{"id":3522,"date":"2010-07-30T06:53:17","date_gmt":"2010-07-30T05:53:17","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3522"},"modified":"2010-07-30T06:53:17","modified_gmt":"2010-07-30T05:53:17","slug":"kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/","title":{"rendered":"&#8216;Kuvendi, Ekonomia dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dosjet e SHISH..&#8217;"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Erjon Bra\u00e7e\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Erjon Bra\u00e7e<\/strong>, <em>INTERVISTE &#8211; 29.07.2010<\/em><\/p>\n<p><strong><em>INTERVISTA E PLOTE &#8211; N\u00ebnkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Bra\u00e7e, shpjegon ngjarjet n\u00eb Kuvend, duke nisur nga sherri i seanc\u00ebs s\u00eb fundit e deri tek miratimi i buxhetit, duke p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme. Bra\u00e7e ndalet tek roli i kryeparlamentares Topalli n\u00eb acarimin e situat\u00ebs parlamentare, si dhe tek fakti q\u00eb grushtet mes deputet\u00ebve e kan\u00eb kthyer parlamentin n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk ka m\u00eb siguri p\u00ebr jet\u00ebn. N\u00eb k\u00ebto kushte, strategjia e deputet\u00ebve t\u00eb majt\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb largimi nga salla, por vet\u00ebmbrojtja me \u00e7do kusht. Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe rritja e buxhetit t\u00eb shtetit n\u00ebp\u00ebrmjet gjobave q\u00eb po u vendosen bizneseve private&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Zoti Bra\u00e7e, koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb par\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e acaruar mes deputet\u00ebve t\u00eb PS dhe kryeparlamentares Topalli q\u00eb \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me debate t\u00eb ashpra, p\u00ebrjashtime e deri bllokim t\u00eb shpenzimeve t\u00eb deputet\u00ebve. P\u00ebrse ndodh kjo?<\/em><br \/>\nJu pyesni dhe keni parasysh kryetarin e Parlamentit italian, gjerman, francez, austriak, danez, anglez; po ndalem k\u00ebtu. Roli i gjithsecilit prej tyre \u00ebsht\u00eb ai i garantit t\u00eb liris\u00eb; p\u00ebr \u00e7do deputet, grup parlamentar dhe gjith\u00eb Parlamentin, pa ndar\u00eb n\u00eb pozit\u00eb apo opozit\u00eb. Administruar nga rregullore t\u00eb gjith\u00ebpranuara e demokratike! Topofina ka bredhur shum\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se cilido nga homolog\u00ebt e saj. I ka vizituar k\u00ebto parlamente. P\u00ebr t\u00eb par\u00eb, jo p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar e marr\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb. Cekt\u00ebsia intelektuale e saj e lejon deri tek konkluzioni: Gjanfrankoja asht&#8217; idhulli jem!<\/p>\n<p>A thua se shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb &#8220;gjuetin\u00eb e saj jarg\u00ebplot\u00eb&#8221; n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb mosh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb tilla gj\u00ebra! Kan\u00eb kaluar 5 vite dhe \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Jozefina Topalli \u00ebsht\u00eb kryetare e Kuvendit p\u00ebr t\u00eb luftuar opozit\u00ebn, lirin\u00eb, t\u00eb drejtat dhe funksionalitetin e deputet\u00ebve t\u00eb saj &#8211; si elementi jetik i demokracis\u00eb; p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebtitur; p\u00ebr t\u00eb vjedhur! Puna e saj kalon n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh! Her\u00ebn e fundit kur jemi takuar, tre muaj m\u00eb par\u00eb, i kam th\u00ebn\u00eb: &#8220;Kuvendi \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij. \u00cbsht\u00eb n\u00eb dit\u00eb t\u00eb zez\u00eb dhe me faqen e zez\u00eb! N\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh \u00e7&#8217;t\u00eb duash: t\u00eb rrish, t\u00eb flesh, t\u00eb \u00e7ohesh, t\u00eb pish (\u00e7do gj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme, duke nisur nga duhani, alkooli m\u00eb i fort\u00eb), t\u00eb dehesh, t\u00eb provokosh, t\u00eb shash, t\u00eb fyesh, t\u00eb rrah\u00ebsh, t\u00eb dhunosh, t\u00eb paguhesh p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfitosh, t\u00eb vjedh\u00ebsh, t\u00eb bredh\u00ebsh, t\u00eb b\u00ebsh nder, t\u00eb pasurohesh e t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb pasur veten, familjarin, mikun, klientin, t\u00eb em\u00ebrosh e shkarkosh, nisur nga interesa personale, jo parime kushtetuese!!!<\/p>\n<p>Por, n\u00eb t\u00eb nuk mund t\u00eb mendosh, t\u00eb flas\u00ebsh, t\u00eb debatosh, t\u00eb gjesh marr\u00ebveshje t\u00eb ndershme, t\u00eb propozosh ligj, t\u00eb diskutosh ligj (n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme, me grupet t\u00eb cil\u00ebve ligji u adresohet apo qoft\u00eb edhe me kolegun p\u00ebrball\u00eb), t\u00eb ndryshosh ligj, t\u00eb votosh ligj, t\u00eb vendos\u00ebsh (p\u00ebr gjera t\u00eb thjeshta apo p\u00ebr borxhet marramend\u00ebse), t\u00eb kontrollosh pushtetin legjislativ apo ekzekutiv, t\u00eb mbash n\u00eb binar\u00eb kushtetues nj\u00eb mori institucionesh pavar\u00ebsia kushtetuese e t\u00eb cilave nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, t\u00eb zgjedh\u00ebsh gjykat\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend!!! M\u00eb tej, n\u00eb t\u00eb nuk mund t\u00eb lexosh, t\u00eb k\u00ebrkosh, t\u00eb arkivosh, t\u00eb pyes\u00ebsh, t\u00eb konsultosh, t\u00eb shkruash, n\u00eb fund t\u00eb fundit, t\u00eb pres\u00ebsh nj\u00eb njeri, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr at\u00eb q\u00eb t\u00eb ka zgjedhur! Pra, n\u00eb t\u00eb as mund t\u00eb punosh, as mund t\u00eb kontrollosh, as mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsosh! Ky \u00ebsht\u00eb Kuvendi i Jozefina Topallit, nuk \u00ebsht\u00eb Kuvendi i popullit!&#8221; Ky \u00ebsht\u00eb Kuvendi! Populli nuk p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb Kuvend dhe kjo \u00ebsht\u00eb kriza e p\u00ebrditshme e Kuvendit! Tani dua t&#8217;ju pyes: Shihni t\u00eb ket\u00eb ndryshuar gj\u00eb?<\/p>\n<p><em>Ju jeni brenda tij, mund t\u00eb na e thoni&#8230;<\/em><br \/>\nPo! Ka ndryshuar dhe p\u00ebr m\u00eb keq! Po ua materializoj me dy fakte: I pari; deputet\u00ebve iu hoq e drejta e vot\u00ebs s\u00eb fsheht\u00eb, n\u00eb rastin e votimit t\u00eb gjykat\u00ebsve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs! Pas 28 qershorit, ky ishte akti tjet\u00ebr q\u00eb d\u00ebshmoi se gjysm\u00eb pushteti nuk e do vot\u00ebn &#8211; nga vota popullore tek vota e deputetit! Pra, procedurat parlamentare t\u00eb parapara n\u00eb Rregullore po shkelen e tjet\u00ebrsohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme p\u00ebr t\u00eb kufizuar opozit\u00ebn dhe fuqin\u00eb e saj! I dyti: siguria e jet\u00ebs brenda n\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb cenuar dhe k\u00ebrc\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb. Kjo po zhb\u00ebn lirin\u00eb brenda institucionit! Brenda n\u00eb Kuvend, ka deputet\u00eb q\u00eb nuk mendojn\u00eb, ndaj e folura, debati p\u00ebr ta &#8220;asht&#8217; fymje&#8221;!<\/p>\n<p>Ata vihen n\u00eb veprim nga urdhri! Ata jan\u00eb gati t\u00eb vrasin n\u00ebse Berisha apo Topalli urdh\u00ebrojn\u00eb k\u00ebshtu! P\u00ebr ta, mu aty n\u00eb Kuvend, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, ka nj\u00eb trup\u00eb polic\u00ebsh t\u00eb Gard\u00ebs &#8211; nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb armatosur, politik\u00eb e jo profesionist\u00eb, t\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb konfrontohen pa shkak me deputet\u00ebt e opozit\u00ebs. M\u00eb keq, t\u00eb ardhur nga nj\u00eb e shkuar problematike n\u00eb raport me ligjin penal, n\u00eb Shqip\u00ebri e jasht\u00eb saj!!! N\u00eb k\u00ebto kushte, jo ikja, por vet\u00ebmbrojtja me \u00e7do kusht, legjitimohet!<\/p>\n<p><em>P\u00ebrse thoni se po cenohet funksionaliteti i deputetit t\u00eb opozit\u00ebs?<\/em><br \/>\nShikoni! Rrogat kan\u00eb qen\u00eb nj\u00ebri nga argumentet n\u00eb nj\u00eb debat banal. N\u00eb fakt, nuk duhet t\u00eb ishte k\u00ebshtu. Rroga p\u00ebr deputetin, n\u00eb kushtet e kufizimeve t\u00eb tjera kushtetuese t\u00eb t\u00eb ardhurave, p\u00ebrcaktohet si nj\u00eb element pavar\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb. K\u00ebshtu p\u00ebrcaktohet edhe n\u00eb Statusin e Deputetit t\u00eb Parlamentit Europian. Shpenzimet e tjera, paguar p\u00ebr deputetin, p\u00ebrcaktohen si shpenzime p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb tij, n\u00eb Kuvend dhe zon\u00ebn elektorale! K\u00ebto para nuk jan\u00eb t\u00eb &#8220;luft\u00ebtares&#8221; Topalli! Ajo mund t&#8217;i vjedh\u00eb, por nuk jan\u00eb t\u00eb sajat. Ajo mund t&#8217;i bllokoj\u00eb dhe kjo ka lidhje vet\u00ebm me pengimin e funksionimit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs: t\u00eb mos l\u00ebviz\u00eb, t\u00eb mos kontaktoj\u00eb, t\u00eb mos komunikoj\u00eb, t\u00eb mos informoj\u00eb, t\u00eb mos p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb!<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe deputet\u00ebt socialist\u00eb nuk e kemi p\u00ebr turp t\u00eb jetojm\u00eb me rrog\u00eb! E di q\u00eb kjo ting\u00ebllon e vjet\u00ebr n\u00eb ambientin natyral t\u00eb Kuvendit: KORRUPSIONIN! Por t\u00eb jetosh ndersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb detyrim p\u00ebr nj\u00eb deputet, politikan. Un\u00eb as kam pasur e as kam thas\u00eb me para! Po hetoj deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb &#8220;t\u00eb ndershmes&#8221; Topalli dhe po k\u00ebrkoj nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjen shkodrane: A ka thes me emrin Curri?<\/p>\n<p><em>Keni denoncuar disa raste abuzimesh financiare t\u00eb kryeparlamentares Topalli me dietat dhe pagat. P\u00ebrflitet nj\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, \u00e7&#8217;p\u00ebrmban ai?<\/em><br \/>\nRasti i dietave \u00ebsht\u00eb i turpsh\u00ebm! Dhe i thjesht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u hetuar e nd\u00ebshkuar! Gjithashtu i provuar! N\u00eb 5 vite, Jozefina Topalli \u00ebsht\u00eb paguar sikur jeton n\u00eb Shkod\u00ebr, kur t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se b\u00ebn jet\u00eb &#8220;Blloku&#8221;. N\u00eb 5 vite, fatura e k\u00ebsaj pagese arrin n\u00eb 20 milion\u00eb lek\u00eb! T\u00eb gjith\u00eb sishok\u00ebt e saj n\u00eb Europ\u00eb, burra e gra, homoseksual\u00eb e lesbike, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen n\u00eb raste t\u00eb ngjashme. \u00cbsht\u00eb mbrojtur duke th\u00ebn\u00eb se ajo nuk firmos! G\u00ebnjen! Ajo firmos dhe merr! Dietat jan\u00eb &#8220;pare xhepi&#8221;! Po hetoj nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tender\u00ebt e Kuvendit dhe po k\u00ebrkoj p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjen m\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb ambientet e biznesit: \u00c7do vula e noter Ndoc Topallit mbi dokumentet e firmave pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tender\u00ebt e Kuvendit, nj\u00eb pjes\u00eb fituese? Nuk ka ende kall\u00ebzim penal p\u00ebr to!<\/p>\n<p>Por, ju garantoj se do t\u00eb ket\u00eb Komision Hetimor Parlamentar n\u00eb vjesht\u00eb, i cili do t\u00eb hetoj\u00eb financat publike t\u00eb Kuvendit dhe propozoj\u00eb reform\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr buxhetimin e tyre! N\u00eb seanc\u00ebn e fundit t\u00eb parlamentit opozit\u00ebs iu mohua e drejta p\u00ebr t\u00eb diskutuar buxhetin nen p\u00ebr nen. Pse? Sepse opozita duhet luftuar! Qeveria e humbi debatin p\u00ebr buxhetin 7 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ndaj opozita nuk duhej l\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb fliste! N\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me Rregulloren e Kuvendit, e cila, garantonte t\u00eb drejt\u00ebn e diskutimit 5 minuta p\u00ebr \u00e7do nen! Ne ishim gati p\u00ebr t&#8217;u treguar shqiptar\u00ebve, nen p\u00ebr nen, se si t\u00eb ardhurat e tyre do t\u00eb pak\u00ebsoheshin, vendet e pun\u00ebs do t\u00eb mbylleshin dhe borxhet e Qeveris\u00eb do t&#8217;i rr\u00ebnonin p\u00ebr fare! P\u00ebrtej k\u00ebsaj, ajo seanc\u00eb ishte e turpshme!<\/p>\n<p>Burri i nj\u00eb gruaje, babai i nj\u00eb vajze, gjyshi i disa mbesave, Kryeministri i Kombit, Sali Berisha, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike q\u00eb po kalon \u00e7do familje shqiptare pas rr\u00ebnimit t\u00eb &#8217;97-\u00ebs, q\u00eb pyet deputet\u00ebt e opozit\u00ebs: A keni kokrra? Mi tregoni dot kokrrat? Dhe qeshte, duke treguar s\u00ebmundjen e tij! Ju k\u00ebrkoj ndjes\u00eb, por Kryeministri i nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s pyeste n\u00eb Kuvend, n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb publike dhe e kish fjal\u00ebn p\u00ebr &#8220;koqet&#8221;!!!!!! Nuk di \u00e7&#8217;kan\u00eb menduar gruaja, vajza apo mbesat e tij tek e d\u00ebgjonin!<\/p>\n<p><em>Diskutimi u prish me gjith\u00eb seanc\u00ebn kur ju jeni sulmuar nga deputeti Lefter Maliqi&#8230;<br \/>\n<\/em>Nuk pati fare diskutim qyshkur Sali Berisha kuptoi se do ta humbte s\u00ebrish debatin! Debatin e &#8220;vrau&#8221; Jozefina Topalli! Pjesa tjet\u00ebr ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb q\u00eb ju thash\u00eb, sigurin\u00eb e jet\u00ebs brenda Kuvendit! Besoj i keni par\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e &#8220;Lef-esit t\u00eb Jozefin\u00ebs&#8221; k\u00ebto dit\u00eb. Konfirmon se urdhrat p\u00ebr sulm e dhunim, brenda n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit i jep Sali Berisha e Jozefina Topalli. Gjithnj\u00eb n\u00ebn kujdestarin\u00eb e Komandantit t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs (edhe ky ish-truproj\u00eb e familjes), drejtues i trup\u00ebs problematike t\u00eb polic\u00ebve brenda Kuvendit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mossigurin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve!<\/p>\n<p>At\u00eb sulm e organizoi dhe e nxiti Jozefina Topalli! U pam\u00eb sy m\u00eb sy dhe ishim 2 metra larg! E pash\u00eb kur nxiti &#8220;Lef-esin&#8221; e saj t\u00eb m\u00eb godiste! Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb vet\u00eb Jozefina Topalli u kujdes t\u00eb zhdukte nga \u00e7do media, \u00e7do edicion lajmesh, pamjet e atij sulmi t\u00eb dhunsh\u00ebm! E b\u00ebri ajo personalisht! P\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb saj un\u00eb i kam pamjet dhe kjo histori do t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund! Nj\u00ebher\u00ebsh, besoj se ai sulm i dhunsh\u00ebm ka ndryshuar Kuvendin! Nga ajo dit\u00eb, n\u00eb kushtet e nj\u00eb sigurie t\u00eb till\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, vet\u00ebmbrojtja me \u00e7do mjet e m\u00ebnyr\u00eb, legjitimohet!<\/p>\n<p><em>Deputeti Maliqi thot\u00eb se ju po fyenit Kryetaren dhe se kishit shishe uji n\u00eb dore&#8230;<br \/>\n<\/em>Zoti Ru\u00e7i m\u00eb tha se Jozefina Topalli kish pasur k\u00ebto pretendime! Ju thash\u00eb ishte ajo q\u00eb organizoi dhe alibin\u00eb. Dua t&#8217;ju them se nuk e kam fyer. I kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn! Kur i hoqi fjal\u00ebn deputet\u00ebve dhe e motivonte k\u00ebt\u00eb me procedurat parlamentare i kam th\u00ebn\u00eb: &#8220;IDIOTE&#8221;! Sipas fjalorit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe do t\u00eb thot\u00eb: &#8220;IDIOT,-I \/2. ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb i trash\u00eb nga mendja; ai q\u00eb sillet, flet a vepron si i till\u00eb (edhe shar.) (edhe p\u00ebrd.mb.). Fjal\u00eb idioti. Sjellje (pun\u00eb) idioti. \u00c7far\u00eb idioti! Fem. IDIOT\/E, -JA sh. -E, -ET.&#8221;.<\/p>\n<p>Kur nisi t\u00eb interpretonte Rregulloren p\u00ebr t\u00eb motivuar heqjen e fjal\u00ebs deputet\u00ebve, i kam th\u00ebn\u00eb &#8220;INJORANTE&#8221;! Sipas fjalorit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe do t\u00eb thot\u00eb: &#8220;INJORANT,-I m. sh. -E, -ET. 1. Njeri i paditur, njeri i pashkoll\u00eb (edhe p\u00ebrd. mb).\/2. keq. Ai q\u00eb njeh di\u00e7ka fare cek\u00ebt; ai q\u00eb nuk i kupton fare gj\u00ebrat ose i kupton keq ato; njeri i pagdhendur q\u00eb nuk di t\u00eb sillet n\u00eb jet\u00eb (edhe p\u00ebrd. mb). Injorant i madh. Injorant n\u00eb politik\u00eb (n\u00eb muzik\u00eb, n\u00eb art)&#8221;. A ka shqiptar, i madh apo i vog\u00ebl, burr\u00eb apo grua, i cili kur sheh e d\u00ebgjon Kuvendin, nuk e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr Jozefina Topallin? Pretendimi tjet\u00ebr ishte p\u00ebr ujin? Kryetarja e Kuvendit \u00ebsht\u00eb e vetmja grua q\u00eb ka frik\u00eb nga uji! Ka t\u00eb tjer\u00eb aty n\u00eb Kuvend q\u00eb ujin e p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb para, Topalli e sheh si rrezik! Un\u00eb nuk mund ta dija k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p><em>Zoti Bra\u00e7e, dy \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ngrit\u00ebn n\u00eb kulm tensionin n\u00eb Kuvend ishin Ligji &#8220;P\u00ebr Ndryshimet n\u00eb Buxhet&#8221; dhe ai &#8220;P\u00ebr SHISH&#8221;. Dua t&#8217;ju pyes s\u00eb pari p\u00ebr Buxhetin, p\u00ebrse e kund\u00ebrshtoni? Ai materializoi rekomandimet p\u00ebr shkurtime t\u00eb FMN, nuk preku paga e pensione, t\u00eb cilat u rrit\u00ebn&#8230;<\/em><br \/>\n&#8220;Ndryshimet n\u00eb Buxhet&#8221; reflektuan kriz\u00ebn e ekonomis\u00eb reale. Qeveria, vjet n\u00eb dhjetor, i b\u00ebri llogarit\u00eb buxhetore mbi nj\u00eb rritje ekonomike prej 6 %, sot, n\u00eb let\u00ebr \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 2 %! Ndryshimet reflektuan t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ekonomis\u00eb; pasoja: ulja e t\u00eb ardhurave, shkurtimi i shpenzimeve (kryesisht ato p\u00ebr investime)! Llogarit\u00eb u b\u00ebn\u00eb gabim s\u00ebrish: Qeveria parashikon rritje ekonomike n\u00eb vijim 5.5 %, FMN 2.3 %, p\u00ebr 2011-Qeveria 6.5 %, FMN 3.2 %, p\u00ebr 2012-Qeveria 7.1%, FMN 3.6 %, p\u00ebr 2013-Qeveria 6.7 %, FMN 4.2 %! Pasoja: \u00c7do shif\u00ebr e rritjes ekonomike e parashikuar gabim dhe kaq lart, n\u00eb momentin q\u00eb nuk realizohet, p\u00ebrmbys llogarit\u00eb, reflekton munges\u00eb t\u00eb ardhurash e detyron domosdo shkurtim t\u00eb shpenzimeve, duke e tkurrur edhe m\u00eb ekonomin\u00eb, rritur papun\u00ebsin\u00eb e varf\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n<p>Rruga tjet\u00ebr mbetet ajo e mbulimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb munguara me borxh, duke e rritur at\u00eb! Fakti \u00ebsht\u00eb ky: Diferenca mes &#8220;parashikimit realist&#8221; t\u00eb FMN dhe &#8220;parashikimit politik&#8221; t\u00eb Qeveris\u00eb, p\u00ebr rritjen e ekonomike, b\u00ebn q\u00eb borxhi publik t\u00eb arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb 62.5 % e GDP, t\u00eb rritet vit pas viti, deri n\u00eb 68.1 % t\u00eb GDP n\u00eb 2013! Ky \u00ebsht\u00eb borxhi zyrtar, ai i fshehti \u00ebsht\u00eb sot mbi 100 %! Kjo praktikisht na falimenton! Un\u00eb e di q\u00eb Sali Berisha e sheh veten n\u00eb pasqyr\u00eb dhe i p\u00eblqen ta g\u00ebnjej\u00eb, por shqiptar\u00ebt nuk do ta falin m\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb! Qeveria e ka favorizuar kriz\u00ebn e ekonomis\u00eb reale. S\u00eb pari, n\u00eb buxhet dhe d\u00ebshtimin e tij. S\u00eb dyti, n\u00eb funksionimin e tregjeve nga buron dhe zhvillimi! P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn, u b\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se Qeveria ka qen\u00eb e paaft\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb t\u00eb ardhurat e planifikuara. N\u00eb 6 muaj nuk arriti t\u00eb ark\u00ebtoj\u00eb n\u00eb buxhet 16.1 miliard\u00eb lek\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00ebse Qeveria nuk do t\u00eb rriste represionin mbi bizneset do t\u00eb mungonin edhe m\u00eb shum\u00eb. Kjo zgjedhje e dhunshme e Qeveris\u00eb po i kthen kusurin: Qeveria e Sali Berish\u00ebs, n\u00eb 6 muaj ka vendosur 2.7 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja gjoba, duke shtyr\u00eb n\u00eb mbyllje aktiviteti deri falimentim disa qindra biznese! Ky \u00ebsht\u00eb demi. Dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb vijim: p\u00ebr 2009-\u00ebn, Qeveria e Sali Berish\u00ebs vendosi 3.4 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja gjoba mbi biznesin!!!<br \/>\nN\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr, Qeveria ka qen\u00eb e falimentuar n\u00eb realizimin e investimeve publike q\u00eb mund t\u00eb ndihmonin ekonomin\u00eb. Shihini shifrat e realizimit: Min. Ekonomis\u00eb 21 %, Min. Bujq\u00ebsis\u00eb 6 %, Min. Pun\u00ebve Publike 61 %, Min. Arsimit 7 %, Min. Turizmit etj., 18 %, Min. Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb 19 %, Min. Drejt\u00ebsis\u00eb 9 %, Min. Pun\u00ebs 12 %, Min. Mjedisit 17 %! Ka edhe m\u00eb keq: Deficiti buxhetor arriti n\u00eb 209 %, nd\u00ebrsa huamarrja e brendshme arriti n\u00eb 254 %! Vet\u00ebm p\u00ebr kaq do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb me shkelma byth\u00ebve t\u00eb rrumbullakosura, ministrat e k\u00ebsaj Qeverie!!<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn, Qeveria ka qen\u00eb e vendosur t\u00eb tkurr lirin\u00eb ekonomike! Liria ekonomike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrthyer teorikisht p\u00ebr \u00e7do qytetar n\u00eb: Mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur burimet ekonomike, komb\u00ebtare e lokale, p\u00ebr q\u00ebllime konsumi, prodhimi, shk\u00ebmbimi, pra tregtie; p\u00ebrfitimet ekonomike q\u00eb nj\u00eb njeri ka, do t\u00eb varen gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr nga burimet q\u00eb ai zot\u00ebron apo disponon, mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ai ka p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrdorur si dhe, nga kushtet e shk\u00ebmbimit ku funksionimi konkurrues i tregjeve \u00ebsht\u00eb jetik!<br \/>\nEkonomia, tregu \u00ebsht\u00eb i kapur dhe kriza buron k\u00ebtu! Burimet ekonomike komb\u00ebtare administrohen ekskluzivisht e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb korruptuar nga Qeveria apo jepen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po t\u00eb korruptuar n\u00eb nj\u00eb grusht njer\u00ebz, klient\u00eb politik\u00eb t\u00eb saj, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt q\u00eb kontrollojn\u00eb n\u00eb kushte monopoli dhe oligopoli tregjet m\u00eb fitimprur\u00ebse!<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e reja, raportuar n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve p\u00ebr xhiron vjetore p\u00ebr 2009-\u00ebn: Tregu i Energjis\u00eb (xhiro vjetore mbi 600 mln eu), tregu i hidrokarbureve (xhiro vjetore mbi 800 mln eu), tregu i telefonis\u00eb (xhiro vjetore mbi 500 mln eu), tregu i pun\u00ebve publike- kontratave qeveritare (xhiro vjetore &#8217;09, mbi 750 mln eu), tregu i importit t\u00eb grurit, prodhimit dhe shitjes s\u00eb miellit p\u00ebr buk\u00eb (xhiro vjetore &#8217;09, mbi 85 mln eu), tregu i duhanit (xhiro vjetore &#8217;09, mbi 150 mln eu), tregu i \u00e7imentos (xhiro vjetore &#8217;09, mbi 120 mln eu) tregu i transportit ajror (xhiro vjetore &#8217;09, mbi 90 mln eu), tregu i sh\u00ebrbimit t\u00eb automjeteve (xhiro vjetore &#8217;09, mbi 22 mln eu), tregu i pullave fiskale (xhiro vjetore &#8217;09, mbi 150 mln eu), tregu i koncesioneve (energji, \u00e7imento, uj\u00eb), kontrata t\u00eb n\u00ebnshkruar me nj\u00eb vler\u00eb 244.8 mld lek\u00eb, 1.8 mld eu), tregu primar dhe sekondar i bonove t\u00eb thesarit, jan\u00eb n\u00eb kushtet e monopolit shtet\u00ebror, monopolit t\u00eb nj\u00eb kompanie private, oligopolit dhe abuzimit me pozit\u00ebn dominuese n\u00eb treg!<\/p>\n<p>K\u00ebto tregje jo konkurruese q\u00eb xhiruan p\u00ebr 2009 5.5 miliard\u00eb euro kontrollohen nga vet\u00ebm 60 kompani! T\u00eb gjitha t\u00eb af\u00ebrta me klient\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Sali Berish\u00ebs! Kan\u00eb em\u00ebr e mbiem\u00ebr, tani jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur! Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse k\u00ebto kompani dhe Sali Berisha me 40 ministra e z\u00ebvend\u00ebsministra, kan\u00eb para dhe qytetar\u00ebt vet\u00ebm paguajn\u00eb e nuk kan\u00eb m\u00eb para! Burimet ekonomike dhe tregjet jan\u00eb kapur. Kjo po e rr\u00ebnon ekonomin\u00eb reale!<\/p>\n<p><em>Mund t\u00eb m\u00eb thoni si funksionon kjo?<\/em><br \/>\n\u00cbsht\u00eb e thjesht\u00eb! Po ju jap disa shembuj:<br \/>\nI pari; Qeveria i kaloi monopolin e rrjetit komb\u00ebtar t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike, p\u00ebrmes nj\u00eb procedure t\u00eb korruptuar, nj\u00eb kompanie t\u00eb huaj. Kjo kompani, brenda vitit 2009 ka dyfishuar xhiron, ka rritur \u00e7mimet dhe qytetar\u00ebt kan\u00eb paguar fatura deri 40 % m\u00eb t\u00eb larta!!!<br \/>\nI dyti; Qeveria i kaloi monopolin e p\u00ebrpunimit e m\u00eb pas monopolin e tregtimit t\u00eb gazoilit D2, p\u00ebrmes nj\u00eb procedure t\u00eb korruptuar dhe vendimi antikushtetues, nj\u00eb grupi privat. Ky grup, brenda vitit 2009 vendos dominim t\u00eb plot\u00eb mbi tregun dhe rrit me gati 40 % xhiron vjetore deri n\u00eb 298 milion\u00eb euro!!!<br \/>\nI treti; Qeveria p\u00ebrmes vendimeve e garave t\u00eb korruptuara e ka kufizuar tregun e pun\u00ebve publike! Kontratat qeveritare p\u00ebr pun\u00eb publike po p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb vet\u00ebm 4-5 kompani, Bechtel, Gener2, Salillari, Acmar apo Alpine, SCT! Tregu nuk ka konkurrenc\u00eb dhe Ministria e Financave analizon e sh\u00ebnon se si kostoja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr 1 km rrug\u00eb rritet \u00e7do vit me mbi 20-30% t\u00eb parashikimit!!!<br \/>\nI kat\u00ebrti; Qeveria me vendime administrative, politike, abuzive deri kriminale, pastroi tregun e transportit ajror. I b\u00ebri vend kompanis\u00eb Belle Air, e cila brenda vitit 2009 vendos dominimin e plot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg dhe thuajse trefishon xhiron deri n\u00eb 70 milion\u00eb euro!!!! Ja, k\u00ebshtu funksionon: shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb, k\u00ebta p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00eb tregje ku jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebm ose dominojn\u00eb e abuzojn\u00eb!<br \/>\nKJO \u00cbSHT\u00cb GOMORRA JON\u00cb!<\/p>\n<p><em>Zoti Bra\u00e7e, ligji p\u00ebr SHISH duket se \u00ebsht\u00eb beteja e radh\u00ebs mes Kryeministrit Berisha dhe opozit\u00ebs. Kryeministri po insiston fort kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve. Ka ndonj\u00eb arsye n\u00eb analiz\u00ebn q\u00eb ju i b\u00ebni?<\/em><br \/>\nDuket qart\u00eb: Dikush k\u00ebrkon kok\u00ebn e Drejtorit t\u00eb SHISH! Bashk\u00eb me t\u00eb dhe t\u00eb Sh\u00ebrbimit, nj\u00ebri nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit n\u00eb radh\u00ebn e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend! Zgjedhja e Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar fort p\u00ebrball\u00eb NATO-s dhe SHBA, tregon qart\u00eb se t\u00eb kujt an\u00eb jan\u00eb aleat\u00ebt e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje! Ata jan\u00eb individ\u00eb, grupe kriminale deri sh\u00ebrbime, shum\u00eb influente mbi t\u00eb, Sali Berish\u00ebn dhe gjysm\u00eb pushtetin e tij! Natyrisht, interesat jan\u00eb puqur! Po t\u00eb lexosh nenet e reja t\u00eb ligjit p\u00ebr SHISH kupton p\u00ebrse Sali Berisha k\u00ebrkon t\u00eb shkarkoj\u00eb Drejtorin e Sh\u00ebrbimit, p\u00ebrse k\u00ebrkon t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb direkt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje operative t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe p\u00ebrse k\u00ebrkon t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb direkt n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e nd\u00ebrtuara mes SHISH dhe sh\u00ebrbimeve aleate!<\/p>\n<p>Por, un\u00eb mendoj se raportimi publik, serioz e profesional i SHISH n\u00eb Komisionin e Siguris\u00eb n\u00eb Kuvend, riaktivizoi sulmin ndaj SHISH. N\u00eb planin njer\u00ebzor, sulm katil tipik i Mafia-s. N\u00eb planin komb\u00ebtar, me rrezik shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb! N\u00eb Komision, mes deputet\u00ebve \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr deputet\u00eb e funksionar\u00eb t\u00eb shtetit, em\u00ebrimi i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb sponsorizuar nga grupe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. Ata arrijn\u00eb deri n\u00eb nivele vendimmarr\u00ebse dhe p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb njoftuar Kryeministri! N\u00eb Komision \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr kriminalizim t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit, dep\u00ebrtim n\u00eb t\u00eb, t\u00eb grupeve kriminale, vendase e t\u00eb huaja, e kamuflim ligjor t\u00eb parave t\u00eb ardhura nga aktivitetet kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb Komision \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr agresion t\u00eb mafias ruse, serbe e m\u00eb gjer\u00eb, mbi ekonomin\u00eb e vendit, kamufluar pas biznesmen\u00ebve t\u00eb huaj, kryesisht n\u00eb energjetik\u00eb e nd\u00ebrtim. N\u00eb Komision \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb madhe t\u00eb investitor\u00ebve rus\u00eb e serb\u00eb, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sektor\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit, kryesisht energji, me synim diktimin m\u00eb pas t\u00eb vendimmarrjes politike e strategjike t\u00eb vendit. N\u00eb Komision \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb madhe p\u00ebr ta paraqitur Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend multietnik dhe se regjistrimi i ri mbi baza etnike e fetare ndihmon k\u00ebt\u00eb strategji antishqiptare. N\u00eb komision \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr rrjedh\u00eb informacioni nga diplomat\u00eb tan\u00ebt n\u00eb homolog\u00eb t\u00eb tyre, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vendeve joan\u00ebtare t\u00eb NATO-s! Kudo ku t\u00eb thuheshin k\u00ebto, do t\u00eb dridhej shteti e nd\u00ebrroheshin sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e shtetit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erjon Bra\u00e7e, INTERVISTE &#8211; 29.07.2010 INTERVISTA E PLOTE &#8211; N\u00ebnkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Bra\u00e7e, shpjegon ngjarjet n\u00eb Kuvend, duke nisur nga sherri i seanc\u00ebs s\u00eb fundit e deri tek miratimi i buxhetit, duke p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme. Bra\u00e7e ndalet tek roli i kryeparlamentares Topalli n\u00eb acarimin e situat\u00ebs parlamentare, si dhe tek [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>&#039;Kuvendi, Ekonomia dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dosjet e SHISH..&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&#039;Kuvendi, Ekonomia dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dosjet e SHISH..&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Erjon Bra\u00e7e, INTERVISTE &#8211; 29.07.2010 INTERVISTA E PLOTE &#8211; N\u00ebnkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Bra\u00e7e, shpjegon ngjarjet n\u00eb Kuvend, duke nisur nga sherri i seanc\u00ebs s\u00eb fundit e deri tek miratimi i buxhetit, duke p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme. Bra\u00e7e ndalet tek roli i kryeparlamentares Topalli n\u00eb acarimin e situat\u00ebs parlamentare, si dhe tek [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-30T05:53:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8216;Kuvendi, Ekonomia dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dosjet e SHISH..&#8217;\",\"datePublished\":\"2010-07-30T05:53:17+00:00\",\"dateModified\":\"2010-07-30T05:53:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/\"},\"wordCount\":3736,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/\",\"name\":\"'Kuvendi, Ekonomia dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dosjet e SHISH..' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg\",\"datePublished\":\"2010-07-30T05:53:17+00:00\",\"dateModified\":\"2010-07-30T05:53:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8216;Kuvendi, Ekonomia dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dosjet e SHISH..&#8217;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"'Kuvendi, Ekonomia dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dosjet e SHISH..' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"'Kuvendi, Ekonomia dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dosjet e SHISH..' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Erjon Bra\u00e7e, INTERVISTE &#8211; 29.07.2010 INTERVISTA E PLOTE &#8211; N\u00ebnkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Bra\u00e7e, shpjegon ngjarjet n\u00eb Kuvend, duke nisur nga sherri i seanc\u00ebs s\u00eb fundit e deri tek miratimi i buxhetit, duke p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme. Bra\u00e7e ndalet tek roli i kryeparlamentares Topalli n\u00eb acarimin e situat\u00ebs parlamentare, si dhe tek [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-30T05:53:17+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8216;Kuvendi, Ekonomia dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dosjet e SHISH..&#8217;","datePublished":"2010-07-30T05:53:17+00:00","dateModified":"2010-07-30T05:53:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/"},"wordCount":3736,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/","name":"'Kuvendi, Ekonomia dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dosjet e SHISH..' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg","datePublished":"2010-07-30T05:53:17+00:00","dateModified":"2010-07-30T05:53:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuvendi-ekonomia-dhe-cfare-ka-ne-dosjet-e-shish\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8216;Kuvendi, Ekonomia dhe \u00e7far\u00eb ka n\u00eb dosjet e SHISH..&#8217;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3522"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3522\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}