{"id":3738,"date":"2010-08-15T16:56:20","date_gmt":"2010-08-15T15:56:20","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3738"},"modified":"2010-08-15T16:56:20","modified_gmt":"2010-08-15T15:56:20","slug":"dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Dy fjal\u00eb p\u00ebr &#8216;minoritetin etnik shqiptar&#8217;\u2026 n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Adrian Beshaj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me minoritet etnik (apo pakic\u00eb komb\u00ebtare) kuptojm\u00eb nj\u00eb grup njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt ndryshojn\u00eb p\u00ebr nga raca, gjuha, kultura apo feja me shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb caktuar, dhe q\u00eb jetojn\u00eb brenda kufijve t\u00eb k\u00ebtij shteti p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme historike, politike etj., sidomos n\u00eb kufi me shtetin e prejardhjes.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shteti tipik ku bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb shum\u00eb (!) minoritete etnike dhe grupe gjuh\u00ebsore e kulturore. Megjith\u00ebse nj\u00eb vend i vog\u00ebl, prej vet\u00ebm 28. 748 kilometrash katror\u00eb, dhe me nj\u00eb popullsi prej rreth 4 milion\u00eb banor\u00ebsh, n\u00eb Shqip\u00ebri d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb thuhet se jetojn\u00eb minoritete etnike greke, maqedonase (megjith\u00ebse, k\u00ebrkoj ndjes\u00eb p\u00ebr injoranc\u00ebn, nuk e di se n\u00eb cilin shtet jeton shumica e kombit maqedonas), serbe, malaziase, boshnjake, rumune (arumun\u00eb, vlleh\u00eb, \u00e7oban\u00eb, megjith\u00ebse Rumania \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg), rome, cigane, bullgare, gorane etj.!<\/p>\n<p>Por jam i sigurt, ndon\u00ebse nuk kam b\u00ebr\u00eb studime t\u00eb thelluara shkencore n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por thjesht empirikisht dhe intuitivisht, se brenda kufijve t\u00eb shtetit shqiptar jeton edhe minoriteti etnik shqiptar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lasht\u00eb dhe autokton dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga \u00e7am\u00eb (megjith\u00ebse, k\u00ebrkoj s\u00ebrish ndjes\u00eb p\u00ebr injoranc\u00ebn, nuk e di se \u00e7\u2019pjes\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb \u00c7am\u00ebria), leb\u00ebr, mallakastriot\u00eb, myzeqar\u00eb, kor\u00e7ar\u00eb, elbasanas, tiranas, kurbinas, mirditor\u00eb, dibran\u00eb, kosovar\u00eb, mal\u00ebsor\u00eb, shkodran\u00eb etj.!<\/p>\n<p>Do ta kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebja apriori nj\u00eb vler\u00ebsim sasior apo kuantifikim t\u00eb secilit minoritet m\u00eb vete. Kjo pun\u00eb u takon me t\u00eb drejt\u00eb demograf\u00ebve dhe historian\u00ebve. Nd\u00ebrsa nj\u00eb regjistrim i popullsis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vet\u00ebdeklarimit t\u00eb etnis\u00eb apo autoidentifikimit do t\u00eb ishte tejet i rrem\u00eb. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton p\u00ebrvoja e shum\u00eb vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Lindore. Ja se \u00e7\u2019thot\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e vet\u00ebdeklarimit t\u00eb etnis\u00eb apo komb\u00ebsis\u00eb studiuesi i njohur gjerman, Claus Offe, n\u00eb librin e tij \u201cTuneli\u201d t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja: \u201c\u2026 Njer\u00ebzit mund t\u00eb ken\u00eb shtysa t\u00eb forta, pozitive dhe negative, p\u00ebr ta fshehur apo jo, p\u00ebr ta adoptuar apo refuzuar nj\u00eb identitet t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Regjistrimet etnike t\u00eb bazuara mbi autoidentifikimin mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb rreme: p.sh. cigan\u00ebt e Rumanis\u00eb parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb quhen hungarez\u00eb, megjith\u00ebse n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb madhe, por t\u00eb panjohur nuk jan\u00eb t\u00eb till\u00eb. Anasjelltas, shum\u00ebfishimi i mahnitsh\u00ebm i personave q\u00eb l\u00ebvdojn\u00eb n\u00eb Rusi origjin\u00eb gjermane \u00ebsht\u00eb i lidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb me faktin se, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb traktati mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanis\u00eb Per\u00ebndimore, gjerman\u00ebt etnik\u00eb mund t\u00eb aspirojn\u00eb statusin e Aussiedler-it (qytetarit gjerman me banim jasht\u00eb), q\u00eb p\u00ebrfshin jo vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb emigruar lirisht nga Bashkimi Sovjetik, por edhe t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb pensionit, pasi t\u00eb ken\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>\u2026 N\u00eb qoft\u00eb se u k\u00ebrkohet njer\u00ebzve n\u00eb nj\u00eb pyet\u00ebsor t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tyre etnike, ata ose do t\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen (si shum\u00eb intelektual\u00eb \u201cjugosllav\u00eb\u201d ose nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i vog\u00ebl i \u00e7ekosllovak\u00ebsh n\u00eb regjistrimin e 1990-s), duke refuzuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thjesht Kodin Etnik, ose p\u00ebrgjigjen duke treguar identitete etnike q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebrgjith\u00ebsisht si t\u00eb tilla (si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fraksione t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb \u00c7ekosllovaki, &#8211; nj\u00eb vend q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb etnikisht vet\u00ebm mes \u00e7ek\u00ebve dhe sllovak\u00ebve, dhe ndoshta hungarez\u00ebve \u2013 t\u00eb cil\u00ebt treguan mes t\u00eb tjerash nj\u00eb identitet \u201cslezian\u201d, \u201cruten\u201d apo \u201cmorav\u201d). \u2026 Si\u00e7 shihet, nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb heq\u00ebsh nj\u00eb vij\u00eb kufitare mes identitetit etnik \u201cautentik\u201d dhe identitetit t\u00eb adoptuar, t\u00eb zhvarrosur apo t\u00eb shpikur p\u00ebr arsye strategjike\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, shtetasit duhen paralajm\u00ebruar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb beh q\u00eb t\u00eb mos \u00e7uditen dhe tronditen n\u00ebse shum\u00eb vet\u00eb (p.sh. rom\u00eb, cigan\u00eb, etj.) do t\u00eb vet\u00ebdeklarohen p.sh. grek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur kart\u00eb t\u00eb homogjenit dhe pensionin n\u00eb Greqi dhe q\u00eb minoriteti grek n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb rritet padrejt\u00ebsisht dhe tin\u00ebzisht jo me 5 mij\u00eb, jo me 10 mij\u00eb, por aq sa t\u00eb arrij\u00eb edhe shifr\u00ebn e 500 mij\u00eb apo 1 milion (pse jo m\u00eb shum\u00eb?!) banor\u00eb \u201cminoritar\u00eb grek\u00eb\u201d! Dometh\u00ebn\u00eb po aq sa, ose nj\u00eb \u00e7ik\u00eb m\u00eb pak se \u201cminoriteti etnik shqiptar\u201d. K\u00ebt\u00eb shum\u00ebfishim t\u00eb magjish\u00ebm do ta p\u00ebrligjnin edhe varrezat e ushtar\u00ebve grek\u00eb (t\u00eb vrar\u00eb, me sa duket, p\u00ebr lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb!) pothuajse n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si edhe \u201cekzistenca e minoritetit greqishtfol\u00ebs\u201d shum\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Greqis\u00eb s\u00eb sotme, deri edhe n\u00eb Vlor\u00eb (n\u00eb Nart\u00eb, n\u00eb Himar\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb teori dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kart\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb gjitha minoritetet, sado qofshin dhe cilatdo qofshin ato, t\u00eb g\u00ebzonin t\u00eb drejta t\u00eb barabarta. Por n\u00eb praktik\u00eb, jo gjithnj\u00eb ndodh k\u00ebshtu. N\u00eb Shqip\u00ebri ndodh q\u00eb \u201can\u00ebtar\u00eb\u201d t\u00eb minoritetit p.sh. \u201cgrek\u201d t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb kompani t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb telefonis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizshme si \u201cAMC\u201d, \u201cVodafone\u201d apo edhe banka me p\u00ebrqindje t\u00eb kripura interesi p\u00ebr kredit\u00eb, duke i rrjepur t\u00eb gjalla \u201cminoritetet\u201d e tjera. Ndodh q\u00eb \u201can\u00ebtar\u00eb\u201d t\u00eb minoritetit p.sh. turk, p\u00ebrpara se t\u2019i rrjepin t\u00eb gjalla minoritetet e tjera, p.sh. at\u00eb shqiptare, me kompanin\u00eb e telefonis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizshme \u201cEagle Mobile\u201d apo fikse, me banka, kolegje, pika karburanti \u201cAlpet\u201d etj, i rrahin barbarisht, si\u00e7 ndodhi dit\u00ebt e fundit n\u00eb kompanin\u00eb turke \u201cKurum\u201d me metalurg\u00ebt e keqtrajtuar dhe n\u00ebnpaguar t\u00eb \u201cminoritetit shqiptar\u201d t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Kompania e naft\u00ebs \u201cStream Oil\u201d e \u201cminoritetit kanadez\u201d, q\u00eb ka edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e vet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, pasi i l\u00eb pa rroga p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb naft\u00ebtar\u00ebt e \u201cminoritetit shqiptar\u201d t\u00eb pellgut Gorisht-Kocul, i nxjerr p\u00ebrgjithmon\u00eb nga puna. Gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit numri i t\u00eb papun\u00ebve mes \u201cminoritetit etnik shqiptar\u201d \u00ebsht\u00eb rritur me rreth 100 mij\u00eb vet\u00eb. Autoritetet shtet\u00ebrore duhet t\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn v\u00ebmendje dhe kujdes p\u00ebr t\u00eb drejtat, privilegjet dhe detyrimet e t\u00eb gjitha \u201cminoriteteve\u201d pa dallim. Duhet pranuar q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 \u201cminoritetit shqiptar\u201d, pronat n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mos i ken\u00eb marr\u00eb ende as disa \u201cminoritar\u00eb serbo-boshnjak\u00eb\u201d si Ratko Mlladi\u00e7 dhe Vojsllav Sheshelji apo ndonj\u00eb \u201cminoritare greke\u201d si Dora Bakojanis, dhe as \u201cminoritar\u00ebt rus\u00eb\u201d n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Ndodh gjithashtu q\u00eb an\u00ebtar\u00eb p.sh t\u00eb \u201cminoritetit etnik francez\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, si zoti Arsidi, t\u00eb nderohem me \u00e7mime nj\u00eb milion dollar\u00ebshe, apo t\u00eb \u201cminoritetit serbo-boshnjak\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, si zoti Damir Fazlli\u00e7, t\u00eb ken\u00eb leht\u00ebsira m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb me fare pak sip\u00ebrfaqe t\u00eb t\u00ebra toke n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Durr\u00ebsit, qytet me shumic\u00eb d\u00ebrrmuese shqiptare, apo t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit Komb\u00ebtar, nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u201cminoritetit etnik shqiptar\u201d t\u00eb vriten si pa t\u00eb keq (gj\u00eb q\u00eb s\u2019do t\u00eb duhej t\u00eb ndodhte me asnj\u00eb shtetas), si\u00e7 jan\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr fatin e zi t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve zoti Azem Hajdari, deputet shqiptar i rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs dhe zoti Fatmir Xhindi, deputet shqiptar i rrethit t\u00eb Fierit (autor\u00ebt dhe motivet e vrasjes s\u00eb t\u00eb cilit nuk jan\u00eb gjetur edhe pas pothuajse nj\u00eb viti e gjysm\u00eb). Dhe elita, ajka, kajmaku ose maza e \u201cminoritetit etnik shqiptar\u201d, e cila drejtohet me VKM, duhet t\u00eb protestoj\u00eb her\u00eb pas here pran\u00eb autoriteteve tona shtet\u00ebrore p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb, indigjenc\u00ebn dhe destinin e mbrapsht\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb syrgjynosur \u201cminoriteti\u201d t\u00eb cilit i p\u00ebrkasin.<\/p>\n<p>Autoritetet oratore dhe demagoge t\u00eb shtetit shqiptar do t\u00eb duhej t\u00eb tregonin kujdes t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos lejojn\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthehet dhe t\u00eb grabitet prap\u00eb Thesari i Shtetit Shqiptar nga ndonj\u00eb \u201cfshatar me gomar\u201d i kushedi se kujt etnie, jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos hidhen m\u00eb n\u00eb er\u00eb fshatrat me \u201cpakica etnike shqiptare\u201d si n\u00eb Marqinet e G\u00ebrdec, por q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin kushtet e r\u00ebnda social-ekonomike n\u00eb t\u00eb cilat dergjen \u201cminoritetet shqiptare\u201d n\u00eb shum\u00eb vise t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si n\u00eb Bulqiz\u00eb, Puk\u00eb, etj.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallosh q\u00eb \u201cminoriteti etnik shqiptar\u201d jeton m\u00eb keq se \u201cminoritetet\u201d e tjera, madje m\u00eb keq edhe se refugjat\u00ebt e dikursh\u00ebm shqiptar\u00eb n\u00eb Itali apo Gjermani. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim numrin e lart\u00eb t\u00eb vet\u00ebvrasjeve mes \u201cminoritetit etnik shqiptar\u201d dhe q\u00eb shqiptar\u00ebt etnik\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs e t\u00eb Lezh\u00ebs jetojn\u00eb gjat\u00eb tre muajve t\u00eb dimrit n\u00ebn uj\u00eb dhe gjat\u00eb tre muajve t\u00eb ver\u00ebs pa pik\u00eb uji.<\/p>\n<p>Diskriminimi midis \u201cetnive t\u00eb ndryshme\u201d vihet re qart\u00eb kur ndodh n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rreth, p.sh. n\u00eb rrethin e Vlor\u00ebs. \u201cPakica etnike shqiptare\u201d p.sh. e fshatit Kanin\u00eb sheh t\u2019i shk\u00ebrmoqen p\u00ebrdit\u00eb ato pak mure q\u00eb kan\u00eb mbetur nga Kalaja mbi 2400-vje\u00e7are, kala q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjtin status me ato t\u00eb viseve t\u00eb tjera t\u00eb Shtetit Shqiptar, apo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb tregohej po ai kujdes si p\u00ebr varrezat e ushtar\u00ebve grek\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ose \u201cminoriteti etnik shqiptar\u201d q\u00eb jeton n\u00eb fshatin K\u00ebrkov\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb Vlor\u00ebs, ndan\u00eb rrug\u00ebs Fier-Vlor\u00eb, nuk ka nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb asfaltuar e vij\u00ebzuar me tabela n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, nj\u00eb qend\u00ebr social-kulturore, dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja q\u00eb prej koh\u00ebsh q\u00eb s\u2019mbahen mend e deri sot n\u00eb 2010-n nuk ka uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. Fshatar\u00ebt e k\u00ebtij \u201cminoriteti\u201d jan\u00eb t\u00eb detyruar ta marrin ujin e pijsh\u00ebm me kuaj apo gomer\u00eb n\u00eb fshatrat fqinj\u00eb t\u00eb \u201cminoriteteve\u201d t\u00eb tjera, si n\u00eb Bunavi ku ndodhej deri para pak koh\u00ebsh nj\u00eb repart ushtarak grek, apo n\u00eb Hoshtim\u00eb prej nga thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb ministri aktual i Kultur\u00ebs. K\u00ebto gj\u00ebra nuk ndodhin p.sh. n\u00eb Himar\u00eb dhe fshatrat p\u00ebrreth saj, ku jetojn\u00eb \u201cminoritete greqishtfol\u00ebse\u201d dhe ku ka rrug\u00eb me tabela vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn greke, shkolla, qendra social-kulturore etj.<\/p>\n<p>Meq\u00eb edhe PBDNJ-ja nuk po i mbron si\u00e7 duhet t\u00eb drejtat e njeriut, ose po mbron vet\u00ebm t\u00eb drejtat e njeriut q\u00eb p\u00ebrtyp greqishten, ndoshta \u201cminoritar\u00ebt etnik\u00eb shqiptar\u00eb\u201d do t\u00eb duhej ta linin disi m\u00ebnjan\u00eb krenarin\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe vetjake dhe individualizmin e theksuar dhe t\u00eb bashk\u00ebpunonin m\u00eb tep\u00ebr me nj\u00ebri-tjetrin, n\u00eb t\u00eb mira dhe n\u00eb ndeshtrasha. Ndoshta do t\u00eb duhej t\u00eb riorganizoheshin n\u00eb nj\u00eb Lidhje t\u00eb re Shqiptare dhe t\u00eb zgjidhnin mes veti NJER\u00cbZIT M\u00cb T\u00cb MIR\u00cb SHQIPTAR\u00cb, t\u00eb cil\u00ebve u b\u00ebnte thirrje shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb edhe poeti i madh shqiptar, Migjeni, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i dalin zot hises\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb tok\u00ebs, ujit, ajrit e Diellit, si edhe pun\u00ebs, nderit e dinjitetit t\u00eb tyre. Ndoshta \u201cminoriteti etnik shqiptar\u201d do t\u00eb duhet t\u00eb mos mjaftohet vet\u00ebm me mbijetes\u00ebn apo gjallimin e t\u00eb k\u00ebnaqet vet\u00ebm duke u ndier superior ndaj fqinjit q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet apo kolegut n\u00eb pun\u00eb, por duke u ndier, n\u00eb mos superior, i barabart\u00eb me t\u00eb gjitha qeniet njer\u00ebzore q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb planetin Tok\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta \u201cminoriteti etnik shqiptar\u201d nuk ka zgjedhur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e duhur n\u00eb Kuvendin dhe Qeverin\u00eb e shtetit shqiptar apo \u00ebsht\u00eb mashtruar nga disa persona q\u00eb kan\u00eb rezultuar hajna, batak\u00e7inj dhe sahanl\u00ebpir\u00ebs, por duhet t\u00eb mos pres\u00eb derisa \u201cpatriot\u00ebt e m\u00ebdhenj\u201d t\u00eb dal\u00eb nga gjiri i tij t\u00eb grumbullojn\u00eb miliarda dollar\u00eb dhe kur ta shohin pun\u00ebn pisk t\u2019ia mbathin bashk\u00eb me miliardat jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke shitur n\u00eb ikje e sip\u00ebr edhe ndonj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb apo det t\u00eb shtetit t\u00eb sot\u00ebm shqiptar, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe paraardh\u00ebs t\u00eb padenj\u00eb t\u00eb dal\u00eb po nga gjiri i tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adrian Beshaj N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me minoritet etnik (apo pakic\u00eb komb\u00ebtare) kuptojm\u00eb nj\u00eb grup njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt ndryshojn\u00eb p\u00ebr nga raca, gjuha, kultura apo feja me shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb caktuar, dhe q\u00eb jetojn\u00eb brenda kufijve t\u00eb k\u00ebtij shteti p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme historike, politike etj., sidomos n\u00eb kufi me shtetin e prejardhjes. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3738","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dy fjal\u00eb p\u00ebr &#039;minoritetin etnik shqiptar&#039;\u2026 n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dy fjal\u00eb p\u00ebr &#039;minoritetin etnik shqiptar&#039;\u2026 n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Adrian Beshaj N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me minoritet etnik (apo pakic\u00eb komb\u00ebtare) kuptojm\u00eb nj\u00eb grup njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt ndryshojn\u00eb p\u00ebr nga raca, gjuha, kultura apo feja me shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb caktuar, dhe q\u00eb jetojn\u00eb brenda kufijve t\u00eb k\u00ebtij shteti p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme historike, politike etj., sidomos n\u00eb kufi me shtetin e prejardhjes. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-15T15:56:20+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dy fjal\u00eb p\u00ebr &#8216;minoritetin etnik shqiptar&#8217;\u2026 n\u00eb Shqip\u00ebri\",\"datePublished\":\"2010-08-15T15:56:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\\\/\"},\"wordCount\":2048,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\\\/\",\"name\":\"Dy fjal\u00eb p\u00ebr 'minoritetin etnik shqiptar'\u2026 n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-08-15T15:56:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dy fjal\u00eb p\u00ebr &#8216;minoritetin etnik shqiptar&#8217;\u2026 n\u00eb Shqip\u00ebri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dy fjal\u00eb p\u00ebr 'minoritetin etnik shqiptar'\u2026 n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dy fjal\u00eb p\u00ebr 'minoritetin etnik shqiptar'\u2026 n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Adrian Beshaj N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me minoritet etnik (apo pakic\u00eb komb\u00ebtare) kuptojm\u00eb nj\u00eb grup njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt ndryshojn\u00eb p\u00ebr nga raca, gjuha, kultura apo feja me shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb caktuar, dhe q\u00eb jetojn\u00eb brenda kufijve t\u00eb k\u00ebtij shteti p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme historike, politike etj., sidomos n\u00eb kufi me shtetin e prejardhjes. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-15T15:56:20+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dy fjal\u00eb p\u00ebr &#8216;minoritetin etnik shqiptar&#8217;\u2026 n\u00eb Shqip\u00ebri","datePublished":"2010-08-15T15:56:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/"},"wordCount":2048,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/","name":"Dy fjal\u00eb p\u00ebr 'minoritetin etnik shqiptar'\u2026 n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-08-15T15:56:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-fjale-per-minoritetin-etnik-shqiptar-ne-shqiperi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dy fjal\u00eb p\u00ebr &#8216;minoritetin etnik shqiptar&#8217;\u2026 n\u00eb Shqip\u00ebri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3738"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3738\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3738"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}