{"id":3688,"date":"2010-08-11T22:27:08","date_gmt":"2010-08-11T21:27:08","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3688"},"modified":"2010-08-11T22:27:08","modified_gmt":"2010-08-11T21:27:08","slug":"grusht-korrupsionit-ne-gusht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/","title":{"rendered":"GRUSHT KORRUPSIONIT N\u00cb GUSHT?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Andrea Stefani\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Andrea Stefani<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Berisha nuk e kish keq kur porositi qeverin\u00eb dhe administrat\u00ebn t\u00eb sakrifikojn\u00eb pushimet p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin. Sepse po iku qeveria me pushime, bashk\u00eb me t\u00eb shkon p\u00ebr vakanca dhe korrupsioni dhe s\u2019mbetet gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar. Por t\u2019i l\u00ebm\u00eb shakat\u00eb. Kjo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb tallja e radh\u00ebs e mashtrimit berishist me \u201cantikorrupsionin\u201d. Di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se 6 vjet m\u00eb par\u00eb, Sali Berisha u rikthye n\u00eb pushtet me betimin sublim se do t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjoste korrupsionin dhe krimin e organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk qen\u00eb t\u00eb pak\u00ebt ata shqiptar\u00eb q\u00eb besuan se Berisha ishte \u201cdora e fort\u00eb\u201d, \u201cprinci blu\u201d q\u00eb do t\u00eb vriste me shpat\u00eb ku\u00e7edr\u00ebn e korrupsionit dhe krimit.<\/p>\n<p>Duket se nj\u00eb naivitet t\u00eb till\u00eb e nanuris\u00ebn edhe ca \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d, megjith\u00ebse e dinin fort mir\u00eb se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk mund t\u00eb luftohet nga nj\u00eb individ, lider apo nj\u00eb Kryeminist\u00ebr, n\u00ebse nuk ekziston nj\u00eb sistem organesh aktive t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe zbatimit t\u00eb ligjit, t\u00eb pavarura dhe t\u00eb dedikuara ndaj misionit t\u00eb tyre. E gjith\u00eb propaganda q\u00eb p\u00ebrgatiti rikthimin e Berish\u00ebs n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2005 qe nj\u00eb vulgaritet q\u00eb jo vet\u00ebm nuk kish t\u00eb b\u00ebnte fare me m\u00ebnyr\u00ebn si funksionon nj\u00eb shtet ligjor, por ishte edhe nj\u00eb fars\u00eb e mekanizmit t\u00eb sistemit tragjik komunist q\u00eb l\u00ebvizte vet\u00ebm kur Enver Hoxha mprihte, koh\u00eb pas kohe, shpat\u00ebn \u201cp\u00ebr situat\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Sot, pas m\u00eb shum\u00eb se 6 vjet\u00ebsh, shohim frytet e hidhura t\u00eb besimit t\u00eb verb\u00ebr se nj\u00eb autoritarist si Sali Berisha mund ta luftonte korrupsionin. U rifaktua se nj\u00eb pushtet q\u00eb priret drejt sundimit absolutist, korrupton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po absolute ngaq\u00eb e ka korrupsionin mjet t\u00eb arritjes s\u00eb sundimit. Sot shteti shqiptar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i korruptuar se 6 vjet m\u00eb par\u00eb dhe pushteti berishist jo vet\u00ebm e ka humbur p\u00ebrfundimisht betej\u00ebn me korrupsionin, por \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb an\u00ebn e korrupsionit.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb e provojn\u00eb jo vet\u00ebm superskandalet q\u00eb e kan\u00eb shoq\u00ebruar k\u00ebt\u00eb pushtet, apo pasurimi galopant i pushtetar\u00ebve. Jan\u00eb edhe deklarimet e \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve\u201d mbi gjendjen alarmante t\u00eb krimit dhe korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe prova m\u00eb e fundit \u00ebsht\u00eb fakti i hidhur q\u00eb pas 6 vjet\u00ebsh \u201cluft\u00eb t\u00eb suksesshme kund\u00ebr korrupsionit\u201d BE i ka v\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb \u201cBerisha\u201d si kusht p\u00ebr liberalizmin e vizave luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit. A ka prov\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb d\u00ebshtimi se kjo?<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Bashkimi Europian i kujton \u201ckalor\u00ebsit t\u00eb antikorrupsionit\u201d q\u00eb ka 6 vjet n\u00eb pushtet, se duhet t\u00eb luftoj\u00eb korrupsionin? Po ku shkuan premtimet, betimet, rrufet\u00eb dhe bubullimat \u201cantikorrupsion\u201d t\u00eb Berish\u00ebs? Rival\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion jan\u00eb sot miq dhe aleat\u00eb t\u00eb tij. Firma fantazma t\u00eb akuzuara p\u00ebr korruptim kryeministrash jan\u00eb sot partnere t\u00eb qeveris\u00eb. Investime t\u00eb nisura nga qeveritar\u00eb t\u00eb djesh\u00ebm socialist\u00eb dhe t\u00eb akuzuara si korruptive, inaugurohen sot me pomp\u00eb nga qeveria q\u00eb premtoi t\u2019i \u00e7rr\u00ebnjoste ato.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jesh i verb\u00ebr dhe t\u00eb mos shoh\u00ebsh se Berisha t\u00eb tjera tha dhe t\u00eb tjera b\u00ebri. Dhe, n\u00eb fakt, nuk ka prov\u00eb m\u00eb demaskuese p\u00ebr mashtrimin historik q\u00eb Berisha ju ka b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve, sesa vet\u00eb premtimet e tij p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit. Nj\u00eb nga objektivat kryesore t\u00eb qeveris\u00eb \u201cBerisha\u201d n\u00eb korrik 2005 ishte ai i \u201cp\u00ebrkushtimit dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb se lart\u00eb n\u00eb ushtrimin e pushtetit, \u00e7montimit t\u00eb sistemit t\u00eb korrupsionit dhe monopoleve, luft\u00ebs kund\u00ebr fenomenit t\u00eb korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar dhe trafiqeve kriminale\u201d.<\/p>\n<p>A mos vall\u00eb beson ndokush se sistemi i korrupsionit dhe i monopoleve \u00ebsht\u00eb \u00e7montuar n\u00eb Shqip\u00ebri? Po, jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb privilegjuarit e k\u00ebtij pushteti dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb mendojn\u00eb, por vet\u00ebm t\u00eb besojn\u00eb bolshevikisht e verb\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb ju thot\u00eb partia, lideri dhe qeveria. Dhe cila \u00ebsht\u00eb gjendja e shtetit pas 6 vjet qeverisje \u201cme duar t\u00eb pastra\u201d? Do ta p\u00ebrshkruajm\u00eb me fjal\u00ebt e vet\u00eb Kryeministrit Berisha, duke cituar pjes\u00eb nga programi i qeveris\u00eb q\u00eb ai shpalli n\u00eb Kuvend 6 vjet m\u00eb par\u00eb: \u201cDob\u00ebsia e zbatimit t\u00eb ligjit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me t\u00eb cilin p\u00ebrballen sot shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer reforma, por ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb korruptimit dhe konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, qeverisjet\u2026 kan\u00eb shkaktuar nj\u00eb r\u00ebnie dramatike t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin kudo dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, e kan\u00eb sjell\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb buz\u00eb shtetit t\u00eb falimentuar. P\u00ebr pasoj\u00eb, krimet mbeten pa u nd\u00ebshkuar, t\u00eb drejtat pron\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb pagarantuara, kufijt\u00eb e vendit jan\u00eb poroz\u00eb dhe leht\u00ebsisht t\u00eb kaluesh\u00ebm p\u00ebr trafiqet e trafikant\u00ebt, korrupsioni u rrit n\u00eb p\u00ebrmasa tep\u00ebr t\u00eb rrezikshme, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb sistem, tregjet ran\u00eb n\u00ebn kontrollin e monopoleve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zbatim n\u00eb k\u00ebto nivele i ligjit ka sjell\u00eb pasoja mjaft negative p\u00ebr zhvillimin ekonomik, u ka ulur mund\u00ebsin\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb, si dhe ka vonuar perspektivat e integrimit europian t\u00eb vendit\u201d. Askush nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe sot nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb mjerimit t\u00eb shtetit ligjor dhe shkaqeve t\u00eb k\u00ebtij mjerimi, sesa \u00e7\u2019e ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb Sali Berisha 6 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>A nuk mbetet dob\u00ebsia e zbatimit t\u00eb ligjit nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shqiptar\u00ebt, rikonfirmuar edhe nga testimet e perceptimit publik p\u00ebr 6 vjet me radh\u00eb, por edhe nga raportet e p\u00ebrvitshme t\u00eb \u201cprogresit\u201d? Kush beson sot se ligji zbatohet barabar para faktit se ka disa nivele zyrtar\u00ebsh e ministrash q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb mbi ligjin, edhe pse t\u00eb akuzuar p\u00ebr afera korruptive t\u00eb lidhura deri me trafiqe arm\u00ebsh? A nuk ishte nj\u00eb afer\u00eb e till\u00eb edhe tragjedia e G\u00ebrdecit, autor\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb qeverisin t\u00eb imunizuar nga drejt\u00ebsia?<\/p>\n<p>Ku vajti premtimi i Berish\u00ebs p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga imuniteti t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe se \u00e7do hetim i prokuroris\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb korruptuar do g\u00ebzonte mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb? P\u00ebrse ministra si Mediu dhe Basha u strehuan turpsh\u00ebm pas imuniteteve dhe \u201cprocedurave\u201d duke shmangur turpsh\u00ebm ballafaqimin me drejt\u00ebsin\u00eb? Po le t\u00eb kapim nj\u00eb tjet\u00ebr argument. A mos vall\u00eb pas 6 vjet\u00ebsh qeverisje t\u00eb Berish\u00ebs mund t\u00eb thot\u00eb ndokush se t\u00eb drejtat pron\u00ebsore t\u00eb qytetar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb garantuara? Po t\u00eb qe v\u00ebrtet k\u00ebshtu, p\u00ebrse me dhjet\u00ebra pronar\u00eb shqiptar\u00eb do t\u00eb kuturisnin n\u00eb gjykat\u00ebn e Strasburgut p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn e mohuar t\u00eb pron\u00ebs?<\/p>\n<p>P\u00ebrse Avokati i Shtetit do t\u2019i k\u00ebrkonte k\u00ebsaj gjykate q\u00eb t\u00eb mos jepte drejt\u00ebsi (nj\u00eb hata e v\u00ebrtet\u00eb kjo!) p\u00ebr pronar\u00ebt, sepse shteti shqiptar nuk ka para p\u00ebr kompensim? Dhe a do kishim arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje n\u00ebse fondet e trojeve dhe tokave do t\u00eb ishin p\u00ebrdorur drejt\u00ebsisht p\u00ebr kompensimin e pronar\u00ebve dhe nuk do u shp\u00ebrndaheshin me korrupsion e mashtrime hipotekore miqve dhe shok\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb? A mund ta mohoj\u00eb dot ndokush se, ekzakt sikund\u00ebr pohonte Berisha 6 vjet m\u00eb par\u00eb, \u201ckufijt\u00eb e vendit jan\u00eb poroz\u00eb dhe leht\u00ebsisht t\u00eb kaluesh\u00ebm p\u00ebr trafikant\u00ebt\u201d?<\/p>\n<p>Kjo shpjegon edhe pse sipas nj\u00eb raporti t\u00eb hartuar nga ekspert\u00ebt e Komisionit Europian, e t\u00eb publikuar n\u00eb muajin prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb vend origjine dhe nj\u00eb pik\u00eb transiti p\u00ebr produktet e kanabisit, emigracionin ilegal, trafikimin e heroin\u00ebs, kokain\u00ebs dhe arm\u00ebve drejt Bashkimit Europian. A nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb d\u00ebshtim spektakolar p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb 6 vjet m\u00eb par\u00eb premtoi luft\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi dhe toleranc\u00eb zero ndaj trafiqeve. Po monopolet, mos vall\u00eb nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb ashtu sikund\u00ebr u premtua? \u00c7do tregtar i r\u00ebndomt\u00eb shqiptar do t\u00eb gajasej hidhur me nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr t\u00eb till\u00eb. Po p\u00ebrse jemi m\u00eb t\u00eb korruptuar dhe m\u00eb t\u00eb trafikuar se n\u00eb vitin 2005, aq sa nj\u00eb gjendje e till\u00eb rrezikon t\u00eb b\u00ebhet penges\u00eb edhe p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve?<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb niveleve t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, nivele q\u00eb, ashtu sikund\u00ebr pohonte Berisha 6 vjet m\u00eb par\u00eb, kan\u00eb \u201csjell\u00eb pasoja mjaft negative p\u00ebr zhvillimin ekonomik, u kan\u00eb ulur mund\u00ebsin\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb si edhe kan\u00eb vonuar perspektivat e integrimit europian t\u00eb vendit\u201d. Pohim q\u00eb vazhdon t\u00eb konfirmohet nga fakti q\u00eb shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb varfrit e Ballkanit, q\u00eb ende nuk g\u00ebzojn\u00eb lirin\u00eb e l\u00ebvizjes dhe me shanse gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta integrimi me Europ\u00ebn. Dhe shkaku?<\/p>\n<p>Prap\u00eb ajo gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dikur Berisha akuzonte qeverin\u00eb socialiste t\u00eb Nanos: paaft\u00ebsia e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer reforma, por ve\u00e7an\u00ebrisht mungesa e vullnetit p\u00ebr shkak t\u00eb korruptimit dhe konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb pasi arriti n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mandat qeverisjeje pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb kish arritur Fatos Nano n\u00eb dy mandate, sot Sali Berisha \u00ebsht\u00eb puthur n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb imorale me \u201cpadrinon\u201d e djesh\u00ebm t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb politike q\u00eb denoncon puthjen e Berish\u00ebs me korrupsionin. Prandaj ting\u00ebllojn\u00eb disi naive edhe sugjerimet q\u00eb \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt\u201d i b\u00ebjn\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb sot korrupsionin dhe krimin e organizuar. Prandaj jan\u00eb qesharake edhe porosit\u00eb q\u00eb Berisha i jep qeveris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb grusht korrupsionit n\u00eb gusht. Sepse shihet qart\u00eb q\u00eb qeveria \u201cBerisha\u201d nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb zgjidhja e problemit t\u00eb korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri, por vet\u00eb problemi, vet\u00eb korrupsioni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Andrea Stefani Kryeministri Berisha nuk e kish keq kur porositi qeverin\u00eb dhe administrat\u00ebn t\u00eb sakrifikojn\u00eb pushimet p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin. Sepse po iku qeveria me pushime, bashk\u00eb me t\u00eb shkon p\u00ebr vakanca dhe korrupsioni dhe s\u2019mbetet gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar. Por t\u2019i l\u00ebm\u00eb shakat\u00eb. Kjo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb tallja e radh\u00ebs e mashtrimit berishist [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3688","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>GRUSHT KORRUPSIONIT N\u00cb GUSHT? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"GRUSHT KORRUPSIONIT N\u00cb GUSHT? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Andrea Stefani Kryeministri Berisha nuk e kish keq kur porositi qeverin\u00eb dhe administrat\u00ebn t\u00eb sakrifikojn\u00eb pushimet p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin. Sepse po iku qeveria me pushime, bashk\u00eb me t\u00eb shkon p\u00ebr vakanca dhe korrupsioni dhe s\u2019mbetet gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar. Por t\u2019i l\u00ebm\u00eb shakat\u00eb. Kjo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb tallja e radh\u00ebs e mashtrimit berishist [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-11T21:27:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"GRUSHT KORRUPSIONIT N\u00cb GUSHT?\",\"datePublished\":\"2010-08-11T21:27:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/\"},\"wordCount\":1713,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/\",\"name\":\"GRUSHT KORRUPSIONIT N\u00cb GUSHT? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-11T21:27:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"GRUSHT KORRUPSIONIT N\u00cb GUSHT?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"GRUSHT KORRUPSIONIT N\u00cb GUSHT? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"GRUSHT KORRUPSIONIT N\u00cb GUSHT? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Andrea Stefani Kryeministri Berisha nuk e kish keq kur porositi qeverin\u00eb dhe administrat\u00ebn t\u00eb sakrifikojn\u00eb pushimet p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin. Sepse po iku qeveria me pushime, bashk\u00eb me t\u00eb shkon p\u00ebr vakanca dhe korrupsioni dhe s\u2019mbetet gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar. Por t\u2019i l\u00ebm\u00eb shakat\u00eb. Kjo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb tallja e radh\u00ebs e mashtrimit berishist [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-11T21:27:08+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"GRUSHT KORRUPSIONIT N\u00cb GUSHT?","datePublished":"2010-08-11T21:27:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/"},"wordCount":1713,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/","name":"GRUSHT KORRUPSIONIT N\u00cb GUSHT? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","datePublished":"2010-08-11T21:27:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grusht-korrupsionit-ne-gusht\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"GRUSHT KORRUPSIONIT N\u00cb GUSHT?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3688","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3688"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3688\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3688"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3688"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3688"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}