{"id":3638,"date":"2010-08-05T08:58:11","date_gmt":"2010-08-05T07:58:11","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3638"},"modified":"2010-08-05T08:58:11","modified_gmt":"2010-08-05T07:58:11","slug":"surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/","title":{"rendered":"Surroi: K\u00ebrkesa p\u00ebr rezolut\u00eb e gabuar"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Veton Surroi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/veton_surroi.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Seladin Xhezairi\/BBC<\/strong>, <em>05.08.2010<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Mendimi i GJND e ka konsumuar Rezolut\u00ebn 12-44 dhe Kosova nuk duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pun\u00eb me K\u00ebshillin e Sigurimit<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Veton Surroi, kryetar i bordit t\u00eb Klubit p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe publicist i njohur e ka quajtur gabim strategjik k\u00ebrkes\u00ebn e Prishtin\u00ebs zyrtare p\u00ebr nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb re p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sipas tij mendimi i dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb e ka konsumuar Rezolut\u00ebn 12-44 dhe Kosova nuk duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pun\u00eb me K\u00ebshillin e Sigurimit.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke folur p\u00ebr BBC-n\u00eb ai tha se k\u00ebrkesa e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Boris Tadi\u00e7, p\u00ebr autonomi t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb e paq\u00ebndrueshme, me vendimin e dh\u00ebn\u00eb nga GJND-ja \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbyllur.<\/em><\/p>\n<p><em>Me zotin Surroi bisedoi Seladin Xhezairi dhe fillimisht e pyeti se cili ishte komenti i tij p\u00ebr mbledhjen s\u00eb mart\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: M\u00eb duket se debati ishte i sforcuar, ishte pothuajse i panevojsh\u00ebm dhe i iniciuar nga Serbia dhe gjegj\u00ebsisht Rusia p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb re, nj\u00eb riinterpretim t\u00eb nj\u00eb mendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb i cili ishte fare i qart\u00eb.<\/p>\n<p><em>BBC: N\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit u vu re se krahas Shteteve t\u00eb Bashkuara, tani edhe aleat\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, kryesisht nga Evropa, kan\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar kritikat n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Beogradit.<\/em><\/p>\n<p><em>A mos po gjendet tani Serbia n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb palakmueshme, q\u00eb do ta detyronte at\u00eb t\u00eb gjej\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me vendet e BE-s\u00eb lidhur me projektrezolut\u00ebn tashm\u00eb t\u00eb paraqitur n\u00eb selin\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Po Serbia \u00ebsht\u00eb duke i ikur nj\u00eb lloj &#8216;fare play&#8217;, i cili duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb brenda shteteve Europiane, sepse fundja, kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb zgjidhet brenda kontinentit Europian dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me BE-n\u00eb dhe po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e cila do t\u00eb riinterpretonte nj\u00eb mendim t\u00eb cilin fundja vet\u00eb Serbia e k\u00ebrkoi nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><em>BBC: Ministri i Jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs, Sk\u00ebnder Hyseni, ka k\u00ebrkuar edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb re q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte rezolut\u00ebn 12-44. Si e shikoni k\u00ebt\u00eb dhe a \u00ebsht\u00eb e mundshme kjo, duke marr\u00eb parasysh se edhe n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit u pa qart\u00eb disponimi apo ndarja n\u00eb dy taborre, pro dhe kund\u00ebr?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb gabim strategjik t\u00eb k\u00ebrkohet rezolut\u00eb e re p\u00ebr Kosov\u00ebn. Nuk mendoj se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr rezolut\u00eb t\u00eb re t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. Mendimi i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb e ka konsumuar n\u00eb nj\u00eb form\u00eb k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb ekzistuese dhe mendoj se Ministri nuk \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Dhe, mendoj q\u00eb asnj\u00eb minist\u00ebr, asnj\u00eb zyrtar i Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb re t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb. Kosova nuk duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pun\u00eb me K\u00ebshillin e Sigurimit.<\/p>\n<p><em>BBC: Kryediplomati i Serbis\u00eb, Vuk Jeremiq, n\u00eb takimin e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e homologut t\u00eb tij kosovar, q\u00eb rezoluta 12-44 t\u00eb jet\u00eb vendimtare p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs? \u00cbsht\u00eb e mundshme kjo?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Po, zoti Jeremi\u00e7 po p\u00ebrpiqet t\u00eb nxjerr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb paqen\u00eb. Statusi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Rezolut\u00ebs 12-44. Mendimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e konsumuar.<\/p>\n<p><em>BBC: Po zoti Surroi, si duhet kuptuar propozimi i presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Boris Tadiq, q\u00eb statusi i Kosov\u00ebs t\u00eb zgjidhet sipas nj\u00eb modeli t\u00eb autonomis\u00eb, gjithnj\u00eb sipas tij, prej 1 e deri n\u00eb 100?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Nuk m\u00eb duket serioze. Kjo puna e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb kuiz i televizioni, prej 1 deri n\u00eb 100! \u00c7\u00ebshtja e statusit \u00ebsht\u00eb zgjidhur. Zoti Tadi\u00e7, zoti Jeremi\u00e7, gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Serbi, duhet tash t\u00eb marrin m\u00ebsim dhe t\u00eb shikojn\u00eb se si do t\u00eb nd\u00ebrtohen marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshtet\u00ebrore.<\/p>\n<p><em>BBC: A ka k\u00ebtu hap\u00ebsir\u00eb manovrimi, sepse sipas presidentit Tadi\u00e7, Serbia do ta pranonte pavar\u00ebsin\u00eb e dy milion shqiptar\u00ebve, por me kusht q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin status ta ken\u00eb edhe serb\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Kosova ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00ebr\u00eb territorin e vet. Kjo pavar\u00ebsi dhe integriteti territorial \u00ebsht\u00eb i mbrojtur edhe nga shtetet t\u00eb cilat nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn brenda BE-s\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e tregtis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb paqen\u00eb. \u00c7\u00ebshtja e statusit \u00ebsht\u00eb e mbyllur, nuk \u00ebsht\u00eb e negociushme dhe as q\u00eb duhet t\u00eb hapet debat rreth saj.<\/p>\n<p><em>BBC: Zoti Surroi, sa jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme spekulimet sipas t\u00eb cilave, le t\u00eb themi n\u00ebn tavolin\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb idet\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbim territoresh, p\u00ebr ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs, apo dhe p\u00ebr autonomi t\u00eb serb\u00ebve?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: K\u00ebto ide kan\u00eb qen\u00eb dhe po p\u00ebrpiqen s\u00ebrish t\u00eb futen n\u00eb loj\u00eb, por ka shum\u00eb m\u00eb pak gjasa sesa q\u00eb kan\u00eb pasur m\u00eb her\u00ebt dhe thjesht ato duhen ekspozuar nga nj\u00ebra an\u00eb dhe injoruar nga ana tjet\u00ebr n\u00eb kuptimin e moskonsiderimit si t\u00eb denja p\u00ebr nj\u00eb proces dialogu apo negociatash.<\/p>\n<p><em>BBC: Aleat\u00ebt e t\u00eb dy pal\u00ebve, zoti Surroi, thon\u00eb se t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb bisedojn\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb evidente se Prishtina e Beogradi duhet t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00ebn negociatore, por shtrohet pyetja p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb bisedojn\u00eb gjithnj\u00eb duke marr\u00eb parasysh q\u00ebndrimet kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrta?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Po dhe prandaj ka nevoj\u00eb q\u00eb BE dhe SHBA n\u00eb muajt q\u00eb vijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb se cila do t\u00eb jet\u00eb korniza e dialogut, sepse \u00ebsht\u00eb fare e padobishme q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb thirrje e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr dialog mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit pa p\u00ebrcaktuar kushtet dhe temat e k\u00ebtij procesi t\u00eb dialogut. Kosova ka se p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj dialog me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Mbeten shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pazgjidhura n\u00eb nivelin praktik dhe ato k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, kurse \u00e7\u00ebshtje krejt tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb tash t\u00eb rifillojn\u00eb bisedimet doktrinare lidhur me at\u00eb se a kishte t\u00eb drejt\u00eb apo jo Kosova. Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e tejkaluar, e mbyllur e konsumuar dhe nuk duhet hapur.<\/p>\n<p><em>BBC: Zoti Surroi, a mund t\u00eb shtrohet Kosova nga nj\u00eb priz\u00ebm tjet\u00ebr n\u00eb tryez\u00ebn negociatore p\u00ebr qet\u00ebsimin e situat\u00ebs, sipas disa njoftimeve, shp\u00ebrthyese n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb qet\u00ebsimit t\u00eb elementit t\u00eb atjesh\u00ebm serb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Po elementi i atjesh\u00ebm serb do t\u00eb qet\u00ebsohet kur t\u00eb b\u00ebhet atje nj\u00eb kushtetut\u00eb e duhur e Bosnje Hercegovin\u00ebs e cila respekton t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve, respekton t\u00eb drejtat e tyre, ashtu si\u00e7 ka k\u00ebrkuar edhe Gjykata e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, n\u00eb Strazburg. Gjendja do t\u00eb qet\u00ebsohet at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb proces integrues n\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb dhe jo proces i cili i ndan\u00eb popujt.<\/p>\n<p><em>BBC: Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ju e quani proces integrues, edhe Prishtina edhe Beogradi zyrtar thon\u00eb se integrimi i Kosov\u00ebs dhe i Serbis\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktim strategjik i tyre. Kurse marr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebrkaq shtrohen si nj\u00eb nd\u00ebr kushtet kryesore t\u00eb v\u00ebna nga Brukseli. Mendoni se hasm\u00ebria shqiptaro-serbe mund t&#8217;ju hakmerret t\u00eb dyja pal\u00ebve ?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Po \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se t\u00eb dyja pal\u00ebt e mbajn\u00eb peng nj\u00ebra- tjetr\u00ebn n\u00eb procesin integrues Europian. Serbia nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara n\u00ebse nuk i rregullon marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara n\u00ebse nuk ka njohje nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb cilat nuk e kan\u00eb njohur dhe brenda k\u00ebtij konteksti \u00ebsht\u00eb edhe rregullimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Beogradin. Tash p\u00ebr tash Beogradi e ka t\u00eb bllokuar perspektiv\u00ebn e vet Europiane, nd\u00ebrsa perspektiva Europiane e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb larg se ajo e Turqis\u00eb.<\/p>\n<p><em>BBC: Pala kosovare, s&#8217;do mend se ka nj\u00eb atu t\u00eb fort\u00eb mendimin e GJND-s\u00eb. Ju duken si tep\u00ebr optimiste zotimet e lidershipit kosovar se tash do t\u00eb pasojn\u00eb njohjet e shum\u00ebpritura t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: T&#8217;ju them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk e di \u00e7far\u00eb p\u00ebrgatitjesh kan\u00eb b\u00ebr\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs. Me sa e di un\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Ka pasur nj\u00eb pun\u00eb intensive t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb sponsor\u00ebve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe priten disa njohje, por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb ishte e natyrshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb val\u00eb njohjesh t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e natyrshme, sepse shum\u00eb shtete t\u00eb cilat kan\u00eb pasur dyshime tashm\u00eb nuk do t\u00eb duhej t&#8217;i ken\u00eb ato, por fakti se nuk ka pasur nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb till\u00eb, nj\u00eb hov t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshoj p\u00ebr pun\u00ebn e mang\u00ebt, jo t\u00eb tanishme, por prej shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, bile edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb krijimin e kontakteve me bot\u00ebn.<\/p>\n<p><em>BBC: Gjat\u00eb k\u00ebsaj interviste ju that\u00eb se k\u00ebrkesa e pal\u00ebs kosovare p\u00ebr nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb re q\u00eb do ta z\u00ebvend\u00ebsonte Rezolut\u00ebn 1244, \u00ebsht\u00eb gabim strategjik. Mendoni se nj\u00eb angazhim i k\u00ebtill\u00eb mund t\u00eb zvarris\u00eb njohjen edhe nga disa vende t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Absolutisht kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej pasojave t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb k\u00ebtill\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb e pamenduar mir\u00eb, e cila tregon nj\u00eb munges\u00eb sensi politik n\u00eb qeverin\u00eb e sotme, nj\u00eb munges\u00eb konsultimi dhe do t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00eb riangazhimin e shteteve t\u00eb cilat jan\u00eb kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs ta ritrajtojn\u00eb brenda K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nonsens q\u00eb ne vet\u00eb me dor\u00ebn ton\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs t\u00eb kthehet n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit.<\/p>\n<p><em>BBC: Sipas jush, zoti Surroi, \u00e7far\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte pala kosovare, sakt\u00ebsisht diplomacia kosovare, tani pas shpalljes s\u00eb mendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: \u00cbsht\u00eb dashur ta ket\u00eb nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb veten n\u00eb dy drejtime bazike. Drejtimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb kontakti me ato shtete t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb luhatura dhe q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkrahje edhe formale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb njohjen dhe, s\u00eb dyti, nj\u00eb platform\u00eb q\u00eb sheh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb afatgjate se si do t\u00eb rregullohet \u00e7\u00ebshtja e procesit t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, t\u00eb nd\u00ebrlidhjes me \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb normalizimit dhe integrimit n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p><em>BBC: Ju duket i p\u00ebrshpejtuar optimizmi i pal\u00ebs kosovare se n\u00eb vjesht\u00eb do t\u00eb paraqiten me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pranim t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Jo, Kosova nuk ka gjasa sivjet, me sa po shoh un\u00eb, q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb kandidatur\u00ebn e vet dhe, n\u00ebse vazhdon n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, do t\u00eb kaloj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb e nuk do t\u00eb ket\u00eb gjasa. \u00cbsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb shum\u00eb m\u00eb proaktive n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi mund\u00ebsi ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><em>BBC: N\u00eb vijim le t\u00eb flasim p\u00ebr vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rigjykuar ish-kryeministrin e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj. Si e prit\u00ebt udh\u00ebtimin e zotit Haradinaj p\u00ebr n\u00eb Hag\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: T&#8217;ju them t\u00eb drejt\u00ebn, isha mjaft i befasuar me nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb dhe nuk mund t\u00eb shmangem as sot nga p\u00ebrshtypja se me k\u00ebt\u00eb vendim ka pasur shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr peshoj\u00eb politike se sa juridike.<\/p>\n<p><em>BBC: Ka spekulime se, si t\u00eb themi, ka pasur nj\u00eb pazarll\u00ebk mes k\u00ebsaj dhe shpalljes s\u00eb mendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, gjithnj\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb k\u00ebnaqjes s\u00eb pal\u00ebs serbe?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Nuk e di, nuk mund t\u00eb hyj n\u00eb spekulim se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb motivi, por m\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb evidente p\u00ebr jet\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb se zoti Haradinaj ka gjasht\u00eb vjet q\u00eb po mbahet, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, i penguar q\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb aktivitet politik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas luft\u00ebs aktiviteti i zotit Haradinaj ka qen\u00eb duksh\u00ebm i qart\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs si shtet demokratik dhe nd\u00ebrtimin e institucioneve demokratike.<\/p>\n<p><em>BBC: Dhe a mund t\u00eb reflektohet mungesa e zotit Haradinaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillim fushate p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme n\u00eb Kosov\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: Ne nuk jemi ende n\u00eb fillim fushate, por do t\u00eb ishte gjithsesi e mir\u00ebseardhur dhe e nevojshme prania e zotit Haradinaj n\u00eb k\u00ebto momente p\u00ebr t\u00eb krijuar konsensusin e nevojsh\u00ebm rreth gjitha \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb e presin. Sfidat e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>N\u00eb 12 muajt e ardhsh\u00ebm, nj\u00ebra prej sfidave, natyrisht, \u00ebsht\u00eb krijimi i kushteve q\u00eb Kosova t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb drejta e jo q\u00eb ato t\u00eb degjenerojn\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb trendi i tanish\u00ebm drejt m\u00eb shum\u00eb keqp\u00ebrdorimit, sepse \u00e7do fushat\u00eb zgjedhjesh q\u00eb kemi pasur, prej atyre t\u00eb parave, ka qen\u00eb m\u00eb e keqe se ajo paraprakja. Kjo do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb proces degjenerativ t\u00eb zgjedhjeve dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb brengos\u00ebse p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb kosovare.<\/p>\n<p><em>BBC: P\u00ebrmend\u00ebt arritjen e konsensusit komb\u00ebtar. \u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb q\u00eb ky konsensus mes faktor\u00ebve kryesor\u00eb politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb arrihet?<\/em><\/p>\n<p><strong>Surroi<\/strong>: \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e dialogut, p.sh. \u00e7\u00ebshtja e trajtimit t\u00eb pikave t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme duhet t\u00eb trajtohet. P.sh. nuk do t\u00eb ishte aspak e lejueshme q\u00eb Kosova t\u00eb dal\u00eb me k\u00ebrkesa si kjo e rezolut\u00ebs s\u00eb re, po t\u00eb kishte nj\u00eb konsensus n\u00eb shoq\u00ebri, po t\u00eb ishin menduar \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb mir\u00eb e jo t\u00eb dilet me iniciativa t\u00eb tilla t\u00eb pamenduara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seladin Xhezairi\/BBC, 05.08.2010 Mendimi i GJND e ka konsumuar Rezolut\u00ebn 12-44 dhe Kosova nuk duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pun\u00eb me K\u00ebshillin e Sigurimit Veton Surroi, kryetar i bordit t\u00eb Klubit p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe publicist i njohur e ka quajtur gabim strategjik k\u00ebrkes\u00ebn e Prishtin\u00ebs zyrtare p\u00ebr nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb re p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3638","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Surroi: K\u00ebrkesa p\u00ebr rezolut\u00eb e gabuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Surroi: K\u00ebrkesa p\u00ebr rezolut\u00eb e gabuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Seladin Xhezairi\/BBC, 05.08.2010 Mendimi i GJND e ka konsumuar Rezolut\u00ebn 12-44 dhe Kosova nuk duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pun\u00eb me K\u00ebshillin e Sigurimit Veton Surroi, kryetar i bordit t\u00eb Klubit p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe publicist i njohur e ka quajtur gabim strategjik k\u00ebrkes\u00ebn e Prishtin\u00ebs zyrtare p\u00ebr nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb re p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sipas [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-05T07:58:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/veton_surroi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Surroi: K\u00ebrkesa p\u00ebr rezolut\u00eb e gabuar\",\"datePublished\":\"2010-08-05T07:58:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/\"},\"wordCount\":2414,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/veton_surroi.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/\",\"name\":\"Surroi: K\u00ebrkesa p\u00ebr rezolut\u00eb e gabuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/veton_surroi.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-05T07:58:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/veton_surroi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/veton_surroi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Surroi: K\u00ebrkesa p\u00ebr rezolut\u00eb e gabuar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Surroi: K\u00ebrkesa p\u00ebr rezolut\u00eb e gabuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Surroi: K\u00ebrkesa p\u00ebr rezolut\u00eb e gabuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Seladin Xhezairi\/BBC, 05.08.2010 Mendimi i GJND e ka konsumuar Rezolut\u00ebn 12-44 dhe Kosova nuk duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pun\u00eb me K\u00ebshillin e Sigurimit Veton Surroi, kryetar i bordit t\u00eb Klubit p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe publicist i njohur e ka quajtur gabim strategjik k\u00ebrkes\u00ebn e Prishtin\u00ebs zyrtare p\u00ebr nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb re p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sipas [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-05T07:58:11+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/veton_surroi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Surroi: K\u00ebrkesa p\u00ebr rezolut\u00eb e gabuar","datePublished":"2010-08-05T07:58:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/"},"wordCount":2414,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/veton_surroi.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/","name":"Surroi: K\u00ebrkesa p\u00ebr rezolut\u00eb e gabuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/veton_surroi.jpg","datePublished":"2010-08-05T07:58:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/veton_surroi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/veton_surroi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/surroi-kerkesa-per-rezolute-e-gabuar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Surroi: K\u00ebrkesa p\u00ebr rezolut\u00eb e gabuar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3638"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3638\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}