{"id":330,"date":"2009-11-13T01:17:02","date_gmt":"2009-11-13T00:17:02","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=330"},"modified":"2009-11-13T01:17:02","modified_gmt":"2009-11-13T00:17:02","slug":"zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/","title":{"rendered":"Zinxhir\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Koh\u00ebs son\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\" border=\"0\" alt=\"Agron TUFA\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Agron TUFA<\/strong>, <em>12.11.2009<\/em><\/p>\n<p>Zinxhir\u00ebt tan\u00eb, zinxhir\u00ebt q\u00eb na mbajn\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb shkuar\u00ebn, nuk jan\u00eb prej letre, si\u00e7 mund t\u00eb pandeh\u00eb pegasi yn\u00eb optimist. Ajo q\u00eb nuk e thon\u00eb librat e historis\u00eb, \u00ebsht\u00eb pesha e k\u00ebtyre prangave t\u00eb ndryshkura n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb kolektive. Por \u00ebsht\u00eb e dukshme gjithpoaq, se ndjeshm\u00ebria e p\u00ebrjetimit t\u00eb k\u00ebtij ndryshku q\u00eb kalb vet\u00ebdijen ton\u00eb, nuk r\u00ebndon nj\u00eblloj tek t\u00eb gjith\u00eb. Sepse njeriun nuk mund ta shpjegojn\u00eb tekstet skematike t\u00eb librave shkollor\u00eb apo kronikat e thata didaktike t\u00eb koh\u00ebrave dhe modave koniukturale. Prandaj habia, ndjeshm\u00ebria dhe dhimbja si kategori psiko-fizike e mendore kuptim\u00ebsohen vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, p\u00ebrmes membran\u00ebs s\u00eb ndjeshme t\u00eb s\u00eb tashmes.<\/p>\n<p>E ardhmja si pritje, si shpres\u00eb dhe utopi e projektimit t\u00eb vetvetes nuk ka kurrfar\u00eb kuptimi pa t\u00eb shkuar\u00ebn dhe t\u00eb tashmen, p\u00ebr faktin elementar, se rr\u00ebnj\u00ebt e s\u00eb ardhmes jan\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. Truall tjet\u00ebr, jasht\u00eb k\u00ebtyre rr\u00ebnj\u00ebve, koha e ardhme ka (e p\u00ebrthyer n\u00eb kategorit\u00eb e pritjes, shpres\u00ebs dhe utopis\u00eb) vet\u00ebm n\u00eb kokat e t\u00eb \u00e7mendurve dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve mendor\u00eb, kur ajo shp\u00ebrthen n\u00eb vizione anormale, delire, skizofreni.<\/p>\n<p>Ja pra ku kemi dal\u00eb pashmangsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb postulat, sipas t\u00eb cilit, Koha si kategori historike dhe psikologjike \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetueshme vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn morale, p\u00ebrderisa njeriu, si \u201cmas\u00eb e t\u00eb gjitha gj\u00ebrave\u201d, i jep asaj gjykimin e vet moral. Duket se k\u00ebt\u00eb ka patur parasysh poeti anglo-amerikan T.S.Eliot n\u00eb poem\u00ebn \u201cKat\u00ebr kuartetet\u201d, kur qysh n\u00eb vargjet e para shkruan:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cN\u00eb fillimin tim \u00ebsht\u00eb fundi im&#8230;<br \/>\nN\u00eb fundin tim \u00ebsht\u00eb fillimi im&#8230;\u201d<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Por n\u00ebse e katandisim veten n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e historis\u00eb apo t\u00eb demagog\u00ebve, at\u00ebher\u00eb \u201cshfarosja e miliona njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb thjesht statistik\u00eb e that\u00eb\u201d. At\u00ebher\u00eb pa pik\u00eb keqardhjeje dhe pa e njohur keqardhjen, nuk do t\u00eb rrekeshim t\u2019i kuptim\u00ebsonim asfare katastrofat njer\u00ebzore, nuk do t\u00eb t\u2019ia hynim pun\u00ebs s\u00eb \u201cbezdisshme\u201d t\u00eb t\u00eb ndjerit, p\u00ebrjetimeve, p\u00ebrvujtnis\u00eb, analiz\u00ebs s\u00eb plojave shoq\u00ebrore, pasi p\u00ebrvojat tona t\u00eb kaluara shpirt\u00ebrore nuk pask\u00ebshin lidhje me ne, q\u00eb i kemi hequr tatuazh n\u00eb l\u00ebkur\u00eb; ato mund t\u00eb kap\u00ebrcehen me nj\u00eb kthim mekanik t\u00eb kok\u00ebs, q\u00eb sugjerohet r\u00ebndom k\u00ebsisoj: \u201ce kaluara mbaroi, me t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e saj, tani duhet t\u00eb shohim p\u00ebrpara!\u201d. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb deviz\u00eb e ka origjin\u00ebn thelbi i neveritsh\u00ebm i banalitetit dhe, rrjedhimisht fatalizmi yn\u00eb, q\u00eb na ka nd\u00ebshkuar dhe nuk vonon t\u00eb na nd\u00ebshkoj\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Epo, pas kaq argumentesh, e keni kuptuar tashm\u00eb q\u00ebndrimin tim t\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr me shprehjen profane \u201cPo t\u00eb shikosh prapa, prapa do t\u00eb shkosh!\u201d.<\/p>\n<p>Le ta shohim pak m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt \u00e7\u00ebshtjen n\u00ebn drit\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs son\u00eb. Le t\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr mend katakombin ton\u00eb gjysm\u00ebshekullor, &#8211; ata qindra mij\u00ebra t\u00eb pushkatuar, t\u00eb burgosur e t\u00eb internuar, kulak\u00eb e t\u00eb deklasuar, t\u00eb p\u00ebrjashtuar e t\u00eb privuar, t\u00eb vulosur n\u00eb heshtje e t\u00eb frik\u00ebsuar n\u00eb palc\u00eb, njer\u00ebz ishullor\u00eb e vetmitar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr shkaqe biografie nuk u shkelte n\u00eb der\u00eb as mik, as shok, as farefis; njer\u00ebz q\u00eb vdisnin ngadal\u00eb bashk\u00eb me energjit\u00eb krijuese, dhuntit\u00eb, talentin, mendimin dhe d\u00ebshirat; popull t\u00eb interiorizuar, t\u00eb depersonalizuar n\u00eb servil\u00eb, xhelat\u00eb dhe viktima; masa t\u00eb shnd\u00ebrruara n\u00eb zombie me zinxhirin e shatit, kazm\u00ebs dhe propagand\u00ebs dhe psikoz\u00ebn e \u201ck\u00ebshtjell\u00ebs n\u00eb rrethim\u201d; me mish t\u00eb munduar njer\u00ebzor, t\u00eb rraskapitur nd\u00ebr turne fabrikash, minierash e arash; ushtri hijesh t\u00eb venitura, avitaminoze, t\u00eb shp\u00eblara nga mungesa e albuminave dhe proteinave, por gjithsesi, \u201cvigjilent\u00eb\u201d, me nj\u00eb ateiz\u00ebm masiv paganist, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb lutjes n\u00eb Zot ka brez pas brezi n\u00eb goj\u00eb k\u00ebng\u00ebt e paradigm\u00ebs \u201cEnver Hoxha tungjatjeta\u201d.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb n\u00eb fund, ajo \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsimin tim dhe t\u00eb bashk\u00ebmendimtar\u00ebve t\u00eb mi, nuk \u00ebsht\u00eb e kaluara, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb, gjoja, jetokam, por trash\u00ebgimia e pashqitshme enveriste me t\u00eb cil\u00ebn ndeshesh n\u00eb \u00e7do hap jasht\u00eb pragut, n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb sheshet publike, n\u00eb format recediviste t\u00eb mendimit, arsyetimit dhe gjykimit, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e literatur\u00ebs shkollore, universitare, n\u00eb art, kultur\u00eb, shkenc\u00eb dhe politik\u00eb. Ne jemi t\u00eb nginjur deri n\u00eb vrimat e vesh\u00ebve pik\u00ebrisht me ajrin moleps\u00ebs e t\u00eb fllig\u00ebsht t\u00eb komunizm\u00ebs origjinale shqiptare. Jemi t\u00eb rrethuar me p\u00ebrcjell\u00ebsit e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb merr t\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb n\u00eb gjeste, akte e sjellje, &#8211; n\u00eb konceptimin e t\u00eb v\u00ebrtetave tona, n\u00eb sektet mediatike, n\u00eb vet\u00eb dyfytyr\u00ebsin\u00eb bizare, n\u00ebnshtrimin dhe p\u00ebrshtatjen ndaj t\u00eb fortit apo fitimtarit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebkoh\u00ebsit tim, n\u00eb kriptogramin\u00eb e padeshifrueshme t\u00eb idealit t\u00eb tij me disa standarde nj\u00ebher\u00ebsh. Dhe n\u00ebse vazhdojm\u00eb t\u2019i num\u00ebrojm\u00eb ato cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsit ton\u00eb, s\u2019do fort mend ta shoh\u00ebsh t\u00eb ardhmen n\u00eb surrat, se \u00e7far\u00eb ng\u00ebrdheshjeje premtuese ka.<br \/>\nSigurisht k\u00ebto nuk i thon\u00eb librat e historis\u00eb me monopolin e vet\u00ebm t\u00eb hartuesve t\u00eb saj, t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb Paskal Milos. Por mua, q\u00eb m\u00eb intereson t\u00eb di jo vet\u00ebm faktin e rehabilitimit t\u00eb t\u00eb pushkatuarve, t\u00eb cil\u00ebve ende nuk u dihet varri, mua q\u00eb nuk k\u00ebnaqem me faktin se familjes s\u00eb X\/Y ia soll\u00ebn njeriun e tyre n\u00eb trajt\u00ebn e nj\u00eb qeske najloni me dy-tri eshtra, mua q\u00eb nuk m\u00eb ngush\u00ebllon nj\u00eb cop\u00eb letre, e cila d\u00ebshmueka pafaj\u00ebsin\u00eb e tyre, &#8211; mua nuk m\u00eb mjafton asnj\u00eb lib\u00ebr historie me fakte koprrace. Sepse mua m\u00eb intereson t\u00eb di \u00e7far\u00eb u b\u00eb me njeriun, t\u00eb cilit nj\u00eb mesdite t\u00eb bukur a nat\u00ebn von\u00eb, n\u00eb shtrat me gruan dhe f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi, erdh\u00ebn dhe e mor\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos e kthyer m\u00eb kurr\u00eb; mua m\u00eb duhet ta di mir\u00eb, \u00e7far\u00eb u b\u00eb me njeriun, t\u00eb cilin e arrestuan n\u00eb mes t\u00eb auditorit, n\u00eb zyr\u00eb, n\u00eb kafe mes miqsh; \u00e7far\u00eb u b\u00eb me k\u00ebt\u00eb njeri n\u00eb t\u00eb gjitha dit\u00ebt e viteve t\u00eb pasosura t\u00eb burgut, derisa e kthyen si nj\u00eb thes kockash, n\u00eb nj\u00eb mjedis armiq\u00ebsor e t\u00eb izoluar, me rini dhe energji t\u00eb bjerrur n\u00ebp\u00ebr kampburgje. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ia vlen \u201ct\u00eb jetosh e mendosh\u201d kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, t\u00eb pezullosh \u00e7do lloj t\u00eb ardhmeje t\u00eb rreme, p\u00ebrderisa e shkuara nuk ka mbaruar. Ajo \u00ebsht\u00eb me ne dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, na pret. E shkuara jon\u00eb pret t\u00eb shlyejm\u00eb llogarit\u00eb me t\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb kthehet n\u00eb Koh\u00eb morale t\u00eb njeriut. Dhe n\u00ebse p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj bindjeje t\u00eb ngulm\u00ebt q\u00eb kam, gjenden mij\u00ebra e miliona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb m\u00eb kund\u00ebrvihen me qindra miliona fakte, p\u00ebrball\u00eb tyre kam ve\u00e7 nj\u00eb p\u00ebrgjigje, n\u00eb frym\u00ebn e Hegelit: \u201cAt\u00ebher\u00eb, aq m\u00eb keq p\u00ebr faktet\u201d!<br \/>\n\u00c7\u00ebshtja e ndarjes me thik\u00eb t\u00eb koh\u00ebve m\u00eb nd\u00ebrmend nj\u00eb per\u00ebndi pagane romake, Janus-in, per\u00ebndin\u00eb e zanafill\u00ebs, p\u00ebrt\u00ebritjes dhe ndryshimeve, i cili paraqitej me dy fytyra: nj\u00ebra, e plakur dhe e rrudhosur (nga tmerret q\u00eb ka par\u00eb), q\u00eb sheh e kthyer prapa, dhe tjetra, e re, pa asnj\u00eb rrudh\u00eb, q\u00eb sheh para, me gjas\u00eb, n\u00eb t\u00eb ardhmen. Janusi ishte nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs (negociator) n\u00eb \u00e7do pun\u00eb a vep\u00ebr njer\u00ebzore, pasi akti i \u00e7do njeriu a shoq\u00ebrie, v\u00ebrtet z\u00eb fill n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, por projektohet fuqimisht n\u00eb t\u00eb tashmen dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00ebse do t\u00eb ndiqnim k\u00ebshill\u00ebn e moskthimit t\u00eb kok\u00ebs prapa, p\u00ebr hir vet\u00ebm t\u00eb fytyr\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Janusit, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb na duhej ta ndanim me nj\u00eb pres\u00eb n\u00eb dy gjysma k\u00ebt\u00eb hyjni t\u00eb lasht\u00eb, d.m.th., t\u00eb nd\u00ebrmerrnim nj\u00eb akt kriminal t\u00eb vrasjes dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb Koh\u00ebs dhe Historis\u00eb. Por po t\u00eb na i tregonte sot kjo hyjni pagane, n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb dyja fytyrat e tij, at\u00ebher\u00eb besoj se t\u00eb dyja do t\u00eb ishin eshk\u00eb e djegur prej rrudhash, &#8211; nj\u00ebra me llahtaret q\u00eb hoq\u00ebm, tjetra me breng\u00ebn q\u00eb nuk nxum\u00eb dot mend.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Duke iu rikthyer zinxhir\u00ebve q\u00eb na mbajn\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb shkuar\u00ebn, dua ta reduktoj \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb t\u00eb tashmen ton\u00eb: a mund t\u2019u shp\u00ebtojm\u00eb vall\u00eb zinxhir\u00ebve q\u00eb na mbajn\u00eb lidhur me t\u00eb shkuar\u00ebn? Sigurisht, n\u00ebse njeriu e ka t\u00eb dob\u00ebt lidhjen me sociumin ku b\u00ebn pjes\u00eb, kjo e shkuar injorohet. P\u00ebr egoistin, q\u00eb kujdeset vet\u00ebm p\u00ebr l\u00ebkur\u00ebn e vet, jehona e s\u00eb shkuar\u00ebs nuk thot\u00eb asgj\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebr mizantropin apo optimistin trularask\u00eb, q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb kohore: p\u00ebrpara drejt&#8230;. peshkut, q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb as mish, as peshk. Megjithat\u00eb m\u00eb brengos shmangia, ikja, rr\u00ebshqitja, mosdashja p\u00ebr ta lexuar drejt dhe p\u00ebr ta kuptim\u00ebsuar p\u00ebrvoj\u00ebn e kaluar.<br \/>\nS\u2019ka as nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb pamjet rr\u00ebqeth\u00ebse t\u00eb dy vajzave t\u00eb lidhura me zinxhir\u00eb sh\u00ebtit\u00ebn n\u00ebp\u00ebr ekranet dhe gazetat tona. T\u00eb nxjerra nga bodrumet dhe bimsat e err\u00ebta ku kishin q\u00ebndruar p\u00ebr 22 vjet t\u00eb lidhura, k\u00ebto forma antropoide pik\u00ebllimi i shfaqen nd\u00ebrgjegjes ton\u00eb si pamje t\u00eb larg\u00ebta, t\u00eb zbehura, a thua \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb gotike, apo p\u00ebr episode filmash horror. U shua habia brenda pak dit\u00ebsh, u vu n\u00eb l\u00ebvizje mekanizmi i plog\u00ebt e i ngath\u00ebt i shtetit, nd\u00ebrsa studiot tona televizive ku bun gjithmon\u00eb i nj\u00ebjti klan \u00e7koqit\u00ebsish, vazhdoi t\u00eb tjerr\u00eb lodhsh\u00ebm e m\u00ebrzitsh\u00ebm racionin e pallavrave politike. U quajt monst\u00ebr e pashpirt ati i atyre vajzave, nj\u00eb plakaruq i mbaruar 75-vje\u00e7ar. U ngrit padi nga gjykata e Dibr\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se k\u00ebtu ka shtet e drejt\u00ebsi. Por \u00e7upat dhe djemt\u00eb e devotsh\u00ebm q\u00eb raportuan ngjarjen lan\u00eb jasht\u00eb pik\u00ebrisht esenc\u00ebn e asaj drame, nyjen e saj, m\u00ebnyr\u00ebn se si u lidh. Nga ana tjet\u00ebr, asnj\u00eb analist a sociolog nuk u interesua t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr kushtet dhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat u ngjiz\u00ebn e u lidh fryti i helm\u00ebt i k\u00ebsaj historie.<br \/>\nMundohem ta rrok me mendjen time thelbin e p\u00ebrzish\u00ebm t\u00eb tablos\u00eb mesjetare q\u00eb pam\u00eb, me dy fatkeqet e lidhura n\u00eb zinxhir\u00eb, &#8211; Fllanxa dhe Fidania, p\u00ebrkat\u00ebsisht me mosh\u00eb 47 dhe 38 vje\u00e7e. U interesova p\u00ebr dram\u00ebn e tyre. Komshinjt\u00eb e tyre, katundar\u00ebt e Maqellar\u00ebs, thon\u00eb, se fatkeq\u00ebsia e tyre fillon me d\u00ebnimin e dyt\u00eb t\u00eb babait t\u00eb tyre me 20 vjet burg, n\u00eb vitin 1982. Dit\u00ebn kur u dha d\u00ebnimi i t\u00eb atit, n\u00eb fillim u \u00e7mend motra e madhe, Fllanxa. N\u00eb krye t\u00eb vitit dha shenja edhe e vogla, Fidania. Moshatar\u00ebt e saj thon\u00eb se Fidania sapo pati mbaruar shkoll\u00ebn e mesme me rezultate shum\u00eb t\u00eb mira. Kush ishte i ati i tyre, Dine Keshi?<br \/>\n\u201cBabain e vajzave e kam pas\u00eb njohur n\u00eb kampin e Spa\u00e7it, n\u00eb vitet 1978-1982&#8230; Pas ca koh\u00ebsh, Dinia me zgjuarsin\u00eb natyrale t\u00eb fshatarit dhe me ciniz\u00ebm e marifet tallej me regjimin e Enver Hoxh\u00ebs dhe d\u00ebnohet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kampin e Bulqiz\u00ebs p\u00ebr agjitacion dhe propagand\u00eb kund\u00ebr Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe Enver Hoxh\u00ebs me 20 vjet t\u00eb tjera. Pastaj e sjellin n\u00eb kampin e t\u00eb burgosurve politik\u00eb n\u00eb Spa\u00e7 t\u00eb Mirdit\u00ebs, ku punonte n\u00eb minier\u00eb. Kam m\u00ebsuar nga kontaktet me t\u00eb, se f\u00ebmij\u00ebt i kishte t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb mosh\u00eb, se gruan e kishte t\u00eb s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe se asnj\u00ebher\u00eb nuk ka ardhur p\u00ebr ta takuar n\u00eb Spa\u00e7. Dine Keshi duhet t\u00eb jet\u00eb liruar nga burgu nga viti 1991, me pak fjal\u00eb nuk ka pasur koh\u00eb t\u00eb merrej me f\u00ebmij\u00ebt e tij\u201d, &#8211; shkruan nj\u00eb qytetar n\u00eb faqet e gazet\u00ebs \u201cShekulli\u201d online.<br \/>\nDuke u nisur dhe nga pamja skandaloze e p\u00ebrtroll\u00ebz\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb foto, ne mund t\u00eb restaurojm\u00eb nj\u00eb tablo t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj familje, me ose pa babain, para ose pas vdekjes s\u00eb parakohshme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vajzave. N\u00eb t\u00eb gjitha versionet e lajmit mbi k\u00ebt\u00eb ngjarje, \u00ebsht\u00eb fshehur origjina dhe motivet e tragjedis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn, kushtet dhe rrethanat q\u00eb e ngjiz\u00ebn. E sjell shembullin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim p\u00ebr t\u00eb theksuar pamund\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u2019iu shmangur p\u00ebrjetimit t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs. Sepse shkaqet e zinxhirit t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre nuk jan\u00eb abstrakte dhe nuk lind\u00ebn prej vetvetiut. Sigurisht, ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb (dhe kemi b\u00ebr\u00eb) sikur nuk i shohim; kemi v\u00ebn\u00eb paftet e kalit p\u00ebranash syve p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb delir vet\u00ebm drejt, p\u00ebrpara, por mu n\u00eb kulmin e delirit ngaz\u00ebllyes, futurologjik, shkundullohet s\u00eb thelli nesh, ngre krye e kaluara e lidhur me zinxhir\u00eb n\u00eb bodrumet tona (alegorike) dhe p\u00ebrballemi n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit me monstrat q\u00eb kemi strukur p\u00ebrposh vetes.<\/p>\n<p>Sepse nuk e b\u00ebm\u00eb kur duhej p\u00ebrballjen ton\u00eb, por prit\u00ebm p\u00ebr 22 vjet rresht q\u00eb ta shohim, tashm\u00eb nga ekrani i televizorit brenda komfortit sht\u00ebpiak. Ka di\u00e7ka q\u00eb k\u00ebrcet, q\u00eb thyhet n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb ton\u00eb \u2013 nj\u00eb qelqe vaji e pik\u00ebllimi t\u00eb pangush\u00ebllimt\u00eb, di\u00e7ka mashtrimtare me t\u00eb cil\u00ebn e kemi g\u00ebnjyer veten&#8230; Por, n\u00ebse kemi guximin t\u00eb shohim drejt, n\u00eb zemr\u00ebn e terrin\u00ebs s\u00eb tij, Bodrumi yn\u00eb gjallon monstra. Dhe her\u00ebdokur vjen dita q\u00eb k\u00ebto pamje t\u00eb gjirizeve tona t\u00eb trazohen, t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ekzistenc\u00ebs s\u00eb mbetur peng nd\u00ebr koh\u00ebra, t\u00eb na nd\u00ebshkojn\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrfilljen ton\u00eb, t\u00eb na printohen nga \u201czemra e err\u00ebsir\u00ebs\u201d drejt n\u00eb fytyr\u00eb, para syve, n\u00eb mes t\u00eb retorik\u00ebs hipokrite \u201ceuropiane\u201d.<\/p>\n<p>Pra ne s\u2019i paskemi lar\u00eb hesapet me t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, sepse p\u00ebrve\u00e7 mentalitetit, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb vdekurve, p\u00ebrve\u00e7 g\u00ebrmadhave njer\u00ebzore, p\u00ebrve\u00e7 trash\u00ebgimis\u00eb q\u00eb nuk jep shpirt, si krimineli i fundit, paskemi ushtrin\u00eb e viktimave t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuara, q\u00eb i mbajm\u00eb me zinxhir\u00eb&#8230; Jo ai plaku 75-vje\u00e7ar, q\u00eb vet\u00ebm zinxhir\u00eb ka njohur n\u00eb jet\u00ebn e tij nga dita e d\u00ebnimit, por jemi ne q\u00eb s\u2019duam t\u00eb ndeshemi dhe t\u2019i d\u00ebrrmojm\u00eb t\u00ebr\u00eb hallkat e atij zinxhiri t\u00eb shkaqeve dhe pasojave. Jemi ne, q\u00eb zhvillojm\u00eb n\u00eb finesa nihiliste indiferenc\u00ebn, prirjen e arsyetimit, tipin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me t\u00eb v\u00ebrtetat tona. Po p\u00ebr ku nxitojm\u00eb vall\u00eb si t\u00eb nd\u00ebrkryer? T\u00eb kapim \u00e7far\u00eb? Humanizmin e ri?! Edhe n\u00eb Mars t\u00eb fluturojm\u00eb, tring\u00ebllima e atij zinxhiri t\u00eb ndryshkur n\u00eb lag\u00ebshtin\u00eb e bodrumeve tona do t\u00eb na r\u00ebndoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegje. Dhe at\u00ebher\u00eb do ta kthejm\u00eb kok\u00ebn pas, t\u00eb shohim &#8230; veten ton\u00eb, n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agron TUFA, 12.11.2009 Zinxhir\u00ebt tan\u00eb, zinxhir\u00ebt q\u00eb na mbajn\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb shkuar\u00ebn, nuk jan\u00eb prej letre, si\u00e7 mund t\u00eb pandeh\u00eb pegasi yn\u00eb optimist. Ajo q\u00eb nuk e thon\u00eb librat e historis\u00eb, \u00ebsht\u00eb pesha e k\u00ebtyre prangave t\u00eb ndryshkura n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb kolektive. Por \u00ebsht\u00eb e dukshme gjithpoaq, se ndjeshm\u00ebria e p\u00ebrjetimit t\u00eb k\u00ebtij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Zinxhir\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Koh\u00ebs son\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zinxhir\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Koh\u00ebs son\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Agron TUFA, 12.11.2009 Zinxhir\u00ebt tan\u00eb, zinxhir\u00ebt q\u00eb na mbajn\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb shkuar\u00ebn, nuk jan\u00eb prej letre, si\u00e7 mund t\u00eb pandeh\u00eb pegasi yn\u00eb optimist. Ajo q\u00eb nuk e thon\u00eb librat e historis\u00eb, \u00ebsht\u00eb pesha e k\u00ebtyre prangave t\u00eb ndryshkura n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb kolektive. Por \u00ebsht\u00eb e dukshme gjithpoaq, se ndjeshm\u00ebria e p\u00ebrjetimit t\u00eb k\u00ebtij [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-13T00:17:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Zinxhir\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Koh\u00ebs son\u00eb\",\"datePublished\":\"2009-11-13T00:17:02+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-13T00:17:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/\"},\"wordCount\":2623,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/\",\"name\":\"Zinxhir\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Koh\u00ebs son\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\",\"datePublished\":\"2009-11-13T00:17:02+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-13T00:17:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zinxhir\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Koh\u00ebs son\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zinxhir\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Koh\u00ebs son\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zinxhir\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Koh\u00ebs son\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Agron TUFA, 12.11.2009 Zinxhir\u00ebt tan\u00eb, zinxhir\u00ebt q\u00eb na mbajn\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb shkuar\u00ebn, nuk jan\u00eb prej letre, si\u00e7 mund t\u00eb pandeh\u00eb pegasi yn\u00eb optimist. Ajo q\u00eb nuk e thon\u00eb librat e historis\u00eb, \u00ebsht\u00eb pesha e k\u00ebtyre prangave t\u00eb ndryshkura n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb kolektive. Por \u00ebsht\u00eb e dukshme gjithpoaq, se ndjeshm\u00ebria e p\u00ebrjetimit t\u00eb k\u00ebtij [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-13T00:17:02+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Zinxhir\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Koh\u00ebs son\u00eb","datePublished":"2009-11-13T00:17:02+00:00","dateModified":"2009-11-13T00:17:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/"},"wordCount":2623,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/","name":"Zinxhir\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Koh\u00ebs son\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg","datePublished":"2009-11-13T00:17:02+00:00","dateModified":"2009-11-13T00:17:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zinxhiret-e-ndryshkur-te-kohes-sone\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zinxhir\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Koh\u00ebs son\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=330"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}