{"id":3360,"date":"2010-07-17T06:27:23","date_gmt":"2010-07-17T05:27:23","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3360"},"modified":"2010-07-17T06:27:23","modified_gmt":"2010-07-17T05:27:23","slug":"krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/","title":{"rendered":"Kriz\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Bledar H. Prifti\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bledar_prifti.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Bledar H. Prifti<\/strong>, <em>16.07.2010<\/em><\/p>\n<p>Ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit nga fillimi i kriz\u00ebs politike dhe kurrkund nuk shihet ndonj\u00eb drit\u00eb shprese p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs. Shkaku, koh\u00ebzgjatja, intensiteti dhe larmishm\u00ebria e pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb politike t\u00eb paprecedent\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn Shqiptare, por edhe p\u00ebr cilindo sistem demokratik. Shum\u00ebkush mund t\u00eb pyes\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb se si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb e till\u00eb politike t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e pazgjidhur p\u00ebr muaj me radh\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo kriz\u00eb do t\u00eb ishte rezultat i tekave t\u00eb opozit\u00ebs, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse mazhoranca Berisha-Meta dhe Europian\u00ebt nuk e zgjidhin vet\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, pasi ata i disponojn\u00eb t\u00eb gjitha mjetet dhe mekanizmat ligjore? Ky shkrim orvatet t\u00eb shpjegoj\u00eb arsyet kryesore se p\u00ebrse kjo kriz\u00eb po vazhdon n\u00eb pafund\u00ebsi dhe se t\u00eb humburit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj krize jan\u00eb populli dhe demokracia.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar tiparet apo karakteristikat e kriz\u00ebs politike, ne duhet, s\u00eb pari, t\u00eb analizojm\u00eb pal\u00ebt e pleksura n\u00eb konflikt dhe interesat e gjithsecil\u00ebs prej tyre. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thjesht\u00ebzuar, pal\u00ebt n\u00eb konflikt p\u00ebrfshijn\u00eb organizmat Europiane, opozit\u00ebn, dhe mazhoranc\u00ebn. Dikush mund t\u00eb pretendoj\u00eb dhe t\u00eb deklaroj\u00eb se organizmat Europiane jan\u00eb t\u00eb pavarura n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt, por autori beson fuqish\u00ebm se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Organizmat Europiane nuk mund t\u00eb quhen kurrsesi asnjan\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb politike, pasi jan\u00eb organizmat si OSBE\/ODHIR, t\u00eb cilat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin dhe certifikimin e zgjedhjeve t\u00eb 28 qershorit. Vler\u00ebsimi dhe certifikimi i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e diplomacis\u00eb dhe e politikave t\u00eb jashtme t\u00eb Bashkimit Europian (BE) p\u00ebrkundrejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dashje pa dashje dhe me apo pa vet\u00ebdije, organizmat Europiane u shnd\u00ebrruan n\u00eb pal\u00eb konfliktuale n\u00eb momentin kur ato u shpreh\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e 28 qershorit dhe kur vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbanin an\u00ebn e qeveris\u00eb Berisha-Meta.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb mund t\u00eb flitet m\u00eb plot\u00eb goj\u00eb se organizmat Europiane jan\u00eb viktima ose t\u00eb injoranc\u00ebs s\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb tyre mediok\u00ebr ose viktima t\u00eb disa funksionar\u00ebve Europian\u00eb t\u00eb sponsorizuar dhe bler\u00eb nga qeveria Berisha-Meta.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta q\u00ebndron se Europa n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebshironte transparenc\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 28 qershorit. Europa do t\u00eb preferonte arkivimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb d\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs dhe demokracis\u00eb, sesa t\u00eb dilte n\u00eb drit\u00eb paaft\u00ebsia e diplomat\u00ebve dhe politikan\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb lejonte transparenc\u00ebn e plot\u00eb, at\u00ebher\u00eb diplomacia Europiane n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb gjendej papritur p\u00ebrpara &#8220;Ruzhdijeve&#8221; t\u00eb tjera dhe fakteve t\u00eb pakontestueshme se zgjedhjet e 28 qershorit nuk ishin gj\u00eb tjet\u00ebr, por nj\u00eb maskarad\u00eb zgjedhore alla-Berishiane.<\/p>\n<p>Ky zbulim do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb d\u00ebshtim total t\u00eb diplomacis\u00eb Europiane, OSBE\/ODHIR, dhe do t\u00eb shkat\u00ebrronte kredibilitetin dhe autoritetin e tyre. Ata q\u00eb studiojn\u00eb sadopak diplomacin\u00eb, duhet ta kuptojn\u00eb se Europa e ka pjes\u00eb t\u00eb pandashme t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj diplomatike parandalimin e \u00e7do akti q\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb pik\u00ebpyetje apo shkat\u00ebrronte autoritetin e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb objektiv, autoritetet dhe zyrtar\u00ebt Europian\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb shum\u00eb iniciativa p\u00ebr ta shuar protest\u00ebn opozitare, iniciativ\u00eb e cila kulminoi me takimin mediak\u00ebr, tip prapaskene, q\u00eb Europian\u00ebt organizuan tek &#8220;Krokodili&#8221;.<\/p>\n<p>Ndaj, mund t\u00eb themi pa frik\u00eb se Europian\u00ebve u intereson jo demokracia dhe t\u00eb drejtat kushtetuese p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs dhe popullit Shqiptar\u00eb, por nevoja p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar fytyr\u00ebn dhe nderin e diplomacis\u00eb s\u00eb saj mediokre dhe t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebrkundrejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb. Diplomacia Europiane, si institucion, nuk ka as m\u00eb t\u00eb voglin interes p\u00ebr t\u00eb mbajtur dhe mb\u00ebshtetur nj\u00eb krah\u00eb t\u00eb caktuar politik n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, diplomacia Europiane n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb konsiderohet viktim\u00eb e marr\u00eb peng nga diplomat\u00eb mediok\u00ebr dhe t\u00eb paaft\u00eb ose si institucion q\u00eb p\u00ebrdoret nga diplomat\u00eb dhe politikan\u00eb primitiv\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime personale.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim, mazhoranca Berisha-Meta ndodhet pak a shum\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vark\u00eb me diplomacin\u00eb Europian\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se mazhoranca Berisha-Meta p\u00ebrfshin edhe element\u00eb politik t\u00eb &#8220;opozit\u00ebs&#8221; Socialiste, t\u00eb cil\u00ebt sulmojn\u00eb kauz\u00ebn opozitare t\u00eb transparenc\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb urrejtjes kund\u00ebr lidershipit Socialist, si rrjedhoj\u00eb e mosp\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb listat p\u00ebr deputet\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr marrje pushteti partiak, n\u00ebse d\u00ebshton kauza dhe q\u00eb do t\u00eb pasohej me largimin e lidershipit aktual, dhe p\u00ebr shkak se disa marrin shp\u00ebrblime dhe p\u00ebrfitime ekonomike nga pushtetin Berisha-Meta.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim nga Europian\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr transparenc\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb diskreditimit t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb saj, mazhoranca Berisha-Meta jan\u00eb kund\u00ebr transparenc\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Berisha n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb lejonte nj\u00eb transparenc\u00eb, e cila do ta shkat\u00ebrronte jo vet\u00ebm legjitimitetin e qeveris\u00eb s\u00eb tij, por dhe t\u00eb ardhmen politike t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb tij politike.<\/p>\n<p>N\u00eb skenarin m\u00eb t\u00eb keq, Berisha do t\u00eb pranonte zgjedhje t\u00eb parakohshme, por kurrsesi b\u00ebrjen e transparenc\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, Meta nuk do t\u00eb pranonte transparenc\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 28 qershorit, pasi ai rrezikon t\u00eb shkat\u00ebrrohet politikisht n\u00ebse b\u00ebhet publike maskarada zgjedhore n\u00eb komun\u00ebn Ndroq, nga ku ai p\u00ebrfitoi mandatin e deputetit pasi pranoi t\u00eb bashk\u00ebpunonte me Berish\u00ebn kryeminist\u00ebr. Transparenca do t\u00eb ishte zgjidhja e fundit q\u00eb Meta do t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb karrier\u00ebn e tij si politikan.<\/p>\n<p>E par\u00eb me gjakftoht\u00ebsi dhe nga jasht\u00eb, mazhoranca Berisha-Meta shkon p\u00ebrtej s\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb gjirin e saj t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb kast\u00eb (klas\u00eb) protagonist\u00ebsh politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb keqmenaxhuar p\u00ebr nj\u00ebzet vjet fatin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mazhoranca e sotme ka n\u00eb gjirin e saj treshen Berisha-Nano-Meta dhe t\u00eb gjith\u00eb ujq\u00ebrit dhe hienat, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb masakruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb barbare jet\u00ebn e \u00e7do shqiptari dhe shqiptareje. Ndaj, kriza politike nuk mund t\u00eb konsiderohet si betej\u00eb politike midis forcave politike, por si nj\u00eb betej\u00eb midis dy klasave (elitave) politike q\u00eb mbartin principe, vlera dhe filozofi politike diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr e frontit politik gjendet e vetmuar opozita dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e saj. Mund t\u00eb cil\u00ebsohet e vetmuar, por kurrsesi nuk mund t\u00eb konsiderohet e dob\u00ebt. Arma m\u00eb e fuqishme q\u00eb posedon sot opozita Shqiptare \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe e drejta e saj kushtetuese p\u00ebr transparenc\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb procesit zgjedhor t\u00eb 28 qershorit.<\/p>\n<p>Opozita nuk k\u00ebrkon asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa b\u00ebrjen e transparenc\u00ebs, legjitimitetin e pushtetit Berisha-Meta, dhe nxjerrjen n\u00eb shesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs elektorale ku ajo beson se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb viktim\u00eb e manipulimeve. E v\u00ebrteta nuk duhet t\u00eb tremb\u00eb ask\u00ebnd! Askush, dhe aq m\u00eb keq Europian\u00ebt, nuk mund t&#8217;i tregojn\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebrrallat se gjoja transparenca b\u00ebhet at\u00ebher\u00eb kur e lejon Kushtetuta.<\/p>\n<p>Nuk ka kushtetut\u00eb n\u00eb bot\u00ebn demokratike q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb transparenc\u00ebn e pushtetit dhe t\u00eb procesit zgjedhor. P\u00ebrndryshe, Europian\u00ebt dhe Amerikan\u00ebt nuk do t\u00eb mund ta konsideronin Kub\u00ebn e Fidel Kastros si nj\u00eb vend antidemokratik, pasi \u00e7do veprim totalitar \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb kushtetut\u00ebn Kubane.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe me pushtetin Berisha-Meta. N\u00ebse Europian\u00ebt v\u00ebrtet besojn\u00eb se transparenca e zgjedhjeve varet nga kushtetuta, at\u00ebher\u00eb, ata duhet t\u00eb pranojn\u00eb se Shqip\u00ebria qenka nj\u00eb Kub\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb lindje t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, edhe Afganistani dhe Iraku zhvilluan transparenc\u00ebn e zgjedhjeve. Por, meseleja Shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe Europian\u00ebt e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt. Problemi \u00ebsht\u00eb se nuk e kap\u00ebrdijn\u00eb dot turpin dhe d\u00ebshtimin e diplomacis\u00eb dhe politikave t\u00eb saj p\u00ebrkundrejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr opozit\u00ebn, rezolutat Europiane dhe bisedimet midis krer\u00ebve partiak\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb shum\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb krahasim m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb mbart e drejta e saj kushtetuese p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb zgjedhjeve. Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka p\u00ebr opozit\u00ebn se \u00e7far\u00eb flitet lart\u00eb e posht\u00eb apo brenda e jasht\u00eb.<\/p>\n<p>E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb mbroj\u00eb deri n\u00eb fund me vet\u00ebmohim t\u00eb drejtat e saj kushtetuese. Opozit\u00ebs nuk duhet t&#8217;i interesojn\u00eb sofizmat dhe sentimentalizmat e hedhura nga cilido.<\/p>\n<p>Opozita nuk duhet t&#8217;ia lejoj\u00eb vetes t\u00eb intimidohet nga kurrkush. Opozita duhet gjithashtu t\u00eb kuptoj\u00eb se e vetmja gj\u00eb q\u00eb ajo duhet t\u00eb diskutoj\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta e saj kushtetuese p\u00ebr transparence. Opozita duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se ajo nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsohet p\u00ebr kriz\u00ebn politike, por p\u00ebr t\u00eb drejtat e saj kushtetuese.<\/p>\n<p>Dhe mbi gjith\u00e7ka, opozita duhet ta kuptoj\u00eb se t\u00eb drejtat e saj kushtetuese nuk mund t\u00eb b\u00ebhen objekt tregtie dhe negociatash. Kush tregton t\u00eb drejtat e tij, shum\u00eb shpejt do t\u00eb humbas\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb drejtat dhe t\u00eb ardhmen, por edhe nderin dhe lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, gjithsesi, situata nuk mund t\u00eb konsiderohet pa rrug\u00ebdalje. Gjithmon\u00eb ka nj\u00eb rrug\u00ebdalje, sidomos n\u00eb politik\u00eb. Me sa u kuptua m\u00eb lart, jan\u00eb t\u00eb pakta shpresat se opozita mund t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb terren n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj kushtetuese. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. Opozita nuk ka asnj\u00eb detyrim moral, politik, apo kushtetues p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, pasi ajo dhe demokracia jan\u00eb viktimat e vetme t\u00eb kriz\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Europian\u00ebt nuk do ta kap\u00ebrdinin dot nj\u00eb d\u00ebshtim publik t\u00eb diplomacis\u00eb Europiane n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe pse ata do ta kuptojn\u00eb se opozita ka t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyrimin moral p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe k\u00ebrkuar t\u00eb drejtat e saja kushtetuese. Mazhoranca Berisha-Meta do t\u00eb filloj\u00eb ta shikoj veten si protagonistja negative e kriz\u00ebs dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Ata do t\u00eb pranonin zgjidhjen e kriz\u00ebs politike p\u00ebrmes mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme. Kjo gj\u00eb do t\u00eb g\u00ebzonte tej mase edhe autoritetet Europiane, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb ruajn\u00eb kredibilitetin dhe autoritetin e OSBE\/ODHIR. Por mazhoranca Berisha-Meta do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb vog\u00ebl nga Europian\u00ebt.<\/p>\n<p>Ata do t\u00eb donin q\u00eb, p\u00ebr n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, kostoja politike e dor\u00ebheqjes se pushtetit Berisha-Meta t\u00eb balancohej pozitivisht me p\u00ebrfitimin politik nga liberalizimi i vizave. Europa do ta pranonte k\u00ebt\u00eb me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, opozita nuk do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 mbrojtjes t\u00eb s\u00eb drejtave t\u00eb saj kushtetuese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bledar H. Prifti, 16.07.2010 Ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit nga fillimi i kriz\u00ebs politike dhe kurrkund nuk shihet ndonj\u00eb drit\u00eb shprese p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs. Shkaku, koh\u00ebzgjatja, intensiteti dhe larmishm\u00ebria e pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb politike t\u00eb paprecedent\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn Shqiptare, por edhe p\u00ebr cilindo sistem demokratik. Shum\u00ebkush [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3360","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kriz\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kriz\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Bledar H. Prifti, 16.07.2010 Ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit nga fillimi i kriz\u00ebs politike dhe kurrkund nuk shihet ndonj\u00eb drit\u00eb shprese p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs. Shkaku, koh\u00ebzgjatja, intensiteti dhe larmishm\u00ebria e pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb politike t\u00eb paprecedent\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn Shqiptare, por edhe p\u00ebr cilindo sistem demokratik. Shum\u00ebkush [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-17T05:27:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bledar_prifti.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kriz\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme\",\"datePublished\":\"2010-07-17T05:27:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/\"},\"wordCount\":1847,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bledar_prifti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/\",\"name\":\"Kriz\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bledar_prifti.jpg\",\"datePublished\":\"2010-07-17T05:27:23+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bledar_prifti.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bledar_prifti.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kriz\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kriz\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kriz\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Bledar H. Prifti, 16.07.2010 Ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit nga fillimi i kriz\u00ebs politike dhe kurrkund nuk shihet ndonj\u00eb drit\u00eb shprese p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs. Shkaku, koh\u00ebzgjatja, intensiteti dhe larmishm\u00ebria e pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb politike t\u00eb paprecedent\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn Shqiptare, por edhe p\u00ebr cilindo sistem demokratik. Shum\u00ebkush [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-17T05:27:23+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bledar_prifti.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kriz\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme","datePublished":"2010-07-17T05:27:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/"},"wordCount":1847,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bledar_prifti.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/","name":"Kriz\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bledar_prifti.jpg","datePublished":"2010-07-17T05:27:23+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bledar_prifti.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bledar_prifti.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krize-dhe-zgjedhje-te-parakohshme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kriz\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3360","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3360"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3360\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}