{"id":3731,"date":"2015-05-29T18:50:31","date_gmt":"2015-05-29T17:50:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3731"},"modified":"2015-05-29T18:50:31","modified_gmt":"2015-05-29T17:50:31","slug":"dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/","title":{"rendered":"Dhjetori 90-t\u00eb, si e kam jetuar un\u00eb&#8230;!"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Bardhyl Ukcamaj<\/strong><\/p>\n<p>L\u00ebvizja Studentore e Dhjetorit 1990-t\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi aksion politik i shqiptar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e tyre te njohur, q\u00eb realizoi ndryshime sistemesh politike (sh\u00ebmbjen e regjimit bunker n\u00eb Europ\u00eb) n\u00eb menyre paq\u00ebsore. Esht\u00eb aksioni politik m\u00eb pro \u2013 europian, q\u00eb nga Rilindja Komb\u00ebtare.Kjo L\u00ebvizje legjitimoi t\u00eb drejt\u00ebn e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, ndryshoi rregullat e loj\u00ebs politike dhe delegjitimoi sistemin komunist.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ukcama.jpg\" alt=\"Bardhyl Ukcamaj\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha aspektet saj, L\u00ebvizja Studentore e Dhjetorit 1990-t\u00eb, ishte nj\u00eb revolucion p\u00ebr shoq\u00ebrine; ishte paq\u00ebsore e liberale n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb dhun\u00ebs dhe urrejtjes; ishte elitare n\u00eb nj\u00eb mbret\u00ebri t\u00eb mediokritetit; ishte patriotike e pro \u2013 europiane brenda kufijve t\u00eb nj\u00eb shteti antiper\u00ebndimor. N\u00eb gjurm\u00ebt e Rilindjes Komb\u00ebtare, kjo l\u00ebvizje p\u00ebrcaktoi aksiom\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb shekullit t\u00eb ri: \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa\u201d.<\/p>\n<p>Ne, ish-student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt e Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb universiteteve t\u00eb tjera, arrit\u00ebm nj\u00eb sukses historik p\u00ebr popullin shqiptar, por edhe p\u00ebr qytet\u00ebrimin europian.Rr\u00ebzuam nj\u00eb prej diktaturave m\u00eb t\u00eb egra dhe shemb\u00ebm nj\u00eb nga regjimet m\u00eb barbare t\u00eb kontinentit. Jam i lumtur, si nj\u00ebri nga mij\u00ebra luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb s\u00eb Dhjetorit 90-t\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb i afruam atdheut kur m\u00eb s\u00eb shumti i duhej. Dhe e b\u00ebm\u00eb me nj\u00eb pjekuri, p\u00ebrgjegj\u00ebsie dinjitet t\u00eb lart\u00eb qytetar! LSSH \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb triumfoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shembullore e jo nj\u00eb revolucion i d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim t\u00eb shkurt\u00ebr, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pas m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash, un\u00eb do t\u00eb ndalem n\u00eb disa ngjarje, sipas meje, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Disa sh\u00ebnime,si d\u00ebshmitar okular dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb L\u00ebvizje, q\u00eb nga minutat e para.Sigurisht, q\u00eb un\u00eb shkruaj p\u00ebr \u00e7far\u00eb kam jetuar personalisht, \u00e7far\u00eb kam par\u00eb dhe \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, si i kam kuptuar un\u00eb LSSH. Ky shkrim i shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyrim modest e jo pasqyr\u00eb e plot\u00eb e atyre ngjarjeve, t\u00eb cilat ishin aq intensive, masive e dinamike. Por, aq sa m\u00eb lejon kujtesa, do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb p\u00ebrshkruaj besnik\u00ebrisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr kontributin tim t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb at\u00eb revolucion t\u00eb madh, pa m\u00eb t\u00eb voglin merak shp\u00ebrblimi a \u201cnd\u00ebshkimi\u201d, si nj\u00eb qytetar plot\u00ebsisht i lire. I nis k\u00ebto sh\u00ebnime edhe n\u00eb respekt t\u00eb botuesit (Grupimi Dhjetor 90-t\u00eb), t\u00eb cilin e kam bashk\u00eb-themeluar e bashk\u00eb- drejtuar, n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Tij (1998), n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb rrezikshme e t\u00eb mbrapsht\u00eb.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb vendosm\u00ebri dhe kthjellt\u00ebsi t\u00eb paimagjinueshme, ne, ish banor\u00ebt e Qytetit Studenti e ndez\u00ebm zjarrin e liris\u00eb n\u00eb qytez\u00ebn ton\u00eb t\u00eb zhytur n\u00eb terr me 8 dhjetor 1990-t\u00eb. Nata e bardh\u00eb e 8 dhjetorit dhe dit\u00eb-net\u00ebt n\u00eb vazhdim, zbardh\u00ebn faqen e historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe sh\u00ebnuan fundin e epok\u00ebs s\u00eb kuqe n\u00eb kontinentin e Europ\u00ebs. Thirrjet \u201cLiri Demokraci\u201d dhe \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa\u201dishin dhe mbet\u00ebn platforma e thjesht\u00eb e kuptim plot\u00eb e Levizjes son\u00eb.<\/p>\n<p>E kam jetuar plot\u00ebsisht at\u00eb nat\u00eb, pa mbyllur syt\u00eb. At\u00eb revolt\u00eb q\u00eb nisi me thirrrjet kund\u00ebr komunizmit n\u00ebp\u00ebr godinat e mbetura n\u00eb err\u00ebsir\u00eb (ku dallonte Inxhinieria e Minierave) dhe turrjes drejt drejtoris\u00eb s\u00eb QS. Kemi qen\u00eb disa dhjetra, kur na \u00ebsht\u00eb bashkuar Azem Hajdari para godin\u00ebs s\u00eb Juridikut.Kam pasur fatin t\u00eb jem pjes\u00eb e demonstrat\u00ebs n\u00eb dalje t\u00eb qytez\u00ebs, e p\u00ebrleshjes me policin\u00eb dhe heroizmit t\u00eb student\u00ebve, ku spikati Alma Bendo, dhe ritakimit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytez\u00ebs.Aty kan\u00eb nisur fjalimet e zjarrta kund\u00ebr diktatur\u00ebs, e kemi lexuar Kart\u00ebn e Lirive dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>N\u00eb mesnat\u00eb, t\u00eb rimbledhur n\u00eb shesh, u propozua (prej meje, Arbenit, Albanit e ndonj\u00eb tjetri), q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndaheshim n\u00ebp\u00ebr godina dhe t\u00eb lajm\u00ebronim t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt, e sidomos vajzat, q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk duhet t\u00eb kishte m\u00ebsim t\u00eb nes\u00ebrmen. T\u00eb gjith\u00eb kemi r\u00ebn\u00eb dakord se shkuarja n\u00eb m\u00ebsim do t\u00eb ishte fundi i l\u00ebvizjes son\u00eb dhe dita e hakmarrjes s\u00eb diktatur\u00ebs ndaj nesh.<\/p>\n<p>Her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes (ora 7.00) v\u00ebndos\u00ebm t\u00eb rimblidheshim n\u00eb shesh, t\u00eb bindnim edhe ndonj\u00eb student, q\u00eb mund tu drejtohej auditor\u00ebve, t\u2019i bashkohej demonstrimeve.Un\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr Fililogjikun dhe Artet s\u00eb bashku me Alban Tershan\u00ebn, t\u00eb tjer\u00eb student\u00eb u shperndan\u00eb n\u00ebp\u00ebr godina t\u00eb tjera. M\u00ebsimi duhej bojkotuar dhe demonstrimet t\u00eb vazhdonin! At\u00eb nat\u00eb, n\u00eb at\u00eb shesh, s\u00eb bashku me Azemin e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, krijuam b\u00ebrtham\u00ebn e par\u00eb t\u00eb organizuar t\u00eb L\u00ebvizjes Studentore.<\/p>\n<p>M\u00ebngjesin e 9 Dhjetorit jam rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytez\u00ebs, shum\u00eb her\u00ebt n\u00eb mengjes (sot sheshi Demokracia), ku kam gjetur vet\u00ebm nj\u00eb student t\u00eb ulur ne bordur betoni. Ky ishte Pal Serreqi.Pak muaj m\u00eb von\u00eb s\u00eb bashku me Palin u zgjodh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb drejtuar deg\u00ebn e Univesiteteve t\u00eb PD-s\u00eb, n\u00eb nj\u00eb votim ku mor\u00ebn pjes\u00eb rreth 400 student\u00eb, aktivist\u00eb t\u00eb LSSH. Pas pak kohe, nj\u00eb nga nj\u00eb kan\u00eb ardhur student t\u00eb tjer\u00eb duke u bashkuar ne sheshin e lirise e demonstruar kund\u00ebr diktatur\u00ebs, deri sa Ramiz Alia u detyrua te pranonte pluralizmin politik.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Studentore ishte nj\u00eb l\u00ebvizje paq\u00ebsore, por q\u00eb nuk b\u00ebri kompromis me sistemin e dikatur\u00ebs. Roli i Ramiz Alis\u00eb n\u00eb k\u00ebto protesta \u00ebsht\u00eb roli i nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi komunist, q\u00eb i frik\u00ebsuar nga LSSH dhe mund\u00ebsia e nj\u00eb revolucioni gjith\u00ebpopullor, duke p\u00ebrcjell\u00eb pamjet e Causheskut t\u00eb vrar\u00eb, e ditur e njour m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr shkall\u00ebn e paimagjinueshme t\u00eb varf\u00ebrimit t\u00eb plot\u00eb financiar, dhe aspak nga d\u00ebshira e tij p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri pluraliste, vendosi t\u00eb dekretoj\u00eb fundin e sistemit nj\u00ebpartiak, pa shkrepur arm\u00ebt.<\/p>\n<p>R. Alia pati inteligjencen e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ishte e pamundur t\u00eb shtypej kjo l\u00ebvizje dhe t\u00eb ndalohej m\u00eb pas kryengritja popullore.Kjo nuk mund t\u00eb thuhet p\u00ebr shumicn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kupol\u00ebs s\u00eb kuqe, pjes\u00eb e politbyros\u00eb, apo strukturave komb\u00ebtare e lokale te partis\u00eb shtet. Shum\u00eb prej nesh, p\u00ebrfshi edhe mua, mund t\u00eb ishim burgosur (ne rastin m\u00eb fatlum) ose vrar\u00eb nga diktatura. N\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishte derdhur shum\u00eb gjak, por komunizmi nuk mund t\u00eb mbijetonte n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, k\u00ebt\u00eb arriti ta kuptonte, e mir\u00eb q\u00eb e kuptoi Ramiz Alia. Ne, studentet, i nis\u00ebm protestat e v\u00ebndos\u00ebm dhe e respektuam v\u00ebndimin e mesnat\u00ebs s\u00eb 8 Dhjetorit, p\u00ebr t\u00eb mos i nd\u00ebrprer\u00eb ato, pa arritur realizimin e k\u00ebrkesave tona.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 dhjetor mij\u00ebra student\u00eb iu drejtuan Sheshit Sk\u00ebnderbej. Para Liceut Artistik u sulmuam eg\u00ebrsisht nga policia dhe forcat speciale.Thirrjet \u201cLiri Demokraci\u201d dhe \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa\u201d ndez\u00ebn shpirtin e revolucionit n\u00eb zemrat e qindra mij\u00eb kryeqytetaseve, e miliona shqiptar\u00ebve. Isha ne t\u00eb nj\u00ebjtin kuadrat, s\u00eb bashku me disa student\u00eb t\u00eb Filologjikut si, Arta Sakja, Erenestina Halili, Arben Cejku, Mark Marku e disa t\u00eb tjer\u00eb, kur kaluam prane selis\u00eb s\u00eb ambasad\u00ebs italiane (sot ambasada amerikane), u kam k\u00ebrkuar shok\u00ebve t\u00eb ngushonim hap\u00ebsirat mes nesh, kur pam\u00eb kordonat e policis\u00eb.Reagimi i forcave policore dhe atyre speciale ka qen\u00eb i ashp\u00ebr ndaj nesh, i dekumentuar p\u00ebr opinion publik nga media televizive.<\/p>\n<p>Ne nj\u00eb intervis\u00eb te gjate n\u00eb TV Klan, n\u00eb Dhjetor t\u00eb vitit 2011, Sali Berisha deklaron se pasi kontaktoi demonstruesit para Liceut s\u00eb bashku me B. Mustafaj, u takua me Ramiz Alin\u00eb (me k\u00ebrkese t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit), dhe mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb kontaktonte drejtuesit e Levizj\u00ebs Studentore. N\u00eb takimin e tij t\u00eb par\u00eb me nj\u00eb grup student\u00ebsh aktivist\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes, pik\u00ebrisht me dat\u00ebn 9 dhjetor; Azem Hajdari, Tefalin Malshyti, Shenasi Rama, Bardhyl Ukcamaj, Akli Fundo e disa t\u00eb tjer\u00eb, (thot\u00eb Berisha), k\u00ebrkohej krijimi i nj\u00eb organizate t\u00eb pavarur \u201ct\u00eb student\u00ebve dhe intelektual\u00ebve t\u00eb rinj\u2019, por kishin edhe shume k\u00ebrkesa t\u00eb tjera\u2026!<\/p>\n<p>Ky deklarim i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i sakt\u00eb. Sali Berisha ishte intelektuali i par\u00eb q\u00eb guxoi t\u00eb kontaktonte me ne (student\u00ebt) me 9 dhjetor edhe Ramiz Alin\u00eb e me pas s\u00ebrish student\u00ebt, po at\u00eb dit\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb me pas drejtues i L\u00ebvizjes Demokratike s\u00eb bashku me nj\u00eb grup petagog\u00ebsh e intelektualesh t\u00eb tjer\u00eb, si Gramoz Pashko, Arben Imami, Zef Brozi, Arben Demeti, Eduart Selami, Edi Rama (me refleksionet ne AA), Prec Zogaj, Rexhep Uka (Istituti i Kamzes), Aleksander Meksi, Neritan Ceka, Genc Ruli etj.etj.<\/p>\n<p>Nje moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i LSSH, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk \u00ebsht\u00eb shkruar shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb zbritja e student\u00ebve n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej, mbr\u00ebmjen e dates 9 dhjetor, drejtuar nga Shenasi Rama.Pasi u kam b\u00ebr\u00eb thirrje student\u00ebve, duke u shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb grupe t\u00eb vogla, kemi arritur t\u00eb sfidojm\u00eb diktatur\u00ebn duke u mbledhur n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej, aty ku u ndaluam t\u00eb zbrisnim me demonstrat\u00ebn e m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>Takimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i aktivist\u00ebve t\u00eb LS me Sk\u00ebnder Gjinushin, aso kohe minist\u00ebr i Arsimit dhe Lisjen Bashkurtin \u00ebsht\u00eb zhvilluar me dat\u00ebn 10 dhjetor n\u00eb dark\u00eb, q\u00eb ka zgjatur deri pas mesnate, ne zyr\u00ebn e drejtorit t\u00eb Qytetit Studenti.N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe dr. Sali Berisha s\u00eb bashku me Besnik Mustafajn dhe dy gazetar\u00eb t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Rinis\u00eb. Dr. Berisha kishte tashm\u00eb kontakte dhe ndikim, si asnj\u00eb intelektual tjet\u00ebr, te disa prej aktivist\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishem t\u00eb l\u00ebvizjes.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb LS n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb: Azem Hajdari, Shenasi Rama, Tefalin Malshyti, Bardhyl Ukcamaj, Mimoza Zhamo, Arben Lika. Une kam shkuar n\u00eb takim s\u00eb bashku me Mark Markun nga godina 15-t\u00eb, q\u00eb ishte Selia e L\u00ebvizjes Studentore. Marku s\u00eb bashku me disa aktivist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb LSSH jan\u00eb larguar (p\u00ebr arsye hap\u00ebsire) dhe jane drejtuar drejt godin\u00ebs 15-t\u00eb, ne kemi vazhduar takimin n\u00eb formatin e m\u00ebsip\u00ebrm, deri pas mesnate. Nuk me kujtohet nese Akli Fundo ishte apo jo deri n\u00eb fund t\u00eb takimit.<\/p>\n<p>Ky takim \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua thelbi i historis\u00eb s\u00eb organizuar t\u00eb L\u00ebvizjes Studentore Shqiptare, i negociatave t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueseve t\u00eb saj, q\u00eb sh\u00ebnuan edhe fundin e sistemit diktatorial nj\u00ebpartiak.<\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb takim vendimtar p\u00ebr fatet e LSSH dhe demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte takimi q\u00eb ndau epokat.T\u00eb nes\u00ebrmen Ramiz Alia ka mbledhur menj\u00ebhere byron\u00eb politike dhe ka deklaruar te drejt\u00ebn e pluralizmit politik (ose me sakte, te drejten e krijimit te organizatave te pamvarura politike) n\u00eb takimin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve, t\u00eb zgjedhur sipas fakulteteve (t\u00eb miksuar edhe me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb s\u00eb Universitetit).<\/p>\n<p>Dua t\u00eb theksoj se at\u00eb dit\u00eb, para nisjes s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsise s\u00eb student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve nga t\u00eb gjitha fakultetet n\u00eb takimin me R. Alin\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb Ndue Lugja e Bardhyl Ukcamaj s\u00eb bashku me rreth 10-15 aktivist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr organizimet n\u00eb qytez\u00eb deri sa t\u00eb p\u00ebrfundonte takimi.N\u00eb takimin me Ramizin \u00ebsht\u00eb komunikuar dekretimi i pluralizmit politik, pjesa tjet\u00ebr e bised\u00ebs ishte m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe \u00ebsht\u00eb e njohur nga publiku.<\/p>\n<p>Nat\u00ebn e 11 dhjetori duke u gdhir\u00eb 12 dhjetori e kemi kaluar n\u00eb selin\u00eb e l\u00ebvizjes studentore, q\u00eb ishte godina 15-t\u00eb, student\u00eb, intelektual\u00eb e qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, duke diskutuar rreth organizimit te partis\u00eb s\u00eb par\u00eb opozitare n\u00eb Shqip\u00ebri,q\u00eb u m\u00ebndua t\u00eb em\u00ebrtohej Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb entuziaz\u00ebm te pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm dhe q\u00eb ndodh shum\u00eb rrall\u00eb n\u00eb jet\u00ebn njer\u00ebzore. Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb 12 dhjetorit u b\u00eb edhe formimi strukturor i komisionit nism\u00ebtar.<\/p>\n<p>Mengjesin e 12 dhjetorit 1990, kam pasur fatin t\u00eb jem i deleguari i par\u00eb i komisionit nism\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb Univesitetin Luigj Gurakuqi t\u00eb Shkodr\u00ebs, s\u00eb bashku me nj\u00eb aktivist tjet\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes Studentore, z. Mujo Bu\u00e7papaj. E thekoj se L\u00ebvizja Studentore Shqiptare e dhjetorit 1990, ishte nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb kulmoi n\u00eb Tiran\u00eb, por q\u00eb u shtri menj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb Universitet e tjera t\u00eb v\u00ebndit.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me Mujon dhe disa aktivist\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Universiteti, kemi zhvilluar nj\u00eb takim t\u00eb hapur n\u00eb Univesitetin Luigj Gurakuqi t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, qytetit m\u00eb t\u00eb persekutuar dhe m\u00eb antikomunist t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb Kuqe, pas dekadash terrori enverist mbi k\u00ebt\u00eb qyetet. Ky takim \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb nj\u00eb nga auditoret, pa lejen e Rektorit t\u00eb Univesitetit, i organizuar nga Flamur Bucpapaj e pedagogu Agustin Shqalsi, rrethuar nga forca policore, por edhe nga qindra qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Qyteti i ishte i rrethuar me tanke, ishte nj\u00eb situate tep\u00ebr e rrezikshme.Vendosm\u00ebria e student\u00ebve t\u00eb Univesitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe entuziazmi i tyre, n\u00ebn hijen e tankeve, d\u00ebshmonte se fryma jon\u00eb e L\u00ebvizjes kishte ndezur gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen ka shperthyer demonstrata e fuqishme e 13 dhjetorit dhe me 2 prill, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet do te flijohej per liri-demokraci, nj\u00ebri nga aktivist\u00ebt e zjarrt\u00eb t\u00eb LSSH, Arben Broci.<\/p>\n<p>Arritja me historike e L\u00ebvizjes Studentore Shqiptare \u00ebsht\u00eb vendosja e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Por levizja ka edhe kulme t\u00eb tjera shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si: greva e uris\u00eb s\u00eb 20 shkurtit per heqjen e emrit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nga Universiteti, q\u00eb b\u00ebri delegjitimitetin e sistemit dhe r\u00ebnien p\u00ebrfundimtare t\u00eb simbolik\u00ebs komuniste; demonstrimet e student\u00ebve t\u00eb Universitetit n\u00eb Kam\u00ebz, Shkod\u00ebr e rrethe t\u00eb tjera; refleksionet ne Akademin\u00eb e Arteve etj.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Studentore Shqiptare i riktheu dinjitetin e n\u00ebprk\u00ebmbur shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb sfilitur n\u00eb epok\u00ebn e sistemit komunist, e t\u00eb izolimit. Ne e dim\u00eb se se liria kolektive nuk mund t\u00eb fitohet e garantohet me revolucion, por me L\u00ebvizjen Studentore t\u00eb Dhjetorit 90-t\u00eb u fitua e drejta e individ\u00ebve p\u00ebr t\u00eb luftuar e punuar p\u00ebr lirit\u00eb e tyre e t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nderimi i ngjarjve dhe figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kujtes\u00ebs son\u00eb historike \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm n\u00eb shum\u00eb aspekte. \u201cNj\u00eb popull q\u00eb nderon burrat e vet, nj\u00eb popull q\u00eb pavdek\u00ebson kujtimin e tyne, jo vet\u00ebm nd\u00ebr faqet e historis\u00eb, por edhe mbi rrasa e n\u00eb monumente, ai popull tregon se ka nd\u00ebrgjegje, se ka ndiesi t\u00eb holla, se njeh miradijen e ka d\u00ebshir\u00eb me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit t\u00eb t\u00eb M\u00ebdhajvet t\u00eb vet\u201d, shkruante rreth nj\u00eb shekull me pare Luigj Gurakuqi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb obelisk i L\u00ebvizjes Studentore Shqiptare n\u00eb parkun Rinia, ose para ish- piramid\u00ebs s\u00eb diktatorit, ku ne dhe femij\u00ebt tan\u00eb, shqiptar\u00ebt e sotsh\u00ebm e te nes\u00ebrm t\u00eb ndiheshin t\u00eb perfaq\u00ebsuar, do duhej t\u00eb ishte ngitur me koh\u00eb. Nj\u00eb obelisk, q\u00eb t\u2019i nderoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb luftuan (e jan\u00eb vrare ose mund t\u00eb ishin vrar\u00eb) p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri si Europa. E theksoj, nj\u00eb obelisk, q\u00eb t\u2019i bashkoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb e duan lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb obilisk i L\u00ebvizjes Studentore Shqiptare, q\u00eb t\u00eb nderonte, Azem Hajdarin, Arben Brocin, Abdyl Matoshin, Fred G\u00ebmin, Dritan \u00c7el\u00ebn, Gjin Kolbucajn, etj, qe nuk jetojne m\u00eb fizikisht midis nesh. T\u00eb nderoheshin edhe Mimoza Ferraj (Alma Bendo), Shenasi Rama, Mimoza Zhamo, Arben Lika, Pal Serreqi, Akli Fundo, Tefalin Malshyti, Arben Sula, Myftar Gjana, Adrian Petrollari, Edmond Bushati, Ndue Lugja, Arian Manahasa, Mesila Doda, Alfred Cako, Spiro Curra, Blendi Gonxhe, Mujo Bucpapa, Nesti Kiri, Arta Sakja, Arben \u00c7ejku, Aida Sakja, Ajet Ramcaj, Ilir Dizadari, Alban Bala, Arjanit Nika, Abdyl Demirazi, Niko Ka\u00e7iroti, Shp\u00ebtim Shkurti, Tan Asllani, Dritan Shtylla, Agim Hasa, Renato Ndrecka, Arber Ahmetaj, Ridvan Peshkepia, Ilirjan Cane,Arben Ahmetaj, Ilenja Mehilli, Kastriot Gjoka, Eda Hyka, Ardi Stefa, Erenestina Gjergji Halili, Myslim Murrizi, Shpetim Balia, Bislim Ahmetaj, Gjok Vuksani, Gjergj Ukcamaj, Arsen Caushi, Mark Marku, Xheni Tanini Hali, Mirel Sharxhiu, Albert Kushti,Theollori Dhimitri, Gjin Progni,Ilirian Peco, Afrim Krasniqi, Pandeli Majko, Sokol Allarai, Astrit Patosi, Ed Paloka, Argita Berisha, Ilir Meta, Besa Ukcamaj, Flamur Bucpapaj, Ilir Seci, Emin Barci, Alban Tershana, Arben Gabraj, Shkelqim Jahaj, Shpend Jeshnica, Vullnet Spahiu, Agim Imeri, Blendi Fevziu, Ben Blushi, Skender Minxhozi, Gazmend Oketa, Ermal Mulosmani, Gjelosh Kasa, Arben Cokaj, Lush Martini, Dritan Kociu, Agron Tufa, Alban Pepa, Artan Dibra, Arben Muca, Arben Qirjako, Altin Qoshja, Valbona Duro Pelushi, Lek Tusha, Aleksander Biberaj, Edvin Shvarc, Admir Lakra, Kreshnik Spahiu, Kastriot Haxhiaj, Astrit Memia, Agron Gjekmarkaj, Enkelejda Shkreli, Nazmi Peka, Ylber Hasani, Kreshnik Collaku, Dritan Osmani, Lulezim Shenaj, Kujtim Allaraj, Helidon Samarxhi,Lin Kurti, Agron Sula, Osman Stafa , Adem krasniqi, Gjovalin Shyatni, Mhill Geci, Shkelzen Margjeka, Ndre Legisi, Flamur Noka, Agim Perllaku, Ramiz Gjini, Mimoza Preci, Nora Prozhmi, Ismet Pali, Tonin Prenga, Tonin Logu, etj, etj, etj, ( u kerkoj ndjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb nuk u kam shkruar emrat, per aryse hapsire).<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare e ka arkivuar n\u00eb histori t\u00eb shkuar\u00ebn komuniste (s\u00eb paku si sistem). Sot jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur dhe LSSH mbetet pjes\u00eb e historis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Muzeun Historik Komb\u00ebtar, krahas pavionit t\u00eb t\u00eb persekutuarve politik\u00eb duhet t\u00eb ngrihet edhe nj\u00eb pavion i L\u00ebvizjes Studentore.N\u00eb tekstet e historis\u00eb m\u00eb shum\u00eb duhet t\u00eb shkruhet e t\u2019u m\u00ebsohet f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkolla. Drit\u00ebsimi dhe nderimi i k\u00ebsaj ngjarje historike \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm, jo p\u00ebr t\u00eb djeshmen, por p\u00ebr t\u00eb sotmen e t\u00eb nes\u00ebrmen e shoq\u00ebrise son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e sotme elita shqiptare ka detyrimin t\u2019i afroj\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb t\u00eb re shoq\u00ebris\u00eb: Ushqimimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat ballkanike ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt; fuqizimin ekonomik dhe sh\u00ebndoshjen e identitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Shtese: Eshte e nevojshme(jo vetem per mua) te saktesoj nje aspekt te rendesishem, qe nuk e kam shenuar dhe mendoj se do te duhet te shkruhet e te theksohet: Nje shtyese te rendesishme i kane dhene levizjes studentore shqiptare, studentet jo konviktore qe erdhen menjehere ne mesin tone nga Tirana dhe u bene aktiviste te rendesishem, mes tyre pa asnje medyshje Mesila Doda, Ilenja Mehilli, Arian Manahasa, Ridvan Peshkopia, Blendi Fevziu, Ben Blushi, Blendi Gonxhe, Edvin Shvarc e shume e shume aktiviste te tjere, per te cilet do te shkruaj me gjate ne plotesim te ketij shenimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bardhyl Ukcamaj L\u00ebvizja Studentore e Dhjetorit 1990-t\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi aksion politik i shqiptar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e tyre te njohur, q\u00eb realizoi ndryshime sistemesh politike (sh\u00ebmbjen e regjimit bunker n\u00eb Europ\u00eb) n\u00eb menyre paq\u00ebsore. Esht\u00eb aksioni politik m\u00eb pro \u2013 europian, q\u00eb nga Rilindja Komb\u00ebtare.Kjo L\u00ebvizje legjitimoi t\u00eb drejt\u00ebn e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Dhjetori 90-t\u00eb, si e kam jetuar un\u00eb...! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dhjetori 90-t\u00eb, si e kam jetuar un\u00eb...! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Bardhyl Ukcamaj L\u00ebvizja Studentore e Dhjetorit 1990-t\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi aksion politik i shqiptar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e tyre te njohur, q\u00eb realizoi ndryshime sistemesh politike (sh\u00ebmbjen e regjimit bunker n\u00eb Europ\u00eb) n\u00eb menyre paq\u00ebsore. Esht\u00eb aksioni politik m\u00eb pro \u2013 europian, q\u00eb nga Rilindja Komb\u00ebtare.Kjo L\u00ebvizje legjitimoi t\u00eb drejt\u00ebn e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-05-29T17:50:31+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dhjetori 90-t\u00eb, si e kam jetuar un\u00eb&#8230;!\",\"datePublished\":\"2015-05-29T17:50:31+00:00\",\"dateModified\":\"2015-05-29T17:50:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/\"},\"wordCount\":3161,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/\",\"name\":\"Dhjetori 90-t\u00eb, si e kam jetuar un\u00eb...! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2015-05-29T17:50:31+00:00\",\"dateModified\":\"2015-05-29T17:50:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dhjetori 90-t\u00eb, si e kam jetuar un\u00eb&#8230;!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dhjetori 90-t\u00eb, si e kam jetuar un\u00eb...! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dhjetori 90-t\u00eb, si e kam jetuar un\u00eb...! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Bardhyl Ukcamaj L\u00ebvizja Studentore e Dhjetorit 1990-t\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi aksion politik i shqiptar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e tyre te njohur, q\u00eb realizoi ndryshime sistemesh politike (sh\u00ebmbjen e regjimit bunker n\u00eb Europ\u00eb) n\u00eb menyre paq\u00ebsore. Esht\u00eb aksioni politik m\u00eb pro \u2013 europian, q\u00eb nga Rilindja Komb\u00ebtare.Kjo L\u00ebvizje legjitimoi t\u00eb drejt\u00ebn e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-05-29T17:50:31+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dhjetori 90-t\u00eb, si e kam jetuar un\u00eb&#8230;!","datePublished":"2015-05-29T17:50:31+00:00","dateModified":"2015-05-29T17:50:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/"},"wordCount":3161,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/","name":"Dhjetori 90-t\u00eb, si e kam jetuar un\u00eb...! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2015-05-29T17:50:31+00:00","dateModified":"2015-05-29T17:50:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhjetori-90-te-si-e-kam-jetuar-une\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dhjetori 90-t\u00eb, si e kam jetuar un\u00eb&#8230;!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3731"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3731"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3731\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3731"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3731"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3731"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}