{"id":3557,"date":"2010-08-01T22:14:33","date_gmt":"2010-08-01T21:14:33","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3557"},"modified":"2010-08-01T22:14:33","modified_gmt":"2010-08-01T21:14:33","slug":"shkupi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/","title":{"rendered":"Shkupi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Kim Mehmeti\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kim_mehmeti.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Kim Mehmeti<\/strong><\/p>\n<p>Shkupi i sot\u00ebm ka shum\u00eb pak shenja njoh\u00ebse nga ato q\u00eb kishte ai para t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 1963, kur m\u00ebngjesin e 26 korrikut t\u00eb atij viti e gdhiu i mbuluar me re pluhuri dhe thuajse i rrafshuar me tok\u00ebn. Edhe madje jo vet\u00ebm pse ky i sotmi nuk ka emblem\u00eb njoh\u00ebse at\u00eb q\u00eb kishte ai i para t\u00ebrmetit, e q\u00eb kryesisht lidhej me lavdin\u00eb e socializmit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, jo pse ky i sotmi \u00ebsht\u00eb i stolisur me kryqe ortodokse dhe p\u00ebrmendore q\u00eb m\u00eb shum\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e munguar sesa p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e popullit maqedonas, por sepse Shkupi i sot\u00ebm i ngjan nj\u00eb qyteti q\u00eb do t\u2019i ik\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb vet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, i ngjan nj\u00eb qyteti q\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb sa m\u00eb t\u00eb paduksh\u00ebm vendin ku e themeluan banor\u00ebt e lasht\u00eb t\u00eb tij \u2013 dardan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb lasht\u00ebsi, t\u00eb tmerruar nga nj\u00eb t\u00ebrmet m\u00eb shkat\u00ebrrues se ai i m\u00ebvonshmi i vitit 1963, e shp\u00ebrngul\u00ebn Shkupin e at\u00ebhersh\u00ebm nga brigjet e Lepecit, pran\u00eb atyre t\u00eb Serav\u00ebs, e ku edhe sot jetojn\u00eb pasardh\u00ebsit e ilir\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe duke qen\u00eb qytet i cili do t\u2019i ik\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb vet, ai sot zgjerohet dhe zgjatet nga ana e djatht\u00eb e lumit Vardar, n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb filloi t\u00eb nd\u00ebrtohet pas pushtimit serb t\u00eb k\u00ebtyre hap\u00ebsirave, n\u00eb koh\u00ebt kur filloi deshqiptarizimi i tij dhe largimi i k\u00ebtij qyteti nga vendi ku kishte lindur dhe ku ishin pronar\u00ebt e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\u2028Shkupin thuajse gjithmon\u00eb e ka p\u00ebrcjell\u00eb fati q\u00eb pas nj\u00eb periudhe t\u00eb lavdishme t\u00eb zhvillimit t\u00eb vet, t\u00eb pasoj\u00eb shkat\u00ebrrim apo d\u00ebmtim n\u00eb p\u00ebrmasa aq t\u00eb m\u00ebdha, saq\u00eb banor\u00ebt e tij ta ken\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta nd\u00ebrtojn\u00eb nga e para, sesa ta rip\u00ebrt\u00ebrijn\u00eb t\u00eb rr\u00ebnuar\u00ebn. Kjo ndodhi edhe pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 1963, kur rind\u00ebrtimin e Shkupit e ndihmoi e t\u00ebr\u00eb bota.<\/p>\n<p>Pas \u00e7do shkat\u00ebrrimi t\u00eb tij, Shkupi e ka ndryshuar shenj\u00ebn e tij njoh\u00ebse, thuajse sa p\u00ebr ta harruar m\u00eb leht\u00eb e m\u00eb shpejt tragjedin\u00eb q\u00eb i ka ndodhur. At\u00eb ai e b\u00ebri edhe pas t\u00ebrmetit t\u00eb 1963, kur qarqet e k\u00ebtushme t\u00eb vendosjes b\u00ebn\u00eb \u00e7mos q\u00eb ndihm\u00ebn q\u00eb ofroi bota ta p\u00ebrdornin edhe p\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebr t\u2019i strehuar banor\u00ebt e mbetur pa sht\u00ebpit\u00eb e tyre: t\u00eb vazhdonin deshqiptarizimin e kryeqendr\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, ta \u00e7onin m\u00eb tej procesin e filluar nga pushtuesit serb\u00eb qysh n\u00eb vitet e pas luft\u00ebrave ballkanike.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb lagjet e reja t\u00eb nd\u00ebrtuara pas t\u00ebrmetit, ngutas u banuan me maqedonas t\u00eb ardhur nga viset e tjera t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe lagjet e banuara me shqiptar\u00eb u lan\u00eb anash si oaza, q\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb getoizoheshin e jetonin n\u00eb kushte t\u00eb mjerueshme sociale. Apo lagjet shqiptare q\u00eb ndodheshin n\u00eb vende atraktive \u2013 si p\u00ebr shembull ajo e Nerezit \u2013 dal\u00ebngadal\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb zhdukeshin dhe nga aty t\u00eb shp\u00ebrnguleshin banor\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb qytet me t\u00eb kaluar t\u00eb begat\u00eb, me t\u00eb kaluar p\u00ebrplot edhe me ngjarje tragjike dhe shkat\u00ebrrime t\u00eb p\u00ebrmasave q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mund t\u00eb imagjinohen, me t\u00eb kaluar\u00ebn e Shkupit jan\u00eb marr\u00eb shum\u00eb studiues e historian\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb shkruar shum\u00eb libra. Shum\u00eb nga librat p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e Shkupit n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk flasin gjithaq p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e tij, as p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb qytet ku jan\u00eb g\u00ebrshetuar fatet e popujve t\u00eb k\u00ebtyre hap\u00ebsirave, por ato shpalosin vesin ballkanik q\u00eb edhe librat historik\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb p\u00ebrmbajtjet me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shpejt\u00ebsi sa edhe ndryshimi i rendeve shoq\u00ebrore dhe i sunduesve.<\/p>\n<p>Pra, shum\u00eb nga ata libra \u2013 posa\u00e7\u00ebrisht ata t\u00eb shkruar nga autor\u00ebt serb\u00eb e maqedonas \u2013 d\u00ebshmojn\u00eb at\u00eb q\u00eb dihet q\u00ebmoti: p\u00ebr \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb Ballkanit ka aq libra historik\u00eb, sa edhe popuj dhe aq sa \u00e7ka pasur sundues. Me \u00e7ka ballkanasit kan\u00eb sforcuar p\u00ebrshtypjen q\u00eb kan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr ta, se nuk jan\u00eb gjithaq t\u00eb brengosur p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e tyre, por ata i mundon brenga t\u00eb mos zbulohet e kaluara e tyre e v\u00ebrtet\u00eb. Andaj, p\u00ebr Shkupin kan\u00eb shkruar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb pasur p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb l\u00ebvdojn\u00eb apo t\u00eb arsyetojn\u00eb veprimet e sunduesit, madje edhe ata q\u00eb rast\u00ebsisht kan\u00eb kaluar k\u00ebtyre an\u00ebve, por m\u00eb s\u00eb paku me t\u00eb kaluar\u00ebn e tij jan\u00eb marr\u00eb shqiptar\u00ebt, paraardh\u00ebsit e t\u00eb cil\u00ebve e themeluan k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Pra, me t\u00eb kaluar\u00ebn e Shkupit m\u00eb s\u00eb paku jan\u00eb marr\u00eb shqiptar\u00ebt, dhe madje duke e ditur se si rrall\u00eb ndonj\u00eb vendbanim tjet\u00ebr, e kaluara dhe e sotmja e Shkupit e d\u00ebshmojn\u00eb autoktonin e tyre n\u00eb k\u00ebto troje ku dikush d\u00ebshiron t\u2019i tregoj\u00eb si ardhacak\u00eb \u201ct\u00eb zbritur nga malet\u201d. Mbase ata edhe nuk kan\u00eb pasur koh\u00eb t\u00eb merren me t\u00eb shkuar\u00ebn e qytetit t\u00eb vet, ngaq\u00eb gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb me hallet si t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb sotmen e tyre. Apo duke u ndier si pronar\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb dikush ua merr pron\u00ebn, ata nuk jan\u00eb p\u00ebrqendruar gjithaq n\u00eb shfletimin e \u201ctapive\u201d dhe si ato t\u2019i p\u00ebrdorin p\u00ebr ta d\u00ebshmuar pron\u00ebsin\u00eb, por si t\u00eb mbrojn\u00eb ekzistenc\u00ebn fizike duke e ditur se tapit\u00eb nuk vlejn\u00eb gj\u00eb, n\u00ebse zhduket prona. Nga ana tjet\u00ebr, sllav\u00ebt q\u00eb pushtuan k\u00ebto toka ilire, duke e ditur se kush \u00ebsht\u00eb pronari i tyre i v\u00ebrtet\u00eb, kan\u00eb shkruar shum\u00eb p\u00ebr Shkupin.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e librave p\u00ebr Shkupin t\u00eb shkruara nga autor\u00ebt serb\u00eb e maqedonas, shpaloset instinkti i pronarit t\u00eb rrejsh\u00ebm, i cili nga droja se mund t\u00eb vij\u00eb i zoti i pron\u00ebs e t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb vjedhjen q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, ngutsh\u00ebm do t\u2019i fshij\u00eb gjurm\u00ebt e pronarit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Duke u sjell\u00eb si ai q\u00eb jeton me frik\u00ebn se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kthehet pronari dhe do ta marr\u00eb t\u00eb veten, autor\u00ebt e disa librave p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e Shkupit b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn t\u00eb shlyejn\u00eb t\u00eb gjitha shenjat dardano-ilire dhe shqiptare t\u00eb k\u00ebtij qyteti dhe madje duke i ndryshuar toponimet e vendeve t\u00eb k\u00ebtushme, aq edhe duke shtremb\u00ebruar faktet nga e kaluara e k\u00ebsaj pjese t\u00eb Ballkanit.\u2028<\/p>\n<p>Sot jan\u00eb t\u00eb pakta gjurm\u00ebt e Shkupit dardan, si dhe t\u00eb atij t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb Justinit (518-527) me origjin\u00eb ilire nga Bederiana pran\u00eb Shkupit, Justinianit t\u00eb Madh (527-565), nipi i Justinit, i lindur n\u00eb Tauris, fshat n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Shkupit, edhe ky ilir, si dhe Justinit II (565-578). T\u00eb pakta jan\u00eb pra gjurm\u00ebt e Shkupit t\u00eb koh\u00ebve kur Justiniani n\u00ebnshkroi dekretin mbi v\u00ebshtrimin juridik t\u00eb institutit t\u00eb familjes (18 tetor 532) drejtuar prefektit t\u00eb prefektur\u00ebs s\u00eb Ilirikut, dekret q\u00eb d\u00ebshmon ekzistimin e nj\u00eb rendi shoq\u00ebror t\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga kryepeshkopata e re (n\u00ebn ombrell\u00ebn e Rom\u00ebs) me seli n\u00eb Shkup, ku kishin lindur k\u00ebta sundues t\u00eb m\u00ebdhenj dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nd\u00ebrtues t\u00eb qindra k\u00ebshtjellave t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00ebp\u00ebr Dardani, e n\u00eb mesin e t\u00eb cilave edhe Kalan\u00eb e Shkupit, e cila edhe sot \u00ebsht\u00eb emblema njoh\u00ebse e k\u00ebtij qyteti. N\u00eb Shkupin e sot\u00ebm gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb rralla b\u00ebhen edhe gjurm\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, kur ky qytet shk\u00eblqeu dhe u b\u00eb qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme ushtarake dhe tregtare e Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkupi i tanish\u00ebm jeton dit\u00ebt kur dikush me \u00e7do kusht ka vendosur at\u00eb ta shk\u00ebpus\u00eb nga e kaluara e tij e v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u2019i nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluar q\u00eb nuk e ka pasur kurr\u00eb \u2013 at\u00eb q\u00eb ka vet\u00ebm simbolin sllav dhe ortodoks. \u2028Shkupi i sot\u00ebm i ngjan nj\u00eb qyteti q\u00eb b\u00ebn \u00e7mos t\u00eb harroj\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e vet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Apo, Shkupi i sot\u00ebm i ngjan nj\u00eb vendbanimi n\u00eb t\u00eb cilin e sotmja e urren t\u00eb kaluar\u00ebn, ku e sotmja nuk do t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb shkuar\u00ebn. Duke mbetur n\u00eb duart e nj\u00eb populli q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e vet nga e para \u2013 atij maqedonas, Shkupi i shekullit XX dhe i fillimshekullit XXI b\u00ebn \u00e7mos t\u00eb shlyej\u00eb nga vetvetja emblem\u00ebn shqiptare dhe at\u00eb myslimane.<\/p>\n<p>Andaj kur sot sh\u00ebtit n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet, shum\u00eb\u00e7ka t\u00eb ngjan n\u00eb betej\u00eb mes harres\u00ebs dhe ngulmimit q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb mbahen mend e t\u00eb mos shlyhen nga kujtesa. K\u00ebshtu pra, p\u00ebrderisa sh\u00ebtit rrug\u00ebve t\u00eb Shkupit t\u00eb vjet\u00ebr \u2013 n\u00ebp\u00ebr lagjet shqiptare, ndjen d\u00ebshir\u00ebn e k\u00ebtij qyteti t\u00eb mos e gropos\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e vet n\u00eb varrin e harres\u00ebs, e posa del n\u00eb pjes\u00ebn e tij nga ana jugore e Vardarit, posa shkel matan\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb Gurit dhe p\u00ebrballesh me sheshin e Shkupit, e ndien orvatjen q\u00eb Shkupi t\u00eb mos ket\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn q\u00eb ka pasur, por at\u00eb q\u00eb dikush do t\u00eb donte ta kishte.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kim Mehmeti Shkupi i sot\u00ebm ka shum\u00eb pak shenja njoh\u00ebse nga ato q\u00eb kishte ai para t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 1963, kur m\u00ebngjesin e 26 korrikut t\u00eb atij viti e gdhiu i mbuluar me re pluhuri dhe thuajse i rrafshuar me tok\u00ebn. Edhe madje jo vet\u00ebm pse ky i sotmi nuk ka emblem\u00eb njoh\u00ebse at\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shkupi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shkupi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kim Mehmeti Shkupi i sot\u00ebm ka shum\u00eb pak shenja njoh\u00ebse nga ato q\u00eb kishte ai para t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 1963, kur m\u00ebngjesin e 26 korrikut t\u00eb atij viti e gdhiu i mbuluar me re pluhuri dhe thuajse i rrafshuar me tok\u00ebn. Edhe madje jo vet\u00ebm pse ky i sotmi nuk ka emblem\u00eb njoh\u00ebse at\u00eb q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-01T21:14:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kim_mehmeti.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shkupi\",\"datePublished\":\"2010-08-01T21:14:33+00:00\",\"dateModified\":\"2010-08-01T21:14:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/\"},\"wordCount\":1620,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kim_mehmeti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/\",\"name\":\"Shkupi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kim_mehmeti.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-01T21:14:33+00:00\",\"dateModified\":\"2010-08-01T21:14:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kim_mehmeti.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kim_mehmeti.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shkupi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shkupi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shkupi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Kim Mehmeti Shkupi i sot\u00ebm ka shum\u00eb pak shenja njoh\u00ebse nga ato q\u00eb kishte ai para t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 1963, kur m\u00ebngjesin e 26 korrikut t\u00eb atij viti e gdhiu i mbuluar me re pluhuri dhe thuajse i rrafshuar me tok\u00ebn. Edhe madje jo vet\u00ebm pse ky i sotmi nuk ka emblem\u00eb njoh\u00ebse at\u00eb q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-01T21:14:33+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kim_mehmeti.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shkupi","datePublished":"2010-08-01T21:14:33+00:00","dateModified":"2010-08-01T21:14:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/"},"wordCount":1620,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kim_mehmeti.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/","name":"Shkupi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kim_mehmeti.jpg","datePublished":"2010-08-01T21:14:33+00:00","dateModified":"2010-08-01T21:14:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kim_mehmeti.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kim_mehmeti.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkupi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shkupi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3557"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3557"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3557\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}