{"id":3219,"date":"2010-07-06T18:51:59","date_gmt":"2010-07-06T17:51:59","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3219"},"modified":"2010-07-06T18:51:59","modified_gmt":"2010-07-06T17:51:59","slug":"2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/","title":{"rendered":"&#8216;2 korriku&#8217;, Enveri dhe Saliu, shqiptar\u00ebt pas 20 vitesh &#8216;tranzicioni&#8217;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Erjus Mezini<\/strong>, <em>06.07.2010<\/em><\/p>\n<p>Nuk ka shum\u00eb dit\u00eb q\u00eb policia greke organizoi nj\u00eb operacion t\u00eb ri p\u00ebr kthimin e<br \/>\nklandestin\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu habitur q\u00eb n\u00eb rrethin\u00ebn e Grevenas\u00eb ishin arrestuar mbi tet\u00ebdhjet shqiptar\u00eb pa leje q\u00ebndrimi. Megjith\u00ebse Greqia Veri-Per\u00ebndimore njihej, para zgjerimit t\u00eb Komunitetit Evropian drejt Lindjes, si zona m\u00eb pak e zhvilluar n\u00eb BE dhe megjith\u00ebse shteti fqinj po b\u00ebn buj\u00eb n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike q\u00eb e ka pllakosur, duket se kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn problem p\u00ebr t\u00eb uriturit shqiptar.<\/p>\n<p>Ata ende vazhdojn\u00eb t\u00eb sillen rrug\u00ebve t\u00eb emigrimit dhe ndjehen me fat sapo kalojn\u00eb kufirin shqiptar drejt nj\u00eb bote aspak mikprit\u00ebse p\u00ebr emigrant\u00ebt. Se Greqia, si edhe shtetet e tjera t\u00eb Evrop\u00ebs, \u00ebsht\u00eb lodhur nga fluksi i klandestin\u00ebve afrikan dhe aziatik t\u00eb cil\u00ebt luftrat, skamja dhe rr\u00ebnimi i d\u00ebrgojn\u00eb drejt bot\u00ebs per\u00ebndimore. Akoma m\u00eb habi shkakton fakti i sh\u00ebmtuar q\u00eb Shqiptar\u00ebt pas nj\u00ebzet vjet\u00ebsh demokracie ende duan t\u00eb largohen nga vendi i tyre duke iu bashkangjitur k\u00ebshtu refugjat\u00ebve afrikan dhe aziatik. Me p\u00ebrjashtim elit\u00ebn e qendrave urbane, p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb popullsis\u00eb nj\u00eb martes\u00eb jasht\u00eb vendit, nj\u00eb burs\u00eb studimi n\u00eb Evrop\u00eb apo nj\u00eb viz\u00eb turistike p\u00ebr n\u00eb SHBA shpjegohet si &#8220;fat i madh&#8221;.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se 2 Korriku i 2010-\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i hidhur sesa 2 Korriku i 1990-\u00ebs. Refugjat\u00ebt e 1990-\u00ebs u larguan nga shteti m\u00eb komunist i Evrop\u00ebs. Ata iknin me shpres\u00ebn se do ktheheshin shum\u00eb shpejt, do ktheheshin sapo Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhej demokratike dhe profet\u00ebt e PD-\u00ebs ta b\u00ebnin atdheun si gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Kurse Shqiptar\u00ebt e 2010-\u00ebs po largohen nga Shqip\u00ebria demokratike.<\/p>\n<p>K\u00ebta t\u00eb fundit nuk largohen p\u00ebrkoh\u00ebsisht, k\u00ebta po ikin p\u00ebrgjithmon\u00eb. T\u00eb privuar nga nj\u00eb pun\u00eb stab\u00ebl, nj\u00eb shtet proteksionist, nj\u00eb treg i mund\u00ebsive t\u00eb barabarta dhe nj\u00eb shtet ligjor, shum\u00eb bashk\u00ebatdhetar\u00ebve nuk i mbetet m\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr Shqiptar\u00ebt jan\u00eb lodhur me politik\u00ebn dhe me votimet. Ata kan\u00eb nj\u00ebzet<br \/>\nvjet q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat premtime dhe q\u00eb votojn\u00eb pro ose kund\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtit person.<\/p>\n<p>N\u00ebse komunizmi shqiptar kishte Enverin e vet, demokracia shqiptare ka Saliun e vet. \u00c7do em\u00ebr \u00ebsht\u00eb i ndryshuesh\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn shqiptare p\u00ebrve\u00e7 Sali Berish\u00ebs.<br \/>\nRrjedhimisht, n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt politik kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi kriz\u00ebn q\u00eb po kalon Shqip\u00ebria k\u00ebto nj\u00ebzet vitet e tranzicionit, Berisha ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. Ai \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb aty, duke vjedhur ose lypur vot\u00ebn e popullit.<\/p>\n<p>Emri i tij ka kandiduar n\u00eb t\u00eb gjitha votimet qysh n\u00eb 1991-shin dhe jam i sigurt\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb demokraci normale nuk do hidhte nj\u00eb d\u00ebshtarak si Berisha kandidatur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr vendin shtat\u00eb her\u00eb radhazi. Po, Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtarak. Ai \u00ebsht\u00eb simboli i d\u00ebshtimit t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Kur ai dhe farefisi i tij t\u00eb largohen nga jeta politike jam i sigurt\u00eb se Historia e Shqip\u00ebris\u00eb do i ruaj Berish\u00ebs nj\u00eb k\u00ebnd p\u00ebrkrah Lek\u00eb Dukagjinit, Esat Pash\u00eb Toptanit, Qazim Mulletit dhe figurave t\u00eb tjera tragjiko-komike t\u00eb atdheut.<\/p>\n<p><strong>Enveri dhe Saliu<\/strong>&#8230;<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse doktor Berisha do kisht\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb mbahej mend si nj\u00eb Enver i dyt\u00eb, t\u00eb<br \/>\ncilit i sh\u00ebrbeu me vullnet sa ishte n\u00eb jet\u00eb, nj\u00eb paralelizim mbi Enverin dhe Saliun do<br \/>\nt\u00eb ishte i cek\u00ebt. E para e pun\u00ebs, Enveri ishte burr\u00eb n\u00eb fjal\u00eb dhe n\u00eb vepra. Pavarsisht<br \/>\nse veprimtaria e tij i shkaktoi shum\u00eb d\u00ebme Shqip\u00ebris\u00eb, Enveri zakonisht e mbante<br \/>\nfjal\u00ebn dhe i shprente mendimet e veta haptazi si n\u00eb nivel brenda-partiak si n\u00eb nivel<br \/>\nnd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Akoma edhe kur i eliminonte miqt\u00eb e vet, ish-diktatori i akuzonte vet ata dhe, si ne rastin e Beqir Ballukut, \u00e7\u00ebshtja demonstrohej brenda partis\u00eb ose n\u00eb publikun e gjer\u00eb. N\u00eb demokracin\u00eb e Sali Berish\u00ebs gazetar\u00ebt, politikan\u00ebt dhe qytetar\u00ebt sulmohen nga forca t\u00eb padukshme dhe nga agresor\u00eb q\u00eb nuk arrestohen kurr\u00eb. Si\u00e7 do raportonte Organizata e Helsinkit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (HRW, 1996), n\u00eb periudh\u00ebn 1993-1994 mbi 30 gazetar\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs do sulmoheshin fizikisht dhe nj\u00eb an\u00ebtar partie do vritej barbarisht nga persona qe nuk u arrestuan kurr\u00eb. Megjith\u00ebse perjardhja e tij \u00ebsht\u00eb nga nj\u00eb zon\u00eb ku njer\u00ebzit betohen n\u00eb bes\u00eb, Sali Berisha nuk duket se e njef k\u00ebt\u00eb zakon. Berisha, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Enverin q\u00eb fliste gjuh\u00ebn e komunizmit, flet shum\u00eb gjuh\u00eb. Ndryshe ia thot\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, ndryshe Shqiptar\u00ebve, ndryshe Kosovar\u00ebve dhe Serb\u00ebve.<\/p>\n<p>Enveri mbante n\u00eb krahun e vet bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt, kurse Saliu jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka<br \/>\nluftuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat shqiptare por menj\u00ebher\u00eb pas fitores t\u00eb 1992-shit<br \/>\nlargoi nga postet qeveritare ose syrgjinosi jasht\u00eb vendit t\u00eb gjith\u00eb ata politikan\u00eb t\u00eb<br \/>\nPD-\u00ebs q\u00eb ishin p\u00ebrpjekur p\u00ebr demokracin\u00eb dhe i z\u00ebvend\u00ebsoi ata me njer\u00ebz t\u00eb vet\u00eb me<br \/>\naspak p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Sigurisht q\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim doktori do e t\u00ebrhiqte mbrapsht<br \/>\nkur popullariteti i tij do fillonte t\u00eb ulej, n\u00eb ndryshim esencial nga Enveri i cili nuk e<br \/>\nkthente m\u00eb shikimin drejt atyre q\u00eb kishte shporrur nga partia. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb sigurisht<br \/>\nq\u00eb ngrihet pyetja, pse disa politikan\u00eb dhe gazetar\u00eb pranojn\u00eb pajtimin me Berish\u00ebn.<br \/>\nP\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb: se ata ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat vlera me t\u00eb (aspak idealiz\u00ebm dhe shum\u00eb lakmi<br \/>\np\u00ebr pushtet dhe pasuri).<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb ku ndryshojn\u00eb Saliu dhe Enveri \u00ebsht\u00eb tek logjika e internimit. N\u00eb<br \/>\nkomuniz\u00ebm internimi b\u00ebhej brenda shtetit. Nj\u00ebr\u00ebz me edukim, kapital, histori dhe<br \/>\nparime t\u00eb caktuara u shvendosnin p\u00ebr shkaqe politike nga qendrat urbane drejt<br \/>\nperiferis\u00eb s\u00eb vendit. Internimi kishte rregull dhe pasojat ishin tragjike vet\u00ebm p\u00ebr<br \/>\npersonin apo familjen q\u00eb internohej. P\u00ebr vendin pasojat nuk ishin negative, sepse n\u00eb<br \/>\nk\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb inteligjenca e qendrave urbane transferohej n\u00eb zonat e larg\u00ebta rurale ku<br \/>\npopullsia ishte e pashkolluar. P\u00ebrkundrazi, nj\u00eb ish-kuad\u00ebr q\u00eb demokracia shqiptare<br \/>\ne shnd\u00ebrroi n\u00eb nj\u00eb fshesaxhi t\u00eb Torontos apo Nju Jorkut p\u00ebrve\u00e7 d\u00ebshtimit personal<br \/>\np\u00ebrb\u00ebn edhe d\u00ebshtim shtet\u00ebror. Shteti shqiptar nuk mundi ta mbaj at\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe<br \/>\nadministrata humbet eksperienc\u00ebn dhe njohurit\u00eb e dobishme t\u00eb k\u00ebtij personi.<\/p>\n<p>N\u00eb demokracin\u00eb ala-berishiane internimi nuk ka dallim dhe kryesisht kthehet ndaj<br \/>\natyre q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eblloj kapitali. Ky internim kryet pa rregull dhe shteti nuk ka<br \/>\nasnj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie mbi fatin e t\u00eb internuarit refugjat. Refugjati mund t\u00eb vritet,<br \/>\nmund t\u00eb burgoset, mund t\u00eb keqtrajtohet, mund t\u00eb mbetet i papun\u00eb dhe i pastreh\u00eb<br \/>\nn\u00eb nj\u00eb dhe t\u00eb huaj dhe shteti shqiptar nuk ka asnj\u00eblloj statusi legal dhe asnj\u00eblloj<br \/>\npotenciali tjet\u00ebr q\u00eb ti vihet n\u00eb ndihm\u00eb refugjatit. N\u00eb koh\u00ebn e komunizmit ekzistonte<br \/>\nmund\u00ebsia q\u00eb nj\u00eb i internuar dikur t\u00eb kthehej n\u00eb vendlindjen e tij, pasi Partia e Pun\u00ebs t\u00eb<br \/>\nvendoste di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, kurse n\u00eb demokracin\u00eb shqiptare nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb as q\u00eb diskutohet.<\/p>\n<p>Bile vet Banka e Shqip\u00ebris\u00eb dhe institucione t\u00eb tjera koh\u00ebt e fundit publikojn\u00eb<br \/>\nraporte &#8220;shqet\u00ebsuese&#8221; mbi kthimin e Shqiptar\u00ebve n\u00eb atdhe. Shteti shqiptar jo vet\u00ebm<br \/>\nq\u00eb nuk ka nj\u00eb politik\u00eb riatdhesimi dhe rehabilitimi p\u00ebr emigrant\u00ebt por e shikon me<br \/>\nm\u00ebri kthimin e emigrant\u00ebve (rrjedhimisht edhe emigrant\u00ebt q\u00eb kthehen n\u00eb atdhe nuk<br \/>\nq\u00ebndrojn\u00eb gjat\u00eb).<\/p>\n<p>Internimi i Enverit p\u00ebrfshinte nj\u00eb pakic\u00eb njer\u00ebzish, kurse syrgjinosja e Berish\u00ebs prek<br \/>\nnj\u00eb n\u00eb kat\u00ebr Shqiptar\u00eb. Niveli i eksodit shqiptar p\u00ebrb\u00ebn rekord bot\u00ebror (shiko United<br \/>\nNations Demographic Yearbook 2006), dhe ky eksod \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga projektet kryesore<br \/>\ndhe suksesi m\u00eb i madh i ideatorit Berisha. N\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb Sali Berisha do jepte p\u00ebr<br \/>\nmediat e huaja, gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale me 20 Mars 1992, ai deklaron se &#8220;Evropa<br \/>\nduhet t\u00eb pranoj nj\u00eb num\u00ebr akoma m\u00eb t\u00eb madh emigrant\u00ebsh&#8221; (Vickers and Pettifer,<br \/>\n1997) dhe se ai do b\u00ebnte \u00e7mos q\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb t\u00eb realizohej.<\/p>\n<p>Treqind mij\u00eb Shqiptar\u00ebt q\u00eb ishin larguar jasht\u00eb vendit para votimeve t\u00eb Marsit t\u00eb 1992-shit nuk dukeshin asgj\u00eb n\u00eb syt\u00eb e Berish\u00ebs. Si pasoj\u00eb, v\u00ebrejme akoma nj\u00eb ndryshim themelor midis shtetit enverist dhe atij berishian. Byroja komunsite b\u00ebri \u00e7mos q\u00eb ta rrisi popullsin\u00eb shqiptare kurse kabineti berishian q\u00eb ta zvog\u00ebloj n\u00eb minimum. PPSH-ja reklamonte autarkin\u00eb absolute nd\u00ebrsa PD-ja ekonomin\u00eb parazite.<\/p>\n<p>Akoma edhe sot, pas nj\u00ebzet vjet\u00ebsh, tranzicioni edhe eksodi masiv nuk duket ta<br \/>\nket ndryshuar linj\u00ebn e band\u00ebs Berisha. Premtimi i radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shqiptar\u00ebt t\u00eb<br \/>\nl\u00ebvizin pa viza n\u00eb Evrop\u00eb. Shtypi berishian n\u00ebse nuk ka m\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb mbi<br \/>\ndosjet komuniste, q\u00eb pak na interesojn\u00eb tani pas nj\u00ebzet vjet\u00ebsh me Berish\u00ebn, at\u00ebhere<br \/>\nreklamon l\u00ebvizjen pa viza t\u00eb Shqiptar\u00ebve. Megjith\u00ebse p\u00ebr BE kjo levizje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb<br \/>\nform\u00eb turizmi n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb dit\u00ebsh, p\u00ebr band\u00ebn e Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7lirim politik nga<br \/>\npresioni i t\u00eb uriturve. Duke u d\u00ebrguar jasht\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb &#8220;pafat&#8221; ulin opozit\u00ebn ndaj<br \/>\ngrupit q\u00eb kontrollon vendin dhe, akoma m\u00eb tep\u00ebr, kthehen n\u00eb kontribues t\u00eb ekonomis\u00eb<br \/>\nparazite. P\u00ebr pasojat afatgjate t\u00eb nj\u00eb ekonomie parazite Berisha dhe partia e tij nuk<br \/>\nkan\u00eb as pyetje dhe as p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto dhe shkaqe t\u00eb tjera z. Berisha do t\u00eb hidh\u00ebrohej q\u00eb n\u00eb Historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\nai nuk do radhitet p\u00ebrkrah Enver Hoxh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb t\u00eb jesh tragjik dhe tjet\u00ebr gj\u00eb<br \/>\nt\u00eb jesh tragiko-komik. Berisha mund t\u00eb jet po aq despotik dhe sulltanik sa idhulli i tij<br \/>\nEnver, por opozit\u00ebn dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb guximin ti sfidoj si<br \/>\nprofesori i vet. Ai edhe Shqip\u00ebrin\u00eb do ta zvog\u00ebloj sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet e mundur, por<br \/>\nedhe PD-\u00ebn ka d\u00ebshir\u00eb ta zvog\u00ebloj, se ndryshe nuk e udh\u00ebheq dot.<\/p>\n<p><strong>Berisha n\u00eb akademit\u00eb per\u00ebndimore&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij krahasimi t\u00eb shkurt\u00ebr midis atit t\u00eb komunizmit shqiptar dhe atit t\u00eb<br \/>\ntranzicionit t\u00eb pafund mir\u00eb do ishte t\u00eb kthejm\u00eb shikimin drejt mendimit akademik<br \/>\nper\u00ebndimor mbi Berish\u00ebn. Si\u00e7 t\u00eb gjith\u00eb e mbajm\u00eb mend shum\u00eb mir\u00eb, akoma edhe<br \/>\nne f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb duartrokisnim kryetarin e PD-\u00ebs kur krenosej p\u00ebrbri Xhejms Bejkerit<br \/>\nn\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet vjet n\u00eb par\u00eb, Berisha ishte dikur i dashuri i<br \/>\nper\u00ebndimor\u00ebve. Aq e madhe ishte dashuria e tij p\u00ebr per\u00ebndimor\u00ebt saq\u00eb ai, si Lek\u00eb<br \/>\nDukagjini dikur, \u00ebsht\u00eb shkaku q\u00eb akoma sot e k\u00ebsaj dite Shqip\u00ebria sovrane nuk<br \/>\nmer dot nj\u00eb vendim pa pyetur Evrop\u00ebn dhe SHBA-t\u00eb.<\/p>\n<p>Ne Shqiptar\u00ebt sigurisht q\u00eb lutemi q\u00eb Berisha t\u00eb mos marri vendime pa pyetur BE-n\u00eb dhe SHBA-t\u00eb sepse jemi bindur plot\u00ebsisht se k\u00ebto vende t\u00eb huaja interesohen m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ne se sa vet kryeministri. Megjithat\u00eb, n\u00ebse ky vend nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb protektorati t\u00eb per\u00ebndimor\u00ebve -si\u00e7 edhe ndodhi n\u00eb 1997-t\u00ebn- krediti historik nuk mund ti jepet kujt tjetri ve\u00e7se ideatorit Berisha.<\/p>\n<p>Ai ishte personi i par\u00eb q\u00eb thirri Amerikan\u00ebt dhe Evropian\u00ebt t\u00eb bojkotojn\u00eb qeverin\u00eb<br \/>\nAlia-Nano q\u00eb lindi nga votimet a para t\u00eb lira dhe pluraliste n\u00eb 1991-shin, duke i hapur<br \/>\nk\u00ebshtu rrug\u00ebn nj\u00eb shteti hibrid q\u00eb kurr\u00eb nuk do ishte i aft\u00eb t\u00eb zgjidhi problemet e veta<br \/>\npa nd\u00ebrhyrjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Bile PD-ja i mbante m\u00ebri qeveris\u00eb Italiane Kraksi pse<br \/>\nguxoi t\u00eb organizonte projektin humanitar &#8220;Pelikan&#8221;, sepse n\u00eb syt\u00eb e Berish\u00ebs m\u00eb mir\u00eb<br \/>\nt\u00eb vdisnin disa Shqiptar\u00eb sesa t\u00eb ndaheshin ndihma humanitare n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ai nuk<br \/>\nkishte uzurpuar ende pushtetin.<\/p>\n<p>Sot, pas n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet vjet\u00ebsh, historia p\u00ebrs\u00ebritet dhe Berisha me mikun e tij Meta na tregojn\u00eb se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk na hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Megjith\u00ebse si\u00e7 e p\u00ebrmenda, Saliu nuk kishte kurr\u00eb guximin e Enverit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdori t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb si p\u00ebr Shqiptar\u00ebt ashtu edhe p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Nj\u00eb shtet hibrid dhe parazit si Shqip\u00ebria nuk mundet t\u00eb mbijetoj pa konsensusin dhe ndihm\u00ebn e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e di mir\u00eb edhe Berisha -ngase e provoi vet n\u00eb 1996-t\u00ebn kur i ishte mbushur mendja se ishte sulltan i Shqiptar\u00ebve dhe nuk merte parasysh asnj\u00eblloj paralajm\u00ebrimi. SHBA-t\u00eb dhe BE e b\u00ebn\u00eb nj\u00eb her\u00eb gabimin duke mbrojtur Berish\u00ebn, ngase ky i fundit p\u00ebrdori faktin se PPSH-ja komuniste po qeveriste akoma vendin, por nuk duket se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tilla gabime.<\/p>\n<p>Bota e di shum\u00eb mir\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb Berisha, dhe farefisi i tij mund t\u00eb ngjyrosi sa t\u00eb<br \/>\ndoj\u00eb shtypin berishian apo librat shkollor me &#8220;Veprat e Saliut&#8221;. Kur Berisha farefisi<br \/>\napo banda e tij t\u00eb braktisin politik\u00ebn, di\u00e7ka q\u00eb pritet t\u00eb ndodhi vet\u00ebm pasi Berisha t\u00eb<br \/>\nl\u00ebr k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, e v\u00ebrteta do triumfoj. Profesori i Universitetit t\u00eb Kalifornis\u00eb, Steven<br \/>\nFish, n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb botuar nga Universitetet e Oksfordit dhe Prinsitonit (shiko<br \/>\nAnderson et al. 2001), e radhit Berish\u00ebn p\u00ebrkrah diktator\u00ebve t\u00eb republikave t\u00eb Azis\u00eb<br \/>\nQendrore dhe pohon se Kushtetuta e 1994-\u00ebs do e kishte kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb<br \/>\ndiktatur\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin mendim duket se ka edhe Clarissa de Waal (2009), profesore<br \/>\nn\u00eb Universitetin e Kejmbrixhit. Bile ajo shkon akoma m\u00eb tutje duke argumentuar se<br \/>\n\u00ebsht\u00eb turp q\u00eb shteti demokratik, me n\u00eb krye president Berish\u00ebn, n\u00eb 1996-t\u00ebn d\u00ebshtoi t\u00eb<br \/>\np\u00ebrs\u00ebrisi votimet e lira q\u00eb ishin organizuar fillimisht nga qeveria komuniste e Ramiz<br \/>\nAlis\u00eb. Kurse Miranda Vickers dhe James Pettifer (1997) n\u00eb nj\u00eb botim t\u00eb New York<br \/>\nUniversity, e p\u00ebrshkruajn\u00eb Sali Berish\u00ebn si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe despotik.<\/p>\n<p><strong>Ne, shqiptar\u00ebt pas nj\u00ebzet vitesh &#8216;tranzicioni&#8217;&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Duke iu kthyer s\u00ebrish pik\u00ebnisjes s\u00eb k\u00ebtij shkrimi, do thosha se data 2 Korrik 1990<br \/>\nsimbolizon hapjen e Shqip\u00ebris\u00eb kundrejt Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs per\u00ebndimore. Si nj\u00eb<br \/>\nfoshnje e pafajshme dhe hutaqe -jetime nga udh\u00ebheqja komuniste, pas dyzetepes\u00eb<br \/>\nvitesh e izoluar n\u00eb vetevete -, Shqip\u00ebria nis pro\u00e7esin e njohjes me bot\u00ebn dhe e vet-<br \/>\nidentifikimit n\u00eb arren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb fakt tragjik q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje foshnja<br \/>\nshqiptare u rr\u00ebmbye nga nj\u00eb grup pioner\u00ebsh q\u00eb aspak eksperienc\u00eb nuk kishin nga<br \/>\npolitika.<\/p>\n<p>As vet kryetari i k\u00ebtyre \u00e7irak\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs, z. Sali Berisha, nuk duket t\u00eb ket<br \/>\npasur ndonj\u00eb lidhje tjet\u00ebr me politik\u00ebn p\u00ebrve\u00e7se disa spiunimeve p\u00ebr llogari t\u00eb PPSH-<br \/>\n\u00ebs. Megjithat\u00eb kjo nuk e pengoi Berish\u00ebn q\u00eb t\u00eb vendosi veten n\u00eb krye t\u00eb shtetit, me<br \/>\nndihm\u00ebn per\u00ebndimore sigurisht, dhe t\u00eb zgjedhi p\u00ebr kabinet vet\u00ebm njer\u00ebz q\u00eb kishin<br \/>\nm\u00eb pak eksperienc\u00eb se ai n\u00eb politik\u00eb. K\u00ebshtu n\u00ebse Berish\u00ebs n\u00eb 1992-shin dikush do<br \/>\ni jepte not\u00ebn xero n\u00eb politik\u00eb, kabineti i tij vet\u00ebm me nj\u00eb num\u00ebr negativ mund t\u00eb<br \/>\nvler\u00ebsohej. Ky grup \u00e7irak\u00ebsh, q\u00eb e ndjente veten disi superior nga pjesa d\u00ebrrmuese<br \/>\ne popullsis\u00eb, kishte vet\u00ebm dy receta p\u00ebr foshnjen shqiptare. Receta e par\u00eb ishte &#8220;ta<br \/>\nb\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evrop\u00ebn&#8221; dhe e dyta, q\u00eb n\u00eb akademit\u00eb per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb<br \/>\nkthyer n\u00eb sarkaz\u00ebm, njihet si &#8220;Shock Therapy&#8221;.<\/p>\n<p>Pjesa e par\u00eb e Shock Therapy u plot\u00ebsua me sukses. Pothuajse brenda nj\u00eb viti<br \/>\nqeverisjeje nga PD-ja, \u00e7do industri, fabrik\u00eb apo struktur\u00eb komuniste ishte rr\u00ebnuar apo<br \/>\nshfarrosur nga sip\u00ebrfaqja shqiptare. Nd\u00ebrsa pjesa e dyt\u00eb e k\u00ebsaj terapie, dmth. ardhja<br \/>\ne investimeve t\u00eb huaja pas shkat\u00ebrrimit total t\u00eb ekonomis\u00eb komuniste, nuk duket se<br \/>\n\u00ebsht\u00eb realizuar ende, pavarsisht se z. Berisha na i premtoi para nj\u00ebzet vjet\u00ebsh dhe \u00ebsht\u00eb<br \/>\ni gatsh\u00ebm t\u00eb na i premtoj edhe nj\u00ebzet vite t\u00eb tjera -duke mbyllur k\u00ebshtu, pa sukses,<br \/>\nciklin e tij enverian n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. P\u00ebrve\u00e7 disa investimeve n\u00eb mbeturinat<br \/>\nradioaktive dhe n\u00eb energjin\u00eb b\u00ebrthamore, t\u00eb cilat me nj\u00eb gabim teknik mund t\u00eb<br \/>\nshkaktojn\u00eb holokaustin e Shqiptar\u00ebve, nuk duket n\u00eb horizont ndonj\u00eb projekt ambicioz<br \/>\ni cili do plot\u00ebsonte nevojat shqiptare n\u00eb industri dhe pun\u00ebsim.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket reklam\u00ebs kryesore me t\u00eb cil\u00ebn PD-ja erdhi n\u00eb pushtet, pasojat jan\u00eb<br \/>\nshum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb hidhura. Duke i premtuar Shqiptar\u00ebve Evrop\u00ebn, Sali Berisha<br \/>\ndhe partia e tij kan\u00eb arritur me sukses t\u00eb monopolizojn\u00eb \u00e7do dialog t\u00eb politik\u00ebs dhe<br \/>\nmendimit intelektual shqiptar. Evropianizimi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb psikoz\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare<br \/>\ndhe ka kalbur \u00e7do mendim dhe \u00e7do form\u00eb frym\u00ebzimi. Shqiptar\u00ebt n\u00eb mendimin<br \/>\nakademik dhe politik nuk jan\u00eb m\u00eb heronjt\u00eb e Sk\u00ebnderbeut apo ushtar\u00ebt e Spart\u00ebs me<br \/>\nt\u00eb cil\u00ebt PPSH-ja krenohej dhe kultivonte n\u00eb maksimum ideologjin\u00eb e autarkis\u00eb dhe<br \/>\nvetmbrojtjes.<\/p>\n<p>Sa problematik q\u00eb ishte pozicioni i PPSH-\u00ebs mbi historin\u00eb dhe rolin<br \/>\ne Shqiptar\u00ebve po aq problematik \u00ebsht\u00eb edhe Evropianizimi i mendimit shqiptar.<br \/>\nDuke p\u00ebrjashtuar \u00e7do lloj tjet\u00ebr debati, politika dhe inteligjenca shqiptare i dhuron<br \/>\npopullit ton\u00eb nj\u00eb rol pasiv dhe e furnizon me nj\u00eb shije d\u00ebshtimi. Shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb<br \/>\nm\u00eb ata q\u00eb &#8220;e nxjerrin vet gomarin nga balta&#8221;, ne presim q\u00eb Evropa t\u00eb zgjidhi hallet<br \/>\ntona dhe politikani m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb na e premton m\u00eb shum\u00eb Evrop\u00ebn.<br \/>\n\u00c7udit\u00ebrisht ky lloj mentaliteti na ka larguar m\u00eb shum\u00eb nga Evropa dhe na ka b\u00ebr\u00eb pre<br \/>\nt\u00eb populist\u00ebve t\u00eb stilit Berisha.<\/p>\n<p>BE pret q\u00eb Shqiptar\u00ebt t\u00eb zgjidhin vet telashet e tyre, kurse Shqiptar\u00ebt presin q\u00eb<br \/>\nEvropa t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka p\u00ebr ta. N\u00ebse Berisha \u00ebsht\u00eb oratori num\u00ebr nj\u00eb i Evropianizimit,<br \/>\nat\u00ebhere kund\u00ebrshtari i tij duhet t\u00eb jet poashtu orator i Evropianizimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb,<br \/>\nfatkeq\u00ebsisht, Berisha ka mbytur mendimin politik shqiptar t\u00eb nj\u00ebzet viteve t\u00eb fundit<br \/>\ndhe populli shqiptar \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb krah\u00ebprer\u00eb duke besuar se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb<br \/>\ndali nga kriza n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb mbytur n\u00ebse nuk b\u00ebhet pjes\u00eb e BE-s\u00eb. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb hyrje n\u00eb kutin\u00eb e<br \/>\nPandor\u00ebs dhe g\u00ebnjehen r\u00ebndsh\u00ebm nga ata q\u00eb ia premtojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Hyrja n\u00eb BE, serioziteti dhe detyrimet q\u00eb lidhen me an\u00ebtar\u00ebsimin jam i sigurt\u00eb<br \/>\nse do i jepnin fund karrier\u00ebs politike t\u00eb z. Berisha dhe t\u00eb atyre politikan\u00ebve q\u00eb<br \/>\nndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat vlera me t\u00eb. Por si\u00e7 u p\u00ebrmend m\u00eb sip\u00ebr, mentaliteti politik m\u00eb<br \/>\nshum\u00eb po e largon se sa po e afron Shqip\u00ebrin\u00eb me BE-n\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb edhe shkaku<br \/>\npse mbas nj\u00ebzet vitesh tranzicioni e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ende e pasigurt\u00eb.<\/p>\n<p><em>Informacion mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e Berish\u00ebs<\/em>:<\/p>\n<p>Anderson, Richard, et al. Postcommunism and the Theory of Democracy. Princeton &amp;<br \/>\nOxford: Princeton UP, 2001.<br \/>\nDe Waal, Clarissa. Albania Today: a Portrait of Post-Communist Turbulence. London: Tauris,<br \/>\nVickers, Miranda, and James Pettifer. Albania: From Anarchy to Balkan Identity. New York:<br \/>\nNew York UP, 1997.<br \/>\nHuman Rights Watch. Human Rights in Post-Communist Albania. USA: Human Rights<br \/>\nWatch, 1996.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erjus Mezini, 06.07.2010 Nuk ka shum\u00eb dit\u00eb q\u00eb policia greke organizoi nj\u00eb operacion t\u00eb ri p\u00ebr kthimin e klandestin\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu habitur q\u00eb n\u00eb rrethin\u00ebn e Grevenas\u00eb ishin arrestuar mbi tet\u00ebdhjet shqiptar\u00eb pa leje q\u00ebndrimi. Megjith\u00ebse Greqia Veri-Per\u00ebndimore njihej, para zgjerimit t\u00eb Komunitetit Evropian drejt Lindjes, si zona m\u00eb pak e zhvilluar n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3219","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&#039;2 korriku&#039;, Enveri dhe Saliu, shqiptar\u00ebt pas 20 vitesh &#039;tranzicioni&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&#039;2 korriku&#039;, Enveri dhe Saliu, shqiptar\u00ebt pas 20 vitesh &#039;tranzicioni&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Erjus Mezini, 06.07.2010 Nuk ka shum\u00eb dit\u00eb q\u00eb policia greke organizoi nj\u00eb operacion t\u00eb ri p\u00ebr kthimin e klandestin\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu habitur q\u00eb n\u00eb rrethin\u00ebn e Grevenas\u00eb ishin arrestuar mbi tet\u00ebdhjet shqiptar\u00eb pa leje q\u00ebndrimi. Megjith\u00ebse Greqia Veri-Per\u00ebndimore njihej, para zgjerimit t\u00eb Komunitetit Evropian drejt Lindjes, si zona m\u00eb pak e zhvilluar n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-06T17:51:59+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8216;2 korriku&#8217;, Enveri dhe Saliu, shqiptar\u00ebt pas 20 vitesh &#8216;tranzicioni&#8217;\",\"datePublished\":\"2010-07-06T17:51:59+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\\\/\"},\"wordCount\":3322,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\\\/\",\"name\":\"'2 korriku', Enveri dhe Saliu, shqiptar\u00ebt pas 20 vitesh 'tranzicioni' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-07-06T17:51:59+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8216;2 korriku&#8217;, Enveri dhe Saliu, shqiptar\u00ebt pas 20 vitesh &#8216;tranzicioni&#8217;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"'2 korriku', Enveri dhe Saliu, shqiptar\u00ebt pas 20 vitesh 'tranzicioni' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"'2 korriku', Enveri dhe Saliu, shqiptar\u00ebt pas 20 vitesh 'tranzicioni' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Erjus Mezini, 06.07.2010 Nuk ka shum\u00eb dit\u00eb q\u00eb policia greke organizoi nj\u00eb operacion t\u00eb ri p\u00ebr kthimin e klandestin\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu habitur q\u00eb n\u00eb rrethin\u00ebn e Grevenas\u00eb ishin arrestuar mbi tet\u00ebdhjet shqiptar\u00eb pa leje q\u00ebndrimi. Megjith\u00ebse Greqia Veri-Per\u00ebndimore njihej, para zgjerimit t\u00eb Komunitetit Evropian drejt Lindjes, si zona m\u00eb pak e zhvilluar n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-06T17:51:59+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8216;2 korriku&#8217;, Enveri dhe Saliu, shqiptar\u00ebt pas 20 vitesh &#8216;tranzicioni&#8217;","datePublished":"2010-07-06T17:51:59+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/"},"wordCount":3322,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/","name":"'2 korriku', Enveri dhe Saliu, shqiptar\u00ebt pas 20 vitesh 'tranzicioni' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-07-06T17:51:59+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2-korriku-enveri-dhe-saliu-shqiptaret-pas-20-vitesh-tranzicioni\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8216;2 korriku&#8217;, Enveri dhe Saliu, shqiptar\u00ebt pas 20 vitesh &#8216;tranzicioni&#8217;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3219"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3219\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}