{"id":3604,"date":"2012-07-05T21:17:27","date_gmt":"2012-07-05T20:17:27","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3604"},"modified":"2012-07-05T21:17:27","modified_gmt":"2012-07-05T20:17:27","slug":"qershite-e-daciqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/","title":{"rendered":"Qershit\u00eb e Da\u00e7iqit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Enver Robelli\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Enver Robelli<\/strong>, <em>5 Korrik 2012<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Kryeministri i ri serb, Ivica Da\u00e7iq do t\u00eb propagandoj\u00eb hapur ndarjen e Kosov\u00ebs. Dhe drejt k\u00ebtij q\u00ebllimi nuk do t\u00eb ndalet me provokime, si\u00e7 ishte betimi i xhandarm\u00ebris\u00eb serbe<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Shumica prej jush e din\u00eb at\u00eb anekdot\u00ebn me qershi. Niset nj\u00ebri t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Shkup dhe rrug\u00ebs e merr uria. Ec e ec dhe gjen nj\u00eb qershi, prej s\u00eb cil\u00ebs vjel disa. Si buk\u00ebp\u00ebrmbys q\u00eb ishte dhe pasi u ngop mir\u00eb me qershi, ai mbi ato q\u00eb mbet\u00ebn b\u00ebri shurr\u00ebn (puritan\u00ebt t\u00eb m\u00eb falin p\u00ebr gjuh\u00ebn). Vajti pastaj n\u00eb Shkup, kreu pun\u00eb(t) dhe u kthye rrug\u00ebs s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. S\u00ebrish e mori uria, s\u00ebrish kaloi af\u00ebr qershive q\u00eb i kishte l\u00ebn\u00eb skaj rrug\u00ebs dhe nisi t\u2019i shikonte. Dikur mbushi grushtin me qershi dhe pasi e bindi veten \u2013 \u201ck\u00ebt\u00eb e kam pshurr\u00eb, e k\u00ebt\u00eb jo\u201d \u2013 ai nisi t\u2019i shijoj\u00eb qershit\u00eb. Pas pak v\u00ebrejti se nuk kishte mbetur asnj\u00eb qershi.<\/p>\n<p><strong>13 her\u00eb Kosov\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb e till\u00eb ishte edhe parada nacionaliste e Ivica Da\u00e7iqit, kryeministrit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb, gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit. S\u00eb pari ai mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb, me \u00e7\u2019rast nj\u00ebri prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, duke u krekosur, recitoi nj\u00eb betim qesharak, ku hi\u00e7 m\u00eb pak se 13 her\u00eb p\u00ebrmendej Kosova! \u201cS\u2019mund t\u00eb jetoj pa Kosov\u00ebn, s\u2019mund t\u00eb marr frym\u00eb, s\u2019mund t\u00eb ha pashtet\u00eb, s\u2019mund t\u00eb q\u00ebroj molla, s\u2019mund t\u00eb fluturoj, nuk m\u00eb z\u00eb gjumi \u2013 pa Kosov\u00ebn!\u201d Edhe k\u00ebshtu, me ton humoristik, mund t\u00eb shikohet betimi i xhandarm\u00ebris\u00eb serbe. N\u00eb fakt betimi ishte i nd\u00ebrtuar me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb qull\u00ebt nacionaliste dhe mitike, e cila p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb e mbajn\u00eb mend koh\u00ebn e mitingjeve dhe bartjes s\u00eb eshtrave t\u00eb Car Lazarit n\u00ebp\u00ebr Jugosllavi, nuk paraqet kurrfar\u00eb befasie.<\/p>\n<p>E vetmja befasi mund t\u00eb jet\u00eb se q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb kan\u00eb kaluar mbi 20 vjet dhe n\u00eb Serbi, madje n\u00eb strukturat kryesore t\u00eb siguris\u00eb, ende ka figura q\u00eb propagandojn\u00eb mite politike, historike dhe luft\u00ebnxit\u00ebse. Pas b\u00ebrjes publike t\u00eb betimit t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb, Da\u00e7iqi n\u00eb stilin e atij udh\u00ebtarit q\u00eb kthehej nga Shkupi deklaroi se kurr\u00eb s\u2019e kishte miratuar nj\u00eb tekst t\u00eb till\u00eb, se ai nuk mund t\u00eb ishte betim etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb furi demantesh Da\u00e7iq po ashtu \u201ce h\u00ebngri\u201d edhe nj\u00eb qershi t\u00eb pshurrur: tha se nuk kishte k\u00ebrkuar kthimin e forcave serbe n\u00eb Kosov\u00eb, edhe pse e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00ebn e Vidovdanit.<\/p>\n<p><strong>Miti dhe e v\u00ebrteta<\/strong><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Vidovdanit duhet theksuar se nuk ishte beteja e 28 qershorit 1389 vendimtare p\u00ebr pushtimin e Ballkanit nga osman\u00ebt, si\u00e7 pretendojn\u00eb nacionalist\u00ebt serb\u00eb, por ajo e n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1448, kur Sulltan Murati II gati e shfarosi ushtrin\u00eb hungareze mu n\u00eb Gazimestan, aty ku ishte zhvilluar beteja e vitit 1389. Pas disfat\u00ebs s\u00eb ushtrive ballkanike n\u00eb vitin 1389, paria serbe preferoi t\u00eb b\u00ebhej vasale e osman\u00ebve. Ja \u00e7\u2019shkruan n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb historiani Oliver Jens Schmitt: \u201cSi princ ortodoks (despoti, v.j.) Gjuragj Brankoviqi q\u00ebndroi larg p\u00ebrpjekjeve katolike p\u00ebr nj\u00eb kryq\u00ebzat\u00eb. Ai shpresonte se si vasal osman do t\u00eb arrinte t\u00eb evitonte si ndikimin per\u00ebndimor (dmth. hungarez) ashtu edhe at\u00eb osman.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai nuk mori pjes\u00eb n\u00eb ofensiv\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Huniadit dhe Sk\u00ebnderbeut. N\u00eb n\u00ebntor 1448, Murati II mposhti deri n\u00eb shfarosje ushtrin\u00eb hungareze pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb fush\u00eb ku ishte zhvilluar beteja e vitit 1389. Sk\u00ebnderbeu ishte kurthuar n\u00eb z\u00ebnka t\u00eb vogla n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut dhe ishte vonuar t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb Lindje. Tek beteja e dyt\u00eb n\u00eb Fush\u00eb-Kosov\u00eb vulosi fatin e Kosov\u00ebs. Despoti serb nuk kishte mb\u00ebshtetur ushtrin\u00eb katolike dhe e pagoi k\u00ebt\u00eb me humbjen e Kosov\u00ebs (1455) dhe \u2013 pas vdekjes s\u00eb tij \u2013 me fundosjen e gjith\u00eb principat\u00ebs serbe\u201d. P\u00ebr fat t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb e p\u00ebshtir\u00eb ballkanike q\u00eb t\u00eb injorohen faktet historike dhe ngjarjet t\u00eb shikohen nga furriku kinse i ngroht\u00eb nacionalist.<\/p>\n<p><strong>Liria e pala\u00e7os<\/strong><\/p>\n<p>Di\u00e7ka e till\u00eb Kosov\u00ebn e pret edhe n\u00eb vitet e ardhshme. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb Slobodan Milosheviqit m\u00eb 5 tetor 2000, dy postet ky\u00e7 n\u00eb Serbi i mbajn\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt e tij politik\u00eb: Tomislav Nikoliqi dhe Ivica Da\u00e7iqi. Derisa Nikoliqi ende duhet t\u00eb d\u00ebshmohet se \u00ebsht\u00eb \u201cevropian\u201d, prandaj sidomos n\u00eb fillim do t\u00eb ket\u00eb kujdes sa i p\u00ebrket fjalorit t\u00eb ashp\u00ebr, Da\u00e7iqi n\u00eb 4 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb \u201cd\u00ebshmuar\u201d n\u00eb Bruksel si minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i agjend\u00ebs evropiane. Dikur ka qen\u00eb n\u00eb list\u00ebn e personave q\u00eb i ndalohej hyrja n\u00eb BE, tash n\u00eb kryeqytetin e Evrop\u00ebs i hapen portat dhe g\u00ebzon lirin\u00eb e pala\u00e7os. N\u00eb raport me Kosov\u00ebn, Da\u00e7iqi hapur do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndarjen e saj territoriale. K\u00ebt\u00eb ai e ka b\u00ebr\u00eb publike edhe kur ishte n\u00eb pushtet me \u201cPartin\u00eb Demokratike\u201d t\u00eb Boris Tadiqit.<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr zgjerimin e s\u00ebrish\u00ebm territorial t\u00eb Serbis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e re: q\u00eb nga shekulli i 19-t\u00eb Serbia ka synuar t\u00eb zgjerohet n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit. Shpeshher\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe e ka arritur. Kjo politik\u00eb ka qen\u00eb e shoq\u00ebruar me masa brutale, p\u00ebrfshir\u00eb masakrat dhe zhvendosjet e dhunshme t\u00eb popullsive fqinje t\u00eb serb\u00ebve. Da\u00e7iqi do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb, duke k\u00ebrkuar s\u00eb paku veriun e Kosov\u00ebs, i cili si zon\u00eb kufitare mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb prej p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit (1999) gjendet jasht\u00eb kontrollit t\u00eb autoriteteve t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim n\u00eb kat\u00ebr vitet e ardhshme (ose p\u00ebr aq sa zgjat qeverisja e Da\u00e7iqit) nuk do t\u00eb mungojn\u00eb provokimet ndaj Kosov\u00ebs, si\u00e7 ishte ky me betimin e xhandar\u00ebve. N\u00eb terren do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjithsesi edhe sabotimi i \u00e7do p\u00ebrpjekjeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr integrimin e serb\u00ebve n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs \u2013 derisa n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve do t\u00eb k\u00ebrkohet autonomi p\u00ebr veriun si hapi i par\u00eb drejt shk\u00ebputjes. P\u00ebr dallim prej pal\u00ebs shqiptare (kosovare), e cila qeveris sot p\u00ebr nes\u00ebr, strategjia serbe \u00ebsht\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are dhe ka nj\u00eb q\u00ebllim: pamund\u00ebsimin e funksionimit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Flet\u00ebrrufeja mbi ur\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga p\u00ebrvoja e konflikteve t\u00eb fundit n\u00eb Ballkan dihet se bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare i ka l\u00ebshuar pe atij q\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi e ka ditur se \u00e7far\u00eb d\u00ebshiron. N\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb 13 vitet e fundit nuk kan\u00eb pasur strategji as autoritetet e Kosov\u00ebs, as ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Disave ndoshta u kujtohet marketingu politik i shefit t\u00eb UNMIK-ut, Michael Steiner, kur me nj\u00eb flet\u00ebrrufe t\u00eb vendosur mbi ur\u00ebn e Ibrit shpalli bashkimin e Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n<p>Pa\u00e7ka se vlefshm\u00ebria e asaj flet\u00ebrrufeje nuk zgjati m\u00eb shum\u00eb se koha q\u00eb kishte marr\u00eb qatipi unmikian p\u00ebr shkrimin e saj. K\u00ebto dit\u00eb po shohim se si nga Kosova po p\u00ebrgatitet t\u00eb largohet Steineri tjet\u00ebr, diplomati holandez Pieter Feith, i cili \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb t\u00eb zbatohej decentralizimi, t\u00eb miratohen ekstraligje p\u00ebr Prizrenin dhe rajone t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs me prani simbolike t\u00eb pakic\u00ebs serbe, t\u00eb mbrohet me sa m\u00eb shum\u00eb ligje gjuha serbe etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb g\u00eblltiteshin sikur Pieter Feith t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka edhe p\u00ebr shumic\u00ebn shqiptare. Ajo n\u00eb syt\u00eb e k\u00ebtij diplomati thua se nuk ekzistoi fare.<\/p>\n<p>S\u2019b\u00ebri gj\u00eb kund\u00ebr privatizimit mafioz; s\u2019b\u00ebri gj\u00eb kund\u00ebr shnd\u00ebrrimit t\u00eb televizionit publik n\u00eb celul\u00eb t\u00eb kodosh\u00ebve t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs politike; s\u2019b\u00ebri gj\u00eb as kund\u00ebr ministrave t\u00eb akuzuar nga publiku p\u00ebr korrupsion; Feith kishte vet\u00ebm nj\u00eb shqet\u00ebsim: si t\u2019ia zgjaste mandatin vetes pa b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs! Tash ka paturp\u00ebsin\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr fundin e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, pasi ia ka l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb hapur, t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb vitet n\u00eb vijim do ta shkallmoj\u00eb Ivica Da\u00e7iqi. Nuk do t\u00eb befasoheshim sikur n\u00eb fund t\u00eb vitit Feith t\u00eb kthehej si nd\u00ebrmjet\u00ebs i BE-s\u00eb n\u00eb negociatat Prishtin\u00eb-Beograd p\u00ebr nj\u00eb \u201cautonomi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse\u201d p\u00ebr veriun e Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli, 5 Korrik 2012 Kryeministri i ri serb, Ivica Da\u00e7iq do t\u00eb propagandoj\u00eb hapur ndarjen e Kosov\u00ebs. Dhe drejt k\u00ebtij q\u00ebllimi nuk do t\u00eb ndalet me provokime, si\u00e7 ishte betimi i xhandarm\u00ebris\u00eb serbe Shumica prej jush e din\u00eb at\u00eb anekdot\u00ebn me qershi. Niset nj\u00ebri t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Shkup dhe rrug\u00ebs e merr uria. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Qershit\u00eb e Da\u00e7iqit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Qershit\u00eb e Da\u00e7iqit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli, 5 Korrik 2012 Kryeministri i ri serb, Ivica Da\u00e7iq do t\u00eb propagandoj\u00eb hapur ndarjen e Kosov\u00ebs. Dhe drejt k\u00ebtij q\u00ebllimi nuk do t\u00eb ndalet me provokime, si\u00e7 ishte betimi i xhandarm\u00ebris\u00eb serbe Shumica prej jush e din\u00eb at\u00eb anekdot\u00ebn me qershi. Niset nj\u00ebri t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Shkup dhe rrug\u00ebs e merr uria. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-05T20:17:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Qershit\u00eb e Da\u00e7iqit\",\"datePublished\":\"2012-07-05T20:17:27+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-05T20:17:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/\"},\"wordCount\":1470,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/\",\"name\":\"Qershit\u00eb e Da\u00e7iqit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-05T20:17:27+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-05T20:17:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Qershit\u00eb e Da\u00e7iqit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Qershit\u00eb e Da\u00e7iqit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Qershit\u00eb e Da\u00e7iqit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Enver Robelli, 5 Korrik 2012 Kryeministri i ri serb, Ivica Da\u00e7iq do t\u00eb propagandoj\u00eb hapur ndarjen e Kosov\u00ebs. Dhe drejt k\u00ebtij q\u00ebllimi nuk do t\u00eb ndalet me provokime, si\u00e7 ishte betimi i xhandarm\u00ebris\u00eb serbe Shumica prej jush e din\u00eb at\u00eb anekdot\u00ebn me qershi. Niset nj\u00ebri t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Shkup dhe rrug\u00ebs e merr uria. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-05T20:17:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Qershit\u00eb e Da\u00e7iqit","datePublished":"2012-07-05T20:17:27+00:00","dateModified":"2012-07-05T20:17:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/"},"wordCount":1470,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/","name":"Qershit\u00eb e Da\u00e7iqit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg","datePublished":"2012-07-05T20:17:27+00:00","dateModified":"2012-07-05T20:17:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qershite-e-daciqit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Qershit\u00eb e Da\u00e7iqit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3604"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3604"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3604\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}