{"id":3485,"date":"2012-06-29T07:59:02","date_gmt":"2012-06-29T06:59:02","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3485"},"modified":"2012-06-29T07:59:02","modified_gmt":"2012-06-29T06:59:02","slug":"lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/","title":{"rendered":"Lidhur me votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Besnik Mustafaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/besnik_mustafaj.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>BESNIK MUSTAFAJ<\/strong>, <em>28 qershor 2012<\/em><\/p>\n<p>Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs u mblodh n\u00eb selin\u00eb e vet n\u00eb Strasburg t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 24 qershor, n\u00eb sesionin e radh\u00ebs. Berisha, me cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb vendit kryesues t\u00eb organizat\u00ebs, iu drejtua k\u00ebsaj Asambleje. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai gjeti rastin t\u00eb theksonte me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb respektin e thell\u00eb q\u00eb ai vet\u00eb dhe shumica qeveris\u00ebse q\u00eb drejton ushqejn\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn. N\u00eb delegacionin e Parlamentit shqiptar ishte dhe Kastriot Islami. Kuptohet, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i opozit\u00ebs. Berisha ka qen\u00eb i bindur se Islami do ta konfirmonte pa ngurrim k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Nga jeta e gjat\u00eb n\u00eb diplomaci m\u00eb ka mbetur zakoni i hedhjes n\u00eb nj\u00eb fletore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetimeve dhe refleksioneve rreth ngjarjeve t\u00eb ndryshme t\u00eb aktualitetit, ani pse k\u00ebto ngjarje nuk lidhen m\u00eb as me ndonj\u00eb ambicie timen p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb politik\u00eb e as me subjektin e romanit q\u00eb po shkruaj. Prania e Kastriot Islamit tek d\u00ebgjonte Berish\u00ebn t\u00eb lavd\u00ebrohej aq parimisht para p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb nderuar t\u00eb parlamenteve t\u00eb 47 shteteve an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj organizate, m\u00eb solli nd\u00ebr mend nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb dat\u00ebs 24 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, e q\u00eb i bie mbr\u00ebmje Krishtlindjeje. Po e sjell p\u00ebr lexuesit e mi k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim pa ndryshuar asgj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cHistoria e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Kastriot Islamit me partin\u00eb e tij gjat\u00eb k\u00ebsaj vjeshte, pavar\u00ebsisht vendit q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb n\u00eb media, mua vet\u00eb nuk m\u00eb ka ngjallur ndonj\u00eb kureshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Protagonizmi i tij m\u00eb dukej i sforcuar, i motivuar m\u00eb shum\u00eb nga frika, sesa nga parim\u00ebsia dhe, si i till\u00eb, pa asnj\u00eb ide q\u00eb meritonte v\u00ebmendje. Ashtu si p\u00ebrjashtimi i tij nga Partia Socialiste dhe Grupi i saj Parlamentar m\u2019u duk dhe vazhdon t\u00eb m\u00eb duket nj\u00eb veprim pa logjik\u00eb politike nga ana e Ram\u00ebs. Nj\u00ebfar\u00eb keqardhjeje t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr t\u00eb, si p\u00ebr nj\u00eb koleg me t\u00eb cilin kam kaluar nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Parlament, ndjeva kur d\u00ebgjova Berish\u00ebn si tallej. Gjat\u00eb promovimit t\u00eb librit t\u00eb Fevziut p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, ai gjeti rastin t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb humor t\u00eb zi: \u2018\u00c7far\u00eb do q\u00eb t\u00eb thuash, kombi e ka mendjen vet\u00ebm te Ka\u00e7i\u2026 derisa t\u2019i pritet koka\u2019. Dhe qeshi vet\u00eb i pari, si p\u00ebr t\u2019i siguruar ata q\u00eb kishte rrotull dhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb do ta ndiqnin p\u00ebrmes ekraneve televizive, se me sa pak seriozitet po e p\u00ebrmendte ankthin e Kastriot Islamit (Ka\u00e7i).<\/p>\n<p>Edhe Nano i erdhi pas Berish\u00ebs kur, po at\u00eb mbr\u00ebmje, tha p\u00ebrpara kamerave se \u2018p\u00ebrjashtimi i Islamit ishte nj\u00eb gabim fatal\u2019. Sikur Nano t\u00eb mos e shtonte p\u00ebrcaktimin \u2018fatal\u2019, paralajm\u00ebrimi i tij p\u00ebr \u00e7\u2019do t\u2019i ndodhte t\u00eb nes\u00ebrmen Islamit n\u00eb mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist mund edhe t\u00eb mos merrej si humor i zi. Pavar\u00ebsisht l\u00ebndimeve q\u00eb do t\u00eb duhej t\u2019i shkaktonte vet\u00eb Islamit ky r\u00ebndim i gjuh\u00ebs nga Kryeministri i vendit, si dhe nga kandidati p\u00ebr President i ardhsh\u00ebm i Republik\u00ebs, mua m\u00eb p\u00eblqeu p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb besoj se t\u00eb dy korifenjt\u00eb e politik\u00ebs shqiptare po shprehnin t\u00ebrthorazi edhe nj\u00eb qortim p\u00ebr mediat, t\u00eb cilat i kishin kushtuar protagonistit Islami nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb shp\u00ebrmasuar.<\/p>\n<p>Por, ajo q\u00eb ndodhi m\u00eb 22 dhjetor n\u00eb Parlament m\u00eb la nj\u00eb shije krejt tjet\u00ebr. Ishte seanca e fundit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sesion parlamentar. Sipas kalendarit t\u00eb p\u00ebrvitsh\u00ebm, n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb votohet edhe p\u00ebrb\u00ebrja e Delegacionit t\u00eb Parlamentit ton\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Socialist\u00ebt, n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre, k\u00ebrkuan z\u00ebvend\u00ebsimin e Kastriot Islamit, i cili nuk mund t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb m\u00eb, duke qen\u00eb de facto e de jure jasht\u00eb Grupit t\u00eb tyre Parlamentar. U zhvillua edhe nj\u00eb debat, i cili u mbyll me votimin. K\u00ebrkesa e socialist\u00ebve u rr\u00ebzua. Kastriot Islami do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i socialist\u00ebve n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. M\u2019u kujtua nj\u00eb spektak\u00ebl pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, zhvilluar n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 1999 n\u00eb po at\u00eb sall\u00eb. Me ndryshimin se n\u00eb vend t\u00eb Kastriot Islamit ishte Genc Pollo dhe ne, demokrat\u00ebt, ishim n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkuam q\u00eb Genc Pollo, i cili kishte dal\u00eb parti m\u00eb vete, p\u00ebr sesionin pasues t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me nj\u00eb deputet demokrat n\u00eb Delegacionin e Parlamentit ton\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Socialist\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb e hodh\u00ebn posht\u00eb duke p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb q\u00eb p\u00ebrdori k\u00ebsaj here edhe Jozefina kur mbrojti Kastriotin. Me nj\u00eb fjal\u00eb, socialist\u00ebt na than\u00eb ne asokohe se s\u2019kishim ku t\u00eb gjenim p\u00ebrfaq\u00ebsues m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se Genci. Deputet\u00ebt socialist\u00eb t\u00eb asaj periudhe, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb at\u00eb sall\u00eb, e shoq\u00ebronin me t\u00eb qeshura e me pasthirrma tall\u00ebse fjal\u00ebn e Berish\u00ebs, i cili p\u00ebrpiqej t\u2019ua kujtonte kund\u00ebrshtar\u00ebve tan\u00eb se ajo \u00e7ka po b\u00ebnin ata ishte nj\u00eb dhunim i r\u00ebnd\u00eb i demokracis\u00eb parlamentare.<\/p>\n<p>Berisha ishte fort i zem\u00ebruar, e sidomos i fyer thell\u00eb, por logjik\u00ebn e kishte t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb tek ngulte k\u00ebmb\u00eb se nuk ishte as morale dhe as e ligjshme q\u00eb qeveria t\u00eb caktonte se kush duhej ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte opozit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme parlamentare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, funksioni kryesor i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja e demokracis\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 posht\u00ebrimit haptas t\u00eb opozit\u00ebs, ky veprim i socialist\u00ebve, sakt\u00ebsisht dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, synonte edhe p\u00ebrdorimin mir\u00ebfilli t\u00eb Pollos p\u00ebr izolimin e opozit\u00ebs demokrate, posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb Berish\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb vet\u00eb Berisha e kuptonte m\u00eb mir\u00eb se kushdo. Jam i sigurt se Berisha nuk e ka harruar k\u00ebt\u00eb histori t\u00eb sh\u00ebmtuar q\u00eb pushtetar\u00ebt socialist\u00eb i sajuan atij dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tij t\u00eb gjith\u00ebve ne, demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Mua si demokrat i vjet\u00ebr m\u00eb vjen sinqerisht neveri tek shoh q\u00eb kjo histori p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sall\u00eb pas dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh. Historia ndodh dy her\u00eb, thot\u00eb Hegeli: S\u00eb pari n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike dhe pastaj p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komike. Ne, demokrat\u00ebt, q\u00eb ishim viktim\u00eb e nj\u00eb makinacioni t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe antidemokratik t\u00eb socialist\u00ebve n\u00eb bashk\u00ebpunim me Genc Pollon n\u00eb vitin 1999, tani e p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebm vet\u00eb historin\u00eb kund\u00ebr socialist\u00ebve duke p\u00ebrdorur Kastriot Islamin. Hegeli do t\u00eb thoshte se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb n\u00eb Parlament e n\u00eb qeveri u b\u00ebn\u00eb komik\u00eb. Buz\u00ebqeshja apo n\u00ebnqeshja q\u00eb mund t\u00eb na ngjall\u00eb natyrsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast komedia, nuk duhet t\u00eb na pengoj\u00eb, s\u00eb pari ne demokrat\u00ebve, t\u00eb shtrojm\u00eb pyetjen se pse duhej nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb veprim i till\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ket\u00eb ardhur nga nj\u00eb betim i fsheht\u00eb i Berish\u00ebs p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb? E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, nga m\u00eb i vogli e deri te kryetari, u zem\u00ebruam shum\u00eb asokohe. Ve\u00e7an\u00ebrisht Berisha vet\u00eb u ndie m\u00eb i prekuri, dhe me t\u00eb drejt\u00eb. Ai e dinte se nishani kryesor i kund\u00ebrshtar\u00ebve tan\u00eb n\u00eb pushtet ishte vet\u00eb ai. Ky version i larjes s\u00eb nj\u00eb hesapi t\u00eb vjet\u00ebr nga ana e Berish\u00ebs logjikisht bie ndesh me evolucionin e tij si takticien politik pas kthimit n\u00eb pushtet me zgjedhjet e vitit 2005. Sa p\u00ebr t\u2019u bindur mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb ku \u00ebsht\u00eb sot Genc Pollo, strumbullari i historis\u00eb fillestare. Dhe po ashtu zoti Ilir Meta, at\u00ebher\u00eb Kryeminist\u00ebr, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb zbatimit t\u00eb skenarit.<\/p>\n<p>Mbetet q\u00eb kjo manov\u00ebr t\u00eb drejtohet kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs. N\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, Kastriot Islami, sigurisht, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar i Grupit socialist. Me aq sa e njoh un\u00eb Berish\u00ebn dhe aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb analizuar veprimin politik, qoft\u00eb ky i veti apo i kund\u00ebrshtarit, nuk m\u00eb besohet q\u00eb ai t\u00eb shpresoj\u00eb v\u00ebrtet se mund ta izoloj\u00eb Partin\u00eb Socialiste apo personalisht Edi Ram\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cdiversantit\u201d Islami. S\u00eb pari se Berisha e ka shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se konteksti i sot\u00ebm politik n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr nga ai i dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb shkuara, dhe kjo pamje mb\u00ebrrin n\u00eb Strasburg n\u00eb nj\u00eb mij\u00eb rrug\u00eb t\u00eb tjera, pavar\u00ebsisht mundimit t\u00eb Kastriotit. S\u00eb dyti, edhe se Berisha i njeh fort mir\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e Kastriotit (Ka\u00e7it) dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i besonte atij nj\u00eb mision kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb brerja e mb\u00ebshtetjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Ka edhe nj\u00eb mund\u00ebsi. Kastriot Islami \u00ebsht\u00eb hartuesi, n\u00eb fakt, i ndryshimeve kushtetuese t\u00eb vitit 2008, qoft\u00eb ato q\u00eb lidheshin me Kodin Zgjedhor, qoft\u00eb ato q\u00eb preknin zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Gjat\u00eb nj\u00ebrit prej debateve normale n\u00eb Grupin ton\u00eb Parlamentar kur isha an\u00ebtar, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve, para se t\u00eb kalonin p\u00ebr votim n\u00eb seanc\u00ebn plenare, un\u00eb i kam k\u00ebrkuar Berish\u00ebs t\u00eb na tregonte propozimet e dala nga grupi yn\u00eb i pun\u00ebs e q\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projektin p\u00ebr t\u00eb cilin na k\u00ebrkohej t\u00eb votonim. Ka rezultuar se asnj\u00eb nga propozimet n\u00eb fjal\u00eb nuk ishte zyrtarisht demokrat.<\/p>\n<p>Un\u00eb at\u00ebher\u00eb votova kund\u00ebr k\u00ebtyre ndryshimeve me arsyetimin se n\u00eb parim, ne, si shumic\u00eb, nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrroheshim n\u00eb noterizues t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb propozimeve t\u00eb socialist\u00ebve kur ishte fjala p\u00ebr t\u00eb prekur dokumentin themeltar t\u00eb shtetit. P\u00ebr disa nga nenet kryesore q\u00eb ndryshoheshin kisha objeksionet e mia konkrete, por nuk \u00ebsht\u00eb rasti k\u00ebtu t\u2019i kujtojm\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb vet\u00ebdijen time isha i bindur se Berisha nuk ishte \u201cdor\u00ebzuar\u201d aq leht\u00eb. Ai me siguri kishte ndjekur nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb arritur ndryshimet q\u00eb synonte n\u00eb Kushtetut\u00eb, nj\u00eb rrug\u00eb s\u00eb cil\u00ebs nuk i dukej koka. P\u00ebr t\u00eb mos u zgjatur me st\u00ebrhollime, fakt \u00ebsht\u00eb se pas k\u00ebtyre ndryshimeve ai nuk e ka thirrur m\u00eb kurr\u00eb publikisht Islamin me nofk\u00ebn q\u00eb i kishte ngjitur prej vitesh \u201cKa\u00e7i i zi\u201d.<\/p>\n<p>Dhe Ka\u00e7i vazhdoi pun\u00ebn e vet deri n\u00eb mes t\u00eb dhjetorit 2011, kur v\u00ebshtrimi i kombit, si\u00e7 u shpreh Berisha (dhe qeshi), u mpi plot ankth n\u00eb fatin e tij politik t\u00eb rrezikuar. Berisha qeshi duke i qar\u00eb hallin publikisht Ka\u00e7it, e talli at\u00eb me fjal\u00eb e me mimik\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb Parlamentit i mbrojti atij, me votat e deputet\u00ebve demokrat\u00eb, vendin e delegatit socialist n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Sigurisht q\u00eb edhe Jozefina nuk mund ta humbte k\u00ebt\u00eb rast pa e th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e vet. Si avokate e njohur e opozit\u00ebs, ajo u kujtoi \u2018klient\u00ebve\u2019 t\u00eb saj socialist\u00eb se nuk do t\u2019i lejonte t\u00eb gabonin duke humbur Kastriot Islamin, i cili kishte mb\u00ebrritur deri t\u00eb ishte raportues i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb republik\u00eb ish-sovjetike, lart\u00ebsi ku nuk ishte ngjitur kurr\u00eb ndonj\u00eb parlamentar shqiptar.<\/p>\n<p>Ajo madje e pranoi, me modesti, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb Kastrioti ia kishte kaluar edhe asaj vet\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb Jozefin\u00ebs. Kujtesa e njohur selektive e Jozefin\u00ebs nuk mund t\u00eb p\u00ebrmendte se n\u00eb fakt ka qen\u00eb nj\u00eb demokrat, Aleksand\u00ebr Biberaj, i cili ka mbajtur nominalisht kat\u00ebr mandate, aq sa ajo vet\u00eb nuk e p\u00ebrmbajti m\u00eb dot zilin\u00eb dhe p\u00ebrdori autoritetin e n\u00ebnkryetares s\u00eb partis\u00eb dhe t\u00eb kryetares s\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u2019ia nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb mes, duke i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb sh\u00ebmtuar karrier\u00ebs s\u00eb nj\u00eb demokrati t\u00eb aft\u00eb e t\u00eb p\u00ebrkushtuar, por edhe afirmimit t\u00eb Parlamentit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Biberaj ka qen\u00eb zgjedhur: 1) Z\u00ebvend\u00ebspresident i Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs; 2) z\u00ebvend\u00ebspresident i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Popullore Europiane n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs; 3) z\u00ebvend\u00ebspresident i Komitetit t\u00eb Rregullores, Imuniteteve dhe Marr\u00ebdh\u00ebnieve Institucionale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs; 4) Raportues p\u00ebr \u2018Hetimin e krimeve t\u00eb kryera nga regjimi stalinist n\u00eb Rusi, Ukrain\u00eb dhe ish-republikat e tjera t\u00eb Bashkimit Sovjetik\u2019.<\/p>\n<p>Hakmarrje p\u00ebr nj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb vjet\u00ebr, manov\u00ebr e ul\u00ebt politike apo shp\u00ebrblim ndaj Islamit p\u00ebr sh\u00ebrbimet e kryera kur g\u00ebzonte besimin e Ram\u00ebs, nga ana e Berish\u00ebs, ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 22 dhjetor 2011, kur qeveria caktoi se kush duhej ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte opozit\u00ebn n\u00eb organizat\u00ebn parlamentare nd\u00ebrkomb\u00ebtare m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kontinentit ton\u00eb, mbetet nj\u00eb ngjarje me er\u00eb t\u00eb keqe. Argumenti parimor q\u00eb p\u00ebrdori Berisha n\u00eb vitin 1999, kur ai vet\u00eb ishte viktim\u00eb, \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i v\u00ebrtet\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kur ai \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb autor: u shkel n\u00eb themel demokracia parlamentare. Kjo nuk mund t\u00eb quhet nj\u00eb betej\u00eb politike e fituar nga ana e demokrat\u00ebve kund\u00ebr socialist\u00ebve. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e mi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb pushtet, ata q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishin elita e demokrat\u00ebve, ran\u00eb n\u00eb nj\u00eb batak, t\u00eb cilin zor se do ta kujtojn\u00eb me krenari nj\u00eb dit\u00eb. Nd\u00ebrsa Berisha vet\u00eb shfaqi nj\u00eb zvet\u00ebnim moral, t\u00eb cilit nuk ma b\u00ebn zemra t\u2019i v\u00eb emrin q\u00eb meriton n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb bukur Krishtlindjeje.\u201d<\/p>\n<p>Ky, pra, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnimi q\u00eb kam mbajtur n\u00eb fletoren time m\u00eb 24 dhjetor 2011, gjasht\u00eb muaj para se Shqip\u00ebria t\u00eb merrte kryesimin e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Kureshtar jam t\u00eb di n\u00ebse vet\u00eb Kastriot Islami ndihej i qet\u00eb tek e d\u00ebgjonte Berish\u00ebn t\u00eb shpallte para asaj salle t\u00eb nderuar, pa iu dridhur qerpiku, dashurin\u00eb e vet p\u00ebr opozit\u00ebn. A e vriste, vall\u00eb, sadopak nd\u00ebrgjegjja pse ndodhej n\u00eb at\u00eb sall\u00eb parlamentarin Islami, t\u00eb zgjedhur demokratikisht 7 her\u00eb, n\u00eb mos gaboj, nga votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BESNIK MUSTAFAJ, 28 qershor 2012 Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs u mblodh n\u00eb selin\u00eb e vet n\u00eb Strasburg t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 24 qershor, n\u00eb sesionin e radh\u00ebs. Berisha, me cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb vendit kryesues t\u00eb organizat\u00ebs, iu drejtua k\u00ebsaj Asambleje. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai gjeti rastin t\u00eb theksonte me z\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Lidhur me votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Lidhur me votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"BESNIK MUSTAFAJ, 28 qershor 2012 Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs u mblodh n\u00eb selin\u00eb e vet n\u00eb Strasburg t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 24 qershor, n\u00eb sesionin e radh\u00ebs. Berisha, me cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb vendit kryesues t\u00eb organizat\u00ebs, iu drejtua k\u00ebsaj Asambleje. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai gjeti rastin t\u00eb theksonte me z\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-06-29T06:59:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/besnik_mustafaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Lidhur me votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-06-29T06:59:02+00:00\",\"dateModified\":\"2012-06-29T06:59:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/\"},\"wordCount\":2440,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/besnik_mustafaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/\",\"name\":\"Lidhur me votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/besnik_mustafaj.jpg\",\"datePublished\":\"2012-06-29T06:59:02+00:00\",\"dateModified\":\"2012-06-29T06:59:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/besnik_mustafaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/besnik_mustafaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lidhur me votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lidhur me votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Lidhur me votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"BESNIK MUSTAFAJ, 28 qershor 2012 Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs u mblodh n\u00eb selin\u00eb e vet n\u00eb Strasburg t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 24 qershor, n\u00eb sesionin e radh\u00ebs. Berisha, me cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb vendit kryesues t\u00eb organizat\u00ebs, iu drejtua k\u00ebsaj Asambleje. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai gjeti rastin t\u00eb theksonte me z\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-06-29T06:59:02+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/besnik_mustafaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Lidhur me votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb","datePublished":"2012-06-29T06:59:02+00:00","dateModified":"2012-06-29T06:59:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/"},"wordCount":2440,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/besnik_mustafaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/","name":"Lidhur me votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/besnik_mustafaj.jpg","datePublished":"2012-06-29T06:59:02+00:00","dateModified":"2012-06-29T06:59:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/besnik_mustafaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/besnik_mustafaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lidhur-me-votuesit-e-gjere-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lidhur me votuesit e gjer\u00eb shqiptar\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3485"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3485"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3485\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}