{"id":3767,"date":"2012-07-13T06:42:28","date_gmt":"2012-07-13T05:42:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3767"},"modified":"2012-07-13T06:42:28","modified_gmt":"2012-07-13T05:42:28","slug":"kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/","title":{"rendered":"Kodi imponon nj\u00eb \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit\u201d!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>12 Korrik 2012<\/em><\/p>\n<p>Debatet dhe dyshimet q\u00eb ka ngjallur dakord\u00ebsia p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor nuk bazohen tek efektet negative q\u00eb ka pasur Kodi aktual mbi zgjedhjet, por tek mekanizmi i p\u00ebrs\u00ebritur i Berish\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdor arnimet n\u00eb Kodin Zgjedhor si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur koalicionin opozitar t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. Ndryshimet n\u00eb thelb jan\u00eb t\u00eb vogla dhe nuk prekin thelbin e Kodit. Ato rregullojn\u00eb disa procedura t\u00eb verifikimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve apo p\u00ebrkufizojn\u00eb m\u00eb qart\u00eb procedur\u00ebn e hapjes s\u00eb kutive. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb lajm p\u00ebr tu g\u00ebzuar, por dhe as ndonj\u00eb ngjarje q\u00eb duhet t\u00eb na m\u00ebrzis\u00eb. Thelb\u00ebsore n\u00eb keqp\u00ebrdorimin e Kodit nuk ka qen\u00eb p\u00ebrmbajtja e tij, por vullneti politik i Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb zgjedhjet e vitit 2009, Berisha refuzoi deri n\u00eb fund t\u00eb p\u00ebrdorte t\u00eb drejt\u00ebn e dy komisioner\u00ebve t\u00eb hapnin kutit\u00eb, e shkruar e bardh\u00eb n\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb Kod, n\u00eb vitin 2011 jo vet\u00ebm q\u00eb hapi k\u00eb kuti deshi, po gjeti dhe flet\u00eb votimi aty ku nuk kishte, p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar Lul\u00ebzim Bash\u00ebn kryetar bashkie. Pra, Berish\u00ebn Kodi nuk e pengoi as n\u00eb zgjedhjet e 2009-\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos i hapur kutit\u00eb dhe as n\u00eb zgjedhjet e 2011-\u00ebs p\u00ebr t\u2019i hapur kutit\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb futur brenda tyre flet\u00eb t\u00eb gjetura rrug\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim as entuziazmohem dhe as m\u00ebrzitem nga tualeti q\u00eb iu ka b\u00ebr\u00eb neneve t\u00eb Kodit dyshja Gjiknuri \u2013 Bylykbashi.<\/p>\n<p>Nuk kam ndonj\u00eb entuziaz\u00ebm as p\u00ebr \u00e7ekimin elektronik t\u00eb kart\u00ebs n\u00eb Qarkun e Tiran\u00ebs, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb Qark nuk ka tradit\u00eb t\u00eb votimit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb emigrant\u00ebve si\u00e7 ka n\u00eb Kuk\u00ebs, Lezh\u00eb apo Shkod\u00ebr, dhe as p\u00ebr num\u00ebrimin elektronik n\u00eb Fier, ku ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb vot\u00ebs. Natyrisht nuk jam as entuziast p\u00ebr ikjen e Ristanit, pasi jam i qart\u00eb q\u00eb nj\u00eb i ngjash\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vend t\u00eb tij. Zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb nuk i ka prishur Kodi Zgjedhor, por vullneti p\u00ebr t\u2019i prishur ato. Dhe ky ka qen\u00eb nj\u00eb vullnet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i Sali Berish\u00ebs, pa harruar dhe Fatos Nanon dhe Ilir Met\u00ebn q\u00eb kan\u00eb b\u00ebmat e tyre n\u00eb futjen e duarve n\u00eb zgjedhje, sidomos n\u00eb vitin 2001.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i shqet\u00ebsuar vet\u00ebm p\u00ebr problemin politik q\u00eb krijon reforma p\u00ebr Kodin dhe q\u00eb Berisha po e p\u00ebrdor me mjesht\u00ebri. Ky problem politik ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me koalicionet. Sistemi zgjedhor, i cili nuk u prek n\u00eb thelb nga reforma, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i cili t\u00eb imponon koalicion t\u00eb gjer\u00eb, duke filluar nga partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb 300 vota e deri tek ato q\u00eb kan\u00eb 300 mij\u00eb vota. Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton nj\u00eb situat\u00eb paradoksale, ku Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb parti e par\u00eb n\u00eb vend dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit zgjedhor, q\u00eb e ka zgjedhur vet\u00eb dhe nuk e respekton.<\/p>\n<p>Para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2009, p\u00ebrpjekjet maksimale t\u00eb Berish\u00ebs pas ndryshimeve n\u00eb Kodin Zgjedhor u p\u00ebrqendruan tek nxitja e luft\u00ebs mes LSI dhe Partis\u00eb Socialiste. Ai bile vajtonte p\u00ebr Ilir Met\u00ebn kur ky i fundit hyri n\u00eb grev\u00eb urie n\u00eb parlament, duke theksuar faktin se t\u00eb vegjlit e kishin t\u00eb keqen nga Edi Rama pasi ai ia kishte imponuar at\u00eb sistem. Kjo e \u00e7oi n\u00eb ekstrem armiq\u00ebsin\u00eb e Partis\u00eb Socialiste me LSI dhe disa parti t\u00eb tjera t\u00eb vogla. Shto k\u00ebtu dhe mendjeleht\u00ebsin\u00eb e llogaritar\u00ebve t\u00eb PS dhe Berisha hyri n\u00eb zgjedhje me 17 parti, kurse Partia Socialiste me 5 parti. Kjo b\u00ebri q\u00eb edhe pse ajo si parti t\u00eb ishte e para, shumica e mandateve t\u00eb shkonte nga koalicioni i pushtetit p\u00ebr shkak t\u00eb vagon\u00ebve pafund q\u00eb ishin pas lokomotiv\u00ebs s\u00eb lodhur t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb Berisha po krijon dhe tani. Ai nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i interesuar p\u00ebr tualetin q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Kodit Zgjedhor, pasi at\u00eb e shkel kur t\u00eb doj\u00eb e si t\u00eb doj\u00eb. Ai ka vet\u00ebm nj\u00eb frik\u00eb reale nga zgjedhjet dhe ajo frik\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me thelbin e sistemit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koalicion i gjer\u00eb dhe entuziast i opozit\u00ebs. Me m\u00ebnyr\u00ebn se si u b\u00ebn\u00eb ndryshimet dhe mos rezistenc\u00ebn deri n\u00eb parlament t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb avokate e partive t\u00eb vogla, Berisha ia ka arritur ta mbaj\u00eb larg dhe ta shtyj\u00eb n\u00eb koh\u00eb formimin e koalicionit t\u00eb gjer\u00eb opozitar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja shpres\u00eb e tij. Nj\u00eb koalicion i gjer\u00eb opozitar, jo vet\u00ebm me Gjinushin, Milon, Ngjel\u00ebn, Ndok\u00ebn apo Dulen q\u00eb jan\u00eb parti shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme, por dhe me parti fare inekzistente, \u00ebsht\u00eb i vetmi shp\u00ebtim p\u00ebr t\u00eb mundur Berish\u00ebn me k\u00ebt\u00eb sistem zgjedhor q\u00eb kemi. Po t\u00eb kishin at\u00eb t\u00eb para 2008-\u00ebs, nuk kish nevoj\u00eb se fitonte e vetme Partia Socialiste. Duhet llogaritur se kushdo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb koalicion me opozit\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb koalicion me Berish\u00ebn dhe humbja do t\u00eb jet\u00eb dyfish. Duke p\u00ebrdorur tualetin mbi Kodin Zgjedhor si nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb opozit\u00ebn, Berisha shpreson se ky mekaniz\u00ebm do t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebn \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur ta kompleksoj\u00eb opozit\u00ebn dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e vet me p\u00ebrb\u00ebrjen e koalicionit, nd\u00ebrsa vet\u00eb nuk ka asnj\u00eb kompleks. Ai p.sh e quan herezi koalicionin e Topit me Ram\u00ebn, por vet\u00eb b\u00ebn koalicion me Hysni Milloshin. Ai e quan herezi futjen n\u00eb koalicionin e opozit\u00ebs t\u00eb Aleanc\u00ebs KuqeZi, pasi aty mund t\u00eb jet\u00eb dhe Dule, kurse vet\u00eb mban me nj\u00eb tas Idrizin dhe Kser\u00ebn. Pra, ai vet\u00eb nuk respekton asnj\u00eb parim dhe asnj\u00eb skrupull, por i p\u00ebrdor ato p\u00ebr t\u00eb kompleksuar opozit\u00ebn me q\u00ebllim q\u00eb ajo t\u00eb mos formoj\u00eb nj\u00eb koalicion dhe votat t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb disa koalicione, p\u00ebrball\u00eb koalicionit t\u00eb tij solid, i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se fryma opozitare, por m\u00eb i bashkuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj situate djall\u00ebzore t\u00eb krijuar prej tij edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb meskiniteti absurd q\u00eb ekziston mes n\u00ebpun\u00ebsve opozitar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe bezdis\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb nga faktor\u00ebt e tjer\u00eb opozitar\u00eb n\u00eb vend, <strong>duhet q\u00eb opozita t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb re m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb se e majta, dhe t\u00eb ofroj\u00eb pushtet m\u00eb shum\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb mprehur t\u00eb ket\u00eb<\/strong>. N\u00eb kushtet kur n\u00eb Shqip\u00ebri ka dyshime serioze p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, dhe kur nj\u00eb regjim si ky q\u00eb ka vrar\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet dihet q\u00eb nuk ik\u00ebn aq leht\u00eb me vota t\u00eb diskutueshme, lind nevoja e nj\u00eb koalicioni t\u00eb gjer\u00eb, jo politik, por misionar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koalicion t\u00eb tipit \u201c<em><strong>Aleanca kund\u00ebr regjimit<\/strong><\/em>\u201d, ku t\u00eb p\u00ebrfshihet \u00e7do parti e majt\u00eb apo e djatht\u00eb, e qendr\u00ebs apo ekstreme, \u00e7do individ dhe \u00e7do faktor opozitar i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me pushtetin. Nj\u00eb \u201c<em>Aleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit<\/em>\u201d do t\u00eb ishte m\u00eb efektive dhe m\u00eb e \u00e7\u2019kompleksuar ndaj barrierave ideologjike apo historike q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend mes ish-komunist\u00ebve e antikomunist\u00ebve, mes t\u00eb persekutuarve e persekutor\u00ebve t\u00eb djesh\u00ebm, fal\u00eb t\u00eb cilave <strong><em>q\u00ebndron sot n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb njeri i lig<\/em><\/strong>, q\u00eb udh\u00ebheq nj\u00eb regjim familjar dhe q\u00eb vret n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij pushteti.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt duhet t\u00eb binden se kan\u00eb votuar p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb m\u00eb parti n\u00eb sistemin zgjedhor, por koalicion dhe duhet ta ken\u00eb mir\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb faktor bashkues i <em>aleanc\u00ebs kund\u00ebr regjimit<\/em>. Q\u00ebllimi i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb Edi Rama t\u00eb luftoj\u00eb i vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb tij, un\u00eb t\u00eb llomotis i vet\u00ebm n\u00eb gazet\u00ebn time, Bamir Topi t\u00eb flas\u00eb me heshtjen e tij n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb, Kreshnik Spahiu t\u00eb flas\u00eb me nacionalizmin e tij rrug\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gjinushi t\u00eb flas\u00eb me qart\u00ebsin\u00eb e s\u00eb majt\u00ebs n\u00eb ndonj\u00eb cep gazete, ku i l\u00ebn\u00eb vend, Ngjela dhe Zogaj t\u00eb artikulojn\u00eb tezat e tyre liberale n\u00ebp\u00ebr komente gazetash, por kurr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhen bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend, me nj\u00eb z\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb kuti, kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb opozitar\u00eb kund\u00ebr regjimit e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb panevojsh\u00ebm Kodin Zgjedhor apo arnimet e tij. Aleanca kund\u00ebr regjimit e \u00e7on Sali Berish\u00ebn me mandat popullor n\u00eb sht\u00ebpi e prej andej para drejt\u00ebsis\u00eb. Ndarja radikale q\u00eb Berisha i ka b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ka unifikuar bllokun e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij dhe po p\u00ebrpiqet t\u00eb relativizoj\u00eb bashkimin e pal\u00ebs kund\u00ebrshtare. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka m\u00eb t\u00eb majt\u00eb apo t\u00eb djatht\u00eb, liberal\u00eb apo gazetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb, por <em>ka vet\u00ebm njer\u00ebz q\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr regjimit dhe njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrdorin regjimin p\u00ebr t\u00eb fituar<\/em>, <em>p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb sunduar<\/em>.<\/p>\n<p>Berisha n\u00eb vitin 1992 nuk pati asnj\u00eb kompleks t\u00eb b\u00ebnte koalicion me Gjinushin si ish-minist\u00ebr i komunizmit dhe Godon si ilustrim i t\u00eb persekutuarve, kund\u00ebr ish-Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, kurse sot p\u00ebrpiqet t\u00eb kompleksoj\u00eb \u00e7do njeri, q\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb shkelmin nga partia, t\u00eb mos bashk\u00ebpunoj\u00eb me opozit\u00ebn kund\u00ebr tij. Ky \u00ebsht\u00eb kurthi i fundit tek i cili ai shpreson t\u00eb mbaj\u00eb opozit\u00ebn t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. Bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mendoj q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb koalicion i tipit \u201c<em>Aleanca kund\u00ebr regjimit<\/em>\u201d mund ta shkul\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe nga rr\u00ebnj\u00ebt dhe mund t\u00eb \u00e7liroj\u00eb alternativa t\u00eb reja qeveris\u00ebse. Nj\u00eb koalicion i till\u00eb rrit entuziazmin dhe mes t\u00eb tjerash shpartallon dhe vagon\u00ebt e kalbur q\u00eb rrin\u00eb pas Berish\u00ebs me shpres\u00ebn e turpshme se do t\u2019u dhuroj\u00eb s\u00ebrish pushtet e par\u00e1.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze, 12 Korrik 2012 Debatet dhe dyshimet q\u00eb ka ngjallur dakord\u00ebsia p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor nuk bazohen tek efektet negative q\u00eb ka pasur Kodi aktual mbi zgjedhjet, por tek mekanizmi i p\u00ebrs\u00ebritur i Berish\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdor arnimet n\u00eb Kodin Zgjedhor si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur koalicionin opozitar t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. Ndryshimet n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kodi imponon nj\u00eb \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit\u201d! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kodi imponon nj\u00eb \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit\u201d! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze, 12 Korrik 2012 Debatet dhe dyshimet q\u00eb ka ngjallur dakord\u00ebsia p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor nuk bazohen tek efektet negative q\u00eb ka pasur Kodi aktual mbi zgjedhjet, por tek mekanizmi i p\u00ebrs\u00ebritur i Berish\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdor arnimet n\u00eb Kodin Zgjedhor si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur koalicionin opozitar t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. Ndryshimet n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-13T05:42:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kodi imponon nj\u00eb \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit\u201d!\",\"datePublished\":\"2012-07-13T05:42:28+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-13T05:42:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/\"},\"wordCount\":1710,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/\",\"name\":\"Kodi imponon nj\u00eb \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit\u201d! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-13T05:42:28+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-13T05:42:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kodi imponon nj\u00eb \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit\u201d!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kodi imponon nj\u00eb \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit\u201d! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kodi imponon nj\u00eb \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit\u201d! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze, 12 Korrik 2012 Debatet dhe dyshimet q\u00eb ka ngjallur dakord\u00ebsia p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor nuk bazohen tek efektet negative q\u00eb ka pasur Kodi aktual mbi zgjedhjet, por tek mekanizmi i p\u00ebrs\u00ebritur i Berish\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdor arnimet n\u00eb Kodin Zgjedhor si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur koalicionin opozitar t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. Ndryshimet n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-13T05:42:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kodi imponon nj\u00eb \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit\u201d!","datePublished":"2012-07-13T05:42:28+00:00","dateModified":"2012-07-13T05:42:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/"},"wordCount":1710,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/","name":"Kodi imponon nj\u00eb \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit\u201d! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg","datePublished":"2012-07-13T05:42:28+00:00","dateModified":"2012-07-13T05:42:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kodi-imponon-nje-aleance-kunder-regjimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kodi imponon nj\u00eb \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr regjimit\u201d!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3767"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3767"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3767\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}