{"id":3659,"date":"2010-08-07T06:41:58","date_gmt":"2010-08-07T05:41:58","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3659"},"modified":"2010-08-07T06:41:58","modified_gmt":"2010-08-07T05:41:58","slug":"kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/","title":{"rendered":"Kurohesha n\u00eb Itali, Berisha m\u00eb hoqi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Bashkim Kopliku\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>[ <em>Intervist\u00eb me <strong>Bashkim Koplikun<\/strong>, nga znj. Bushati\/Gazeta Shqiptare \/3.8.2010<\/em> ]<\/p>\n<p><em>Zoti Kopliku a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jeni shkarkuar si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb vitit 1994?<\/em><br \/>\n<strong>BK<\/strong>: Po<\/p>\n<p><em>A kishit kuptuar m\u00eb p\u00ebrpara se po b\u00ebhej kjo l\u00ebvizje dhe me cil\u00ebt nga koleg\u00ebt tuaj keni biseduar p\u00ebr nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb?<\/em><br \/>\n<strong>BK<\/strong>: Nuk kam qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb koh\u00ebn e shkarkimit tim: kisha mbi dy muaj q\u00eb kurohesha n\u00eb Itali, p\u00ebr nj\u00eb aksident me makin\u00eb. Jam kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri pasi isha shkarkuar si zv. kryeminist\u00ebr. Nuk kisha biseduar me njeri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p><em>A jeni p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebnit lobing n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoni t\u00eb mbeteshit pjes\u00eb e qeverisjes?<\/em><br \/>\n<strong>BK<\/strong>: Jo, nuk kam b\u00ebr\u00eb lobing. M\u00eb ka ardhur nj\u00eb grup koleg\u00ebsh, nd\u00ebr ta i ndjeri Azem Hajdari, Emin Gjana dhe Ylli Vejsiu, dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb vendimin e marr\u00eb nga presidenti Berisha. U kam th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e tyre, por un\u00eb nuk merrem me k\u00ebt\u00eb kund\u00ebrshtim. Z. Berisha ishte shum\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje brenda PD-s\u00eb, dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb ankuar.<\/p>\n<p>E pata siguruar se ata nuk jan\u00eb fare t\u00eb shtyr\u00eb nga un\u00eb &#8211; iu pat b\u00ebr\u00eb shum\u00eb qejfi p\u00ebr q\u00ebndrimin tim, dhe premtoi se do t\u00eb hapte nj\u00eb zyr\u00eb me n\u00eb krye mua, zyr\u00eb e cila do t\u00eb mbante marr\u00ebdh\u00ebniet me organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si Banka Bot\u00ebrore dhe FMN-ja, me q\u00eb ata \u201c<em>m\u00eb donin shum\u00eb mua, si njeri aktiv e eficient<\/em>.\u201d Nuk u organizua kurr\u00eb kjo lloj zyre.<\/p>\n<p><em>Zoti Kopliku a ju erdhi keq q\u00eb nuk arrit\u00ebt t\u00eb b\u00ebheshit kryeminist\u00ebr n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb kishit mb\u00ebshtetjen e Berish\u00ebs, miq\u00ebsin\u00eb e tij, por nuk kishit votat n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar?<br \/>\n<\/em><strong>BK<\/strong>: Besoj se e keni fjal\u00ebn p\u00ebr prill 1992, kur u b\u00eb votimi n\u00eb K\u00ebshill Komb\u00ebtar (KK) i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeverisjes s\u00eb PD (qeveris\u00eb dhe parlamentit). Nuk kisha mb\u00ebshtetjen e z. Berisha p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr, bile kisha kund\u00ebrshtimin e hapur t\u00eb tij: kandidatura q\u00eb mb\u00ebshteste z. Berisha ishte ajo e z. Meksi.<br \/>\nNuk kisha b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb lobing p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr. Votimi im p\u00ebr postin e kryeministrit erdhi si reaksion nga salla e KK: kishte njer\u00ebz q\u00eb nuk ishin dakord q\u00eb kryeministri t\u00eb votohej n\u00eb KK vet\u00ebm me nj\u00eb kandidatur\u00eb \u2014 pun\u00eb principi i tyre p\u00ebr demokracin\u00eb e brendshme t\u00eb partis\u00eb. Kur z. Berisha e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb propozim, nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerave tha: \u201c<em>Po ja, nuk ka kandidatur\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 z. Meksi; po pat\u00ebt fundja na jepni nj\u00eb dhe ta votojm\u00eb<\/em>\u201d. Personat q\u00eb replikonin me z. Berisha, m\u00eb propozuan mua si kandidatur\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr, pa marr\u00eb paraprakisht p\u00eblqimin tim. Duhet t\u00eb sqaroj se n\u00eb propozimin q\u00eb z. Berisha kishte k\u00ebrkuar t\u00eb votohej, un\u00eb isha n\u00eb postin e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit.<br \/>\nZ. Berisha kund\u00ebrshtoi shum\u00eb kandidatur\u00ebn time, duke sjell\u00eb si penges\u00eb se \u201c<em>un\u00eb isha me origjin\u00eb nga Veriu, si\u00e7 ishte dhe ai vet\u00eb, dhe si\u00e7 ishte dhe Pjet\u00ebr Arbnori q\u00eb propozohej p\u00ebr kryetar t\u00eb Kuvendit (parlamentit)<\/em>\u201d. Me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimet e z. Berisha, njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb propozuan nuk u t\u00ebrhoq\u00ebn. At\u00ebher\u00eb z. Berisha u detyrua t\u00eb pranonte, por me kusht q\u00eb votimi t\u00eb b\u00ebhej i hapur dhe nominal.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb debati b\u00ebhej n\u00eb sall\u00eb, pa lejuar asnj\u00eb pushim \u2014 z. Berisha nuk donte t\u00eb lejonte pushim q\u00eb mos t\u00eb organizoheshin njer\u00ebzit, q\u00eb mos t\u00eb b\u00ebhej lobing. Z. Berisha, para votimit k\u00ebrkoi me k\u00ebmb\u00ebngulje nga salla q\u00eb mos t\u00eb votohej p\u00ebr mua si kryeminist\u00ebr, por p\u00ebr z. Meksi. Duhet t\u00eb keni parasysh se n\u00eb prillin e vitit 1992, z. Berisha ishte njeriu m\u00eb i dashur dhe m\u00eb popullor, jo vet\u00ebm p\u00ebr PD-n\u00eb, e sheshet bu\u00e7isnin \u201cBerisha President\u201d etj., pra porosia e tij kund\u00ebr meje, mendohej se do t\u00eb m\u00eb nxirrte me zero vota \u2014 por nuk ndodhi k\u00ebshtu.<br \/>\nFilloi votimi, duke thirrur me radh\u00eb emrat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KK. Secili p\u00ebrgjigjej ose \u201cMeksi\u201d, ose \u201cKopliku\u201d, ose \u201cAbstenim\u201d. Natyrisht q\u00eb ishte nj\u00eb votim krejt jo sipas rregullave t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb: at\u00ebher\u00eb ishte futur n\u00eb praktik\u00eb q\u00eb votimet p\u00ebr persona t\u00eb b\u00ebheshin t\u00eb fshehta, e as t\u00eb hapura e as nominale. Gjithsesi salla votoi, dhe p\u00ebr \u00e7udin\u00eb time p\u00ebr mua votuan mbi 10% e sall\u00ebs. Mendoni, 10% e KK kund\u00ebr \u201cheroit Berisha\u201d, e kjo me shkrim e publikisht \u2014 gj\u00eb e paimagjinueshme sot, apo jo.<br \/>\nN\u00eb mbyllje t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb pyetjes suaj, po ju sjell nj\u00eb fakt q\u00eb mund t\u00eb lidhet me pyetjen tuaj. Un\u00eb n\u00eb votimin p\u00ebr kryeministrin, votova \u201cMeksi\u201d, pra kund\u00ebr vetes sime. Z. Aleksand\u00ebr Meksi votoi \u201cMeksi\u201d, pra p\u00ebr veten e vet.<\/p>\n<p><em>A e aspironit k\u00ebt\u00eb post n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe cilat ishin marr\u00ebdh\u00ebniet me Meksin?<\/em><br \/>\n<strong>BK<\/strong>: Nuk e aspiroja at\u00eb post, por ama isha i bindur se do ta kryeja at\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se z. Meksi.<br \/>\nT\u2019i kthehem edhe nj\u00eb her\u00eb etiketimit tim \u201c<em>miku i z. Berisha<\/em>\u201d. Po, kam pasur marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb, bile miq\u00ebsi, kryesisht n\u00eb periudh\u00ebn 1992-1994. Por ama nuk ka qen\u00eb kjo karakteristika kryesore imja, si\u00e7 p\u00ebrpiqen prej vitesh ta paraqesin \u201c<em>historian\u00ebt mashtrues t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em>\u201d, pas vitit 1990.<\/p>\n<p>Po u kujtoj shkurtimisht lexuesve se kush ishte Bashkim Kopliku i prillit 1992: gjat\u00eb 1991-92, isha kryetar i Komitetit Ekzekutiv t\u00eb Durr\u00ebsit, i zgjedhur nga PD-ja, me votim t\u00eb fsheht\u00eb me disa kandidatura (ju kujtohen eksodet e Durr\u00ebsit!); 1991-92 isha deputeti i Durr\u00ebsit (i paraseleksionuar me votim t\u00eb fsheht\u00eb, edhe brenda PD-s\u00eb), nuk linja rast pa folur n\u00eb Kuvend, q\u00eb t\u2019ju hiqja frik\u00ebn nga komunizmi; isha an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb PD q\u00eb nga shtatori i 1991; 1990-91 isha kryeinxhinieri i zgjedhur nga kolektivi (jo nga komiteti i partis\u00eb komuniste), i Uzin\u00ebs s\u00eb Radiove dhe Televizor\u00ebve Durr\u00ebs, uzin\u00eb ku n\u00eb vitin 1975 kisha qen\u00eb kthyer nga inxhinier n\u00eb pun\u00ebtor nga komunizmi, p\u00ebr q\u00ebndrimet e mia politike; isha inxhinieri q\u00eb politikisht nuk m\u00eb jepnin t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr mbrojtje t\u00eb disertacionit p\u00ebr kandidat shkencash etj. megjith\u00ebse m\u00eb mbanin \u201cteknikisht <em>i talentuar dhe me disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja<\/em>\u201d 1969 isha p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Tirana, p\u00ebr q\u00ebndrime politike; kisha mbaruar gjimnazin me t\u00eb gjitha 10, dhe fakultetin e inxhinieris\u00eb m\u00eb 1966 me not\u00ebn 10 n\u00eb diplom\u00eb; isha nga nj\u00eb familje ku t\u00eb dy prind\u00ebrit ishin me universitet e me popullaritet n\u00eb qytetet e tyre Shkod\u00ebr, Tiran\u00eb; kisha riparuar n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb me mij\u00ebra televizor\u00eb, pa u marr\u00eb asnj\u00eb lek, etj. etj.<\/p>\n<p>Pra nuk isha nj\u00eb UFO i ardhur nga kushedi ku, q\u00eb b\u00ebhet minist\u00ebr brenda dy jav\u00ebve, sepse ka lidhje me z. Berisha. Jo, kisha personalitetin tim, t\u00eb cilin shum\u00eb donin ta shfryt\u00ebzonin, e q\u00eb kishte krijuar frik\u00eb e xhelozi n\u00eb klanet komuniste t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb po i ngjiteshin si ushujza PD-s\u00eb, me q\u00eb komunizmi nga vinin, kishte mbaruar. Nejse, t\u00eb kthehemi tek p\u00ebrgjigjja direkt e pyetjes suaj.<br \/>\nZ. Meksi e kam respektuar si nj\u00eb njeri t\u00eb aft\u00eb, t\u00eb kulturuar dhe t\u00eb ndersh\u00ebm. Nuk isha dakord me t\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si drejtoi, edhe si z\u00ebvend\u00ebskryetar i Parlamentit (viti 1991-92), edhe si kryeminist\u00ebr. Bazonte pun\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb njohje personale, ishte i ngadalsh\u00ebm n\u00eb marrjen e vendimeve, t\u00eb hante pak dhe pas shpine, dhe ishte kund\u00ebr terapis\u00eb s\u00eb shokut (ishte p\u00ebr reforma relativisht t\u00eb ngadalshme, t\u00eb st\u00ebrzgjatura, dhe t\u00eb kryera vet\u00ebm duke u p\u00ebrfshir\u00eb ai vet\u00eb n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb proceseve p\u00ebr zbatimin e tyre n\u00eb praktik\u00eb), cil\u00ebsi k\u00ebto krejt t\u00eb kund\u00ebrta me t\u00eb miat.<\/p>\n<p><em>Flitet q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja nuk kan\u00eb qen\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb mira, cila ishte arsyeja kryesore e k\u00ebtij \u201cacarimi\u201d po e quajm\u00eb?<\/em><br \/>\n<strong>BK<\/strong>: Ishim karaktere t\u00eb ndryshme, gj\u00eb q\u00eb mbase ka pasur influencat e veta. P.sh., deri n\u00eb vitin 1996, e mendoja korrekt\u00ebsi morale ta mbroja presidentin Berisha nga \u00e7do lloj kritike, e aq m\u00eb tep\u00ebr ndaj \u00e7do sharjeje, q\u00eb i b\u00ebhej kur ai nuk ishte prezent, qoft\u00eb nga koleg\u00ebt e mi t\u00eb PD-s\u00eb, qoft\u00eb dhe nga miqt\u00eb e njer\u00ebzit e mi t\u00eb af\u00ebrt, e natyrisht dhe nga masmedia etj. Ishte aq i prer\u00eb ky q\u00ebndrim imi, saq\u00eb shum\u00eb prej tyre mendonin se un\u00eb nuk isha n\u00eb gjendje t\u00eb shihja asnj\u00eb t\u00eb met\u00eb tek z. Berisha.<\/p>\n<p>Por kur z. Berisha ishte prezent, nuk ia kam kursyer mendimet kundra, saq\u00eb ai pat arritur nga fundi i marr\u00ebdh\u00ebnieve tona, t\u00eb shprehej: \u201c<em>Kopliku, vet\u00ebm ty t\u00eb le t\u00eb m\u00eb shprehesh k\u00ebshtu<\/em>\u201d. Nejse, ky ishte kodi im moral. Ishte e kund\u00ebrta me z. Meksi. Ai n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb z. Berisha gjithnj\u00eb ishte dakord, pa kund\u00ebrshtime. Por ama kur z. Berisha nuk ishte prezent, nuk mungonte ta kritikonte, bile dhe ta b\u00ebnte objekt talljeje. Ky ishte kodi i tij moral.<br \/>\nMendoj se kam qen\u00eb korrekt me z. Meksi, pavar\u00ebsisht se ishim t\u00eb ndrysh\u00ebm. Fakti ishte se normalisht un\u00eb ato q\u00eb kisha ia thosha n\u00eb sy, pa prapaskena.<br \/>\nPasi un\u00eb lash\u00eb politik\u00ebn, kam marr\u00eb vesh se z. Meksi kishte pas\u00eb nj\u00eb paranoj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe ndaj meje. Kishte vepruar shum\u00eb \u201c<em>p\u00ebr t\u00eb sulmuar njer\u00ebzit e Koplikut<\/em>\u201d, p\u00ebr t\u2019u ruajtur nga un\u00eb! Pastaj m\u00eb von\u00eb, kam d\u00ebgjuar se ai \u00ebsht\u00eb shprehur se kishte pas\u00eb gabuar, se &#8220;<em>ai Kopliku nuk kishte pas\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb nga ato gj\u00ebra q\u00eb ai i kishte pas\u00eb dyshuar<\/em>\u201d etj.<br \/>\nMbase e zgjat\u00ebm me k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie tonat tashm\u00eb t\u00eb st\u00ebrvjetra.<\/p>\n<p><em>Cil\u00ebt jan\u00eb debatet kryesore q\u00eb mbani mend nga kjo mbledhje dhe cili ishte q\u00ebndrimi konkret q\u00eb mbajt\u00ebn drejtuesit e PD-s\u00eb, pra si ju etiketuan, me cilin motiv u shkarkuat dhe pse ngulej k\u00ebmb\u00eb n\u00eb shkarkimin tuaj?<\/em><br \/>\n<strong>BK<\/strong>: Tani besoj se e keni fjal\u00ebn p\u00ebr votimin n\u00eb Grupin Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, n\u00eb dhjetorin e vitit 1994, pas humbjes s\u00eb referendumit. Si\u00e7 ju thash\u00eb nuk kam qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pra nuk kam qen\u00eb d\u00ebshmitar i pisll\u00ebkut q\u00eb u b\u00eb: votuan parlamentar\u00ebt, bile me t\u00eb fsheht\u00eb, pa m\u2019u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia e sqarimit.<br \/>\nKam d\u00ebgjuar se drejtuesi i PD-s\u00eb, Tritan Shehu, si dhe kryeministri z. Aleksand\u00ebr Meksi, kishin kapur pothuaj t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt duke u rekomanduar t\u00eb votonin kund\u00ebr meje. Edhe z. Berisha, presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, kishte p\u00ebrhapur iden\u00eb: \u201c<em>Kopliku ka punuar shum\u00eb mir\u00eb, por ja q\u00eb nuk punon dot me Meksin, k\u00ebshtu q\u00eb duhet hequr<\/em>.\u201d Natyrisht q\u00eb ishte kjo e fundit, q\u00eb servilave u kishte dh\u00ebn\u00eb drejtimin kryesor sesi duhej t\u00eb votonin n\u00eb at\u00eb fars\u00eb.<br \/>\nArsyeja kryesore e heqjes sime ishte se un\u00eb nuk isha i korruptuar, nuk bija n\u00eb kompromise t\u00eb pista, isha p\u00ebr veprime t\u00eb shpejta, eficiente, si\u00e7 ishte p.sh. rasti i privatizimit rrufe q\u00eb u krye n\u00eb periudh\u00ebn e viteve 1993-94. Gjat\u00eb asaj kohe u privatizuan me mij\u00ebra nd\u00ebrmarrje e objekte, ku asnj\u00ebri prej tyre, as dhe nj\u00eb i vet\u00ebm, nuk u p\u00ebrjashtua nga ankandi nga Bordi Qendror i Privatizimit, t\u00eb cilin e kryesoja un\u00eb.<\/p>\n<p>Privatizimi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb reforma m\u00eb pak e korruptuar. Por ka qen\u00eb dhe reforma m\u00eb e anatemuar, edhe nga PD-ja, edhe nga PS-ja, pik\u00ebrisht sepse ishte e pakorruptuar: nuk gjenin tek un\u00eb njeriun \u201cq\u00eb u b\u00ebnte ndera\u201d, por at\u00eb q\u00eb zbatonin ligjin. Shum\u00eb reforma t\u00eb tjera t\u00eb PD-s\u00eb, shum\u00eb korruptive, nuk para kritikoheshin aq shum\u00eb edhe nga opozita, nga PS-ja, sepse u ishin b\u00ebr\u00eb \u201cndera\u201d edhe atyre t\u00eb PS-s\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb nuk para e hapnin goj\u00ebn aq shum\u00eb.<br \/>\nPo u vinte fundi n\u00eb PD, njer\u00ebzve idealist\u00eb, q\u00eb nuk mendonin ve\u00e7se p\u00ebr interesat e tyre t\u00eb ngushta, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb heqja ime ishte nj\u00eb rezultat i natyrsh\u00ebm. Nejse, nuk po e zgjas, sepse mund t\u00eb shkruhen mij\u00ebra faqe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb: kthimi i PD-s\u00eb drejt korrupsionit galopant, pas humbjes s\u00eb referendumit<\/p>\n<p><em>Edhe nuk ishit n\u00eb poste qeveris\u00ebse, keni mbajtur postin e kreut t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb ekonomis\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se Berisha gjithsesi nuk e kishte \u00e7uar deri n\u00eb fund \u201cinatin\u201d e tij?<\/em><br \/>\n<strong>BK<\/strong>: Pas zgjedhjeve t\u00eb majit 1996, kam qen\u00eb kryetar i komisionit parlamentar t\u00eb ekonomis\u00eb. Ky ishte pozicioni m\u00eb i ul\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb kishte deputeti q\u00eb fitoi n\u00eb zon\u00ebn ku kishte lindur z. Berisha, e ku nj\u00eb pjes\u00eb e madhe dhe e kush\u00ebrinjve t\u00eb vet\u00eb z. Berisha \u00ebnd\u00ebrronin se kryeministri i ri i qeveris\u00eb demokratike do t\u00eb ishte Kopliku. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Kopliku ishte motori i reformave, sidomos sipas opinionit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve \u2014 mbase prandaj dhe u kalova tek ekonomia.<br \/>\nUn\u00eb mundohesha t\u00eb b\u00ebja detyrat e mia ndaj atdheut, duke respektuar deri n\u00eb fund edhe presidentin Berisha. Vazhdoja t\u00eb mbaja q\u00ebndrimet e mia, duke dhe e kund\u00ebrshtuar sa e sa her\u00eb brenda partis\u00eb, presidentin, duke shpresuar se do t\u00eb reflektonte p\u00ebr mir\u00eb. U detyrova t\u2019i kund\u00ebrvihem publikisht, vet\u00ebm kur nuk kishte mund\u00ebsi tjet\u00ebr: p\u00ebr skemat piramidale q\u00eb nuk po i mbyllte, dhe p\u00ebr shuarjen e \u00e7do sjellje demokratike dhe brenda kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, ku un\u00eb isha an\u00ebtar q\u00eb nga 1991. Nejse, mos t\u00eb dal nga tema e juaj.<\/p>\n<p><em>Pse keni k\u00ebrkuar q\u00eb heqja e mandatit t\u00eb dy deputet\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb, Uka dhe Ruli t\u00eb votohej ve\u00e7 e ve\u00e7, a ishte kjo nj\u00eb porosi e presidentit apo thjesht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim\u00a0i juaji?<\/em><br \/>\n<strong>BK<\/strong>: Jo, nuk e kam k\u00ebrkuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por ka nj\u00eb fakt: po t\u00eb ishin ve\u00e7 e ve\u00e7, z. Rexhep Uka do ta shk\u00ebpusja ve\u00e7 nga t\u00eb tjer\u00ebt, sepse kisha dob\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb, kisha simpati p\u00ebr t\u00eb, dhe isha i bindur se ai nuk mund t\u00eb p\u00ebrzihej n\u00eb asnj\u00eb lloj pisll\u00ebku.<br \/>\nUn\u00eb personalisht nuk kam marr\u00eb asnj\u00eb porosi nga presidenti \u2014 nuk ka guxuar kurr\u00eb ai t\u00eb m\u00eb jepte porosi kund\u00ebr mendimeve t\u00eb mia \u2014 ma njihte kok\u00ebn! Nga ana tjet\u00ebr, fakti \u00ebsht\u00eb se deri nga viti 1996, nuk e kisha par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb z. Berisha t\u00eb sajonte gj\u00ebra t\u00eb paqena, prandaj mendoja se dhe \u201cdrurin e arr\u00ebs\u201d nuk mund ta kishte sajuar ai personalisht, por thjesht kishte besuar nj\u00eb sajim t\u00eb dikujt tjet\u00ebr, gj\u00eb q\u00eb shpesh i b\u00ebnte vaki. P\u00ebrmbledhtas: q\u00ebndrimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb miat, gjithnj\u00eb!<\/p>\n<p><em>A ishit t\u00eb bindur n\u00eb korrupsionin e tyre dhe cili ka qen\u00eb q\u00ebndrimi juaj ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje?<\/em><br \/>\n<strong>BK<\/strong>: Votimi p\u00ebr heqjen e imuniteteve ka qen\u00eb i fsheht\u00eb, por un\u00eb po e deklaroj vot\u00ebn time: kam votuar p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb tyre. Mendoja dhe mendoj se ishte detyr\u00eb e atyre tre politikan\u00ebve t\u00eb p\u00ebrballeshin me drejt\u00ebsin\u00eb, duke hedhur posht\u00eb shpifjen eventuale, q\u00eb u ishte b\u00ebr\u00eb, ose duke marr\u00eb d\u00ebnimin. Por le t\u00eb shpjegohem m\u00eb me holl\u00ebsi sepse un\u00eb doja t\u2019u hiqej imuniteti koleg\u00ebve t\u00eb mi.<br \/>\nNuk kishte t\u00eb b\u00ebnte heqja e imunitetit me faktin n\u00ebse ata t\u00eb tre kishin abuzuar apo jo. Nuk kam dashur t\u2019i hyj kurr\u00eb holl\u00ebsive t\u00eb \u201cdrurit t\u00eb arr\u00ebs\u201d, pik\u00ebrisht se p\u00ebr mua nuk ishte kryesorja mekanizmi i drurit t\u00eb arr\u00ebs. Ishte nj\u00eb periudh\u00eb thashethemesh pa fund: \u201cky vodhi\u201d, \u201cai pranon ryshfet\u201d etj. etj. pa fund. K\u00ebto akuza b\u00ebheshin kudo, edhe n\u00eb mesin e PD-s\u00eb. Isha e jam i bindur se transparenca, verifikimi i \u00e7do akuze deri n\u00eb fund, ishte lufta m\u00eb e mir\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, por nga ana tjet\u00ebr edhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend nderin e atyre q\u00eb u shpifnin.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht ajo q\u00eb b\u00ebhej at\u00ebher\u00eb, e q\u00eb vazhdon akoma dhe sot, ishin thjesht\u00eb akuza pa fund, dhe pothuaj asnj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr v\u00ebrtetimin e akuzave dhe d\u00ebnimin eventual t\u00eb fajtor\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, mendoja se ishte detyr\u00eb e \u00e7do politikani t\u00eb ndersh\u00ebm, e aq m\u00eb tep\u00ebr e deputet\u00ebve dhe ministrave, q\u00eb t\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb linin imunitetin, dhe t\u00eb p\u00ebrballonin nj\u00eb hetim n\u00eb prokurori dhe n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb gjithnj\u00eb i gatsh\u00ebm ta pranoj heqjen e imunitetit, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb \u201cdrejt\u00ebsi demokratike\u201d. Drejt\u00ebsia e koh\u00ebs, nga disa konsiderohej demokratike, kurse nga disa t\u00eb tjer\u00eb konsiderohej drejt\u00ebsi e komanduar nga presidenti Berisha. Un\u00eb anoja m\u00eb shum\u00eb nga e para, por n\u00eb rastin konkret nuk m\u00eb prishte pun\u00eb dhe e dyta.<br \/>\nAta q\u00eb u akuzuan p\u00ebr \u201cdrurin e arr\u00ebs\u201d, sidomos z. Ruli, b\u00ebn\u00eb nj\u00eb lobing te fort\u00eb q\u00eb mos t\u2019u hiqej imuniteti, duke kapur kok\u00eb p\u00ebr kok\u00eb shumic\u00eb e deputet\u00ebve q\u00eb do t\u00eb votonin. Rezultati i lobingut qe q\u00eb atyre nuk iu hoq imuniteti. Por, pas k\u00ebtij votimi doli e qart\u00eb se shum\u00eb deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, ata q\u00eb votuan kund\u00ebr heqjes s\u00eb imunitetit, nuk besonin as te drejt\u00ebsia demokratike dhe as tek presidenti Berisha, dhe as mendonin se duhet t\u00eb luftonin p\u00ebrball\u00eb me t\u00eb keqen: preferuan thjesht t\u00eb japin vot\u00ebn.<br \/>\nT\u00eb tre t\u00eb akuzuarit, Ruli, Hoxha dhe Uka, u b\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2005, nga mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb z. Berisha, t\u00eb ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb atij q\u00eb pask\u00ebsh qen\u00eb personi q\u00eb \u201c<em>donte t\u2019i fuste n\u00eb burg pik\u00ebrisht ata personalisht<\/em>\u201d, apo s\u00eb paku t\u00eb lejonte \u201c<em>t\u00eb degjeneruarit e drejt\u00ebsis\u00eb<\/em>\u201d q\u00eb ta b\u00ebnin burgosjen e tyre. Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb shum\u00eb i fort\u00eb, e natyrisht dhe shum\u00eb imoral, ai pazari i vitit 2005.<\/p>\n<p><em>A mendoni se edhe largimi juaj nga qeveria ishte si pasoj\u00eb e humbjes s\u00eb referendumit, apo qeveria tashm\u00eb ishte e fryr\u00eb n\u00eb administrat\u00eb?<br \/>\n<\/em><strong>BK<\/strong>: Po, un\u00eb jam larguar sepse humbi referendumi, n\u00ebse e lidhim humbjen e referendumit, me ndryshimin e kursit t\u00eb PD-s\u00eb, drejt korrupsionit politik dhe ekonomik. Duke ndjekur historin\u00eb e pasreferendumit, duhet t\u00eb sqaroj se n\u00ebse do t\u00eb fitonte referendumi un\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb do t\u00eb vazhdoja t\u00eb isha zv-kryeminist\u00ebr, por jo p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb: nuk mund t\u00eb vazhdoja t\u00eb isha pjes\u00eb e degjenerimit moral e politik ku po rr\u00ebshqiste PD-ja, si rezultat i trysnis\u00eb s\u00eb madhe nga posht\u00eb \u2014 po, po nga posht\u00eb, sepse \u00e7do popull ka qeverin\u00eb q\u00eb meriton.<br \/>\nNuk kishte t\u00eb b\u00ebnte largimi im me \u201cfryrje t\u00eb administrat\u00ebs\u201d. Le q\u00eb nuk kishte ndonj\u00eb fryrje aq t\u00eb madhe t\u00eb administrat\u00ebs para referendumit, fryrja tej mase e administrat\u00ebs filloi pik\u00ebrisht pas referendumit.<\/p>\n<p><em>Cil\u00ebt jan\u00eb ata shok\u00eb q\u00eb t\u00eb kan\u00eb tradhtuar m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Berish\u00ebs?<\/em><br \/>\n<strong>BK<\/strong>: Kan\u00eb tradhtuar demokracin\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, pastaj dhe mua, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i din\u00eb si kan\u00eb qen\u00eb faktet, si ka qen\u00eb e v\u00ebrteta dhe nuk kan\u00eb folur, ose dhe kan\u00eb folur t\u00eb pav\u00ebrteta. Jan\u00eb shum\u00eb, prandaj nuk po i p\u00ebrmend. Lista e atyre q\u00eb nuk kan\u00eb tradhtuar \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsisht shum\u00eb e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;<\/p>\n<p><strong>Bashkim Kopliku<\/strong><br \/>\nPhone:\u00a0 +355 52 223663<br \/>\nMob:\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 +355 672858090<br \/>\nE-mail:\u00a0\u00a0 <a href=\"mailto:bkopliku@gmail.com\">bkopliku@gmail.com<\/a><br \/>\noptional: <a href=\"mailto:bkopliku@infinito.it\">bkopliku@infinito.it<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ Intervist\u00eb me Bashkim Koplikun, nga znj. Bushati\/Gazeta Shqiptare \/3.8.2010 ] Zoti Kopliku a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jeni shkarkuar si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb vitit 1994? BK: Po A kishit kuptuar m\u00eb p\u00ebrpara se po b\u00ebhej kjo l\u00ebvizje dhe me cil\u00ebt nga koleg\u00ebt tuaj keni biseduar p\u00ebr nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb? BK: Nuk kam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3659","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kurohesha n\u00eb Itali, Berisha m\u00eb hoqi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kurohesha n\u00eb Itali, Berisha m\u00eb hoqi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"[ Intervist\u00eb me Bashkim Koplikun, nga znj. Bushati\/Gazeta Shqiptare \/3.8.2010 ] Zoti Kopliku a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jeni shkarkuar si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb vitit 1994? BK: Po A kishit kuptuar m\u00eb p\u00ebrpara se po b\u00ebhej kjo l\u00ebvizje dhe me cil\u00ebt nga koleg\u00ebt tuaj keni biseduar p\u00ebr nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb? BK: Nuk kam [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-07T05:41:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kurohesha n\u00eb Itali, Berisha m\u00eb hoqi\",\"datePublished\":\"2010-08-07T05:41:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/\"},\"wordCount\":3284,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bashkim_kopliku.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/\",\"name\":\"Kurohesha n\u00eb Itali, Berisha m\u00eb hoqi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bashkim_kopliku.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-07T05:41:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bashkim_kopliku.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bashkim_kopliku.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kurohesha n\u00eb Itali, Berisha m\u00eb hoqi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kurohesha n\u00eb Itali, Berisha m\u00eb hoqi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kurohesha n\u00eb Itali, Berisha m\u00eb hoqi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"[ Intervist\u00eb me Bashkim Koplikun, nga znj. Bushati\/Gazeta Shqiptare \/3.8.2010 ] Zoti Kopliku a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jeni shkarkuar si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb vitit 1994? BK: Po A kishit kuptuar m\u00eb p\u00ebrpara se po b\u00ebhej kjo l\u00ebvizje dhe me cil\u00ebt nga koleg\u00ebt tuaj keni biseduar p\u00ebr nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb? BK: Nuk kam [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-07T05:41:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kurohesha n\u00eb Itali, Berisha m\u00eb hoqi","datePublished":"2010-08-07T05:41:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/"},"wordCount":3284,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/","name":"Kurohesha n\u00eb Itali, Berisha m\u00eb hoqi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg","datePublished":"2010-08-07T05:41:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurohesha-ne-itali-berisha-me-hoqi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kurohesha n\u00eb Itali, Berisha m\u00eb hoqi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3659"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3659\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}