{"id":3396,"date":"2010-07-18T22:18:38","date_gmt":"2010-07-18T21:18:38","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3396"},"modified":"2010-07-18T22:18:38","modified_gmt":"2010-07-18T21:18:38","slug":"qe-integrimi-te-mos-jete-teater","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/","title":{"rendered":"Q\u00eb integrimi t\u00eb mos jet\u00eb teat\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Pre\u00e7 Zogaj\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" border=\"0\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong>, <em>18.07.2010<\/em><\/p>\n<p>Kur, af\u00ebrsisht, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Europian? P\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje nuk e di njeri. As n\u00eb Bruksel, as n\u00eb Strasburg, as n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shaka e hidhur q\u00eb BE-ja ka ardhur duke u larguar, sa m\u00eb shum\u00eb i jemi afruar! Drejtuesit politik\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr koh\u00ebn e integrimit para pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh se sa jan\u00eb sot. Prandaj nuk p\u00ebrmendin m\u00eb afate, por mjaftohen me optimizmin tipik, q\u00eb konsiderohet nj\u00eb ushqim i mir\u00eb p\u00ebr fukaran\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si dielli q\u00eb lind, edhe \u00ebndrra e integrimit do t\u00eb realizohet! Kthehet pyetja: Kur? Kur af\u00ebrsisht? Se dielli k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ka! N\u00eb qeverin\u00eb e Tiran\u00ebs, r\u00ebndom, sundon kjo retorik\u00eb: &#8220;Ne i kemi kryer detyrat tona&#8221;! P\u00ebr edukat\u00eb, nuk thuhet se tani e ka n\u00eb dor\u00eb Europa. Por s&#8217;ka nevoj\u00eb t\u00eb thuhet sepse kuptohet. Nga ana tjet\u00ebr, Brukseli q\u00eb flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, p\u00ebrgjigjet k\u00ebshtu: &#8220;Integrimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tuaj! Ju i dini detyrat. Ne jemi n\u00eb dispozicion p\u00ebr t&#8217;ju ndihmuar&#8221;!<br \/>\nNe jemi gati, por ju nuk doni &#8211; fjala e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne duam, por ju nuk jeni gati- fjala e Brukselit. Ky \u00ebsht\u00eb pingpongu q\u00eb luhet dhe natyrisht, duam, s&#8217;duam, e drejta \u00ebsht\u00eb me &#8220;t\u00eb zotin e dyqanit&#8221;, si\u00e7 thot\u00eb populli. Ne duhej ti kishim t\u00eb gjitha gj\u00ebrat n\u00eb vij\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjykuar me objektivitet se sa e hapur \u00ebsht\u00eb dera e Europ\u00ebs p\u00ebr ne. \u00c7&#8217;t&#8217;i themi Europ\u00ebs, kur nuk jemi n\u00eb rregull p\u00ebr vete.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb mund\u00ebsi &#8211; dhe kjo u bie n\u00eb sy edhe nga atyre q\u00eb nuk jan\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs- se qeveria shqiptare ka nj\u00eb konceptim shkollaresk p\u00ebr ato q\u00eb quhen &#8220;detyrat e sht\u00ebpis\u00eb&#8221;, duke i konsideruar pak a shum\u00eb si detyra me shkrim, me shum\u00eb faqe, q\u00eb shoq\u00ebrohen me ndonj\u00eb m\u00ebsim tregues n\u00eb praktik\u00eb, sa p\u00ebr t&#8217;ua treguar ekspert\u00ebve, v\u00ebzhguesve apo monitor\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb. Kuptohet se me kaq vet\u00ebm i b\u00ebjm\u00eb qejfin vetes. Koncepti i integrimit apo i &#8220;detyrave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb&#8221; \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i gjer\u00eb. Kryefjala e integrimit quhet implementim. Dometh\u00ebn\u00eb, v\u00ebnia n\u00eb praktik\u00eb e standardeve t\u00eb Europ\u00ebs dhe europianizmit.<\/p>\n<p>Sa koh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria, edhe pse kaluan nj\u00ebzet vjet, nuk ka zgjidhur apo krijuar ende, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, tri \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha- zgjedhjet, drejt\u00ebsin\u00eb dhe pron\u00ebn- rruga e saj drejt Europ\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb e gjat\u00eb, nd\u00ebrsa &#8220;sukseset&#8221; e saj n\u00eb fush\u00ebn e integrimit nuk jan\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb flasim gjer\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr vonesat apo &#8220;fajet&#8221; e Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe Europa q\u00eb ka luksin t\u00eb vendos\u00eb kritere, t\u00eb gjykoj\u00eb dhe t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb pritje vendet kandidate, ka normalisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet p\u00ebr demokracin\u00eb e k\u00ebtyre vendeve. Europa, kur ka dashur, e ka liruar dor\u00ebn si me rastin e Bullgaris\u00eb dhe Rumanis\u00eb dhe mir\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Vitin e ardhsh\u00ebm pritet pranimi n\u00eb BE i Kroacis\u00eb. M\u00eb tej, Europa ka vendosur t\u00eb pushoj\u00eb disa vite. N\u00eb samitin e para pak jav\u00ebve n\u00eb Sarajev\u00eb, drejtues politik\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb fuqishme t\u00eb Europ\u00ebs, fol\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb &#8220;pauz\u00eb&#8221; dhjet\u00ebvje\u00e7are pas hyrjes s\u00eb Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka nj\u00eb vendim t\u00eb shkruar, sigurisht, por kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se t\u00eb kishte nj\u00eb vendim t\u00eb shkruar. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb varurit nuk p\u00ebrmendet litari. Nuk ka pasur as reagime, as komente dhe as sqarime nga autoritetet zyrtare n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb &#8220;pauz\u00eb&#8221; eventuale, edhe pse n\u00eb p\u00ebrvjetorin e par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb Berisha &#8211; Meta drejtuesit e LSI-s\u00eb i m\u00ebshuan me tendenc\u00eb faktin se qeveria e tanishme \u00ebsht\u00eb qeveria e integrimit, a thua se nuk ka qen\u00eb e till\u00eb ajo pa LSI-n\u00eb dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb po e till\u00eb edhe qeveria e opozit\u00ebs nes\u00ebr! LSI-ja dhe qeveria duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb propagand\u00eb, por kjo puna e &#8220;pauz\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Po t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb Europ\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb shtr\u00ebngojn\u00eb dor\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb rajonit, apo si\u00e7 e themi ne shqiptar\u00ebt, po t\u00eb jet\u00eb se duan t&#8217;i fryjn\u00eb kosit meqen\u00ebse u ka djegur qulli, at\u00ebher\u00eb i bie q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet nj\u00eb dekad\u00eb e gjysm\u00eb pas Bullgaris\u00eb dhe Rumanis\u00eb. Kjo diferenc\u00eb nuk p\u00ebrligjet as me komunizmin q\u00eb kemi jetuar deri n\u00eb vitin 1990 dhe as me demokracin\u00eb q\u00eb jetojm\u00eb sot.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se &#8220;pauza&#8221; pas pranimit t\u00eb Kroacis\u00eb tregon lodhjen e Europ\u00ebs nga debatet e brendshme n\u00eb lidhje me zgjerimin, debate q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb po ven\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00eb realitetin e Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike. Por fatmir\u00ebsisht, politika e zgjerimit \u00ebsht\u00eb ende politika zyrtare e BE-s\u00eb. Mendjet e ndritura t\u00eb kontinentit e din\u00eb se nuk mund t\u00eb ket\u00eb dy Europa, nj\u00eb t\u00eb bashkuar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr jasht\u00eb saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, &#8220;pauza&#8221; pas pranimit t\u00eb Kroacis\u00eb duhet konsideruar pik\u00ebs\u00ebpari nj\u00eb d\u00ebshtim p\u00ebr qeverit\u00eb e ashtuquajtura t\u00eb integrimit, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb rajonit, q\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb list\u00ebn e pritjes.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kishin k\u00ebto qeveri arritje konkrete dhe dometh\u00ebn\u00ebse, Europa nuk do ta kishte t\u00eb leht\u00eb t&#8217;i ndante kaq gjat\u00eb nga Kroacia. Por nd\u00ebrsa pasqyron dilemat e Europ\u00ebs p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si do t\u00eb vazhdohet me vendet e tjera, &#8220;pauza&#8221; do t\u00eb inkurajonte frenimin e proceseve integruese n\u00eb k\u00ebto vende, shoq\u00ebruar me nj\u00eb demagogji akoma m\u00eb t\u00eb shpifur t\u00eb drejtuesve politik\u00eb. Kushdo q\u00eb ka folur e flet p\u00ebr &#8220;pauz\u00eb&#8221; nuk llogarit efektet e d\u00ebmshme, deri shkat\u00ebrruese, q\u00eb ka kjo fjal\u00eb p\u00ebr demokracit\u00eb e reja.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb disa vende fqinje, qeverit\u00eb dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe vet\u00eb qytetar\u00ebt, \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb marrin vizat, nd\u00ebrsa nuk duan t&#8217;ia din\u00eb shum\u00eb p\u00ebr integrimin, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se e mendojn\u00eb me kosto. Integrimi gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb lloj teatri q\u00eb duhet luajtur her\u00eb p\u00ebr publikun, her\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebs, por pun\u00eb e madhe po u shty n\u00eb kalandrat greke. Integrimi garanton konkurrenc\u00ebn politike dhe ekonomike, garanton pron\u00ebn, garanton drejt\u00ebsin\u00eb, garanton lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat! N\u00eb fakt integrimi nuk u duhet atyre q\u00eb duan t\u00eb fitojn\u00eb zgjedhjet me manipulime, t\u00eb pasurohen me monopole, t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll drejt\u00ebsin\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Pauza&#8221; do ta b\u00ebnte edhe me teatrale \u00e7\u00ebshtjen e integrimit t\u00eb vendit ton\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe do t&#8217;i thellonte s\u00ebmundjet e demokracis\u00eb q\u00eb jan\u00eb listuar n\u00eb progres raportin e BE- s\u00eb. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrmendet fare, t\u00eb mos ket\u00eb fare afate. Plot\u00ebsimi i kritereve- ky duhet t\u00eb jet\u00eb afati i hapur. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se, n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb arritjeve, vendi mund ta pranohet p\u00ebrpara vitit 2200, por edhe pas vitit 2020.<\/p>\n<p>Pra duhet nj\u00eb kriter motivues dhe nd\u00ebshkues nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebr ato qeveri q\u00eb mendojn\u00eb ta shtyjn\u00eb me demagogji. Europa duhet ta dij\u00eb se partneri m\u00eb i madh i saj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e integrimit nuk jan\u00eb qeverit\u00eb e<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb, por qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Sa m\u00eb e qart\u00eb dhe sa m\u00eb e hapur t\u00eb jet\u00eb Europa me qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr integrimin, aq me shpejt k\u00ebta qytetar\u00eb do ta shtyjn\u00eb vendin drejt Europ\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj, 18.07.2010 Kur, af\u00ebrsisht, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Europian? P\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje nuk e di njeri. As n\u00eb Bruksel, as n\u00eb Strasburg, as n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shaka e hidhur q\u00eb BE-ja ka ardhur duke u larguar, sa m\u00eb shum\u00eb i jemi afruar! Drejtuesit politik\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb kan\u00eb qen\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3396","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Q\u00eb integrimi t\u00eb mos jet\u00eb teat\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Q\u00eb integrimi t\u00eb mos jet\u00eb teat\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pre\u00e7 Zogaj, 18.07.2010 Kur, af\u00ebrsisht, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Europian? P\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje nuk e di njeri. As n\u00eb Bruksel, as n\u00eb Strasburg, as n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shaka e hidhur q\u00eb BE-ja ka ardhur duke u larguar, sa m\u00eb shum\u00eb i jemi afruar! Drejtuesit politik\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb kan\u00eb qen\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-18T21:18:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Q\u00eb integrimi t\u00eb mos jet\u00eb teat\u00ebr\",\"datePublished\":\"2010-07-18T21:18:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/\"},\"wordCount\":1300,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/\",\"name\":\"Q\u00eb integrimi t\u00eb mos jet\u00eb teat\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-07-18T21:18:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Q\u00eb integrimi t\u00eb mos jet\u00eb teat\u00ebr\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Q\u00eb integrimi t\u00eb mos jet\u00eb teat\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Q\u00eb integrimi t\u00eb mos jet\u00eb teat\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pre\u00e7 Zogaj, 18.07.2010 Kur, af\u00ebrsisht, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Europian? P\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje nuk e di njeri. As n\u00eb Bruksel, as n\u00eb Strasburg, as n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shaka e hidhur q\u00eb BE-ja ka ardhur duke u larguar, sa m\u00eb shum\u00eb i jemi afruar! Drejtuesit politik\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb kan\u00eb qen\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-18T21:18:38+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Q\u00eb integrimi t\u00eb mos jet\u00eb teat\u00ebr","datePublished":"2010-07-18T21:18:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/"},"wordCount":1300,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/","name":"Q\u00eb integrimi t\u00eb mos jet\u00eb teat\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2010-07-18T21:18:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qe-integrimi-te-mos-jete-teater\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Q\u00eb integrimi t\u00eb mos jet\u00eb teat\u00ebr"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3396"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3396\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}