u00eb nga bregu po m\u00eb thoshte q\u00eb dygjuh\u00ebsia s&#8217;ka qen\u00eb kurr\u00eb problem p\u00ebr asnj\u00eb nga fshatrat e tjera q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Himar\u00ebn a Dh\u00ebrmiun.<\/p>\n<p>Pse duhet t\u00eb jet\u00eb problem p\u00ebr dik\u00eb nga Fieri apo Fush\u00eb- Arr\u00ebsi? Himarjot\u00ebt nuk jan\u00eb as grek\u00eb e as shqiptar\u00eb. Sikurse jan\u00eb edhe grek\u00eb edhe shqiptar\u00eb. D.m.th., jan\u00eb nj\u00eb entitet m\u00eb vete, q\u00eb ka element\u00eb t\u00eb t\u00eb dyja komb\u00ebsive.<\/p>\n<p>&#8230;Gjith\u00eb djemt\u00eb e mal\u00ebsis\u00eb i th\u00ebrret anemban\u00eb<br \/>\nHimarjot\u00ebt, Ilir\u00ebt, Suljot\u00ebt zeshkan\u00eb&#8230;<br \/>\nJa e v\u00ebrteta, e paska shkruar vet\u00eb Bajroni! Himarjot\u00ebt jan\u00eb mal\u00ebsor\u00eb!<\/p>\n<p><strong>ANDRE GIDE PROMOVON TURIZMIN<\/strong><\/p>\n<p>Dhe, i vetmi q\u00eb na shp\u00ebton n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Andre Zhid. Ishte si nj\u00eb bomb\u00eb, citimi i shkrimtarit Nobelist dhe Gej (d.m.th., m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb gej, pastaj u b\u00eb nobelist) n\u00eb nj\u00eb mbledhje qeverie. Aq m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb qeveri ku gjysmat e m\u00eb shum\u00eb s&#8217;i din\u00eb as emrin, jo m\u00eb t&#8217;i ken\u00eb lexuar vepr\u00ebn.<\/p>\n<p>Zhidi pask\u00ebsh shkruar q\u00eb &#8220;shqiptar\u00ebt kishin ushqime t\u00eb shijshme e meshkuj t\u00eb bukur&#8221;. Dhe Gidi na pask\u00ebsh qen\u00eb gej, tha Kryeministri. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide mjaft novative p\u00ebr zhvillimin e turizmit. &#8220;Don&#8217;t make war, make&#8230; turists!&#8221; Kryeministri ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb st\u00ebrholluar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhe. Ky, ishte nj\u00eb mesazh i tipit, boll u mor\u00ebt me politik\u00eb fantazm\u00eb, merruni me gej. D.m.th., kjo \u00ebsht\u00eb puna juaj n\u00eb ver\u00eb, botoni muhabete gejsh.<\/p>\n<p><strong>E V\u00cbRTETA GRI<\/strong><\/p>\n<p>Ekonomia, dhe jo &#8220;ushqimet e burrat e bukur&#8221; \u00ebsht\u00eb lubrifikanti i vet\u00ebm. Himarjot\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Thatcher, jo p\u00ebr nj\u00eb Bollano. Ata, s&#8217;e kan\u00eb kuptuar akoma q\u00eb e vetmja para q\u00eb mund t\u00eb l\u00ebviz\u00eb aty, do jet\u00eb para shqiptare. Grek\u00ebt nuk do len\u00eb kurr\u00eb Kalkidhikin\u00eb p\u00ebr t\u00eb prishur para n\u00eb Potam.<\/p>\n<p>Plazhet tona frekuentohen tashm\u00eb vet\u00ebm nga emigrant\u00eb q\u00eb dalin n\u00eb &#8220;vox pop&#8221;- e televizive duke u ankuar p\u00ebr greqishten e Himar\u00ebs. Vet\u00eb ne, &#8220;shqiptar\u00ebt&#8221;, po ikim ku t\u00eb mundim, por jo n\u00eb Himar\u00eb. As n\u00eb Dh\u00ebrmi. As n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb pse nuk ndaloj kurr\u00eb n\u00eb Himar\u00eb, \u00ebsht\u00eb se aty nuk k\u00ebnaqem! Se aty ka vet\u00ebm patatina p\u00ebr arg\u00ebtim dhe t\u00eb duhet dhe p\u00ebrkthyes p\u00ebr t&#8217;i bler\u00eb. Turizmi me &#8220;ushqime t\u00eb shijshme&#8221; i Zhidit jan\u00eb meny t\u00eb vobekta q\u00eb kushtojn\u00eb shum\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje numrash (3 milion\u00eb e gjysm\u00eb turist\u00eb, sipas kryeministrit), por \u00e7\u00ebshtja sesa do harxhojn\u00eb ata n\u00eb Himar\u00eb. N\u00eb Himar\u00eb, Dh\u00ebrmi e Jal, nuk ke ku t&#8217;i harxhosh lek\u00ebt. N\u00eb bregdetin ton\u00eb, vendasit p\u00ebrpiqen t\u00eb t\u00eb zhvasin te fjetja dhe tek ushqimi, sepse nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb t&#8217;i marrin lek\u00ebt ndryshe. Jan\u00eb mal\u00ebsor\u00eb. Nuk jan\u00eb hotelier\u00eb. Ngjyra e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb gri, ka th\u00ebn\u00eb Andre Zhid. Thuajani kryeministrit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koloreto Cukali, 22.08.2010 N\u00eb fakt, Gjermania, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri! Himara, na doli nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb vere. Tamam mu n\u00eb mes t\u00eb vap\u00ebs, nd\u00ebrsa njeriu ka qejf t\u00eb debatoj\u00eb e t\u00eb zihet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nudizmit apo t\u00eb gazetave roz\u00eb, ndodh q\u00eb Himara z\u00eb vendin e Seldit. Kur u ndez debati i Himar\u00ebs, gj\u00ebja e par\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3811","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Himara, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Himara, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Koloreto Cukali, 22.08.2010 N\u00eb fakt, Gjermania, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri! Himara, na doli nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb vere. Tamam mu n\u00eb mes t\u00eb vap\u00ebs, nd\u00ebrsa njeriu ka qejf t\u00eb debatoj\u00eb e t\u00eb zihet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nudizmit apo t\u00eb gazetave roz\u00eb, ndodh q\u00eb Himara z\u00eb vendin e Seldit. Kur u ndez debati i Himar\u00ebs, gj\u00ebja e par\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-22T12:09:19+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/himara-nje-perralle-dimri\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/himara-nje-perralle-dimri\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Himara, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri\",\"datePublished\":\"2010-08-22T12:09:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/himara-nje-perralle-dimri\\\/\"},\"wordCount\":1738,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/himara-nje-perralle-dimri\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/himara-nje-perralle-dimri\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/himara-nje-perralle-dimri\\\/\",\"name\":\"Himara, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-08-22T12:09:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/himara-nje-perralle-dimri\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/himara-nje-perralle-dimri\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/himara-nje-perralle-dimri\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Himara, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Himara, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Himara, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Koloreto Cukali, 22.08.2010 N\u00eb fakt, Gjermania, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri! Himara, na doli nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb vere. Tamam mu n\u00eb mes t\u00eb vap\u00ebs, nd\u00ebrsa njeriu ka qejf t\u00eb debatoj\u00eb e t\u00eb zihet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nudizmit apo t\u00eb gazetave roz\u00eb, ndodh q\u00eb Himara z\u00eb vendin e Seldit. Kur u ndez debati i Himar\u00ebs, gj\u00ebja e par\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-22T12:09:19+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Himara, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri","datePublished":"2010-08-22T12:09:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/"},"wordCount":1738,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/","name":"Himara, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-08-22T12:09:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/himara-nje-perralle-dimri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Himara, nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3811","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3811"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3811\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3811"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}