{"id":3404,"date":"2010-07-20T07:19:41","date_gmt":"2010-07-20T06:19:41","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3404"},"modified":"2010-07-20T07:19:41","modified_gmt":"2010-07-20T06:19:41","slug":"buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/","title":{"rendered":"Buxheti i kriz\u00ebs dhe kriza e buxhetit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Rudina Seseri\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Rudina Seseri<\/strong> &#8211; Gazeta Shekulli, <em>19 Korrik 2010 <\/em><\/p>\n<p>Si\u00e7 e kemi paralajm\u00ebruar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb goditur nga recesioni, e manifestuar n\u00eb tkurrjen e aktivitetit t\u00eb biznesit, n\u00eb r\u00ebnien e konsumit, pak\u00ebsimin e importeve, uljen e remitancave dhe thellimin e deficitit buxhetor. K\u00ebsaj goditjeje fare evidente i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe pesha negative e keqmenaxhimit t\u00eb ekonomis\u00eb e t\u00eb financave publike.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb kujdesin e vazhduesh\u00ebm e t\u00eb imponuar t\u00eb Ministrive dhe t\u00eb Institutit t\u00eb Statistik\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i sheqerosur shifrat, nuk mund t\u00eb fshihet dot fakti q\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb 6- mujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, shum\u00eb prej treguesve jan\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb krahasim me 6-mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Pak\u00ebsimi i t\u00eb ardhurave nga tatimi mbi fitimin, tatimi mbi t\u00eb ardhurat personale, tatimi mbi biznesin e vog\u00ebl, pagesa e sigurimeve shoq\u00ebrore etj. jan\u00eb tregues t\u00eb qart\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb bizneseve.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga taksat doganore jan\u00eb rreth 10% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, duke d\u00ebshmuar nj\u00eb qarkullim m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt t\u00eb mallrave p\u00ebr shkak t\u00eb uljes s\u00eb konsumit nga individ\u00ebt dhe nga vet\u00eb biznesi. Tkurrja e aktivitetit ekonomik ka sjell\u00eb rritjen e numrit t\u00eb t\u00eb papun\u00ebve duke kapur shifr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb prej fillimit t\u00eb vitit 2007. N\u00eb fund t\u00eb marsit t\u00eb k\u00ebtij viti, shifra zyrtare e papun\u00ebsis\u00eb u raportua 13.83% krahasuar me 12.68%, q\u00eb ishte n\u00eb fund t\u00eb vitit 2009. Kjo d\u00ebshmohet edhe nga rritja e shpenzimeve p\u00ebr pages\u00ebn e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb 6-mujorin e par\u00eb me rreth 26% m\u00eb shum\u00eb krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Numri absolut i t\u00eb pun\u00ebsuarve, gjithashtu, raportohet t\u00eb jet\u00eb ulur me rreth 75 mij\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria nuk ishte e aft\u00eb ta parandaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb treguesve. N\u00eb vend t\u00eb masave inkurajuese p\u00ebr biznesin dhe leht\u00ebsuese p\u00ebr individ\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr familjet e varfra, ajo i kushtoi kujdes manipulimit t\u00eb treguesve dhe propagand\u00ebs s\u00eb vjetruar se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj fanari ndri\u00e7ues p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet, jo vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, n\u00eb realitet, gjithnj\u00eb bazuar n\u00eb shifrat zyrtare, ne z\u00ebm\u00eb vendin e fundit n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria lobon se ka ulur taksat nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon rritja e shfrenuar e tarifave: ndon\u00ebse aktiviteti i sh\u00ebrbimeve \u00ebsht\u00eb tkurrur, t\u00eb ardhurat nga tarifat e sh\u00ebrbimeve jan\u00eb rritur me 43% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Qeveria lobon se po rrit pagat dhe pensionet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka ulur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike e t\u00eb fsheht\u00eb mas\u00ebn e ndihm\u00ebs ekonomike mesatare nga 3899 lek\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb fund t\u00eb vitit 2009 n\u00eb 3690 lek\u00eb n\u00eb fund t\u00eb marsit 2010.<\/p>\n<p>Shprehje e qart\u00eb e kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe rishikimi i buxhetit. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rishikim i thjesht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb lapsusi n\u00eb parashikimin e treguesve ekonomike. Ky nuk b\u00ebhet as p\u00ebr t\u00eb mbuluar rritjen e pagave dhe pensioneve, sepse n\u00eb realitet ky ishte vet\u00ebm nj\u00eb indeksim i detyruar dhe fare i pamjaftuesh\u00ebm i tyre. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb buxhet krize dhe nuk mund t\u00eb fshihet dot pas argumentesh t\u00eb sajuara e aspak profesionale, q\u00eb fyejn\u00eb specialist\u00ebt dhe publikun e gjer\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb paraqes\u00ebsh si arritje k\u00ebto shkurtime nuk \u00ebsht\u00eb thjesht demagogji. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsi q\u00eb duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrtej bindjeve politike. Sepse d\u00ebshmon q\u00eb menaxhuesit e financave publike vazhdojn\u00eb t\u00eb mos kuptojn\u00eb se \u00e7&#8217;po ndodh me ekonomin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e p\u00ebrreth dhe nuk duan t&#8217;ia din\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkeq\u00ebsimin e gjendjes ekonomike t\u00eb familjeve dhe thellimin e varf\u00ebris\u00eb. Mjafton ta kthejm\u00eb kujtes\u00ebn pak mbrapa, ne vitet e trazuara t\u00eb piramidave, p\u00ebr t\u00eb kuptuar pasojat e k\u00ebsaj mend\u00ebsie.<\/p>\n<p>K\u00ebto shkurtime jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb vonuara p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb efecient\u00eb dhe parashtrohen sot, pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb d\u00ebshtuara p\u00ebr t\u00eb rritur artificialisht t\u00eb ardhurat , duke filluar me riklasifikimin e biznesit t\u00eb vog\u00ebl, rritjen e tarifave t\u00eb disa sh\u00ebrbimeve baze, taksimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shitblerjes s\u00eb banesave, etj. Deficiti nuk u kompensua dot as me tentativ\u00ebn p\u00ebr hedhjen n\u00eb burs\u00eb t\u00eb eurobondeve e as me thithjen e kapitalit vendas n\u00eb d\u00ebm t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve privat\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht, edhe pretendimet e dit\u00ebve t\u00eb fundit nga funksionar\u00ebt e lart\u00eb se qeveria do t\u00eb siguroj 3.1 miliard euro n\u00eb form\u00ebn e kredive t\u00eb buta jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta. N\u00ebse do t\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebshtu, qeveria do ta kishte financuar deficitin buxhetor me k\u00ebto kredi pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb bej shkurtime. E p\u00ebrballur me r\u00ebnien e t\u00eb ardhurave absolute dhe d\u00ebshtimin n\u00eb financim, alternativa e vetme p\u00ebr qeverin\u00eb ishte shkurtimi i buxhetit.<\/p>\n<p>Keqmenaxhimi dhe mungesa e theksuar e profesionalizmit karakterizuan serish procesin e shkurtimit t\u00eb shpenzimeve. Shkurtimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kuturu, aty ku buxheti ka qen\u00eb m\u00eb i madh ose aty ku zot\u00ebrinjt\u00eb ministra jan\u00eb politikisht m\u00eb pak t\u00eb mb\u00ebshtetur. P\u00ebr modele bashk\u00ebkohore llogaritjeje, t\u00eb bazuara n\u00eb metoda ekonometrike e kritere efecient\u00eb, as q\u00eb mund t\u00eb mendohet. Dhe rezultati nuk ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe: bujq\u00ebsis\u00eb, sektorit m\u00eb t\u00eb pazhvilluar q\u00eb lidhet me gjysm\u00ebn e forc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, i shkurtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike rreth nj\u00eb e treta e fondeve dhe askush nuk jep dot p\u00ebrgjigje p\u00ebr pasojat e k\u00ebtij shkurtimi.<\/p>\n<p>Masa e shkurtimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor rezulton rreth tri her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se masa mesatare e shkurtimit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve. Nuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb. E keqja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se me k\u00ebt\u00eb nivel menaxhimi nuk mund t\u00eb parashikohet koh\u00ebzgjatja dhe p\u00ebrmasa e pasojave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rudina Seseri &#8211; Gazeta Shekulli, 19 Korrik 2010 Si\u00e7 e kemi paralajm\u00ebruar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb goditur nga recesioni, e manifestuar n\u00eb tkurrjen e aktivitetit t\u00eb biznesit, n\u00eb r\u00ebnien e konsumit, pak\u00ebsimin e importeve, uljen e remitancave dhe thellimin e deficitit buxhetor. K\u00ebsaj goditjeje fare evidente i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe pesha negative [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3404","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Buxheti i kriz\u00ebs dhe kriza e buxhetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Buxheti i kriz\u00ebs dhe kriza e buxhetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rudina Seseri &#8211; Gazeta Shekulli, 19 Korrik 2010 Si\u00e7 e kemi paralajm\u00ebruar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb goditur nga recesioni, e manifestuar n\u00eb tkurrjen e aktivitetit t\u00eb biznesit, n\u00eb r\u00ebnien e konsumit, pak\u00ebsimin e importeve, uljen e remitancave dhe thellimin e deficitit buxhetor. K\u00ebsaj goditjeje fare evidente i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe pesha negative [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-20T06:19:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Buxheti i kriz\u00ebs dhe kriza e buxhetit\",\"datePublished\":\"2010-07-20T06:19:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/\"},\"wordCount\":1000,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rudina_seseri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/\",\"name\":\"Buxheti i kriz\u00ebs dhe kriza e buxhetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rudina_seseri.jpg\",\"datePublished\":\"2010-07-20T06:19:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rudina_seseri.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rudina_seseri.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Buxheti i kriz\u00ebs dhe kriza e buxhetit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Buxheti i kriz\u00ebs dhe kriza e buxhetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Buxheti i kriz\u00ebs dhe kriza e buxhetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Rudina Seseri &#8211; Gazeta Shekulli, 19 Korrik 2010 Si\u00e7 e kemi paralajm\u00ebruar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb goditur nga recesioni, e manifestuar n\u00eb tkurrjen e aktivitetit t\u00eb biznesit, n\u00eb r\u00ebnien e konsumit, pak\u00ebsimin e importeve, uljen e remitancave dhe thellimin e deficitit buxhetor. K\u00ebsaj goditjeje fare evidente i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe pesha negative [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-20T06:19:41+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Buxheti i kriz\u00ebs dhe kriza e buxhetit","datePublished":"2010-07-20T06:19:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/"},"wordCount":1000,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/","name":"Buxheti i kriz\u00ebs dhe kriza e buxhetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg","datePublished":"2010-07-20T06:19:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/buxheti-i-krizes-dhe-kriza-e-buxhetit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Buxheti i kriz\u00ebs dhe kriza e buxhetit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3404","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3404"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3404\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}