{"id":3384,"date":"2013-06-27T17:20:29","date_gmt":"2013-06-27T16:20:29","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=3384"},"modified":"2013-06-27T17:20:29","modified_gmt":"2013-06-27T16:20:29","slug":"i-genjeshtert-dhe-ne-ikje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/","title":{"rendered":"I g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe n\u00eb ikje"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>26 Qershor 2013<\/em><\/p>\n<p>Kishim dy arsye ta respektonim sot Sali Berish\u00ebn, n\u00ebse ishte i sinqert\u00eb n\u00eb pranimin e humbjes dhe n\u00ebse ishte i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb dor\u00ebheqjen e tij. Ai nuk na dha asnj\u00eb prej k\u00ebtyre arsyeve.<\/p>\n<p>Sali Berisha pranoi humbjen n\u00eb nj\u00eb fjalim q\u00eb imiton gjith\u00eb jet\u00ebn e tij politike; i pav\u00ebrtet\u00eb, i papenduar dhe i padrejt\u00eb me mb\u00ebshtet\u00ebsit e vet. N\u00eb nj\u00eb moment final t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij politike, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb fundit politik, njeriu merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebr arsyet e v\u00ebrteta t\u00eb humbjes n\u00eb politik\u00eb. Ai fliste v\u00ebrtet para njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrlotur, t\u00eb cil\u00ebt ndjehen t\u00eb tradhtuar n\u00eb kauz\u00ebn e tyre nga kjo humbje posht\u00ebruese, por fliste dhe para miliona shqiptar\u00ebve, p\u00ebrfshi ata q\u00eb e kan\u00eb nd\u00ebshkuar me nj\u00eb vot\u00eb q\u00eb i ngjan nj\u00eb kryengritje t\u00eb heshtur.<\/p>\n<p>Sali Berisha po tenton t\u00eb largohet nga politika shqiptare si nj\u00eb lider i zakonsh\u00ebm q\u00eb humbi nga konkurrenca e programit dhe nga mungesa e besueshm\u00ebris\u00eb tek shqiptar\u00ebt p\u00ebr projektin e tij t\u00eb ri. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e madhe. Pushteti i tij kish koh\u00eb q\u00eb kish marr\u00eb form\u00ebn dhe p\u00ebrmbajtjen e nj\u00eb regjimi dhe ai ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb autokrat q\u00eb i p\u00ebrkushtohej jo nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit apo zhvillimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por mbajtjes s\u00eb pushtetit. Kam par\u00eb ca pala\u00e7o k\u00ebto dit\u00eb q\u00eb rreken t\u00eb shpjegojn\u00eb pse ka humbur Sali Berisha, dhe po p\u00ebrpiqen t\u2019i japin nj\u00eb ngjyr\u00eb roz\u00eb ikjes s\u00eb tij. Biles Blendi Fevziu e kish vizatuar aq but\u00eb arsyen sa kish p\u00ebrfshir\u00eb dhe mos shkuarjen n\u00eb emision e tij t\u00eb shpifur.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Berisha - ikje\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_ikje.jpg\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur nuk ka ndodhur gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, duhet t\u2019u kujtoj sot se Sali Berisha ka vrar\u00eb 26 vet\u00eb n\u00eb G\u00ebrdec, n\u00eb nj\u00eb biznes t\u00eb lobuar nga i biri i tij dhe shkat\u00ebrroi gjith\u00eb institucionet e shtetit shqiptar q\u00eb t\u00eb mos gjykohej kjo \u00e7\u00ebshtje. Fatmir Mediu, ministri q\u00eb po mbijeton n\u00eb politik\u00eb se fsheh sekretin e barbaris\u00eb s\u00eb djalit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr, \u00ebsht\u00eb n\u00eb parlament, gjeneral\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb, dhe kryeprokurorja Ina Rama, q\u00eb hetoi \u00e7\u00ebshtjen, \u00ebsht\u00eb e papun\u00eb dhe e posht\u00ebruar. Shqiptar\u00ebt e pan\u00eb k\u00ebt\u00eb me syt\u00eb e tyre, pan\u00eb kufom\u00ebn e baxhanakut Sali Berish\u00ebs, d\u00ebshmitarit t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm p\u00ebr gjurm\u00ebt e Familjes Berisha n\u00eb G\u00ebrdec. Ata pan\u00eb si Sali Berisha shkat\u00ebrroi shtetin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb vrasje masive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfitimit financiar.<\/p>\n<p>Sali Berisha vodhi votat n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr t\u00eb mbuluar k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr. Rezultati i k\u00ebtyre zgjedhjeve t\u00eb lira nxjerr zbuluar 2009-\u00ebn dhe 2011-\u00ebn, nxjerr zbuluar mekanizmin e manipulimit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb mbuluar krimin. Ky njeri shkoi dhe m\u00eb tej n\u00eb spiralen e krimit, duke mos duruar dot protestat p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb dhe protestat antikorrupsion, duke pushkatuar n\u00eb mes t\u00eb bulevardit kat\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, t\u00eb pambrojtur dhe t\u00eb parreziksh\u00ebm, p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ulnin kok\u00ebn para regjimit t\u00eb tij. Shqiptar\u00ebt e pan\u00eb se n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte ndjes\u00eb p\u00ebr \u00e7ka ndodhi dhe t\u00eb shkonte para drejt\u00ebsis\u00eb, nxori para gjyqit t\u00eb tij partizan, duke p\u00ebrdorur deputet\u00eb pa dinjitet, institucionet e shtetit shqiptar- Presidentin, Kryeprokuroren, kryetarin e SHISH dhe gazetar\u00eb kritik\u00eb me t\u00eb. Tallja e tij me gjakun e t\u00eb vrar\u00ebve vazhdoi m\u00eb tej duke liruar vras\u00ebsit fizik\u00eb nga burgu dhe duke u b\u00ebr\u00eb karshill\u00ebk shqiptar\u00ebve se kush ngre kok\u00ebn kund\u00ebr tij, mund t\u00eb pushkatohet pa gjyq. Shqiptar\u00ebt e pan\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe nuk e g\u00eblltit\u00ebn dot.<\/p>\n<p>Sali Berisha u provoi shqiptar\u00ebve se pushteti i Familjes s\u00eb tij ishte ai q\u00eb diktonte ekonomin\u00eb e vendit. E bija e tij u kap mat duke k\u00ebrkuar tre milion euro p\u00ebr firm\u00ebn e babait t\u00eb vet dhe ai, n\u00eb vend t\u00eb \u00e7onte vajz\u00ebn para drejt\u00ebsis\u00eb, mori nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb t\u00eb gruas dhe dy tre kush\u00ebrira t\u00eb veta nga Tropoja dhe ja \u00e7oi gruas s\u00eb kund\u00ebrshtarit t\u00eb tij politik para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb gjysh\u00ebrve t\u00eb saj, duke e k\u00ebrc\u00ebnuar t\u2019i prish\u00eb sht\u00ebpin\u00eb. Banor\u00ebt e Tiran\u00ebs, ata q\u00eb e kan\u00eb pranuar bashk\u00ebjetes\u00ebn me verior\u00eb e jugor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, nuk mund t\u00eb shkojn\u00eb deri atje sa t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb tre- kat\u00ebr gra tropojane, kush\u00ebrira t\u00eb Saliut dhe Liris\u00eb, q\u00eb u kan\u00eb zaptuar tokat, t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb vjet\u00ebr tiranis\u00eb t\u2019i prishet sht\u00ebpia se k\u00ebshtu d\u00ebshiron nj\u00eb tropojan tjet\u00ebr n\u00eb pushtet. Askush nuk mund ta g\u00eblltis\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Sali Berisha e \u00e7oi ekonomin\u00eb shqiptare n\u00eb buz\u00eb t\u00eb gremin\u00ebs. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb piramid\u00eb gjigante financiare, me biznesmen\u00eb t\u00eb falimentuar nga politikat e Sali Berish\u00ebs dhe vet\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje q\u00eb jeton fal\u00eb borxhit t\u00eb brendsh\u00ebm. Ky \u00ebsht\u00eb litari q\u00eb l\u00eb pas kjo kufom\u00eb politike, dhe q\u00eb do t\u2019i kushtoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Si nj\u00eb i pacip\u00eb n\u00eb ikje, ai thot\u00eb se po l\u00eb pas nj\u00eb ekonomi t\u00eb fort\u00eb, por n\u00eb fakt po l\u00eb nj\u00eb piramid\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sali Berisha po ik\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se nuk p\u00ebrballonte dot premtimet elektorale t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e madhe. P\u00ebr tet\u00eb vite ne kemi pasur Ministre t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Liri Berish\u00ebn. Ajo ka kontrolluar p\u00ebrmes nipave dhe mbesave t\u00eb tij sistemin e sigurimit sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ka devijuar paret publike n\u00eb klient\u00ebt e saj farmaceutik\u00eb, ka p\u00ebrdorur mekanizma korruptive dhe fondacione bamir\u00ebse p\u00ebr pushtet, dhe e ka kthyer sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb nj\u00eb varr t\u00eb hapur, q\u00eb t\u00eb vdes sa i afrohesh. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje konkurrence me programin e opozit\u00ebs dhe askush nuk ka votuar kund\u00ebr Berish\u00ebs i entuziazmuar nga programi i opozit\u00ebs. Kan\u00eb votuar kund\u00ebr masakr\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb tij n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb arsye t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb Sali Berisha duhet t\u00eb kishte guximin sot t\u2019i pranonte dhe ne ta respektonim si njeri q\u00eb reflektoi. Ai nuk pranoi asgj\u00eb nga krimet e veta dhe po tenton t\u00eb ik\u00eb si nj\u00eb lider per\u00ebndimor q\u00eb e ka mundur konkurrenca. Jo, ai duhet t\u00eb ndjehet i respektuar q\u00eb ne po e pranojm\u00eb ikjen e tij si per\u00ebndimor, por ai po ikin si nj\u00eb komunist i lig, g\u00ebnjeshtar dhe i pacip\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja e dyt\u00eb q\u00eb ne mund t\u00eb kishim respekt sot p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ai do t\u00eb ikte v\u00ebrtet nga politika. Ai nuk \u00ebsht\u00eb duke ikur nga politika, por duke b\u00ebr\u00eb politik\u00eb me ikjen e tij. Ai nuk shfaqi asnj\u00eb shenj\u00eb pendese p\u00ebr gjendjen ku e ka katandisur Partin\u00eb Demokratike. Kjo parti \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb nj\u00eb grupi deputet\u00ebsh q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me historin\u00eb e saj. Partia Demokratike gjendet para nj\u00eb tradhtie t\u00eb madhe nga Familja Berisha. Prej saj jan\u00eb zbuar t\u00eb gjitha figurat politike dinjitoze dhe listat jan\u00eb mbushur me mercenar\u00ebt e Sali Berish\u00ebs, q\u00eb e mbajt\u00ebn n\u00eb pushtet, dhe shok\u00ebt e djalit dhe vajz\u00ebs. P\u00ebrfytyroni q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Besnik Mustafajt n\u00eb parlament \u00ebsht\u00eb Kastriot Islami, n\u00eb vend t\u00eb Ilir Rusmalit, \u00ebsht\u00eb Qukapi, vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb shok i djalit, n\u00eb vend t\u00eb Bamir Topit \u00ebsht\u00eb Flamuri, nj\u00eb idiot emblematik q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb fytyra e PD-s\u00eb n\u00eb parlament, n\u00eb vend t\u00eb Ilir Rusmalit \u00ebsht\u00eb Fatmir Mediu vet\u00ebm se Rusmali nuk pranoi t\u00eb firmos projektin e tij n\u00eb G\u00ebrdec\u2026 e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Listat e PD \u00ebsht\u00eb e mbushur me mercenar\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs dhe shok\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb varri i hapur p\u00ebr PD n\u00eb Kuvend. Shikoni reagimet e tyre sa hipokrite jan\u00eb. Shanset p\u00ebr ringjallje t\u00eb saj jan\u00eb t\u00eb pakta, n\u00ebse aty nuk hapet nj\u00eb gar\u00eb reale p\u00ebr rithemelimin e saj dhe vendosjen e rregullave t\u00eb reja p\u00ebr nj\u00eb parti q\u00eb duhet t\u00eb shk\u00ebputet nga berishizimi. PD \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb pik\u00ebn ku ishte Partia e Pun\u00ebs n\u00eb vitin 1991, pas diktatur\u00ebs, ku i dihej doemos t\u00eb rithemelohej dhe t\u00eb vendoste n\u00eb krye t\u00eb saj nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb nuk ishte enveriste. Ata ja arrit\u00ebn se gjet\u00ebn Fatos Nanon. N\u00ebse PD tenton t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb loj\u00eb berishizimin, t\u00eb vendos\u00eb dh\u00ebndur\u00ebt brenda t\u00eb familjes Berisha n\u00eb krye t\u00eb saj, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pa opozit\u00eb deri n\u00eb formimin e nj\u00eb force t\u00eb re.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha PD-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kryetar t\u00eb ri, nj\u00eb lider t\u00eb lir\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb peng tek Ilir Meta dhe Edi Rama, q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb peng i drejt\u00ebsis\u00eb dhe korrupsionit. Ato figura q\u00eb jan\u00eb n\u00eb PD kan\u00eb vjedhur aq shum\u00eb, sa pushteti i komandon me SMS shofer\u00ebsh. Me sa keni par\u00eb t\u00eb b\u00ebnin opozit\u00eb k\u00ebto tet\u00eb vite ata q\u00eb kishin vjedhur n\u00eb koh\u00eb t\u00eb socialist\u00ebve, aq do t\u00eb shikoni t\u00eb b\u00ebjn\u00eb opozit\u00eb hajdut\u00ebt e PD-s\u00eb. Keni p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duke mb\u00ebshtetur pushtetin, duke b\u00ebr\u00eb si t\u00eb moderuar. Por m\u00eb pengu i tyre mbetet Lul\u00ebzim Basha, pasi at\u00eb e presin dy dosje burgu gati dhe pushteti i ri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pacip\u00eb mund t\u00eb investohet t\u00eb jet\u00eb kryetar i opozit\u00ebs. E kan\u00eb perfekt p\u00ebr ta pasur liderin e opozit\u00ebs si drejtor gjelb\u00ebrimi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sali Berisha po tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb. Ai nuk po p\u00ebrpiqet t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb PD, por mbeturinat q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar f\u00ebmij\u00ebt e tij n\u00eb PD. K\u00ebt\u00eb shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u2019ia pranuar. Ajo parti n\u00ebse nuk rithemelohet, do t\u00eb ket\u00eb fatin e sot\u00ebm t\u00eb Sali Berish\u00ebs, i cili po tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb politik\u00eb me ikjen formale t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb mos ikur nga ajo parti.<\/p>\n<p>Ndaj m\u00eb vjen keq p\u00ebr ata q\u00eb lotojn\u00eb para PD-s\u00eb. Ata jan\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb, por jo pse po ik\u00ebn Sali Berisha, por pse po u heq shansin t\u00eb vijn\u00eb ndonj\u00eb her\u00eb n\u00eb pushtet. Shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb aq budallenj sa t\u00eb mendojn\u00eb se Sali Berisha humbi se kishte antiplumb n\u00eb fushat\u00eb, apo se nuk kishte nj\u00eb program p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb. Ato nuk i ka pasur kurr\u00eb dhe nuk ka fituar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ata e zbuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb posht\u00ebruese nga politika p\u00ebr t\u00eb gjitha arsyet q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart. Kishin provuar ta zbonin me referendum popullor m\u00eb 1994, por ai mbijetoi. Kishin provuar t\u00eb largonin me vota me 1996, por ai ua vodhi. Kishin provuar ta largonin me arm\u00eb si m\u00eb 1997, dhe ai u rikthye. Provuan t\u00eb mbijetonin n\u00eb pushtetin e ri t\u00eb tij, dhe ai vrau p\u00ebr t\u00eb vjedhur n\u00eb G\u00ebrdec dhe fali vras\u00ebsit, gjurm\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb \u00e7onin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Provuan t\u00eb protestonin para zyr\u00ebs s\u00eb tij, ai i vrau dhe u tall me viktimat duke u th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve se i vrau Edi Rama. Shqiptar\u00ebve nuk i kish ngelur m\u00eb asgj\u00eb t\u00eb b\u00ebnin kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>T\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb m\u00eb 23 qershor sikur ishin par\u00eb sy m\u00eb sy dhe n\u00eb nj\u00eb kryengritje t\u00eb heshtur e nd\u00ebshkuan aq fort sa t\u00eb mos kish fuqi as t\u00eb fliste p\u00ebr 48 or\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet m\u00eb inteligjente, m\u00eb t\u00eb qarta, dhe m\u00eb dramatike q\u00eb populli shqiptar ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb kaq pak vite demokraci n\u00eb historin\u00eb e tij. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e pazakont\u00eb q\u00eb diktohet nga makthi se q\u00ebndrimi i atij njeriu n\u00eb politik\u00eb do ta kthente Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb vlerash demokratike dhe njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk i ka marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb seriozisht mesazhet e shqiptar\u00ebve, dhe nuk i mori sot n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb fundit politik. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse k\u00ebt\u00eb njeri nuk e respekton dot, as kur ik\u00ebn si qen i rrahur nga populli shqiptar n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vet. N\u00eb at\u00eb Familje q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb gjak me k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze, 26 Qershor 2013 Kishim dy arsye ta respektonim sot Sali Berish\u00ebn, n\u00ebse ishte i sinqert\u00eb n\u00eb pranimin e humbjes dhe n\u00ebse ishte i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb dor\u00ebheqjen e tij. Ai nuk na dha asnj\u00eb prej k\u00ebtyre arsyeve. Sali Berisha pranoi humbjen n\u00eb nj\u00eb fjalim q\u00eb imiton gjith\u00eb jet\u00ebn e tij politike; i pav\u00ebrtet\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3384","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>I g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe n\u00eb ikje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"I g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe n\u00eb ikje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze, 26 Qershor 2013 Kishim dy arsye ta respektonim sot Sali Berish\u00ebn, n\u00ebse ishte i sinqert\u00eb n\u00eb pranimin e humbjes dhe n\u00ebse ishte i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb dor\u00ebheqjen e tij. Ai nuk na dha asnj\u00eb prej k\u00ebtyre arsyeve. Sali Berisha pranoi humbjen n\u00eb nj\u00eb fjalim q\u00eb imiton gjith\u00eb jet\u00ebn e tij politike; i pav\u00ebrtet\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-06-27T16:20:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"I g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe n\u00eb ikje\",\"datePublished\":\"2013-06-27T16:20:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/\"},\"wordCount\":2133,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/mero_baze.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/\",\"name\":\"I g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe n\u00eb ikje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/mero_baze.jpg\",\"datePublished\":\"2013-06-27T16:20:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/mero_baze.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/mero_baze.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"I g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe n\u00eb ikje\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"I g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe n\u00eb ikje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"I g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe n\u00eb ikje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze, 26 Qershor 2013 Kishim dy arsye ta respektonim sot Sali Berish\u00ebn, n\u00ebse ishte i sinqert\u00eb n\u00eb pranimin e humbjes dhe n\u00ebse ishte i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb dor\u00ebheqjen e tij. Ai nuk na dha asnj\u00eb prej k\u00ebtyre arsyeve. Sali Berisha pranoi humbjen n\u00eb nj\u00eb fjalim q\u00eb imiton gjith\u00eb jet\u00ebn e tij politike; i pav\u00ebrtet\u00eb, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-06-27T16:20:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"I g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe n\u00eb ikje","datePublished":"2013-06-27T16:20:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/"},"wordCount":2133,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/","name":"I g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe n\u00eb ikje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg","datePublished":"2013-06-27T16:20:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mero_baze.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/i-genjeshtert-dhe-ne-ikje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"I g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe n\u00eb ikje"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3384","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3384"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3384\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3384"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3384"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3384"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}