{"id":3565,"date":"2012-07-04T21:30:11","date_gmt":"2012-07-04T20:30:11","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3565"},"modified":"2012-07-04T21:30:11","modified_gmt":"2012-07-04T20:30:11","slug":"cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt politikan\u00eb jan\u00eb mbrojtur me imunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>4 Korrik 2012<\/em><\/p>\n<p>Sali Berisha ia doli ta shtyj\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb debatin e nxeht\u00eb mbi <em>Kodin Zgjedhor<\/em> dhe reform\u00ebn elektorale, e cila duket q\u00eb po shkon drejt d\u00ebshtimit, duke tentuar t\u00eb rinxjerr\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs \u00e7\u00ebshtjen e heqjes s\u00eb imunitetit p\u00ebr deputet\u00ebt, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb formale brenda grupit t\u00eb k\u00ebrkesave thelb\u00ebsore t\u00eb Brukselit. <em>Lig\u00ebsia<\/em> n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori nuk \u00ebsht\u00eb pse Berisha flet p\u00ebr imunitetin, por sepse shpik pengesa t\u00eb paqena p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb lexuesit, m\u00eb lejoni t\u2019i hedh nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb shkurt\u00ebr historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb imunitetit nga politikan\u00ebt shqiptar\u00eb k\u00ebto 20 vjet.<\/p>\n<p><em>S\u00eb pari<\/em> duhet t\u00eb theksojm\u00eb se imuniteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci politike q\u00eb kan\u00eb deputetet e q\u00eb hiqet n\u00eb \u00e7do rast me 71 vota, pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs, e cila mund t\u00eb ta heq\u00eb at\u00eb kur t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb atribut n\u00eb historin\u00eb e politik\u00ebs shqiptare e ka p\u00ebrdorur vet\u00ebm Sali Berisha.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1992 ai i ka hequr s\u00eb pari imunitetin deputetit t\u00eb ri t\u00eb Skraparit, <em>Ilir Meta<\/em>, t\u00eb cilin e akuzoi se udh\u00ebhoqi turmat e protestuesve drejt kombinatit t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Poli\u00e7an, i cili u prek nga reforma n\u00eb ushtri dhe u kufizua n\u00eb num\u00ebr punonj\u00ebsish dhe veprimtari. Grupi parlamentar i PD-s\u00eb ia hoqi imunitetin brenda dit\u00ebs pas nj\u00eb debati bosh n\u00eb parlament. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb i nj\u00ebjti grup parlamentar i hoqi imunitetin deputetit <em>Azem Hajdari<\/em>, pasi sipas Berish\u00ebs kishte q\u00eblluar me p\u00ebll\u00ebmb\u00eb shefin e administrat\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb. Imuniteti iu hoq pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga grupi parlamentar i PD-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb zgjati deri n\u00eb 3 t\u00eb m\u00ebngjesit. Azem Hajdari mbeti pa imunitet, shkoi n\u00eb gjykat\u00eb dhe u d\u00ebnua me <em>dhjet\u00eb mij\u00eb lek\u00eb gjob\u00eb<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1993, brenda nj\u00eb pasditeje iu hoq imuniteti kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste <em>Fatos Nano<\/em>, p\u00ebr akuz\u00ebn favorizim korrupsioni n\u00eb favor t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb tret\u00eb lidhur me disa ndihma humanitare t\u00eb ardhur nga Italia p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pas heqjes s\u00eb imunitetit, Fatos Nano u arrestua direkt pasdite nga prokuroria e Tiran\u00ebs sikur t\u00eb ishte kriminel n\u00eb arratisje e sip\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1995 Berisha k\u00ebrkoi heqjen e imunitetit t\u00eb deputet\u00ebve <em>Genc Ruli<\/em> dhe <em>Rexhep Uka<\/em>, t\u00eb akuzuar nga Berisha p\u00ebr nj\u00eb skandal financiar lidhur me <em>drurin e arr\u00ebs<\/em>. Propozimi i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb u rr\u00ebzua me pak vota nga brenda grupit, fal\u00eb angazhimit t\u00eb disa deputet\u00ebve, q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb socialist\u00ebve n\u00eb vitin 1997 pati shum\u00eb z\u00ebra dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykimin e Berish\u00ebs, por nuk u b\u00eb asnj\u00eb tentativ\u00eb konkrete. Vet\u00ebm pas ngjarjeve t\u00eb dhunshme t\u00eb 14 Shtatorit, Spartak Braho si deputet dhe Nasip Na\u00e7o si prokuror, p\u00ebrgatit\u00ebn s\u00eb bashku nj\u00eb dokument ku sugjerohej n\u00eb Kuvend heqja e imunitetit t\u00eb Berish\u00ebs, por q\u00eb nuk u b\u00eb kurr\u00eb. Berisha nuk p\u00ebrfilli n\u00eb asnj\u00eb rast prokurorin\u00eb, nuk shkoi aty asnj\u00ebher\u00eb dhe nuk u paraqit para asnj\u00eb gjykate p\u00ebr \u00e7do akuz\u00eb q\u00eb i b\u00ebnin, bile as si d\u00ebshmitar ky\u00e7 n\u00eb vrasjen e Azem Hajdarit.<\/p>\n<p>Aq shum\u00eb e p\u00ebrdori imunitetin e tij si deputet, saq\u00eb kur Ilir Meta e arrestoi me polic\u00eb dhe e \u00e7oi n\u00eb komisariat, ai kishte vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb goj\u00eb, \u201c<em>mos prekni se kam imunitet<\/em>!\u201d. K\u00ebt\u00eb ia thoshte dhe policit q\u00eb e shoq\u00ebronte, dhe z\u00ebvend\u00ebsministrit q\u00eb e pyeste.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2005 socialist\u00ebt nuk i hoq\u00ebn askujt imunitetin p\u00ebr tu gjykuar as nga opozita dhe as nga t\u00eb vet\u00ebt.<\/p>\n<p>Pas rikthimit n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2005 Berisha u p\u00ebrball s\u00ebrish me \u00e7\u00ebshtjen e imunitetit kur dy ministra t\u00eb tij, <em>Lul\u00ebzim Basha<\/em> dhe <em>Fatmir Mediu<\/em>, u akuzuan p\u00ebr korrupsion. Berisha hezitoi t\u00eb hiqte imunitetin e Bash\u00ebs dhe u angazhua eg\u00ebr kund\u00ebr prokuroris\u00eb lidhur me materialin q\u00eb i kish d\u00ebrguar. I vendosur n\u00ebn presion nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ai ia hoqi at\u00eb formalisht, por e mbylli procesin gjyq\u00ebsor me procedur\u00eb. Aktualisht ky proces mund t\u00eb rihapet pas nj\u00eb kauzusi t\u00eb krijuar nga nj\u00eb vendim unifikues i Kolegjit Penal, por Gjykata nuk po vepron.<\/p>\n<p>Rasti tjet\u00ebr m\u00eb flagrant ishte ai i Fatmir Mediut, gjyqi ndaj t\u00eb cilit u shty pa fund, derisa Fatmir Mediu rifitoi imunitetin e hequr pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2009 dhe u mbrojt dhe mbrohet edhe sot e k\u00ebsaj dite me imunitet.<\/p>\n<p>Pas ngjarjeve t\u00eb 21 janarit 2011, n\u00ebn presionin e Berish\u00ebs, sidomos pas ardhjes s\u00eb ekspertiz\u00ebs s\u00eb FBI, prokuroria k\u00ebrkoi dhe u hoq imuniteti p\u00ebr tre deputet\u00eb socialist\u00eb, <em>Tom Doshin<\/em>, <em>Taulant Ball\u00ebn<\/em> dhe <em>Besnik Baren<\/em>, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ende pa imunitet dhe policia, q\u00eb i ka hetuar dhe rihetuar, ka deklaruar se nuk gjen asnj\u00eb vep\u00ebr penale n\u00eb q\u00ebndrimin e tyre.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Sali Berisha, i akuzuar nga n\u00ebna e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr akuzat ndaj saj, dhe nga disa qytetar\u00eb si Artan Dulaku apo Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima, \u00ebsht\u00eb mbrojtur n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn e tij si deputet p\u00ebr t\u00eb folur \u00e7far\u00eb t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb n\u00eb parlament, nd\u00ebrsa deputet e opozit\u00ebs q\u00eb p\u00ebrmendin vajz\u00ebn dhe djalin e tij si hajdut dhe t\u00eb korruptuar, jan\u00eb d\u00ebnuar me gjoba ekstreme.<\/p>\n<p>Kjo tablo e qart\u00eb e historis\u00eb s\u00eb imuniteteve politike n\u00eb Shqip\u00ebri tregon se imuniteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb votim q\u00eb k\u00ebrkon 71 vota dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs. Historia ka treguar se k\u00ebto 20 vjet Sali Berisha ia ka hequr imunitetin gjithkujt q\u00eb ka dashur, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Genc Rulit m\u00eb 1995, i cili kishte mb\u00ebshtetje edhe nga socialist\u00ebt, edhe nga nj\u00eb grup brenda PD-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebto 20 vite, i vetmi q\u00eb u ka hequr imunitetin kund\u00ebrshtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb Sali Berisha, dhe i vetmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrojtur me imunitet \u00ebsht\u00eb Sali Berisha dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij. Mjafton kaq p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa hipokrit \u00ebsht\u00eb ky njeri dhe pse k\u00ebrkon t\u00eb spostoj\u00eb debatin tek nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e cila nuk ka asnj\u00eb interes publik, derisa \u00ebsht\u00eb thjesht n\u00eb dor\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb arsye p\u00ebrse Berisha tani po ngre z\u00ebrin p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr imunitetin. Pasi ka \u00e7uar n\u00eb presidenc\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb njeriu q\u00eb dhe firm\u00ebn do t\u2019ia hedh\u00eb asistentja, pasi \u00ebsht\u00eb duke hequr Prokuroren e P\u00ebrgjithshme dhe pasi ka p\u00ebr t\u00eb futur gjith\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebn komand\u00eb, ai e ka t\u00eb sigurt se heqja e imunitetit nuk e \u00e7on para gjykat\u00ebs m\u00eb Fatmir Mediun, njeriun q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb krim q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb biznes ku nuk ishte pjes\u00eb, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebshmoj\u00eb p\u00ebr djalin e Sali Berish\u00ebs. I biri i tij pas k\u00ebsaj mund t\u00eb flej\u00eb i qet\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebri n\u00eb G\u00ebrdec, edhe pse 26 vet\u00eb (+1) nuk jetojn\u00eb m\u00eb. Pas k\u00ebsaj, p\u00ebr ta mund marr\u00eb hak vet\u00ebm ai lart, ose ndonj\u00eb i gjall\u00eb i zem\u00ebruar k\u00ebtu n\u00eb tok\u00eb. N\u00ebse ka mbetur!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze, 4 Korrik 2012 Sali Berisha ia doli ta shtyj\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb debatin e nxeht\u00eb mbi Kodin Zgjedhor dhe reform\u00ebn elektorale, e cila duket q\u00eb po shkon drejt d\u00ebshtimit, duke tentuar t\u00eb rinxjerr\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs \u00e7\u00ebshtjen e heqjes s\u00eb imunitetit p\u00ebr deputet\u00ebt, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb formale brenda grupit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Cil\u00ebt politikan\u00eb jan\u00eb mbrojtur me imunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Cil\u00ebt politikan\u00eb jan\u00eb mbrojtur me imunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze, 4 Korrik 2012 Sali Berisha ia doli ta shtyj\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb debatin e nxeht\u00eb mbi Kodin Zgjedhor dhe reform\u00ebn elektorale, e cila duket q\u00eb po shkon drejt d\u00ebshtimit, duke tentuar t\u00eb rinxjerr\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs \u00e7\u00ebshtjen e heqjes s\u00eb imunitetit p\u00ebr deputet\u00ebt, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb formale brenda grupit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-04T20:30:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Cil\u00ebt politikan\u00eb jan\u00eb mbrojtur me imunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?\",\"datePublished\":\"2012-07-04T20:30:11+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-04T20:30:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/\"},\"wordCount\":1250,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/\",\"name\":\"Cil\u00ebt politikan\u00eb jan\u00eb mbrojtur me imunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-04T20:30:11+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-04T20:30:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Cil\u00ebt politikan\u00eb jan\u00eb mbrojtur me imunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Cil\u00ebt politikan\u00eb jan\u00eb mbrojtur me imunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Cil\u00ebt politikan\u00eb jan\u00eb mbrojtur me imunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze, 4 Korrik 2012 Sali Berisha ia doli ta shtyj\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb debatin e nxeht\u00eb mbi Kodin Zgjedhor dhe reform\u00ebn elektorale, e cila duket q\u00eb po shkon drejt d\u00ebshtimit, duke tentuar t\u00eb rinxjerr\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs \u00e7\u00ebshtjen e heqjes s\u00eb imunitetit p\u00ebr deputet\u00ebt, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb formale brenda grupit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-04T20:30:11+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Cil\u00ebt politikan\u00eb jan\u00eb mbrojtur me imunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?","datePublished":"2012-07-04T20:30:11+00:00","dateModified":"2012-07-04T20:30:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/"},"wordCount":1250,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/","name":"Cil\u00ebt politikan\u00eb jan\u00eb mbrojtur me imunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg","datePublished":"2012-07-04T20:30:11+00:00","dateModified":"2012-07-04T20:30:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cilet-politikane-jane-mbrojtur-me-imunitet-ne-kete-vend\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Cil\u00ebt politikan\u00eb jan\u00eb mbrojtur me imunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3565"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3565"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3565\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}