{"id":3495,"date":"2010-07-26T21:27:57","date_gmt":"2010-07-26T20:27:57","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3495"},"modified":"2010-07-26T21:27:57","modified_gmt":"2010-07-26T20:27:57","slug":"njeriu-shqiptar-i-john-withers-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/","title":{"rendered":"Njeriu shqiptar i John Withers-it"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/john_withers-300x238.jpg\" alt=\"\" title=\"John Withers\" width=\"300\" height=\"238\" class=\"alignright size-medium wp-image-3496\" \/><\/p>\n<p><strong>Elsa Demo<\/strong>, <em>26.07.2010<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Ambasadori amerikan John L. Withers, II n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb jo politike dhe lamtumire. P\u00ebr njer\u00ebzit dhe fenomenet shqiptare q\u00eb njohu n\u00eb tre vjet, p\u00ebr idet\u00eb e tyre, shpresat, zhg\u00ebnjimet, pun\u00ebt e l\u00ebna p\u00ebrgjysm\u00eb dhe p\u00ebrse do t\u00eb kthehej nj\u00eb dit\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ju e mendoni Amerik\u00ebn si n\u00eb filma, tha Ambasadori duke e afruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb horizontin q\u00eb n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs kish ndenjur lart e i purpurt teksa foli p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Na dha p\u00ebrfytyrimin e nj\u00eb dite tij\u00ebn n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Amerika si n\u00eb filma? Koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar p\u00ebr Abraham Lincoln-in apo George Washington-in, nuk ka. Madje hapur fare, mendon p\u00ebr rrug\u00ebt e ngushta dhe dit\u00ebt me trafik, duhen or\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar e p\u00ebr t&#8217;u kthyer.<\/p>\n<p>Telefoni q\u00eb nuk pushon. N\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn gjigante t\u00eb State Department, njer\u00ebz me shkresa para syve, ia sjellin bot\u00ebn v\u00ebrdall\u00eb. Kur vjen ora p\u00ebr t&#8221;i hipur makin\u00ebs p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, koka i rreh si daulle. Kthehet n\u00eb fole dhe nuk ka koh\u00eb t\u00eb gatuaj\u00eb. Ngroh di\u00e7ka n\u00eb mikroval\u00eb q\u00eb as i shijon dhe gjumi e merr para TV-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ja nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Amerik\u00ebn e bekuar q\u00eb ambasadori na e p\u00ebrshkroi pasi fol\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb shqiptari n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb po aq t\u00eb bekuar q\u00eb ai, John L. Withers, II, duhet ta ler\u00eb pas tri jav\u00ebsh. Merr fund misioni i 3-vje\u00e7ar i diplomatit q\u00eb &#8220;aq shum\u00eb e deshi kultur\u00ebn e shqiptar\u00ebve&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00ebn me z. Withers d\u00ebgjojm\u00eb si njer\u00ebzit q\u00eb ka takuar k\u00ebtu e kan\u00eb ndihmuar t\u00eb njoh\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebndv\u00ebshtrimit ekzotik, analizat e zot\u00ebris\u00eb p\u00ebr fenomene psikologjike, sociale, kulturore, ekonomike dhe politike, n\u00eb reaksion me mjedisin shqiptar, vijn\u00eb, si\u00e7 e thekson dhe ai, nga nj\u00eb njeri q\u00eb nuk jeton &#8220;n\u00eb mes&#8221; t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe problemeve t\u00eb saj, por kjo s&#8217;do t\u00eb thot\u00eb se sheh m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Lexuesi mund t\u00eb l\u00ebr\u00eb m\u00ebnjan\u00eb magjepsjen e nj\u00eb amerikani nga ky vend dhe t\u00eb lexoj\u00eb mesazhet e t\u00ebrthorta, ose anasjelltas. Ose ta lexoj\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb thjesht si me nj\u00eb njeri t\u00eb kultur\u00ebs q\u00eb ka kontribuar p\u00ebr kultur\u00ebn e nj\u00eb vendi s&#8217;\u00ebsht\u00eb i tiji.<\/p>\n<p>Withers po l\u00eb pas t\u00eb gatsh\u00ebm projektin e nj\u00eb memoriali si homazh p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb shp\u00ebtuan hebrej gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Qeveria amerikane do t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtij memoriali n\u00eb Tiran\u00eb, fal\u00eb nj\u00eb konkursi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb gushtit ngrihet nj\u00eb tjet\u00ebr memorial disi &#8220;personal&#8221; p\u00ebr Ambasad\u00ebn Amerikane, n\u00eb kujtim t\u00eb dy t\u00eb rinjve vrar\u00eb nga regjimi i Hoxh\u00ebs. Ata jan\u00eb Loni Adami dhe Kol\u00eb Kuqali.<\/p>\n<p>Z. Withers, p\u00ebrpara dy jav\u00ebve, ju i dhat\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare librat q\u00eb ju kan\u00eb dhuruar autor\u00eb shqiptar\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit k\u00ebtu. P\u00ebrse e b\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb? A nuk do duhej t&#8217;i kishit marr\u00eb me vete kujtimet nga Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Withers: Para s\u00eb gjithash, librat q\u00eb dhurova at\u00eb dit\u00eb jan\u00eb shqip, dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq un\u00eb gjuh\u00ebn nuk e njoh. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, s&#8217;po i jap ato libra, por po i ndaj. Nga ana tjet\u00ebr, jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e atyre q\u00eb kam marr\u00eb nga Shqip\u00ebria. Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t&#8217;i marr\u00eb me vete n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>M&#8217;i kan\u00eb dhuruar njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt i njoh mir\u00eb dhe q\u00eb i kan\u00eb n\u00ebnshkruar duke shprehur di\u00e7ka p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn q\u00eb kemi patur s\u00eb bashku. Ka shum\u00eb libra nga njer\u00ebz q\u00eb nuk i kam takuar. Nuk do mund t&#8217;i merrja t\u00eb gjith\u00eb me vete. K\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t&#8217;i lexoj\u00eb dikush.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb po merrni me vete?<\/p>\n<p>Withers: Njer\u00ebzit e din\u00eb q\u00eb si poet m\u00eb p\u00eblqen Fatos Arapi. N\u00eb intervist\u00ebn ton\u00eb t\u00eb par\u00eb kam recituar nj\u00eb poezi t\u00eb tij\u00ebn. Kam disa p\u00ebrmbledhje t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij q\u00eb do t&#8217;i marr me vete.<\/p>\n<p>Kam disa libra t\u00eb Ismail Kadares\u00eb q\u00eb do t&#8217;i marr me vete edhe ato, dy libra p\u00ebr Musine Kokalarin, dy v\u00ebllime, disa libra t\u00eb tjer\u00eb shum\u00eb privat\u00eb, dhurat\u00eb nga t\u00eb rinj. Duhet t\u00eb merrnim nj\u00eb vendim t\u00eb ekuilibruar.<\/p>\n<p>Ndonj\u00eb lib\u00ebr politik?<\/p>\n<p>Withers: Un\u00eb p\u00eblqej let\u00ebrsin\u00eb, poezin\u00eb, fotografin\u00eb.<\/p>\n<p>Ndonj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen &#8220;G\u00ebrdeci&#8221;, shqip-anglisht?<\/p>\n<p>Withers: Me sa mbaj mend, jo&#8230;E keni par\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr? Po librat e Marubit i keni par\u00eb? Hidhini nj\u00eb sy. Jan\u00eb fotografit\u00eb e para me ngjyra t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe disa jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb shk\u00eblqyera. (Ambasadori tregon mbi tryez\u00eb disa albume, nd\u00ebr ta nj\u00ebri i p\u00ebrgatitur nga studiuesi kanadez Dr. Robert Elsie.)<\/p>\n<p>Po, Robert Elsie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studiues serioz, i mir\u00ebnjohur.<br \/>\nWithers: Ai \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Gjith\u00eb jet\u00ebn ia ka kushtuar p\u00ebrhapjes s\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00ebn anglishtfol\u00ebse.<\/p>\n<p>Z. Withers, \u00ebsht\u00eb pak e v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;ju pyesim p\u00ebr kultur\u00ebn, sepse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gjat\u00eb vitit Shqip\u00ebria nuk ofron ndonj\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjall\u00eb kulturore. N\u00eb momentin q\u00eb flasim nuk po ndodh asgj\u00eb, institucionet e kultur\u00ebs jan\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>Na vjen keq q\u00eb s&#8217;keni gjetur aq sa mund t\u00eb pretendonit. Apo nuk pretendonit?<\/p>\n<p>Withers: Un\u00eb kam gjetur shum\u00eb kultur\u00eb k\u00ebtu. Nj\u00eb pjes\u00eb e q\u00ebndrimit tim ka qen\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim i mrekulluesh\u00ebm p\u00ebrmes larmis\u00eb kulturore q\u00eb ofron Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Po ju jap nj\u00eb shembull: para ca dit\u00ebsh, Ambasada organizoi p\u00ebr mua nj\u00eb fest\u00eb lamtumire dhe kishte ftuar nj\u00eb grup t\u00eb muzik\u00ebs tradicionale dhe valltar\u00eb. Ishin djem e vajza 13-14 vje\u00e7ar q\u00eb k\u00ebrcenin aq bukur. Kishte dhe dy k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebsova se kishin konkurruar n\u00eb nj\u00eb festival n\u00eb Budapest dhe kishin fituar \u00e7mim t\u00eb par\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb i sheh n\u00eb festival folklorik si ai i Gjirokastr\u00ebs &#8211; \u00e7do krahin\u00eb ka muzik\u00ebn e saj, k\u00ebng\u00ebt e saj, kostumet e saj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb e pasur q\u00eb shtrihet n\u00eb shekuj.<\/p>\n<p>Dakord, por kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb shkuar\u00ebn, po flasim p\u00ebr t\u00eb tashmen.<br \/>\nWithers: Jo, ky \u00ebsht\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi im &#8211; ata f\u00ebmij\u00eb nuk i takojn\u00eb vet\u00ebm s\u00eb tashmes, po edhe t\u00eb ardhmes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po ju jap nj\u00eb shembull tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Para ca vitesh, n\u00eb intervist\u00ebn ton\u00eb t\u00eb par\u00eb &#8211; prezantonim enciklopedin\u00eb e muzik\u00ebs iso-polifonike. Kur kam qen\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet, n\u00eb fshatin Frash\u00ebr apo n\u00eb ndonj\u00eb dasm\u00eb shqiptare k\u00ebtu n\u00eb rezidenc\u00eb &#8211; njer\u00ebzit t\u00eb ulur ja si tani, papritur ia merrnin k\u00ebng\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri e niste dhe kushdo mund t&#8217;i bashkohej me nj\u00eb harmoni dhe melodi q\u00eb e dinte mir\u00eb se si. Kjo m\u00eb thot\u00eb se iso-polifonia \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb njer\u00ebzit nuk e kujtojn\u00eb nga koh\u00ebt e shkuara por e \u00e7mojn\u00eb dhe e ruajn\u00eb si thesar n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Ta shoh\u00ebsh g\u00ebzimin me t\u00eb cilin ata k\u00ebndojn\u00eb, t\u00eb d\u00ebgjosh ata z\u00ebra t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb e pabesueshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe m\u00eb emocionuese t\u00eb t\u00eb k\u00ebnduarit q\u00eb njoh sepse \u00ebsht\u00eb z\u00ebri, ritmi dhe harmonia &#8211; pa instrumente.<\/p>\n<p>Falemnderit q\u00eb ju i vler\u00ebsoni t\u00eb gjitha k\u00ebto. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, opinioni juaj p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e djeshme ting\u00ebllon ekzotik. Me interes do ishte diskutimi i kultur\u00ebs s\u00eb sotme shqiptare.<\/p>\n<p>Withers: Gj\u00ebja e habitshme n\u00eb kultur\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk mund ta ndani qart\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb dikur nga ajo q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Kultura rrjedh si nj\u00eb lum i bukur me uj\u00eb t\u00eb argjendt\u00eb. Lumi nd\u00ebrron &#8211; uji q\u00eb rrjedh kurr\u00eb nuk kthehet pas.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo rrjedh\u00eb e mrekullueshme q\u00eb shoh te Shqip\u00ebria. M\u00eb duket t\u00ebrheq\u00ebse q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb yjet e muzik\u00ebs moderne t\u00eb rok &amp; rollit apo \u00e7far\u00ebdolloj muzike nga gjithkund, por nuk braktisin at\u00eb muzik\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e vler\u00ebsojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst shqiptar.<\/p>\n<p>E admiroj kultur\u00ebn shqiptare, let\u00ebrsin\u00eb, poezin\u00eb, muzik\u00ebn, vallen, k\u00ebng\u00ebn, kostumet &#8211; po t&#8217;i referohesh historis\u00eb suaj dhe gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb duruar prej pushtimeve &#8211; pushtimi otoman; dyndjet nga Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Italia. Njer\u00ebzit e duan Shqip\u00ebrin\u00eb ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb vend i mrekulluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe at\u00ebher\u00eb ti p\u00ebrpiqesh t\u00eb mendosh: kush jan\u00eb shqiptar\u00ebt?<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb ai popull q\u00eb pavar\u00ebsisht pushtuesve, pavar\u00ebsisht komunist\u00ebve, u kap\u00ebn fort te kultura e tyre. K\u00ebshtu, kur erdhi momenti dhe shqiptar\u00ebt mund t\u00eb zgjoheshin s\u00ebrish dhe t\u00eb thoshin: &#8220;Kjo tok\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e zaptuesit. Kjo tok\u00eb \u00ebsht\u00eb jona, popullit shqiptar!&#8221;<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb ditur kush jan\u00eb. Kultura ua fark\u00ebtoi identitetin, i cili mori form\u00eb pas otoman\u00ebve. Gjuha shqipe ishte si nj\u00eb pishtar, e ndaluar t\u00eb shkruhej dhe t\u00eb m\u00ebsohej n\u00eb shkoll\u00eb. Gjat\u00eb komunizmit, kishte shum\u00eb gj\u00ebra past\u00ebrtisht shqiptare q\u00eb karakterizuan shqiptar\u00ebt &#8211; nuk mund t&#8217;i shkat\u00ebrroje.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e ruajt\u00ebn elementin thelb\u00ebsor. K\u00ebshtu pra, kur flasim p\u00ebr kultur\u00eb, nuk mund t\u00eb flas\u00ebsh si p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr mbi tryez\u00eb q\u00eb e keni lexuar. Jo, jo, jo, jo. Po flasim p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb njer\u00ebzit e kan\u00eb n\u00eb veten e tyre dhe q\u00eb e ndihmon popullin shqiptar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb popull i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kultura dhe identiteti: kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja. Ju jeni takuar k\u00ebtu me intelektual\u00eb, shkrimtar\u00eb.<\/p>\n<p>A keni takuar njer\u00ebz me kuraj\u00eb?<\/p>\n<p>Withers: Po, sigurisht.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz me guxim qytetari.<\/p>\n<p>Withers: \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kuraja qytetare?<\/p>\n<p>T\u00eb ndihesh qytetar i vendit t\u00ebnd.<\/p>\n<p>T\u00eb jesh kund\u00ebr asaj q\u00eb nuk shkon mir\u00eb, kund\u00ebr politik\u00ebs kur ajo gabon. Keni takuar t\u00eb till\u00eb njer\u00ebz?<\/p>\n<p>Withers: Po, shum\u00eb. Po jua p\u00ebrshkruaj. Kam takuar f\u00ebmij\u00eb q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb art n\u00eb shkoll\u00eb dhe q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shanse m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb zhvilluar talentin e tyre. Mua kjo m\u00eb duket guxim i v\u00ebrtet\u00eb. Guxim nuk do me th\u00ebn\u00eb t\u00eb mbash fjalime.<\/p>\n<p>Guxim do me th\u00ebn\u00eb t\u00eb veprosh p\u00ebr di\u00e7ka p\u00ebr q\u00eb ju udh\u00ebheq s\u00eb brendshmi, dhe t\u00eb gjesh \u00e7far\u00ebdolloj mund\u00ebsie sado t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar. Historia ime e preferuar&#8230; para disa koh\u00ebs, mora nj\u00eb let\u00ebr nga nj\u00eb grup adoleshentesh nga P\u00ebrmeti, basketbolliste. Nuk kishin mund\u00ebsi financiare t\u00eb ndesheshin me nj\u00eb skuad\u00ebr m\u00eb e fort\u00eb se e tyrja.<\/p>\n<p>Shkruanin: &#8220;Z. Ambasador, mund t\u00eb na gjeni disa trajnime q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb nivelin ton\u00eb, aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb lart?&#8221; Gjet\u00ebm p\u00ebr to kampe trajnimi n\u00eb Mal t\u00eb Zi, trajner\u00eb dhe lojtar\u00eb nga Amerika. Vajzat u ndesh\u00ebn me skuadra nga Kosova, Maqedonia, Serbia.<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb guximi k\u00ebtu? Ato mund t&#8217;ia kishin dal\u00eb ndryshe. Mund t\u00eb thoshin, &#8220;Ne thjesht na p\u00eblqen t\u00eb luajm\u00eb. Luajm\u00eb, nuk jemi dhe aq t\u00eb zonjat, humbasim, por n\u00eb pak vite do t\u00eb fitojm\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb forta.&#8221;<\/p>\n<p>Jo! Ato than\u00eb, &#8220;Nuk e dim\u00eb n\u00ebse Ambasada Amerikane mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb, por le ta marrim vesh.&#8221; Sporti \u00ebsht\u00eb sigurisht nj\u00eb pjes\u00eb e kultur\u00ebs. Kjo na ndodh shpesh, njer\u00ebz q\u00eb duan t\u00eb zhvillojn\u00eb talentin e tyre.<\/p>\n<p>Po flisni p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ndoshta e dini se vet\u00ebvrasjet e t\u00eb rinjve, sidomos e t\u00eb rejave, tek ne nuk jan\u00eb pak.<\/p>\n<p>Withers: \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebr t\u00eb ardhur keq. Por, ju m\u00eb pyet\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rinj q\u00eb guxojn\u00eb. Njer\u00ebzit q\u00eb guxojn\u00eb nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ata thon\u00eb: un\u00eb do t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul, do t\u00eb vazhdoj, do t\u00eb ec p\u00ebrpara cilatdo qofshin v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb. Do mundohem t\u00eb b\u00ebj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb mundem. Ky \u00ebsht\u00eb guxim.<\/p>\n<p>Po, por kjo seri vet\u00ebvrasjesh mund t\u00eb lexohet edhe si nj\u00eb kund\u00ebrshtim, mosmiratim i realitetit, i momentit q\u00eb po kalon vendi.<\/p>\n<p>Withers: Tragjedi ka gjithmon\u00eb, gjithkund. Ka shum\u00eb t\u00eb rinj amerikan\u00eb q\u00eb fatkeq\u00ebsisht kryejn\u00eb vet\u00ebvrasje edhe pse Amerika \u00ebsht\u00eb vendi i mund\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha. Po flasim p\u00ebr m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe k\u00ebta i p\u00ebrkasin kategoris\u00eb s\u00eb guximtar\u00ebve &#8211; s\u00eb paku sipas p\u00ebrvoj\u00ebs sime. Kam takuar n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb rinj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Me disa kemi krijuar nj\u00eb klub t\u00eb librit. Zgjedhim nj\u00eb lib\u00ebr s\u00eb bashku dhe \u00e7do dy muaj, ulemi dhe e diskutojm\u00eb. K\u00ebta t\u00eb rinj jan\u00eb realist\u00eb, e din\u00eb se duhet pun\u00eb e madhe, p\u00ebrqendrim dhe p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Dhe ata planifikojn\u00eb. Ata jan\u00eb t\u00eb angazhuar. Jo me fjal\u00eb, mjafton t\u00eb shihni veprat e tyre. Kam ndjekur kultur\u00ebn e vendeve t\u00eb ndryshme. Kultur\u00ebn un\u00eb nuk e shoh si di\u00e7ka t\u00eb pandryshueshme.<\/p>\n<p>Kultura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb organike. Asnj\u00ebher\u00eb nuk mbetet e nj\u00ebjta. Zhvillohet, p\u00ebrpunohet. Ka disa element\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs t\u00eb cilat njer\u00ebzit i mbrojn\u00eb sepse pik\u00ebrisht ato elemente i b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb. Dhe ata q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu, jan\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb ndihen krenar\u00eb q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb, ndoshta ata nuk e kuptojn\u00eb dhe nuk e vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr momentin, por shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb erdha k\u00ebtu dhe nisa t\u00eb lexoj pak gj\u00ebra, aq sa kisha mund\u00ebsi, u p\u00ebrpoqa t\u00eb shoh aq sa mund t\u00eb shoh, t\u00eb flisja me njer\u00ebz aq sa mund t\u00eb flas dhe e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb, jo ngase kam gj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb atyre, por kan\u00eb ata kaq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb m\u00ebsuar mua. Kjo ka qen\u00eb historia e tri viteve t\u00eb mia k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Historia e nj\u00eb nx\u00ebnie t\u00eb madhe dhe prandaj ndihem m\u00eb i pasur. Ndjej se po kthehem n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb pak jav\u00eb, m\u00eb i mir\u00eb si njeri sepse shqiptar\u00ebt m\u00eb kan\u00eb ndihmuar t\u00eb punoj k\u00ebtu dhe t\u00eb besoj k\u00ebtu.<\/p>\n<p>E vler\u00ebsojm\u00eb humanizmin q\u00eb ju keni gjetur raste ta tregoni k\u00ebto vite.<br \/>\nWithers: Falemnderit. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb gj\u00eb po p\u00ebrpiqem t\u00eb shpjegoj. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb t\u00eb jesh i hapur dhe njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Un\u00eb erdha k\u00ebtu t\u00eb zbuloj dhe &#8211; shpesh zbulon gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija &#8211; shum\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb zbulova k\u00ebtu kan\u00eb qen\u00eb magjeps\u00ebse ose intriguese ose, \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, provokuese.<\/p>\n<p>M\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb t\u00eb kthehem pas dhe t\u00eb gjykoj k\u00ebndv\u00ebshtrimin ndaj di\u00e7kaje. Ti lexon Naim Frash\u00ebrin dhe v\u00ebrtet q\u00eb ai i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb portret romantik Shqip\u00ebris\u00eb &#8211; pyjet dhe malet &#8211; por po t\u00eb shkosh n\u00eb Frash\u00ebr e kupton pse. \u00cbsht\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb kam par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Nd\u00ebrsa Migjeni e ka par\u00eb njeriun n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb zymt\u00eb.<\/p>\n<p>Naim Frash\u00ebri i shkroi ato kur ndodhej larg Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nWithers: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kur erdha k\u00ebtu zbulova lirizmin e Naim Frash\u00ebrit, zbulova dhe terrin e Migjenit. Nuk po ve\u00e7oj nj\u00ebrin mbi tjetrin. T\u00eb dy t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb di\u00e7ka. M\u00eb ka goditur, p\u00ebr shembull, ajo q\u00eb kam lexuar nga Drit\u00ebro Agolli. Pak gj\u00ebra ka n\u00eb anglisht prej tij, por aq sa kam lexuar m\u00eb duket provokues.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb t\u00eb t\u00eb shkruarit, me shum\u00eb nuanca. T\u00eb shtie n\u00eb mendime kur e lexon. Kadare, kemi folur n\u00eb klubin ton\u00eb t\u00eb librit p\u00ebr &#8220;Prillin e thyer&#8221;. \u00c7donj\u00ebri prej nesh kishte p\u00ebr at\u00eb lib\u00ebr nj\u00eb mendim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga tjetri.<\/p>\n<p>Sa kilomet\u00ebr rrug\u00eb keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb tre vjet?<\/p>\n<p>Withers: Nuk i llogaris dot. Kam qen\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende dhe shum\u00eb t\u00eb tjera kam l\u00ebn\u00eb pa i par\u00eb. Kam qen\u00eb n\u00eb Elbasan disa her\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb, Gjirokast\u00ebr, Shkod\u00ebr, Kor\u00e7\u00eb, P\u00ebrmet, Kuk\u00ebs, Durr\u00ebs, Fier, Apolloni, Berat.<\/p>\n<p>Tropoj\u00eb?<\/p>\n<p>Withers: Jo. Kam dashur t\u00eb shkoj n\u00eb Theth, n\u00eb Valbon\u00eb. Kur t\u00eb kthehem p\u00ebr t\u00eb par\u00eb memorialin e holokaustit, do t\u00eb shoh vendet q\u00eb s&#8217;i kam par\u00eb. \u00cbsht\u00eb vend i mahnitsh\u00ebm. Them se t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb shpesh ndihen&#8230;cila \u00ebsht\u00eb fjala e duhur?<\/p>\n<p>T\u00eb pashpres\u00eb?<\/p>\n<p>Withers: P\u00ebrse pa shpres\u00eb? Kam biseduar me shum\u00eb gazetar\u00eb. I di problemet&#8230; E v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb jen\u00eb idealist\u00eb sepse mendojn\u00eb dhe ndjejn\u00eb q\u00eb rrethanat e tyre jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara. E respektoj k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tyre.<\/p>\n<p>Po them k\u00ebt\u00eb: shum\u00eb shpesh, njer\u00ebzit i z\u00eb rutina dhe ca gj\u00ebra u ikin. Ka njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk din\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, por thon\u00eb: Pa dale pak, ka edhe ca gj\u00ebra t\u00eb mira k\u00ebtu. Un\u00eb mund t&#8217;i shoh sepse nuk jam, si\u00e7 that\u00eb ju, &#8220;n\u00eb mes&#8221;.<\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz q\u00eb thon\u00eb: eh, ju nuk e dini! Ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb: M\u00eb l\u00ebr nj\u00eb minut\u00eb, m\u00eb l\u00ebr t\u00eb mendoj p\u00ebr disa nga gj\u00ebra q\u00eb b\u00ebj dhe i kaloj shpejt. Ndoshta nuk jan\u00eb dhe aq keq.<br \/>\nNdoshta ata mendojn\u00eb: Uau, ja nj\u00eb amerikan q\u00eb po na i tregon k\u00ebto pun\u00eb! Shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Shqip\u00ebri e mbajn\u00eb Amerik\u00ebn p\u00ebr shum\u00eb shum\u00eb lart.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk mund t\u00eb pajtohem me optimizmin tuaj. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb qum\u00ebsht e mjalt\u00eb.<\/p>\n<p>Withers: E di. A mund t&#8217;ju b\u00ebj t\u00eb besoni? Jo. Nuk \u00ebsht\u00eb ky q\u00ebllimi im. Kam qen\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb mosh\u00ebn tuaj [kur thosha]: L\u00ebmsh i keq \u00ebsht\u00eb bota dhe l\u00ebmsh do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj asgj\u00eb dhe asgj\u00eb s&#8217;ka p\u00ebr t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mendoja&#8230;<br \/>\nPor \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb q\u00eb: tani jam shum\u00eb m\u00eb i moshuar se ju dhe me kalimin e mosh\u00ebs di\u00e7ka ka ndryshuar me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: e para durimi, e dyta kureshtja.<\/p>\n<p>Kur isha n\u00eb shkoll\u00eb, 17-18-vje\u00e7ar kisha nj\u00eb m\u00ebsues dhe m\u00ebsuesi nuk dinte \u00e7&#8217;t\u00eb b\u00ebnte me mua. Jo pse ngat\u00ebrrohesha n\u00eb z\u00ebnka ose kisha sjellje t\u00eb keqe, por ngaq\u00eb b\u00ebja pyetje gjithmon\u00eb. Thosha: interesante kjo, po kjo tjetra si shpjegohet?<\/p>\n<p>Ose si funksionon kjo. Derisa m\u00eb n\u00eb fund nj\u00ebri nga m\u00ebsuesit e mi, ai i let\u00ebrsis\u00eb, tundi kryet dhe tha: e di ti q\u00eb je nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb me fat e m\u00eb pa fat n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb? Un\u00eb i thash\u00eb: pse? si ka mund\u00ebsi? kjo \u00ebsht\u00eb paradoks. Ai tha: je me fat sepse je kureshtar dhe je pa fat sepse je kureshtar.<\/p>\n<p>Kam menduar gjat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Vite m\u00eb von\u00eb po lexoja &#8220;V\u00ebllez\u00ebrit Karamazov&#8221; t\u00eb Dostojekvskit e aty gjeta nj\u00eb fjali q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kuptoja at\u00eb q\u00eb thoshte m\u00ebsuesi im. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fjali ku m\u00eb duket p\u00ebrshkruhet v\u00ebllai Ivan dhe v\u00ebllai tjet\u00ebr thot\u00eb p\u00ebr Ivanin: Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb k\u00ebrkon, jo miliona por p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjet e tij.<\/p>\n<p>Po t\u00eb jesh kureshtar, gjithmon\u00eb do t\u00eb kesh pyetje. Kompleksiteti i gj\u00ebrave \u00ebsht\u00eb kur nuk ke p\u00ebrgjigje p\u00ebr ato pyetje. Kur nuk ke p\u00ebrgjigje, nuk je i sigurt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ku ndryshoj un\u00eb nga filozofi &#8211; ka disa q\u00eb thon\u00eb se brenda meje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb filozof i vog\u00ebl; ju keni n\u00eb vetvete shum\u00eb\u00e7ka prej filozofi &#8211; filozofi thjesht d\u00ebshiron t\u00eb shpjegoj\u00eb natyr\u00ebn e t\u00eb kuptuarit njer\u00ebzor dhe t\u00eb ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore. Kjo p\u00ebr mua nuk mjafton. Un\u00eb duhet t\u00eb B\u00cbJ di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Mendoj se dhe ju d\u00ebshironi t\u00eb B\u00cbNI di\u00e7ka e jo t\u00eb rrini duarkryq. Ju po thonit se e mendonit k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, meq\u00eb po flisnim p\u00ebr gj\u00ebra, le ta quajm\u00eb si analiza &#8211; por nuk fol\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb quhet veprim mbi k\u00ebto gj\u00ebra. Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, t\u00eb vepruarit.<\/p>\n<p>Pasi pyetje ka shum\u00eb, por dy pyetjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb: E para, a e kam un\u00eb guximin q\u00eb t\u00eb veproj? Kjo ishte pyetja juaj. T\u00eb vepruarit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb frik\u00ebsues. Ju keni guximin t\u00eb veproni. Pasi ju e dini si \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb &#8211; ju veproni dhe dikush ka p\u00ebr t\u00eb reaguar.<\/p>\n<p>Ju b\u00ebni ose thoni di\u00e7ka, dikush do t&#8217;ju kritikoj\u00eb. Asnj\u00ebri nuk d\u00ebshiron q\u00eb ta kritikojn\u00eb. Ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb thon\u00eb, m\u00eb mir\u00eb sesa t\u00eb m\u00eb kritikojn\u00eb, nuk po veproj fare. Pra e para \u00ebsht\u00eb veprimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa e dyta \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb veprosh n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur. Sepse \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb veprosh, ja un\u00eb mund t\u00eb nis t\u00eb flak gj\u00ebra andej-k\u00ebndej, ky quhet veprim. Por varet nga ajo q\u00eb b\u00ebn, t\u00eb merresh me k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb e quan l\u00ebmsh i keq dhe t\u00eb mundohesh t\u00eb b\u00ebsh di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb&#8230; Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme ta mendosh gjat\u00eb \u00e7do hap. Nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb t\u00eb kesh \u00e7do her\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, se ndryshe nuk do t\u00eb ishim qenie njer\u00ebzore. Do t\u00eb kishim qen\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb e lart\u00eb. Mos u shqet\u00ebso p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe mos u shqet\u00ebso p\u00ebr kritikat. Sepse kritika ka shum\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb disa kritika jan\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Ngaq\u00eb t\u00eb kritikosh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh p\u00ebrgjegj\u00ebsi?<\/p>\n<p>Withers: Kjo \u00ebsht\u00eb, e sakt\u00eb, sepse ke p\u00ebrgjegj\u00ebsi, sepse ka di\u00e7ka q\u00eb mund ta b\u00ebsh. Humbja e shpresave \u00ebsht\u00eb kur nuk mund t\u00eb b\u00ebhet asgj\u00eb. Sikur t\u00eb q\u00ebndroja m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ka kaq shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb do t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb. Por t\u00eb jem realist, kam vet\u00ebm tre vjet, b\u00ebj aq sa mundem n\u00eb tre vjet pastaj eci m\u00eb tej, mund t\u00eb vazhdoj t\u00eb veproj, t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka. T\u00eb mos ndalem asnj\u00ebher\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb mbaja nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb fjalim. M\u00eb vjen keq q\u00eb s&#8217;e kam k\u00ebtu. Stafi im m\u00eb gjeti p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb betim q\u00eb t\u00eb rinjve athinjot\u00eb u duhej ta deklamonin kur mbushnin mosh\u00ebn 17 vje\u00e7. B\u00ebnin nj\u00eb betim p\u00ebr qytetin e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrshkruanin gjith\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ndiqnin, idet\u00eb, energjin\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdornin p\u00ebr qytetin e tyre, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe kund\u00ebrshtimin ndaj atyre njer\u00ebzve idet\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve nuk ishin m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta dhe q\u00eb e pengonin qytetin.<\/p>\n<p>Ai betim mbyllet me nj\u00eb fjali t\u00eb bukur: &#8220;K\u00ebshtu, me gjith\u00eb k\u00ebto m\u00ebnyra, do ta p\u00ebr\u00e7ojm\u00eb qytetin ton\u00eb m\u00eb tej, jo m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt, por m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb t\u00eb bukur sesa na e pat\u00ebn p\u00ebr\u00e7uar ne.&#8221; Ja pra, ky mendoj se \u00ebsht\u00eb roli yn\u00eb. Un\u00eb nuk mundem t&#8217;i zgjidh gjith\u00eb problemet e Shqip\u00ebris\u00eb, un\u00eb nuk mundem t\u00eb zgjidh as gjith\u00eb problemet e mia.<\/p>\n<p>Por n\u00eb qoft\u00eb se un\u00eb mund t\u00eb largohem prej k\u00ebndej duke sjell\u00eb pak\u00ebz p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb krahasim me at\u00eb q\u00eb gjeta kur erdha, at\u00ebher\u00eb e kam p\u00ebrmbushur synimin tim. Do t\u00eb kthehem n\u00eb Amerik\u00eb, \u00ebsht\u00eb po e nj\u00ebjta gj\u00eb.<\/p>\n<p>E pash\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb para disa vjet\u00ebsh n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme e m\u00eb prek\u00ebse q\u00eb e kam par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Kam qen\u00eb me fat n\u00eb mosh\u00ebn 10-vje\u00e7are. Shkova me t\u00eb mit\u00eb jasht\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebrtej detit. Edhe brenda Amerik\u00ebs prind\u00ebrit u larguan nga jugu. N\u00eb jug kishte nj\u00ebfar\u00eb aparteidi.<\/p>\n<p>E quanin Jim Crow, kjo n\u00ebnkupton q\u00eb afro-amerikan\u00ebt jetojn\u00eb si qenie inferiore ndaj t\u00eb bardh\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis jan\u00eb rritur im at\u00eb dhe ime m\u00eb. Ju thash\u00eb se ata e dashuronin jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej miqve t\u00eb tyre rrinin e thonin se p\u00ebr zezak\u00ebt e zezaket Amerika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i sh\u00ebmtuar q\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kurr\u00eb. Ne nuk do t\u00eb arrijm\u00eb kurr\u00eb ta p\u00ebrmbysim mend\u00ebsin\u00eb e t\u00eb bardh\u00ebve. Gjithmon\u00eb k\u00ebshtu ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb. Para nja dy vjet\u00ebsh zgjodh\u00ebm Barack Obaman.<\/p>\n<p>Rrija dhe d\u00ebgjoja shum\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb pat\u00ebn th\u00ebn\u00eb ato gj\u00ebra. Tani ata thoshin: dua ta fal\u00ebnderoj m\u00eb gjunj\u00eb Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb pata jet\u00eb sa ta shoh k\u00ebt\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr ndryshim dhe shnd\u00ebrrim dhe zbledhjen e asaj pjese t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebmsh, nuk mund ta besosh se \u00e7&#8217;donte t\u00eb thoshte p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb Shtetet e Bashkuara q\u00eb jetuan sa ta shihnin dit\u00ebn kur u zgjodh Barack Obama.<\/p>\n<p>Ai mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i keqi president q\u00eb kemi patur ndonj\u00ebher\u00eb &#8211; kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. Un\u00eb mendoj se ai do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb president i madh. Por nuk ka kjo r\u00ebnd\u00ebsi. R\u00ebnd\u00ebsi ka ajo q\u00eb tha populli amerikan: Ky \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb duam, pastaj q\u00eblloi edhe q\u00eb t\u00eb jet\u00eb me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb.<\/p>\n<p>Ju falemnderit p\u00ebr bised\u00ebn, p\u00ebr pjes\u00ebn e dyt\u00eb sidomos. At\u00ebher\u00eb, do t\u00eb largoheni pas tre jav\u00ebsh?<\/p>\n<p>Withers: Po. Nuk do ta kem t\u00eb leht\u00eb. Un\u00eb jam shum\u00eb i qet\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. E p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb sepse nuk dua t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb romantike. K\u00ebtu ka plot probleme. Qarkullimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh, arsimi po ashtu dhe sh\u00ebndet\u00ebsia.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po ndryshon shum\u00eb shpejt dhe ndryshimi jo gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb progres i menj\u00ebhersh\u00ebm. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb si rruga, mund t\u00eb jet\u00eb me gunga, ju duhet t&#8217;i shmangni, madje ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb prap\u00ebsoheni. Por, besoj n\u00eb Shqip\u00ebri, energjia po shtyhet p\u00ebrpara e nxitur nga shoq\u00ebria m\u00eb shum\u00eb se nga udh\u00ebheq\u00ebsit.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit kan\u00eb filluar ta ndjejn\u00eb q\u00eb e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb forc\u00eb.<\/p>\n<p>Withers: Ndonj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit ndalen dhe i mbajn\u00eb syt\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit. Ata nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit dhe prandaj doja q\u00eb t\u00eb flisnim p\u00ebr idet\u00eb e tyre, shpresat, zhg\u00ebnjimet, g\u00ebzimet, hidh\u00ebrimet dhe t\u00eb qeshur\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e Terencit, mos gabofsha &#8211; poetit latin, th\u00ebnia e famshme: &#8220;Un\u00eb jam njeri dhe prandaj, asgj\u00eb prej njeriu nuk \u00ebsht\u00eb e huaj p\u00ebr mua.&#8221;<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mendoj. Politika \u00ebsht\u00eb matan\u00eb, gj\u00ebrat thelb\u00ebsore jan\u00eb k\u00ebtu. Nj\u00ebher\u00eb bisedoja me nj\u00eb vog\u00eblushe dhe ajo m\u00eb tregonte p\u00ebr jet\u00ebn e saj, shkoll\u00ebn, m\u00ebsuesit q\u00eb p\u00eblqente dhe ata q\u00eb kishte z\u00ebt &#8211; sa bukur. Un\u00eb mund t\u00eb kisha biseduar me at\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb<\/p>\n<p>Falemnderit.<br \/>\nWithers: Shum\u00eb falemnderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elsa Demo, 26.07.2010 Ambasadori amerikan John L. Withers, II n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb jo politike dhe lamtumire. P\u00ebr njer\u00ebzit dhe fenomenet shqiptare q\u00eb njohu n\u00eb tre vjet, p\u00ebr idet\u00eb e tyre, shpresat, zhg\u00ebnjimet, pun\u00ebt e l\u00ebna p\u00ebrgjysm\u00eb dhe p\u00ebrse do t\u00eb kthehej nj\u00eb dit\u00eb Ju e mendoni Amerik\u00ebn si n\u00eb filma, tha Ambasadori duke e afruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Njeriu shqiptar i John Withers-it - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Njeriu shqiptar i John Withers-it - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Elsa Demo, 26.07.2010 Ambasadori amerikan John L. Withers, II n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb jo politike dhe lamtumire. P\u00ebr njer\u00ebzit dhe fenomenet shqiptare q\u00eb njohu n\u00eb tre vjet, p\u00ebr idet\u00eb e tyre, shpresat, zhg\u00ebnjimet, pun\u00ebt e l\u00ebna p\u00ebrgjysm\u00eb dhe p\u00ebrse do t\u00eb kthehej nj\u00eb dit\u00eb Ju e mendoni Amerik\u00ebn si n\u00eb filma, tha Ambasadori duke e afruar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-26T20:27:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/john_withers-300x238.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"23 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Njeriu shqiptar i John Withers-it\",\"datePublished\":\"2010-07-26T20:27:57+00:00\",\"dateModified\":\"2010-07-26T20:27:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/\"},\"wordCount\":4616,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/john_withers-300x238.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/\",\"name\":\"Njeriu shqiptar i John Withers-it - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/john_withers-300x238.jpg\",\"datePublished\":\"2010-07-26T20:27:57+00:00\",\"dateModified\":\"2010-07-26T20:27:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/john_withers-300x238.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/john_withers-300x238.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Njeriu shqiptar i John Withers-it\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Njeriu shqiptar i John Withers-it - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Njeriu shqiptar i John Withers-it - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Elsa Demo, 26.07.2010 Ambasadori amerikan John L. Withers, II n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb jo politike dhe lamtumire. P\u00ebr njer\u00ebzit dhe fenomenet shqiptare q\u00eb njohu n\u00eb tre vjet, p\u00ebr idet\u00eb e tyre, shpresat, zhg\u00ebnjimet, pun\u00ebt e l\u00ebna p\u00ebrgjysm\u00eb dhe p\u00ebrse do t\u00eb kthehej nj\u00eb dit\u00eb Ju e mendoni Amerik\u00ebn si n\u00eb filma, tha Ambasadori duke e afruar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-26T20:27:57+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/john_withers-300x238.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"23 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Njeriu shqiptar i John Withers-it","datePublished":"2010-07-26T20:27:57+00:00","dateModified":"2010-07-26T20:27:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/"},"wordCount":4616,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/john_withers-300x238.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/","name":"Njeriu shqiptar i John Withers-it - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/john_withers-300x238.jpg","datePublished":"2010-07-26T20:27:57+00:00","dateModified":"2010-07-26T20:27:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/john_withers-300x238.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/john_withers-300x238.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-shqiptar-i-john-withers-it\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Njeriu shqiptar i John Withers-it"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3495"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3495\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}