{"id":3504,"date":"2010-07-27T22:51:26","date_gmt":"2010-07-27T21:51:26","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3504"},"modified":"2010-07-27T22:51:26","modified_gmt":"2010-07-27T21:51:26","slug":"arti-i-rrefimit-faustian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/","title":{"rendered":"Arti i rr\u00ebfimit faustian"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Ndue Ukaj\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p>(<em>Rromani \u201cNj\u00eb nat\u00eb n\u00eb Lisbon\u00eb\u201d i shkrimtarit Erich Maria Remarkes<\/em>)<\/p>\n<p><strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p>Tekstet letrare narrative, jan\u00eb struktura t\u00eb hapura komunikuese, prej t\u00eb cilave z\u00ebn\u00eb fill kuptimet infinite, sipas Umberto Ecos, nga fakti se teksti letrar, sipas k\u00ebtij semiologu e shkrimtari, \u00ebsht\u00eb makin\u00eb e krijuar, p\u00ebr nxjerrjen e apo reflektimin e interpretimeve. Duke ndjekur k\u00ebt\u00eb linj\u00eb t\u00eb mendimeve, synoj t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb pyllin e narrativ t\u00eb shkrimtarit gjerman Erich Maria Remarkes, gjegj\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebr tiparet karakterizuese t\u00eb romanit \u201cNj\u00eb Nat\u00eb n\u00eb Lisbon\u00eb\u201d (1964), i cili eshte i p\u00ebrkthyer edhe ne shqip, nga Aristidh Ristani.<\/p>\n<p>\u00c7do interpretim letrar, b\u00ebhet n\u00eb relacion interaktiv me tekstin, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb komplekse, e konstruktuar nga gjuha specifike, apo p\u00ebrdorimi specifik i saj dhe nga sekuenca t\u00eb shum\u00ebfishta, ku dimensionet semantike dhe estetike, jan\u00eb shtresa t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsishme, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb tekstit dhe s\u00eb k\u00ebndejmi, t\u00eb lexuesit model. N\u00eb procesin e konstruktimit t\u00eb mendimeve p\u00ebr nj\u00eb tekst narrativ, interpretimi letrar, i par\u00eb nga perspektiva e Kritik\u00ebs s\u00eb Re (New Criticism), orientohet te vet\u00eb teksti letrar, te qenia e tij autonome. Nd\u00ebrkaq, semiologu italian Umberto Eco ka nj\u00eb metafor\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr tekstin, i cili, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb \u201cpiknik\u201d ku autor\u00ebt sjellin fjal\u00ebt e tyre, nd\u00ebrsa lexuesit ndjesit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p><strong>Loja narrative<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb anije n\u00eb limanin e Lisbon\u00ebs dhe nj\u00eb burr\u00eb i vetmuar, i cili endet me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb pamundur, t\u00eb largohet p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb, jan\u00eb imazhet q\u00eb fillojn\u00eb narracionin e romanit \u201cNj\u00eb nat\u00eb n\u00eb Lisbon\u00eb\u201d t\u00eb shkrimtarit Erih Maria Remark. Kjo hyrje, e tipit in medias res, e p\u00ebrmbys paradoksalisht gjendjen emocionale t\u00eb k\u00ebtij njeriu t\u00eb panjohur dhe kthen kahen e narracionit n\u00eb drejtim tjet\u00ebr. Ai takon nj\u00eb njeri tjet\u00ebr t\u00eb panjohur, gjithashtu refugjat\u00eb, i cili, ia ofron dy bileta p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb, mir\u00ebpo, me nj\u00eb kusht krejt\u00ebsisht t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, t\u00eb d\u00ebgjoi nga ai, p\u00ebrgjat\u00eb asaj nate, historin\u00eb e arratisjes s\u00eb tij, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dram\u00eb e thell\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Kjo anije, e cila do t\u00eb ishte shp\u00ebtim p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr faktin se qyteti m\u00eb i bukur n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb ai ku njeriu rron i lumtur, b\u00ebhet shenj\u00eb e motivueshme, e cila e cyt t\u00eb d\u00ebgjoi historin\u00eb tragjike t\u00eb njeriut q\u00eb ja ofroi papritur e kujtuar dy bileta, e t\u00eb cilat bileta kan\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrlidhje semantike e semiotike me k\u00ebt\u00eb anije, si instanc\u00eb ideo-letrare q\u00eb projekton dhe motivon shp\u00ebtimin. Anija, nuk \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e rast\u00ebsishme e romanit. Kjo shenj\u00eb, e transfiguruar n\u00eb figur\u00eb letrare, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb romanit n\u00ebnkuptohet se esencialisht, \u00ebsht\u00eb intenca e romanit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb fabul\u00ebs s\u00eb tekstit n\u00eb fjal\u00eb, anija zhvendoset nga v\u00ebmendja e narratorit dhe nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e loj\u00ebs narrative, mir\u00ebpo shtjellimi i historis\u00eb, shpie te fundi, i cili e rikthen anijen, prandaj ajo intencionalisht b\u00ebhet paradigm\u00eb letrare, do t\u00eb thosha nj\u00eb shenj\u00eb tipologjikisht e motivueshme letrare, e cila shenjon nj\u00ebher\u00ebsh edhe modusin narrativ, at\u00eb korpus t\u00eb ideve dhe projektimeve filozofike t\u00eb autorit. Si shenj\u00eb letrare, n\u00ebse e analizojm\u00eb n\u00eb planin empirik p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, anija nd\u00ebrfut intertekstin letrar dhe evokon Ark\u00ebn e shp\u00ebtimit t\u00eb Nohes biblik, edhe pse kjo sekuence letrare p\u00ebrmendet vet\u00ebm shkarazi n\u00eb tekst.<\/p>\n<p>Autori p\u00ebrmes k\u00ebsaj simbolike letrare, krijon analogji dhe mjesht\u00ebrisht i \u201cdeshifron\u201d shenjat e n\u00ebnkuptueshme t\u00eb tekstit letrar, p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb narracioni q\u00eb t\u00eb rr\u00ebmben me fuqin\u00eb e tij dinamike dhe teknikat e shum\u00ebfishta t\u00eb rr\u00ebfimit. Autori, duke e evokuar n\u00eb tekst imagjinar, k\u00ebt\u00eb simbolike biblike, sforcon dimensionet e shum\u00ebfishta semantike q\u00eb kan\u00eb sinonim shp\u00ebtimin, si katharsis letrar, brenda nj\u00eb konteksti tmerr\u00ebsisht t\u00eb zymt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn marrin jet\u00eb personazhet e Remarkes dhe nga ku konotojn\u00eb idet\u00eb letrare t\u00eb romanit.<\/p>\n<p>Autori e nd\u00ebrton tekstin brenda nj\u00eb konteksti kohor t\u00eb afishuar, por me nj\u00eb pik\u00ebmb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme tek empiria, p\u00ebr jet\u00ebn dhe let\u00ebrsin\u00eb. Ky segment letrar, funksionalizon diskursin biblik, ve\u00e7an\u00ebrisht topik\u00ebn e mir\u00ebnjohur p\u00ebr Ark\u00ebs s\u00eb Nohes. Duke e nd\u00ebrfut k\u00ebt\u00eb ide empirike, si shenj\u00eb letrare, autori \u201czbulon\u201d realitetin imagjinar t\u00eb heroit, i cili gjat\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtimi me p\u00ebrmasa odisejade, k\u00ebrkon me ngulm Itak\u00ebn, ikjen nga ferri i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, drejt tok\u00ebs s\u00eb premtuar, q\u00eb identifikohej at\u00ebbot\u00eb me Amerik\u00ebn, p\u00ebrmes nj\u00eb anije q\u00eb niset nga limanet e Lisbon\u00ebs.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo anije, si sinonim i shp\u00ebtimit, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebmb\u00ebshtetje prej ku z\u00eb fill narracioni i romanit n\u00eb fjal\u00eb dhe brenda k\u00ebtij qerthulli narrativ, zhvillohet totaliteti i nj\u00eb historie thell\u00ebsisht tragjike, ku g\u00ebrshetohen fuqish\u00ebm pasioni i dashuris\u00eb n\u00eb koh\u00eb lufte, n\u00eb dyluftim me urrejtjen, politikat e koh\u00ebs, krizat e thella identitare, elemente k\u00ebto letrare q\u00eb p\u00ebrcillen tek lexuesi n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb dimensioni t\u00eb thell\u00eb psikologjik e etik, ku ndeshim her\u00eb koncepcionet romantike p\u00ebr tekstin letrar dhe her\u00eb ato realiste. Kjo l\u00ebvizje letrare n\u00eb tekst, i jep mund\u00ebsi autorit t\u00eb sforcoj statusin e tekstit, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh tablo jet\u00ebsore dhe gjendjen psikologjike t\u00eb personazheve, nga prizma t\u00eb shum\u00ebfishta dhe perceptime universale.<\/p>\n<p><strong>Konfrontimi i reales dhe ireal\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Pran\u00eb k\u00ebsaj anije, si shenj\u00eb simbolike dhe e motivueshme narrative, lexuesi ndesh dy personazhe, q\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh jan\u00eb dy bot\u00eb, dy tregime, q\u00eb brenda nj\u00eb nate n\u00ebp\u00ebr kafet\u00eb e Lisbon\u00ebs, riprodhojn\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb arratisje, nga Gjermania naziste, n\u00ebp\u00ebr Zvic\u00ebr, Austri, Spanj\u00eb e Portugali, deri te fundi tragjik, pran\u00eb limanit t\u00eb Lisbon\u00ebs. K\u00ebta dy personazh, jan\u00eb dy bot\u00eb, t\u00eb cilat konfrontojn\u00eb heshtur, por thell\u00eb, iluzionet dhe realitetin. Ky \u00ebsht\u00eb fati i emigrantit, i cili sipas autorit \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb jet\u00eb tragjik, ngase ajo \u00ebsht\u00eb: nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb s\u2019mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vend, q\u00eb nuk i lejohet kurr\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb rrotullohet gjithnj\u00eb. Jeta e emigrantit.<\/p>\n<p>Duke rr\u00ebfyer dram\u00ebn njer\u00ebzore t\u00eb Jozef Shfarcit, e cila dram\u00eb e rr\u00ebmben burrin e panjohur t\u00eb pranoi e t\u00eb d\u00ebgjoi golgot\u00ebn e arratisjes s\u00eb tij, autori p\u00ebr\u00e7on mesazhe t\u00eb fuqishme, t\u00eb cilat shp\u00ebrthejn\u00eb bashk\u00eb me zb\u00ebrthimin e enigm\u00ebs s\u00eb fabul\u00ebs. Ai ka dy bileta, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrmbyll aventur\u00ebn e tij romantik, prandaj k\u00ebto dy bileta d\u00ebshiron t\u2019ia fal\u00eb njeriut t\u00eb panjohur, sepse jan\u00eb fundi i arratisjes s\u00eb tij, nj\u00eb fund tmerr\u00ebsisht tragjik, q\u00eb e v\u00eb lexuesin para p\u00ebrsiatjeve t\u00eb thella etike e filozofike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, shkrimtari n\u00ebp\u00ebrmjet personazhit Jozef Shfarcit d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrcjell te njeriu i panjohur dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb implicite te lexuesi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb premtuar, nj\u00eb testament thell\u00ebsisht tragjik, se toka e premtuar nuk arrihet leht\u00eb, mbase ajo nuk ndodhet p\u00ebrtej, sepse ajo mbetet vet\u00ebm nj\u00eb projektim fiksional.<\/p>\n<p>Heroi i romanit, Shfarci, nj\u00eb njeri q\u00eb jeton me identitet t\u00eb rrem\u00eb, sepse rron me dokumentet e nj\u00eb t\u00eb vdekuri, duke ju ikur nazist\u00ebve q\u00eb e ndiqnin, mban emrin e nj\u00eb njeriu t\u00eb vdekur, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga mij\u00ebra t\u00eb p\u00ebrndjekurit e luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, i cili duke k\u00ebrkuar tok\u00ebn e premtuar, pran\u00eb nj\u00eb anije q\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi, p\u00ebrmbyset n\u00eb tmerrin e nj\u00eb tragjike t\u00eb thell\u00eb, ngase pik\u00ebrisht kur ai mendoi se kishte ardhur \u00e7asti i triumfit, pas peripecive t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, burgosjeve, ikjeve, vrasjeve, ndodh e kund\u00ebrta, gruaja e tij Helena, i vet\u00ebvritet.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebta dy personazh letrare, Shfarci dhe Helena b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb odisejad t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtir\u00eb, nj\u00eb shtegtim p\u00ebrmes Detit t\u00eb Kuq, mir\u00ebpo, nuk arrijn\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e premtuar, sepse Helena rr\u00ebnohet nga brenda, brenda nj\u00eb konteksti t\u00eb zymt\u00eb, q\u00eb e shkat\u00ebrron njeriun, n\u00eb t\u00eb cilin ajo \u00ebsht\u00eb e ekspozuar s\u00ebmundjes, ndjekjes s\u00eb v\u00ebllait, i cili ishte pjes\u00eb e Gestapos\u00eb Gjermane dhe nj\u00eb dashurie q\u00eb \u00e7do dit\u00eb rr\u00ebnohej nga brenda. Dhe nj\u00eb nat\u00eb, para se t\u00eb merrnin anijen e \u201cshp\u00ebtimit\u201d p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb, ku burri i saj Jozef Shfarci planifikonte rifillimin e jet\u00ebs s\u00eb re, madje duke planifikuar rimartes\u00ebn, ajo i jep fund jet\u00ebs s\u00eb saj. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fundi tragjik i fabul\u00ebs dhe fillimi i infiniteve letrare.<\/p>\n<p><strong>Universi i kuptimeve letrare<\/strong><\/p>\n<p>Romani \u201dNj\u00eb nat\u00eb n\u00eb Lisbon\u00eb\u201d i autorit Erih Maria Remark, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim me p\u00ebrmasa thell\u00ebsisht tragjike, n\u00eb t\u00eb cilin g\u00ebrshetohen fuqish\u00ebm tema t\u00eb m\u00ebdha, si lufta dhe liria, dashuria dhe urrejtja, humania dhe antihumania, p\u00ebrmes taboleve t\u00eb fuqishme narrative, ku p\u00ebrshkruhen me detaje p\u00ebrjetimet e njeriut n\u00eb kriza t\u00eb m\u00ebdha, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb lufta, mungesa e atdheut, k\u00ebrkimi i shp\u00ebtimit, ikja nga persekutimet, dashura e zjarrt\u00eb, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb narracioni p\u00ebrshkrues e t\u00eb fuqish\u00ebm, autori zhbiron n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsire, n\u00eb psikologjin\u00eb e personazheve t\u00eb tij dhe k\u00ebshtu krijon tablo t\u00eb fuqishme q\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb luft\u00ebn, peripecit\u00eb e njeriut n\u00eb nj\u00eb gjendje terrori, pasionet e fuqishme t\u00eb dashuris\u00eb, vrasjet, ikjet, gjith\u00eb k\u00ebto elemente t\u00eb veshura nga nj\u00eb n\u00ebnshtres\u00eb e fuqishme etike dhe humane, tipare k\u00ebto q\u00eb e karakterizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst letrar fund e krye. Ky roman, i cili ka p\u00ebrmasa universale, paraqet dram\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb njeriut n\u00eb luft\u00eb dhe k\u00ebsisoj mbetet nj\u00eb nga prelat e fuqishme t\u00eb shkrimtarit Erih Maria Remark, por edhe nj\u00eb nga romanet m\u00eb interesante t\u00eb shekullit q\u00eb lam\u00eb pas.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur lufta ishte e pashmangshme, dramat njer\u00ebzore kan\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb tmerrshme. Mir\u00ebpo, d\u00ebshirat p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr Detin Kuq, n\u00eb drejtim tok\u00ebs s\u00eb premtuar, jan\u00eb t\u00eb flakta, mbase ato nuk njohin v\u00ebshtir\u00ebsi, sfida, pamund\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebso gjendje emocionale, njeriu k\u00ebrkon shp\u00ebtimin dhe at\u00eb e gj\u00ebn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri tek simbolika kuptimplote p\u00ebr tok\u00ebn e premtuar, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur nga sk\u00ebterra mizore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodheshin personazhet Jozefi dhe Helena. K\u00ebshtu motivohet edhe odisejada e tyre. Romani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim pik\u00ebllues, i p\u00ebrshkuar nga sekuenca t\u00eb fuqishme trim\u00ebrie e guximi, dashurie e vdekje, ku sakrifica p\u00ebr dashurin\u00eb \u00ebsht\u00eb tej mase e madh dhe ku e keqja \u00ebsht\u00eb e pafund, e pashpirt, mizore, vrastare.<\/p>\n<p>Ky roman me p\u00ebrmasat ideore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori brenda nj\u00eb histori, ku semantika e tekstit g\u00ebrshetohet me shenjat semiotike, q\u00eb konotojn\u00eb fuqish\u00ebm, n\u00eb planin ideo-estetik. Duke rr\u00ebfyer p\u00ebr nj\u00eb histori t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, ku p\u00ebrfshihen me tone dramatike, romanca dhe aventura, dhuna dhe terrori, dashuria dhe urrejtja, peripecit\u00eb p\u00ebr jet\u00eb dhe vdekja, makthi dhe trishtimi, autori jep tablo t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe krizat e thella identitare, me t\u00eb cilat ballafaqohej njeriu i koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkrimtari i shquar Erih Maria Remerke duke rr\u00ebfyer dram\u00ebn personale t\u00eb Jozef Shfarci dhe Helen\u00ebs, ka dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb fuqishme universale, ku etika dhe filozofia p\u00ebrplot\u00ebsojn\u00eb synimet e nj\u00eb arti, i cili ka substrat t\u00eb fuqish\u00ebm humanen. K\u00ebt\u00eb dimension k\u00ebrkimor letrar, autori e sforcon n\u00eb pasuesin e m\u00ebposht\u00ebm: M\u00eb sa njoh un\u00eb legjend\u00ebn, zjarrin nuk na e kan\u00eb dhuruar, por e ka rr\u00ebmbyer Prometeu.<\/p>\n<p>Autori e nd\u00ebrton tekstin letrar brenda nj\u00eb nate dhe at\u00eb me paradokse narrative t\u00eb l\u00ebvizshme, q\u00eb zhvendosen n\u00eb koh\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb dhe l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb vende europiane, ku lufta kishte shp\u00ebrthyer apo pritej t\u00eb shp\u00ebrthente. Me k\u00ebto l\u00ebvizje narrative mjesht\u00ebrore, ai nd\u00ebrton nj\u00eb galeri personazhesh t\u00eb gjithfarsh\u00ebm, ku marrin jet\u00eb salvuesit dhe t\u00eb salvuarit.<\/p>\n<p>Romani ka nj\u00eb fabule t\u00eb thjesht\u00eb, mir\u00ebpo brenda saj rr\u00ebfehet nj\u00eb dram\u00eb e pik\u00ebllueshme, me tone dramatike, nj\u00eb dram\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb e pranishme, drama e njeriut shtegtar, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb lumturis\u00eb, ikja nga makthet e luft\u00ebrave, ndjekjeve, persekutimeve. Teksti konstituhet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb p\u00ebrshkimi tejet prek\u00ebs, ku dialogjet luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, brendap\u00ebrbrenda nj\u00eb narracioni dinamik, q\u00eb ec qet\u00eb, por q\u00eb t\u00eb rr\u00ebmben me fuqin\u00eb e tij imrpesionuese. Autori \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i rr\u00ebfimit, i krijimit t\u00eb situatave paradoksale, q\u00eb lexuesin e mbajn\u00eb pa frym\u00eb deri n\u00eb faqen e fundit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, autori \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i nd\u00ebrtimit t\u00eb tekstit me konotime ideore e estetike. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman kemi p\u00ebrplot sekuenca faustiane, n\u00eb t\u00eb cilat Jozef Shfarci duhet t\u00eb hedhet n\u00ebp\u00ebr sk\u00ebterr\u00ebn e trishtuar, me besimin se rruga p\u00ebr n\u00eb parajs\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrezikshme, por e mundshme. K\u00ebshtu ai b\u00ebn\u00eb loj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, duke u kthyer nga emigrimi n\u00eb Gjermani dhe duke u arratisur s\u00eb bashku me Helenen, gruan e tij, vallua i t\u00eb cil\u00ebs ishte nj\u00eb njeri i Gestapos\u00eb Naziste, q\u00eb ndiqte Shfarcin dhe vet\u00eb at\u00eb kudo, e t\u00eb cilin personazh ky detyrohet ta vras, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>Fundi tragjik i Helen\u00ebs n\u00eb roman, shtron para lexuesit dilema t\u00eb fuqishme, t\u00eb cilat personazhi Shfarci i thellon, me pyetjet te karakterit filozofik dhe etik\u00eb, n\u00ebse ai e vrau a e b\u00ebri t\u00eb lumtur Helenen, n\u00ebse e dashi ajo, apo, ai ishte vet\u00ebm nj\u00eb shkop p\u00ebr t\u2019u mb\u00ebshtetur?- p\u00ebrsiatje k\u00ebto q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb universin e kuptimeve letrare infintite t\u00eb autorit brilant, Remarkes, proza e t\u00eb cilit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb aureol\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e p\u00ebrbotshme. Edhe pse kujtesa e tij p\u00ebrpiqet t\u2019i rr\u00ebnoj\u00eb kujtimet, ai i ngjall ato, duke ja rr\u00ebfyer njeriut t\u00eb panjohur, n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb Lisbon\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dhuruar k\u00ebshtu bot\u00ebs, nj\u00eb thesare t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Rromani \u201cNj\u00eb nat\u00eb n\u00eb Lisbon\u00eb\u201d i shkrimtarit Erich Maria Remarkes) Ndue Ukaj Tekstet letrare narrative, jan\u00eb struktura t\u00eb hapura komunikuese, prej t\u00eb cilave z\u00ebn\u00eb fill kuptimet infinite, sipas Umberto Ecos, nga fakti se teksti letrar, sipas k\u00ebtij semiologu e shkrimtari, \u00ebsht\u00eb makin\u00eb e krijuar, p\u00ebr nxjerrjen e apo reflektimin e interpretimeve. Duke ndjekur k\u00ebt\u00eb linj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Arti i rr\u00ebfimit faustian - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Arti i rr\u00ebfimit faustian - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Rromani \u201cNj\u00eb nat\u00eb n\u00eb Lisbon\u00eb\u201d i shkrimtarit Erich Maria Remarkes) Ndue Ukaj Tekstet letrare narrative, jan\u00eb struktura t\u00eb hapura komunikuese, prej t\u00eb cilave z\u00ebn\u00eb fill kuptimet infinite, sipas Umberto Ecos, nga fakti se teksti letrar, sipas k\u00ebtij semiologu e shkrimtari, \u00ebsht\u00eb makin\u00eb e krijuar, p\u00ebr nxjerrjen e apo reflektimin e interpretimeve. Duke ndjekur k\u00ebt\u00eb linj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-27T21:51:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Arti i rr\u00ebfimit faustian\",\"datePublished\":\"2010-07-27T21:51:26+00:00\",\"dateModified\":\"2010-07-27T21:51:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/\"},\"wordCount\":2405,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/\",\"name\":\"Arti i rr\u00ebfimit faustian - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-07-27T21:51:26+00:00\",\"dateModified\":\"2010-07-27T21:51:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Arti i rr\u00ebfimit faustian\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Arti i rr\u00ebfimit faustian - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Arti i rr\u00ebfimit faustian - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(Rromani \u201cNj\u00eb nat\u00eb n\u00eb Lisbon\u00eb\u201d i shkrimtarit Erich Maria Remarkes) Ndue Ukaj Tekstet letrare narrative, jan\u00eb struktura t\u00eb hapura komunikuese, prej t\u00eb cilave z\u00ebn\u00eb fill kuptimet infinite, sipas Umberto Ecos, nga fakti se teksti letrar, sipas k\u00ebtij semiologu e shkrimtari, \u00ebsht\u00eb makin\u00eb e krijuar, p\u00ebr nxjerrjen e apo reflektimin e interpretimeve. Duke ndjekur k\u00ebt\u00eb linj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-27T21:51:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Arti i rr\u00ebfimit faustian","datePublished":"2010-07-27T21:51:26+00:00","dateModified":"2010-07-27T21:51:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/"},"wordCount":2405,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/","name":"Arti i rr\u00ebfimit faustian - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","datePublished":"2010-07-27T21:51:26+00:00","dateModified":"2010-07-27T21:51:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-i-rrefimit-faustian\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Arti i rr\u00ebfimit faustian"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3504"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3504"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3504\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}