{"id":3749,"date":"2010-08-15T17:22:19","date_gmt":"2010-08-15T16:22:19","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3749"},"modified":"2010-08-15T17:22:19","modified_gmt":"2010-08-15T16:22:19","slug":"shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/","title":{"rendered":"Shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Ardian Klosi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Ardian Klosi<\/strong>, <em>15.08.2010<\/em><\/p>\n<p>Ka pak koh\u00eb q\u00eb nj\u00eb grumbullim njer\u00ebzish t\u00eb njohur t\u00eb medias, institucioneve qendrore, opozit\u00ebs kan\u00eb ngritur z\u00ebrin p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb ku ndodhet trash\u00ebgimia jon\u00eb kulturore. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb takimi publik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb aksion proteste simbolike p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar heqjen e shat\u00ebrvanit t\u00eb vjet\u00ebr para Parlamentit shqiptar. \u00cbsht\u00eb hedhur ideja q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen aksione t\u00eb tjera si p.sh. n\u00eb Sarand\u00eb, t\u00eb ngrihet nj\u00eb grup pune etj. Edhe vet\u00eb kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto takime t\u00eb para duke qen\u00eb q\u00eb m\u00eb g\u00ebzon \u00e7do lloj kund\u00ebrv\u00ebnieje ndaj shkat\u00ebrrimit t\u00eb mjedisit dhe trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb kulturore, i cili k\u00ebto vitet e fundit po ec\u00ebn me ritme galopante.<\/p>\n<p>Kjo ndodhi n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb par\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb m&#8217;u ngrit\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh. \u00c7&#8217;p\u00ebrfaq\u00ebson ky bashkim? &#8211; ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb i larmish\u00ebm, analist\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb medias rrin\u00eb krah p\u00ebr krah me politikan\u00eb, madje edhe me (ish)p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjendjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore n\u00eb vendin ton\u00eb, gazetare t\u00eb kultur\u00ebs me kryeredaktor\u00eb, specialist\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs popullore etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim nuk p\u00ebrfaq\u00ebson gj\u00eb dhe s&#8217;ka si t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb, p\u00ebrderisa k\u00ebrkohet t\u00eb bashkohen p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kauz\u00eb edhe ai q\u00eb punon p\u00ebr pronarin e mediumit, edhe ai q\u00eb punon p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, edhe ai q\u00eb punon n\u00eb biznesin e nd\u00ebrtimit, edhe ai q\u00eb punon vet\u00ebm p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>Pyetja tjet\u00ebr: A ka fuqi ky bashkim spontan (t\u00eb cilin p\u00ebr leht\u00ebsi komunikimi po e quajm\u00eb \u201eShat\u00ebrvani&#8221;, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi aksion konkret q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb deri tani) t\u00eb pengoj\u00eb qoft\u00eb dhe t\u00eb ngadal\u00ebsoj\u00eb rr\u00ebnime t\u00eb ndryshme t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe t\u00eb mjedisit? Enkas i v\u00eb s\u00eb bashku k\u00ebto t\u00eb dyja, megjith\u00ebse mjedisi ende s&#8217;\u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb deklaratat e tij. Mir\u00ebpo ja q\u00eb nuk mund t\u00eb ndahen sepse t\u00eb dyja p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pasurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe publike q\u00eb kemi, sepse kur goditet nj\u00ebra goditet vetiu dhe tjetra, sepse bie fjala kur shkat\u00ebrrohet mjedisi rreth parkut t\u00eb Butrintit, sikurse ka ndodhur me Ksamilin etj., kjo ka pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mbi vet\u00eb Butrintin, q\u00eb do t\u00eb ngelet shpejt si nj\u00eb ishull pa vler\u00eb, sikurse e cil\u00ebsonte n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me BBC para pak dit\u00ebsh studiuesi i njohur britanik James Petrifer.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, kur u shkat\u00ebrrua plazhi i Triportit me ngritjen e TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs nj\u00ebkoh\u00ebsisht me prishjen e nj\u00eb plazhi dhe pylli t\u00eb virgj\u00ebr u asgj\u00ebsua \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah Kavalon\u00ebn mesjetare dhe Aulon\u00ebn antike q\u00eb ndodhen aty pran\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kur flasim p\u00ebr mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb, s&#8217;kemi shum\u00eb nevoj\u00eb ta ndajm\u00eb at\u00eb n\u00eb kulturore ose mjedisore, pasi tek e fundit jan\u00eb t\u00eb vetmet vlera t\u00eb vendit ton\u00eb q\u00eb do t&#8217;ua l\u00ebm\u00eb ose nuk do t&#8217;ua l\u00ebm\u00eb trash\u00ebgimi brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Bashkimi \u201eShat\u00ebrvani&#8221; nuk e ka aspak fuqin\u00eb t&#8217;u kund\u00ebrvihet n\u00eb ndonj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre forcave destruktive q\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara aktualisht trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb. Ato kan\u00eb p\u00ebrparuar aq shum\u00eb, ato jan\u00eb aq t\u00eb fuqishme ekonomikisht dhe t\u00eb pakontrolluara politikisht, sa p\u00ebrpjekja p\u00ebr t&#8217;iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb me disa z\u00ebra t\u00eb njohur publik\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb iluzion. Analisti Fatos Lubonja e pranoi disa her\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, megjith\u00ebse ai e tha p\u00ebr q\u00ebllim tjet\u00ebr: Qoft\u00eb dhe nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka, tha.<\/p>\n<p>Tani lind pyetja: Sa sht\u00ebpi t\u00eb vjetra ka Shqip\u00ebria, sa kisha, sa k\u00ebshtjella, sa teatre, varreza, rrug\u00eb t\u00eb vjetra? Me mij\u00ebra. A ka at\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb kuptim t\u00eb mblidhen kaq burra e gra t\u00eb njohura, historian\u00eb, arkitekt\u00eb, deputet\u00eb e jurist\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nj\u00eb sht\u00ebpi? Absurd. P\u00ebrfundimi: eja t\u00eb mblidhemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb shou televiziv, ose t\u00eb mblidhemi q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsojm\u00eb nd\u00ebrgjegjen dhe t\u00eb kryejm\u00eb alibin\u00eb e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk e dyshoj q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e miqve dhe koleg\u00ebve q\u00eb jan\u00eb mbledhur n\u00eb takimet e bashkimit \u201eShat\u00ebrvani&#8221; kan\u00eb ardhur tep\u00ebr t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe me ndjenja t\u00eb sinqerta. Vet\u00ebm se futja e energjive n\u00eb t\u00eb tilla rrug\u00ebtime duket shkap\u00ebrderdhje e tyre. Sot, po t\u00eb duam t\u00eb pranojm\u00eb realitetin dhe at\u00eb q\u00eb ndodh kudo n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb keqen q\u00eb gllab\u00ebron natyr\u00ebn dhe trash\u00ebgimin\u00eb kulturore mund ta pengojn\u00eb vet\u00ebm l\u00ebvizje t\u00eb forta politike-qytetare.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb vendet ku jan\u00eb forcuar parti t\u00eb mir\u00ebfillta ekologjike ose grupime t\u00eb ndershme qytetare, \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb kund\u00ebrveprohet me sukses ndaj asaj t\u00eb keqeje. Vet\u00ebm organizata si Greenpeace bie fjala, kan\u00eb forc\u00eb godit\u00ebse, at\u00eb vet\u00ebmohim q\u00eb ka arritur p.sh. t\u00eb pengoj\u00eb shfarosjen e balenave nga uj\u00ebrat e planetit ton\u00eb, edhe duke bllokuar me anije t\u00eb vogla thertoret lundruese japoneze, edhe duke u kacavjerr\u00eb mbi to.<\/p>\n<p>Mor\u00ebm nj\u00eb shembull t\u00eb skajsh\u00ebm, por t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se mbrojtja e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nga mikrofonat e mediave duke qen\u00eb vet\u00eb kryeredaktor\u00ebt e k\u00ebtyre mediave an\u00ebtar\u00eb t\u00eb mbrojtjes!<br \/>\nPor fenomenet duhen shpjeguar pak m\u00eb qart\u00eb. Cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb dukje kund\u00ebrshtari i bashkimit n\u00eb fjal\u00eb? \u00cbsht\u00eb politika, qeveria, bashkit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme &#8211; thon\u00eb ata &#8211; sepse vet\u00ebm ato, n\u00eb dukje, mund t\u00eb marrin masat q\u00eb do ta shp\u00ebtonin gjendjen.<\/p>\n<p>N\u00eb dukje, duhet ta p\u00ebrs\u00ebrisim. Sepse kund\u00ebrshtari, shkaktari i v\u00ebrtet\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb qeveria n\u00eb fuqi, por shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq. Po t\u00eb kishte qen\u00eb k\u00ebshtu, del q\u00eb nj\u00eb qeveri e kund\u00ebrt, opozitare me k\u00ebt\u00eb t\u00eb sotmen, do ta miradministronte trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb. Mir\u00ebpo nuk ka ndodhur kjo; tat\u00ebpjeta e nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs, sikurse edhe nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb pyjeve, t\u00eb bregdetit rreth Durr\u00ebsit ose Sarand\u00ebs etj., ka filluar qysh n\u00eb vitet 90 e \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtuar sidomos n\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebt e fundit. K\u00ebt\u00eb e din\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt pik\u00ebrisht funksionar\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb qeverimit socialist q\u00eb sot mund ta ndiejn\u00eb veten n\u00eb opozit\u00eb kulturore dhe n\u00eb pozicionin e mbar\u00eb.<\/p>\n<p>Shkaktar kryesor p\u00ebr q\u00ebndrimin shkat\u00ebrrues q\u00eb mbajn\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb ndaj mjedisit dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre kulturore \u00ebsht\u00eb kriza ose korruptimi i vlerave morale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen mbar\u00ebkomb\u00ebtar. Dalja n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb e interesave materiale p\u00ebrkund\u00ebr atyre shpirt\u00ebrore, fuqizimi i manjat\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb tregtis\u00eb deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb dhe partit\u00eb politike dhe fushatat e tyre, promovimi i pasuris\u00eb, look-ut, erotizmit mbi t\u00eb gjitha vlerat e tjera q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb njeriu dhe shoq\u00ebria jon\u00eb &#8211; jan\u00eb zhvillime q\u00eb e shprehin shum\u00eb mir\u00eb at\u00eb q\u00eb mund ta quajm\u00eb gjendje sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Sidomos biznesi i nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb veprimtari krejt t\u00eb pakontrolluar dhe shkaktar kryesor i rr\u00ebnimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb. N\u00eb ndryshim nga veprimtari t\u00eb tjera t\u00eb njeriut, si bie fjala bujq\u00ebsia ose dhe p\u00ebrpunimi i l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para, nd\u00ebrtimi nuk e ka brenda elementin riprodhues dhe rip\u00ebrt\u00ebrit\u00ebs. Edhe hedhja e plehrave n\u00eb natyr\u00eb e ka brend elmentin riciklues. Nd\u00ebrtimi jo. Ai \u00ebsht\u00eb thjesht marrje e l\u00ebnd\u00ebve natyrore dhe kthim i tyre n\u00eb trajta kubesh e paralelpipedesh brenda t\u00eb cilave pritet t\u00eb jetojn\u00eb njer\u00ebz. Por nuk \u00ebsht\u00eb thjesht p\u00ebrdorim i nj\u00ebhersh\u00ebm i burimeve natyrore si r\u00ebr\u00eb, zhur, hekur, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht z\u00ebnie, zaptim i natyr\u00ebs dhe hap\u00ebsirave t\u00eb tjera publike n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ngritjes s\u00eb kubeve dhe n\u00eb t\u00eb keq t\u00eb ekuilibrave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb natyror\u00eb, kulturor\u00eb, historik\u00eb etj. Ve\u00e7 k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb spekullim, gjuh\u00eb force, larje parash t\u00eb pista.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se nd\u00ebrtimi nuk disiplinohet n\u00eb masterplane afatlarg\u00ebta, ai kthehet n\u00eb gangren\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend. Shembulli m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb Tirana, sidomos periferit\u00eb e saj. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishin planifikuar zonat se ku mund t\u00eb ishte shtrir\u00eb n\u00eb fush\u00eb ky qytet me nj\u00eb fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme thith\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullsin\u00eb e varf\u00ebr t\u00eb vendit, u la gjith\u00e7ka n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb individ\u00ebve dhe n\u00eb dor\u00eb t\u00eb korrupsionit. At\u00ebher\u00eb kubet e betonit filluan t&#8217;u ngjiten edhe kodrave dhe maleve.<\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb kohe relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar pjesa m\u00eb e madhe e kuror\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebr t\u00eb qytetit, pik\u00ebrisht ajo q\u00eb e b\u00ebnte t\u00ebrheq\u00ebse, t\u00eb pasur e t\u00eb sh\u00ebndetshme Tiran\u00ebn.<br \/>\nPo kaq shembuj t\u00eb qart\u00eb jan\u00eb Durr\u00ebsi dhe Golemi, Saranda dhe Ksamili. N\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb vendime t\u00eb shpejta frenuese, moratoriume kund\u00ebr nd\u00ebrtimeve n\u00eb bregdet, shum\u00eb shpejt kan\u00eb p\u00ebr t&#8217;u betonuar edhe Himara, Dh\u00ebrmiu, Vlora me Radhim\u00ebn e Orikumin &#8211; ku betonimi ka p\u00ebrparuar gjithashtu shpejt n\u00eb dy vjet\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>K\u00ebto vendime p\u00ebr fat t\u00eb keq mund t\u00eb merren vet\u00ebm nga administrata qendrore, pasi komunat e ndryshme t\u00eb vendit nuk e kan\u00eb as vet\u00ebdijen qytetare as fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar ethen nd\u00ebrtimore t\u00eb biznesmen\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, t\u00eb mes\u00ebm e t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb k\u00ebsaj fushe, madje zyrtar\u00ebt e k\u00ebtyre komunave e bashkive vegjetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb si veshka mes dhjamit. Mir\u00ebpo mjerisht qeveria qendrore \u00ebsht\u00eb shpesh dhe ajo shkaktare e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e betonizimit, me lejet dhe li\u00e7ensat q\u00eb jep, me tet\u00eb fabrikat e \u00e7imentos q\u00eb po koncedon midis Fush\u00eb Kruj\u00ebs dhe Shkodr\u00ebs, me rrug\u00ebt q\u00eb hap drejt vendesh deri dje t\u00eb paprekura.<\/p>\n<p>T\u00eb kthehemi tani te bashkimi \u201eShat\u00ebrvani&#8221;. Ai mund t\u00eb ket\u00eb shanse t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kund\u00ebrvepruese ndaj rr\u00ebnimit, vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se e v\u00eb gishtin mbi shkaktarin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tij, lakmin\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb nga natyra dhe publikja, t\u00eb shprehur sot m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb n\u00eb biznesin e nd\u00ebrtimit, me nj\u00eb politik\u00eb mbi t\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm nuk e disiplinon dhe pengon, por ushqehet prej tij si k\u00ebpush\u00eb mbi plag\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardian Klosi, 15.08.2010 Ka pak koh\u00eb q\u00eb nj\u00eb grumbullim njer\u00ebzish t\u00eb njohur t\u00eb medias, institucioneve qendrore, opozit\u00ebs kan\u00eb ngritur z\u00ebrin p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb ku ndodhet trash\u00ebgimia jon\u00eb kulturore. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb takimi publik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb aksion proteste simbolike p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar heqjen e shat\u00ebrvanit t\u00eb vjet\u00ebr para Parlamentit shqiptar. \u00cbsht\u00eb hedhur ideja q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3749","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ardian Klosi, 15.08.2010 Ka pak koh\u00eb q\u00eb nj\u00eb grumbullim njer\u00ebzish t\u00eb njohur t\u00eb medias, institucioneve qendrore, opozit\u00ebs kan\u00eb ngritur z\u00ebrin p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb ku ndodhet trash\u00ebgimia jon\u00eb kulturore. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb takimi publik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb aksion proteste simbolike p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar heqjen e shat\u00ebrvanit t\u00eb vjet\u00ebr para Parlamentit shqiptar. \u00cbsht\u00eb hedhur ideja q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-15T16:22:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit\",\"datePublished\":\"2010-08-15T16:22:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/\"},\"wordCount\":1797,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/\",\"name\":\"Shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-15T16:22:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ardian Klosi, 15.08.2010 Ka pak koh\u00eb q\u00eb nj\u00eb grumbullim njer\u00ebzish t\u00eb njohur t\u00eb medias, institucioneve qendrore, opozit\u00ebs kan\u00eb ngritur z\u00ebrin p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb ku ndodhet trash\u00ebgimia jon\u00eb kulturore. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb takimi publik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb aksion proteste simbolike p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar heqjen e shat\u00ebrvanit t\u00eb vjet\u00ebr para Parlamentit shqiptar. \u00cbsht\u00eb hedhur ideja q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-15T16:22:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit","datePublished":"2010-08-15T16:22:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/"},"wordCount":1797,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/","name":"Shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","datePublished":"2010-08-15T16:22:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkaktaret-e-vertete-te-rrenimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3749","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3749"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3749\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}