{"id":3730,"date":"2010-08-14T22:13:14","date_gmt":"2010-08-14T21:13:14","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3730"},"modified":"2010-08-14T22:13:14","modified_gmt":"2010-08-14T21:13:14","slug":"reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/","title":{"rendered":"Reforma e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe sistemi i kupon\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Adri Nurellari\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Adri Nurellari<\/strong><\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, zgjerimi i numrit dhe fuqis\u00eb s\u00eb universiteteve private \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar nga nj\u00eb nism\u00eb lobimi p\u00ebr t\u00eb aplikuar n\u00eb vendin ton\u00eb sistemin e kupon\u00ebve (voucher), q\u00eb n\u00ebnkupton dh\u00ebnien nga qeveria drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb nj\u00eb kuponi q\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb parap\u00ebrcaktuar n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb studenti p\u00ebr ta shpenzuar at\u00eb n\u00eb institucionin e preferuar prej tij.<\/p>\n<p>Ky sistem i propozuar prej Milton Friedman, synon t\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb dobi n\u00eb fakt, sepse shton mund\u00ebsin\u00eb e zgjedhjeve, duke ia l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb studentit shkoll\u00ebn ku do t\u00eb shkoj\u00eb. Nxit diversifikimin e shkollimit dhe t\u00eb fondeve q\u00eb financojn\u00eb arsimin. Sistemi i kupon\u00ebve nxit konkurrenc\u00ebn, duke rritur efikasitetin e sektorit publik, i cili gjithashtu duhet t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i bindur student\u00ebt q\u00eb kupon\u00ebt e qeveris\u00eb t&#8217;i harxhojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e tyre, duke e transformuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb radikale ofert\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb parim ky sistem duket goxha i vlefsh\u00ebm, mir\u00ebpo ka disa rrethana konkrete q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendohet se aplikimi n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Pik\u00ebs\u00ebpari duhet b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb q\u00eb ky sistem, kur \u00ebsht\u00eb propozuar, si fillim ka pasur kryesisht si q\u00ebllim arsimin para-universitar, e jo at\u00eb universitar, sikurse po promovohet tani.<\/p>\n<p>Pra synimi kryesor ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb miradministrohen fondet q\u00eb qeveria jep p\u00ebr shkollimin n\u00eb nivelin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm, duke dashur q\u00eb ta shkund\u00eb sistemin publik dhe ta ballafaqoj\u00eb me sektorin privat, duke e detyruar t\u00eb rris\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb dhe llogaridh\u00ebnien dhe duke e n\u00ebnshtruar ndaj konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ka nj\u00eb dallim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm mes arsimit para-universitar dhe atij universitar.<\/p>\n<p>Qeveria ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr individin deri n\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are. M\u00eb pas, kur i bie t\u00eb jet\u00eb edhe mosha universitare, individi duhet t\u00eb ec\u00eb me k\u00ebmb\u00ebt e veta, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm para ligjit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb moralisht, p\u00ebr nj\u00eb liberal, financimi i arsimit universitar n\u00eb vetvete nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq i pranuesh\u00ebm. Dometh\u00ebn\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb liberal t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, individi pasi b\u00ebhet 18 vje\u00e7 duhet ta mbaj\u00eb vet\u00eb n\u00eb kurriz koston e arsimit universitar, meqen\u00ebse n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb individ i lir\u00eb dhe i pavarur, q\u00eb ka vet\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatin e jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sistemi i kupon\u00ebve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb \u00ebsht\u00eb aplikuar kryesisht n\u00eb sistemin e arsimit para-universitar. P\u00ebrjashtim b\u00ebn ndonj\u00eb rast si shteti i Kolorados n\u00eb SHBA, ose ndonj\u00eb propozim i viteve t\u00eb fundit p\u00ebr ta aplikuar edhe n\u00ebp\u00ebr universitete n\u00eb Australi apo Hong-Kong. Madje n\u00eb disa raste q\u00ebllimi kryesor i propozimit dhe aplikimit t\u00eb sistemit t\u00eb kupon\u00ebve nuk ka qen\u00eb thjesht futja e konkurrenc\u00ebs dhe rritja e efikasitetit t\u00eb sektorit publik, por edhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb eliminuar segregimin e minoriteteve racore.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebr shembull, n\u00eb Uashington DC apo territore t\u00eb tjera ku \u00ebsht\u00eb aplikuar sistemi, \u00ebsht\u00eb synuar q\u00eb prind\u00ebrit t\u00eb mund t\u00eb merrnin prej qeveris\u00eb kupon\u00ebt e shkollimit e t\u2019i \u00e7onin f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkolla jasht\u00eb lagjes s\u00eb tyre (duke p\u00ebrdorur sistemin e autobus\u00ebve p\u00ebr shkolla), n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb largoheshin nga kriminaliteti q\u00eb pllakoste n\u00eb shkollat e lagjeve t\u00eb zezak\u00ebve dhe t\u00eb mund t\u00eb rriteshin n\u00eb nj\u00eb ambient shkollor m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, nga nj\u00eb liberal i kulluar do t\u00eb k\u00ebrkohej q\u00eb fillimisht sistemi i kupon\u00ebve t\u00eb aplikohej tek arsimi para-universitar. Fundja, e gjith\u00eb shoq\u00ebria paguan taksa, por pothuaj t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb jet\u00ebs e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb apo do e b\u00ebjn\u00eb arsimin para-universitar, k\u00ebshtu q\u00eb duket edhe m\u00eb e moralshme q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr t\u00eb subvencionuar arsimimin me instrumente t\u00eb tregut sikurse ofron sistemi i kupon\u00ebve.<\/p>\n<p>Fundja, nj\u00eb gj\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb duke u aplikuar me sukses me subvencionime t\u00eb teksteve shkollore, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb subvencionimi t\u00eb shkoj\u00eb direkt te p\u00ebrdoruesi dhe jo tek ofruesi i sh\u00ebrbimit apo produktit. N\u00eb rastin e arsimit universitar, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ting\u00ebllon e pamoralshme nga prizmi liberal q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb paguaj\u00eb taksa p\u00ebr m\u00eb pak se 2% t\u00eb student\u00ebve q\u00eb ven\u00eb n\u00eb shkolla t\u00eb larta shqiptare.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm aplikimin e sistemit t\u00eb kupon\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri e q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me frik\u00ebn q\u00eb mund\u00ebsia e k\u00ebtyre kupon\u00ebve do t\u00eb sillte nj\u00eb inflacion akoma m\u00eb t\u00eb madh se ky ekzistuesi p\u00ebr t\u00eb rendur pas diplomave universitare, duke braktisur shkollat profesionale apo aktivitetet tradicionale si bujq\u00ebsia e blegtoria.<\/p>\n<p>Madje n\u00eb kushtet e k\u00ebtij masivizimi, n\u00eb kurriz t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb q\u00eb po haset n\u00eb Shqip\u00ebri, duhet menduar se si t\u00eb shtohen filtrat e jo t\u00eb inkurajohen qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb vendosin t\u00eb shkojn\u00eb e ta shfryt\u00ebzojn\u00eb me zor mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb jep kuponi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbytur shkollat e larta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb tjera rrethana s\u2019do t\u00eb kishin shkuar n\u00eb universitet. P\u00ebr mos t\u00eb folur pastaj p\u00ebr faktin q\u00eb n\u00eb kushtet aktuale, sistemi i kuponit nuk do t\u00eb ishte gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb tjet\u00ebr form\u00eb e sofistikuar p\u00ebr t\u00eb rrjepur taksapaguesit.<\/p>\n<p>Q\u00eb tani jan\u00eb v\u00ebn\u00eb re se shum\u00eb universitete private po i ofrojn\u00eb diplomat fiktive vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pages\u00ebs, pa u kujdesur p\u00ebr rigorozitetin e m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve minimale t\u00eb student\u00ebve. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e universiteteve e mban t\u00eb hapur regjistrimin p\u00ebr programe bachelor apo mastera deri n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit akademik, pa e vrar\u00eb mendjen p\u00ebr mungesat nga programi, p\u00ebr mos t\u00eb folur pastaj p\u00ebr rastet e shumta ku lihen enkas vende bosh n\u00eb regjistrat e amz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shitur diploma pa u b\u00ebr\u00eb frekuentim shkollor p\u00ebr ata q\u00eb ofrojn\u00eb pagesa t\u00eb majme.<\/p>\n<p>Tregu shqiptar karakterizohet nga nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb siguruar diplom\u00ebn pa frekuentim e mundim dhe n\u00ebse ofrohet edhe mund\u00ebsia q\u00eb ky veprim t\u00eb b\u00ebhet pa nxjerr\u00eb gj\u00eb nga xhepi, situata do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb katastrofale. N\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nd\u00ebr burimet kryesore t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb ofert\u00ebs universitare publike. Student\u00ebt e universiteteve publike nuk e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb ngelin dhe p\u00ebrs\u00ebrisin pafund\u00ebsisht provime dhe vite shkollore, sepse nuk mbartin kosto p\u00ebr shp\u00ebrdorimin q\u00eb jan\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb mbuluar nga fondet e taksapaguesve.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, sot shteti \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb dhe i pap\u00ebrgatitur q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb k\u00ebta kupon\u00eb t\u00eb taksapaguesve t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb arsim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe jo n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ndyr\u00eb mes nj\u00eb pseudo-studenti q\u00eb do ve\u00e7 t\u00eb certifikoj\u00eb injoranc\u00ebn e vet me nj\u00eb pseudo-diplom\u00eb shkollore dhe pronar\u00ebve pa integritet t\u00eb universiteteve private. Kjo gj\u00eb ka ndodhur tashm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive me subvencionimin e barnave sh\u00ebndet\u00ebsore, sepse dihet mir\u00eb q\u00eb dhjet\u00ebra miliona euro t\u00eb taksapaguesve vidhen prej farmacive n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit t\u00eb kupon\u00ebve, q\u00eb n\u00eb rastin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb quhen receta t\u00eb siguruara nga shteti.<\/p>\n<p>Zgjidhja liberale n\u00eb arsimin e lart\u00eb shqiptar do t\u00eb ishte m\u00eb e arsyeshme t\u00eb vinte n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb at\u00eb t\u00eb kredive. Dometh\u00ebn\u00eb, duke pasur parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka cil\u00ebsia e burimeve njer\u00ebzore p\u00ebr nj\u00eb vend, si dhe duke e marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb q\u00eb qeveria duhet t\u00eb shpenzoj\u00eb p\u00ebr arsimin universitar, at\u00ebher\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme do t\u00eb ishte q\u00eb student\u00ebt e interesuar t\u00eb merrnin kredi me interesa t\u00eb ul\u00ebta dhe t\u00eb fillonin t\u2019i shlyenin k\u00ebto kredi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale, pa shum\u00eb presion, kur t\u00eb fillonin t\u00eb siguronin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, sikurse ndodh dendur n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb rritet konkurrenca mes universiteteve publike dhe atyre private, duhet q\u00eb n\u00eb universitetet publike student\u00ebt t\u00eb detyrohen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pagesa q\u00eb mbulojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb koston e arsimimit t\u00eb tyre dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb universitetet private nuk do ken\u00eb nj\u00eb disavantazh t\u00eb madh konkurrimi p\u00ebr sa i p\u00ebrket \u00e7mimit n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Vendosja e sistemit t\u00eb kredive t\u00eb buta do t\u00eb rris\u00eb ndjesh\u00ebm edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin e vet student\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb maten shum\u00eb her\u00eb para se t&#8217;i futen universitetit publik, duke pasur parasysh q\u00eb her\u00ebt a von\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar kosto t\u00eb m\u00ebdha. Gjithashtu, kur ata t\u00eb futen n\u00eb universitete publike, nuk kan\u00eb p\u00ebr t&#8217;u treguar moskok\u00eb\u00e7ar\u00ebs ndaj ngeljes n\u00ebp\u00ebr provime apo zvarritjes pafund t\u00eb studimeve, sepse \u00e7do shp\u00ebrdorim rrit koston q\u00eb do t&#8217;u duhet t\u00eb paguajn\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb ishte e nevojshme q\u00eb jo vet\u00ebm tregu shqiptar i arsimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej nga konkurrenca e lir\u00eb intensive, por edhe vet\u00eb tregu shqiptar t\u00eb futej n\u00eb konkurrenc\u00eb n\u00eb tregun bot\u00ebror. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se, do t\u00eb ishte e domosdoshme q\u00eb student\u00ebt q\u00eb marrin subvencione apo kredi, t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjedhin edhe universitete jasht\u00eb vendit. Sot universitetet shqiptare jan\u00eb duke i ngjar\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gar\u00eb drejt fundit.<\/p>\n<p>Ato po p\u00ebrpiqen t&#8217;i t\u00ebrheqin student\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet gar\u00ebs se kush e kush ofron nj\u00eb diplom\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb e me m\u00eb pak mundime e jo duke garuar se kush ofron shkollimin m\u00eb cil\u00ebsor dhe rigoroz. Logjikisht \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb sistem kupon\u00ebsh q\u00eb t\u2019i lejoj\u00eb student\u00ebt ta shpenzojn\u00eb kuponin jasht\u00eb vendit, k\u00ebshtu q\u00eb dh\u00ebnia e kredive afatgjata me kushte t\u00eb buta ngelet m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb siguruar mobilitetin e student\u00ebve shqiptar\u00eb dhe daljen nga pellgu i arsimit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb po kalbet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adri Nurellari Koh\u00ebt e fundit, zgjerimi i numrit dhe fuqis\u00eb s\u00eb universiteteve private \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar nga nj\u00eb nism\u00eb lobimi p\u00ebr t\u00eb aplikuar n\u00eb vendin ton\u00eb sistemin e kupon\u00ebve (voucher), q\u00eb n\u00ebnkupton dh\u00ebnien nga qeveria drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb nj\u00eb kuponi q\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb parap\u00ebrcaktuar n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb studenti p\u00ebr ta shpenzuar at\u00eb n\u00eb institucionin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3730","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Reforma e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe sistemi i kupon\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Reforma e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe sistemi i kupon\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Adri Nurellari Koh\u00ebt e fundit, zgjerimi i numrit dhe fuqis\u00eb s\u00eb universiteteve private \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar nga nj\u00eb nism\u00eb lobimi p\u00ebr t\u00eb aplikuar n\u00eb vendin ton\u00eb sistemin e kupon\u00ebve (voucher), q\u00eb n\u00ebnkupton dh\u00ebnien nga qeveria drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb nj\u00eb kuponi q\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb parap\u00ebrcaktuar n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb studenti p\u00ebr ta shpenzuar at\u00eb n\u00eb institucionin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-14T21:13:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Reforma e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe sistemi i kupon\u00ebve\",\"datePublished\":\"2010-08-14T21:13:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/\"},\"wordCount\":1749,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/\",\"name\":\"Reforma e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe sistemi i kupon\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-14T21:13:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Reforma e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe sistemi i kupon\u00ebve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Reforma e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe sistemi i kupon\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Reforma e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe sistemi i kupon\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Adri Nurellari Koh\u00ebt e fundit, zgjerimi i numrit dhe fuqis\u00eb s\u00eb universiteteve private \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar nga nj\u00eb nism\u00eb lobimi p\u00ebr t\u00eb aplikuar n\u00eb vendin ton\u00eb sistemin e kupon\u00ebve (voucher), q\u00eb n\u00ebnkupton dh\u00ebnien nga qeveria drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb nj\u00eb kuponi q\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb parap\u00ebrcaktuar n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb studenti p\u00ebr ta shpenzuar at\u00eb n\u00eb institucionin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-14T21:13:14+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Reforma e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe sistemi i kupon\u00ebve","datePublished":"2010-08-14T21:13:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/"},"wordCount":1749,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/","name":"Reforma e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe sistemi i kupon\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","datePublished":"2010-08-14T21:13:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/reforma-e-arsimit-te-larte-dhe-sistemi-i-kuponeve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Reforma e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe sistemi i kupon\u00ebve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3730"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3730\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}