{"id":3427,"date":"2010-07-21T22:09:57","date_gmt":"2010-07-21T21:09:57","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3427"},"modified":"2010-07-21T22:09:57","modified_gmt":"2010-07-21T21:09:57","slug":"martin-camaj-perhere-me-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/","title":{"rendered":"Martin Camaj p\u00ebrher\u00eb me ne"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Ardian Klosi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Ardian Klosi<\/strong>, <em>21.07.2010<\/em><\/p>\n<p>Sot, shkrimtari dhe linguisti Martin Camaj do t\u00eb kishte mbushur 85 vje\u00e7. N\u00eb dy vjet\u00ebt q\u00eb do t\u00eb kalonin deri sa vdiq, Camaj luajti nj\u00eb rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Ai ishte shembulli i gjall\u00eb i q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Botojm\u00eb sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb bised\u00ebn n\u00eb nj\u00eb talk-show t\u00eb Televizionit Austriak, n\u00eb Mars 1991 ku Camaj ndodhej p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb ambasadori q\u00eb mbronte vij\u00ebn e PPSH-s\u00eb<\/p>\n<p>Sot, shkrimtari dhe linguisti Martin Camaj do t\u00eb kishte mbushur 85 vje\u00e7. Nj\u00eb mosh\u00eb e zakonshme mund t\u00eb thuash p\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebt e tij t\u00eb Dukagjinit, sidomos p\u00ebr nj\u00eb njeri aq t\u00eb p\u00ebrkor\u00eb si profesori i Mynihut. Por s\u00ebmundja e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb i qe shfaqur q\u00eb para se t\u00eb mbushte t\u00eb 65-at i rr\u00ebmbeu jet\u00ebn m\u00eb 12 mars 1992.<\/p>\n<p>Ai e dinte shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb do t\u00eb vdiste, edhe kur jemi takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Innsbruck n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1990, mandej shum\u00eb her\u00eb e ka tematizuar vdekjen n\u00eb poezin\u00eb e tij (Kur t\u00eb vdes m\u00eb mb\u00ebshtillni me tesha t\u00eb leshta\/sikurse ishte dokja nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt e mi) nd\u00ebrsa vitet e fundit nd\u00ebrtoi me t\u00eb nj\u00eb parabol\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb cikli poetik, p\u00ebr mendimit tim nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebn e tij: \u201ePalimpsest&#8221;.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-3428\" title=\"Martin Camaj - Lenggries\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/martin_camaj_lenggries-300x233.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"233\" \/><\/p>\n<p>Takimin e par\u00eb me Camajn e kam p\u00ebrshkruar edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera. Ai erdhi n\u00eb Innsbruck me shpres\u00ebn q\u00eb nj\u00eb poete lokale e atyshme t\u00eb l\u00ebmonte do p\u00ebrkthime t\u00eb dob\u00ebta nga shqipja t\u00eb poezive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Un\u00eb isha duke mbyllur studimet e mia n\u00eb at\u00eb qytet. Na e nd\u00ebrmjet\u00ebsoi takimin albanologu i Innsbrukut Hermann Oelberg, njeri q\u00eb kishte mbledhur n\u00eb bibliotek\u00ebn e Institutit t\u00eb tij shum\u00eb literatur\u00eb subversive p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e q\u00eb k\u00ebrkonte me t\u00eb her\u00eb pas here t\u00eb m\u00eb thyente frik\u00ebn.<\/p>\n<p>Subversive n\u00eb pik\u00ebpamje letrare ishte vepra e Camajt, e plot\u00eb n\u00eb v\u00ebllime t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bukur me ngjyra t\u00eb thekshme n\u00ebn motivet e Gjelosh Gjokajt, e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u dep\u00ebrtuar me skemat q\u00eb kishim ne n\u00eb kok\u00eb aso kohe lidhur me vlerat dhe hierarkit\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Por nj\u00eb her\u00eb q\u00eb t\u00eb kishte pushtuar magjia e gegnishtes dhe poezis\u00eb s\u00eb tij, ajo nuk t\u00eb l\u00ebshonte m\u00eb.<\/p>\n<p>Misteri q\u00eb fshihej n\u00eb shum\u00eb nga ato poezi, abstragimi i tyre i lart\u00eb, t\u00eb b\u00ebnte t&#8217;i ktheheshe e riktheheshe si ndonj\u00eb gote magjike me ver\u00eb q\u00eb mbushet vetiu. Ishte nj\u00eb bot\u00eb gjith\u00eb ngjyra q\u00eb nuk pranonte em\u00ebrtime t\u00eb caktuara, si m\u00ebngjese t\u00eb larg\u00ebta f\u00ebminie ku gjith\u00eb sendet dhe njer\u00ebzit p\u00ebrreth kan\u00eb kuptim t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Camaj ishte tejet i p\u00ebrzem\u00ebrt, me nj\u00eb mir\u00ebsi t\u00eb kultivuar, kur bashkohej mal\u00ebsori bujar me europianin erudit. Z\u00ebri ishte tejet melodioz, dukej nganj\u00ebher\u00eb sikur fliste me kantilen\u00eb, e nuk e di si k\u00ebndonte por do \u00e7uditesha sikur t\u00eb mos k\u00ebndonte bukur me at\u00eb z\u00eb dhe nuancat e holla q\u00eb shqiptonte. Sidomos gjermanishten e kishte t\u00eb kulluar, fjal\u00ebt t\u00eb nyj\u00ebtuara sakt\u00eb me nj\u00eb ting\u00ebllim Shkodre p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb duket ishte krenar.<\/p>\n<p>Ashtu sikurse Bogdani erdhi n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb l\u00ebmuar kosovarishten e vet (&#8220;m&#8217;ansht\u00eb dashun\u00eb me djers\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shum\u00eb fjal\u00eb me nd\u00ebrequn\u00eb nd\u00eb dhee t\u00eb Shkod\u00ebrs\u00eb&#8221;) edhe Camaj kishte marr\u00eb ting\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb qytetit t\u00eb tij, ku pat zbritur dikur f\u00ebmij\u00eb nga Temali i Dukagjinit p\u00ebr t&#8217;u shkolluar n\u00eb kolegjet e jezuit\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7udi at\u00eb dit\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb dimri nj\u00eb num\u00ebr fjalish n\u00eb shqip i linte t\u00eb pambaruara, kalonte prej nj\u00eb teme te tjetra, a thua se e nguste di\u00e7ka ose pse e ndjente pamund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e mbetur t\u00eb kumtonte t\u00eb gjitha sa donte (midis nesh 45 vjet munges\u00eb komunikimi).<\/p>\n<p>Erika e shoqja, nd\u00ebrhynte her\u00eb pas here p\u00ebr ta sjell\u00eb te tema p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishin ardhur. Un\u00eb n\u00eb fillim, n\u00ebn ndikimin e sa e sa romaneve si Armiqt\u00eb ose M\u00ebrgata e korbave e kushedi sa filmave t\u00eb Kinostudios Shqip\u00ebria e Re, e ndjeja q\u00eb kisha p\u00ebrball\u00eb armikun klasik (aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Camaj shtatlart\u00eb kishte veshur nj\u00eb pard\u00ebsy t\u00eb \u00e7el\u00ebt dhe e kishte ngritur jak\u00ebn mbi qaf\u00eb ngaq\u00eb n\u00eb lugin\u00ebn e Innit frynte er\u00eb e fort\u00eb).<\/p>\n<p>Por tundimi p\u00ebr ta njohur ishte shum\u00eb m\u00eb i madh se frika, e pastaj kur sheh se ky njeri merret me kultur\u00eb dhe poezi t\u00eb rafinuar dhe jo me diversion, skemat e Kinostudios kthehen n\u00eb libra p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb prap\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dy vjet\u00ebt q\u00eb do t\u00eb kalonin deri sa vdiq, Camaj luajti nj\u00eb rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ishte shembulli i gjall\u00eb i q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs, vijuesi i nj\u00eb tradite t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb poezin\u00eb shqipe t\u00eb variantit geg q\u00eb megjithat\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb terrene t\u00eb pashkelura m\u00eb par\u00eb nga krejt poezia jon\u00eb, duke u afruar me motrat m\u00eb avangarde n\u00eb kontinent, pa e humbur karakterin e saj shqiptar, p\u00ebrkundrazi me rr\u00ebnj\u00eb shum\u00eb t\u00eb forta n\u00eb mitologjin\u00eb dhe m\u00ebnyrat shpreh\u00ebse t\u00eb Veriut. Camaj ishte shembulli i gjall\u00eb edhe i q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb gjuh\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt luftonin me pamflete ose teorizime q\u00eb nuk i d\u00ebgjonte njeri, ai e tregoi me vepra t\u00eb shumta n\u00eb poezi, n\u00eb proz\u00eb ose dramaturgji se nj\u00eb tradit\u00eb aq e gjat\u00eb letrare nuk mund t\u00eb vdes\u00eb brenda nj\u00eb brezi, edhe pse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qe vendosur m\u00eb 1972, n\u00eb kushtet e diktatit nga lart, prej shumic\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb asaj q\u00eb ishte kultura zyrtare e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb q\u00ebndres\u00eb ai e zhvilloi edhe n\u00eb shinat e dijes, me monografi e gramatika t\u00eb ndryshme, sikurse n\u00eb Albanian Grammar t\u00eb tij ku e analizon gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb tri koinet\u00eb kryesore t\u00eb saj: geg\u00ebnisht, tosk\u00ebrisht e arb\u00ebresh.<\/p>\n<p>Pak p\u00ebr t&#8217;u habitur sot, kur Camaj pranohet nga gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit me pesh\u00eb e me poste t\u00eb gjuh\u00eb-let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, kjo an\u00eb e personalitetit t\u00eb tij lihet n\u00eb heshtje, madje Camaj ngrihet lart m\u00eb fort nga t\u00eb gjith\u00eb pik\u00ebrisht prej atyre q\u00eb nuk duan as t&#8217;i d\u00ebgjojn\u00eb termat geg\u00ebnishte ose variant letrar geg.<\/p>\n<p>Camaj pati p\u00ebr ne nj\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe si frym\u00ebzues p\u00ebr njohjen dhe p\u00ebrhapjen e kultur\u00ebs s\u00eb panjohur ose deri m\u00eb aty t\u00eb ndaluar shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 1991 krijuam Lidhjen e shkrimtar\u00ebve e intelektual\u00ebve t\u00eb pavarur &#8220;Albania&#8221;, q\u00eb e pati pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb si synim kryesor t\u00eb saj: n\u00eb disa botime t\u00eb atyre viteve si &#8220;Shqip\u00ebria zgjim i dhimbsh\u00ebm&#8221;, &#8220;Libertas&#8221;, &#8220;Quo vadis Shqip\u00ebri&#8221; etj.<\/p>\n<p>Martin Camaj dhe Arshi Pipa ishin nga kontribuesit kryesor\u00eb. Pak dit\u00eb para se t\u00eb vdiste i d\u00ebrgoi me telefon lidhjes son\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh q\u00eb u b\u00eb m\u00eb pas i famsh\u00ebm p\u00ebr fjalin\u00eb e tij t\u00eb fundit:<\/p>\n<p>&#8220;<em>T\u00eb dashun miq e vllaz\u00ebn shqiptar\u00eb, intelektual\u00eb, artist\u00eb dhe mbar\u00eb popull shqiptar, p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mija ju jan\u00eb drejtue t\u00eb gjith\u00ebve. G\u00ebzohem pa mas\u00eb se keni vendos\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoni vepr\u00ebn time: ky vler\u00ebsim na afron.<\/em><\/p>\n<p><em>B\u00e2t\u00eb burrnin\u00eb t\u00eb m\u00eb shtini n\u00eb rreshtin tuej. Ndonse t\u00eb ndam\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli, un\u00eb jam i jueji e ju jeni t\u00eb mijt. Martin Camaj<\/em>.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt q\u00eb pasuan rr\u00ebzimin e monumentit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb jemi takuar me Camajn n\u00eb studion e Klub 2, nj\u00eb nga talk-show kryesor\u00eb t\u00eb Televizionit Austriak. Ishin ftuar k\u00ebtu gjithashtu historiani M. Schmidt-Neke, gazetaria Ch. von Kohl, ambasadori i at\u00ebhersh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Partis\u00eb Demokratike Genc Pollo.<\/p>\n<p>Camaj u tregua edhe k\u00ebtu i qet\u00eb e i matur, megjith\u00eb nd\u00ebrhyrjet e vrazhda e provokuese t\u00eb ambasadorit, q\u00eb mbronte natyrisht vij\u00ebn e PPSH e q\u00eb arriti deri aty sa t&#8217;i thoshte t\u00ebrthorazi Camajt se i paskej duart e lara me gjakun e popullit.<\/p>\n<p>Apo ndoshta Camaj u tregua i p\u00ebrmbajtur se mendonte q\u00eb mund t\u00eb hakmerreshin ndaj familjes s\u00eb tij n\u00eb Temal, ndaj t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Gjergj e Zef, q\u00eb jo pak kishin vuajtur qysh prej arratisjes s\u00eb tij m\u00eb 1948. Midis Camajt dhe ambasadorit bot\u00eb kulture.<\/p>\n<p>Mjaft t\u00eb v\u00ebreje gjermanishten e latuar me kantilen\u00eb Shkodre t\u00eb profesorit dhe fjalit\u00eb e rr\u00ebmujshme t\u00eb tjetrit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallimin. Sidoqoft\u00eb nxora nga kaseta e emisionit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm ato fragmente, ku ka folur Martin Camaj dhe dialogun q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar mes t\u00eb dyve:<\/p>\n<p>Nga <strong>emisioni p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Klub 2 t\u00eb Televizionit Austriak<\/strong>, m\u00eb 2 mars 1991:<\/p>\n<p><em>Moderatori<\/em>: <em>Cili \u00ebsht\u00eb versioni juaj, zoti ambasador [p\u00ebr rr\u00ebzimin e monumentit]?<\/em><\/p>\n<p><strong>Ambasadori<\/strong>: Un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj k\u00ebtu si ambasador nj\u00eb shtet dhe nj\u00eb qeveri. D\u00ebgjova k\u00ebtu \u00e7far\u00eb than\u00eb dy zot\u00ebrinjt\u00eb, zoti Klosi dhe zoti Pollo, p\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re.<\/p>\n<p>Student\u00ebt ishin futur n\u00eb grev\u00eb urie, kishin k\u00ebrkesa t\u00eb tjera t\u00eb cilat pjes\u00ebrisht u p\u00ebrmbush\u00ebn. Duhet t\u00eb theksoj se nuk ishin aty t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsohet k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>N\u00eb grev\u00eb urie ishin rreth 700 student\u00eb. Pastaj, thon\u00eb, se u bashkuan me ta edhe pun\u00ebtor\u00eb. Por p\u00ebr mendimin ton\u00eb fjala nuk \u00ebsht\u00eb thjesht p\u00ebr nj\u00eb ose dy monumente. Ekzistojn\u00eb forca n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb duan t\u00eb pengojn\u00eb zhvillimet demokratike, jan\u00eb forca regresive, rebele, n\u00ebse mund t\u00eb shprehem k\u00ebshtu, jan\u00eb forca t\u00eb err\u00ebta q\u00eb provokuan direkt.<\/p>\n<p><em>Moderatori: Ju that\u00eb forca t\u00eb err\u00ebta, regresive, cil\u00ebt keni parasysh me k\u00ebto?<\/em><\/p>\n<p><strong>Ambasadori<\/strong>: Jan\u00eb forca t\u00eb err\u00ebta. Si\u00e7 tha dhe zoti Pollo, po t\u00eb kishte nd\u00ebrhyr\u00eb policia, do t\u00eb ndodhte gjakderdhje. K\u00ebt\u00eb d\u00ebshironin forcat e err\u00ebta. Ka ligje n\u00eb Shqip\u00ebri, ka nj\u00eb ligj greve, q\u00eb u shkel, ka nj\u00eb ligj p\u00ebr demonstratat, p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb gjitha partit\u00eb, q\u00eb deri n\u00eb zgjedhje nuk do t\u00eb ket\u00eb demonstrata.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto u shkel\u00ebn. Ka nj\u00eb ligj p\u00ebr mbrojtjen e monumenteve, edhe p\u00ebr mbrojtjen e emrit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Un\u00eb nuk do t\u00eb flas k\u00ebtu p\u00ebr arritjet dhe meritat e Enver Hoxh\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb ky q\u00ebllimi im. Dua t\u00eb them vet\u00ebm se me aktin q\u00eb u krye aty, u luajt me ndjenjat e popullit. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb donin t\u00eb arrinin.<\/p>\n<p><em>Christine von Kohl: Po kush ishin k\u00ebto forca?<\/em><\/p>\n<p><strong>Ambasadori<\/strong>: Sikur ta dija un\u00eb&#8230; Por ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb dal\u00eb, me siguri.<\/p>\n<p><em>Moderatori: Si\u00e7 e kuptoj un\u00eb, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar qeveria e Ramiz Alis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb me hapa t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb shkohet drejt demokracis\u00eb. K\u00ebto forca tani duan t\u00eb shkaktohet gjakderdhje dhe t\u00eb pengohen reformat, apo jo?<\/em><\/p>\n<p><strong>Ambasadori<\/strong>: M\u00eb lini ta mbaroj mendimin. Pas k\u00ebtij incidenti t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, edhe Partia Demokratike, i d\u00ebnuan k\u00ebto akte kriminale, q\u00eb jan\u00eb penguese p\u00ebr procesin e demokratizimit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe duan t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb luft\u00eb civile.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka nj\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie. Zot\u00ebrinjt\u00eb k\u00ebtu, si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn k\u00ebt\u00eb akt, nga ana tjet\u00ebr zyrtarisht ka nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie q\u00eb i d\u00ebnon k\u00ebto akte.<\/p>\n<p><strong>Martin Camaj<\/strong>: Shtjellimet tuaja zoti ambasador, m\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb shum\u00eb t\u00eb err\u00ebta, kurse k\u00ebto forcat e err\u00ebta m\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb mistike, mistifikim i fakteve.<\/p>\n<p>Edhe di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje, sidomos me rr\u00ebzimin e Enver Hoxh\u00ebs, si letrar: figura e Enver Hoxh\u00ebs &#8211; p\u00ebr ne jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre k\u00ebtu diaspor\u00ebn &#8211; \u00ebsht\u00eb paraqitur si nj\u00eb njeri i dashur, t\u00eb cilin e adhuron gjith\u00eb populli. K\u00ebshtu nga nj\u00eb person real u krijua nj\u00eb person fiktiv, i cili gjeti pasqyrimin e vet pastaj edhe n\u00eb let\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Sipas ndjesis\u00eb sime ky rr\u00ebzim \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka simbolike, di\u00e7ka q\u00eb e ka pritur i gjith\u00eb populli shqiptar prej 45 vjet\u00ebsh. Shtjellimet tuaja (i drejtohet ambasadorit) p\u00ebr demokracin\u00eb m\u00eb duken mjaft t\u00eb dyshimta, q\u00eb nj\u00eb bart\u00ebs, nj\u00eb flamurtar i diktatur\u00ebs t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb demokratizimin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb contradictio in termines, q\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb, me policin\u00eb, me t\u00eb gjitha strukturat e saj, t\u00eb qenkej n\u00eb gjendje t\u00eb realizoj\u00eb demokratizimin n\u00eb Shqip\u00ebri ose ta ndihmoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam nj\u00eb emigrant i vjet\u00ebr, ju natyrisht mund t\u00eb thoni q\u00eb un\u00eb paraprakisht jam nj\u00eb armik, emri im deri m\u00eb sot ishte krejt i ndaluar n\u00eb Shqip\u00ebri, po t\u00eb m\u00eb kishit par\u00eb para e z\u00ebm\u00eb tet\u00eb muajsh, ju me siguri nuk do t\u00eb ma kishit dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn, sikurse ka ndodhur shpesh.<\/p>\n<p>Por dua t\u00eb jem me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb objektiv. Pra, un\u00eb nuk besoj q\u00eb Partia e Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb proceset e demokratizimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Jam shum\u00eb i g\u00ebzuar q\u00eb sonte kemi k\u00ebtu k\u00ebta dy zot\u00ebrinj, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb brezit t\u00eb ri dhe un\u00eb besoj se brezi i ri sot, q\u00eb quhen demokrat\u00eb, se vet\u00ebm k\u00ebta jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb realizojn\u00eb nj\u00eb demokratizim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><em>&#8230;Moderatori: Duket e pamundur q\u00eb dikush n\u00eb vendet e Lindjes q\u00eb udh\u00ebheq nj\u00eb parti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i rrethuar nga shok\u00ebt e partis\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb realizoj\u00eb me shkatht\u00ebsi reforma. Shembulli m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb Gorba\u00e7ovi q\u00eb filloi perestrojk\u00ebn dhe q\u00eb sot sheh para vetes g\u00ebrmadhat e perestrojk\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><strong>Martin Camaj<\/strong>: E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb qysh prej 1945-s e deri m\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb realizuar reforma.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi nga partit\u00eb e tjera komuniste t\u00eb Lindjes. Edhe Jugosllavia, madje edhe Rumania, kan\u00eb njohur shkall\u00eb-shkall\u00eb disa reforma. N\u00eb qoft\u00eb se kuptohen me reforma grindjet n\u00eb majat e partis\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kurse reforma t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb natyr\u00ebs ekonomike, pse jo edhe n\u00eb arte&#8230; Realizmi socialist \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb konstant &#8211; kemi nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00ebp\u00ebr kongreset e partis\u00eb, t\u00eb themi q\u00eb nga 1948 e deri m\u00eb sot \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb po nj\u00eb vij\u00eb e drejt\u00eb, e patrazuar, pa reforma.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori<\/strong>: N\u00eb qoft\u00eb se ju thoni vet\u00ebm nj\u00eb vij\u00eb e drejt\u00eb, pse jo, ju i keni kthyer kurrizin Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe jeni shum\u00eb larg q\u00eb ta ndiqni Shqip\u00ebrin\u00eb nga Mynihu. Reforma ka patur edhe te ne. Kur flitet p\u00ebr procesin e demokratizimit te ne duhet b\u00ebr\u00eb dallimi me vendet e tjera.<\/p>\n<p>Procesi i demokratizimit te ne ka filluar para nj\u00eb viti, at\u00eb e ka nisur presidenti Ramiz Alia duke patur mb\u00ebshtetjen e partis\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb sekretar i par\u00eb, por edhe t\u00eb masave t\u00eb popullit. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka disa q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb ky proces demokratizimi t\u00eb zhvillohet shum\u00eb shpejt. Por brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr u arrit edhe liberalizimi i mendimit edhe pluralizmi i partive. Edhe n\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut ka arritje. Edhe n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p><strong>Moderatori<\/strong>: Dometh\u00ebn\u00eb ka p\u00ebrpjekje p\u00ebr demokratizim q\u00eb prej nj\u00eb viti. Por fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr m\u00eb p\u00ebrpara, q\u00eb nuk ka patur di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, k\u00ebt\u00eb po thonit ju apo jo (i drejtohet Camajt)<\/p>\n<p><strong>Martin Camaj<\/strong>: Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb flasim me p\u00ebraf\u00ebrsi. Dihet q\u00eb n\u00eb Gjermani, sidomos n\u00eb universitete, si p\u00ebr shembull n\u00eb Mynih, ka specialist\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me problemet shqiptare. Mynihu \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr studimet e Europ\u00ebs Juglindore, k\u00ebshtu ka specialist\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb nga Instituti i Ekonomis\u00eb, politolog\u00eb etj.<\/p>\n<p>Natyrisht t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb marr\u00eb nga \u201eZ\u00ebri i Popullit&#8221; dhe literatura juaj. Studiuesit kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb rinj q\u00eb e njihnin mir\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Natyrisht e pranoj q\u00eb ka munguar atmosfera, holl\u00ebsit\u00eb, por konturet e krejt zhvillimit, k\u00ebto jan\u00eb regjistruar dhe hulumtuar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu jan\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundime, jan\u00eb botuar monografi&#8230;<br \/>\n(Pas disa shpjegimeve nga A. Klosi p\u00ebr fet\u00eb tradicionale t\u00eb shqiptar\u00ebve, kanunin, periudh\u00ebn ateiste, zbraz\u00ebtin\u00eb morale dhe d\u00ebshp\u00ebrimin q\u00eb shprehet me eksodin, Camaj nd\u00ebrhyn:)<\/p>\n<p><strong>Martin Camaj<\/strong>: P\u00ebrsa i takon etik\u00ebs, moralit, kodeksit, jet\u00ebs q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb populli shqiptar, dua t\u00eb ngre nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Meq\u00eb ambasadori thot\u00eb se un\u00eb kam nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb larg&#8230;<\/p>\n<p><em>Moderatori: M\u00eb falni, a do t\u00eb ktheheshit tani?<\/em><\/p>\n<p><strong>Martin Camaj<\/strong>: Natyrisht.<\/p>\n<p><em>Moderatori: Dua t\u00eb them, a ju lejojn\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Martin Camaj<\/strong>: Nuk e di&#8230;<\/p>\n<p><em>Ambasadori: Po ju e njihni Shqip\u00ebrin\u00eb, ju e ndiqni zhvillimin n\u00eb Shqip\u00ebri, ligjet, ju i njihni ligjet.<\/em><\/p>\n<p><strong>Martin Camaj<\/strong>: Un\u00eb desha t\u00eb ngre nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje&#8230;<\/p>\n<p><em>Moderatori: M\u00eb falni, zoti ambasador, mund t&#8217;ju nd\u00ebrpres sepse po tregoheni shum\u00eb misterioz. Ju i njihni ligjet&#8230;<\/em><\/p>\n<p><strong>Ambasadori<\/strong>: Ata q\u00eb nuk i kan\u00eb ndyer duart me gjakun e popullit, q\u00eb nuk kan\u00eb luftuar kund\u00ebr popullit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb tyre t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt lejohen<\/p>\n<p><em>Moderatori: Ndiheni i prekur ju nga kjo, zoti Camaj?<\/em><\/p>\n<p><strong>Martin Camaj<\/strong>: Jo.<\/p>\n<p><em>Moderatori: Dometh\u00ebn\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb Bonn<\/em>.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori<\/strong>: Sigurisht.<\/p>\n<p><strong>Martin Camaj<\/strong>: M\u00eb mir\u00eb po pres edhe pak derisa k\u00ebta t\u00eb dy (tregon nga Klosi dhe Pollo) t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet. Un\u00eb jam nj\u00eb tjet\u00ebr gjenerat\u00eb, por identifikohem me gjenerat\u00ebn m\u00eb t\u00eb re. K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale dhe jo fort t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re, q\u00eb familja shqiptare, struktura e familjes shqiptare \u00ebsht\u00eb e tronditur. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb keq p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur ende nga patriarkati.<\/p>\n<p>Ka edhe probleme t\u00eb tjera, p.sh. ajo \u00e7ka m\u00eb b\u00ebn shum\u00eb p\u00ebrshtypje dhe m\u00eb brengos, sidomos kur hyj n\u00eb bised\u00eb me emigrant\u00ebt e rinj, m\u00ebsoj se n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ashtuquajtur, teorikisht, pa klasa, ka t\u00eb privilegjuar, m\u00eb pak t\u00eb privilegjuar, pastaj \u00ebsht\u00eb masa, masa q\u00eb mban ekonomin\u00eb, pra makineria prodhuese, dhe edhe sot, n\u00eb vitin 1991, ka t\u00eb deklasuar.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori<\/strong>: \u00c7&#8217;do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb deklasuar?<\/p>\n<p><strong>Martin Camaj<\/strong>: T\u00eb deklasuar? Dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb drejta, nuk kan\u00eb prestigj&#8230; ju e kuptoni mir\u00eb \u00e7&#8217;do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb deklasuar.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori<\/strong>: Po k\u00eb keni ju parasysh me k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Martin Camaj<\/strong>: P\u00ebr shembull \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb burg. Ose prift\u00ebrinjt\u00eb, hoxhat, e gjith\u00eb kategoria e tyre, me aq sa jam i informuar, k\u00ebta p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb deklasuarish&#8230;<\/p>\n<p>M\u00eb dt. 6.3.1991 Camaj i shkruante nj\u00eb let\u00ebr Gjon Sinisht\u00ebs n\u00eb universitetin e San Franciskos, botuesit t\u00eb Buletinit Katolik Shqiptar. Nd\u00ebr t\u00eb tjera i tregonte p\u00ebr emisionin \u201eM\u00eb 2 marc, jav\u00ebn q\u00eb shkoi isha n\u00eb Vjen\u00eb ku u mbajt\u00eb n\u00eb televizionin ustriak nj\u00eb talk-show mbi Shqip\u00ebrin\u00eb&#8230; Klosi e Pollo mbajt\u00ebn an\u00ebn time n\u00eb diskusion: ambasatorin e b\u00e2m\u00eb puplet\u00eb derisa iu muer goja, si belbacakut. Asht\u00eb e para her\u00eb q\u00eb dal e diskutoj n\u00eb nj\u00eb talk-show dhe e kalova provimin.&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardian Klosi, 21.07.2010 Sot, shkrimtari dhe linguisti Martin Camaj do t\u00eb kishte mbushur 85 vje\u00e7. N\u00eb dy vjet\u00ebt q\u00eb do t\u00eb kalonin deri sa vdiq, Camaj luajti nj\u00eb rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Ai ishte shembulli i gjall\u00eb i q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs. Botojm\u00eb sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb bised\u00ebn n\u00eb nj\u00eb talk-show [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3427","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Martin Camaj p\u00ebrher\u00eb me ne - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Martin Camaj p\u00ebrher\u00eb me ne - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ardian Klosi, 21.07.2010 Sot, shkrimtari dhe linguisti Martin Camaj do t\u00eb kishte mbushur 85 vje\u00e7. N\u00eb dy vjet\u00ebt q\u00eb do t\u00eb kalonin deri sa vdiq, Camaj luajti nj\u00eb rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Ai ishte shembulli i gjall\u00eb i q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs. Botojm\u00eb sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb bised\u00ebn n\u00eb nj\u00eb talk-show [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-21T21:09:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Martin Camaj p\u00ebrher\u00eb me ne\",\"datePublished\":\"2010-07-21T21:09:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/\"},\"wordCount\":3267,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/\",\"name\":\"Martin Camaj p\u00ebrher\u00eb me ne - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"datePublished\":\"2010-07-21T21:09:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/martin-camaj-perhere-me-ne\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Martin Camaj p\u00ebrher\u00eb me ne\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Martin Camaj p\u00ebrher\u00eb me ne - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Martin Camaj p\u00ebrher\u00eb me ne - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ardian Klosi, 21.07.2010 Sot, shkrimtari dhe linguisti Martin Camaj do t\u00eb kishte mbushur 85 vje\u00e7. N\u00eb dy vjet\u00ebt q\u00eb do t\u00eb kalonin deri sa vdiq, Camaj luajti nj\u00eb rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Ai ishte shembulli i gjall\u00eb i q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs. Botojm\u00eb sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb bised\u00ebn n\u00eb nj\u00eb talk-show [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-21T21:09:57+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Martin Camaj p\u00ebrher\u00eb me ne","datePublished":"2010-07-21T21:09:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/"},"wordCount":3267,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/","name":"Martin Camaj p\u00ebrher\u00eb me ne - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","datePublished":"2010-07-21T21:09:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/martin-camaj-perhere-me-ne\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Martin Camaj p\u00ebrher\u00eb me ne"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3427"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3427\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}