{"id":3588,"date":"2010-08-02T22:27:39","date_gmt":"2010-08-02T21:27:39","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3588"},"modified":"2010-08-02T22:27:39","modified_gmt":"2010-08-02T21:27:39","slug":"tirani-dhe-tiramisu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/","title":{"rendered":"TIRANI DHE TIRAMISU"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Andrea Stefani\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Andrea Stefani<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb debatit p\u00ebr transparenc\u00ebn e zgjedhjeve, z. \u00c7lirim Gjata kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb artikull aq t\u00eb gjat\u00eb, sa redaksia e \u201cShqip\u201d u detyrua ta botoj\u00eb n\u00eb dy numra. Do t\u00eb p\u00ebrgjigjem m\u00eb shkurt, p\u00ebr faktin se shum\u00eb nga \u201cargumentet\u201d e sjella nuk meritojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtohen dhe s\u00eb dyti, sepse nuk besoj q\u00eb lexuesi mund t\u00eb ket\u00eb durim t\u00eb na ndjek\u00eb.<\/p>\n<p>S\u2019do t\u00eb merrem, fjala vjen, me shpjegimin e etimologjis\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs partizan q\u00eb nuk vjen nga \u201c\u00e7eta partizane\u201d. Por nuk do t\u00eb l\u00eb pa th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb lidhur me etiketimin \u201cavokat i qeveris\u00eb\u201d, q\u00eb e ka prekur aq shum\u00eb z. Gjata, sa m\u00eb akuzon se po e personalizoj debatin dhe po i largohem argumentit. Mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb fare k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Klasifikimi i opinioneve, pik\u00ebpamjeve, koncepteve, jan\u00eb pjes\u00eb e natyrshme e nj\u00eb debati. Liria e shprehjes nuk na heq lirin\u00eb t\u00eb themi mendimin ton\u00eb p\u00ebr ato pik\u00ebpamjet q\u00eb shprehim. T\u00eb themi n\u00ebse na p\u00eblqejn\u00eb apo jo, n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb urryera apo simpatike p\u00ebr ne, t\u00eb themi n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj apo asaj force politike.<\/p>\n<p>\u201cE urrej pik\u00ebpamjen t\u00ebnde, por do luftoj me t\u00eb gjitha forcat n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs t\u00ebnde p\u00ebr ta shprehur at\u00eb\u201d, thoshte Volteri. Prandaj kur them se z. Gjata b\u00ebn avokatin e qeveris\u00eb me ato q\u00eb thot\u00eb, nuk personalizoj, nuk fyej, por shpreh mendimin mbi rrjedhojat praktike t\u00eb k\u00ebtyre pik\u00ebpamjeve. Por nuk dal kund\u00ebr liris\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t\u2019i shprehur ato. Nuk dal kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb avokatin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk dal as kund\u00ebr natyr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb debati q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera i sh\u00ebrben edhe qart\u00ebsimit t\u00eb pozicioneve t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb t\u00eb. P\u00ebr sa m\u00eb takon mua si gazetar, nuk p\u00ebrpiqem fare ta fsheh q\u00eb, n\u00eb momentin e tanish\u00ebm, pik\u00ebpamjet e mia mb\u00ebshtesin opozit\u00ebn dhe kund\u00ebrshtojn\u00eb qeverin\u00eb.<br \/>\nMadje fuqimisht. Sepse me gjith\u00eb rezervat q\u00eb kam p\u00ebr k\u00ebt\u00eb opozit\u00eb, ajo mbetet (p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr momentin), pengesa kryesore p\u00ebr betonimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb tiranis\u00eb shtet\u00ebrore. Dhe gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 viteve tranzicion mund t\u00eb kem mb\u00ebshtetur shum\u00eb opozita, por nuk kam qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb krah t\u00eb pushteteve. Ndoshta ngaq\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb ec edhe me moton se patrioti m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb mbroj\u00eb popullin nga qeveria e vet.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e neveritshme dhe vulgare motoja bolshevike e k\u00ebtij pushteti q\u00eb e shpall \u00e7do kritik t\u00eb vet (gazetar apo politikan), armik t\u00eb popullit, antishqiptar, komunist dhe t\u00eb tjera si k\u00ebto.<\/p>\n<p>Por mendoj gjithashtu se nj\u00eb pozicion i till\u00eb, pra mbrojtja e popullit nga padrejt\u00ebsis\u00eb e qeveris\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e misionit t\u00eb nj\u00eb gjykat\u00ebsi apo gjykate. Nj\u00eb jurist nuk e kupton kaq gj\u00eb, vet\u00ebm n\u00ebse beson se qeveria ka gjithnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, n\u00ebse beson bolshevikisht te qeveria e mir\u00eb \u201ce popullit\u201d.<br \/>\nK\u00ebta lloj jurist\u00ebsh nuk duan t\u00eb kuptojn\u00eb se qeverit\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, detyrohen t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb mira nga frika e ligjit, q\u00eb q\u00ebndron mbi to dhe e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb q\u00ebndron ve\u00e7mas tyre.<br \/>\nPrandaj i shoh me skepticiz\u00ebm ata jurist\u00eb apo gjykat\u00ebs, aq m\u00eb tep\u00ebr trupa gjykuese, q\u00eb kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb marrin vendime pro qeverive.<\/p>\n<p>Q\u00eb edhe kur marrin ndonj\u00eb vendim kundra, e b\u00ebjn\u00eb sa p\u00ebr garnitur\u00eb \u201cpavar\u00ebsie\u201d. Ndaj duke konstatuar dhe publikuar q\u00eb jan\u00eb me qeverin\u00eb, nuk ofendoj, as nuk posht\u00ebroj, por mendoj se them nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn njer\u00ebzit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kur konstatoj q\u00eb b\u00ebni avokatin\u00eb e qeveris\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb shmangie nga argumenti, por pjes\u00eb, madje thelb\u00ebsore, e argumentit. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Ashtu sikund\u00ebr nuk mund t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e analiz\u00ebs s\u00eb asaj q\u00eb them dhe shkruaj un\u00eb, fakti i pamohuesh\u00ebm q\u00eb b\u00ebj avokatin\u00eb e opozit\u00ebs. Por n\u00ebse un\u00eb e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj kur ajo t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet apo thjesht sepse e v\u00ebrteta ime p\u00ebrputhet me at\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, k\u00ebt\u00eb do ta provoj\u00eb koha. Aludimet p\u00ebr artikuj t\u00eb porositur nuk ju nderojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ju thoni se nuk shkruani artikuj. Un\u00eb shkruaj me qindra.<br \/>\nDhe mbi 90 p\u00ebr qind e tyre kan\u00eb qen\u00eb kritik\u00eb ndaj qeverive dhe n\u00eb favor t\u00eb opozitave. Edhe t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb djeshme q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb shumic\u00eb. Demokracia i ka shpikur gazetar\u00ebt jo q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb lust\u00ebr pushtetit, por mbi t\u00eb gjitha q\u00eb t\u00eb kritikojn\u00eb t\u00eb pab\u00ebrat e tij. Deri m\u00eb sot kam pasur, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, shansin t\u00eb p\u00ebrfitoja nga afria me nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb sapo ardhur n\u00eb pushtet.<br \/>\nDhe e kam humbur me koshienc\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cshans\u201d. Dhe mos mendoni z. Gjata se nuk kam pasur oferta! P\u00ebr sa u takon marr\u00ebdh\u00ebnieve tuaja me pushtetet, qeverit\u00eb dhe opozitat, nuk m\u00eb takon t\u00eb flas, sepse at\u00ebher\u00eb do ta personalizoja debatin. At\u00eb po ja u l\u00eb n\u00eb lirin\u00eb dhe guximin tuaj. Por habia q\u00eb shprehni kur ju thon\u00eb se jeni avokat i qeveris\u00eb (gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sharje) m\u00eb kujton borgjezin fisnik t\u00eb Molierit, i cili kishte nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb fliste n\u00eb proz\u00eb dhe nuk e dinte.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>A kam prova p\u00ebr kapjen e Komisionit Zgjedhor? Taktika juaj m\u00eb kujton at\u00eb t\u00eb nj\u00eb kontrabandisti q\u00eb arrin ta fsheh\u00eb drog\u00ebn para se t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb policia. Po, kam disa premisa logjike q\u00eb m\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb konkluzion t\u00eb till\u00eb. Premisa t\u00eb bazuara n\u00eb ngjarje e zhvillime. Kam perceptimin e gjer\u00eb publik mbi munges\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur. Kam pohimet dhe alarmet edhe t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr presionet e qeveris\u00eb mbi drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria sapo \u00ebsht\u00eb kritikuar p\u00ebr tentativa t\u00eb reja p\u00ebr kapjen e gjyq\u00ebsorit. Edhe konflikti i sapo hapur me Presidentin e Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e gjakimit t\u00eb pafjetur t\u00eb Kryeministrit Berisha p\u00ebr t\u00eb kapur Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb e t\u00ebr\u00eb kapjeje, s\u00eb cil\u00ebs v\u00ebshtir\u00eb se i shp\u00ebton nj\u00eb kolegj zgjedhor. Dhe nuk kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dyshoj p\u00ebr presione mbi Kolegjin Zgjedhor nga qeveria, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kardinale sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb mbajtja apo l\u00ebshimi i pushtetit? Mos vall\u00eb doni t\u00eb thoni q\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr si Nehru, q\u00eb ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb humbte n\u00eb gjykat\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje me vler\u00eb t\u00eb madhe politike, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos cenohej pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit? Dhe nuk kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb alarmohem p\u00ebr kapje, kur shoh sesi Kolegji Zgjedhor merr nj\u00eb vendim, fiks fare, si ai i shumic\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson pushtetin n\u00eb KQZ, vendim q\u00eb i mohon t\u00eb drejt\u00ebn opozit\u00ebs p\u00ebr hapjen e kutive?<\/p>\n<p>Ju thoni se ambasador\u00ebt vajt\u00ebn n\u00eb Kolegj para marrjes s\u00eb vendimit dhe kur dol\u00ebn than\u00eb se lan\u00eb porosi q\u00eb t\u00eb zbatohet ligji.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb jepni nj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb shqet\u00ebsimit p\u00ebr kapjen e Kolegjit. N\u00eb kushte normale, t\u00eb nj\u00eb Kolegji t\u00eb pavarur, trokitja e ambasador\u00ebve te dera e tij do ishte jo vet\u00ebm fyese, por edhe e d\u00ebmshme, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje. Por ndodhi. Pse? Sepse, me sa duket, edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt i ndjen\u00eb presionet mbi Kolegjin Zgjedhor.<\/p>\n<p>Dhe a e zbatoi Kolegji Zgjedhor ligjin? Sipas pik\u00ebpamjes s\u00eb shum\u00eb jurist\u00ebve t\u00eb njohur jo vet\u00ebm nuk e zbatoi, por e dhunoi ligjin n\u00eb favor t\u00eb pushtetit. K\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje kam adoptuar edhe un\u00eb.<br \/>\nJu thoni q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet zgjidhur nga drejt\u00ebsia, sepse askush nuk e ka monopolin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Por a nuk ishte kolegji \u201cdrejt\u00ebsia\u201d ku u paraqit p\u00ebr drejt\u00ebsi edhe opozita, por m\u00eb kot? Ju k\u00ebshilloni q\u00eb opozita t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri para \u201cdrejt\u00ebsis\u00eb\u201d. Por duke th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, i adresoheni pik\u00ebrisht premis\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij konflikti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kapja e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>A nuk ngjason e gjith\u00eb kjo me situat\u00ebn e kukullave ruse kur brenda nj\u00eb \u201cdrejt\u00ebsie\u201d rrezikon t\u00eb gjesh nj\u00eb tjet\u00ebr padrejt\u00ebsi? Them se po. Mendoj se jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht tirania e shumic\u00ebs, ajo q\u00eb nuk na lejon t\u00eb gjejm\u00eb mbrojtje tek e drejta. <strong>Tirania ka korruptuar dhe skllav\u00ebruar drejt\u00ebsin\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku tirania p\u00ebrdor si gjethe fiku t\u00eb hallateve t\u00eb veta \u201cdrejt\u00ebsin\u00eb\u201d, vendimet e gjykatave (Kolegji) dhe institucionet. Kjo gjendje, ku krimi shpallet e drejt\u00eb dhe e drejta-krim, nuk \u00ebsht\u00eb e panjohur as p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe as p\u00ebr shtete t\u00eb tjera. Shekuj m\u00eb par\u00eb aristokrati Alexis d\u00eb Tuk\u00ebvil konstatonte me shqet\u00ebsim se problemi i qeverisjes demokratike n\u00eb SHBA nuk ishte dob\u00ebsia, por fuqia e saj e pap\u00ebrmbajtur, q\u00eb mund t\u00eb \u00e7onte n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e quajti \u201ctirani e shumic\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, mund t\u00eb ket\u00eb situata kur padrejt\u00ebsia, si vullnet i shumic\u00ebs, mund t\u00eb realizohet edhe brenda kuadrit ligjor dhe institucional, brenda sistemit. Ja si shkruan: \u201cKur nj\u00eb njeriu ose nj\u00eb partie i b\u00ebhet nj\u00eb padrejt\u00ebsi n\u00eb Shtetet e Bashkuara, kujt t\u2019i drejtohet? Opinionit publik? Po ai b\u00ebn shumic\u00ebn. Trupit ligjv\u00ebn\u00ebs?<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrfaq\u00ebson shumic\u00ebn dhe i n\u00ebnshtrohet asaj verb\u00ebrisht. Pushtetit ekzekutiv? At\u00eb e ka em\u00ebruar shumica dhe i sh\u00ebrben asaj si veg\u00ebl pasive. Forcave t\u00eb rendit publik? Forcat e rendit publik nuk jan\u00eb asgj\u00eb p\u00ebrpos shumica n\u00ebn arm\u00eb. Juris\u00eb?<\/p>\n<p>Juria \u00ebsht\u00eb shumica s\u00eb cil\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb e drejta t\u00eb shqiptoj\u00eb vendime: edhe vet\u00eb gjyqtar\u00ebt n\u00eb disa shtete i zgjedh shumica.<\/p>\n<p>Sado e padrejt\u00eb ose e paarsyeshme \u00ebsht\u00eb masa e cila ju godet, duhet pra t\u2019i n\u00ebnshtroheni shumic\u00ebs\u201d. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb gj\u00ebrat kan\u00eb evoluar n\u00eb demokracin\u00eb amerikane dhe rreziku i tiranis\u00eb \u00ebsht\u00eb shmangur me sukses. Por ajo q\u00eb shkruan Tuk\u00ebvili paraqet m\u00eb sakt\u00eb gjendjen n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb ndodhet shum\u00eb prapa SHBA, n\u00eb pun\u00ebrat e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi ardhur n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb partia m\u00eb e madhe e opozit\u00ebs, e jo m\u00eb nj\u00eb individ, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej\u00eb se ku t\u00eb drejtohet p\u00ebr t\u00eb gjetur drejt\u00ebsi. Mos m\u00eb thoni q\u00eb shum\u00eb gjyqtar\u00eb nuk zgjidhen sot sipas vullnetit t\u00eb shumic\u00ebs. Mos thoni q\u00eb edhe prapa l\u00ebvizjeve t\u00eb fundit p\u00ebr mbledhjen e konferenc\u00ebs gjyq\u00ebsore, pa ligj, nuk \u00ebsht\u00eb dora jo aq e padukshme e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Apo mos vall\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb shkarkimeve politike dhe flakjeve arbitrare nga puna, forcat e rendit publik nuk jan\u00eb sot shumica n\u00ebn arm\u00eb? Por mbi t\u00eb gjitha, dhe k\u00ebt\u00eb Tuk\u00ebvili nuk kish si ta konstatonte n\u00eb SHBA, n\u00eb Shqip\u00ebri edhe shumic\u00ebn edhe ekzekutivin e cakton nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, q\u00eb gjakon prej vitesh pushtet absolut. Ju e merrni leht\u00eb me mend se p\u00ebr k\u00eb e kam fjal\u00ebn. Dhe a e dini \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb tirania? Nj\u00eb situat\u00eb ku t\u00eb gjith\u00eb, individ\u00eb dhe institucione i n\u00ebnshtrohen vullnetit t\u00eb nj\u00eb njeriu.<br \/>\nA ju kujton gj\u00eb ky p\u00ebrkufizim?<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse ka njer\u00ebz, politikan\u00eb, jurist\u00eb, gazetar\u00eb po t\u00eb doni z. Gjata, q\u00eb e pranojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrohen me k\u00ebnaq\u00ebsi? P\u00ebrse tirania ju duket e \u00ebmb\u00ebl si nj\u00eb\u2026 tiramisu? Sepse, edhe nga vet\u00eb etimologjia e emrit t\u00eb k\u00ebsaj \u00ebmb\u00eblsire (tirame su, m\u00eb ngri lart) ata e p\u00ebrdorin tiranin\u00eb, pushtetin tiranik, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb, p\u00ebr t\u2019u ngjitur lart.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i sh\u00ebrbejn\u00eb, ja b\u00ebjn\u00eb me sy tiranis\u00eb dhe i thon\u00eb: tirame su! Mekanizmi psikologjik i arratisjes me k\u00ebnaq\u00ebsi nga liria individuale dhe n\u00ebnshtrimi ndaj pushtetit, paradoksi i liris\u00eb s\u00eb pervertuar, q\u00eb shprehet me vargun e Luis Armstrong \u201c<em>jam skllavi q\u00eb dua t\u00eb jem<\/em>\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb mjaft e gjer\u00eb, e nd\u00ebrlikuar q\u00eb i tejkalon caqet e nj\u00eb artikulli. Shkurt duhet th\u00ebn\u00eb se tirania \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebta lloj karakteresh, e \u00ebmb\u00ebl si nj\u00eb tiramisu. Prandaj nuk heqin dor\u00eb prej saj.<br \/>\nEdhe kur tirania dhe tirani bien nga pushteti, ata i shkojn\u00eb pas dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb me shpres\u00ebn se po t\u00eb ringrihet tirania, do ringrihen edhe ata.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Po \u00e7\u2019duhet kuptuar me tirani parlamentare? Ju e p\u00ebrkufizoni si nj\u00eb gjendje ku pushteti i Parlamentit \u00ebsht\u00eb i pakufizuar.<\/p>\n<p>Pra ekzistenca e saj nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb doemos me t\u00eb pushkatuar n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, as me gjyqe politike, sikund\u00ebr e ngjyrosni. Nuk jemi ende n\u00eb faz\u00ebn e gjakut t\u00eb derdhur apo prangave, por t\u00eb mbytjes s\u00eb liris\u00eb me \u201cdemokraci\u201d. Por duke qen\u00eb kund\u00ebr liris\u00eb, ajo, tirania parlamentare, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap edhe n\u00eb at\u00eb drejtim tragjik.<\/p>\n<p>Tirania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monst\u00ebr q\u00eb ka stadet e veta t\u00eb rritjes q\u00eb kulmojn\u00eb me diktatur\u00ebn. Prandaj duhet parandaluar n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Mos harroni se shtypja komuniste nisi me shfarosjen e opozit\u00ebs n\u00eb Parlament, me grupin e deputet\u00ebve. Nd\u00ebrkaq tirania parlamentare nuk \u00ebsht\u00eb atribut vet\u00ebm i diktatur\u00ebs, sikund\u00ebr pandehni ju.<br \/>\nMadje nuk \u00ebsht\u00eb fare atribut i diktatur\u00ebs. N\u00eb diktatur\u00eb edhe Parlamenti \u00ebsht\u00eb n\u00ebn diktatin e tiranit, nj\u00eb veg\u00ebl e mjer\u00eb e tij.<\/p>\n<p>N\u00ebn diktatur\u00eb nuk ka as Parlament, as jet\u00eb parlamentare t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Tirania parlamentare \u00ebsht\u00eb dukuri q\u00eb shfaqet n\u00eb demokraci, si rrezik i p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duhet th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb fort e sakt\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr \u201ctirani parlamentare\u201d, sepse n\u00eb thelbin e vet, ajo \u00ebsht\u00eb tirani e shumic\u00ebs parlamentare. Nuk duhen futur edhe pozita dhe opozita n\u00eb nj\u00eb kanist\u00ebr tiranie. Kur kam shkruar se tirania parlamentare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet n\u00eb Shqip\u00ebri, kam parasysh pik\u00ebrisht tiranin\u00eb e shumic\u00ebs. Pra kam parasysh at\u00eb tirani q\u00eb e formuloi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Tuk\u00ebvili gjat\u00eb v\u00ebzhgimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu ndahem me ju z. Gjata. Kur ju flisni p\u00ebr tiranin\u00eb parlamentare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e b\u00ebni me koshienc\u00eb ose jo, q\u00eb t\u00eb mbroni tiranin\u00eb e shumic\u00ebs. Ju dilni kund\u00ebr \u201ctiranis\u00eb parlamentare\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb justifikoni kufizimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb komision hetimor, q\u00eb do t\u00eb hapte edhe kutit\u00eb e votimit. Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ju nuk mbroni parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve, por i sh\u00ebrbeni \u201ctiranis\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs\u201d q\u00eb gjakon t\u00eb kufizoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e pakic\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb hetim, q\u00eb mund t\u00eb zbulonte edhe kapjen e pushteteve.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpamja juaj ndihmon shumic\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb, sipas nj\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb ju citoni, nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb, pra q\u00eb shumica n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb tiranike t\u00eb mundshme, ta reduktoj\u00eb objektin e hetimit \u201c<em>deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u2019ia b\u00ebj\u00eb t\u00eb pamundur komisionit kryerjen e veprimtaris\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr t\u00eb tjerat nuk ja vlen t\u00eb ndalem. Sepse nuk kam th\u00ebn\u00eb askund q\u00eb Parlamenti t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin e gjykatave, por kam argumentuar sesi hetimi parlamentar ndahet n\u00eb q\u00ebllimin e tij nga gjykatat. Nuk jam un\u00eb q\u00eb kthej me kok\u00eb posht\u00eb argumentet tuaja (gj\u00eb e pamundur sepse ato nuk kan\u00eb kok\u00eb), por ju t\u00eb miat. Nd\u00ebrkaq, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pasakt\u00ebsi kur m\u00eb atribuoni se kam shkruar q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka klas\u00eb t\u00eb aft\u00eb gjykat\u00ebsish.<\/p>\n<p>Nuk do gjesh kurr\u00eb nj\u00eb fraz\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb artikullin tim. Kam shkruar mbi \u201cmunges\u00ebn e nj\u00eb klase jurist\u00ebsh q\u00eb duhet t\u00eb ishte barriera kryesore e epsheve t\u00eb paligjshme t\u00eb pushteteve politike t\u00eb t\u00eb gjitha krah\u00ebve dhe jo sh\u00ebrbyese apo avokate e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se mbrojt\u00ebsit e qeveris\u00eb jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb. P\u00ebrkundrazi ata tregojn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb pamohueshme sofizmi juridik. Ajo q\u00eb kam dashur t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se ata nuk kan\u00eb arritur \u00e7lirimin, se nuk jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb, gjithashtu, se nuk ka n\u00eb Shqip\u00ebri jurist\u00eb me ideale lirie dhe p\u00ebrkushtim te drejt\u00ebsia. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ata q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb nj\u00ebrit apo tjetrit pushtet, ata q\u00eb i b\u00ebhen krah nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs tirani shumice, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ende shumic\u00ebn e klas\u00ebs s\u00eb jurist\u00ebve.<\/p>\n<p>Jam kritik ndaj k\u00ebsaj gjendjeje t\u00eb pun\u00ebve, sepse besoj q\u00eb mungesa e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur \u00ebsht\u00eb thembra e Akilit e demokracis\u00eb shqiptare. Besoj, se rreth dy dekada pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, demokracia nuk do qe e s\u00ebmur\u00eb n\u00ebse t\u00eb pakt\u00ebn, gjyqtar\u00ebt do t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb sikund\u00ebr konstatonte Tuk\u00ebvili n\u00eb SHBA, nd\u00ebr \u201cfuqit\u00eb e para politike\u201d. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt situata n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrafron m\u00eb shum\u00eb me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb monarkie. Do ta japim po me fjal\u00ebt e Tuk\u00ebvilit: \u201c<em>Ndodhte shpesh, n\u00eb monarkit\u00eb e dikurshme, q\u00eb gjykata e pavarur vendoste t\u00eb burgosej zyrtari publik, i cili kish b\u00ebr\u00eb faj. <\/em><em>Ngandonj\u00ebher\u00eb pushteti mbret\u00ebror, pasi nd\u00ebrhynte, e shfuqizonte procedur\u00ebn. Despotizmi at\u00ebher\u00eb dilte sheshit, nd\u00ebrsa duke u n\u00ebnshtruar, njer\u00ebzit i bindeshin vet\u00ebm fuqis\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri pun\u00ebt jan\u00eb edhe m\u00eb keq. Despotizmi nuk del sheshit i fshehur prapa \u201cdrejt\u00ebsis\u00eb\u201d. Sepse kapja e drejt\u00ebsis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj, dhe k\u00ebtu do perifrazojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri Tuk\u00ebvilin, i l\u00ebm\u00eb pun\u00ebt t\u00eb ven\u00eb ashtu si ven\u00eb dhe t\u00eb pranohen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit ato pun\u00eb q\u00eb dikur vet\u00ebm dhuna na detyronte t\u2019i pranonim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Andrea Stefani N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb debatit p\u00ebr transparenc\u00ebn e zgjedhjeve, z. \u00c7lirim Gjata kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb artikull aq t\u00eb gjat\u00eb, sa redaksia e \u201cShqip\u201d u detyrua ta botoj\u00eb n\u00eb dy numra. Do t\u00eb p\u00ebrgjigjem m\u00eb shkurt, p\u00ebr faktin se shum\u00eb nga \u201cargumentet\u201d e sjella nuk meritojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtohen dhe s\u00eb dyti, sepse nuk besoj q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>TIRANI DHE TIRAMISU - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"TIRANI DHE TIRAMISU - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Andrea Stefani N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb debatit p\u00ebr transparenc\u00ebn e zgjedhjeve, z. \u00c7lirim Gjata kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb artikull aq t\u00eb gjat\u00eb, sa redaksia e \u201cShqip\u201d u detyrua ta botoj\u00eb n\u00eb dy numra. Do t\u00eb p\u00ebrgjigjem m\u00eb shkurt, p\u00ebr faktin se shum\u00eb nga \u201cargumentet\u201d e sjella nuk meritojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtohen dhe s\u00eb dyti, sepse nuk besoj q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-02T21:27:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"TIRANI DHE TIRAMISU\",\"datePublished\":\"2010-08-02T21:27:39+00:00\",\"dateModified\":\"2010-08-02T21:27:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/\"},\"wordCount\":3016,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/\",\"name\":\"TIRANI DHE TIRAMISU - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-02T21:27:39+00:00\",\"dateModified\":\"2010-08-02T21:27:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"TIRANI DHE TIRAMISU\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"TIRANI DHE TIRAMISU - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"TIRANI DHE TIRAMISU - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Andrea Stefani N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb debatit p\u00ebr transparenc\u00ebn e zgjedhjeve, z. \u00c7lirim Gjata kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb artikull aq t\u00eb gjat\u00eb, sa redaksia e \u201cShqip\u201d u detyrua ta botoj\u00eb n\u00eb dy numra. Do t\u00eb p\u00ebrgjigjem m\u00eb shkurt, p\u00ebr faktin se shum\u00eb nga \u201cargumentet\u201d e sjella nuk meritojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtohen dhe s\u00eb dyti, sepse nuk besoj q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-02T21:27:39+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"TIRANI DHE TIRAMISU","datePublished":"2010-08-02T21:27:39+00:00","dateModified":"2010-08-02T21:27:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/"},"wordCount":3016,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/","name":"TIRANI DHE TIRAMISU - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","datePublished":"2010-08-02T21:27:39+00:00","dateModified":"2010-08-02T21:27:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirani-dhe-tiramisu\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"TIRANI DHE TIRAMISU"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3588"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3588"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3588\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}