{"id":3525,"date":"2015-04-25T22:22:34","date_gmt":"2015-04-25T21:22:34","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3525"},"modified":"2015-04-25T22:22:34","modified_gmt":"2015-04-25T21:22:34","slug":"letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/","title":{"rendered":"Let\u00ebrsia, p\u00ebrkthimet dhe identiteti kulturor"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg\" alt=\"Ndue Ukaj\" width=\"300\" \/> <strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen t\u2019i filloj k\u00ebto p\u00ebrsiatje, duke e cituar shkrimtarin Italo Calvini. I ftuar nga Universiteti i Harvardit p\u00ebr t\u2019i mbajtur leksionet e njohura q\u00eb para tij i kishin mbajtur shkrimtar\u00ebt e famsh\u00ebm T. S. Elioti, J. L. Borgesi, O. Paz, ai n\u00eb librin \u201cLeksione amerikane\u201d shkroi: \u201dBesimi im n\u00eb t\u00eb ardhmen e let\u00ebrsis\u00eb q\u00ebndron n\u00eb faktin se e di q\u00eb ka gj\u00ebra, t\u00eb cilat vet\u00ebm ajo mundet t\u00eb na i jap\u00eb me mjetet e saj t\u00eb ve\u00e7anta.\u201d Calvini, n\u00eb k\u00ebto tekste brilante, t\u00eb shkuara me stil e dituri, nxori n\u00eb pah vlerat e m\u00ebdha dhe t\u00eb p\u00ebrbotshme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe ndikimin q\u00eb ka ajo n\u00eb ekzistenc\u00ebn ton\u00eb.<br \/>\nRoli dhe ndikimi i artit n\u00eb shoq\u00ebri nuk duhet t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohet. Ngjet q\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb duket se let\u00ebrsia s\u2019ka ndonj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore, mir\u00ebpo indirekt, ajo ndikon jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb. Nj\u00eb roman apo poezi e mir\u00eb, ndikon n\u00eb gjuh\u00ebn dhe mendimet tona; ndikon n\u00eb ndjesit\u00eb e njeriut dhe form\u00ebsimin e bot\u00ebkuptimeve p\u00ebr fenomenet q\u00eb e rrethojn\u00eb. K\u00ebshtu, ajo hap\u00eb perspektiva e shtigje alternative p\u00ebr t\u2019i gjykuar shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Shoq\u00ebria duhet t\u00eb bazohet n\u00eb nj\u00eb ide unifikuese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, let\u00ebrsia mbetet nj\u00eb pik\u00eb konvergjente e p\u00ebrbashkuese. Ajo ndihmon n\u00eb sofistikimin e gjuh\u00ebs, nd\u00ebrsa leximi i let\u00ebrsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur themeli p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb humane.<br \/>\nP\u00ebrvoja empirike d\u00ebshmon nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb pamohueshme: Let\u00ebrsia e ka ndihmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante p\u00ebrparimin e njer\u00ebzimit dhe gjithashtu ka ndikuar n\u00eb formimin e identitetit kulturor t\u00eb aksh vendit a kombit. Ajo konsiderohet forma m\u00eb e mir\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn mund p\u00ebrfaq\u00ebsohet nj\u00eb shoq\u00ebri rrafshin universal. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, ajo \u00ebsht\u00eb nga gj\u00ebrat e pakta q\u00eb joshin krejt njer\u00ebzimin.<br \/>\nLet\u00ebrsia, ndon\u00ebse lidhet me imagjinat\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm imagjinata e shkrimtar\u00ebve; ndon\u00ebse shkruhet p\u00ebr hir t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm k\u00ebnaq\u00ebsi; \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq- \u00ebsht\u00eb veprimtari humane shum\u00eb m\u00eb e fisme, dhe brenda vet\u00ebs p\u00ebrmban historin\u00eb njer\u00ebzore; betej\u00ebn mizore mes t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes, urt\u00ebsis\u00eb dhe injoranc\u00ebs, dashuris\u00eb dhe urrejtjes, drit\u00ebs dhe err\u00ebsir\u00ebs. Ajo p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb univers t\u00eb pafund dhe \u00ebsht\u00eb kujtesa m\u00eb e bukur e njer\u00ebzimit. Ndaj, kur duam t\u00eb dim\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr identitetin kulturor t\u00eb aksh vendit a kombit, t\u00eb shumt\u00ebn e her\u00ebve, flasim p\u00ebr kryeveprat q\u00eb vendet p\u00ebrkat\u00ebse i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e kuptojm\u00eb se let\u00ebrsia rri pushtetsh\u00ebm n\u00eb fronin m\u00eb t\u00eb lart t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbotshme. Sepse ajo dep\u00ebrton dhe shtrihet p\u00ebrtej dogmave t\u00eb ngushta, doktrinave politike e shoq\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb fillim e fund, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shp\u00ebtimi, \u00e7lirimi e sh\u00eblbimi. Dhe si e till\u00eb, ajo mundet t\u2019i hap\u00eb portat humanizmit dhe ta shpie njer\u00ebzimin kah liria.<br \/>\nBesimi te fuqia e let\u00ebrsis\u00eb, q\u00ebndron n\u00eb faktin se ajo me mjetet q\u00eb ka n\u00eb dispozicion, ka mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb dhe dh\u00ebn\u00eb disa gj\u00ebra n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebrfare nga \u00e7far\u00eb na ofrohen- nga shkenca apo nga dijet tjera, q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb v\u00ebrtetat t\u2019i kornizojn\u00eb dhe t\u2019i arrijn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrvojave metodike a doktrinare.<br \/>\nMeq\u00eb jemi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aktiviteteve p\u00ebr Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Librit, m\u00eb p\u00eblqen po ashtu ta citoj nobelistin, Herman Hessen, i cili pohonte: \u201dNga t\u00eb gjitha gj\u00ebrat e vlefshme, q\u00eb njeriu s\u2019i ka marr\u00eb dhurat\u00eb nga natyra, por e ka shpikur vet, librat jan\u00eb shpikja m\u00eb e vlefshme.\u201d Pa dyshim, libri i let\u00ebrsis\u00eb k\u00ebt\u00eb status shenjt\u00ebrie e ka fituar n\u00eb saje t\u00eb pushtetit shpirt\u00ebror q\u00eb zot\u00ebron, dhe ndikimit q\u00eb ka ushtruar p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit n\u00eb emancipimin e tij.<br \/>\nP\u00ebrparimi shoq\u00ebror n\u00ebnkupton nj\u00eb ndjeshm\u00ebri dhe p\u00ebrgjigje etike karshi sfidave t\u00eb p\u00ebrhershme q\u00eb shfaqen para njer\u00ebzimit dhe humanizmit ton\u00eb. K\u00ebt\u00eb ndjeshm\u00ebri, dijet shoq\u00ebrore dhe shkenca nuk mund ta japin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur, nd\u00ebrsa let\u00ebrsia ka fuqi ta injektoj\u00eb njer\u00ebzimin me humaniz\u00ebm, k\u00ebnaq\u00ebsi, lumturi, dituri e bukuri. Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ka shkrimtar\u00eb q\u00eb me t\u00eb drejt mendojn\u00eb se let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb ajo e cila mund ta p\u00ebrmbush boshll\u00ebkun moral t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, dhe po ashtu, ka tag\u00ebr, t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrparimit forc\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse e krijuese.<br \/>\nStatusi universal t\u00eb cilin e g\u00ebzon let\u00ebrsis\u00eb dhe fuqia planetare e shtrirjes s\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrkthimit, ndaj veprimtaria p\u00ebrkthyese, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar dhe vler\u00ebsohet me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr kultur\u00ebn e p\u00ebrbotshme. Pa k\u00ebt\u00eb veprimtari kulturore nd\u00ebrmjet\u00ebsuese- do t\u00eb ishte pamundur njohja e gjith\u00eb thesarit t\u00eb artit letrar q\u00eb posedon njer\u00ebzimi. E pa k\u00ebto vlera, njer\u00ebzimi do t\u00eb ishte pamatsh\u00ebm m\u00eb i varf\u00ebr. Imagjinojeni sikur bota t\u00eb mos i kishte t\u00eb p\u00ebrkthyera \u201cIliad\u00ebn\u201d dhe \u201cOdisen\u00eb\u201d t\u00eb Homerit, \u201cHamletin\u201d i Shekspirit, \u201cKomedin\u00eb Hyjnore\u201d t\u00eb Dant\u00ebs, \u201cFaustin\u201d i G\u00ebtes, poezit\u00eb e Khajamit, \u201cIdiotin\u201d i Dostojevskit, \u201cProcesin\u201d i Kafk\u00ebs dhe shum\u00eb e shum\u00eb kryevepra tjera. Pra, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrkthimit, k\u00ebto kryevepra dhe shum\u00eb t\u00eb tjera, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb vlera universale, t\u00eb receptura, lexuara e vler\u00ebsuara n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs. Nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, e kuptojm\u00eb \u00e7\u2019ndikim kan\u00eb luajtur veprat e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb pasqyrimin e kultur\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kombi a shteti!<br \/>\nLet\u00ebrsia i shp\u00ebrfill\u00eb ligjet e ngurr\u00ebta dhe me mjetet e veta t\u00eb gjuh\u00ebs- q\u00eb jan\u00eb mjete t\u00eb shpirtit, shfaqet si nj\u00eb alternativ\u00eb e p\u00ebrhershme. \u201cShkrimtari n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e hapura, demokratike, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb propozon nj\u00eb jet\u00eb alternative. Dhe ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr\u201d-shkruan nobelisti Mario Vargas Llosa. K\u00ebt\u00eb status t\u00eb ep\u00ebrm, let\u00ebrsia e ka fituar n\u00eb saje t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb shpirtit, me t\u00eb cil\u00ebn disponon, ndaj, ajo mbetet nj\u00eb nga format m\u00eb reprezentative t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Pa shum\u00eb hamend\u00ebsime e p\u00ebrsiatje, mund t\u00eb vijm\u00eb te nj\u00eb konkluzion: ndikimi i let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb formimin e identitetit t\u00eb nj\u00eb vendi, dhe n\u00eb imazhin e tij, \u00ebsht\u00eb e pamatsh\u00ebm dhe jetik. Po ashtu, let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb fuqi shpirt\u00ebrore e paz\u00ebvend\u00ebsueshme, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs, t\u00eb tjer\u00ebt e njohin dhe shpeshher\u00eb e identifikojn\u00eb nj\u00eb vend a komb t\u00eb caktuar. Pra, let\u00ebrsia, p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb s\u00eb miri identitetin kulturor t\u00eb nj\u00eb vendi. Ndaj, sa her\u00eb p\u00ebrmendim Italin\u00eb, Virgjili e Dante jan\u00eb t\u00eb pashmangsh\u00ebm. E n\u00ebse kalojm\u00eb n\u00eb Gjermani dhe flasim p\u00ebr identitetin kulturor gjerman, G\u00ebte na ravij\u00ebzohet menj\u00ebher\u00eb. Nj\u00ebsoj q\u00ebndron puna me Spanj\u00ebn e Servantesit, me Anglin\u00eb e Shekspirit, me Franc\u00ebn e Hygos. Kilin e Pablo Nerud\u00ebs. Kolombin\u00eb e Marquezit. Argjentin\u00ebn e Sabatos. Izraelin e Amoz Osit. Suedin\u00eb e Strindbergut. Shqip\u00ebrin\u00eb e Kadares\u00eb. \u00c7ekin\u00eb e Kunder\u00ebs. Polonin\u00eb e Szymborskes. Japonin\u00eb e Murakamit. Dhe ranglista sigurisht mundet t\u00eb zgjatet pa pafund. Kjo pasuri universale, ka arritur t\u00eb thadrohet thell\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e njer\u00ebzimit n\u00eb saje t\u00eb veprimtaris\u00eb p\u00ebrkthyese, ndaj r\u00ebnd\u00ebsia e p\u00ebrkthimit, n\u00ebp\u00ebr gjitha koh\u00ebt, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar jetike p\u00ebr njohjen e let\u00ebrsis\u00eb; apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, p\u00ebr rikrijimin e saj n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr rivitalizimin e veprave t\u00eb caktuar n\u00eb kontekste kulturore specifike.<br \/>\nPa m\u00ebdyshje, roli dhe ndikimi i p\u00ebrkthimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, n\u00eb secil\u00ebn shoq\u00ebri t\u00eb emancipuar e demokratike, \u00ebsht\u00eb i madh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, p\u00ebrkthimi e ndihmon kultur\u00ebn letrare t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb ura interkomunikimi, dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb mesazhin e nj\u00eb populli m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do veprimtari tjet\u00ebr artistike a shoq\u00ebrore. N\u00ebse let\u00ebrsia p\u00ebrkthehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur e dinjitoze, dhe i prezantohet kultur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbotshme, mund t\u00eb luaj\u00eb rolin e diplomacis\u00eb kulturore n\u00eb afirmimin e vendit t\u00eb caktuar. Libri i let\u00ebrsis\u00eb ka fuqi t\u2019i tjet\u00ebrsoj\u00eb dhe t\u2019i thyej\u00eb paragjykimet p\u00ebr vende t\u00eb caktuara; t\u00eb pasqyroj\u00eb historin\u00eb dhe kultur\u00ebn e caktuar dhe t\u00eb ndihmoj\u00eb njohjen e nj\u00eb kombi a shteti. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e ka realizuar mjaft mir\u00eb let\u00ebrsia e Ismail Kadares\u00eb, ndaj Amoz Os, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb thoshte se krejt \u00e7ka dinte p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e kishte m\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebrmjet Kadares\u00eb. Kjo d\u00ebshmon \u00e7\u2019fuqi ka let\u00ebrsia!<br \/>\n\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj let\u00ebrsia n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, si kjo e jona?<br \/>\nPoet\u00ebt jan\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit e panjohur (ligj\u00ebrisht) t\u00eb bot\u00ebs- shkruante Persi Bishi Shelli. E shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb marrjes s\u00eb nj\u00eb \u00e7mimi letrar n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera tha: \u201cLet\u00ebrsia nuk rregullon pun\u00ebt e nj\u00eb kombi, let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e pavarur dhe nj\u00eb vler\u00eb paralele me kombin e popullin. Por, ka stin\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e popujve, kur let\u00ebrsia duhet ta thyej zakonin e t\u00eb qenit e pavarur e t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb pun\u00ebt e kombit dhe se tani kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, e cila, ka detyr\u00ebn t\u00eb sqaroj\u00eb keqkuptimin q\u00eb hedh n\u00eb diskutim n\u00ebse shqiptar\u00ebt jan\u00eb apo duhet t\u00eb b\u00ebhen europian.\u201d<br \/>\nLet\u00ebrsia e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mos lejoj\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat t\u2019i form\u00ebsoj\u00eb vet\u00ebm politike, sepse po ndodhi nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, ajo nuk mund t\u00eb jet\u00eb imune p\u00ebrball t\u00eb keqes, sidomos ndaj murtaj\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs. Nj\u00eb shoq\u00ebri e till\u00eb tkurret nga prirja e shpirtit dhe ndikimi i librit, dhe k\u00ebsisoj b\u00ebhet aren\u00eb e pafundme e p\u00ebrplasjeve agresive politike.<br \/>\nLet\u00ebrsia, historikisht ka treguar forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar t\u00eb keqen, diktaturat, sistemet totalitare dhe ka p\u00ebrhapur vazhdimisht kultur\u00ebn e kohezionit shoq\u00ebror, ka nxitur vet\u00ebdijen kritike dhe ka hap\u00eb horizonte t\u00eb reja, sepse ajo mund t\u00eb krijoj\u00eb antitrupa, q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebrhapjen e murtaj\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs-shkruan me t\u00eb drejt Calvini.<br \/>\nShtylla themelore, mbi t\u00eb cil\u00ebn u nd\u00ebrtua historia dhe p\u00ebrkat\u00ebsia jon\u00eb per\u00ebndimore, \u00ebsht\u00eb let\u00ebrsia. Ernest Koliqi thoshte se nd\u00ebrtuesit e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb tre poet\u00eb: De Rada, Naimi dhe Fishta. Ndaj, p\u00ebr ta kuptuar vetveten ma mir\u00eb, duhet t&#8217;i kthehemi let\u00ebrsis\u00eb shqipe, sepse ajo ishte dhe mbetet shtylla m\u00eb humane dhe fundamentale e identitetit shqiptar dhe p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij europiane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Ukaj M\u00eb p\u00eblqen t\u2019i filloj k\u00ebto p\u00ebrsiatje, duke e cituar shkrimtarin Italo Calvini. I ftuar nga Universiteti i Harvardit p\u00ebr t\u2019i mbajtur leksionet e njohura q\u00eb para tij i kishin mbajtur shkrimtar\u00ebt e famsh\u00ebm T. S. Elioti, J. L. Borgesi, O. Paz, ai n\u00eb librin \u201cLeksione amerikane\u201d shkroi: \u201dBesimi im n\u00eb t\u00eb ardhmen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Let\u00ebrsia, p\u00ebrkthimet dhe identiteti kulturor - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Let\u00ebrsia, p\u00ebrkthimet dhe identiteti kulturor - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Ukaj M\u00eb p\u00eblqen t\u2019i filloj k\u00ebto p\u00ebrsiatje, duke e cituar shkrimtarin Italo Calvini. I ftuar nga Universiteti i Harvardit p\u00ebr t\u2019i mbajtur leksionet e njohura q\u00eb para tij i kishin mbajtur shkrimtar\u00ebt e famsh\u00ebm T. S. Elioti, J. L. Borgesi, O. Paz, ai n\u00eb librin \u201cLeksione amerikane\u201d shkroi: \u201dBesimi im n\u00eb t\u00eb ardhmen e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-04-25T21:22:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Let\u00ebrsia, p\u00ebrkthimet dhe identiteti kulturor\",\"datePublished\":\"2015-04-25T21:22:34+00:00\",\"dateModified\":\"2015-04-25T21:22:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/\"},\"wordCount\":1876,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/\",\"name\":\"Let\u00ebrsia, p\u00ebrkthimet dhe identiteti kulturor - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg\",\"datePublished\":\"2015-04-25T21:22:34+00:00\",\"dateModified\":\"2015-04-25T21:22:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Let\u00ebrsia, p\u00ebrkthimet dhe identiteti kulturor\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Let\u00ebrsia, p\u00ebrkthimet dhe identiteti kulturor - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Let\u00ebrsia, p\u00ebrkthimet dhe identiteti kulturor - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ndue Ukaj M\u00eb p\u00eblqen t\u2019i filloj k\u00ebto p\u00ebrsiatje, duke e cituar shkrimtarin Italo Calvini. I ftuar nga Universiteti i Harvardit p\u00ebr t\u2019i mbajtur leksionet e njohura q\u00eb para tij i kishin mbajtur shkrimtar\u00ebt e famsh\u00ebm T. S. Elioti, J. L. Borgesi, O. Paz, ai n\u00eb librin \u201cLeksione amerikane\u201d shkroi: \u201dBesimi im n\u00eb t\u00eb ardhmen e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-04-25T21:22:34+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Let\u00ebrsia, p\u00ebrkthimet dhe identiteti kulturor","datePublished":"2015-04-25T21:22:34+00:00","dateModified":"2015-04-25T21:22:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/"},"wordCount":1876,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/","name":"Let\u00ebrsia, p\u00ebrkthimet dhe identiteti kulturor - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg","datePublished":"2015-04-25T21:22:34+00:00","dateModified":"2015-04-25T21:22:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letersia-perkthimet-dhe-identiteti-kulturor\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Let\u00ebrsia, p\u00ebrkthimet dhe identiteti kulturor"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3525"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3525"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3525\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}