{"id":3432,"date":"2010-07-22T18:20:05","date_gmt":"2010-07-22T17:20:05","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3432"},"modified":"2010-07-22T18:20:05","modified_gmt":"2010-07-22T17:20:05","slug":"arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/","title":{"rendered":"Arshi Pipa, nj\u00eb 90-vjetor q\u00eb trondit studimet letrare shqipe"},"content":{"rendered":"<p><strong>Admirina Pe\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Tri vepra t\u00eb rralla nga fondi i art\u00eb i studimeve t\u00eb Arshi Pip\u00ebs, do t\u00eb botohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr lexuesin shqiptar me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb studiuesit, poetit dhe shkrimtarit, q\u00eb sh\u00ebnohet m\u00eb 28 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti. Veprat do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebrkthyer nga anglishtja p\u00ebrmes botimeve &#8220;Princi&#8221;. Botuesi Miftar Gjana thot\u00eb se secila prej k\u00ebtyre veprave do t\u00eb trazoj\u00eb rrethet e studiuesve, por edhe t\u00eb lexuesve shqiptar\u00eb. Pasi Arshi Pipa, prej vitesh \u00ebsht\u00eb gjykuar e kritikuar pa e njohur dhe pa qen\u00eb n\u00eb kontakt me vepr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Vepra e par\u00eb, me shum\u00eb gjasa do t\u00eb rikthej\u00eb polemikat e ashpra rreth Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit dhe do t\u00eb ngjall\u00eb reagime mes idhtar\u00ebve t\u00eb standardit dhe mbrojt\u00ebsve e p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb atij kongresi politik, si\u00e7 e cil\u00ebson Gjana. Vepra e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dor\u00ebshkrim burgu, nj\u00eb traktat filozofik i shkruar n\u00eb vitet &#8217;53-&#8217;55, n\u00eb koh\u00ebn kur Pipa vuante d\u00ebnimin n\u00eb burgun e Burrelit. Nd\u00ebrsa vepra e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi n\u00eb nj\u00eb kapitull t\u00eb saj trajton thelbin e realizmit socialist shqiptar dhe si u vendos ai duke e ndar\u00eb edhe n\u00eb periudha, e duke synuar t\u00eb gjej\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt shkencore.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-3433\" title=\"Arshi Pipa\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/arshi_pipa.jpg\" alt=\"\" width=\"260\" height=\"182\" \/><\/p>\n<p><em><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, botuesi Gjana na flet gjer\u00ebsisht rreth k\u00ebtyre tri veprave dhe pritshm\u00ebrive q\u00eb ai ka sa i takon reagimeve q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb n\u00eb rrethet tona letrare.<\/strong> <\/em><\/p>\n<p><em>Z.Gjana, e nisim k\u00ebt\u00eb bised\u00eb me vepr\u00ebn q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Kongresin e Drejtshkrimit t\u00eb Shqipes. \u00c7far\u00eb sjell kjo vep\u00ebr? Dim\u00eb se ka ngjallur shum\u00eb polemika n\u00eb koh\u00ebn kur u botua n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb &#8217;90-\u00ebn\u2026<\/em><\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr titullohet &#8220;Politika e gjuh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb socialiste&#8221;. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, ka qen\u00eb libri m\u00eb polemizues nga gjith\u00eb rrethet elitare t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Nj\u00eb nga arsyet p\u00ebr t\u00eb cilat edhe vepra e Pip\u00ebs p\u00ebrgjith\u00ebsisht lihet n\u00eb heshtje n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky konflikt virtual q\u00eb ka lindur p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij libri, i botuar n\u00eb Amerik\u00eb nga &#8220;Columbia University Press&#8221;.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me problemet e gjuh\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb vendosur standardi zyrtar i shqipes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme nga ana e politik\u00ebs shqiptare totalitare. Vepra merret me rr\u00ebnj\u00ebt nostralogjike t\u00eb formimit t\u00eb gjuh\u00ebve standarde dhe komb\u00ebtare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Ka nj\u00eb bibliografi shum\u00eb t\u00eb pasur. Aty trajton gjith\u00eb problemet para dhe pas vendosjes s\u00eb standardit t\u00eb shqipes zyrtare n\u00eb vitin 1973. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr me tipare jo vet\u00ebm shkencore por edhe polemike, me nj\u00eb nerv t\u00eb theksuar, karakteristik p\u00ebr sensin kritik t\u00eb Pip\u00ebs.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb 284 faqe dhe \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces botimi. Mendoj se do t\u00eb rizgjoj\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb polemikat e hershme, por n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, pasi do t\u00eb kemi p\u00ebrpara tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst t\u00eb shkruar. Risia e k\u00ebtij libri \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb botohet n\u00eb dy variante, n\u00eb gegnishten letrare dhe n\u00eb standardin e shqipes dhe t\u00eb dy variantet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin lib\u00ebr, i cili do t\u00eb jet\u00eb voluminoz, af\u00ebrsisht 600 faqe. Kjo i jep p\u00ebrgjigje gjith\u00eb atyre pseudo-linguist\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb ndikuar sigurisht nga ideologjia totalitare\u2026<\/p>\n<p><em>P\u00ebr cil\u00ebt gjuh\u00ebtar\u00eb e b\u00ebni k\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktim? <\/em><\/p>\n<p>Jan\u00eb shum\u00eb, por po p\u00ebrmend k\u00ebtu Xhevat Lloshin, i cili pa e lexuar librin, ka botuar nj\u00eb polemik\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb munges\u00eb me Pip\u00ebn asokohe. Fillimisht ka botuar nj\u00eb seri shkrimesh n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Sot&#8221; t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb vitin 1996, dhe m\u00eb von\u00eb e ka botuar si nj\u00eb vep\u00ebr m\u00eb vete p\u00ebr kontestimet q\u00eb ai kishte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr.<br \/>\n<em>Ju thoni se &#8220;Politika e gjuh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb socialiste&#8221; do t\u00eb rikthej\u00eb polemikat p\u00ebr Kongresin e Drejtshkrimit\u2026? N\u00eb \u00e7&#8217;linja mund t\u00eb shtrohen debatet?<\/em><\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr do t\u00eb rikthej\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb debatin p\u00ebr Kongresin e Drejtshkrimit, i cili ka qen\u00eb nj\u00eb kongres krejt politik dhe shum\u00eb prej n\u00ebnshkruesve t\u00eb dokumentit t\u00eb k\u00ebtij Kongresi, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb me pjes\u00ebmarrje edhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, t\u00eb ashtuquajtur personalitete, sot iu vjen turp p\u00ebr n\u00ebnshkrimin q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dikur. Sepse standardi i shqipes \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb kund\u00ebrshtim me gjith\u00eb tradit\u00ebn shqipe, q\u00eb nga Buzuku deri n\u00eb koh\u00ebt moderne dhe ajo i dha nj\u00eb goditje fatale let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shqipe dhe fillimeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, jemi n\u00eb nj\u00eb vorbull polemikash q\u00eb vet\u00eb Kongresi i Drejtshkrimit, kongresi politik i iniciuar nga vet\u00eb Enver Hoxha, ka pas l\u00ebn\u00eb ca detyra q\u00eb pas vitit 1973 t\u00eb b\u00ebheshin konferenca q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet norma e drejtshkrimit, qoft\u00eb edhe ajo e vendosur, gj\u00eb e cila nuk ka ndodhur. Ka raporte nga ai Kongres, shum\u00eb interesante, q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se si \u00ebsht\u00eb vendosur. Edhe standardi nuk \u00ebsht\u00eb tamam tosk\u00ebrisht letrare sipas parimeve t\u00eb Konic\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebndialekt i tosk\u00ebrishtes, pra \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjuha e P\u00ebrmetit. Edhe vet\u00eb qytetar\u00ebt tosk\u00eb nuk e flasin shqipen e standardit, flasin n\u00ebndialektet e tyre. Kjo ka treguar se nuk ka z\u00ebn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb situat\u00ebn e re gjeopolitike q\u00eb ka Shqip\u00ebria, vet\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja demografike e sotme (80 p\u00ebr qind geg\u00eb e 20 p\u00ebr qind tosk\u00eb) d\u00ebshmon se ky standard edhe nga pik\u00ebpamja sasiore nuk q\u00ebndron. Po ashtu i b\u00ebhet nj\u00eb goditje pothuajse asgj\u00ebsuese pasuris\u00eb gjuh\u00ebsore t\u00eb gegnishtes, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrdorin autor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kadaren\u00eb, i cili e p\u00ebrdor me shum\u00eb virtuozitet gegnishten letrare.<br \/>\nPor \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja e q\u00eb vlen t\u00eb debatohet n\u00eb qoft\u00eb se vazhdojm\u00eb t\u00eb ecim sipas k\u00ebtij standardi, kjo mohon kat\u00ebr B-t\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe si: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi. E p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kemi nj\u00eb autor t\u00eb shekullit XX, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, Martin Camaj, t\u00eb cilit po i botohet vepra e plot\u00eb m\u00eb s\u00eb fundi nga &#8220;Onufri&#8221;.<\/p>\n<p><em>Kjo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb botuar q\u00eb n\u00eb vitin 1990. Q\u00eb nga ai moment nis\u00ebn polemikat?<br \/>\n<\/em><\/p>\n<p>Po, polemikat nis\u00ebn fill, ve\u00e7 pa e lexuar librin, pa e pasur n\u00eb dor\u00eb. Fillimisht polemikat e para u zhvilluan mes vet\u00eb Pip\u00ebs dhe mikut t\u00eb tij Peter Prifti n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Albanica&#8221; q\u00eb nxirrte &#8220;Vatra&#8221; e ku Pipa ishte kryeredaktor i saj n\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;90. Polemika mes tyre nuk ishte si ajo q\u00eb u zhvillua n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi polemizuesi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e njihte vepr\u00ebn, por megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, formimi gjuh\u00ebsor q\u00eb kishte Peter Prifti ishte shum\u00eb i mang\u00ebt p\u00ebr arsye se ai \u00ebsht\u00eb historian, jo linguist, nd\u00ebrsa formimi i Pip\u00ebs \u00ebsht\u00eb krejt poliedrik me baz\u00eb filozofike dhe estetike, duke qen\u00eb edhe poet shum\u00eb i mir\u00eb, por edhe shkrimtar i mir\u00eb.<br \/>\n<em>Pas k\u00ebtij momenti nis\u00ebn polemikat edhe n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/em><br \/>\nPipa ka pasur nj\u00eb sulm t\u00eb pamenduar e t\u00eb pabazuar nga segmente p\u00ebrgjith\u00ebsisht ideologjike t\u00eb majta n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr arsye se Pip\u00ebn ata e konsiderojn\u00eb plot\u00ebsisht nj\u00eb radikal t\u00eb djatht\u00eb, gj\u00eb q\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Bindjet politike, qoft\u00eb edhe t\u00eb pashpallura t\u00eb Arshi Pip\u00ebs, jan\u00eb ato t\u00eb nj\u00eb socialdemokrati europian. Dhe jo vet\u00ebm t\u00eb tijat, por t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb familjes s\u00eb tij. Madje i v\u00ebllai, avokati i njohur, Muzafer Pipa ka qen\u00eb nj\u00eb antifashist i betuar. Ky \u00ebsht\u00eb keqkuptimi q\u00eb kan\u00eb pasur dhe kan\u00eb me Arshi Pip\u00ebn, pa e lexuar vepr\u00ebn e tij\u2026<br \/>\n<em>Libri i dyt\u00eb q\u00eb do t\u00eb botoni k\u00ebto dit\u00eb, dim\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dor\u00ebshkrim burgu. \u00c7&#8217;mund t\u00eb na zbuloni prej k\u00ebsaj vepre?<\/em><br \/>\nLibri tjet\u00ebr q\u00eb po botohet \u00ebsht\u00eb &#8220;Skic\u00eb p\u00ebr konceptimin e jet\u00ebs&#8221;, i cili do t\u00eb vij\u00eb me n\u00ebntitullin &#8220;Gjeniu&#8221;. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb traktat i mir\u00ebfillt\u00eb filozofik, i shkruar n\u00eb Burgun e Burrelit n\u00eb vitin 1953-1955 n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb biblioteke t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shkencore ose filozofike p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar e p\u00ebr ta cituar\u2026 \u00cbsht\u00eb shkruar me nj\u00eb sens shum\u00eb kritik, saq\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb merret me filozofi n\u00eb Shqip\u00ebri, shefi i katedr\u00ebs filozofike, Hysamedin Feraj thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri shkruhet filozofi p\u00ebr hir t\u00eb filozofis\u00eb, pasi e gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb ose artikuj publicistik\u00eb, ose politologjik\u00eb, por pa ndonj\u00eb ngarkes\u00eb filozofike.<br \/>\n<em>That\u00eb se i mungonte nj\u00eb bibliotek\u00eb shkencore e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb. Pse e shkroi pik\u00ebrisht n\u00eb burg?<\/em><br \/>\nSepse Pipa nuk e dinte se kur mund t\u00eb dilte nga burgu, edhe pse ndodhi q\u00eb ai u lirua pak koh\u00eb pasi e kishte p\u00ebrfunduar k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, pra n\u00eb vitin 1956. Ai ka kaluar d\u00ebnime thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha burgjet e Shqip\u00ebris\u00eb. Ishte arrestuar menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs n\u00eb &#8217;45-\u00ebn, pasi kishte mbajtur nj\u00eb fjalim p\u00ebr Migjenin, nj\u00eb ese e mrekullueshme. Por meq\u00eb Pipa nuk p\u00ebrmendi kurrkund revolucionin dhe Partin\u00eb e Pun\u00ebs, e konsideruan kund\u00ebrshtarin e tyre dhe e fut\u00ebn n\u00eb burg. Nuk kishte asnj\u00eb lloj veprimtarie politike kund\u00ebr sistemit, t\u00eb shpallur, t\u00eb pakt\u00ebn.<br \/>\n&#8220;Skic\u00eb p\u00ebr konceptimin e jet\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb italisht, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer nga motra e Pip\u00ebs, Nedrete Kalakulla. Familjar\u00eb t\u00eb tij e kishin ruajtur k\u00ebt\u00eb dor\u00ebshkrim, i cili u gjet n\u00eb vitin 1992, n\u00eb koh\u00ebn kur Pipa erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri. Fletorja ishte e mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb portret t\u00eb Stalinit me ngjyra. E kishte marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga revistat e koh\u00ebs. Shkaku pse e kishte mb\u00ebshtjell\u00eb me at\u00eb portret ishte thjesht nj\u00eb maskim, q\u00eb gardian\u00ebt e burgut t\u00eb mos e kuptonin \u00e7&#8217;fshihte brenda. Dor\u00ebshkrimi \u00ebsht\u00eb ruajtur n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb e \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 t\u00eb tjerave, edhe nj\u00eb kryevep\u00ebr arkivore pas kryevepr\u00ebs tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb libri i burgut, t\u00eb cilin e ka shkruar n\u00eb flet\u00eb letrash cigare me laps plumbi.<br \/>\n<em>Di\u00e7ka nga vepra e tret\u00eb ne ia kemi zbuluar lexuesit thuajse nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb suplementin e GSH &#8220;Milosao&#8221;. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb trajton realizmin socialist n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe apo jo\u2026?<\/em><br \/>\nKjo vep\u00ebr do t\u00eb botohet brenda shtatorit, me titullin &#8220;Historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe&#8221;. Thelbi i k\u00ebtij libri t\u00eb botuar n\u00eb anglisht n\u00eb vitin 1991, botimet e Universitetit Columbia, trajton realizmin socialist shqiptar dhe si u vendos ai. Pipa e trajton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gjer\u00eb realizmin socialist, duke e ndar\u00eb edhe n\u00eb periudha e duke i gjetur tamam rr\u00ebnj\u00ebt shkencore nga nisi kjo periudh\u00eb. Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e librit p\u00ebrb\u00ebhet nga dy kapituj q\u00eb jan\u00eb, &#8220;Zbulimi Kadare&#8221;, me t\u00eb cilin lexuesit jan\u00eb njohur nga botimi n\u00eb &#8220;Milosao&#8221; dhe kapitulli tjet\u00ebr mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga pik\u00ebpamja estetike \u00ebsht\u00eb &#8220;Poetika e Martin Camajt&#8221;, nj\u00eb studim integral p\u00ebr kryevepr\u00ebn e Camajt, romanin &#8220;Dranja&#8221;.<br \/>\n<em>Me \u00e7&#8217;vepra t\u00eb tjera do vijoj\u00eb botimi i k\u00ebsaj serie?<\/em><br \/>\nN\u00eb planet e sht\u00ebpis\u00eb botuese \u00ebsht\u00eb trilogjia &#8220;Albanica&#8221;, nj\u00eb vep\u00ebr e botuar n\u00eb anglisht n\u00eb 1978-\u00ebn, n\u00eb Mynih. Libri \u00ebsht\u00eb n\u00eb tri v\u00ebllime: i pari \u00ebsht\u00eb &#8220;Vargu popullor shqip, struktura dhe lloji&#8221; q\u00eb \u00ebsht\u00eb studimi m\u00eb i plot\u00eb i b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tash p\u00ebr metrik\u00ebn shqiptare. V\u00ebllimi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monografi e plot\u00eb shkencore p\u00ebr Jeronim de Rad\u00ebn, pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn autori \u00ebsht\u00eb marr\u00eb 10 vjet duke gjurmuar n\u00ebp\u00ebr arkivat e De Rad\u00ebs q\u00eb ndodheshin n\u00eb Kopenhagen. Risia e k\u00ebsaj vepre q\u00ebndron jo vet\u00ebm n\u00eb trajtimin komporativ q\u00eb i b\u00ebn De Rad\u00ebs si nj\u00eb nga poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj bashk\u00ebkohor t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb romantizmit, por edhe n\u00eb metod\u00ebn strukturaliste.<\/p>\n<p>Mend\u00ebsia e k\u00ebtij libri \u00ebsht\u00eb se De Rada, tekstet kryesore si &#8220;K\u00ebng\u00ebt e Milosaos&#8221;, apo &#8220;K\u00ebng\u00ebt e Serafina Topias i ka ripunuar me dhjet\u00ebra her\u00eb. De Rada \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bedenat e let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe sipas meje, e duke cituar edhe Pip\u00ebn \u00ebsht\u00eb i vetmi poet romantik q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me poet\u00ebt e t\u00eb tjer\u00eb bashk\u00ebkohor europian, sepse &#8220;Milosao&#8221; \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb 1836-\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Let\u00ebrsis\u00eb shqipe ne citojm\u00eb se romantizmi shqiptar fillon me Naimin n\u00eb 1892-in, pra De Rada e sh\u00ebnoi k\u00ebt\u00eb prag afro 60 vjet m\u00eb her\u00ebt.<br \/>\nV\u00ebllimi i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;Let\u00ebrsia shqipe, perspektiva sociale&#8221; dhe merret me zhvillimet periodike t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe nga fillimi deri n\u00eb vitin 1978. N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim, Pipa b\u00ebn nj\u00eb periodizim krejt ndryshe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vlerave dhe jo n\u00eb baz\u00eb kronologjike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb r\u00ebndom k\u00ebtu. N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim r\u00ebnd\u00ebsia m\u00eb e madhe i kushtohet let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr shqipe q\u00eb z\u00eb faqet kryesore, sh\u00ebnimet kritike p\u00ebr vepr\u00ebn e Ismail Kadares\u00eb dhe nj\u00eb kapitull i ve\u00e7ant\u00eb &#8220;Miti i oksidentit n\u00eb poezin\u00eb e Migjenit&#8221;.<br \/>\nEdhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr me shum\u00eb vler\u00eb pasi do t\u00eb ndryshoj\u00eb rendin e gjith\u00eb studimeve dhe t\u00eb opinionit q\u00eb kan\u00eb lexuesit p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Mund ta konsiderojm\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si guri i \u00e7muar i kuror\u00ebs s\u00eb diamanteve t\u00eb Arshi Pip\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn ka punuar p\u00ebr gati 15 vjet dhe \u00ebsht\u00eb kryevepra e tij. M\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr mbyllet p\u00ebrgjith\u00ebsisht cikli i veprave kryesore t\u00eb Arshi Pip\u00ebs, pasi ai ka edhe vepra t\u00eb tjera, t\u00eb cilat do t\u00eb vazhdojn\u00eb botimin n\u00eb vijim.<\/p>\n<p><strong>Jeta dhe vepra e Arshi Pip\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Curriculum Vitae t\u00eb hartuar nga ai vet\u00eb, Arshi Pipa lindi n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 28 korrik 1920. Pasi u diplomua n\u00eb Liceun Shtet\u00ebror (drejtimi klasik) m\u00eb 1938, studioi filozofi n\u00eb Universitetin e Firenc\u00ebs. Me mbrojtjen e tem\u00ebs &#8220;Morali dhe religjioni te Bergsoni&#8221; m\u00eb 1942, mori grad\u00ebn dottore in filosofia. Dha m\u00ebsime filozofike n\u00eb Liceun Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 1941, n\u00eb Liceun Shtet\u00ebror t\u00eb Shkodr\u00ebs 1943-44. M\u00eb 1946, u arrestua p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimeve me politik\u00ebn e regjimit shqiptar.<\/p>\n<p>Vitet 1946-1956 i kaloi n\u00ebp\u00ebr burgjet dhe n\u00eb kampe pune, nd\u00ebrsa m\u00eb 1957 iku n\u00eb Jugosllavi, ku kaloi nj\u00eb vit si refugjat. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe p\u00ebrktheu n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe vargje t\u00eb zgjedhura nga poet\u00ebt latin\u00eb (250f). M\u00eb 1958 emigroi n\u00eb Amerik\u00eb. M\u00eb 1960 dha m\u00ebsime p\u00ebr filozofi e religjion n\u00eb Philander Smith College n\u00eb Arkasa. Vitin vijues shkollor kryesoi Departamentin e italishtes n\u00eb University School of Languages and Linguistics n\u00eb Georgeto\u00ebn dhe dha m\u00ebsime filozofike n\u00eb University College of Liberal Arts.<\/p>\n<p>Ishte lektor i italishtes n\u00eb Columbia University (1961-62), asistent profesor i italishtes t\u00eb universitetit t\u00eb Kalifornis\u00eb, Berkeley, dha m\u00ebsime p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb moderne italiane dhe seminare p\u00ebr kritik\u00ebn (De Sanctis, Croce, Vico), ashtu si dhe nj\u00eb seminar p\u00ebr gjuh\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb dhe folklorin shqiptar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb filologjis\u00eb romane (1963-1966). M\u00eb 1966 drejtoi nj\u00eb doktorant.<br \/>\nN\u00eb vitet 1963-1989 punoi n\u00eb Universitetin e Minesot\u00ebs si profesor i italishtes n\u00eb Deg\u00ebn e Fr\u00ebngjishtes e t\u00eb Italishtes. Si drejtor i programit t\u00eb studimeve italiane, bashk\u00ebpunoi n\u00eb krijimin e programeve t\u00eb shkall\u00ebs III, m\u00eb 1968, dhe pastaj t\u00eb doktorat\u00ebs. Drejtoi kandidat\u00eb p\u00ebr teza magjistrature dhe p\u00ebr teza doktorate, dha m\u00ebsime p\u00ebr autor\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si Dante, Bo\u00e7a\u00e7io, Manzoni, Leopardi; p\u00ebr gjini, si poezia kalorsiake, poezia lirike; p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrdisiplinare, si marksizmi dhe ekzistencializmi n\u00eb proz\u00eb dhe n\u00eb dram\u00eb dhe zhvilloi seminare p\u00ebr autor\u00eb si Montale, Vico dhe Croce.<\/p>\n<p>Prestigji i tij n\u00eb rrethet universitare dhe akademike amerikane d\u00ebshmohet edhe me q\u00ebnien si an\u00ebtar n\u00eb shoqata t\u00eb tilla si: Shoqata Amerikane e Estetik\u00ebs, Shoqata Filozofike Amerikane, Shoqata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Studimin e Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Italiane etj. Arshi Pipa ka qen\u00eb redaktor i k\u00ebtyre botimeve: &#8220;Kritika&#8221;, periodike e kritik\u00ebs letrare. Tiran\u00eb 1944 &#8220;Bota e re&#8221;, organ i Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Tiran\u00eb, 1945-46, &#8220;MLA International Bibliography&#8221;, p\u00ebr seksionin e let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb folklorit shqiptar, 1973 e tutje. &#8220;Albanische Forschungen&#8221;, M\u00fcnchen, 1977-1997.<\/p>\n<p>&#8220;Studies on Kosova&#8221;, 1984, kryeredaktor. &#8220;Telos&#8221;, an\u00ebtar i redaksis\u00eb nga 1988 deri m\u00eb 1997. redaktoi numrin special 79 &#8220;Perestroika and East Europe&#8221;. &#8220;Albanica, editor, 1990-1997. &#8220;Dielli&#8221;, editor, 1991-1992. Lista veprave t\u00eb botuara dhe sidomos t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb dor\u00ebshkrim e presin t\u00eb botohen \u00ebsht\u00eb mjaft e gjat\u00eb. Lexuesi shqiptar do t\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb dor\u00eb s\u00eb af\u00ebrmi vepr\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb Arshi Pip\u00ebs, menj\u00ebher\u00eb pas botimit t\u00eb veprave kryesore t\u00eb Pip\u00ebs. T\u00eb drejt\u00ebn e botimit n\u00eb shqip e mban sht\u00ebpia botuese &#8220;Princi&#8221;.<br \/>\nArshi Pipa vdiq m\u00eb 20 korrik 1997, dhe hiri i trupit t\u00eb tij u dredh n\u00eb detin Adriatik sipas amanetit q\u00eb ai kishte l\u00ebn\u00eb sa ishte gjall\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Admirina Pe\u00e7i Tri vepra t\u00eb rralla nga fondi i art\u00eb i studimeve t\u00eb Arshi Pip\u00ebs, do t\u00eb botohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr lexuesin shqiptar me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb studiuesit, poetit dhe shkrimtarit, q\u00eb sh\u00ebnohet m\u00eb 28 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti. Veprat do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebrkthyer nga anglishtja p\u00ebrmes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3432","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Arshi Pipa, nj\u00eb 90-vjetor q\u00eb trondit studimet letrare shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Arshi Pipa, nj\u00eb 90-vjetor q\u00eb trondit studimet letrare shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Admirina Pe\u00e7i Tri vepra t\u00eb rralla nga fondi i art\u00eb i studimeve t\u00eb Arshi Pip\u00ebs, do t\u00eb botohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr lexuesin shqiptar me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb studiuesit, poetit dhe shkrimtarit, q\u00eb sh\u00ebnohet m\u00eb 28 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti. Veprat do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebrkthyer nga anglishtja p\u00ebrmes [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-22T17:20:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/arshi_pipa.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Arshi Pipa, nj\u00eb 90-vjetor q\u00eb trondit studimet letrare shqipe\",\"datePublished\":\"2010-07-22T17:20:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/\"},\"wordCount\":2926,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/07\\\/arshi_pipa.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/\",\"name\":\"Arshi Pipa, nj\u00eb 90-vjetor q\u00eb trondit studimet letrare shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/07\\\/arshi_pipa.jpg\",\"datePublished\":\"2010-07-22T17:20:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/07\\\/arshi_pipa.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/07\\\/arshi_pipa.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Arshi Pipa, nj\u00eb 90-vjetor q\u00eb trondit studimet letrare shqipe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Arshi Pipa, nj\u00eb 90-vjetor q\u00eb trondit studimet letrare shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Arshi Pipa, nj\u00eb 90-vjetor q\u00eb trondit studimet letrare shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Admirina Pe\u00e7i Tri vepra t\u00eb rralla nga fondi i art\u00eb i studimeve t\u00eb Arshi Pip\u00ebs, do t\u00eb botohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr lexuesin shqiptar me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb studiuesit, poetit dhe shkrimtarit, q\u00eb sh\u00ebnohet m\u00eb 28 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti. Veprat do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebrkthyer nga anglishtja p\u00ebrmes [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-22T17:20:05+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/arshi_pipa.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Arshi Pipa, nj\u00eb 90-vjetor q\u00eb trondit studimet letrare shqipe","datePublished":"2010-07-22T17:20:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/"},"wordCount":2926,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/arshi_pipa.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/","name":"Arshi Pipa, nj\u00eb 90-vjetor q\u00eb trondit studimet letrare shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/arshi_pipa.jpg","datePublished":"2010-07-22T17:20:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/arshi_pipa.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/arshi_pipa.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arshi-pipa-nje-90-vjetor-qe-trondit-studimet-letrare-shqipe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Arshi Pipa, nj\u00eb 90-vjetor q\u00eb trondit studimet letrare shqipe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3432","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3432"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3432\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3432"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3432"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3432"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}