{"id":3309,"date":"2013-06-22T08:49:58","date_gmt":"2013-06-22T07:49:58","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=3309"},"modified":"2013-06-22T08:49:58","modified_gmt":"2013-06-22T07:49:58","slug":"rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfej doktor Sali Berish\u00ebn n\u00eb Bllok"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>Detaje t\u00eb patreguara, t\u00eb njeriut q\u00eb ka qeverisur vendin n\u00eb k\u00ebto 20 vite<br \/>\nNaim Sara\u00e7i, tregon jet\u00ebn e ish-kardiologut, kur sh\u00ebrbente si mjek pran\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Politike<\/p><\/blockquote>\n<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Berisha n\u00eb Bllok\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_bllok.jpg\" width=\"300\" \/> <em>Berisha dhe Blloku\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><strong>Shekulli<\/strong>, <em>22.06.2013<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb prej d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb viteve &#8217;70-80 zbulon disa detaje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga veprimtaria e kardiologut Berisha n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve kryesor\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Naim Sara\u00e7i, ish-shoq\u00ebrues i Hysni Kapos nga viti 1976 deri m\u00eb 1979 dhe m\u00eb pas t\u00eb Simon Stefanit, Ramiz Alis\u00eb dhe Fatos Nanos, tregon se e ka njohur mjekun Berisha pik\u00ebrisht n\u00eb ato vite kur ai kryente detyr\u00ebn e mjekut roje pran\u00eb klinik\u00ebs speciale t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve. \u201c<em>Doktor Berisha vinte p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar numrin e mjek\u00ebve t\u00eb rojes n\u00eb k\u00ebt\u00eb klinik\u00eb <\/em>&#8211; kujton Sara\u00e7i &#8211; <em>por gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb stab\u00ebl pran\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb at\u00ebhershme<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Kjo d\u00ebshir\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy edhe oficerit t\u00eb besuar t\u00eb figur\u00ebs num\u00ebr dy t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, q\u00eb sot thot\u00eb se \u201c<em>nga \u00e7\u2019kuptoja dhe d\u00ebgjoja, atij ia kishte \u00ebnda t\u00eb ishte mjek stab\u00ebl me ndonj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, t\u00eb Hysni Kapos dhe Enver Hoxh\u00ebs<\/em>\u201d. Nga \u00e7\u2019kujton Sara\u00e7i, sh\u00ebrbimet e para t\u00eb mjekut Berisha pran\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb kan\u00eb nisur n\u00eb vitet \u201977 me sh\u00ebrbimet mjek\u00ebsore ndaj sekretarit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb, Hysni Kapo.<\/p>\n<p>\u201c<em>E merrnim me vete, sidomos n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb vil\u00ebn 1, ku dublonte mjekun Dine Abazi p\u00ebr ndonj\u00eb proces gjimnastikor t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb Hysniut<\/em>\u201d, vijon rr\u00ebfimin e tij Sara\u00e7i. N\u00eb ato dit\u00eb vere, kur Kapo b\u00ebnte pushimet n\u00eb Vlor\u00eb, Berisha shfryt\u00ebzonte rastin p\u00ebr t\u2019u prezantuar edhe si njoh\u00ebs i mir\u00eb i problemeve q\u00eb shqet\u00ebsonin udh\u00ebheqjen dhe popullin. Bisedat e tij me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruar me gjeste, kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb edhe n\u00eb kujtes\u00ebn e oficerit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb sigurimit.<\/p>\n<p>\u201cNa q\u00ebllonte shpesh, kur ishim me sh\u00ebrbime t\u00eb tilla n\u00eb Vlor\u00eb, q\u00eb ne t\u00eb tre, Dinja, un\u00eb dhe Saliu, duke ecur n\u00eb sh\u00ebtitore pas Hysniut, bisedonim p\u00ebr probleme t\u00eb ndryshme. P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebtitjeve \u2018t\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, fliste p\u00ebr transportin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, arsimin dhe fusha t\u00eb tjera q\u00eb nuk kishin lidhje me profesionin e tij,vazhdon Sara\u00e7i. Ne t\u00eb dy nuk flisnim. Nd\u00ebrsa Hysniu, kur e kuptonte se ligj\u00ebratat e pafund t\u00eb Saliut po e bezdisnin, i jepte gazetat p\u00ebr t\u2019i lexuar\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vdekja e Kapos n\u00eb vitin 1979 k\u00ebputi shpresat e doktorit se mund t\u00eb miratohej si kandidatur\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb familje.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb ka parasysh murin rrethues t\u00eb ish-Bllokut t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb PP-s\u00eb mund ta marr\u00eb leht\u00ebsisht me mend se sa e v\u00ebshtir\u00eb dhe e gjat\u00eb ishte rruga p\u00ebr t\u00eb kaluar port\u00ebn hermetike t\u00eb tij. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur ishte fjala p\u00ebr mjekun q\u00eb do t\u00eb asistonte kudo n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore, familjare dhe personale t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit. Por d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pran\u00eb drejtuesve t\u00eb shtetit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm ka joshur shum\u00eb nga plejada e mjek\u00ebve t\u00eb specializuar jasht\u00eb vendit. Dhe gjithmon\u00eb p\u00ebrpara miratimit t\u00eb kandidaturave p\u00ebr k\u00ebto vende, p\u00ebrve\u00e7 zot\u00ebsis\u00eb profesionale, shpesh vendoste kriteri i besnik\u00ebris\u00eb ndaj politik\u00ebs dhe udh\u00ebheq\u00ebsve kryesor t\u00eb Partis\u00eb.<\/p>\n<p>Doktor Berisha, ashtu si koleg\u00ebt e tjer\u00eb, i njihte rrethanat q\u00eb mund ta shtynin drejt\u00eb vil\u00ebs s\u00eb Enverit. Ndaj duke e ndjer\u00eb veten t\u00eb aft\u00eb profesionalisht, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pak- kush ka shprehur hapur rezerva deri tani, zgjodhi rrug\u00ebn e natyrshme t\u00eb miq\u00ebsimit me mjek\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb njohur dhe t\u00eb famsh\u00ebm q\u00eb kishin fituar prej koh\u00ebsh statusin e doktorit t\u00eb familjeve t\u00eb bllokut. N\u00eb k\u00ebto vite, kur u shfaq hapur d\u00ebshira e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u2019u te kreu i shtetit, mjek\u00ebt q\u00eb mund ta ndihmonin, duke i th\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb fjal\u00eb Enverit, ishin Llambi Zi\u00e7ishti, prof. Fejzi Hoxha, prof. Ylli Popa e ndonj\u00eb tjet\u00ebr. \u201cP\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb synim e shikoja t\u00eb rrinte me k\u00ebta persona\u201d, shprehet Sara\u00e7i.<\/p>\n<p>Por me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme, ai do t\u00eb mbetej edhe p\u00ebr disa vite t\u00eb tjera \u201cmjek me korrespondenc\u00eb i sferave t\u00eb larta\u201d. Arsyet e refuzimit t\u00eb Berish\u00ebs, sipas Sara\u00e7it, kan\u00eb lidhje me faktin se \u201cte Hysni Kapo n\u00eb ato vite ishte nj\u00eb tropojan tjet\u00ebr, i ndersh\u00ebm e idhull, mjeku i njohur Dine Abazi. K\u00ebshtu q\u00eb doktor Saliu nuk mund t\u00eb hynte dot aty. At\u00ebher\u00eb b\u00ebri luft\u00eb t\u00eb shkonte te Enver Hoxha. Por nuk arriti dot as aty se n\u00eb k\u00ebt\u00eb familje ishte nj\u00eb xhent\u00eblmen tjet\u00ebr, Isuf Kalo, m\u00eb i preferuar\u201d. K\u00ebshtu d\u00ebshira e madhe, e cila nuk \u00ebsht\u00eb shuar as pas vdekjes s\u00eb Enverit, duket se mbeti e till\u00eb deri n\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201990. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmitari kujton se miq\u00ebsia e Berish\u00ebs me profesor\u00ebt q\u00eb sh\u00ebrbenin brenda Bllokut ka vazhduar edhe pas viteve 1985. \u201cEdhe pas vdekjes s\u00eb Enverit rrinte s\u00ebrish me k\u00ebta persona\u201d, kujton Sara\u00e7i.<\/p>\n<p><strong>Afrimi me familjen Hoxha<\/strong><\/p>\n<p>Naimi ka konstatuar se n\u00eb vitet e fundit, pas vdekjes s\u00eb Hysniut, doktor Berisha arriti, m\u00eb s\u00eb fundi, t\u00eb afrohej edhe me familjen Hoxha. Pas shum\u00eb viteve prova t\u00eb mjaftueshme, ku kan\u00eb lozur rol edhe bindjen e tij t\u00eb pal\u00ebkundura komuniste, ai mund t\u00eb hynte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ndaj kur e pyet p\u00ebr antikomunizmin e kryeministrit, Sara\u00e7i thot\u00eb se Berisha nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb antikomunist. Ndryshe nuk do t\u00eb arrinte kurr\u00eb t\u00eb afrohej deri n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb familjes Hoxha. Duke p\u00ebrforcuar k\u00ebt\u00eb mendim, ai rreshton edhe detaje t\u00eb tjera q\u00eb flasin rreth lidhjeve t\u00eb q\u00ebndrueshme, p\u00ebr disa vite me radh\u00eb, me familjen e ish-diktatorit. \u201cK\u00ebt\u00eb afrim e ruajti edhe pas vdekjes s\u00eb Enverit, p\u00ebrfundon Sara\u00e7i. Mbaj mend se disa vite pas vdekjes s\u00eb tij , kur punoja me Simonin, e kam gjetur Berish\u00ebn n\u00eb Drilon bashk\u00eb me Sulo Gradecin, ku shoq\u00ebronte vejush\u00ebn Hoxha.<\/p>\n<p><strong>Naim Sara\u00e7i: Ishte th\u00ebngjill i mbuluar<\/strong><\/p>\n<p>Ai e kujton me nostalgji koh\u00ebn kur ka punuar p\u00ebrpara viteve \u201990. Ka qen\u00eb shoq\u00ebrues i Hysni Kapos, Simon Stefanit, Ramiz Alis\u00eb dhe Fatos Nanos. Sot ndihet i l\u00ebn\u00eb pas dore nga regjimi aktual dhe mendon se Shqip\u00ebria n\u00ebn sundimin e Berish\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb gremin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb shkurt\u00ebr tregon Berish\u00ebn e Bllokut.<\/p>\n<p><strong>Z. Naim, kur e keni patur kontaktin e par\u00eb me kryeministrin Sali Berisha?<\/strong><\/p>\n<p>Her\u00ebt. Kur un\u00eb nisa t\u00eb punoja n\u00eb Ministrin\u00eb e Brend\u00ebshme si shoq\u00ebrues i Hysni Kapos, e kam gjetur Sali Berish\u00ebn aty. Ishte mjek, punonte pas Dine Abazit. M\u00eb kujtohet kur shkuam nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb shoq\u00ebronim Kapon. Isha un\u00eb, Dinia dhe Saliu q\u00eb i q\u00ebndronim nga pas. Na q\u00ebllonte q\u00eb edhe n\u00eb Durr\u00ebs kur b\u00ebnim sh\u00ebtitje q\u00eb t\u00eb ishim t\u00eb tre bashk\u00eb pas Hysni Kapos. Ai p\u00ebrpara, ne mbrapa. Mbante me vete gjithmon\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb gazetash, pasi ai ishte i rregullt n\u00eb leximin e shtypit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Mir\u00ebpo Saliu kishte nj\u00eb veti q\u00eb fliste shum\u00eb. Kur fillonte Berisha t\u00eb fliste papushim ai i thoshte gjithmon\u00eb: merri k\u00ebto (gazetat), duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej q\u00eb t\u00eb mbyllte goj\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Ai kujdesej p\u00ebr sh\u00ebndetin e Hysni Kapos?<\/strong><\/p>\n<p>Ai nuk ka qen\u00eb mjeku i tij personal. Personali ishte Dine Abazi. Ai nuk e kishte emrin n\u00eb list\u00ebn e doktor\u00ebve t\u00eb klinik\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheqjes. Nuk e di se si futej aty.<\/p>\n<p><strong>Cili ishte roli i tij at\u00ebher\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Po nuk e di, nuk e ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb at\u00eb rolin p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte ardhur aty. T\u00eb themi q\u00eb b\u00ebnt\u00eb rolin e mjekut nuk mund ta themi pasi, sepse kishte mjek t\u00eb tjer\u00eb, ishte Dinia, infermieret. Roli i Berish\u00ebs edhe ka qen\u00eb edhe nuk ka qen\u00eb. Un\u00eb nuk e di se si vinte ai tek ne. Ishte provizor. Se kush na e sillte, nuk e di.<\/p>\n<p><strong>Si sillej?<\/strong><\/p>\n<p>Ai ishte tip i futur. Mua m\u00eb thoshin: Naim b\u00ebj kujdes nga ky ( p\u00ebr Saliun). Fjalia ishte: b\u00ebj kujdes p\u00ebr Hysni Kapon nga ky njeri. Nga ana tjet\u00ebr ishte njeri shum\u00eb i mbyllur. Rrinte i vetmuar. N\u00ebse ne t\u00eb tjer\u00ebt e kishim nj\u00eb baz\u00eb ai rrinte ve\u00e7. Studionte \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, por rrinte i vetmuar.<\/p>\n<p><strong>Ju p\u00ebr sa vite keni punuar me Berish\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Deri sa vdiq Hysni Kapo. M\u00eb pas ishte me t\u00eb gjith\u00eb. Un\u00eb punova edhe me Simon Stefanin p\u00ebr shtat\u00eb vjet, ai ishte po aty. Edhe pse Stefani kishte mjek tjet\u00ebr, Berisha ishte nga pas. Dometh\u00ebn\u00eb kam punuar me t\u00eb p\u00ebr dhjet\u00eb vite.<\/p>\n<p><strong>Berisha vet\u00eb si i kishte marr\u00ebdh\u00ebniet me Hysni Kapon?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kishin marr\u00ebdh\u00ebnie. Nuk shikoja afrimitet mes tyre. Madje ne oficer\u00ebt ishim m\u00eb af\u00ebr se sa ishte ai.<\/p>\n<p><strong>Dyshonit ju se ai mund t\u00eb kishte nj\u00eb rol tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se doktor?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb jua thash pak q\u00eb porosia e epror\u00ebve t\u00eb mi ishte: B\u00ebj kujdes!&#8230; Porosia flet vet\u00eb<\/p>\n<p><strong>Po ju \u00e7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kishit me Berish\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kisha marr\u00ebdh\u00ebnie normale, sepse nuk ishte i p\u00ebrhersh\u00ebm mes nesh. Vinte her\u00eb pas her\u00eb. Un\u00eb b\u00ebja pun\u00ebn time si oficer, pasi oficer\u00ebt ishin kryesor\u00eb. Hysni Kapo, p\u00ebr shembull, p\u00ebr \u00e7do problem nuk th\u00ebrriste doktorin, por th\u00ebrriste oficerin. Ai ishte bujt\u00ebs mes nesh, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb Dines, kujdesej p\u00ebr gjimnastik\u00ebn e zemr\u00ebs. Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje ishte fakti q\u00eb ai nuk ishte n\u00eb list\u00ebn e mjek\u00ebve, por se si futej aty nuk e di!<\/p>\n<p><strong>Ju q\u00eb e keni njohur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe e keni jetuar qeverisjen e tij tani, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb na thoni?<\/strong><\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk buz\u00ebqesh Shqip\u00ebria n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb pushtet. Nuk ia dua t\u00eb keqen askujt, por Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb buz\u00eb t\u00eb gremin\u00ebs. Shqip\u00ebrin\u00eb e duam shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pasur nga toka, n\u00ebn toka, deti. I ka t\u00eb t\u00ebra. Nuk e meritonte k\u00ebt\u00eb shkat\u00ebrrim nga ky njeri. Tani nuk flas dot, por derisa mua m\u00eb than\u00eb \u201cB\u00ebj kujdes p\u00ebr Hysni Kapon nga ky njeri\u201d, \u00e7do t\u00eb thot\u00eb kjo? Sigurisht q\u00eb ai e ka patur nj\u00eb rol.<\/p>\n<p><strong>Ata kishin frik\u00eb mos i b\u00ebnte di\u00e7ka Hysni Kapos?<\/strong><\/p>\n<p>Po, patjet\u00ebr kjo ishte p\u00ebrderisa na vinin n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p><strong>Kishit ju dyshime se mos ai ishte nj\u00eb agjent?<\/strong><\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb kishim dyshime. Ngjarjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur si Rambujeja, Nafta, Shqip\u00ebria sot me privatizimet, \u00e7far\u00eb jan\u00eb? K\u00ebto t\u00eb \u00e7ojn\u00eb diku. Vet\u00ebkuptohej q\u00eb kishte nj\u00eb mision t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p><strong>Ishte njeri kurioz?<\/strong><\/p>\n<p>Ishte shum\u00eb kurioz. Donte t\u00eb dinte p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ndodhte rreth e rrotull.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse ju pyesim si ka qen\u00eb Berisha i para \u201890-\u00ebs cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja juaj ? <\/strong><\/p>\n<p>Ka qen\u00eb nj\u00eb njeri i humbur. T\u00eb djeg th\u00ebngjilli? Po, k\u00ebshtu ka qen\u00eb ai, th\u00ebngjill i mbuluar! \u00c7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ana e tij sot, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar ai vet\u00eb se bashku me gomar\u00ebt q\u00eb ka nga pas. E.Resuli<\/p>\n<p><strong>Shoq\u00ebruesi i Kryeministrave<\/strong><\/p>\n<p>Naim Sara\u00e7i \u00ebsht\u00eb lindur n\u00eb qytetin e Kavaj\u00ebs. U diplomua n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, dega sigurim n\u00eb vitin 1975. Gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 27 viteve ka punuar si shoq\u00ebrues pran\u00eb krer\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart t\u00eb shtetit, q\u00eb nga Hysni Kapo deri te Ramiz Alia dhe Fatos Nano. Ky i fundit e ngarkoi me detyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb organizuar grupin e shoq\u00ebrimit t\u00eb kryeministrit, gjat\u00eb koh\u00ebs kur kryente k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb vitin 1991. Por vet\u00ebm 2 muaj m\u00eb pas, d\u00ebrgohet s\u00ebrish n\u00eb grupin e rezervave t\u00eb qeveris\u00eb. Sh\u00ebrbimi i par\u00eb pran\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb lart\u00eb komuniste p\u00ebr Sara\u00e7in ka nisur n\u00eb vitin 1976, kur bashk\u00eb me dy koleg t\u00eb tjer\u00eb u caktua n\u00eb grupin e Hysni Kapos. Prej tij ruan edhe kujtimet m\u00eb t\u00eb mira. N\u00eb vitin 1981 nisi detyr\u00ebn e oficerit shoq\u00ebrues me Simon Stefanin, ish-sekretar i Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb dhe minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm pas shkarkimit t\u00eb Kadri Hazbiut.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit, ai ka punuar me Sekretarin e Shtetit n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme dhe Ushqimit, derisa gjat\u00eb dit\u00ebve kur kryente detyr\u00ebn e oficerit t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb kryeministri, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Objekteve t\u00eb R\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Gard\u00eb, u lirua. Rititullohet oficer n\u00eb vitin 1998. Detyra p\u00ebr t\u00eb ka qen\u00eb mjaft e nderuar dhe e respektuar, ndon\u00ebse, si\u00e7 e pranon edhe vet\u00eb, midis grupeve t\u00eb shoq\u00ebrimit t\u00eb tre figurave t\u00eb shtetit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm reflektoheshin qart\u00eb xhelozit e udh\u00ebheq\u00ebsve. Midis grupit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb dytit t\u00eb Mehmet Shehut dhe t\u00eb tretit q\u00eb i p\u00ebrkiste Hysni Kapos, kishte f\u00ebrkime t\u00eb heshtura, t\u00eb cilat ndonj\u00ebher\u00eb shfaqeshin edhe n\u00eb publik, kujton Sara\u00e7i. Nga k\u00ebto p\u00ebrplasje t\u00eb vazhdueshme atij i ka mbetur n\u00eb mendje frika e Mehmet Shehut nga Hysni Kapo n\u00eb mjedise publike dhe sidomos n\u00eb mitingje. Kjo frik\u00eb dukej fare qart\u00eb kur pran\u00eb tij afrohej Hysniu, thot\u00eb Sara\u00e7i.<\/p>\n<p><strong>Dine Abazi: Berisha erdhi n\u00eb staf me miratim nga \u201clart\u201d<\/strong><\/p>\n<p>\u201cShekulli\u201d ka siguruar edhe disa foto t\u00eb viteve \u201870-80 ku duket ish-mjeku Berisha. Gjithmon\u00eb n\u00eb krah t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb mjeku Dine Abazi, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb at\u00eb koh\u00eb si mjek i Bllokut. Abazi flet shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ish-kolegun, kryeminist\u00ebr: \u201cAi ka qen\u00eb i ngarkuar dhe at\u00eb detyr\u00eb q\u00eb ka patur e ka kryer me p\u00ebrkushtim, ashtu si\u00e7 e kam kryer un\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Berisha na ka ardhur n\u00eb staf me miratim nga lart. Mjeku kryesor isha un\u00eb dhe sipas situatave t\u00eb paraqitura vinin edhe t\u00eb tjer\u00eb. Ai ishte n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb ekipit t\u00eb mjek\u00ebve dhe roli i tij ishte t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr situatat q\u00eb paraqiteshin. Kishte nj\u00eb ekip mjek\u00ebsor q\u00eb ngarkohej p\u00ebr t\u00eb dubluar dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar pun\u00ebn time. Kjo \u00ebsht\u00eb normale. Nuk mbaj mend kur ka ardhur, ka qen\u00eb periudha e viteve \u201970. Por duhet th\u00ebn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb: e kush nuk do ta kishte p\u00ebr nder n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb punonte pran\u00eb Bllokut t\u00eb udh\u00ebheqjes dhe t\u00eb ishte pjes\u00eb e atij stafi. T\u00eb gjith\u00eb do e d\u00ebshironin. Shum\u00eb e kishin \u00ebnd\u00ebrr. Ishte privilegj i madh, nuk ishte pak p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb d\u00ebshironte karrier\u00eb mjek\u00ebsore\u201d- thot\u00eb Dine Abazi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Detaje t\u00eb patreguara, t\u00eb njeriut q\u00eb ka qeverisur vendin n\u00eb k\u00ebto 20 vite Naim Sara\u00e7i, tregon jet\u00ebn e ish-kardiologut, kur sh\u00ebrbente si mjek pran\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Politike Berisha dhe Blloku\u00a0\u00a0 Shekulli, 22.06.2013 Nj\u00eb prej d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb viteve &#8217;70-80 zbulon disa detaje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga veprimtaria e kardiologut Berisha n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve kryesor\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rr\u00ebfej doktor Sali Berish\u00ebn n\u00eb Bllok - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rr\u00ebfej doktor Sali Berish\u00ebn n\u00eb Bllok - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Detaje t\u00eb patreguara, t\u00eb njeriut q\u00eb ka qeverisur vendin n\u00eb k\u00ebto 20 vite Naim Sara\u00e7i, tregon jet\u00ebn e ish-kardiologut, kur sh\u00ebrbente si mjek pran\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Politike Berisha dhe Blloku\u00a0\u00a0 Shekulli, 22.06.2013 Nj\u00eb prej d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb viteve &#8217;70-80 zbulon disa detaje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga veprimtaria e kardiologut Berisha n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve kryesor\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-06-22T07:49:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_bllok.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rr\u00ebfej doktor Sali Berish\u00ebn n\u00eb Bllok\",\"datePublished\":\"2013-06-22T07:49:58+00:00\",\"dateModified\":\"2013-06-22T07:49:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/\"},\"wordCount\":2570,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_bllok.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/\",\"name\":\"Rr\u00ebfej doktor Sali Berish\u00ebn n\u00eb Bllok - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_bllok.jpg\",\"datePublished\":\"2013-06-22T07:49:58+00:00\",\"dateModified\":\"2013-06-22T07:49:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_bllok.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_bllok.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rr\u00ebfej doktor Sali Berish\u00ebn n\u00eb Bllok\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rr\u00ebfej doktor Sali Berish\u00ebn n\u00eb Bllok - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rr\u00ebfej doktor Sali Berish\u00ebn n\u00eb Bllok - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Detaje t\u00eb patreguara, t\u00eb njeriut q\u00eb ka qeverisur vendin n\u00eb k\u00ebto 20 vite Naim Sara\u00e7i, tregon jet\u00ebn e ish-kardiologut, kur sh\u00ebrbente si mjek pran\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Politike Berisha dhe Blloku\u00a0\u00a0 Shekulli, 22.06.2013 Nj\u00eb prej d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb viteve &#8217;70-80 zbulon disa detaje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga veprimtaria e kardiologut Berisha n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve kryesor\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-06-22T07:49:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_bllok.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rr\u00ebfej doktor Sali Berish\u00ebn n\u00eb Bllok","datePublished":"2013-06-22T07:49:58+00:00","dateModified":"2013-06-22T07:49:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/"},"wordCount":2570,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_bllok.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/","name":"Rr\u00ebfej doktor Sali Berish\u00ebn n\u00eb Bllok - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_bllok.jpg","datePublished":"2013-06-22T07:49:58+00:00","dateModified":"2013-06-22T07:49:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_bllok.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/berisha_bllok.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefej-doktor-sali-berishen-ne-bllok\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rr\u00ebfej doktor Sali Berish\u00ebn n\u00eb Bllok"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3309"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3309"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3309\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}