{"id":3586,"date":"2010-08-02T21:39:57","date_gmt":"2010-08-02T20:39:57","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3586"},"modified":"2010-08-02T21:39:57","modified_gmt":"2010-08-02T20:39:57","slug":"kunder-pushtetit-te-pakontrolluar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/","title":{"rendered":"Kund\u00ebr pushtetit t\u00eb pakontrolluar"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Fatos Lubonja\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Fatos Lubonja<\/strong>, <em>02.08.2010<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb konfliktin e tij me opozit\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e hapjes s\u00eb kutive, q\u00eb u nd\u00ebrkomb\u00ebtarizua jo pak, Sali Berisha u mb\u00ebshtet fort n\u00eb argumentin se ai nuk mund t\u00eb shkelte vendime t\u00eb marra nga institucione, t\u00eb cilat nuk vareshin prej tij, se opozita, pra, nuk kishte pun\u00eb me t\u00eb, por me gjykat\u00ebn&#8230; Kund\u00ebrargumenti i opozit\u00ebs ishte se ajo kishte zgjedhur bojkotin e Parlamentit dhe pastaj grev\u00ebn e uris\u00eb, dmth. rrug\u00ebn jasht\u00eb institucionale, pasi institucionet p\u00ebr t\u00eb cilat b\u00ebnte fjal\u00eb Kryeministri, ishin t\u00eb kontrolluara nga maxhoranca.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thuhet se Berisha doli m\u00eb shum\u00eb i fituar sesa i humbur nga zgjidhja n\u00eb Bruksel e aktit m\u00eb dramatik t\u00eb k\u00ebtij konflikti ende t\u00eb hapur, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e opinionit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe mbi t\u00eb gjitha opinioni i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, ishte q\u00eb opozita duhej t\u00eb ndalte grev\u00ebn e uris\u00eb e t&#8217;i kthehej rrug\u00ebve institucionale p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e pun\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se gj\u00ebrat nuk do t\u00eb zhvilloheshin k\u00ebshtu sikur shumica brenda dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt jasht\u00eb t\u00eb mos mendonin se disa institucione kishin nj\u00ebfar\u00eb kredibiliteti. E nd\u00ebr k\u00ebta institucione, kryesor\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 Parlamentit q\u00eb mund t\u00eb krijonte nj\u00eb mund\u00ebsi jo t\u00eb keqe p\u00ebr luft\u00ebn institucionale t\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb ekuilibrit n\u00eb numrin e deputet\u00ebve, ishin edhe Presidenti e Gjykata e Lart\u00eb, bashk\u00eb me at\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>Berisha, mjaft t\u00eb kishte parasysh argumentet q\u00eb p\u00ebrdori vet\u00eb p\u00ebr gjykatat, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kujdes q\u00eb t\u00eb mos jepte p\u00ebrshtypjen se akuza e opozit\u00ebs, se ai kontrollon institucionet q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si arbit\u00ebr, nuk jan\u00eb n\u00eb duart e tij. Mir\u00ebpo nuk po ndodh k\u00ebshtu, p\u00ebrkundrazi, pas &#8220;fitores&#8221; s\u00eb Brukselit ne po asistojm\u00eb n\u00eb prirjen n\u00eb rritje t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kontrolluar institucionet e pavarura prej tij.<\/p>\n<p>Po t&#8217;i marrim ve\u00e7 e ve\u00e7, betejat q\u00eb ka hapur Berisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, t\u00eb tilla si ajo p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb kandidaturat e Presidentit p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb reformuar SHISH-in, duke z\u00ebvend\u00ebsuar kryetarin aktual t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetarin e Kushtetueses, p\u00ebr t\u00eb akuzuar Presidentin p\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pse nuk po e zgjedh k\u00ebt\u00eb, mund t\u00eb gjesh argumente ligjore, t\u00eb cilat i justifikojn\u00eb k\u00ebto aksione.<\/p>\n<p>Por, po t&#8217;i bashkosh t\u00eb gjitha dhe po t\u00eb kesh parasysh se p\u00ebrdorimi i ligjit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive ka qen\u00eb arma kryesore e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebrshtar\u00ebt apo n\u00ebnshtruar z\u00ebrat kund\u00ebr, do t\u00eb konstatosh se akuzat q\u00eb Presidenti ka shkelur Kushtetut\u00ebn, nuk mund t\u00eb merren t\u00eb ve\u00e7uara nga sulmet mbi kryetarin e SHISH-it, nga mospranimi i kandidaturave t\u00eb disa gjyqtar\u00ebve me pretekstin se jan\u00eb t\u00eb implikuar me gjyqet e komunizmit apo se jan\u00eb ngritur n\u00eb karrier\u00eb nga socialist\u00ebt, e t\u00eb vish n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb respekt t\u00eb ligjit, por me nj\u00eb prirje n\u00eb rritje p\u00ebr kontrollin e k\u00ebtyre institucioneve.<br \/>\nPyetja q\u00eb lind natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb: <em>Cil\u00ebt institucione, q\u00eb normalisht duhet t\u00eb jen\u00eb garant t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb apo t\u00eb balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve, kan\u00eb mbetur pa u kontrolluar apo pa u k\u00ebrc\u00ebnuar seriozisht nga Berisha?<\/em><\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb ose plot\u00ebsisht n\u00eb sh\u00ebrbim ose i n\u00ebnshtruar ose i k\u00ebrc\u00ebnuar. Ka mbetur vet\u00ebm sulmi mbi opozit\u00ebn dhe mbi disa media t\u00eb lidhura me t\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar nj\u00eb faz\u00eb\u00a0t\u00eb re\u00a0t\u00eb instalimit t\u00eb nj\u00eb regjimi, q\u00eb nd\u00ebrtohet mbi kontrollin e institucioneve, n\u00ebp\u00ebrmjet diktatit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb maxhoranc\u00ebs, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet ushtrimit selektiv t\u00eb ligjit n\u00eb nj\u00eb vend ku implikimet p\u00ebr informalitet dhe korrupsion apo p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste e b\u00ebjn\u00eb thuajse \u00e7do individ t\u00eb shantazhuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Berisha, paradoksalisht, ndon\u00ebse ka t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb kontroll, ndjehet shum\u00eb m\u00eb i rrezikuar se disa vjet m\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb rreth vicioz. Ky rrezikim e \u00e7on n\u00eb prirjen p\u00ebr t\u00eb kontrolluar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb institucionet e pavarura, aq sa po rritet numri i njer\u00ebzve, q\u00eb po u vjen era `96-`97? Cilat jan\u00eb shkaqet q\u00eb po e shtyjn\u00eb Berish\u00ebn t\u00eb shkoj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht drejt k\u00ebtij skenari?<\/p>\n<p>Gjykoj se tre jan\u00eb ato m\u00eb kryesor\u00ebt: <em>s\u00eb pari<\/em> \u00ebsht\u00eb korruptimi q\u00eb i b\u00ebn pushteti njeriut, i cili nuk ka instrumentet psikologjike e kulturore p\u00ebr t\u00eb kontrolluar prirjen e tij p\u00ebr pushtet t\u00eb pakontrolluar. &#8220;<em>N\u00ebse e do nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb, vrite p\u00ebrpara se t\u00eb t\u00eb vras\u00eb<\/em>&#8220;,- thot\u00eb Oscar Wilde dhe m\u00eb duket se m\u00eb tep\u00ebr se gjith\u00e7kaje kjo th\u00ebnie i shkon njeriut, q\u00eb vuan shum\u00eb nga dashuria p\u00ebr pushtet.<\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti<\/em>, \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr ta ruajtur pushtetin kur je p\u00ebrpara nj\u00eb krize, nj\u00eb d\u00ebshtimi. Sipas mendimit tim, shenja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar n\u00ebse nj\u00eb qeverisje ka pasur sukses apo ka d\u00ebshtuar, ka qeverisur me ndershm\u00ebri apo me korrupsion, \u00ebsht\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh reagimin e saj ndaj institucioneve t\u00eb pavarura e mediave t\u00eb tilla. Sa m\u00eb i suksessh\u00ebm t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pushtetar, aq m\u00eb i gjer\u00eb b\u00ebhet, sepse ia ka rritur autoritetin puna e mir\u00eb; sa m\u00eb i d\u00ebshtuar, aq m\u00eb e fort\u00eb prirja p\u00ebr ta marr\u00eb autoritetin me dhun\u00eb.<\/p>\n<p><em>S\u00eb treti<\/em>, kjo prirje p\u00ebr akumulim pushteti, e cila vjen edhe nga kriza e nj\u00eb sistemi ekonomik t\u00eb gabuar, q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar n\u00eb k\u00ebta nj\u00ebzet vjet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nevoj\u00ebn p\u00ebr kontroll t\u00eb pushtetit nuk duhet ta shohim vet\u00ebm si pun\u00eb e Berish\u00ebs, por si reagimin e t\u00ebr\u00eb atij grupimi interesash q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson, q\u00eb sot synon t\u00eb &#8220;mjel\u00eb&#8221; nj\u00eb lop\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke i mbaruar qum\u00ebshti. Mjaft t\u00eb kesh parasysh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh e vendimesh, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb vjelin para nga qytetar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb arrogante, duke filluar q\u00eb nga kat\u00ebrfishimi absurd i gjobave p\u00ebr trafikun rrugor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, mendoj se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme nj\u00eb politik\u00eb rezistence, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk po b\u00ebhet si\u00e7 duhet. E them k\u00ebt\u00eb, pasi kjo situat\u00eb flet p\u00ebr kriz\u00ebn e nj\u00eb sistemi politik, juridik e shoq\u00ebror, t\u00eb cil\u00ebn nuk e kemi nd\u00ebrtuar si\u00e7 duhet p\u00ebr t\u00eb siguruar masa mbrojt\u00ebse ndaj tre rreziqeve q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr: prirjeve gjithnj\u00eb e m\u00eb autoritare t\u00eb individ\u00ebve n\u00eb pushtet, qeverisjeve t\u00eb d\u00ebshtuara dhe ekonomive t\u00eb drejtuara keq. Pretendimi i opozit\u00ebs, se i vetmi mjet mbrojt\u00ebs \u00ebsht\u00eb vota e lir\u00eb, nuk q\u00ebndron.<\/p>\n<p>Demokracia nuk sigurohet nga vota e lir\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet, por nga funksionimi i shtetit ligjor dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb, gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve, q\u00eb ndajn\u00eb nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje nga t\u00eb tjerat. Po ashtu, opozita gabohet duke e paraqitur si t\u00eb keqen e vetme Berish\u00ebn autoritar apo korrupsionin e qeveritar\u00ebve. Ndaj k\u00ebtyre akuzave q\u00eb i ka p\u00ebrdorur vet\u00eb para pes\u00eb vjet\u00ebsh Berisha, e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb se \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mbrohet duke th\u00ebn\u00eb se po kaq autoritar ose m\u00eb keq \u00ebsht\u00eb edhe lideri i opozit\u00ebs, Rama dhe po kaq keqqeveris\u00ebs e t\u00eb korruptuar kan\u00eb qen\u00eb e jan\u00eb edhe socialist\u00ebt. (P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjaft t\u00eb kesh parasysh reagimet e ministrit Prifti ndaj Ram\u00ebs).<\/p>\n<p>Rezistenca ndaj thellimit t\u00eb instalimit t\u00eb regjimit, sipas mendimit tim, duhet t\u00eb synoj\u00eb t\u00eb godas\u00eb m\u00eb thell\u00eb dhe reformoj\u00eb po ashtu m\u00eb thell\u00eb. Ajo duhet t\u00eb synoj\u00eb reformimin apo riformulimin e t\u00ebr\u00eb atij kuadri ligjor e Kushtetues, q\u00eb na mbron institucionalisht nga rreziqet e provuara p\u00ebrtej voluntarizmit t\u00eb individ\u00ebve. Shpejt e shpejt, modestisht, pa qen\u00eb ekspert, do t\u00eb sugjeroja disa gj\u00ebra: Duhet ndryshuar ligji elektoral, q\u00eb t\u00eb na mbroj\u00eb nga partito-kracia e dy partive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Duhet rritur mund\u00ebsia e zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb presidenti, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb garant p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ndoshta duke u rikthyer tek presidenti i zgjedhur me 3\/5 apo tek nj\u00eb presidenti si n\u00eb Poloni, i cili zgjidhet nga populli dhe q\u00eb ndon\u00ebse nuk ka fuqi ekzekutive, ka nj\u00eb autoritet dhe kompetenca t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrbalancuar abuzimet e kryeministrave t\u00eb partive n\u00eb pushtet. Duhen propozuar ligje q\u00eb kufizojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e kryetar\u00ebve t\u00eb partive p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryeministra apo kryetar\u00eb bashkish me num\u00ebr mandatesh t\u00eb pakufizuar. Duhen ndryshuar ligjet q\u00eb dob\u00ebsuan pavar\u00ebsin\u00eb e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Duhen forcuar e evidentuar ato ligje q\u00eb d\u00ebnojn\u00eb p\u00ebrdorimin selektiv t\u00eb ligjit, me fjal\u00eb t\u00eb tjera kur nj\u00eb pushtetar p\u00ebrdor ligjin ndaj nj\u00eb kund\u00ebrshtari dhe jo ndaj nj\u00eb klienti t\u00eb tij. Kjo duhet quajtur krim i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb shkel parimin kushtetues t\u00eb trajtimit t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebrpara ligjit. Duhen ripar\u00eb dhe forcuar ligjet, t\u00eb cilat garantojn\u00eb paan\u00ebsin\u00eb e mediave. Duhen forcuar ligje q\u00eb garantojn\u00eb tregun e lir\u00eb kund\u00ebr monopoleve.<\/p>\n<p>Duhen forcuar ligje q\u00eb garantojn\u00eb mosprekjen e administrat\u00ebs.<br \/>\nDikush do t\u00eb thot\u00eb se ligjet ekzistojn\u00eb, por nuk zbatohen. Ashtu \u00ebsht\u00eb, por edhe nuk \u00ebsht\u00eb ashtu, sepse si\u00e7 e dim\u00eb, shum\u00eb ligje jan\u00eb b\u00ebr\u00eb e po b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke filluar q\u00eb nga ai elektoral, deri tek ai mbi zgjedhjen e Presidentit. Po ashtu, ndryshe p\u00ebrjetohet nj\u00eb ligj q\u00eb merret e kopjohet nga Per\u00ebndimi duke mbetur n\u00eb let\u00ebr dhe ndryshe ai ligj q\u00eb lind nga p\u00ebrvoja dhe nevoja e jet\u00ebs. Ky i dyti ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mund\u00ebsi t\u00eb respektohet e t\u00eb implementohet: t\u00eb b\u00ebhet pra nga ligj i letr\u00ebs n\u00eb ligj t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykoj, se n\u00ebse ne do t\u00eb kishim nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb mendon v\u00ebrtet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb demokraci, do t\u00eb duhet t\u00eb vepronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel, por p\u00ebr fat t\u00eb keq ne nuk e kemi k\u00ebt\u00eb. Ne kemi nj\u00eb opozit\u00eb, e cila thjesht pret t&#8217;i bjer\u00eb pushteti i Berish\u00ebs n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs, si frutat q\u00eb bien nga pema, pa pyetur se do t&#8217;i bjer\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb pushtet i kalbur. Madje, shum\u00eb prej &#8220;shum\u00ebk\u00ebmb\u00ebshave&#8221; t\u00eb saj, me n\u00eb krye kryetarin, pik\u00ebrisht nj\u00eb pushtet i kalbur u intereson, mjaft t\u00eb mbret\u00ebrojn\u00eb e vegjetojn\u00eb mbi t\u00eb. Por situata m\u00eb duket aq serioze sa edhe kjo opozit\u00eb, ndoshta po aq sa maxhoranca, duhet shtr\u00ebnguar t\u00eb veproj\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebtyre synimeve.<\/p>\n<p>Paradoksalisht, kjo lloj opozite \u00ebsht\u00eb alibia m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur veprimet e maxhoranc\u00ebs p\u00ebr kapjen e institucioneve, pasi i quan ata dhe jo pa baz\u00eb, t\u00eb &#8220;kapur&#8221; prej saj. Kurse mbrojtja e institucioneve q\u00eb garantojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb liri dhe demokraci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend, ku liria dhe demokracia vijn\u00eb duke u zaptuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga pushteti i pakontrolluar i t\u00eb fort\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatos Lubonja, 02.08.2010 N\u00eb konfliktin e tij me opozit\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e hapjes s\u00eb kutive, q\u00eb u nd\u00ebrkomb\u00ebtarizua jo pak, Sali Berisha u mb\u00ebshtet fort n\u00eb argumentin se ai nuk mund t\u00eb shkelte vendime t\u00eb marra nga institucione, t\u00eb cilat nuk vareshin prej tij, se opozita, pra, nuk kishte pun\u00eb me t\u00eb, por me gjykat\u00ebn&#8230; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kund\u00ebr pushtetit t\u00eb pakontrolluar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kund\u00ebr pushtetit t\u00eb pakontrolluar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fatos Lubonja, 02.08.2010 N\u00eb konfliktin e tij me opozit\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e hapjes s\u00eb kutive, q\u00eb u nd\u00ebrkomb\u00ebtarizua jo pak, Sali Berisha u mb\u00ebshtet fort n\u00eb argumentin se ai nuk mund t\u00eb shkelte vendime t\u00eb marra nga institucione, t\u00eb cilat nuk vareshin prej tij, se opozita, pra, nuk kishte pun\u00eb me t\u00eb, por me gjykat\u00ebn&#8230; [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-02T20:39:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kund\u00ebr pushtetit t\u00eb pakontrolluar\",\"datePublished\":\"2010-08-02T20:39:57+00:00\",\"dateModified\":\"2010-08-02T20:39:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/\"},\"wordCount\":1902,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/\",\"name\":\"Kund\u00ebr pushtetit t\u00eb pakontrolluar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-02T20:39:57+00:00\",\"dateModified\":\"2010-08-02T20:39:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kund\u00ebr pushtetit t\u00eb pakontrolluar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kund\u00ebr pushtetit t\u00eb pakontrolluar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kund\u00ebr pushtetit t\u00eb pakontrolluar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Fatos Lubonja, 02.08.2010 N\u00eb konfliktin e tij me opozit\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e hapjes s\u00eb kutive, q\u00eb u nd\u00ebrkomb\u00ebtarizua jo pak, Sali Berisha u mb\u00ebshtet fort n\u00eb argumentin se ai nuk mund t\u00eb shkelte vendime t\u00eb marra nga institucione, t\u00eb cilat nuk vareshin prej tij, se opozita, pra, nuk kishte pun\u00eb me t\u00eb, por me gjykat\u00ebn&#8230; [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-02T20:39:57+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kund\u00ebr pushtetit t\u00eb pakontrolluar","datePublished":"2010-08-02T20:39:57+00:00","dateModified":"2010-08-02T20:39:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/"},"wordCount":1902,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/","name":"Kund\u00ebr pushtetit t\u00eb pakontrolluar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","datePublished":"2010-08-02T20:39:57+00:00","dateModified":"2010-08-02T20:39:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kunder-pushtetit-te-pakontrolluar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kund\u00ebr pushtetit t\u00eb pakontrolluar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3586"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3586"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3586\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}