{"id":3727,"date":"2012-07-10T15:31:14","date_gmt":"2012-07-10T14:31:14","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3727"},"modified":"2012-07-10T15:31:14","modified_gmt":"2012-07-10T14:31:14","slug":"nuk-ka-paqe-ne-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/","title":{"rendered":"Nuk ka paqe n\u00eb PD"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Lorenc Vangjeli\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lorenc_vangjeli.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong><em>Dy deputet\u00eb demokrat\u00eb, Mark Marku dhe Selami Xhepa formulojn\u00eb kritika p\u00ebr qeverisjen dhe aleancat e PD-s\u00eb. Nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb e heshtur me t\u00eb tjer\u00eb deputet\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer, por q\u00eb mendohet se do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb heshtje. Problemi i grupit n\u00eb PD, disa t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb njerk\u00ebs. \u00c7far\u00eb paralajm\u00ebronte dy muaj m\u00eb par\u00eb Astrit Patozi dhe si p\u00ebrgjigjet sot Sokol Olldashi<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Lorenc Vangjeli<\/strong>, <em>JAVA<\/em>, <em>10 Korrik 2012<\/em><\/p>\n<p>\u201cDeputet\u00ebt Marku dhe Xhepa jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb kan\u00eb folur, por nuk jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb mendojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. N\u00eb heshtje, edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mendojn\u00eb si ta, por her\u00eb p\u00ebr konformiz\u00ebm, her\u00eb p\u00ebr pasiguri dhe her\u00eb p\u00ebr munges\u00eb kurajoje, ata nuk flasin publikisht p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tyre dhe \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb se nuk po shkon si duhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit elektoral, i fundit i mandatit t\u00eb dyt\u00eb qeveris\u00ebs t\u00eb PD-s\u00eb\u201d. Njoh\u00ebs t\u00eb mir\u00eb t\u00eb funksionimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb politikisht n\u00eb t\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrt politikisht me t\u00eb, e konfirmojn\u00eb dhe e shpjegojn\u00eb si nj\u00eb realitet t\u00eb njohur, t\u00eb pranuar n\u00eb heshtje, por t\u00eb mbajtur n\u00eb heshtje, faktin q\u00eb n\u00eb grupin parlamentar t\u00eb forc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb pushtet ka koh\u00eb q\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme. P\u00ebrtej suprin\u00ebs s\u00eb fjetur, brenda uj\u00ebrat jan\u00eb t\u00eb turbullta.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"PD - outsiders\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pd_outsiders.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p>Kryesisht pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me formul\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb qeveri dhe me nj\u00eb distanc\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb antar\u00ebt e kabinetit qeveritar kan\u00eb krijuar nga pjestar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb grupit parlamentar. Ngjan se deputet\u00ebt e maxhoranc\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tre klasa, ministrat, nj\u00eb pjes\u00eb deputet\u00ebsh aktiv\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb thjesht \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnuar n\u00eb borderot\u00eb e financave t\u00eb Kuvendit. \u201cMe ministrat mund t\u00eb takohesh vet\u00ebm nga ekrani i televizorit ose t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e detyrueshme kur Berisha b\u00ebn mbledhjen e grupit parlamentar.<\/p>\n<p>Disa nga ta jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb shk\u00ebputur nga jeta politike e zakonshme dhe madje, nuk reagojn\u00eb m\u00eb as kur b\u00ebhen tabel\u00eb sulmesh nga opozita. Mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh edhe shmangien e tyre pothuaj totale nga debatet politike, n\u00eb t\u00eb cilat as nuk din\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb thon\u00eb dhe as nuk duan t\u00eb thon\u00eb m\u00eb gj\u00eb. Protagonizmi absolut i kryeministrit dhe t\u00ebrheqja e tyre n\u00eb indiferenc\u00eb kan\u00eb rrudhur n\u00eb maksimum hap\u00ebsirat p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, thot\u00eb nj\u00eb deputet i PD-s\u00eb, q\u00eb preferon t\u00eb jet\u00eb i pacituar me em\u00ebr. Ai madje nuk pranon as t\u00eb pohoj\u00eb dhe as t\u00eb mohoj\u00eb nj\u00eb list\u00eb deputet\u00ebsh t\u00eb pak\u00ebnaqur, por thot\u00eb se shum\u00ebkush, p\u00ebr arsye nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, ka shkak p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Florian Mima, Gent Strazimiri, Ilir Rusmajli, Lajla P\u00ebrnaska, Edi Paloka, Bardhi Kadilli, Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda, Leonard Demi, jan\u00eb disa nga emrat e grupit q\u00eb duket se pretendojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb q\u00ebnit nj\u00eb deputet n\u00eb list\u00eb. Disa nga ta, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr, edhe e kan\u00eb shprehur k\u00ebt\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi, t\u00eb tjer\u00eb e kan\u00eb provuar t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e qeverisjes, por jan\u00eb larguar. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt t\u00eb gjykohet n\u00ebse ata do t\u00eb ndjekin pas linj\u00ebn e kritikave t\u00eb dy koleg\u00ebve t\u00eb tyre Marku dhe Xhepa; me t\u00eb gjitha gjasat jo edhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrpilimit t\u00eb listave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Marku dhe Xhepa<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u2026duke ndenjur kaq gjat\u00eb, konsumohesh. Nj\u00eb parti nuk mund t\u2019u drejtohet vet\u00ebm militant\u00ebve, sepse nuk e mban dot pushtetin apo duke iu drejtuar nj\u00eb koalicioni. Nuk jam p\u00ebr koleksion figurash. Nga mosbashkimi i s\u00eb djatht\u00ebs tradicionale dhe asaj moderne, bashk\u00eb me t\u00eb qendr\u00ebs, PD nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb n\u00eb pushtet me ndihm\u00ebn e nj\u00eb partie t\u00eb majt\u00eb. Ndaj, t\u00eb rivitalizohet p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb\u201d, thot\u00eb Mark Marku me nj\u00eb fjalor befasues p\u00ebr deputet\u00ebt e PD-s\u00eb. Dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, kur vjen rradha tek aleat\u00ebt, gjuha e tij ashp\u00ebrsohet edhe m\u00eb tej: \u201cEsht\u00eb nj\u00eb parti e shantazhuar duksh\u00ebm nga LSI. Kjo u pa dhe me ndryshimet n\u00eb qeveri, sikur LSI kishte nj\u00eb qeveri m\u00eb vete dhe PD nj\u00eb qeveri tjet\u00ebr m\u00eb vete. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb logjike. N\u00eb nj\u00eb qeveri nuk mund t\u00eb ndryshosh 4 ministra, nj\u00eb tjet\u00ebr dy ministra dhe ty t\u00eb l\u00eb me 5 ministra. Kjo nuk ka llogjik\u00eb\u2026\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjes s\u00eb kandidaturave p\u00ebr Presidentin e Republik\u00ebs, Marku \u00ebsht\u00eb cituar nga shtypi t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrkuar nga Berisha n\u00ebse PD kishte apo jo emra q\u00eb do t\u00eb kandidinte. Media e konsideroi pyetjen e Markun si \u201ckryengritje\u201d n\u00eb nj\u00eb parti ku si rregull Berisha i di dhe i vendos t\u00eb gjitha, por ai vet\u00eb, e minimizoi rolin e asaj \u00e7far\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb duke e konsideruar thjesht si nj\u00eb pyetje normale. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb ai shkoi edhe m\u00eb tej. M\u00eb tep\u00ebr n\u00eb kuptimin e termave t\u00eb p\u00ebrdorur sesa t\u00eb kumtit q\u00eb do t\u00eb jepte. Duke u kujdesur p\u00ebr t\u00eb treguar luajalitet deri n\u00eb fund ndaj PD-s\u00eb, duke shmangur \u00e7do keqinterpretim se q\u00ebndrimi i tij mund t\u00eb ishte frym\u00ebzuar nga interesa vetjake, ai foli deri edhe p\u00ebr \u201cnj\u00eb rithemelim\u201d t\u00eb PD-s\u00eb. n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Marku, edhe sipas koleg\u00ebve t\u00eb tij, nuk ka ambicje p\u00ebr post t\u00eb mundsh\u00ebm qeveritar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb shkon edhe deputeti i Dibr\u00ebs Selami Xhepa, i cili edhe m\u00eb par\u00eb ka pasur deklarata t\u00eb forta p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb minierat e kromit n\u00eb qarkun e tij. Duke folur p\u00ebr kabinetin qeveritar ai thot\u00eb: \u201cKa nj\u00eb topitje t\u00eb reformave. Ka sigurisht nj\u00eb lodhje, ndoshta nga reformat ose nga ecja p\u00ebrpara e k\u00ebtyre reformave. Sigurisht, ka nj\u00eb tkurrje n\u00eb aktivitetin e administrat\u00ebs publike. Do ishte m\u00eb i dobish\u00ebm nj\u00eb riformatim, nj\u00eb rikompozim, pasi gjithmon\u00eb rikompozimet e qeveris\u00eb jan\u00eb momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nj\u00eb mobilizimi pozitiv, p\u00ebr nj\u00eb lloj dinamizmi m\u00eb t\u00eb madh\u201d.<\/p>\n<p>Konteksti i deklaratave t\u00eb Xhep\u00ebs ka nj\u00eb baz\u00eb reale. \u201cN\u00eb qeverisjen e PD-s\u00eb ka tentativa p\u00ebr reformim t\u00eb drejtimit administrativ, por jo m\u00eb ambicje dhe veprim politik\u201d, komentojn\u00eb njoh\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj partie. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb num\u00ebr deputet\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb, gjithmon\u00eb deri p\u00ebrpara zgjedhjes s\u00eb Presidentit, kan\u00eb theksuar nevoj\u00ebn e ndryshimeve n\u00eb qeveri. Edi Paloka, p\u00ebr shembull ka qen\u00eb aktiv n\u00eb mars e prill t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Mbas tij, edhe deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me nj\u00eb profil m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ish-gazetari i dikursh\u00ebm Paloka.<\/p>\n<p>E p\u00ebrbashk\u00ebta e t\u00eb gjith\u00eb atyre deklarimeve, megjithat\u00eb, ka qen\u00eb fjalia q\u00eb nuk mungonte n\u00eb asnj\u00eb rast: ndryshimet n\u00eb qeveri i vendos kryeministri! Nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kushtetuese dhe nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se vet\u00ebm e till\u00eb sa koh\u00eb q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn dhe Partin\u00eb Demokratike. Megjithat\u00eb, mbas largimit t\u00eb zotit Nishani n\u00eb Presidenc\u00eb, Berisha b\u00ebri vet\u00ebm nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb detyruar n\u00eb qeveri. Duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr t\u00eb pafuqis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ushtruar fuqin\u00eb e tij t\u00eb padiskutuar brenda PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb ekuilibreve t\u00eb brisht\u00eb n\u00eb parti dhe rrymave t\u00eb ndryshme brenda saj. Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb dhe ndikuar n\u00eb k\u00ebto ekuilibre q\u00eb i ka krijuar po vet\u00eb apo dhe jan\u00eb krijuar n\u00ebn hijen e tij. Mbi t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshi edhe vet\u00eb Berish\u00ebn, q\u00ebndron hija me plot t\u00eb panjohura p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen e PD-s\u00eb, sidomos n\u00eb rastin kur ajo nuk rikonfirmon pushtetin p\u00ebr mandatin e tret\u00eb rradhazi. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb hije b\u00ebhen t\u00eb gjitha kalkulimet e tjera, afrimet dhe largimet, dashurit\u00eb dhe urrejtjet politike brenda partis\u00eb me dy dekada jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>E para ishte heshtja, Presidenti<\/strong><\/p>\n<p>Dy kan\u00eb qen\u00eb valvolat q\u00eb i kan\u00eb mbajtur n\u00eb heshtje rezervat brenda llojit, zgjedhja e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe ndryshimet e pritshme t\u00eb kabinetit qeveritar. Me tejkalimin e k\u00ebtyre dy momenteve, valvulat u hap\u00ebn dhe t\u00eb par\u00ebt, e me gjas\u00eb edhe p\u00ebr disa koh\u00eb edhe t\u00eb fundit, Marku dhe Xhepa shpreh\u00ebn kritikat e para publike nga brenda PD-s\u00eb. Esht\u00eb e paqart\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ndiqen nga t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebto formulime, por gjasat jan\u00eb minimale.<\/p>\n<p>Deri tek kandidatura formalisht apolitike e Xhezair Zaganjorit dhe ajo gjys\u00ebm politike e Artan Hoxh\u00ebs, status quoja n\u00eb PD dhe ekuilibret brenda saj ngjanin t\u00eb pandryshuara. Pothuaj aspak n\u00eb rastin e par\u00eb, n\u00ebse Zaganjori do t\u00eb ishte President i Republik\u00ebs. At\u00ebher\u00eb thjesht do t\u00eb shtohej nj\u00eb lojtar i ri n\u00eb fush\u00ebn politike dhe kjo do t\u00eb kishte pak ndikim brenda PD-s\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb nuance m\u00eb shum\u00eb q\u00eb do t\u00eb merrte pushteti real i Jozefina Topallit n\u00eb parti p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb afrimiteti t\u00eb njohur mes t\u00eb dyve. N\u00eb rast se President do t\u00eb ishte Hoxha, i konsideruar p\u00ebr shum\u00eb arsye si shum\u00eb m\u00eb pran\u00eb Lulzim Bash\u00ebs, zonja Topalli do t\u00eb humbiste disa nuanca pushteti. Q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ekuilibreve shum\u00eb t\u00eb brisht\u00eb brenda PD-s\u00eb, p\u00ebr vet\u00eb zonj\u00ebn Topalli nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb konsiderohej shum\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja, q\u00eb kryetarja e Kuvendit ishte pika e fundit q\u00eb derdhi got\u00ebn e premtuar p\u00ebr Hoxh\u00ebn. N\u00eb dit\u00ebn q\u00eb kandidati presidencial dilte nga zyra e tij private dhe shoq\u00ebrohej nga garda p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Kuvend, zonja Topalli ka komunikuar t\u00eb pakt\u00ebn tre her\u00eb me Berish\u00ebn. Q\u00ebndrimi i ashp\u00ebr i medias, komunitet nga i cili dilte zoti Hoxha, i PS-s\u00eb n\u00eb Komisionin e Ligjeve, futja n\u00eb loj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur t\u00eb segmenteve me dijeni n\u00eb pun\u00ebt e t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, q\u00ebndrimi i mundsh\u00ebm i partis\u00eb s\u00eb Topit dhe vet\u00eb vota e deputetit t\u00eb saj Gazmend Oketa, b\u00ebn\u00eb q\u00eb zonja Topalli t\u00eb hidhej n\u00eb veprim.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs, n\u00eb prani edhe t\u00eb Met\u00ebs, vet\u00eb Hoxha b\u00ebri t\u00ebrheqjen e tij nga kandidimi duke hapur k\u00ebshtu, rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb parakonkurrim t\u00eb shpejt\u00eb mes tre emrave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mbetur n\u00eb tavoline, Bujar Nishanit, Arben Imamit dhe Petraq Milos. Duke nisur nga i fundit, vet\u00eb Berisha nuk ishte entuziast p\u00ebr em\u00ebrimin e k\u00ebshilltarit t\u00eb tij n\u00eb zyr\u00ebn e kreut t\u00eb shtetit ngaq\u00eb i ndruhej se kjo gj\u00eb do t\u00eb sillte reagime t\u00eb forta, edhe pse opozita kishte d\u00ebrguar sinjale gjysm\u00ebserioze se nuk kishte kund\u00ebrshti serioze me k\u00ebt\u00eb kandidatur\u00eb.<\/p>\n<p>Imami, ndon\u00ebse me shanse t\u00eb m\u00ebdha, nuk do t\u00eb pranohej nga opozita, por edhe do t\u00eb konsiderohej si njeriu ky\u00e7 i PD-s\u00eb s\u00eb nes\u00ebrme. Mbas nj\u00eb mandati pes\u00eb vje\u00e7ar n\u00eb Presidenc\u00eb, ai i kishte t\u00eb gjitha kartat p\u00ebr t\u00eb tentuar kreun e k\u00ebsaj partie, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ujrat do t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb qeta se sot. Po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai do t\u00eb merrte edhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Topallit. N\u00eb k\u00ebto kushte, bingoja mbeti t\u00eb luhet p\u00ebr Nishanin. Q\u00eb n\u00eb thelb tregoi se PD thjesht ruajti status quo-n\u00eb e sotme, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb zgjidhjet e tjera n\u00eb nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme ende t\u00eb paqart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ndryshimet n\u00eb qeveri <\/strong><\/p>\n<p>Nuk kaloi pa u v\u00ebn\u00eb re, ndon\u00ebse jo me vler\u00ebn reale q\u00eb pati, nj\u00eb intervist\u00eb e hershme e kryetarit t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb Astrit Patozi, dy muaj e gjys\u00ebm m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 21 prill, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai paralajm\u00ebronte dhe parazbulonte at\u00eb \u00e7ka pritej t\u00eb ndodhte dhe ndodhi si\u00e7 u paralajm\u00ebrua. Duke folur p\u00ebr ndryshimet n\u00eb qeverisje,<\/p>\n<p>Patozi thot\u00eb ekzakt\u00ebsisht \u00e7far\u00eb b\u00ebri Berisha n\u00eb fund t\u00eb qershorit me qeverin\u00eb e tij: duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit elektoral\u2026 \u201csigurisht nj\u00eb imazh tjet\u00ebr apo nj\u00eb rit\u00ebm tjet\u00ebr mund t\u2019i shtonte energjit\u00eb apo kapacitetet e qeveris\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb reflektoj\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen zgjedh\u00ebsve gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme, por nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. \u2026zgjedhja e Presidentit nuk sjell domosdoshm\u00ebrisht si pasoj\u00eb ndryshimin e qeveris\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb rastin kur Presidenti i ardhsh\u00ebm t\u00eb ishte nj\u00eb an\u00ebtar i kabinetit aktual.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rast i detyruesh\u00ebm p\u00ebr Kryeministrin q\u00eb t\u00eb ndryshonte qeverin\u00eb\u201d, thoshte n\u00eb prill Patozi. Ish-ministri i brendsh\u00ebm Nishani, President i zgjedhur la nj\u00eb vend vakant n\u00eb qeveri q\u00eb Berisha e mbushi si\u00e7 dhe kishte parashikuar Patozi. N\u00eb korrik Mark Marku p\u00ebrgjigjet: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb problemi te Flamuri. N\u00eb bindjen time qeveria \u00ebsht\u00eb n\u00eb stanjacion, disa ministra jan\u00eb konsumuar\u201d. Por nuk thot\u00eb se cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebta ministra. Llogjikisht duket se e ka kryesisht me ata antar\u00eb kabineti q\u00eb jan\u00eb ulur n\u00eb tryez\u00ebn e qeveris\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb qeveris\u00ebs t\u00eb PD-s\u00eb. Kryesisht me ta.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigja \u201czyrtare\u201d dhe tradita<\/strong><\/p>\n<p>Mbas nj\u00eb dite heshtjeje dhe mbas nj\u00eb komenti t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsministres s\u00eb integrimit, nj\u00eb nga ministrat jet\u00ebgjat\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb dhe nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb saj, Sokol Olldashi i p\u00ebrgjigjet me \u201chelm\u201d t\u00eb kontrolluar kolegut t\u00eb tij. \u201c20 vite pluraliz\u00ebm na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shembujt e mundsh\u00ebm. Kemi shembuj njer\u00ebzish t\u00eb shquar n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dot hije n\u00eb politik\u00eb, sikurse kemi shembuj njer\u00ebzish t\u00eb pashquar n\u00eb fusha t\u00eb tjera, q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar instinkt politik mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs. Duhet vet\u00ebm t\u00eb gjejm\u00eb ekuilibrin mes nervozizmit dhe durimit.<\/p>\n<p>T\u2019i japim gjithkujt koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb prodhuar di\u00e7ka, p\u00ebrpara se t\u00eb nisim dhe t\u00eb paragjykojm\u00eb\u2026 Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb tashm\u00eb edhe politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profesion. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00ebn apo nj\u00eb snobiz\u00ebm intelektual. N\u00ebse i referohem nj\u00eb polemike t\u00eb Kadares\u00eb, Shqip\u00ebria nuk ka luksin t\u00eb ket\u00eb shtetar\u00eb q\u00eb politik\u00ebn e kan\u00eb interes an\u00ebsor dhe jo profesion\u201d, thot\u00eb Olldashi. I cili n\u00eb nj\u00eb paragraf, arrin t\u00eb shpjegoj\u00eb mbi t\u00eb gjitha klim\u00ebn brenda partis\u00eb s\u00eb tij. Q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb grupit parlamentar ka nervoziz\u00ebm, munges\u00eb durimi, por edhe snobiz\u00ebm intelektual. Vet\u00eb Olldashi e mbyll k\u00ebtu, bashk\u00eb me optimizmin e kuptuesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb antari qeverie q\u00eb beson n\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb qeveris\u00ebs t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. Vet\u00eb Berisha nuk ka reaguar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb jo shenja q\u00eb ai pranon kritikat, por se nuk do t\u00eb donte t\u00eb ushqente m\u00eb tej ambientin q\u00eb prodhon m\u00eb pas kritik\u00eb. Duke mbetur vet\u00ebm n\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb vitet e qeverisjes s\u00eb tij si kryeminist\u00ebr, marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me kritik\u00ebt apo dhe me ata t\u00eb cil\u00ebt nuk ju jepte m\u00eb besim brenda partis\u00eb, jan\u00eb zgjidhur n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vetme: me largim. Ngjela dhe Zogaj dhe rreth nj\u00eb dyzin\u00eb deputet\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb n\u00eb mandatin e par\u00eb konsideroheshin si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb zotit Topi n\u00eb PD u larguan dhe nuk u kandiduan m\u00eb n\u00eb listat p\u00ebr deputet\u00eb. K\u00ebsaj rradhe do t\u00eb ndodh\u00eb me siguri e nj\u00ebjta gj\u00eb. Kush parandjen se do t\u00eb mbetet jasht\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb dhe do t\u00eb ik\u00eb! Edhe pse Berisha, n\u00eb kulmin e fuqis\u00eb s\u00eb tij politike, \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm p\u00ebr ta ushtruar k\u00ebt\u00eb forc\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy deputet\u00eb demokrat\u00eb, Mark Marku dhe Selami Xhepa formulojn\u00eb kritika p\u00ebr qeverisjen dhe aleancat e PD-s\u00eb. Nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb e heshtur me t\u00eb tjer\u00eb deputet\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer, por q\u00eb mendohet se do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb heshtje. Problemi i grupit n\u00eb PD, disa t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb njerk\u00ebs. \u00c7far\u00eb paralajm\u00ebronte dy muaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nuk ka paqe n\u00eb PD - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nuk ka paqe n\u00eb PD - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dy deputet\u00eb demokrat\u00eb, Mark Marku dhe Selami Xhepa formulojn\u00eb kritika p\u00ebr qeverisjen dhe aleancat e PD-s\u00eb. Nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb e heshtur me t\u00eb tjer\u00eb deputet\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer, por q\u00eb mendohet se do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb heshtje. Problemi i grupit n\u00eb PD, disa t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb njerk\u00ebs. \u00c7far\u00eb paralajm\u00ebronte dy muaj [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-10T14:31:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lorenc_vangjeli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nuk ka paqe n\u00eb PD\",\"datePublished\":\"2012-07-10T14:31:14+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-10T14:31:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/\"},\"wordCount\":2641,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/\",\"name\":\"Nuk ka paqe n\u00eb PD - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-10T14:31:14+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-10T14:31:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lorenc_vangjeli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nuk ka paqe n\u00eb PD\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nuk ka paqe n\u00eb PD - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nuk ka paqe n\u00eb PD - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Dy deputet\u00eb demokrat\u00eb, Mark Marku dhe Selami Xhepa formulojn\u00eb kritika p\u00ebr qeverisjen dhe aleancat e PD-s\u00eb. Nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb e heshtur me t\u00eb tjer\u00eb deputet\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer, por q\u00eb mendohet se do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb heshtje. Problemi i grupit n\u00eb PD, disa t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb njerk\u00ebs. \u00c7far\u00eb paralajm\u00ebronte dy muaj [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-10T14:31:14+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lorenc_vangjeli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nuk ka paqe n\u00eb PD","datePublished":"2012-07-10T14:31:14+00:00","dateModified":"2012-07-10T14:31:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/"},"wordCount":2641,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lorenc_vangjeli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/","name":"Nuk ka paqe n\u00eb PD - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lorenc_vangjeli.jpg","datePublished":"2012-07-10T14:31:14+00:00","dateModified":"2012-07-10T14:31:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lorenc_vangjeli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lorenc_vangjeli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-ka-paqe-ne-pd\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nuk ka paqe n\u00eb PD"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3727"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3727\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}