{"id":3387,"date":"2012-06-15T17:43:57","date_gmt":"2012-06-15T16:43:57","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3387"},"modified":"2012-06-15T17:43:57","modified_gmt":"2012-06-15T16:43:57","slug":"shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/","title":{"rendered":"SHKRIMTARI VIRTUOZ I KAPJES S\u00cb ESENCAVE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Monica Mure\u015fan\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/monica_muresan.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><br \/>\n(<em>Sk\u00ebnder R. Hoxha, Udh\u00ebkryqet e Fatamorgan\u00ebs, Amanda Edit, Bukuresht 2012<\/em>)<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb krijuar nga nj\u00eb seri temash e subjektesh q\u00eb reflektojn\u00eb gjendje, prekshm\u00ebri, sentimente dhe p\u00ebrjetime t\u00eb sinqerta, t\u00eb thella, emocionale, bind\u00ebse dhe autentike. Vlera shpirt\u00ebrore, tradita, kombi, atdheu, heronjt\u00eb, flijimi i tyre dhe krenaria q\u00eb e zgjojn\u00eb zemr\u00ebn e hatshme shqiptare me t\u00eb cil\u00ebn fis\u00ebrohemi p\u00ebrmes gjakut t\u00eb historis\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto, s\u00eb bashku me retorik\u00ebn dhe elokuenc\u00ebn q\u00eb e hasim n\u00eb evokimet dhe hymnizimin e disa figurave legjendare nga e shkuara e larg\u00ebt apo nga epoka moderne, personalitete t\u00eb shquara shqiptare q\u00eb e kan\u00eb merituar dep\u00ebrtimin n\u00eb mosharres\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Monica Mure\u015fan<\/strong><\/p>\n<p>Ideja q\u00ebndrore e k\u00ebsaj vepre briliante q\u00eb del n\u00eb form\u00eb v\u00ebllimi t\u00eb shtypur n\u00eb nj\u00eb edicion bilingv (shqip-rumanisht), \u00ebsht\u00eb dimensioni mistik dhe fizik i bot\u00ebs. Ky subjekt fisnik dhe i pasur me nj\u00eb gam\u00eb kuptimesh, g\u00ebrshetohet sa me produktin poetik, po aq edhe me at\u00eb estetik. N\u00eb sfond, n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmbajtjeje, njer\u00ebzit mund t\u00eb jen\u00eb heronj e t\u00eb ndritur, apo t\u00eb damkosur e t\u00eb terratisur. Kryq\u00ebzimet mes tyre prodhojn\u00eb, mes tjerash, motive p\u00ebr t\u00eb shkruar poezi me nj\u00eb \u201ezem\u00ebr t\u00eb plasur\u201d, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtusoj, si\u00e7 shprehet nj\u00eb bashkatdhetar i tij: poezia flet me gjuh\u00ebn e shpirtit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Udh\u00ebkryqet e Fatamorgan\u00ebs\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/udhekryqet_fatamorganes.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket autorit, v\u00ebrejm\u00eb te Sk\u00ebnder R. Hoxha nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb kapjes s\u00eb esenc\u00ebs, t\u00eb asaj q\u00eb t\u00eb befason. Nga disa linja skematike dalin n\u00eb pah disa veti p\u00ebrcaktuese, nd\u00ebrsa partikularitetet shpiejn\u00eb drejt t\u00eb p\u00ebrgjithshmes. K\u00ebshtusoj mund t\u00eb laps\u00ebrohen portrete duke arritur n\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb manifestimit si pjes\u00eb e nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsie n\u00eb poezi, si Testamenti i n\u00ebn\u00ebs apo Jeta, me mundime e tundime, q\u00eb t\u00eb jep e t\u00eb merr, \u201ct\u00eb afron drit\u00eb\u201d e \u201ct\u00eb l\u00eb n\u00eb terr\u201d, apo n\u00eb portrete n\u00eb grup \u2013 Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e m\u00ebsuesve tan\u00eb, \u201cU kujtoj p\u00ebr rrug\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb shkronjave\/P\u00ebr t\u2019na dh\u00ebn\u00eb gjirin e gjuh\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs\u201d, duke u nisur nd\u00ebrkaq n\u00eb rastet e shumta nga vende apo fakte t\u00eb jet\u00ebs, pra nga fragmentarja drejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshmes.<\/p>\n<p>Gjer\u00ebsia e detajit shfryt\u00ebzohet sidomos n\u00eb ata rekonstituime evokative t\u00eb memorjes afektive, q\u00eb transformohet n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kujtese t\u00eb ngjarjeve q\u00eb i ringjall n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn virtuale t\u00eb poezis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shkrimi \u00ebsht\u00eb deskriptiv, me elemente t\u00eb sqenografis\u00eb, dhe m\u00eb shum\u00eb narativ se sa lirik, apo, n\u00ebse mund t\u00eb thuhet k\u00ebshtu, n\u00eb rrug\u00ebkryq t\u00eb k\u00ebtyre gjinive. Deshifrojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst edhe nj\u00eb far\u00eb mjeshtrie t\u00eb ushtruar n\u00eb logjik\u00ebn e eseut poematik n\u00eb vargje si \u201eHap perden\u00eb e drit\u00ebs\u201d (P\u00ebrmbysja), apo te Koha q\u00eb rrokullisej duke e v\u00ebn\u00eb vetull\u00ebn n\u00eb brigjet e oqeanit, me \u201ekalor\u00ebs t\u00eb luginave t\u00eb rimuara me lot\u00eb\u201d. T\u00eb mos harrojm\u00eb t\u00eb n\u00ebnvizojm\u00eb edhe retorik\u00ebn dhe elokuenc\u00ebn q\u00eb e hasim sidomos n\u00eb evokimet dhe hymnizimin e disa personaliteteve bashk\u00ebkohore t\u00eb autorit, por edhe n\u00eb tekste elegjiake kushtuar disa figurave legjendare nga e shkuara e larg\u00ebt apo nga epoka moderne, shqiptar\u00eb t\u00eb shquar q\u00eb e kan\u00eb merituar dep\u00ebrtimin n\u00eb paharres\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sk\u00ebnder Hoxha - Constelacion\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/skender_hoxha_constelacion.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto nuk jan\u00eb improvizime por ide gjat\u00eb koh\u00eb t\u00eb bluajtura n\u00eb mullirin e mendimit, t\u00eb kaluara pastaj p\u00ebrmes Kufirit t\u00eb zemr\u00ebs dhe mu pastaj t\u00eb transponuara n\u00eb fjal\u00eb. P\u00ebr at\u00eb k\u00ebto vargje t\u00eb diell\u00ebzuara, shpeshher\u00eb kan\u00eb nj\u00eb aj\u00ebr t\u00eb fresk\u00ebt dhe nj\u00eb tingull hijer\u00ebnd\u00eb. Tjet\u00ebrher\u00eb diskursi poetik mvishet me nj\u00eb pelerin\u00eb t\u00eb holl\u00eb elegjiake, ceremoniale, n\u00eb nj\u00eb mbishtres\u00eb t\u00eb do gjendjeve t\u00eb brendshme vlerash refleksive. Libri q\u00eb kemi p\u00ebrpara na duket si nj\u00eb pako loj\u00ebrash n\u00eb nj\u00eb suit\u00eb q\u00eb krijohet sipas nj\u00eb algoritmi apo rregullash q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00ebn dhe domosdodhm\u00ebrin\u00eb e vet t\u00eb brendshme. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme, sepse, faktikisht, pakoja iniciale \u00ebsht\u00eb krijuar nga nj\u00eb seri temash e subjektesh q\u00eb reflektojn\u00eb gjendje, prekshm\u00ebri, sentimente dhe p\u00ebrjetime t\u00eb sinqerta, t\u00eb thella, emocionale dhe\/apo bind\u00ebse, me siguri autentike, duke e anashkaluar, pa e d\u00ebbuar totalisht regjistrin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb dhembjes dhe trishtimit apo melankolis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtusoj t\u00eb jepet mund\u00ebsia q\u00eb nga \u00e7do an\u00eb e subjekteve respektive t\u00eb krijosh nga nj\u00eb lib\u00ebr, apo, aq m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb d\u00ebshmosh nj\u00eb unitet dhe kontinuitet idesh\u00eb q\u00eb e konstruktojn\u00eb platform\u00ebn duke u bazuar mbi ekuilibrin e brendsh\u00ebm t\u00eb autorit. Kjo g\u00ebrshetohet, apo m\u00eb mir\u00eb th\u00ebn\u00eb, shkall\u00ebzohet n\u00eb fragmente gjendjesh, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb dialoguar me lexuesit p\u00ebrmes pesh\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb ngarkuar me nj\u00eb mision t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb poetik. Nj\u00ebsoj si\u00e7 loja ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha letrat, qofshin ato me vlera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha apo m\u00eb t\u00eb vogla, duke determinuar ngjitje apo zbritje t\u00eb tensionit t\u00eb protagonist\u00ebve (t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar p\u00ebrmes figurave si portrete t\u00eb krijuara), pok\u00ebshtu edhe tekstet poetike ngjiten apo zbresin sipas manifestimit, duke e shtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tensionin lirik.<\/p>\n<p>Poet i struktur\u00ebs klasike, Sk\u00ebnder R. Hoxha i tubon emocionet dhe ndjenjat n\u00eb suita tekstesh. Nga ato q\u00eb kan\u00eb ridal\u00eb nga ky proces i eksteriorizimit t\u00eb nj\u00eb fluksi filozofik (poetik apo estetik), lexuesi do t\u2019i v\u00ebrej\u00eb ato t\u00eb tonit elegjiak, duke n\u00ebnvizuar portrete t\u00eb skicuara me pak fjal\u00eb, por p\u00ebrmes nj\u00eb fjalori t\u00eb pasur. Nj\u00eb tem\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, e trajtuar nga pozita t\u00eb ndryshme (gjendje shpirt\u00ebrore: shqetsime, melankoli, dhembje, avertizim, frik\u00eb apo krenari), q\u00eb trasojn\u00eb dhe krijojn\u00eb nj\u00eb spirale q\u00eb do t\u00eb amplifikohet, madje zvoglohet, t\u00eb gjitha k\u00ebto duke qen\u00eb t\u00eb gjeneruara nga nj\u00eb qenje e brisht\u00eb humane, gj\u00eb q\u00eb t\u00eb shpie me mendimin n\u00eb antropi e jo entropi, duke u ndjer\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u201edora e njeriut\u201d, respektivisht dora, d\u00ebshira dhe mendja e autorit.<\/p>\n<p><strong>Pran\u00eb kullave t\u00eb Dukagjinit dhe shkrepave t\u00eb Rugov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>I kundruar n\u00eb planin estetik, kjo duket t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb dora e nj\u00eb piktori se sa e nj\u00eb grafisti, duke e mbushur hapsir\u00ebn me disa p\u00ebrjetime apo shprehje t\u00eb k\u00ebndshme, dhe duke i \u201cntrashur\u201d tushat e do gjendjeve dhe shprehjeve p\u00ebr t\u00eb nyancuar k\u00ebshtusoj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mug\u00ebt dhe n\u00eb stil t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e t\u00eb panjohur\/pabotuar, at\u00eb subjekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb poet\u00ebve shqiptar\u00eb, sidomos t\u00eb siv\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb nga Kosova: vlera shpirt\u00ebrore, tradita, kombi, atdheu, heronjt\u00eb, flijimi i tyre dhe krenaria q\u00eb e zgjojn\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e hatshme shqiptare, me t\u00eb cil\u00ebt ne si rumun\u00eb, fis\u00ebrohemi p\u00ebrmes gjakut t\u00eb historis\u00eb. P\u00ebr at\u00eb muk mund ta \u201cluaj\u00eb\u201d \u00e7dokush loj\u00ebn, sepse shum\u00eb nga sh\u00ebmb\u00eblltyrat e shtypura\/botuara n\u00eb ato cop\u00eb letrash, jan\u00eb faktikisht faqe t\u00eb historis\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet ta njohish m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr ta \u00e7muar vler\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb numrit urdh\u00ebrues nga loja e thjesht\u00eb e letrave.<\/p>\n<p>Me siguri, nj\u00eb pyetje interesante q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb nga mendja e lexuesit t\u00eb k\u00ebtyre rradh\u00ebve: \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb loj\u00eb lokale e nj\u00ebfar\u00eb zone, dhe kush mund ta luaj\u00eb? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb pason: n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb autori i hap letrat dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb prezantim sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar, por edhe eksplikativ shpjegues, t\u00eb vendeve, traditave, legjendave, njer\u00ebzve, t\u00eb ballafaqimit dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb menduar dhe folur. N\u00eb rradh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, Baki Ymeri, p\u00ebrkthyesi m\u00eb i njohur i Kosov\u00ebs letrare n\u00eb gjuh\u00ebn rumune, nd\u00ebrhyn me disa n\u00ebnvizime dhe shpjegime bind\u00ebse, q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb kuadrin e fusnotave si nj\u00eb blic q\u00eb i jep nj\u00eb qart\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe cil\u00ebsi \u201efotografis\u00eb\u201d, respektivisht imagjinat\u00ebs s\u00eb poetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr at\u00eb, n\u00eb mbarim, duke e p\u00ebrmbyllur librin e k\u00ebtyre \u201ekryq\u00ebzimeve\u201d, t\u00eb duket se pothuajse e ke p\u00ebrvet\u00ebsuar m\u00ebnyr\u00ebn e loj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb hapsir\u00eb virtuale t\u00eb Fata Morgan\u00ebs. E ke parasysh, k\u00ebshtu, at\u00eb \u201elis t\u00eb rrahur nga stuhit\u00eb\u201d, ke d\u00ebgjuar \u201ep\u00ebshp\u00ebritjen e vdekjes s\u00eb madhe\u201d, ke p\u00ebrjetuar \u201epranver\u00ebn e ftoht\u00eb n\u00eb Shqiponj\u00eb\u201d, atje ku \u201embr\u00ebmja q\u00ebndis testamentin\u201d, ke kaluar pran\u00eb kullave t\u00eb Dukagjinit dhe shkrepave t\u00eb Rugov\u00ebs, apo, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb hiperbole t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga \u201egjurm\u00ebt e gjakut\u201d, ke kuptuar se nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt, Ram\u00eb plaku i p\u00ebrqafon brigjet e rrug\u00ebs, apo faktin se Dardania n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe don t\u00eb thot\u00eb \u201ePlaneti i dardhave\u201d, por edhe faktin se dikur, dikush ia ka dh\u00ebn\u00eb poetit dhuntin\u00eb dhe \u201earin e dashuris\u00eb\u201d, si pasoj\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u201e\u00e7do kujtim ka ngjyr\u00ebn e dashuris\u00eb\u201d. Me siguri, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e mendimit t\u00eb tij, p\u00ebrmes raportimit t\u00eb nj\u00eb dimensioni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>BOX<\/strong><\/p>\n<p>Sk\u00ebnder R. Hoxha (1949) u lind n\u00eb Shiponj\u00eb (ish-Jabllanic\u00eb) t\u00eb Dushkaj\u00ebs, komuna e Gjakov\u00ebs. Shkoll\u00ebn fillore e nisi n\u00eb fshatin e lindjes dhe e mbaroi n\u00eb Zhabel. Gjimnazin dhe Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Pedagogjike \u2013 Dega e Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe i kreu n\u00eb Gjakov\u00eb. Fakultetin Filozofik \u2013 Dega e Ghuh\u00ebs dhe e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe e mbaroi n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, ku, m\u00eb von\u00eb, ndoqi edhe studimet pasuniversitare. M\u00eb 1969, arsimtar n\u00eb shkoll\u00ebn fillore \u201cFerhat Binishi\u201d t\u00eb Zhabelit (Dushkaj\u00eb), p\u00ebr t\u00eb vazhduar edhe studimet pa shk\u00ebputje nga puna.<\/p>\n<p>M\u00eb 1973 em\u00ebrohet drejtor i par\u00eb i shkoll\u00ebs fillore \u201cHazir Ramaj\u201d n\u00eb Kralan (Dushkaj\u00eb), pastaj ushtron profesionin e arsimtarit n\u00eb Zhabel, nd\u00ebrsa n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1978 shkon t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Pej\u00eb dhe fillon t\u00eb punoj\u00eb arsimtar n\u00eb shkoll\u00ebn fillore \u201cV\u00ebllaz\u00ebrim-Bashkim\u201d (sot \u201cSami Frash\u00ebri\u201d), n\u00eb Ozdrim t\u00eb Pej\u00ebs K\u00ebtu punon, profesor i gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqipe, deri n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1997, nd\u00ebrsa, prej at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb profesor n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme teknike \u201cShaban Spahia\u201d t\u00eb Pej\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 m\u00ebsimdh\u00ebnies, \u00ebsht\u00eb edhe kronist i shkoll\u00ebs si dhe kryeredaktor i revist\u00ebs periodike \u201cTekniku i ri\u201d t\u00eb k\u00ebsaj shkolle. Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat ku punoi, ishte themelues i grupeve letrare si dhe kontribuoi n\u00eb begatimin e jet\u00ebs kulturore p\u00ebrgjith\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Me ardhjen e tij n\u00eb Pej\u00eb (1978), angazhohet regjisor n\u00eb grupin dramatik t\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb autopjes\u00ebve \u201cRamiz Sadiku\u201d t\u00eb Pej\u00ebs, ku (deri m\u00eb 1981, b\u00ebri regjin\u00eb e disa pjes\u00ebve teatrore (drama, komedi), p\u00ebrgatiti disa akademi solemne etj. N\u00eb vitin 1984, me iniciativ\u00ebn e tij dhe t\u00eb disa krijuesve letrar\u00eb, pas nj\u00eb pauze t\u00eb gjat\u00eb, u riaktivizua aktiviteti i Klubit Letrar t\u00eb Pej\u00ebs, kryetar i t\u00eb cilit u zgjodh n\u00eb mandatin e par\u00eb, e p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb kjo detyr\u00eb iu dha edhe n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1989.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder R. Hoxha me shkrime kishte z\u00ebn\u00eb t\u00eb merrej qysh si nx\u00ebn\u00ebs i Gjimnazit \u201cHajdar Dushi\u201d t\u00eb Gjakov\u00ebs. Shkruan: poezi e proz\u00eb (p\u00ebr t\u00eb rritur dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb), publicistik\u00eb, eseistik\u00eb, fejtonistik\u00eb, trajtesa letrare e shkencore, kritik\u00eb letrare, tema historike, \u00e7\u00ebshtje e probleme gjuh\u00ebsore, nd\u00ebrsa m\u00eb me p\u00ebrkushtim merret me hulumtime e studime n\u00eb fush\u00eb t\u00eb onomastik\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb toponimis\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimet e tij filluan ta shohin drit\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1969, e pastaj, koh\u00eb pas kohe, e gjejm\u00eb t\u00eb botoj\u00eb n\u00eb gazeta e revista q\u00eb botoheshin n\u00eb Prishtin\u00eb, Shkup, m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb ato n\u00eb Tiran\u00eb e gjetiu. P\u00ebrve\u00e7 krijimtaris\u00eb letrare, nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb u mor edhe me gazetari, si bashk\u00ebpun\u00ebtor i disa gazetave dhe revistave. Njihet si publicist e studiues i zellsh\u00ebm. Ka botuar nj\u00eb ser\u00eb trajtesa letrare, punime t\u00eb fush\u00ebs didaktiko \u2013 metodike, recensione p\u00ebr libra shkollor\u00eb e letrar\u00eb, si dhe materiale e punime studimore n\u00eb fush\u00eb t\u00eb onomastik\u00ebs, dialektologjis\u00eb, folklorit dhe etnologjis\u00eb, kultur\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Merr pjes\u00eb n\u00eb Simpoziume e Tryeza Shkencore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shkencat filologjike, me kumtesa e diskutime, t\u00eb cilat iu kan\u00eb publikuar n\u00eb botime t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb Institutit Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs, si dhe n\u00eb botime t\u00eb tjera. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb p\u00ebrmbledhjen e p\u00ebrbashk\u00ebt \u201cRoje drite\u201d, me punime letrare t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Klubit Letrar t\u00eb Pej\u00ebs, (botuar m\u00eb 1999, n\u00eb Pej\u00eb), u prezantua me nj\u00eb tuf\u00eb poezi. N\u00eb vitin 1996 ka themeluar sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cArt poetika\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e drejton dhe \u00ebsht\u00eb redaktor i botimeve.<\/p>\n<p>Do p\u00ebrmendur se n\u00eb edicion t\u00eb SHB \u201cArt poetika\u201d, deri m\u00eb tash, jan\u00eb botuar nj\u00eb num\u00ebr veprash letrare e shkencore t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre angzhimeve q\u00eb i p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr, Sk\u00ebnderin e gjejm\u00eb redaktor, koredaktor, recensent, lektor e korrektor edhe n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb vepra t\u00eb botuara. Q\u00eb nga viti 1983 \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i jasht\u00ebm i Institutit Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb sektorin e onomastik\u00ebs dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb folklorit. \u00cbsht\u00eb an\u00ebtar i Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Aktualisht \u00ebsht\u00eb kryetar i Klubit t\u00eb Shkrimtar\u00ebve n\u00eb Pej\u00eb. Jeton, punon e vepron n\u00eb Pej\u00eb e n\u00eb vendlindje, n\u00eb Shqiponj\u00eb.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tash ka botuar k\u00ebto vepra zhanresh t\u00eb ndryshme:<\/p>\n<p>1. \u201cP\u00ebllumbi n\u00eb fluturim\u201d (poezi), 1990;<br \/>\n2. \u201cKontribut p\u00ebr studimin e toponimis\u00eb s\u00eb Dushkaj\u00ebs (I)\u201d (studim), 1992;<br \/>\n3. \u201cKalor\u00ebsit e mortit\u201d (poezi), 1993;<br \/>\n4. \u201cBilbili i Dushkaj\u00ebs\u201d (poezi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb), 1995;<br \/>\n5. \u201cDy akte t\u00eb dram\u00ebs s\u00eb pakryer\u201d (poezi), 1997;<br \/>\n6. \u201cKontribut p\u00ebr studimin e toponimis\u00eb s\u00eb Dushkaj\u00ebs (II)\u201d (studim), 2000;<br \/>\n7. \u201cTridhjet\u00eb vjet pune t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme teknike \u201cShaban Spahija\u201d t\u00eb Pej\u00ebs\u201d (monografi), 2002;<br \/>\n8. \u201cVjersha dhe poema\u201d (poezi), 2004;<br \/>\n9. \u201cJabllanica (Shqiponja) e Dushkaj\u00ebs\u201d (monografi), 2004;<br \/>\n10. \u201cRadoniqi e Rakoci t\u00eb Dushkaj\u00ebs\u201d (monografi), 2005;<br \/>\n11. \u201cToponimia e Dushkaj\u00ebs\u201d (vep\u00ebr studimore), 2007;<br \/>\n12. \u201cPoem\u00eb e dhimbjes krenare\u201d (poezi), 2007;<br \/>\n13. \u201cPoet i trazuar\u201d (lib\u00ebr \u2013 bised\u00eb me shkrimtarin Hasan Hasani), 2007;<br \/>\n14. \u201cHasan Hasani n\u00eb syt\u00eb e kritik\u00ebs\u201d (p\u00ebrmbledhje kritikash p\u00ebr veprat e H. Hasanit), 2008;<br \/>\n15. \u201cRrug\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb panteon \u2013 Aspekte t\u00eb krijimtaris\u00eb letrare t\u00eb Hasan Hasanit\u201d, 2009;<br \/>\n16. \u201cFitonimia dhe zoonimia e Dushkaj\u00ebs\u201d (vep\u00ebr studimore), 2010;<br \/>\n17. \u201cN\u00eb mes meje e dhimbjes\u201d, (poezi), 2010;<br \/>\n18. \u201cKolonizimi dhe rikolonizimi i Dushkaj\u00ebs me sllav\u00eb \u2013 sipas burimeve shkrimore dhe informator\u00ebve n\u00eb terren\u201d, (tem\u00eb historike), 2010.<br \/>\n19. \u201cK\u00ebndimi i muzave &#8211; Haiku dhe sibilat\u201d (poezi), v\u00ebllim bilingv, shqip-anglisht, 2011;<br \/>\n20. \u201cThan\u00eb p\u00ebr veprat e mia \u2013 thash\u00eb p\u00ebr veprat e tyre (I)\u201d, (kritik\u00eb, ese, recensione, v\u00ebshtrime\u2026), 2011;<br \/>\n21. \u201cUdh\u00ebkryqet e Fatamorgan\u00ebs\u201d (Poezi t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb rumanishte, Bukuresht, 2012). Nd\u00ebrkaq, ka n\u00eb dor\u00ebshkrim edhe disa vepra t\u00eb tjera q\u00eb presin mund\u00ebsit\u00eb e botimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Sk\u00ebnder R. Hoxha, Udh\u00ebkryqet e Fatamorgan\u00ebs, Amanda Edit, Bukuresht 2012) Libri \u00ebsht\u00eb krijuar nga nj\u00eb seri temash e subjektesh q\u00eb reflektojn\u00eb gjendje, prekshm\u00ebri, sentimente dhe p\u00ebrjetime t\u00eb sinqerta, t\u00eb thella, emocionale, bind\u00ebse dhe autentike. Vlera shpirt\u00ebrore, tradita, kombi, atdheu, heronjt\u00eb, flijimi i tyre dhe krenaria q\u00eb e zgjojn\u00eb zemr\u00ebn e hatshme shqiptare me t\u00eb cil\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3387","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-letersi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHKRIMTARI VIRTUOZ I KAPJES S\u00cb ESENCAVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHKRIMTARI VIRTUOZ I KAPJES S\u00cb ESENCAVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Sk\u00ebnder R. Hoxha, Udh\u00ebkryqet e Fatamorgan\u00ebs, Amanda Edit, Bukuresht 2012) Libri \u00ebsht\u00eb krijuar nga nj\u00eb seri temash e subjektesh q\u00eb reflektojn\u00eb gjendje, prekshm\u00ebri, sentimente dhe p\u00ebrjetime t\u00eb sinqerta, t\u00eb thella, emocionale, bind\u00ebse dhe autentike. Vlera shpirt\u00ebrore, tradita, kombi, atdheu, heronjt\u00eb, flijimi i tyre dhe krenaria q\u00eb e zgjojn\u00eb zemr\u00ebn e hatshme shqiptare me t\u00eb cil\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-06-15T16:43:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/monica_muresan.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"SHKRIMTARI VIRTUOZ I KAPJES S\u00cb ESENCAVE\",\"datePublished\":\"2012-06-15T16:43:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/\"},\"wordCount\":2505,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/monica_muresan.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/\",\"name\":\"SHKRIMTARI VIRTUOZ I KAPJES S\u00cb ESENCAVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/monica_muresan.jpg\",\"datePublished\":\"2012-06-15T16:43:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/monica_muresan.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/monica_muresan.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHKRIMTARI VIRTUOZ I KAPJES S\u00cb ESENCAVE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHKRIMTARI VIRTUOZ I KAPJES S\u00cb ESENCAVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"SHKRIMTARI VIRTUOZ I KAPJES S\u00cb ESENCAVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(Sk\u00ebnder R. Hoxha, Udh\u00ebkryqet e Fatamorgan\u00ebs, Amanda Edit, Bukuresht 2012) Libri \u00ebsht\u00eb krijuar nga nj\u00eb seri temash e subjektesh q\u00eb reflektojn\u00eb gjendje, prekshm\u00ebri, sentimente dhe p\u00ebrjetime t\u00eb sinqerta, t\u00eb thella, emocionale, bind\u00ebse dhe autentike. Vlera shpirt\u00ebrore, tradita, kombi, atdheu, heronjt\u00eb, flijimi i tyre dhe krenaria q\u00eb e zgjojn\u00eb zemr\u00ebn e hatshme shqiptare me t\u00eb cil\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-06-15T16:43:57+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/monica_muresan.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"SHKRIMTARI VIRTUOZ I KAPJES S\u00cb ESENCAVE","datePublished":"2012-06-15T16:43:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/"},"wordCount":2505,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/monica_muresan.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/","name":"SHKRIMTARI VIRTUOZ I KAPJES S\u00cb ESENCAVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/monica_muresan.jpg","datePublished":"2012-06-15T16:43:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/monica_muresan.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/monica_muresan.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-virtuoz-i-kapjes-se-esencave\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHKRIMTARI VIRTUOZ I KAPJES S\u00cb ESENCAVE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3387"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3387\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}