{"id":3328,"date":"2015-03-27T17:34:43","date_gmt":"2015-03-27T16:34:43","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3328"},"modified":"2015-03-27T17:34:43","modified_gmt":"2015-03-27T16:34:43","slug":"shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/","title":{"rendered":"Shkrimtari Laz\u00ebr Stani u kthehet kujtimeve nga vendlindja: Historia e gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin para pushkatimit"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>N\u00eb p\u00ebrmbledhjen me tregime \u201cKoh\u00eb p\u00ebr nuse\u201d Laz\u00ebr Stani ka edhe nj\u00eb me titull \u201cDaiza Zaharia\u201d, kushtuar gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin, fratin fran\u00e7eskan, mendimtarin e shkrimtarin, q\u00eb u d\u00ebnua me vdekje nga pushteti popullor. Nj\u00eb rr\u00ebfim mes historis\u00eb dhe fiksionit, p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshatin Plan, burrat e s\u00eb cil\u00ebs u d\u00ebnuan me 101 vjet burg se strehuan fratin.<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-brenda-postimit-e-madhe wp-image-250477 aligncenter\" title=\"Laz\u00ebr Stani\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/lazer_stani.jpg\" alt=\"\" width=\"450\" \/><br \/>\n<strong>Laz\u00ebr Stani<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00eb f\u00ebmij\u00ebria e autorit t\u00eb librit \u201cKoh\u00eb p\u00ebr nuse\u201d i ngjan nj\u00eb libri. Kur tregon rr\u00ebfenjat me gjysh\u00ebr, t\u00eb gjalla si\u00e7 ende i ka n\u00eb kok\u00eb, edhe kujtimet e Laz\u00ebr Stanit, ngjajn\u00eb si fiksion\u2026 Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb v\u00ebshtron p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra nj\u00eb sht\u00ebpi misterioze, nga dritarja e shkoll\u00ebs, sot, pas kushedi sa vitesh, ulet t\u00eb shkruaj\u00eb p\u00ebr ato mure t\u00eb nxira brenda t\u00eb cil\u00ebve, dikur, jetonte nj\u00eb grua. Jo nga k\u00ebto t\u00eb \u201cgjallat\u201d q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb tok\u00eb, por nga ato t\u00eb p\u00ebrrallave q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruar. Autori ka zgjedhur ta quaj\u00eb, Daiza Zaharia, sado q\u00eb, emri, n\u00eb rastin e nj\u00eb historie si e saja, nuk ka kurrfar\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie.<\/p>\n<p>Historia \u00ebsht\u00eb n\u00eb syt\u00eb e tij, e ka mbajtur n\u00eb krye qysh kur e ka d\u00ebgjuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga i gjyshi. Nga ajo koh\u00eb, e ka tjet\u00ebrsuar mij\u00ebra her\u00eb, vet\u00ebm Daiza i ka mbetur nj\u00ebsoj. \u00cbsht\u00eb historia e At Anton Harapit q\u00eb strehohej n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb fshatit Plan, aty ku Stani \u00ebsht\u00eb rritur. Sa her\u00eb shihte sht\u00ebpin\u00eb me bodrum q\u00eb fshihte Harapin, Laz\u00ebrit i shfaqej Daiza, gruaja q\u00eb mbeti krejt e vetme n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb iu burgos\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb burrat. Mundimet e brendshme, p\u00ebrp\u00eblitjet nevojtare n\u00eb shtrat, besimin n\u00eb qiell\u2026 P\u00ebrshkrimet e figur\u00ebs s\u00eb saj, atmosfera n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet, na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb na duket sikur Daiz\u00ebn e kemi njohur t\u00eb gjith\u00eb, ndaj sot, p\u00ebrmes k\u00ebtij tregimi, vet\u00ebm sa na erdhi nd\u00ebr mend\u2026<\/p>\n<p><strong>Na p\u00ebrshkruani kujtimet e para, ato t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, ato t\u00eb cilave u jeni rikthyer p\u00ebr t\u00eb shkruar \u201cDaiza Zaharian\u201d\u2026 V\u00ebshtrimet nga dritarja e shkoll\u00ebs, sht\u00ebpin\u00eb e shkat\u00ebrruar dhe gruan imagjinare n\u00eb t\u00eb\u2026<\/strong><br \/>\nF\u00ebmij\u00ebria ime ka qen\u00eb krejt e ve\u00e7ant\u00eb, ose brenda meje ajo \u00ebsht\u00eb projektuar si e till\u00eb dhe vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb si e till\u00eb. Djali dhe burri i pjekur jetojn\u00eb brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs qenie njer\u00ebzore, n\u00eb konflikt ose n\u00eb harmoni me nj\u00ebri-tjetrin, duke k\u00ebrkuar secili sa m\u00eb shum\u00eb prani. N\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb moment kthehem pas n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time, di se kam qen\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vetmuar, q\u00eb nuk shoq\u00ebrohej shum\u00eb me bashk\u00ebmoshatar\u00ebt, q\u00eb i p\u00eblqente shum\u00eb t\u00eb zhdukej nga sht\u00ebpia, t\u00eb bridhte an\u00ebs lumit, t\u00eb sodiste me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra rrjedh\u00ebn e nxituar t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrrenjve malor\u00eb, ose t\u00eb sodiste troftat q\u00eb lloko\u00e7iteshin n\u00eb lum\u00eb, zogjt\u00eb q\u00eb fluturonin n\u00eb qiell, kafsh\u00ebt e egra n\u00eb pyll, lulet, bim\u00ebt, drur\u00ebt, muzgjet, agimet, stin\u00ebt me ngjyrat e tyre, gjith\u00e7ka q\u00eb krijon peizazhin mahnit\u00ebs t\u00eb alpeve. Merresha shum\u00eb me veten dhe rind\u00ebrtoja n\u00eb mendjen time bot\u00eb fantastike, t\u00eb cilat ishin vet\u00ebm t\u00eb miat dhe t\u00eb askujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe mbr\u00ebmjet e gjata t\u00eb dimrit ishin t\u00eb mbushura me histori, rr\u00ebfime fantastike, ngjarje q\u00eb tregoheshin me pasion, madje interpretoheshin nga st\u00ebrgjyshja ime, Zog\u00eb Stani, q\u00eb u shua n\u00eb mosh\u00ebn 99-vje\u00e7are, im gjysh, ose ime m\u00eb, q\u00eb ishte nj\u00eb story-teller e jasht\u00ebzakonshme, edhe pse jam i bindur se shumica e rr\u00ebfimeve t\u00eb saj ishin fiksion i past\u00ebr. St\u00ebrgjyshja ime jetonte m\u00eb shum\u00eb te t\u00eb vdekurit e saj t\u00eb dashur se me ne t\u00eb gjall\u00ebt, gjith\u00eb rr\u00ebfimet e saj i kish me t\u00eb vdekur, me shpirtra, me hije dhe me fantazma, me histori q\u00eb me siguri, sipas saj, kishin ndodhur nj\u00ebher\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb, kur burrat ishin burra dhe grat\u00eb ishin gra e jo si gjindja sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb prishur, ku asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb si dikur dhe asgj\u00eb nuk ka mbetur nga lavdia e shkuar. Un\u00eb i d\u00ebgjoja historit\u00eb dhe b\u00ebmat e saj duke m\u2019u ngjethur mishi.<\/p>\n<p><strong>Ka qen\u00eb edhe At Anton Harapi pjes\u00eb e k\u00ebtyre rr\u00ebfimeve?<\/strong><br \/>\nN\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto net t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, d\u00ebgjova prej gjyshit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb emrin e At Anton Harapit, q\u00eb gjyshi e quante \u201cEngj\u00ebll i Zotit\u201d dhe q\u00eb komunist\u00ebt e pushkatuan si t\u00eb ishte nj\u00eb kriminel i r\u00ebndomt\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, at\u00eb e arrestuan n\u00eb fshatin fqinj me timin, n\u00eb nj\u00eb familje n\u00eb Plan, q\u00eb sipas gjyshit ishin nj\u00eb familje shum\u00eb e mir\u00eb, besimtar\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, q\u00eb edhe ata vet\u00eb vuajt\u00ebn pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda nga regjimi. Meshkujt e sht\u00ebpis\u00eb u d\u00ebnuan me nga 101 vjet burg, nd\u00ebrsa dera e sht\u00ebpis\u00eb nuk u mbyll, u mbajt hapur nga nusja e sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb sfidoi fatin p\u00ebr t\u00eb mbajtur hapur der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos e shuar zjarrin n\u00eb oxhak.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb ferra t\u00eb mos mbij\u00eb n\u00eb prag\u201d, si\u00e7 thon\u00eb. Me kalimin e viteve kjo grua u p\u00ebrsos n\u00eb imagjinat\u00ebn time dhe nga kjo perspektiv\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer tregimi Daiza Zaharia, q\u00eb natyrisht \u00ebsht\u00eb fiksion, jo proz\u00eb dokumentare, pasi nuk di dhe nuk mund t\u00eb shkruaj proz\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb proz\u00eb, gjat\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb historis\u00eb gjithnj\u00eb futen dhe imazhe, element\u00eb, ngjarje q\u00eb jan\u00eb shtresuar n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijen t\u00ebnde, hyjn\u00eb paz\u00ebsh\u00ebm dhe pa t\u00eb lajm\u00ebruar, por hyjn\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb procesin e krijimit, si\u00e7 futet dhe shpirti im n\u00eb \u00e7do krijim, ndjenjat, emocionet, vizionet, imagjinata, gjith\u00e7ka q\u00eb formon identitetin tim si krijues.<\/p>\n<p><strong>Kush ishte Daiza? \u00c7far\u00eb ju tregonte babai (apo rr\u00ebfimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fshatit) rreth saj e fatit t\u00eb familjar\u00ebve?<\/strong><br \/>\nDaiza \u00ebsht\u00eb krijes\u00eb letrare. Askush nuk m\u00eb ka rr\u00ebfyer kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por di q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua q\u00eb t\u2019i shenjt\u00ebron t\u00eb gjitha ndjenjat. Edhe personazhet e tjera t\u00eb tregimit, karakteret e tjer\u00eb, jan\u00eb krijesa letrare, por n\u00ebse kjo proz\u00eb ngjan m\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se vet\u00eb e v\u00ebrteta, at\u00ebher\u00eb ia kam dal\u00eb t\u00eb shkruaj nj\u00eb proz\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb disa miq t\u00eb mi e kan\u00eb quajtur miniroman.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit rr\u00ebfenin p\u00ebr At Anton Harapin, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intelektual, klerik dhe shqiptar t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, q\u00eb kush e kishte takuar nj\u00eb her\u00eb nuk mund ta harronte kurr\u00eb. Mjaftoi vrasja e tij q\u00eb gjyshi im ta cil\u00ebsonte regjimin komunist t\u00eb zi dhe kriminal. Nga rr\u00ebfimet e shumta t\u00eb tij p\u00ebr At Anton Harapin, un\u00eb krijova p\u00ebrfytyrimin tim p\u00ebr t\u00eb dhe interesimin e vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb lexuar e m\u00ebsuar t\u00eb gjitha holl\u00ebsit\u00eb, detajet faktet p\u00ebr jet\u00ebn dhe fundin e tij tragjik dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja nj\u00eb lexim i vazhduesh\u00ebm i \u00e7do rreshti t\u00eb shkruar prej tij, qofshin k\u00ebto vepra letrare dhe etnokulturore, ese filozofike apo shkrime t\u00eb botuara prej tij n\u00eb revist\u00ebn \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, \u201cAndrra e Pretashit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monument gjuh\u00ebsor dhe etnokulturor p\u00ebr nj\u00eb komunitet shqiptar, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq u shprish n\u00eb dramat e historis\u00eb, dhe q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb m\u00eb si i till\u00eb, por un\u00eb gjithnj\u00eb kthehem dhe e rilexoj p\u00ebr bukurin\u00eb dhe pasurin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe, p\u00ebr amb\u00eblsin\u00eb e pafundme t\u00eb gegnishtes, p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb shprehur tragjedit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me nj\u00eb aft\u00ebsi komunikuese t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Pas nj\u00eb interviste n\u00eb TV, ku kisha folur di\u00e7ka edhe p\u00ebr At Antonin, nj\u00eb mik m\u00eb tha se n\u00eb Arkivin e Shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb provon se At Anton Harapi \u00ebsht\u00eb ekzekutuar me porosi t\u00eb jugosllav\u00ebve dhe se pas ekzekutimit t\u00eb tij, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb shkrese, funksionar\u00ebt shqiptar\u00eb u kishin raportuar jugosllav\u00ebve p\u00ebr ekzekutimin e tij dhe kryerjen me sukses t\u00eb misionit t\u00eb ngarkuar.<\/p>\n<p><strong>A ju \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shkruar k\u00ebt\u00eb tregim, t\u00eb ripyesni e t\u00eb merrni t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera, sado q\u00eb, tregimi mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb fiksion\u2026?<\/strong><br \/>\nK\u00ebt\u00eb tregim e kam mbajtur shum\u00eb vite n\u00eb krye, madje e kam filluar disa her\u00eb dhe gjithmon\u00eb e kam braktisur. Por ai nuk m\u00eb braktiste mua asnj\u00ebher\u00eb. Her\u00eb pas here m\u00eb shfaqej papritmas: gjat\u00eb nj\u00eb sh\u00ebtitjeje n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr, ose i shtrir\u00eb n\u00eb shtrat n\u00eb or\u00ebt e pagjuma. Un\u00eb e gjeja befasisht veten brenda historis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb episod t\u00eb saj, i rr\u00ebmbyer, i pushtuar. Nj\u00eb dit\u00eb ia dola ta shkruaj fjalin\u00eb e par\u00eb dhe pastaj gjith\u00e7ka u ftillua: perspektiva e rr\u00ebfimit, ritmi, gjuha, fjal\u00ebt, ngjarjet, karakteret.<\/p>\n<p>Gjithsesi, nja nj\u00eb muaj para se t\u00eb shkruaja tregimin, pyeta dhe nj\u00eb her\u00eb bab\u00ebn n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb histori, por nuk m\u00eb tha ndonj\u00eb gj\u00eb thelb\u00ebsore, ndonj\u00eb t\u00eb panjohur q\u00eb un\u00eb nuk e dija dhe nuk e kisha d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb. N\u00eb procesin e krijimit nuk t\u00eb ndihmojn\u00eb faktet historike, por faktet letrare, argumentet letrare. Daiza Zaharia \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht produkt i imagjinat\u00ebs sime krijuese, i vizionit tim p\u00ebr vlerat e nj\u00eb gruaje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb di t\u00eb sfidoj\u00eb tragjedit\u00eb dhe mbrapshtit\u00eb e fatit dhe t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb vlerat e jet\u00ebs dhe t\u00eb njeriut. N\u00eb an\u00ebt tona p\u00ebr ndonj\u00eb grua t\u00eb p\u00ebrmendur (dhe kishte shum\u00eb t\u00eb tilla) thuhej: \u201cAjo grua korit \u00e7do burr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo shprehje p\u00ebrdorej n\u00eb kuptimin q\u00eb ajo grua \u00ebsht\u00eb aq e fisme, e men\u00e7ur dhe e virtytshme, sa i b\u00ebn hije edhe burrit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb grua e till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Daiza e tregimit tim \u201cDaiza Zaharia\u201d.<br \/>\n<strong>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, libri me tregime \u201cKoh\u00eb p\u00ebr nuse\u201d, sa t\u00eb v\u00ebrteta dhe sa prej shkrimtarit ka, sepse po t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr radh\u00eb, gjendesh shpesh mes situatave reale t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs\u2026<\/strong><br \/>\nT\u00eb v\u00ebrtetat letrare jan\u00eb ndryshe nga t\u00eb v\u00ebrtetat historike, shkencore, filozofike. Sabato thot\u00eb se aty ku shkenca dhe filozofia ngren\u00eb duart, aty fillon let\u00ebrsia. T\u00eb v\u00ebrtetat letrare jan\u00eb metafizike, t\u00eb painterpretueshme me metodologjin\u00eb e njohjes shkencore. Por let\u00ebrsia ekziston, \u00ebsht\u00eb e pranishme dhe mbijeton se vet\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb qenie metafizike, \u00ebsht\u00eb i njohsh\u00ebm, i preksh\u00ebm, i perceptuesh\u00ebm, por nd\u00ebrkaq \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr i paarritsh\u00ebm, i paperceptuesh\u00ebm, mistik n\u00eb vetvete.<\/p>\n<p>Kur p\u00ebr lexuesin nj\u00eb krijim letrar duket m\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb se vet\u00eb e v\u00ebrteta, \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me let\u00ebrsi, q\u00eb i kap\u00ebrcen kufijt\u00eb e t\u00eb zakonshmes. Asnj\u00eb ngjarje n\u00eb vetvete nuk \u00ebsht\u00eb krijim letrar, por elemente t\u00eb ndryshme t\u00eb ngjarjeve jet\u00ebsore mund t\u00eb b\u00ebhen shkas, mund t\u00eb stimulojn\u00eb nj\u00eb krijim letrar. Kur dominohesh nga e v\u00ebrteta konkrete apo fakti historik d\u00ebshton t\u00eb b\u00ebsh let\u00ebrsi, ndaj gjithmon\u00eb i kam par\u00eb m\u00eb dyshim t\u00eb ashtuquajturit romane historike. Kur dua t\u00eb lexoj histori lexoj histori, jo fantazi historike. Tregime t\u00eb till\u00eb si \u201cDaiza Zaharia\u201d, \u201cMe sy t\u00eb fiksuar pas nj\u00eb ylli\u201d, apo \u201cIdioti udh\u00ebton p\u00ebr Amerik\u00eb\u201d kan\u00eb nj\u00eb shkas t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: Anton Arapi \u00ebsht\u00eb ekzekutuar dhe nj\u00eb grua nuk braktisi t\u00eb shoqin n\u00eb fatkeq\u00ebsi, po mbajti hapur der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb, dy poet\u00eb jan\u00eb pushkatuar dhe miku im \u00ebsht\u00eb arratisur n\u00eb 1990 me \u201cIdiotin\u201d e Dostojevskit n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e shpin\u00ebs. Por gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fiksion dhe kjo i b\u00ebn ato krijime t\u00eb mir\u00ebfillta letrare.<\/p>\n<p><strong> Si u arrestua At Anton Harapi n\u00eb fshatin Plan<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-250476 alignright\" title=\"At Anton Harapi n\u00eb gjyqin komunist\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/\/2015\/at_anton_harapi_ne_gjyq.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\n<strong>At Anton Harapi n\u00eb gjyqin komunist<\/strong><\/p>\n<p>Prap\u00eb ju kujtua ajo e mart\u00eb qershori, kur u gdhin\u00eb t\u00eb rrethuar nga forcat e t\u00eb kuqve. T\u00eb sht\u00ebnat n\u00eb aj\u00ebr, thirrjet p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar, klithmat dhe ul\u00ebrimat e t\u00ebrbuara t\u00eb oficer\u00ebve me uniforma t\u00eb gjelbra. I shoqi, sikur flinte gjumin e vdekjes, nuk tundej nga shtrati. Burr\u00eb, zgjohu se mbaruam! Na kan\u00eb tradhtuar! Kur i shoqi hapi syt\u00eb, t\u00eb trokiturat n\u00eb der\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb padurueshme. D\u00ebgjoheshin p\u00ebrplasje grushtesh dhe shqelmash. Prisni t\u00eb vishemi, u thirri nga brenda Pjet\u00ebr Zaharia. Ke tre minuta koh\u00eb t\u00eb hap\u00ebsh der\u00ebn, k\u00ebrc\u00ebnoi z\u00ebri nga jasht\u00eb. Ndryshe do ta shqyejm\u00eb.<br \/>\nBurr\u00eb e grua u vesh\u00ebn shpejt e shpejt n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe mbajt\u00ebn vesh. Asgj\u00eb nuk po kuptonin, edhe pse e ndjenin se fati i zi u pati z\u00ebn\u00eb der\u00ebn. Daiza Zaharia e ndoqi t\u00eb shoqin, q\u00eb doli n\u00eb korridor dhe iu drejtua der\u00ebs s\u00eb jashtme. Me dor\u00ebn mbi shul, pyeti: Kush \u00ebsht\u00eb?<br \/>\nNga jasht\u00eb erdhi p\u00ebrgjigjja q\u00eb Daiza Zaharis\u00eb ia ngjethi shtatin: Jeni t\u00eb rrethuar. Hapeni der\u00ebn dhe dilni me duar lart! Ndryshe do t\u00eb q\u00ebllojm\u00eb.<\/p>\n<p>Burr\u00eb e grua dol\u00ebn duke mbajtur duart lart, ec\u00ebn deri n\u00eb mes t\u00eb oborrit dhe u ndal\u00ebn pa dalluar frym\u00eb njeriu. Q\u00ebndruan ashtu n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me duart nga qielli, duke pritur komand\u00ebn tjet\u00ebr. Pas disa minutash, nj\u00eb skuad\u00ebr ushtar\u00ebsh me arm\u00ebt u shfaq n\u00eb fund t\u00eb oborrit. Duke k\u00ebqyrur majtas e djathtas si t\u00eb trembur, ushtar\u00ebt u afruan drejt tyre me arm\u00ebt gati p\u00ebr zjarr. Pastaj nj\u00ebri prej tyre ua t\u00ebrhoqi duart pas shpine dhe i lidhi me pranga t\u00eb reja gjermane. Ashtu t\u00eb lidhur, i hoq\u00ebn zvarr\u00eb nga oborri, i zbrit\u00ebn n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb shteg t\u00eb ngusht\u00eb midis pem\u00ebve dhe i ndal\u00ebn buz\u00eb p\u00ebrroit, ku nj\u00eb oficer nofullmadh e syskuqur (sygjak\u00ebt, e mbajti mend gjithmon\u00eb Daiza Zaharia) po i priste me dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb sk\u00ebrmitur.<\/p>\n<p>Papritmas u shfaq\u00ebn n\u00eb breg t\u00eb p\u00ebrroit edhe tre oficer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me uniforma t\u00eb reja dhe t\u00eb rregullta. Mbajeni sht\u00ebpin\u00eb t\u00eb rrethuar, urdh\u00ebroi oficeri i par\u00eb, q\u00eb duhej t\u00eb ishte komandanti i tyre, nd\u00ebrsa ti Petro, iu drejtua nj\u00ebrit nga oficer\u00ebt, kontrollo sht\u00ebpin\u00eb dhe gjej ku e kan\u00eb fshehur priftin. Tre oficer\u00ebt e tjer\u00eb u larguan, nd\u00ebrsa oficeri madhor vazhdonte t\u00eb rrinte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, pran\u00eb burrit dhe gruas t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb, me duar t\u00eb lidhura fort pas shpine. Pas nj\u00eb grim\u00eb her\u00eb, oficeri madhor urdh\u00ebroi disa nga ushtar\u00ebt: Ma hiqni k\u00ebt\u00eb kurv\u00ebn!<\/p>\n<p>Ushtar\u00ebt e t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb an\u00ebs p\u00ebrroit, e larguan dy-treqind metra m\u00eb tutje dhe e l\u00ebshuan si nj\u00eb thes mbeturinash pas nj\u00eb guri n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb madhe. E mbajt\u00ebn ashtu deri pasdite, t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, n\u00eb pish\u00eb t\u00eb diellit. Ushtar\u00ebt flisnin me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr grat\u00eb, pinin cigare, tregon histori t\u00eb ndyra. Daiza u kujtua se nj\u00ebri nga ushtar\u00ebt fytyr\u00eb zeshk\u00ebt me uniform\u00ebn gjith\u00eb njolla vaji, e k\u00ebqyrte her\u00eb pas here vjedhurazi t\u00eb tjer\u00ebve, duke ia ngulitur syt\u00eb p\u00ebrpir\u00ebs, epshor\u00eb.<br \/>\nDhe luante paturp\u00ebsisht n\u00eb sy t\u00eb saj me organin e fryr\u00eb n\u00ebn pantallona. Pak m\u00eb tutje dy ushtar\u00ebt e tjer\u00eb zg\u00ebrdhiheshin, pinin cigare, luanin me arm\u00ebt, flisnin t\u00eb ardhmen, talleshin me armiqt\u00eb q\u00eb po i zinin n\u00eb \u00e7ark si minjt\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit. <\/p>\n<p>Pothuajse n\u00eb muzg erdhi nj\u00eb oficer i ri dhe urdh\u00ebroi ushtar\u00ebt t\u2019i hiqnin prangat. L\u00ebreni gruan t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpi, tha. Ushtar\u00ebt e zgjidh\u00ebn, e ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe i than\u00eb t\u00eb shkonte. Daiza e gjeti sht\u00ebpin\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysur. Syt\u00eb i mbet\u00ebn te kapanxha e hapur e bodrumit. E kuptoi se gjith\u00e7ka pati marr\u00eb fund. Dikush i kishte tradhtuar, dikush q\u00eb e dinte vendin ku e strehoni priftin. Dhe ai pati p\u00ebrfunduar si Krishti n\u00eb duar t\u00eb \u00e7ifut\u00ebve. Nuk e kryq\u00ebzuan, por e pushkatuan, kurse i shoqi, ah, ku-ku, po kalbej p\u00ebr s\u00eb gjalli n\u00eb burg, n\u00ebse ishte ende gjall\u00eb. M\u00eb mir\u00eb ta kishin vrar\u00eb edhe at\u00eb. Dit\u00ebn q\u00eb gazetat botuan lajmin p\u00ebr pushkatimin e priftit, Daiza Zaharia veshi rrobat e zis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos i hequr m\u00eb kurr\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Pushkatimi<\/strong><br \/>\nAt Anton Harapi ka qen\u00eb frat fran\u00e7eskan, m\u00ebsues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Nj\u00eb nga penat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb prill t\u00eb 1940 b\u00ebhet pjes\u00eb e Institutit Mbretnuer t\u00eb Shkencave dhe m\u00eb 1941 u zgjodh Provinciali i Urdhrit Fran\u00e7eskan n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb 13 shtator 1943 em\u00ebrohet an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Regjenc\u00ebs, ku ka q\u00ebndruar deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 1944. Me marrjen e kryeqytetit nga ana e komunist\u00ebve, frati bashk\u00eb me mikun dhe kolegun e tij n\u00eb Regjenc\u00eb, Lef Nosin, shkojn\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe bujtin p\u00ebr disa dit\u00eb n\u00eb Kuvendin Fran\u00e7eskan t\u00eb qytetit. <\/p>\n<p>Iu ngjit\u00ebn Dukagjinit dhe mbas pak dit\u00ebsh n\u00eb Kir, m\u00eb 5 dhjetor t\u00eb 1944 vendosen n\u00eb Plan t\u00eb Pultit. Prenk\u00eb Ndou, kryetari i k\u00ebshillit dhe bajraktari i fshatit e strehon te nj\u00eb vejush\u00eb n\u00eb Lumaj, nj\u00eb vend ku ishin vet\u00ebm dy sht\u00ebpi. M\u00eb 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet kur ishte duke u lutur. Me vendim t\u00eb dat\u00ebs 19 shkurt 1946 t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale n\u00eb Tiran\u00eb, Pater Anton Antoni \u00ebsht\u00eb shpallur \u201ckriminel lufte, armik i popullit, sabotator i pushtetit\u201d. U d\u00ebnua me pushkatim dhe u ekzekutua t\u00eb nes\u00ebrmen. Nuk dihet vendi ku iu varros trupi.<\/p>\n<p><strong>ANI JAUPAJ<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrmbledhjen me tregime \u201cKoh\u00eb p\u00ebr nuse\u201d Laz\u00ebr Stani ka edhe nj\u00eb me titull \u201cDaiza Zaharia\u201d, kushtuar gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin, fratin fran\u00e7eskan, mendimtarin e shkrimtarin, q\u00eb u d\u00ebnua me vdekje nga pushteti popullor. Nj\u00eb rr\u00ebfim mes historis\u00eb dhe fiksionit, p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshatin Plan, burrat e s\u00eb cil\u00ebs u d\u00ebnuan me 101 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3328","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shkrimtari Laz\u00ebr Stani u kthehet kujtimeve nga vendlindja: Historia e gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin para pushkatimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shkrimtari Laz\u00ebr Stani u kthehet kujtimeve nga vendlindja: Historia e gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin para pushkatimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb p\u00ebrmbledhjen me tregime \u201cKoh\u00eb p\u00ebr nuse\u201d Laz\u00ebr Stani ka edhe nj\u00eb me titull \u201cDaiza Zaharia\u201d, kushtuar gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin, fratin fran\u00e7eskan, mendimtarin e shkrimtarin, q\u00eb u d\u00ebnua me vdekje nga pushteti popullor. Nj\u00eb rr\u00ebfim mes historis\u00eb dhe fiksionit, p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshatin Plan, burrat e s\u00eb cil\u00ebs u d\u00ebnuan me 101 [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-03-27T16:34:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/lazer_stani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shkrimtari Laz\u00ebr Stani u kthehet kujtimeve nga vendlindja: Historia e gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin para pushkatimit\",\"datePublished\":\"2015-03-27T16:34:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/\"},\"wordCount\":3002,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/lazer_stani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/\",\"name\":\"Shkrimtari Laz\u00ebr Stani u kthehet kujtimeve nga vendlindja: Historia e gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin para pushkatimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/lazer_stani.jpg\",\"datePublished\":\"2015-03-27T16:34:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/lazer_stani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/lazer_stani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shkrimtari Laz\u00ebr Stani u kthehet kujtimeve nga vendlindja: Historia e gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin para pushkatimit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shkrimtari Laz\u00ebr Stani u kthehet kujtimeve nga vendlindja: Historia e gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin para pushkatimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shkrimtari Laz\u00ebr Stani u kthehet kujtimeve nga vendlindja: Historia e gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin para pushkatimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"N\u00eb p\u00ebrmbledhjen me tregime \u201cKoh\u00eb p\u00ebr nuse\u201d Laz\u00ebr Stani ka edhe nj\u00eb me titull \u201cDaiza Zaharia\u201d, kushtuar gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin, fratin fran\u00e7eskan, mendimtarin e shkrimtarin, q\u00eb u d\u00ebnua me vdekje nga pushteti popullor. Nj\u00eb rr\u00ebfim mes historis\u00eb dhe fiksionit, p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshatin Plan, burrat e s\u00eb cil\u00ebs u d\u00ebnuan me 101 [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-03-27T16:34:43+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/lazer_stani.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shkrimtari Laz\u00ebr Stani u kthehet kujtimeve nga vendlindja: Historia e gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin para pushkatimit","datePublished":"2015-03-27T16:34:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/"},"wordCount":3002,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/lazer_stani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/","name":"Shkrimtari Laz\u00ebr Stani u kthehet kujtimeve nga vendlindja: Historia e gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin para pushkatimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/lazer_stani.jpg","datePublished":"2015-03-27T16:34:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/lazer_stani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/lazer_stani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkrimtari-lazer-stani-u-kthehet-kujtimeve-nga-vendlindja-historia-e-gruas-qe-strehoi-at-anton-harapin-para-pushkatimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shkrimtari Laz\u00ebr Stani u kthehet kujtimeve nga vendlindja: Historia e gruas q\u00eb strehoi At Anton Harapin para pushkatimit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3328"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3328\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}