{"id":3671,"date":"2010-08-11T08:22:02","date_gmt":"2010-08-11T07:22:02","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3671"},"modified":"2010-08-11T08:22:02","modified_gmt":"2010-08-11T07:22:02","slug":"servilizem-apo-kopjim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/","title":{"rendered":"Serviliz\u00ebm apo \u201ckopjim\u201d?!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Rexhep Meidani\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>nga <strong>REXHEP MEIDANI<\/strong>, <em>11.08.2010<\/em><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb &#8220;thyerje rekordi&#8221;<\/strong><br \/>\nK\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb, m\u00ebsuam nga zyra e shtypit e Kryeministris\u00eb lajmin p\u00ebr nj\u00eb &#8220;thyerje rekordi&#8221; n\u00eb not t\u00eb shefit t\u00eb saj, madje me disa minuta m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Nuk e di pse nj\u00eb lajm i till\u00eb sa &#8220;sh\u00ebndet\u00ebsor&#8221;, po aq dhe &#8220;gazmor&#8221;, hapi gar\u00ebn e barcaletave dhe t\u00eb historive me pun\u00eb noti, n\u00eb \u00e7adrat e plazhit dhe lokalet pran\u00eb detit. Nuk e di pse, por nd\u00ebr historit\u00eb e d\u00ebgjuara m\u00eb b\u00ebn\u00eb mjaft p\u00ebrshtypje dy prej tyre, si shprehje kuptimplote dhe sinteza t\u00eb urta t\u00eb mendjes njer\u00ebzore&#8230;<\/p>\n<p><strong>Mbi pushtetin absolut<\/strong><br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, kur Luigji i XIV-t\u00eb apo &#8220;Mbreti Diell&#8221; i Franc\u00ebs, po shpjegonte e shtjellonte fuqin\u00eb absolute t\u00eb mbret\u00ebrve t\u00eb m\u00ebdhenj, nj\u00eb nga aristokrat\u00ebt e oborrit t\u00eb tij, disi m\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr natyr\u00ebn e tij liberale, shprehu dyshimin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj shtjellimi duke pretenduar se edhe n\u00eb k\u00ebto raste fuqia apo pushteti i mbret\u00ebrve t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb kishte limitet e veta.<\/p>\n<p>Por, Luigji i XIV-t\u00eb, e nd\u00ebrpreu menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;bredhje liberale&#8221; duke e argumentuar shpjegimin e tij n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fare konkrete: &#8220;P.sh., n\u00ebse un\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj t\u00eb hidhesh n\u00eb uj\u00eb (n\u00eb det), ti do t\u00eb jesh i pari q\u00eb do t\u00eb bindesh&#8221;. Sapo d\u00ebgjoi k\u00ebto fjal\u00eb konti u ngrit dhe nisi t\u00eb largohej i alarmuar. I \u00e7uditur nga kjo ngutje, mbreti e ndaloi duke e pyetur, por p\u00ebrgjigja e kontit ishte sa lakonike, po aq edhe e mpreht\u00eb: &#8220;Po iki t\u00eb m\u00ebsoj notin&#8221;&#8230;<\/p>\n<p><strong>Pasioni i Mao-s p\u00ebr notin <\/strong><br \/>\nMao Ce Duni e quante notin nj\u00eb sport sa \u00e7lodh\u00ebs, po aq dhe kalit\u00ebs. Ai e ushtronte at\u00eb ku\u00a0t&#8217;i shfaqej rasti. Mbi t\u00eb gjitha, parap\u00eblqente notin n\u00eb det t\u00eb trazuar. K\u00ebshtu, p.sh., kur udh\u00ebheqja e partis\u00eb mblidhej n\u00eb konferencat e veta vjetore, Mao shfryt\u00ebzonte rastin p\u00ebr t\u00eb notuar n\u00eb oqean, n\u00eb zon\u00ebn bregdetare t\u00eb Kin\u00ebs Veriore. K\u00ebt\u00eb pasion e ndeshim dhe n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb tij me titull &#8220;<em>Studim mbi kultur\u00ebn fizike<\/em>&#8220;, t\u00eb shkruar m\u00eb 1917.<\/p>\n<p>Aty, ai &#8220;himnizon&#8221; ushtrimet e rregullta fizike dhe sidomos notin n\u00eb fuqizimin fizik t\u00eb popullit. Po ashtu, q\u00eb n\u00eb rini, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb shkruarit t\u00eb ndonj\u00eb poezie mbi notin (si ajo e vitit 1956 pas kalimit t\u00eb lumit Jance) apo p\u00ebr g\u00ebzimin e zgjimit mbi val\u00eb, ai propagandonte kudo vlerat qet\u00ebsuese e fizike-sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb notit. Mao e radhiste notin n\u00eb betejat e ndryshme t\u00eb njeriut me natyr\u00ebn. Bile, m\u00eb von\u00eb, ai, duke iu drejtuar ushtar\u00ebve e kuadrove q\u00eb kishin frik\u00eb prej ujit, theksonte: &#8220;<em>Mos mendoni p\u00ebr ujin. Po t\u00eb mos mendoni p\u00ebr t\u00eb, nuk mbyteni; n\u00ebse po, do t\u00eb mbyteni<\/em>&#8220;\u2026<\/p>\n<p><strong>Rekordi i dyt\u00eb n\u00eb lumin Jance<\/strong><br \/>\nN\u00eb 16 korrik 1966, n\u00eb 10-vjetorin e par\u00eb t\u00eb kalimit me not t\u00eb lumit Jance, mori pjes\u00eb dhe Mao Ce Duni. U raportua p\u00ebr nj\u00eb notim p\u00ebr afro 65 minuta, n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi t\u00eb pretenduar rreth 15-16 km. Mesa duket, nj\u00eb ngjarje e till\u00eb ishte organizuar p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb caktuara propagandistike: p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si nj\u00eb d\u00ebshmi e &#8220;freskis\u00eb&#8221; dhe e forc\u00ebs s\u00eb Kryetarit Mao edhe n\u00eb mosh\u00eb 73-vje\u00e7are. Prandaj dhe ajo u mbulua me &#8220;pomp\u00eb&#8221; dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nga media kineze e koh\u00ebs!<\/p>\n<p>Madje, u filmuan gjat\u00eb notimit t\u00eb &#8220;Udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Madh&#8221; edhe shaka t\u00eb tij me njer\u00ebzit q\u00eb e shoq\u00ebronin, n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb &#8220;\u00e7arje&#8221; rrjedhjeje t\u00eb fuqishme. Vet\u00eb ideja kryesore e saj ishte p\u00ebr t\u00eb bindur kinez\u00ebt, partin\u00eb dhe rinin\u00eb, q\u00eb Kryetari ishte ende fizikisht e mend\u00ebrisht i fort\u00eb n\u00eb ushtrimin e plot\u00eb t\u00eb pushtetit, n\u00eb ecjen revolucionare dhe t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs Popullore. Bile, thuhet se kjo ngjarje ka luajtur p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb &#8220;rimarrjen&#8221; e pushtetit gjat\u00eb Revolucionit Kulturor.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb k\u00ebrcim qart\u00ebsisht prapa n\u00eb vend t\u00eb &#8220;k\u00ebrcimit t\u00eb madh p\u00ebrpara&#8221;<br \/>\n<\/strong>N\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb Solomonit (Richard Solomon) me titull: &#8220;Notimi historik i Kryetarit. Mao d\u00ebshmon se ai \u00ebsht\u00eb ende i par\u00eb, m\u00eb 1966&#8221;, analizohet situata politike-ekonomike e Kin\u00ebs s\u00eb viteve &#8217;60-t\u00eb. Sipas autorit, Kina p\u00ebrjetonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb spazmat e nj\u00eb kolapsi ekonomik dhe t\u00eb nj\u00eb katastrofe ushqimore.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm p\u00ebr arsye sa natyrore, por edhe si rezultat i eksperimenteve radikale politike dhe ekonomike t\u00eb Mao Ce Dunit, n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin &#8220;K\u00ebrcim i madh p\u00ebrpara&#8221; (&#8220;Great Leap Forward&#8221;). Si\u00e7 theksohej n\u00eb at\u00eb shkrim, aty b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb program ekonomik t\u00eb komunist\u00ebve kinez\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn: 1958-1961-&#8217;62, me synimin e nj\u00eb shnd\u00ebrrimi t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs dhe kalimit t\u00eb saj nga nj\u00eb vend me ekonomi agrare t\u00eb prapambetur n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri moderne, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procesi kolektivizimi e industrializimi.<\/p>\n<p>Madje, si fokus kryesor ishte nj\u00eb industrializim masiv me shtim t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, me nj\u00eb p\u00ebrdorim minimal t\u00eb makinerive t\u00eb r\u00ebnda dhe mund\u00ebsi maksimale akumulimi kapitali. M\u00eb ka mbetur n\u00eb kujtes\u00eb nj\u00eb artikull i asaj kohe, i botuar n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb gjermane t\u00eb Berlinit Per\u00ebndimor me titull: &#8220;Milingonat punojn\u00eb&#8221; (&#8220;Ameisen arbeiten&#8221;), ku jo vet\u00ebm nga teksti i shkrimit, por dhe nga ilustrimet e shumta, shihej se, n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb dige madh\u00ebshtore me mbushje dheu, ishin t\u00eb angazhuar disa dhjet\u00ebra mij\u00ebra njer\u00ebz, q\u00eb po transportonin dheun me shporta nga distanca shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha!&#8230;<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb nd\u00ebrtuese apo prodhuese t\u00eb koh\u00ebs konstatohej nj\u00eb forc\u00eb tep\u00ebr e madhe pune, as eficente, as e specializuar. K\u00ebshtu, p.sh., n\u00eb vend t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb uzinave t\u00eb m\u00ebdha, n\u00ebp\u00ebrmjet zhvillimit praktik t\u00eb &#8220;teoris\u00eb maoiste t\u00eb forcave prodhuese&#8221;, u arrit t\u00eb funksiononin deri furra t\u00eb vogla shkrirje n\u00ebp\u00ebr fshatra ku, ve\u00e7 t\u00eb tjerave, mungonte p\u00ebrvoja e ekspertiza, pra dhe cil\u00ebsia e rendimenti.<\/p>\n<p>Bile, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb prodhimet kineze t\u00eb \u00e7elikut, me k\u00ebt\u00eb lloj &#8220;metalurgjie&#8221;, mbet\u00ebn p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb dob\u00ebta! Dhe nuk mund t\u00eb mos ndodhte ndryshe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj procesi p\u00ebr shtrirje e rim\u00ebk\u00ebmbje; me gjith\u00eb &#8220;zellin&#8221; e gjithansh\u00ebm p\u00ebr industrializim, ai praktikisht d\u00ebshtoi. N\u00eb t\u00eb ndikoi edhe largimi i personelit teknik sovjetik. Po ashtu, krahas katastrofave natyrore, edhe bujq\u00ebsia kineze, n\u00ebn eksperimentin e kolektivizimit, p\u00ebsoi d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb \u00e7uan n\u00eb urin\u00eb e viteve 1958-&#8217;62 dhe vdekjen e miliona njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb k\u00ebto rezultate negative, n\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;60-t\u00eb, u mor\u00ebn masa t\u00eb shpejta n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt, duke ua kthyer fshatar\u00ebve parcelat e vogla, por dhe duke iu rikthyer p\u00ebrvoj\u00ebs, ekspertiz\u00ebs dhe efektivitetit&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb kushte pothuajse t\u00eb nj\u00eb falimenti ekonomik, duke ndjer\u00eb rritjen e kund\u00ebrshtimeve ndaj udh\u00ebheqjes s\u00eb tij, n\u00eb fund t\u00eb vitit 1965, Mao la Pekinin dhe u zhvendos n\u00eb Hanxhou e Shangai. Aty, ai planifikoi e nisi sulmin e tij kund\u00ebr &#8220;revizionist\u00ebve&#8221; n\u00eb udh\u00ebheqjen e partis\u00eb &#8211; n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ashtuquajturit Revolucion t\u00eb Madh Kulturor Proletar.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kritike, ai luajti dhe aktin e tij t\u00eb forc\u00ebs n\u00eb teatrin politik &#8211; notimin e 16 korrikut 1966 n\u00eb lumin Jance, t\u00eb vler\u00ebsuar si nj\u00eb &#8220;rekord&#8221; t\u00eb ri me &#8220;p\u00ebrmasa bot\u00ebrore&#8221;. P\u00ebr v\u00ebzhguesit e huaj, e gjitha kjo ngjarje dukej si nj\u00ebfar\u00eb shfaqje apo &#8220;\u00e7mendurie&#8221;, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ajo mish\u00ebronte n\u00eb vetvete sinjalin e mobilizimit t\u00eb t\u00eb rinjve revolucionar\u00eb (&#8220;gardist\u00ebve t\u00eb kuq&#8221;) kund\u00ebr kritik\u00ebve e oponent\u00ebve t\u00eb &#8220;Udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Madh&#8221;. Ajo ishte kambana e kushtrimit p\u00ebr nisjen e kund\u00ebr-goditjes ndaj burokrat\u00ebve &#8220;kund\u00ebr-revolucionar\u00eb&#8221; n\u00eb parti&#8230;<\/p>\n<p><strong>Shfryt\u00ebzim fakti<\/strong><br \/>\nPor, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj l\u00ebvizje doli jasht\u00eb kontrollit. Madje, p\u00ebrplasjet midis vet\u00eb rrymave t\u00eb ndryshme brenda &#8220;gardist\u00ebve t\u00eb kuq&#8221;, tronditjet serioze t\u00eb situat\u00ebs politike, ekonomike e sociale e detyruan ushtrin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb. Me kalimin e viteve, gradualisht, u shua kaosi politik i &#8220;frym\u00ebzuar&#8221; po nga vet\u00eb Mao Ce Duni, nd\u00ebrsa me vdekjen e tij, m\u00eb 1976, filluan t\u00eb largoheshin dhe m\u00ebnjanoheshin individ\u00ebt m\u00eb radikal\u00eb nga partia dhe udh\u00ebheqja e saj, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb shoqen e Mao-s (nj\u00eb nga drejtueset m\u00eb me z\u00eb t\u00eb Revolucionit Kulturor) dhe n\u00eb vend t\u00eb tyre fituan terren reformist\u00ebt me n\u00eb krye Ten-in e famsh\u00ebm&#8230;<\/p>\n<p>Kur filluan t\u00eb p\u00ebrhapeshin fjal\u00eb rreth e rrotull p\u00ebr p\u00ebrkeq\u00ebsimin e sh\u00ebndetit t\u00eb Kryetarit Mao n\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;70-t\u00eb (ai vdiq m\u00eb 9 shtator 1976), me vendim t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb partis\u00eb (PKK) u botuan fotografi q\u00eb tregonin Mao Ce Dun-in duke notuar n\u00eb oqean. Megjithat\u00eb, p\u00ebr disa v\u00ebzhgues t\u00eb koh\u00ebs ndeshej qart\u00eb mosbesimi. Bile, disa prej tyre pretendonin se n\u00eb pamje t\u00eb ve\u00e7anta dukej qart\u00eb q\u00eb vet\u00ebm koka dilte mbi val\u00eb! &#8220;Goj\u00eb t\u00eb liga&#8221; flisnin edhe p\u00ebr polumbar\u00eb q\u00eb e mbanin trupin e tij nga posht\u00eb!&#8230;<\/p>\n<p><strong>K\u00ebshill\u00eb plazhi<\/strong><br \/>\nNatyrisht, p\u00ebr histori t\u00eb tilla, por dhe paralele t\u00eb ngjashme, nuk ka shum\u00eb nevoj\u00eb lexuesi-pushues. Sidoqoft\u00eb, ndoshta, ia vlen q\u00eb ato t\u00eb tregohen sepse pushimet mbarojn\u00eb shpejt. Pas tyre rifillon jeta reale, p\u00ebrplasjet, hilet, g\u00ebnjeshtrat, t\u00eb v\u00ebrtetat me telashet e panum\u00ebrta t\u00eb tyre. Me to lidhen ngusht\u00eb jo vet\u00ebm qytetar\u00ebt, por edhe politika e lojtar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb saj. Dhe k\u00ebta t\u00eb fundit, me ndonj\u00eb dallim t\u00eb vog\u00ebl, nuk duket se ndryshojn\u00eb aq shum\u00eb sa t\u00eb mos &#8220;shkrihen&#8221; dot n\u00eb shembujt apo rreshtat e m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n<p>Bile, ky \u00ebsht\u00eb dhe problemi: jo vet\u00ebm i lajmit, por dhe i vet\u00eb emetuesve t\u00eb tij! Megjithat\u00eb, n\u00eb rastin konkret, mbetet p\u00ebr t&#8217;u sqaruar n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb &#8220;shaka&#8221; plazhi, p\u00ebr nj\u00eb serviliz\u00ebm mediatik apo p\u00ebr nj\u00eb &#8220;kopjim&#8221; politik. Dhe, akoma m\u00eb keq, a b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr t&#8217;u rrethuar nga servil\u00eb p\u00ebrfitues dhe t\u00eb paskrupullt apo p\u00ebr d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr kopjim dhe imitim?! M\u00eb mir\u00eb se kushdo, mund t\u00eb p\u00ebrgjigjet vet\u00eb lexuesi i k\u00ebtyre radh\u00ebve&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>nga REXHEP MEIDANI, 11.08.2010 Nj\u00eb &#8220;thyerje rekordi&#8221; K\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb, m\u00ebsuam nga zyra e shtypit e Kryeministris\u00eb lajmin p\u00ebr nj\u00eb &#8220;thyerje rekordi&#8221; n\u00eb not t\u00eb shefit t\u00eb saj, madje me disa minuta m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Nuk e di pse nj\u00eb lajm i till\u00eb sa &#8220;sh\u00ebndet\u00ebsor&#8221;, po aq dhe &#8220;gazmor&#8221;, hapi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3671","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Serviliz\u00ebm apo \u201ckopjim\u201d?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Serviliz\u00ebm apo \u201ckopjim\u201d?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"nga REXHEP MEIDANI, 11.08.2010 Nj\u00eb &#8220;thyerje rekordi&#8221; K\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb, m\u00ebsuam nga zyra e shtypit e Kryeministris\u00eb lajmin p\u00ebr nj\u00eb &#8220;thyerje rekordi&#8221; n\u00eb not t\u00eb shefit t\u00eb saj, madje me disa minuta m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Nuk e di pse nj\u00eb lajm i till\u00eb sa &#8220;sh\u00ebndet\u00ebsor&#8221;, po aq dhe &#8220;gazmor&#8221;, hapi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-11T07:22:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Serviliz\u00ebm apo \u201ckopjim\u201d?!\",\"datePublished\":\"2010-08-11T07:22:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/\"},\"wordCount\":1748,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rexhep_meidani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/\",\"name\":\"Serviliz\u00ebm apo \u201ckopjim\u201d?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rexhep_meidani.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-11T07:22:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rexhep_meidani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rexhep_meidani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizem-apo-kopjim\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Serviliz\u00ebm apo \u201ckopjim\u201d?!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Serviliz\u00ebm apo \u201ckopjim\u201d?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Serviliz\u00ebm apo \u201ckopjim\u201d?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"nga REXHEP MEIDANI, 11.08.2010 Nj\u00eb &#8220;thyerje rekordi&#8221; K\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb, m\u00ebsuam nga zyra e shtypit e Kryeministris\u00eb lajmin p\u00ebr nj\u00eb &#8220;thyerje rekordi&#8221; n\u00eb not t\u00eb shefit t\u00eb saj, madje me disa minuta m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Nuk e di pse nj\u00eb lajm i till\u00eb sa &#8220;sh\u00ebndet\u00ebsor&#8221;, po aq dhe &#8220;gazmor&#8221;, hapi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-11T07:22:02+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Serviliz\u00ebm apo \u201ckopjim\u201d?!","datePublished":"2010-08-11T07:22:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/"},"wordCount":1748,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/","name":"Serviliz\u00ebm apo \u201ckopjim\u201d?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg","datePublished":"2010-08-11T07:22:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizem-apo-kopjim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Serviliz\u00ebm apo \u201ckopjim\u201d?!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3671","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3671"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3671\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}