{"id":3781,"date":"2013-07-16T08:54:03","date_gmt":"2013-07-16T07:54:03","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=3781"},"modified":"2013-07-16T08:54:03","modified_gmt":"2013-07-16T07:54:03","slug":"leter-lulzim-bashes-nga-shkodra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs nga Shkodra"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Redan Bushati\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Redan Bushati<\/strong>, <em>15 Korrik 2013<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje z. Basha. Tashm\u00eb q\u00eb marrja e kreut t\u00eb PDSH nga ana Juaj \u00ebsht\u00eb, s\u00eb paku sipas gjykimit tim, thuajse nj\u00eb fakt i kryer, domosdoshm\u00ebria qytetare \u2013 n\u00eb k\u00ebto kushte ku gjendet kjo parti \u2013 m\u00eb shtr\u00ebngon, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb vendit tim, t\u2019Ju propozoj apo t\u2019Ju sugjeroj ca gj\u00ebra, q\u00eb sipas pik\u00ebpamjes sime m\u00eb duken t\u00eb nevojshme, t\u00eb dobishme.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, i shtyr\u00eb nga ideja se nj\u00eb opozit\u00eb efikase vjen nga nj\u00eb oponenc\u00eb e fuqishme, jo aq n\u00eb numra se sa n\u00eb vullnet, dhe s\u00eb dyti, si nj\u00eb njeri me kontribute jo t\u00eb pakta n\u00eb forumet e PD (kryesisht n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs), ndon\u00ebse prej tre vjet\u00ebsh i t\u00ebrhequr vrulltazi si rezultat i shum\u00eb faktor\u00ebve, tanim\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura, si mungesa e liris\u00eb, grumbullimi a qend\u00ebrzimi i pushtetit n\u00eb nj\u00eb grup fare t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish, mungesa e theksuar e seriozitetit dhe meritokracis\u00eb; pra, mu p\u00ebr k\u00ebto arsye po i jap udh\u00ebt k\u00ebtij mesazhi, p\u00ebrmbajtja e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht qytetare dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb dh\u00e9ut ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Sugjerimet e mia, duke qen\u00eb se i njoh mjaftuesh\u00ebm strukturat n\u00eb Qarkun e Shkodr\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qark, ndon\u00ebse ata mund t\u00eb jen\u00eb funksionale anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku ka an\u00ebtar\u00eb t\u00eb forc\u00ebs suaj politike:<\/p>\n<p>a) t\u00eb nxirrni, t\u00eb evidentoni p\u00ebrgjegj\u00ebsit e humbjes epokale, q\u00eb soll\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebrmbysjen apokaliptike, q\u00eb nuk arriti as Enver Hoxha me hoxhizmin e tij qysh nga viti i larg\u00ebt 1944-\u201945 e deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>b) t\u00eb organizoni zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb ndershme dhe t\u00eb pavarura, pa t\u00eb drejt\u00ebn e konkurrimit t\u00eb atyre q\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr nuk duan t\u2019iua shohin as fytyr\u00ebn, pra pa t\u00eb drejt\u00ebn e garimit t\u00eb atyre frymor\u00ebve pa integritet, pa moral, pa qytetari, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit s\u2019ju ka mbetur asnj\u00eb qeliz\u00eb humane n\u00ebn petkun e tyre dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb korruptuar e konsumuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb strukturat e PD-s\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb drejtohen <em>de jure e de facto<\/em> nga njer\u00ebz t\u00eb pranuesh\u00ebm nga qytetaria shkodrane dhe burrnia e mal\u00ebsor\u00ebve.<\/p>\n<p>c) jepni mb\u00ebshtetjen Tuaj t\u00eb plot\u00eb q\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb qarkullojn\u00eb elitat, pra t\u00eb vijn\u00eb sa m\u00eb tep\u00ebr intelektual\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe sidomos t\u00eb rinj t\u00eb perspektiv\u00ebs, dhe jo k\u00ebta q\u00eb val\u00ebvitin flamujt me shpres\u00ebn se pask\u00ebtaj nota m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb shkoll\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb, nj\u00eb vend pune po i pret apo nj\u00eb tender ka l\u00ebshuar veten drejt duarve t\u00eb liga t\u00eb k\u00ebtij steriotipi skllupaxhinjsh.<\/p>\n<p>d) p\u00ebrpiquni t\u00eb pastroni institucionet, t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb s\u00ebrish n\u00ebn \u201cdirigjimin\u201d e Partis\u00eb Demokratike, ve\u00e7an sa i p\u00ebrket pushtetit lokal, pra t\u00eb realizoni nj\u00eb far\u00eb katarsisi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, ashtu sikund\u00ebr edhe Ju e dini, jam i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se shkalla e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e madhe. Askush, madje as vet\u00eb z. Sali Berisha, lideri historik i k\u00ebsaj force politike, nuk mundet t\u00eb thyej\u00eb korac\u00ebn e ngritur k\u00ebtu e 7-8 vite m\u00eb par\u00eb, ndofta edhe m\u00eb tep\u00ebr. Kjo korac\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq e fort\u00eb, sa nj\u00eb urdh\u00ebr i vet\u00ebm mund t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb k\u00ebdo q\u00eb tenton t\u2019i bie me kok\u00eb a me shkelma asaj. Prandaj, duhet koh\u00eb, po ama vullnetin Ju duhet ta keni, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nes\u00ebr Shkodra t\u00eb mos jet\u00eb s\u00ebrish surpriz\u00eb e pak\u00ebndshme p\u00ebr ju me vendimet e saj n\u00ebp\u00ebrmjet vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju duhet ta harroni se Shkodra, por edhe mjaft qytete t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb votuar t\u00eb majt\u00ebn. Jo! As t\u00eb majt\u00ebt vet\u00eb nuk e pretendojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Shkodra me vot\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, por demokratike, d\u00ebnoi PD-n\u00eb, pasi th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, e kishte qelbur pun\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr. Rritja e varf\u00ebris\u00eb, papun\u00ebsis\u00eb dhe ushqimeve; mungesa e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe konkurseve t\u00eb pranimit n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebz e \u00e7orb\u00ebs s\u00eb prishur.<\/p>\n<p>Z. Basha, duhet ta dini se njer\u00ebzit nuk han\u00eb rrug\u00eb, pedonale, apo ca investime t\u00eb bukura nga duart e pushtetit, n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebni pjes\u00eb edhe Ju, si ngjyrim politik e kam fjal\u00ebn, pa\u00e7ka se p\u00ebrgjegj\u00ebsia Juaj personale n\u00eb Shkod\u00ebr i afrohet zeros. K\u00ebto investime t\u00eb b\u00ebra n\u00eb infrastruktur\u00eb mund dhe realisht krijojn\u00eb ca hap\u00ebsira t\u00eb p\u00ebrkohshme pun\u00ebsimi e zhvillimi, k\u00ebnaqin e ngrohin syrin, por kur prind\u00ebrit shkojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe shikojn\u00eb fytyrat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb \u00ebnjtura nga t\u00eb qarat si shkak i barkut t\u00eb zbrazur dhe t\u00eb gjor\u00ebt f\u00ebmij\u00eb me duar t\u00eb lodhura u drejtohen e u thon\u00eb atyre \u201cb\u00e2, m\u00e2, \u00e7\u2019kam p\u00ebr t\u00eb h\u00e2ng\u00ebr un\u2019 sot?\u201d, askujt nuk i b\u00ebn m\u00eb p\u00ebrshtypje as moli, as pedonalja, as ca drita vezulluese. P\u00ebrpara varf\u00ebris\u00eb n\u00eb djall vafshin t\u00eb gjitha k\u00ebto! Njer\u00ebzit jetojn\u00eb me lista n\u00ebp\u00ebr dyqanet ushqimore; pensionist\u00ebt s\u2019kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb prishin t\u00eb hollat p\u00ebr ila\u00e7et se ata mezi u dalin p\u00ebr t\u00eb shkretat ushqime; handikap\u00ebt nuk kan\u00eb mund\u00ebsi socializuese, po ngujohen akoma m\u00eb tep\u00ebr, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr familjet e tyre.<\/p>\n<p>Shkurt, shqip dhe past\u00ebr n\u00eb mbi shtat\u00eb-tet\u00eb vite n\u00eb Shkod\u00ebr jan\u00eb pasuruar ato q\u00eb kan\u00eb pasur fijet e pushtetit n\u00eb qend\u00ebr dhe q\u00eb kan\u00eb katapultuar njer\u00ebzit e tyre, qoft\u00eb n\u00eb pushtetin qendror, qoft\u00eb n\u00eb at\u00eb lokal. Ju nuk i dini, dhe s\u2019keni si t\u2019i dini i endur si\u00e7 jeni pas pun\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe politik\u00ebs qendrore t\u00eb PD-s\u00eb, mendimet e pavarura t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shkodran\u00eb, jo t\u00eb atyre q\u00eb shkojn\u00eb e shp\u00eblahen pas partive. Shumica prej syresh nuk shkojn\u00eb as n\u00eb kutiat e votimit; pjesa m\u00eb e madhe q\u00eb votuan k\u00ebsaj here, nd\u00ebshkuan ashp\u00ebrsisht arroganc\u00ebn e PD-s\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb votoi FRD-n\u00eb (rreth 2500 vota mori kjo forc\u00eb politike, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme nga elita qytetare, thuajse 1000 vota vet\u00ebm brenda p\u00ebr brenda qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs).<\/p>\n<p>Me shpres\u00ebn se mesazhi im do t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb nga ana Juaj, me syrin kritik dhe t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm, madje duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim p\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, pasi vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb dep\u00ebrtoni n\u00eb at\u00eb qytet (por edhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb) p\u00ebr t\u2019i par\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb nga af\u00ebr, sepse mund t\u00eb jen\u00eb akoma m\u00eb keq nga sa ju paraqiten k\u00ebtu, mund t\u00eb v\u00ebrtetohen gjith\u00eb shqet\u00ebsimet e ngritura, q\u00eb burojn\u00eb nga ndjenjat m\u00eb t\u00eb larta qytetare e fisnike, dhe p\u00ebr rregullimin e s\u00eb cilave mund t\u2019Ju sh\u00ebrbejn\u00eb k\u00ebshillat e lartsh\u00ebnuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mesazh i till\u00eb vjen te ju p\u00ebr shkak se vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr opozit\u00eb dhe n\u00eb kushtet kur forca kryesore opozitare ndodhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, gjith\u00eb sh\u00ebnjestrat e shpres\u00ebs drejtohen tek Ju, me besimin se di\u00e7 mund t\u00eb b\u00ebni, jo p\u00ebr t\u00eb rikthyer PD-n\u00eb me \u00e7do kusht a mjet n\u00eb pushtet, por p\u00ebrmes oponenc\u00ebs serioze dhe t\u00eb q\u00eblluar t\u00eb fitoni besimin e popullit shqiptar. Tanim\u00eb, topi ndodhet n\u00eb an\u00ebn e skuadr\u00ebs suaj. Le t\u00eb shpresojm\u00eb se si kapiten i ekipit do t\u00eb dini ta udh\u00ebhiqni at\u00eb drejt rim\u00ebk\u00ebmbjes, ringritjes dhe rigjall\u00ebrimit, q\u00eb aq shum\u00eb e meriton ajo parti e \u00ebndrrave t\u00eb \u201890-\u00ebs dhe po aq t\u00eb nevojshme e ka shoq\u00ebria shqiptare ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb opozite serioze, t\u00eb kulturuar dhe t\u00eb denj\u00eb!<\/p>\n<p>Me mir\u00ebsjellje e qytetari,<br \/>\n<strong>Redan Bushati<\/strong><\/p>\n<blockquote><p><strong>12 KOMENTE n\u00eb gazet\u00ebn Dita<\/strong><\/p>\n<p>Ollga Toronto 15 Korrik, 2013 at 5:42 pm<br \/>\nMe vjen keq ta them po ky zotnija me emrin Redan Bushati qenka naiv,te kesh iluzione tek Basha I cili eshte kopja e Saliut,me mire shterngohuni mbas origjinalit.Thirja e ketij zotnise eshte si e asaj vlonjates(ish studente e dhjetorit) qe vajti ne Tirane para disa vitesh dhe deklaroj:Kam ardhur me Selamin qe nen drejtimin e Sali Berishes te bejme demokratizimin e PD-es.Bir Selmani nenes ke te qaj me pare,ky shkrim tregon qe ju nuk keni kuptuar asgje nga 23 Qershori.<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>Labi Vlore 15 Korrik, 2013 at 5:43 pm<br \/>\nKete leter duhet te ja dergosh Berishes z.Shkodran.Basha ka celsat e kashtes.Pershendetje.<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>sazan 15 Korrik, 2013 at 5:44 pm<br \/>\nO Redan Basha eshte hajdut i 250 milion eurove te rruges se kombit, vrases i 4 vetave ne 21 janar dhe i ka bere me dosje te gjithe luftetaret e UCK. PD nuk ngre me koke se Saliu ti vrau Arben Brozin ne 1991 2 prill. Basha sic ka thene Edi qe u qihen shkerdhehe mamate atij dhe Sokolit do ngrene PD? harroje te dy jane vrases dhe hajdute te ligj plus Sokol shkerdhatokracia<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>jovan 15 Korrik, 2013 at 5:59 pm<br \/>\no redan mos u lodh fare ajo esht e pregatit dhe destinuar me qen parti familjare\u2026na dhemb megjithmend se kemi sakrifiku shum por ojo kurr ska qen .pd\u2026.kurr ne u mashtruam..<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>Ira 15 Korrik, 2013 at 6:34 pm<br \/>\nZ. Bushati, korrupsioni, korrupsioni, vetem korrupsioni, ne te gjitha institucionet ne Shkoder e solli kete. Mua me ka qelluar, gjate veres, qe ne nje emision ne TV, me komunikime te drejteperdrejta telefonike, tre here te degjoj deklarimin, nga persona te ndryshem, se ju kerkohen 5000 euro per t\u2019u futur ne pune ne arsim. Kam pyetur, po si e mbajne drejtuesen znj. Ferketi dhe menimi, opinioni ishte se e mbron znj. Topalli, eshte i lidhur me te etj. Sa poshte kishte rene Shkodra. Mire se ne krye te arsimit, Shkodra e kultures, e dijes, pranonte nje person krejt anonim ne kete fushe, por edhe abuzuese e nje klasi te pa degjuar ndonjehere.<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>geg hyseni 15 Korrik, 2013 at 8:03 pm<br \/>\nZ.Redan Bushati! Ne nje shkrim te disa diteve para zgjedhjeve te kam pershendetur dhe mbeshtetur per mendimet dhe shqetesimin tuaj qytetar, qe shtronit para opinionit shkodran dhe me gjere. Por ne ket shkrim-leter per Lul Bashen, pavaresisht qellimit te mire qe keni, me falni, por keni trokitur ne deren e gabuar, teresisht te gabuar! PD po tregon se ka qene e do mbetet per shume kohe parti klanesh,parti fisesh dhe se fundi parti e Familjes.Lul Basha eshte nje individ diskret, pa asnje vlere ne ket parti.Idelistet si puna jote as qe mund te kuptohen, e lere te pranohen ne mentalitetin dhe veprimin politik te Partise, qe ne vitet 90 ngjalli enderrat e shqiptarve per liri e demokraci, por qe per 20 vjet i varrosi per se gjalli jo vetem enderrat tona, por vrau edhe fizikisht idealistet e vertete te Dhjetorit.Per te vertetuar ket, shiko fjalimet e kandidateve te emeruar nga Berisha per kumandar partie, dhe\u2026no koment! Ata kakarisin kunder Edi Rames, ne vend qe te reflektoine per humbjen e merituar te Partise se tyre, sic thua edhe ti. Anatemojne si Don Kishote te vertete Qeverine e Re, qe akoma nuk eshte ngritur. Lul Basha shpalle aksionin e pare politik mbrojtjen e administrates publike nga goditjet e mundeshme pas shtatorit, kur ne kurrizin e vet ka nje barre me krime, pervec te tjerave, edhe ndaj administrates se tij, qe i ka flakur ne rruge qindra punonjes te bashkise per motive politike,etj\u2026. Nuk mund te behet coban i PD ky zog ujku, hiqe nga mendja i dashur Redan cdo iluzion!!. PD do behet, por jo shpejt dhe jo me keta menekine.<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>Redan Bushati 15 Korrik, 2013 at 8:32 pm<br \/>\nJu falem nderit t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr komentet tuaja, pa\u00e7ka se mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme nga t\u00eb miat, por mundet, pse jo, edhe t\u00eb sakta. E v\u00ebrteta, e drejta nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e asnj\u00ebrit, e k\u00ebsisoj secili mund t\u00eb gjykoj\u00eb sipas nj\u00eb rrjedhshm\u00ebrie logjike. Mir\u00ebpo, n\u00eb rastin konkret, duket sikur ka nj\u00eb devijim, ndoshta edhe pa dashje nga ana e disa komentuesve. Pse e them k\u00ebt\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar kryetarit t\u00eb ri t\u00eb nj\u00eb force politike, q\u00eb n\u00eb 23 vite ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pushtet se asnj\u00eb tjet\u00ebr. Duke qen\u00eb tashm\u00eb edhe forca kryesore opozitare, ajo ka ndikimin e vet n\u00eb elektorat. K\u00ebshtu, sikur t\u00eb k\u00ebshillohet, sugjerohet dhe t\u2019i thuhet se cila mund t\u00eb jet\u00eb rruga e drejt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb serioze, q\u00eb u intereson qytetar\u00ebve n\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb e gabuar. \u00c7ka ka b\u00ebr\u00eb z. Basha, si ka drejtuar Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe postet ministrore kur ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb tyre, nuk ka lidhje me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskutim krejt tjet\u00ebr. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>tani 15 Korrik, 2013 at 10:07 pm<br \/>\nSi eshte gje tjeter ?a ke shkruajtur per t\u00e8 njejtin person pra lulen ?si qenka gje tjeter po clodhesh kot more djale qe i sygjeron se cfare duhet te beje .atehere ti i dashur nuk ke kuptuar asgje nga familia parti .<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>zekthi 15 Korrik, 2013 at 10:17 pm<br \/>\nI nderuar z Redan Bushati !<br \/>\n\u00c7do njeri qe e lexon letren tuaj drejtuar zotit Basha, te emeruarit si I thoni edhe ju ,drejtues de jure te PD ( de fakto eshte pronari i saj qe e ka me tapi nga Ramizi) , nuk ka si te mos mendoje se ju jeni nisur nga nje qellim i mire qofte edhe per shkakun qe te mos shperbehet nje force politike tanime 20 e ca vje\u00e7are, ku juve keni dhene ose keni tentuar te jepni kontributin tuaj brenda saj.<br \/>\nKjo eshte pershtypja e pare qe te krijohet<br \/>\nPor, ne te njejten kohe lexuesi konstaton edhe disa ve\u00e7ori :<br \/>\n&#8211; Ju e dini mire forcen qe ka ose do te kete Luli, prandaj me kete leter i flisni deres te degjoje penxheria.<br \/>\n&#8211; Vota e 23 Qershorit edhe juve ju dha mundesine qe te futeni ne rrugen e lirise se munguar deri tani. Brenda partis se saliut ju nuk guxonit te thonit keto te drejta qe shprehni ne leter.<br \/>\n&#8211; Te gjitha keto problem te grumbulluara dhe reale \u201c\u2026. si rezultat i shum\u00eb faktor\u00ebve, tanim\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura, si mungesa e liris\u00eb, grumbullimi a qend\u00ebrzimi i pushtetit n\u00eb nj\u00eb grup fare t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish, mungesa e theksuar e seriozitetit dhe meritokracis\u00eb; pra, mu p\u00ebr k\u00ebto arsye po i jap udh\u00ebt k\u00ebtij mesazhi, p\u00ebrmbajtja e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht qytetare\u2026.\u201d Ju, nuk guxonit tia thoshnit udheheqesit te parties, ose ti benit publike qofte edhe per detyrim qytetar qe kishit, Ju nuk e benit dot se ju nungonte liria qe jua kishte ndrydhur udheheqesi ,qe ju akoma trembeni ta permendni si pergjegjesin kryesor te kesaj katastrofe kombetare te shkaktuar.<br \/>\nEdi Rama ju tha ne takimin e Shkodres qe edhe ju demokratet e Shkodres dhe te gjithe Shqiperise do te dilni ne liri me fitoren e Rilindjes. Shprehja hapur e publikisht e mendimeve te tua edhe keshtu ne parim ,tregon sa te drejte kishte Edi Rama.<br \/>\nJu ne leter konfirmoni shume fakte sociale te frikeshme , per te cilat ish k\/ministrti dhe kryetari i PD nuk i pranonte por fliste per nje rritje qe ja kalonte edhe gjigandeve boteror te zhvillimit. \u201c .\u2026..por kur prind\u00ebrit shkojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi \u2013thoni juve \u2013 dhe shikojn\u00eb fytyrat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb \u00ebnjtura nga t\u00eb qarat si shkak i barkut t\u00eb zbrazur dhe t\u00eb gjor\u00ebt f\u00ebmij\u00eb me duar t\u00eb lodhura u drejtohen e u thon\u00eb atyre \u201cb\u00e2, m\u00e2, \u00e7\u2019kam p\u00ebr t\u00eb h\u00e2ng\u00ebr un\u2019 sot?\u201d, askujt nuk i b\u00ebn m\u00eb p\u00ebrshtypje as moli, as pedonalja, as ca drita vezulluese. P\u00ebrpara varf\u00ebris\u00eb n\u00eb djall vafshin t\u00eb gjitha k\u00ebto! \u201c A ja keni thene edhe nje here te vetme Saliut ose Jozefines, deputetes tuaj, qe ju fluturoni me presh dhe vet lundroni ne pasurine e vjedhur te shqiptareve dhe shkodraneve ? Nuk besoj tja keni thene !<br \/>\nA e kane ditur ata konstatimin qe ju e beni present tani pas 23 Qershorit se .. \u2013 \u201c Njer\u00ebzit jetojn\u00eb me lista n\u00ebp\u00ebr dyqanet ushqimore; pensionist\u00ebt s\u2019kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb prishin t\u00eb hollat p\u00ebr ila\u00e7et se ata mezi u dalin p\u00ebr t\u00eb shkretat ushqime; handikap\u00ebt nuk kan\u00eb mund\u00ebsi socializuese, po ngujohen akoma m\u00eb tep\u00ebr, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr familjet e tyre.\u201d Sigurisht qe nuk e kane ditur se ata jetonin si ne perralla me pasurite e shqiptareve !<\/p>\n<p>Nuk e di por kur degjoja deklaratat e Jozefines dhe Saliut per mireqenie te paarritshme edhe nga vendet e Europes ,ne mitingjet me kenge dhe militante te qeshur nje dite mu kujtuan disa vargje nga VARNALIS ( Kostas )<br \/>\nGojen qeshja ma ka shqyer\u2014<br \/>\n-Por ju klithmen s\u2019ma degjoni<br \/>\nKembet neper valle thyer \u2013<br \/>\n\u2013Une po vdes Ju s\u2019me besoni!!!<br \/>\nElita tuaj e tejngopur e PD-se, ne nje qeverisje monstruoze \u2013i nderuar Bushati \u2013 nuk kishte si e degjon dhe nuk e besonte popullin . Po ata nuk kishin parasysh edhe revolten e shprehur me vote te barkut te uritur te njerzve pa pune , qe perulen para qarjes se femijve per buken e perditeshme.<br \/>\nZ. Bushati ! Mu per keto aresye dhe te tjera me te renda si jan\u00eb : vrasjet e 21 Janarit, Gerdecit, Fazlli\u00e7et, Shkelzenet due Argitat ju nuk i drejtoheni direct Saliut por i flisni Lulit te degjoje Saliu. Per kete ende nuk Guxoni. Por edhe Luli ende nuk guxon tja prish qejfin shefit. E gjithe kjo eshte ne linje vertikale tek juve per te krijuar vetem nje ide se edhe ne PD ka mendim ndryshe . Harrojeni sa te jete ai gjalle dhe pas atij edhe per shume vite me pas ju edhe per te bere shurren do te merrni leje prej tij. Deri sa te jete kjo linje dhe ai ne krye, qe ju ben mesazhe te rinjve per ti indroktinuar me filozofine e tij , mos kerko qe PD-ja te kete Reformim por vetem Misherim . Kjo sepse ish kryetari dhe kryetari ne detyre dhe de fakto i Partise ka vepruar dhe vepron ne marrezi te plote. Lidhur me kete \u2013 Winston \u00c7\u00ebr\u00e7ill \u2013ka thene : \u201cDo t\u00eb b\u00ebhej v\u00ebrtet nj\u00eb reform\u00eb e madhe n\u00eb politik\u00eb, sikur urt\u00ebsia t\u00eb p\u00ebrhapej dot aq leht\u00eb dhe aq shpejt sa p\u00ebrhapet marr\u00ebzia\u201d<br \/>\nNga jashte dhe pa bekimin e Saliut , nuk futet dot njeri ne gjirin e PD-se. Kur tentuan Z, Biberaj dhe Mustafaj une ju bera nje koment ne forme poezie :<\/p>\n<p>Kujdes !<br \/>\nNe nje shport me karavidhe<br \/>\ndesh te futej karkaleci<br \/>\npo \u00e7\u2019e do se pa u futur<br \/>\nNe kthetrat e tyre ngeci<\/p>\n<p>Dhe u foli me i madhi:<br \/>\nKujdes ju mos e pranoni<br \/>\nPse erdhi ketu agjenti<br \/>\nNe esfel te ma dergoni<\/p>\n<p>Dhe ato me s\u2019e leshuan<br \/>\nkok e kemb lidhur me tel<br \/>\nkush matet me karavidhet<br \/>\nhyn brenda por dot nuk del.<\/p>\n<p>Une i nderuar ju thash vetem nje te vertete ( si e mendoj une ate ) , ne te shumten te njejte me mendimin tuaj. Nuk besoj ,se ju mendoni qe une ju dhash ferrin qe te me keqkuptoni dhe tju mbetet hatri.<\/p>\n<p>Miqesisht Ju pershendes per guximin qe moret !<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>Redan Bushati 15 Korrik, 2013 at 11:25 pm<br \/>\nPo ju p\u00ebrgjigjem, i dashur Zekthi, ve\u00e7 aty ku ju pretendoni se k\u00ebto probleme nuk jan\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt nga artikullshkruesi. Kam mbi dy-tre vite, madje s\u00eb fundmi edhe k\u00ebtu n\u00eb \u201cDITA\u201d, q\u00eb i kam shprehur shqet\u00ebsimet e problemet e tilla kaq t\u00eb m\u00ebdha, dhe p\u00ebr t\u00eb cilat PD mori vot\u00eb nd\u00ebshkuese plebishitare, thuajse 1 milion vota kund\u00ebr. Sigurisht, liria ka munguar, ashtu si\u00e7 u ka munguar t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebr aq koh\u00eb sa nj\u00eb pushtet, cilido qoft\u00eb ai, cungon fjal\u00ebn e lir\u00eb dhe opozitarizmin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Por ama kjo s\u2019m\u00eb ka cytur aspak q\u00eb un\u00eb t\u00eb ngujohem n\u00eb kull\u00ebn e injoranc\u00ebs apo pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb qytetare.<br \/>\nPD, ndon\u00ebse me pak numra n\u00eb Kuvend, \u00ebsht\u00eb opozita politike e kat\u00ebr viteve t\u00eb ardhshme. \u00c7do forc\u00eb politike ka nj\u00eb kryetar \u2013 kjo kuptohet. PD-ja ka hapur nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr timonierin e saj. N\u00eb analiz\u00ebn time, p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb naivin dhe t\u00eb paditurin p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb tanim\u00eb dihet bot\u00ebrisht, gjykoj se Basha do t\u00eb jet\u00eb kreu i PD-s\u00eb, de jure do t\u00eb certifikohet pas nj\u00eb jave. K\u00ebshtu, kemi nj\u00eb forc\u00eb politike dhe kemi nj\u00eb kryetar t\u00eb ri q\u00eb e drejton at\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaqja apo jo? Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duket. N\u00ebse deri k\u00ebtu jemi n\u00eb rregull, pra ndajm\u00eb mendime t\u00eb nj\u00ebjta ose t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta, at\u00ebher\u00eb, duke vazhduar m\u00eb tej, un\u00eb pyes veten dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht juve \u201cn\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje mjerane q\u00eb ndodhet kjo parti, pse t\u00eb mos b\u00ebsh sadopak p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u2019i thuash shoferit, sado i mir\u00eb a i keq t\u00eb jet\u00eb ai, t\u00eb kujdeset p\u00ebr autobusin, q\u00eb brenda ka qindra e mij\u00ebra njer\u00ebz (autobus imagjinar; kupto: PD)?\u201d Prandaj, gjykoj si t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb ky mesazh t\u00eb p\u00ebrcillet n\u00eb mas\u00eb. V\u00ebrtet koalicioni ASHE fitoi, por ama fitoi pushtetin, qeverisjen e nj\u00eb vendi, q\u00eb pretendojm\u00eb t\u00eb jet\u00eb demokratik e t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb BE sa m\u00eb par\u00eb. Mir\u00ebpo nj\u00eb vend demokratik ka edhe opozit\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka nevoj\u00eb, madje-madje p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet z\u00ebri i kritik\u00ebs dhe i qytetarit. Ne nuk mund ta dirigjojm\u00eb dhe diktojm\u00eb zgjedhjen e kreut t\u00eb PD-s\u00eb, por secili prej nesh mund t\u00eb ndikoj\u00eb, me aq sa mundet, p\u00ebrmes pushtetit t\u00eb medias, t\u00eb \u201cngacmoj\u00eb\u201d dhe t\u00eb nxit nj\u00eb opozit\u00eb konstruktive. N\u00ebse nj\u00eb vend nuk ka opozit\u00eb t\u00eb till\u00eb, ai s\u2019besoj se ka esenc\u00ebn e nevojshme demokratike. Ju p\u00ebrsh\u00ebndes me mir\u00ebdashje!<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>Kerpaci 16 Korrik, 2013 at 6:47 am<br \/>\nE pershendes kete ze te cgenjyer idealist nga PD, por duhet te kuptoje se kjo parti eshte kthyer me kohe ne nje parti fashiste. Vertet qe eshte i rende nje vleresim i tille, por ama eshte teresisht i merituar. Tashme keta beniamine qe u mesuan me pushtet, me privilegje dhe mashtrime dhe me gjitha ligesite e kesaj bote, nuk mund te jetojne dot ndryshe. Mjafton te vleresosh sado pak thirrjet e Olldashit dhe Bashes per ta permbysur kete qeverri qe akoma nuk eshte krijuar, por qe paragjykohet se s\u2019mban premtimet, se po ben genocid ndaj mostrave berishiane, se po shet vendin. E c\u2019te them me teper per nje parti fashiste qe nxiti vetem bythelepirjen, mercenarizmin dhe coptimin e vendit.<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>Postieri 16 Korrik, 2013 at 7:28 am<br \/>\nShko mor djale, dashke me perla ndonje post ne PD-ne e Shkodres, po ku ke kellqe ti per ate pune, mjaftoju me shkru hartime si ky e lene politiken se nuk asht per ty.<br \/>\nP\u00cbRGJIGJJUNI<\/p>\n<p>Turi,  16 Korrik, 2013 at 10:28 am <\/p>\n<p>Redani shkruan nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr Bash\u00ebn, pasi e kupton se realisht Basha \u00ebsht\u00eb piketuar p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb. Zgjedhja e drejtuesve n\u00eb PD nuk \u00ebsht\u00eb demokratike, nuk b\u00ebhet me zgjedhje t\u00eb lira, si\u00e7 duhet. Ka nj\u00eb form\u00eb diktati nga brenda, q\u00eb ushtrohet nga vet\u00eb Berisha me pasues t\u00eb tij. Berisha e kontrollon PD-n\u00eb me m\u00ebnyra mafioze dhe jo-demokratike, prandaj p\u00ebrcillet kjo form\u00eb deri n\u00eb baz\u00eb \u2013 nj\u00eb form\u00eb \u201cdemokracie e komanduar\u201d nga forca e Berish\u00ebs, e jo nga kuptueshm\u00ebria politike, arsyeja dhe vullneti politik, q\u00eb krer\u00ebt n\u00eb rrethe apo drejtues t\u00eb PD-s\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb tyre partiake apo shtet\u00ebrore. Redani i shkruan Bash\u00ebs si outsider vullnetmir\u00eb, por n\u00eb PD brenda nuk ka vullnet t\u00eb mir\u00eb n\u00eb drejtim, apo menaxhimin e PD-s\u00eb, ka m\u00eb shum\u00eb vullnet t\u00eb keq dhe dhun\u00eb. Kjo e ka \u00e7uar PD-n\u00eb t\u00eb ket\u00eb k\u00ebt\u00eb humbje me 23 qershor, edhe n\u00eb Shkod\u00ebr, pasi Jozefina ishte nj\u00eb kopje fem\u00ebr e eg\u00ebr dhe agresive e vet\u00eb Berish\u00ebs, ashtu si\u00e7 po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebhet Luli tani, se t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb PD imitojn\u00eb Komeinin e PD-s\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb, PD nuk \u00ebsht\u00eb parti demokratike dhe e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt, por vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb atyre, q\u00eb din\u00eb t\u2019i servilosen pushtetit t\u00eb njishit, q\u00eb realisht drejton Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJUNI\n<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Redan Bushati, 15 Korrik 2013 P\u00ebrsh\u00ebndetje z. Basha. Tashm\u00eb q\u00eb marrja e kreut t\u00eb PDSH nga ana Juaj \u00ebsht\u00eb, s\u00eb paku sipas gjykimit tim, thuajse nj\u00eb fakt i kryer, domosdoshm\u00ebria qytetare \u2013 n\u00eb k\u00ebto kushte ku gjendet kjo parti \u2013 m\u00eb shtr\u00ebngon, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb vendit tim, t\u2019Ju propozoj apo t\u2019Ju sugjeroj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Let\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs nga Shkodra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Let\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs nga Shkodra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Redan Bushati, 15 Korrik 2013 P\u00ebrsh\u00ebndetje z. Basha. Tashm\u00eb q\u00eb marrja e kreut t\u00eb PDSH nga ana Juaj \u00ebsht\u00eb, s\u00eb paku sipas gjykimit tim, thuajse nj\u00eb fakt i kryer, domosdoshm\u00ebria qytetare \u2013 n\u00eb k\u00ebto kushte ku gjendet kjo parti \u2013 m\u00eb shtr\u00ebngon, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb vendit tim, t\u2019Ju propozoj apo t\u2019Ju sugjeroj [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-07-16T07:54:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Let\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs nga Shkodra\",\"datePublished\":\"2013-07-16T07:54:03+00:00\",\"dateModified\":\"2013-07-16T07:54:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/\"},\"wordCount\":4122,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/\",\"name\":\"Let\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs nga Shkodra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\",\"datePublished\":\"2013-07-16T07:54:03+00:00\",\"dateModified\":\"2013-07-16T07:54:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Let\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs nga Shkodra\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Let\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs nga Shkodra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Let\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs nga Shkodra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Redan Bushati, 15 Korrik 2013 P\u00ebrsh\u00ebndetje z. Basha. Tashm\u00eb q\u00eb marrja e kreut t\u00eb PDSH nga ana Juaj \u00ebsht\u00eb, s\u00eb paku sipas gjykimit tim, thuajse nj\u00eb fakt i kryer, domosdoshm\u00ebria qytetare \u2013 n\u00eb k\u00ebto kushte ku gjendet kjo parti \u2013 m\u00eb shtr\u00ebngon, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb vendit tim, t\u2019Ju propozoj apo t\u2019Ju sugjeroj [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-07-16T07:54:03+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Let\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs nga Shkodra","datePublished":"2013-07-16T07:54:03+00:00","dateModified":"2013-07-16T07:54:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/"},"wordCount":4122,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/","name":"Let\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs nga Shkodra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg","datePublished":"2013-07-16T07:54:03+00:00","dateModified":"2013-07-16T07:54:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-lulzim-bashes-nga-shkodra\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Let\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs nga Shkodra"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3781"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3781"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3781\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3781"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3781"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3781"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}