{"id":3425,"date":"2010-07-21T21:58:35","date_gmt":"2010-07-21T20:58:35","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3425"},"modified":"2010-07-21T21:58:35","modified_gmt":"2010-07-21T20:58:35","slug":"autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/","title":{"rendered":"AUTORITARIZMI PO VARROS ANTIKORRUPSIONIN"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Andrea Stefani\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Andrea Stefani<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb intervist\u00eb e John Withers, ambasadorit t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ka ngjallur zem\u00ebrimin n\u00eb qarqet e qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb Kryeministrit Sali Berisha. Por \u00e7far\u00eb sakrilegji paska b\u00ebr\u00eb Withers q\u00eb t\u00eb meritoj\u00eb lloj-lloj sulmesh dhe etiketimesh? As m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak, por i ka b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb rezultateve t\u00eb nj\u00eb sondazhi mbi perceptimin nga publiku shqiptar t\u00eb korrupsionit n\u00eb vend. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb aspak faji i Withers q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sondazh, t\u00eb kryer p\u00ebrvitsh\u00ebm nga IDRA, rezulton se mbi 90 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve t\u00eb pohojn\u00eb se korrupsioni mes zyrtar\u00ebve publik\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur gjer\u00ebsisht ose shum\u00eb i p\u00ebrhapur.<\/p>\n<p>Ambasadori tha edhe se \u201ckorrupsioni po e b\u00ebn vendin t\u00eb gjakoj\u00eb\u201d. Mos vall\u00eb qeveritar\u00ebt duan t\u00eb na mbushin mendjen se vrasjet q\u00eb ndodhin koh\u00eb pas kohe n\u00eb rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me korrupsionin dhe trafiqet e lidhura me t\u00eb? Ambasadori amerikan sulmohet sot se ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb hidhur mbi korrupsionin endemik q\u00eb po mbyt t\u00eb ardhmen e vendit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb u dhemb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb korruptuarve dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Kryeministrit Berisha, q\u00eb rreth 5 vjet m\u00eb par\u00eb rikthehej n\u00eb pushtet me premtimin solemn p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin \u201cme duar t\u00eb pastra\u201d. Sot sondazhi i IDRA-s tregon se mbi 90 p\u00ebr qind e publikut mendon se \u201cduart e pastra\u201d kan\u00eb veshur dorezat e korrupsionit. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb faji i Withers.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Pasurimi i dyshimt\u00eb i jo pak ministrave e deputet\u00ebve dhe varf\u00ebrimi i padyshimt\u00eb i mas\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb fakti m\u00eb evident i realitetit gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb polarizuar n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb polarizim q\u00eb e nxit dhe e p\u00ebrshpejton korrupsioni i ministrave dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pand\u00ebshkuar p\u00ebr korrupsion t\u00eb v\u00ebrtetuar publikisht. Kur n\u00eb vitin 2005 nj\u00eb mas\u00eb e konsiderueshme votuesish e rikthyen Berish\u00ebn n\u00eb pushtet, u nxit\u00ebn edhe nga shpresa p\u00ebr nj\u00eb lloj ndryshimi pas 8 vjet qeverisjeje gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs.<\/p>\n<p>Votuesit e \u201cndryshimit\u201d nuk mendonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se pas 5 vjet\u00ebsh qeverisje \u201cme duar t\u00eb pastra\u201d do t\u00eb kishin p\u00ebr rezultat nj\u00eb qeverisje edhe m\u00eb t\u00eb korruptuar se ajo e Fatos Nanos q\u00eb anatemonte Berisha. Por p\u00ebr nj\u00eb kategori t\u00eb vog\u00ebl opinionesh nuk ka asnj\u00eb \u00e7udi n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb po ndodh. Ata kan\u00eb paralajm\u00ebruar n\u00eb media dhe n\u00eb publik, q\u00eb n\u00eb momentet kur opozitari Berisha i b\u00ebnte jehon\u00eb (me bera e rrufera p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit) t\u00eb nj\u00ebjtave sondazhe antikorrupsion q\u00eb sot i mallkon, se nuk mund t\u00eb ndodhte ndryshe.<\/p>\n<p>Q\u00eb pa riardhur Berisha n\u00eb pushtet k\u00ebto opinione \u201ckasandrash\u201d kan\u00eb paralajm\u00ebruar se propaganda shurdhuese mbi \u201cndryshimin\u201d mesianik t\u00eb Berish\u00ebs, n\u00ebnkuptonte nj\u00eb thelb autoritarist q\u00eb p\u00ebrjashtonte nga lufta antikorrupsion institucionet dhe drejt\u00ebsin\u00eb e pavarur. E gjith\u00eb shpresa p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit po mb\u00ebshtetej te kulti apo dora e fort\u00eb e nj\u00eb lideri si Sali Berisha. Do t\u00eb ishte ky q\u00eb, me pushtetin e tij absolut, do t\u00eb b\u00ebnte zap korrupsionin e mbjell\u00eb nga socialist\u00ebt. Ndoshta jo rast\u00ebsisht, me t\u00eb ardhur Berisha n\u00eb pushtet, nuk kaloi shum\u00eb dhe ran\u00eb n\u00eb gjum\u00eb ose u zhduk\u00ebn nga qarkullimi t\u00eb gjith\u00eb ato organizma antikorrupsioni, si p\u00ebr shembull Koalicioni Shqiptar kund\u00ebr Korrupsionit (ACAC).<\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb vite q\u00eb nuk shohim m\u00eb protesta e mitingje antikorrupsion nga shoq\u00ebria civile apo Zyra p\u00ebr Mbrojtjen e Qytetar\u00ebve (ZMQ), t\u00eb cilave i bashk\u00ebngjitej me aq entuziaz\u00ebm opozita berishiste e asaj kohe. Ndoshta edhe donator\u00ebt e huaj k\u00ebtyre organizmave civil\u00eb, besuan p\u00ebrrall\u00ebn se tashm\u00eb kish ardhur n\u00eb pushtet \u201ctrimi me flet\u00eb\u201d dhe nuk kishte m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ACAC a ZMQ p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Gjith\u00e7ka ndodhte, nanuriste si nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb, ku trimi vret ku\u00e7edr\u00ebn q\u00eb ka bllokuar ujin e fshatit dhe, n\u00eb fakt, rezultoi nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sot, 5 vjet m\u00eb pas, nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb t\u00eb thuash q\u00eb shum\u00eb fshatra n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb uj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ku\u00e7edr\u00ebs s\u00eb korrupsionit. Por kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pakta.<\/p>\n<p>Korrupsioni ka marr\u00eb e po merr edhe jet\u00eb njer\u00ebzish. U v\u00ebrtetua edhe nj\u00eb her\u00eb se autoritarizmi priret drejt pushtetit absolut dhe prandaj n\u00eb vend q\u00eb ta luftoj\u00eb korrupsionin \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ai q\u00eb gjeneron korrupsion duke korruptuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute njer\u00ebz dhe institucione. Tragjedia e G\u00ebrdecit apo skandali i Rr\u00ebshen-Kalimashit, jan\u00eb raste t\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb jet\u00ebs qytetar\u00ebve dhe buxhetit publik me an\u00eb t\u00eb dhunimit t\u00eb ligjit dhe frik\u00ebsimit t\u00eb institucioneve q\u00eb duhet t\u2019i kishin ndalur dor\u00ebn qeveris\u00eb. Sikur ato institucione t\u00eb mos kishin heshtur si n\u00ebn nj\u00eb \u201comerta\u201d, ato tragjedi dhe rr\u00ebnime do qen\u00eb shmangur. Jan\u00eb tragjedi q\u00eb konfirmojn\u00eb th\u00ebnien e Withers se korrupsioni kullon gjak.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Zem\u00ebrimi i berishist\u00ebve me Withers \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebr faktin se ai ka denoncuar p\u00ebrs\u00ebri tendenc\u00ebn e paepur t\u00eb k\u00ebsaj qeverie p\u00ebr t\u00eb kapur gjyq\u00ebsorin duke hedhur posht\u00eb, me lloj-lloj inkuizicionesh politiko-bolshevike, kandidaturat e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr organet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk e kan\u00eb hallin aspak q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb spastrohet nga gjykat\u00ebs q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00ebkate n\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist. E kan\u00eb hallin q\u00eb pushteti i drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb spastrohet nga jurist\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit q\u00eb nuk duan t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb dhe ta popullojn\u00eb me jurist\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Tamam si n\u00eb nisje t\u00eb tranzicionit, n\u00ebn mask\u00ebn e pastrimit t\u00eb gjykatave nga gjykat\u00ebs \u201ckomunist\u00eb\u201d, lakmojn\u00eb ende t\u2019i mbushin ato (si barkun e nj\u00eb Kali Troje) me gjykat\u00ebs berishist\u00eb. Tashm\u00eb, e kemi shkruar dhe th\u00ebn\u00eb edhe tjet\u00ebr her\u00eb, ka fakte pa fund, se Berisha dhe berishist\u00ebt nuk e kan\u00eb problem q\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb keqb\u00ebr\u00ebs, mjafton q\u00eb ai t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb. N\u00eb thelb, refuzimi i kandidaturave t\u00eb gjykat\u00ebsve q\u00eb kritikon edhe Withers, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb spastrim neobolshevik q\u00eb fsheh po nj\u00eb q\u00ebllim neobolshevik: v\u00ebnien e pushtetit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit politik t\u00eb neokomunistit Sali Berisha.<\/p>\n<p>Por ky spastrim bart n\u00eb koh\u00ebn e sotme edhe nj\u00eb ve\u00e7ori. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitet e para t\u00eb tranzicionit Presidenti Berisha u p\u00ebrpoq t\u00eb rob\u00ebronte prokuror\u00eb e gjykat\u00ebs i nxitur nga instinkti i tij autoritarist i sundimit, sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb ndryshe. Ajo q\u00eb e nxit sot Kryeministrin Berisha t\u00eb luftoj\u00eb dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb me opozit\u00ebn, me Presidentin, me Withersin dhe me k\u00ebdo q\u00eb e pengon p\u00ebr kapjen e gjyq\u00ebsorit, \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr shp\u00ebtim. \u00cbsht\u00eb nevoja vitale q\u00eb ka nj\u00eb pushtet i korruptuar p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nd\u00ebshkimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar antikorrupsionit.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e pavarur \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pushtet edhe m\u00eb e rrezikshme se vet\u00eb opozita politike, me t\u00eb cil\u00ebn, koh\u00eb pas kohe, edhe e ka gjetur gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. Prandaj do t\u00eb luftoj\u00eb deri n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb penguar \u00e7lirimin e drejt\u00ebsis\u00eb. Qoft\u00eb edhe duke sfiduar SHBA-n\u00eb, mikun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve. Edhe gjoja nevoj\u00ebn e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit ekzistues n\u00eb Pallatin e Drejt\u00ebsis\u00eb, ky pushtet do p\u00ebrpiqet ta p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr t\u00eb futur edhe m\u00eb shum\u00eb kthetrat n\u00eb trupin e pushtetit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr t\u00eb varrosur p\u00ebrfundimisht antikorrupsionin, nd\u00ebrsa betohet me llafe p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb korrupsioni q\u00eb e pasuron.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Andrea Stefani Nj\u00eb intervist\u00eb e John Withers, ambasadorit t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ka ngjallur zem\u00ebrimin n\u00eb qarqet e qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb Kryeministrit Sali Berisha. Por \u00e7far\u00eb sakrilegji paska b\u00ebr\u00eb Withers q\u00eb t\u00eb meritoj\u00eb lloj-lloj sulmesh dhe etiketimesh? As m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak, por i ka b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb rezultateve t\u00eb nj\u00eb sondazhi mbi perceptimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3425","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>AUTORITARIZMI PO VARROS ANTIKORRUPSIONIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"AUTORITARIZMI PO VARROS ANTIKORRUPSIONIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Andrea Stefani Nj\u00eb intervist\u00eb e John Withers, ambasadorit t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ka ngjallur zem\u00ebrimin n\u00eb qarqet e qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb Kryeministrit Sali Berisha. Por \u00e7far\u00eb sakrilegji paska b\u00ebr\u00eb Withers q\u00eb t\u00eb meritoj\u00eb lloj-lloj sulmesh dhe etiketimesh? As m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak, por i ka b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb rezultateve t\u00eb nj\u00eb sondazhi mbi perceptimin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-21T20:58:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"AUTORITARIZMI PO VARROS ANTIKORRUPSIONIN\",\"datePublished\":\"2010-07-21T20:58:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/\"},\"wordCount\":1318,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/\",\"name\":\"AUTORITARIZMI PO VARROS ANTIKORRUPSIONIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"datePublished\":\"2010-07-21T20:58:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"AUTORITARIZMI PO VARROS ANTIKORRUPSIONIN\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"AUTORITARIZMI PO VARROS ANTIKORRUPSIONIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"AUTORITARIZMI PO VARROS ANTIKORRUPSIONIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Andrea Stefani Nj\u00eb intervist\u00eb e John Withers, ambasadorit t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ka ngjallur zem\u00ebrimin n\u00eb qarqet e qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb Kryeministrit Sali Berisha. Por \u00e7far\u00eb sakrilegji paska b\u00ebr\u00eb Withers q\u00eb t\u00eb meritoj\u00eb lloj-lloj sulmesh dhe etiketimesh? As m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak, por i ka b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb rezultateve t\u00eb nj\u00eb sondazhi mbi perceptimin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-21T20:58:35+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"AUTORITARIZMI PO VARROS ANTIKORRUPSIONIN","datePublished":"2010-07-21T20:58:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/"},"wordCount":1318,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/","name":"AUTORITARIZMI PO VARROS ANTIKORRUPSIONIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","datePublished":"2010-07-21T20:58:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autoritarizmi-po-varros-antikorrupsionin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"AUTORITARIZMI PO VARROS ANTIKORRUPSIONIN"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3425\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}