{"id":3552,"date":"2010-08-01T22:03:41","date_gmt":"2010-08-01T21:03:41","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3552"},"modified":"2010-08-01T22:03:41","modified_gmt":"2010-08-01T21:03:41","slug":"dy-dekadat-e-katharsisit-letrar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/","title":{"rendered":"Dy dekadat e katharsisit letrar"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Ndue Ukaj\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p><strong>1. Kthimi ka let\u00ebrsia<\/strong><\/p>\n<p>Fillimvitet e n\u00ebnt\u00ebdhjeta, ndryshuan kahet e zhvillimeve shoq\u00ebrore dhe politike te shqiptar\u00ebt. K\u00ebto nd\u00ebrrime u pasuan me transformime kulturore e letrare, q\u00eb krijuan nj\u00eb hap\u00ebsire kulturore dhe letrare t\u00eb favorshme, kur let\u00ebrsia u kthye nga objekti i saj. Pra, kemi nj\u00eb kthim kah let\u00ebrsia (Tvetan Todorov), pas ferrit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin kaloi ajo. Krijimi i realiteteve t\u00eb reja shoq\u00ebrore, ndikoi n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb qenien e let\u00ebrsis\u00eb dhe sidomos n\u00eb mendimin p\u00ebr t\u00eb. Ndon\u00ebse, mund t\u00eb pohohet se gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve ka pas nj\u00eb hapje dhe komunikim intensiv t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, situatat e tendosura shqiptare, problemet socio-psikologjike, ekonomike, tranzicioni i st\u00ebrzgjatur dhe i mundimsh\u00ebm politik\u00eb dhe mungesa e nj\u00eb kulture e let\u00ebrsie t\u00eb konsoliduar, u ban\u00eb diga t\u00eb fuqishme, q\u00eb ndikuan fuqish\u00ebm e n\u00eb shum\u00eb dimensione letrare, n\u00eb zhvillimin dhe p\u00ebrhapjen e saj, n\u00eb planin e brendsh\u00ebm dhe at\u00eb global.<\/p>\n<p>Mbase, segmentet e p\u00ebrmenduna, shpeshher\u00eb kan\u00eb ushtruar nj\u00eb lloj \u201cpresioni\u201d mbi qenien e let\u00ebrsis\u00eb, duke e penguar t\u00eb zhvillohej sipas ligj\u00ebsive universale letrare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ndofta heshtazi, por n\u00eb kontinuitet, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb p\u00ebrpjekje dashakeqe e politik\u00ebs, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet formave t\u00eb caktuara, t\u00eb presionit apo favoreve t\u00eb ndryshme, ta kontrolloj let\u00ebrsin\u00eb, madje n\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, t\u00eb krijoj hierarki letrare, duke e \u201cmarr\u201d k\u00ebshtu rolin e kritik\u00ebs letrare, dukuni kjo, prej t\u00eb cil\u00ebs let\u00ebrsia shqipe ka vuajtur shum\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jan\u00eb k\u00ebto elemente, t\u00eb cilat, rishtas e kan\u00eb orientuar let\u00ebrsin\u00eb, drejt\u00eb funksionit praktik\u00eb, nj\u00eb lloj funksioni q\u00eb intenc\u00eb e mision ka, edukimin e popullit, si\u00e7 do t\u00eb thoshte Arshi Pipa. Nj\u00eb filozofi t\u00eb till\u00eb kulturimi dhe nj\u00eb mision t\u00eb till\u00eb shkrimtarie, let\u00ebrsia shqipe e ka pasur p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj. Let\u00ebrsia jon\u00eb, deri me tani, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka arritur t\u00eb ket\u00eb objekt vet\u00ebm t\u00eb bukur\u00ebn dhe t\u00eb shk\u00ebputet nga funksionet e synimet praktike, her\u00eb etike e her\u00eb politike.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, kultura letrare shqipe, synoj t\u00eb shk\u00ebputet nga q\u00ebllimet praktike p\u00ebr t\u2019u kundrua vet\u00ebm si arti i s\u00eb bukur\u00ebs. Ky q\u00ebllim, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, n\u00ebnkuptonte nj\u00eb hapje t\u00eb gjithanshme t\u00eb qenies letrare, n\u00eb raport me ligj\u00ebsit\u00eb universale t\u00eb k\u00ebsaj bote specifike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ajo mund t\u00eb \u00e7lirohej nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, prej gjitha pengesave t\u00eb natyrave joletrare, t\u00eb cilat e penguan dhe n\u00eb raste t\u00eb ndryshme, vazhdojn\u00eb ta pengojn\u00eb, edhe sot.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ashtu sikurse \u00e7do periudh\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi, edhe dy dekadat e fundit kan\u00eb karakteristikat e veta, ve\u00e7orit\u00eb dhe tiparet dalluese.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse marrim p\u00ebr baz\u00eb empirin\u00eb, mund t\u00eb pohojm\u00eb se \u00e7do periudh\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi, i ka specifikat e veta dhe mbahet mend p\u00ebr prurje dhe vlera t\u00eb reja. Mir\u00ebpo, t\u00eb qart\u00ebsojm\u00eb se prurjet e reja, n\u00eb kuptimin e mir\u00ebfillt\u00eb, nuk jan\u00eb ekuivalente me cil\u00ebsi apo vlera artistike. Krijimtaria letrare, gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkimin t\u00eb risive, e k\u00ebto, sidomos b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb theksuara, n\u00eb koh\u00eb p\u00ebrthyerjesh socio-psikologjike, sikur q\u00eb \u00ebsht\u00eb drama e jet\u00ebs shqiptare, tanim\u00eb dy dekada, e pap\u00ebrfunduar. N\u00eb parim, let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb fush\u00eb q\u00eb jeton duke synuar t\u00eb ren\u00eb si akt krijimi dhe model shkrimi. Ndaj, duhet theksuar faktin se shumica e rrymave letrare n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb, jan\u00eb pik\u00ebrisht rrjedhoj\u00eb e k\u00ebrkesave gjithmon\u00eb t\u00eb reja q\u00eb kishte e ka let\u00ebrsia para vet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e reja, si k\u00ebrkim metafizik\u00eb e shpirt\u00ebror, e b\u00ebn\u00eb fuqin\u00eb e fjal\u00ebs artistike kaq dinamike, n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb. Mir\u00ebpo, transformimet e m\u00ebdha e cil\u00ebsore, apo prurjet e reja dhe cil\u00ebsore, n\u00eb let\u00ebrsi zakonisht ndodhin rrall\u00eb dhe at\u00eb vet\u00ebm pasi t\u00eb jen\u00eb pjekur kushtet p\u00ebr nj\u00eb begati dinamike kulturore, pas debateve t\u00eb fuqishme p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb &#8211; objektin e saj &#8211; qen\u00ebsin\u00eb e saj. Shoq\u00ebria shqiptare, ende nuk e ka nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb begat\u00eb kulturore, p\u00ebrkundrazi jeta kulturore dhe letrare shqiptare, vazhdon t\u00eb jet\u00eb tejet e vobekt\u00eb. Dhe let\u00ebrsia, ashtu sikurse shumica e arteve, tanim\u00eb dy dekada, ndodhen para sfidave t\u00eb m\u00ebdha, ndonj\u00ebher\u00eb edhe t\u00eb natyr\u00ebs ekzistenciale.<br \/>\nKjo b\u00ebn\u00eb q\u00eb let\u00ebrsia shqipe, t\u00eb vazhdoj t\u00eb jet\u00eb akoma n\u00eb procese t\u00eb konsolidimit e emancipimit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb tilla kushte, kur v\u00ebrehet duksh\u00ebm mungesa e nj\u00eb periodiku letrar serioz, mungesa e nj\u00eb rrjeti funksional t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb librit, mungesa e sht\u00ebpive botuese t\u00eb fuqishme, mungesa e asociacioneve t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe debateve p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, mungesa e p\u00ebrkthyesve dhe p\u00ebrkrahjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprimtari- megjithat\u00eb mund t\u00eb pohohet, se k\u00ebto vite sh\u00ebnuan nj\u00eb avancim t\u00eb duksh\u00ebm. Mir\u00ebpo, jo aq t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm, p\u00ebr sa mund t\u00eb ishin pritshm\u00ebrit\u00eb. K\u00ebt\u00eb e them, kur i analizoj trend\u00ebt e zhvillimeve t\u00eb p\u00ebrbotshme, let\u00ebrsin\u00eb pararend\u00ebse dhe shum\u00eb faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb socio-psikologjik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, do t\u00eb duhej t\u2019i jepnin let\u00ebrsis\u00eb shqipe nj\u00eb impuls m\u00eb t\u00eb hovsh\u00ebm dhe m\u00eb cil\u00ebsor.<\/p>\n<p><strong>2. Dekadat e katharsisit letrar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse marrin p\u00ebr baz\u00eb mendimin empirik se kritika (letrare, N. U.) asht shenj\u00eb e mendjes s\u00eb pjekun ( Arshi Pipa), dy dekadat e fundit t\u00eb kultur\u00ebs letrare shqiptare, e d\u00ebshmuan dhe shenjuan, n\u00eb shum\u00eb aspekte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kjo p\u00ebr faktin se mendimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, ka evoluar duksh\u00ebm, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar shkolla t\u00eb avancuara e prirje letrare t\u00eb p\u00ebrbotshme, t\u00eb cilat i b\u00ebri pjes\u00eb t\u00eb diskursit letrar komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periode, mendimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, ka marr p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb v\u00ebshtira, si nj\u00eb kritik\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjeke p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebdijesuar dhe konsoliduar, e dal nga rr\u00ebnojat e nj\u00eb kohe t\u00eb err\u00ebt, ku let\u00ebrsin\u00eb ishte skajshm\u00ebrisht e manipuluar nga dogmat, ideologjia mbyt\u00ebse dhe arti n\u00eb funksion ideologjik. N\u00eb misionin e k\u00ebsaj kritike letrare, ishte t\u00eb ndaj vlerat nga jovlerat dhe t\u2019ia rikthej let\u00ebrsin\u00eb kah let\u00ebrsia. Pas shp\u00ebrpjes\u00ebtimeve t\u00eb m\u00ebdha letrare dhe nj\u00eb hierarkie t\u00eb sajuar nga diktati, n\u00eb k\u00ebto vite, kritika duhej t\u00eb form\u00ebsoi hierarkin\u00eb letrare cil\u00ebsore, sipas parimeve t\u00eb sh\u00ebndosha letrare. Ky synim, edhe pse ndofta s\u2019u realizua n\u00eb plot\u00ebni, gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve jan\u00eb ba korrigjime shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb mendimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb.<\/p>\n<p>Mendimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, i cili ekzistonte, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur, nd\u00ebrkaq historia e re e let\u00ebrsis\u00eb, s\u2019\u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb na shkruanin byrot\u00eb politike dhe kritika ideologjike. Shikuar nga ky aspekt, kritika letrare shqipe ka pasur sfida t\u00eb shum\u00ebfishta e t\u00eb karaktereve letrare e joletrare. Asaj ju dasht\u00eb t\u00eb jet\u00eb e guximshme, p\u00ebr t\u00eb synuar e krijuar rregull, n\u00eb aporin\u00eb e studimeve letrare dhe p\u00ebr t\u00eb sanuar pasojat e gjat\u00eb t\u00eb ekskomunikimeve, p\u00ebrjashtimeve, fragmentimeve, p\u00ebrbuzjeve, me t\u00eb cilat dukuni ishte sh\u00ebmtuar trupi i let\u00ebrsis\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga elementet dalluese, mbi t\u00eb cilat u krijua let\u00ebrsia e k\u00ebtyre dy dekadave dhe mendimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, pa dyshim se mbeti q\u00ebndrimi refuzues\/kund\u00ebrshtues, n\u00eb raport me let\u00ebrsin\u00eb pararend\u00ebse, dogmat dhe soc-realizmin, dukuni k\u00ebto q\u00eb kishin v\u00ebrshuar e ngulfatun let\u00ebrsin\u00eb shqipe, p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra, e sidomos at\u00eb q\u00eb krijohej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb fillimvitet 90-ta, u artikulua ky q\u00ebndrim refuzues dhe u ndje nevoja p\u00ebr rikthimin tradit\u00ebs s\u00eb viteve 30-ta dhe shkrimtar\u00ebve t\u00eb ekskomunikuar, q\u00eb realisht p\u00ebrb\u00ebnin aureol\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare. Ky q\u00ebndrim, zaten ka pasur nj\u00eb mision\/funksion etik\u00eb, p\u00ebrmes t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb synuar nj\u00eb katharsis i mendimit p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe kultur\u00ebn letrare shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Sikur n\u00eb Tiran\u00eb, ashtu edhe Prishtin\u00eb e gjetiu, l\u00ebvizjet e pakta letrare, ishin kryesisht ato q\u00eb motivoheshin dhe synon let\u00ebrsin\u00eb t\u2019ia kthenin let\u00ebrsis\u00eb, duke e defamiljarizuar (Roman Jakobson) at\u00eb nga dogma dhe ideologjia rr\u00ebnuese, e cila qe b\u00ebr\u00eb me koh\u00eb mend\u00ebsi tipike letrare, sidomos dominonte n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrjashtimet e s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ishin t\u00eb dukshme dhe shum\u00eb m\u00eb cil\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kjo n\u00ebnkuptonte nj\u00eb betej\u00eb jo t\u00eb leht\u00eb, m\u00eb norma, dogma t\u00eb krijuar dhe me nj\u00eb korpus t\u00eb gjer\u00eb krijimesh dhe studimesh letrare, q\u00eb ishin ba gjat\u00eb viteve t\u00eb soc-realizmit, kur let\u00ebrsia ishte zhvesh nga gjitha tiparet e saja esenciale dhe kishte marr trajta deformuese, thell\u00ebsisht ideologjike, e duke mbet m\u00eb s\u00eb paku let\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, ndodhi p\u00ebrmbysja e nj\u00eb hierarkike letrare t\u00eb shpikur q\u00eb kishte krijuar soc-realizimi, pa kurrfar\u00eb kritere letrare dhe estetike; nj\u00eb hierarkike letrare q\u00eb ishte fund e krye e vendosur nga diktatet e dhunshme, p\u00ebrjashtuese dhe fragmentuese.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e karakterizon qart\u00ebsisht mendimin p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore dhe letrare, pa dyshim \u00ebsht\u00eb synimi p\u00ebr t\u2019i korrigjuar leximet e mbrapshta, t\u00eb cilat i ishin b\u00ebr\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe k\u00ebndej pari, synimi p\u00ebr t\u2019ia rikthyer asaj figurat eminente, t\u00eb munguara dhe t\u00eb ndalura, me motive absurde e aspak letrare. Ky motivim letrar i korrigjimit dhe arsyetimit (Ian Meclean) t\u00eb nj\u00eb mendimi letrar, b\u00ebhet sh\u00ebnjues tipologjik i k\u00ebsaj kohe n\u00eb let\u00ebrsi. Sh\u00ebmtit\u00eb q\u00eb kishte krijuar dhe instaluar diktatura e nj\u00ebmend\u00ebsia kulturore dhe letrare, fillojn\u00eb t\u00eb korrigjohen dhe arsyetohen me lexime e interpretime tjera.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, mendimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb \u00ebsht\u00eb motivuar, duke n\u00ebnkuptuar kontekstin e let\u00ebrsis\u00eb pararend\u00ebse, prej t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah fuqish\u00ebm nevoja, q\u00eb e quajt\u00ebm etike, t\u00eb b\u00ebhen korrigjime n\u00eb gjith\u00eb sistemin vlerave letrare, nga sh\u00ebmtit\u00eb dhe degradimet q\u00eb i krijoi let\u00ebrsia e viteve t\u00eb diktatit, p\u00ebrjashtimeve dhe selektimeve ideologjike, fetare, etj. K\u00ebt\u00eb trash\u00ebgim t\u00eb keqe letrare, mendimi i ri p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb synoi ta korrigjoi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kahe dhe dimension t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb letrar. Studimet e shumta, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb e b\u00ebhen n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb e gjetiu, jan\u00eb t\u00eb fokusuara kryesisht t\u00eb autor\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr disa dekada, i mungonin let\u00ebrsis\u00eb shqipe, tek ata t\u00eb ekskomunikuarit, ata t\u00eb fragmentuarit, ata t\u00eb p\u00ebrbuzurit, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb realitetin e ri, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb, si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm, aureol\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Ndaj, n\u00eb k\u00ebto dy dekada, autor\u00ebt dominues t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, nuk jan\u00eb ata q\u00eb ishin deri n\u00eb fillimvitet e 90-ta.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, z\u00ebn\u00eb t\u00eb shfaq\u00ebn \u00e7do her\u00eb e m\u00eb fuqish\u00ebm, si referenca themelore, autor\u00ebt e fuqish\u00ebm t\u00eb viteve t\u00eb 30-ta, emra q\u00eb emancipuan let\u00ebrsin\u00eb shqipe, mendimin p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe kultur\u00ebn shqiptare dhe ngrit\u00ebn at\u00eb n\u00eb piedestalin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, si At Gjergj Fishta, Faik Konica, Vin\u00e7ens Prendushi, At Anton Harapi, Mitrush Kuteli, Et\u2019hem Haxhademi, Krist Maloku, Mit\u2019hat Frash\u00ebri (i njohur edhe si Lumo Skendo), Vangjel Koca, Brako Merxhani, dhe pastaj, pasusit e tyre, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Anton Pashku, Frederik Reshpja, Zef Zorba, At Zef Pllumi, etj. Me k\u00ebta autor\u00eb, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e merret pjesa d\u00ebrmuese dhe m\u00eb kualitative e kritik\u00ebs letrare gjat\u00eb k\u00ebtyre dy dekadave.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tjerash, gjithashtu gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve letrare, v\u00ebrehet nj\u00eb rikthim dometh\u00ebn\u00ebs te autor\u00ebt e klasikes, si themelues t\u00eb kultur\u00ebs tekstuale shqiptare (Anton Berishaj), te autor\u00ebt si Gjon Buzuku, Pjet\u00ebr Budi, Pjet\u00ebr Bogdani, Jul Variboba, korpus ky letrar q\u00eb studiohet si materie estetike dhe jo si l\u00ebnd\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi gjuh\u00ebsore, si\u00e7 pretendohej pa asnj\u00eb kritere letrar\u00eb, stilistik\u00eb, gjuh\u00ebsor, estetik\u00eb, nga sejmen\u00ebt e soc-realizmit. Nga k\u00ebndej, gjithashtu v\u00ebrehet nj\u00eb ngulmim i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb integruar n\u00eb plot\u00ebni let\u00ebrsin\u00eb e krijuar tek Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, brenda turpit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, e cila let\u00ebrsi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrb\u00ebn\u00eb nj\u00eb hallk\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tipar dalluese q\u00eb e shquan k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb letrare \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdija p\u00ebr objektin e let\u00ebrsis\u00eb, ku v\u00ebrehen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mendje kritike, t\u00eb mprehta t\u00eb gjykojn\u00eb drejt\u00eb let\u00ebrsin\u00eb, autor\u00eb e dukuni letrare, si d\u00ebshmi e nj\u00eb kritike letrare t\u00eb pjekun, e cila ndihmon n\u00eb konsolidim e mendimit p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3. Kritika letrare dhe let\u00ebrsia<\/strong><\/p>\n<p>Raporti mes fiksonit dhe ligj\u00ebrimit mbi fiksionin (kritik\u00ebn letrare), vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri nga raportet m\u00eb komplekse n\u00eb bot\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb. Ky raport, jo rrall\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb form\u00ebsuar mbi paragjykime, t\u00eb cilat kan\u00eb rezultuar me konsekuenca negative, edhe n\u00eb shkrimin fiksional. Nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb till\u00eb, e nxjerrim nga dekadat e let\u00ebrsis\u00eb shqipe pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, me nj\u00eb theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb ajo e krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ky raporti kompleks, ka tronditur gjithmon\u00eb shkrimtar\u00ebt, kritik\u00ebt dhe t\u00eb pasionuarit pas let\u00ebrsis\u00eb. Si rezultat e k\u00ebsaj, ndodh shpeshher\u00eb q\u00eb kritika dhe mendimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb t\u00eb zhvillohen n\u00eb divergjenca, mir\u00ebpo t\u00eb cilat nuk e cenojn\u00eb qenien e let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebrkundrazi e pasurojn\u00eb dhe plot\u00ebsojn\u00eb. D\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb thuhet, madje edhe lexojm\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb me nervoziz\u00ebm t\u00eb tepruar, se let\u00ebrsis\u00eb shqipe i mungon kritika, i mungon nj\u00eb lloj e kritik\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb, nj\u00eb kritike letrare sistematike, e aft\u00eb p\u00ebr me ba selektimet e nevojshme dhe e guximshme p\u00ebr me th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sikur p\u00ebr vlerat e v\u00ebrteta letrare dhe anasjelltas, p\u00ebr jovlerat. K\u00ebsaj dileme \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb me ju p\u00ebrgjigj, por m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb me pa let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb tan\u00ebsin\u00eb e saj, si nj\u00eb sistem, sepse vet\u00ebm ashtu mund t\u00eb kuptohet pa keqkuptime.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se mendimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite ka pas nj\u00eb \u201cdetyr\u00eb\u201d aspak t\u00eb leht\u00eb, t\u00eb lexoi, si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb lart\u00eb, t\u00eb rilexoi dhe korrigjoi gabimet e panum\u00ebrta q\u00eb la trash\u00ebgimia e err\u00ebt komuniste, aporin\u00eb e studimeve letrare, historin\u00eb e deformuar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, sajimet hierarkike, etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, \u00ebsht\u00eb arritur mjaft shum\u00eb. Mir\u00ebpo, kjo ka ba q\u00eb let\u00ebrsia e krijuar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, t\u00eb mbetet jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb kritik\u00ebs letrare. Mbase, ky segment, sipas shum\u00eb krijuesve, kritik\u00ebve, ka stimuluar aty k\u00ebtu nj\u00eb let\u00ebrsi mediokre, me shum\u00eb emra q\u00eb defilojn\u00eb pa asnj\u00eb inspirim krijues dhe pa kurrfar\u00eb shije letrare.<\/p>\n<p>Krahasuar me let\u00ebrsin\u00eb pararend\u00ebse, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dekad\u00eb, debatet p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb jan\u00eb qart\u00ebsisht m\u00eb t\u00eb identifikueshme dhe m\u00eb funksionale. Gjithashtu, prirjet e bashk\u00ebkohore teorike e kritike, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e diskursit letrar e kulturor shqiptar.<\/p>\n<p>Shikuar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, mund t\u00eb pohohet se dy dekadat e fundit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, gjithsesi kan\u00eb sh\u00ebnjuar ndryshime dhe form\u00ebsime pozitive. N\u00eb fakt, ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb konkludohet \u00ebsht\u00eb se let\u00ebrsia dhe mendimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb ka tejkaluar nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb soc-realiste. Nuk ka nj\u00eb uniformitet n\u00eb studimet letrare, p\u00ebrkundrazi kultivohen shum\u00ebsi e shkollash dhe vler\u00ebsimesh letrare, t\u00eb bazuara tek teorit\u00eb klasike e bashk\u00ebkohore. E gjith\u00eb kjo mund t\u00eb vler\u00ebsohet e tumiret si nj\u00eb shenj\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb begat\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e fiksionit, ne t\u00eb cil\u00ebn \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dalin individualitete t\u00eb fuqishme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Ukaj 1. Kthimi ka let\u00ebrsia Fillimvitet e n\u00ebnt\u00ebdhjeta, ndryshuan kahet e zhvillimeve shoq\u00ebrore dhe politike te shqiptar\u00ebt. K\u00ebto nd\u00ebrrime u pasuan me transformime kulturore e letrare, q\u00eb krijuan nj\u00eb hap\u00ebsire kulturore dhe letrare t\u00eb favorshme, kur let\u00ebrsia u kthye nga objekti i saj. Pra, kemi nj\u00eb kthim kah let\u00ebrsia (Tvetan Todorov), pas ferrit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Dy dekadat e katharsisit letrar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dy dekadat e katharsisit letrar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Ukaj 1. Kthimi ka let\u00ebrsia Fillimvitet e n\u00ebnt\u00ebdhjeta, ndryshuan kahet e zhvillimeve shoq\u00ebrore dhe politike te shqiptar\u00ebt. K\u00ebto nd\u00ebrrime u pasuan me transformime kulturore e letrare, q\u00eb krijuan nj\u00eb hap\u00ebsire kulturore dhe letrare t\u00eb favorshme, kur let\u00ebrsia u kthye nga objekti i saj. Pra, kemi nj\u00eb kthim kah let\u00ebrsia (Tvetan Todorov), pas ferrit t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-08-01T21:03:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dy dekadat e katharsisit letrar\",\"datePublished\":\"2010-08-01T21:03:41+00:00\",\"dateModified\":\"2010-08-01T21:03:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/\"},\"wordCount\":2716,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/\",\"name\":\"Dy dekadat e katharsisit letrar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-08-01T21:03:41+00:00\",\"dateModified\":\"2010-08-01T21:03:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dy dekadat e katharsisit letrar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dy dekadat e katharsisit letrar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dy dekadat e katharsisit letrar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ndue Ukaj 1. Kthimi ka let\u00ebrsia Fillimvitet e n\u00ebnt\u00ebdhjeta, ndryshuan kahet e zhvillimeve shoq\u00ebrore dhe politike te shqiptar\u00ebt. K\u00ebto nd\u00ebrrime u pasuan me transformime kulturore e letrare, q\u00eb krijuan nj\u00eb hap\u00ebsire kulturore dhe letrare t\u00eb favorshme, kur let\u00ebrsia u kthye nga objekti i saj. Pra, kemi nj\u00eb kthim kah let\u00ebrsia (Tvetan Todorov), pas ferrit t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-08-01T21:03:41+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dy dekadat e katharsisit letrar","datePublished":"2010-08-01T21:03:41+00:00","dateModified":"2010-08-01T21:03:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/"},"wordCount":2716,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/","name":"Dy dekadat e katharsisit letrar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","datePublished":"2010-08-01T21:03:41+00:00","dateModified":"2010-08-01T21:03:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dekadat-e-katharsisit-letrar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dy dekadat e katharsisit letrar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3552"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3552"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3552\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}