{"id":3667,"date":"2010-08-09T23:09:37","date_gmt":"2010-08-09T22:09:37","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3667"},"modified":"2010-08-09T23:09:37","modified_gmt":"2010-08-09T22:09:37","slug":"zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet vendore, p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mentor Kikia<\/strong><\/p>\n<p>Parlamenti aktual p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast absurd n\u00eb historin\u00eb e shkurt\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Edhe pse duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur nga populli, asnj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga votuesit dhe askush sot n\u00eb republik\u00ebn ton\u00eb nuk mund t\u00eb thot\u00eb me sakt\u00ebsi se k\u00eb ka deputet t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb tij. Populli, n\u00eb fakt, votoi vet\u00ebm p\u00ebr partit\u00eb dhe ishin kryetar\u00ebt e partive ata q\u00eb zgjodh\u00ebn deputet\u00ebt dhe formuan Parlamentin. T\u00eb jemi t\u00eb sigurt, se n\u00ebse do t\u00eb ishte drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb duart e votuesve, shum\u00eb syresh q\u00eb ngrohin sot karrigen e deputetit nuk do t\u00eb ishin n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Pasi b\u00ebn\u00eb si\u00e7 desh\u00ebn ligjin zgjedhor, Berisha dhe Rama i mbush\u00ebn listat me miq, shok\u00eb e biznesmen\u00eb. Nga pozitat e pronarit t\u00eb partive, ata pastruan listat nga njer\u00ebz t\u00eb \u201cpad\u00ebshiruar\u201d dhe si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, krijuan nj\u00eb Parlament ushtar\u00ebsh t\u00eb bindur, ku padyshim Berisha dallohet p\u00ebr nj\u00eb unitet m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe p\u00ebr moslejimin e asnj\u00eb z\u00ebri kund\u00ebr, sikurse ndodh, t\u00eb pakt\u00ebn, me nj\u00eb grup minor n\u00eb gjirin e socialist\u00ebve.<\/p>\n<p>Informacione jozyrtare treguan p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb fort\u00eb b\u00ebrrylash n\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu afruar kreut t\u00eb list\u00ebs dhe shpeshher\u00eb numri rendor u pagua shtrenjt\u00eb, nga ata q\u00eb suksesit dhe karrier\u00ebs n\u00eb biznes ishin t\u00eb vendosur t\u2019i shtonin edhe karrier\u00ebn n\u00eb politik\u00eb. Hartimi i k\u00ebtyre listave u shoq\u00ebrua nga nj\u00eb fushat\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb personalizuar nga kryetar\u00ebt e partive, ku \u201cuni\u201d ishte kryefjala e t\u00eb gjitha fjalimeve.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb kjo i p\u00ebrket s\u00eb shkuar\u00ebs dhe duhet t\u00eb priten zgjedhjet e reja p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb i nj\u00ebjti kontroll i kryetar\u00ebve mbi partit\u00eb e tyre. Megjithat\u00eb, se \u00e7\u2019do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, padyshim q\u00eb ne do ta m\u00ebsojm\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb prag dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bath\u00ebt nuk na japin ndonj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Berisha, pasi d\u00ebgjoi k\u00ebng\u00ebt dedikuar atij, nga grupi polifonik i Pilurit, iu drejtua banor\u00ebve t\u00eb fshatit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: \u201cJu siguroj se p\u00ebr sa koh\u00eb t\u00eb votoni p\u00ebr mua, do t\u00eb ket\u00eb investime dhe luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit\u201d. Nuk duam t\u00eb ndalemi n\u00eb faktin n\u00ebse zoti Berisha e ka justifikuar apo jo vot\u00ebn dhe a meriton apo jo t\u00eb rivotohet, por te nj\u00eb tjet\u00ebr problem.<\/p>\n<p>Mb\u00ebrritja e tij n\u00eb Pilur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebruruar nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb fshati dhe ftesa q\u00eb u drejtoi shqiptar\u00ebve p\u00ebr ta rivotuar, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se fillimi i fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet vendore. Por n\u00eb fakt, k\u00eb duhet t\u00eb votojn\u00eb banor\u00ebt e Pilurit dhe t\u00eb gjitha komunave e qyteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? A duhet t\u00eb votojn\u00eb ata p\u00ebr Sali Berish\u00ebn dhe Edi Ram\u00ebn apo p\u00ebr kandidatin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb komun\u00ebs? A \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb Berisha dhe Rama t\u00eb mbulojn\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb me imazhin e tyre te njer\u00ebzit q\u00eb do t\u00eb garojn\u00eb p\u00ebr komunat dhe bashkit\u00eb e vendit?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem po kaq i madh sa dhe ai i listave t\u00eb deputet\u00ebve. Berisha, por padyshim edhe Rama e kryetar\u00ebt e partive t\u00eb tjera, do t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb s\u00ebrish fshatrave e qyteteve dhe do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre dhe jo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kandidatit p\u00ebr kryetar komune e bashkie, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb s\u00ebrish ata q\u00eb do t\u2019i caktojn\u00eb dhe kriteri kryesor do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb qenurit pjes\u00eb e klanit politik. Dhe k\u00ebtu nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb me zgjedhje, por me em\u00ebrime kryetar\u00ebsh. Populli voton partin\u00eb, partia cakton kryetar\u00ebt dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr hap prapa i demokracis\u00eb dhe degradim i liris\u00eb s\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e decentralizimit t\u00eb pushtetit, kur komunat e bashkit\u00eb jan\u00eb pronare t\u00eb s\u00eb gjith\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb territorit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet q\u00eb u ofrohen komunitetit, zgjedhjet vendore p\u00ebr qytetar\u00ebt jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se ato t\u00eb p\u00ebrgjithshmet. Kryeministri i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e fshatit \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kryetari i komun\u00ebs, pasi ai p\u00ebrgjigjet p\u00ebr rrug\u00ebn, p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin, p\u00ebr tregun e perimeve dhe bulmetit, p\u00ebr shkoll\u00ebn, p\u00ebrkrahjen sociale etj. Por, fushata e zhvilluar nga kryetar\u00ebt dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb partive, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb komuna t\u00eb vegjetojn\u00eb pjesa m\u00eb militante dhe m\u00eb e pafat. K\u00ebshillat e komunave n\u00eb shum\u00eb raste jan\u00eb nj\u00eb grup shok\u00ebsh, gjysma e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb emigrant\u00eb n\u00eb Greqi dhe vendimet i merr aforfe vet\u00ebm kryetari.<\/p>\n<p>T\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb bejler\u00eb t\u00eb fshatrave, k\u00ebta kryetar\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb gjendje t\u00eb sigurojn\u00eb vota p\u00ebrmes makinacioneve dhe t\u00eb ushqejn\u00eb etjen e pashterur t\u00eb partive t\u00eb tyre p\u00ebr financime. Padyshim q\u00eb ky lloj batak\u00e7ill\u00ebku do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb triumfoj\u00eb dhe banor\u00ebt do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb votime s\u00ebrish, pa pasur alternativ\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb ndar\u00eb sipas ngjyrave partiake. Komunat dhe bashkit\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb drejtohen nga militant\u00eb dhe biznesmen\u00eb q\u00eb blejn\u00eb karrier\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt padyshim q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb list\u00ebn e ushtar\u00ebve t\u00eb bindur t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb partive apo n\u00eb list\u00ebn e financuesve informal\u00eb t\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb emision n\u00eb Televizionin Publik, gazetari e pyeti kryetarin e nj\u00eb komune n\u00eb Qarkun e Vlor\u00ebs, se cilat jan\u00eb resurset e komun\u00ebs q\u00eb ai drejton dhe kryetari iu p\u00ebrgjigj: \u201cSikurse ka th\u00ebn\u00eb edhe vet\u00eb Kryeministri yn\u00eb, zoti Sali Berisha, i cili \u00ebsht\u00eb njeriu i pun\u00ebs dhe vendosm\u00ebris\u00eb, njeriu i sukseseve, guximit, sakrificave dhe veprave t\u00eb m\u00ebdha, komuna jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e bekuar nga Per\u00ebndia\u201d. Ky person e ka t\u00eb sigurt se do t\u00eb rikandidoj\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb rezultatesh mund t\u00eb ket\u00eb pasur gjat\u00eb drejtimit t\u00eb komun\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mentor Kikia Parlamenti aktual p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast absurd n\u00eb historin\u00eb e shkurt\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Edhe pse duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur nga populli, asnj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga votuesit dhe askush sot n\u00eb republik\u00ebn ton\u00eb nuk mund t\u00eb thot\u00eb me sakt\u00ebsi se k\u00eb ka deputet t\u00eb zon\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3667","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zgjedhjet vendore, p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zgjedhjet vendore, p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mentor Kikia Parlamenti aktual p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast absurd n\u00eb historin\u00eb e shkurt\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Edhe pse duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur nga populli, asnj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga votuesit dhe askush sot n\u00eb republik\u00ebn ton\u00eb nuk mund t\u00eb thot\u00eb me sakt\u00ebsi se k\u00eb ka deputet t\u00eb zon\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-09T22:09:37+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Zgjedhjet vendore, p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb?\",\"datePublished\":\"2010-08-09T22:09:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\\\/\"},\"wordCount\":1060,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\\\/\",\"name\":\"Zgjedhjet vendore, p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-08-09T22:09:37+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zgjedhjet vendore, p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zgjedhjet vendore, p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zgjedhjet vendore, p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Mentor Kikia Parlamenti aktual p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast absurd n\u00eb historin\u00eb e shkurt\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Edhe pse duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur nga populli, asnj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga votuesit dhe askush sot n\u00eb republik\u00ebn ton\u00eb nuk mund t\u00eb thot\u00eb me sakt\u00ebsi se k\u00eb ka deputet t\u00eb zon\u00ebs [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-09T22:09:37+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Zgjedhjet vendore, p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb?","datePublished":"2010-08-09T22:09:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/"},"wordCount":1060,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/","name":"Zgjedhjet vendore, p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-08-09T22:09:37+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-vendore-per-ke-duhet-te-votojme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zgjedhjet vendore, p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3667","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3667\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}