{"id":3216,"date":"2010-07-06T18:45:50","date_gmt":"2010-07-06T17:45:50","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3216"},"modified":"2010-07-06T18:45:50","modified_gmt":"2010-07-06T17:45:50","slug":"psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/","title":{"rendered":"Psikovampir\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na marrin energjin\u00eb pozitive"},"content":{"rendered":"<p><em>06.07.2010<\/em><\/p>\n<p><em>Intervist\u00eb ekskluzive me <strong>Dr. Hamid Peseschkian<\/strong>, psikoterapist, autor i librit \u201cPsikovampir\u00ebt\u201d<\/em><\/p>\n<p>Rudina Xhunga: N\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si kudo n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb koha e stresit, e krizave dhe p\u00ebr to flitet me shumic\u00eb. N\u00eb ver\u00eb k\u00ebto duket sikur shtohen. Libri juaj, \u201cPsikovampir\u00ebt\u201d, tregon edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u00eb trajtohen probleme t\u00eb k\u00ebsaj natyre. <\/p>\n<p>Hamid Peseschkian: N\u00eb fakt ne ndeshim shpesh dy probleme: n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb shoq\u00ebri, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u ndryshuar. Por shum\u00eb probleme zhvillohen nga marr\u00ebdh\u00ebniet tona njer\u00ebzore. Dhe puna jon\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr i referohet pik\u00ebrisht k\u00ebtij problemi, pra marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrnjer\u00ebzore: sfidat q\u00eb kemi n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona, lidhjet me miqt\u00eb, shok\u00ebt, familjen etj. Par\u00eb kjo n\u00eb perspektiv\u00ebn e psikoterapis\u00eb pozitive, p\u00ebrcjell disa teknika t\u00eb dobishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>Rudina Xhunga: N\u00eb fakt ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk e din\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb psikoterapia pozitive. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo?<\/p>\n<p>Hamid Peseschkian: Psikoterapia pozitive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb e re psikoterapeutike, e cila p\u00ebrpiqet t\u00eb shoh\u00eb aspektin pozitiv te problemet, duke u fokusuar tek aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb qeniet njer\u00ebzore duhet t\u00eb ken\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb merren me k\u00ebto probleme dhe t\u2019i trajtojn\u00eb ato. Le t\u00eb themi se n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb n\u00eb depresion, ne mund t\u00eb themi se ai ka nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pranin\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebzve, pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri shum\u00eb emocional e k\u00ebshtu q\u00eb ne l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb konfliktin dhe i kthehemi aft\u00ebsis\u00eb dhe kapacitetit t\u00eb tij. <\/p>\n<p>Rudina Xhunga: Ju ka ndihmuar personalisht psikoterapia pozitive n\u00eb jet\u00ebn tuaj? <\/p>\n<p>Hamid Peseshkian: Si\u00e7 mund ta dini, babai im ka qen\u00eb themeluesi i k\u00ebsaj metode, prandaj q\u00eb kur ishim f\u00ebmij\u00eb, ne jemi rritur me k\u00ebt\u00eb koncept. Por sigurisht jeta ka gjithmon\u00eb sfida dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme ku di\u00e7ka si kjo, pra si psikoterapia pozitive, \u00ebsht\u00eb e dobishme. Ne shpesh gjendemi n\u00eb situata ku nuk shohim m\u00eb shpres\u00eb, por t\u00eb menduarit sipas psikoterapis\u00eb pozitive na ka ndihmuar q\u00eb t\u2019ua dalim k\u00ebtyre sfidave ku jemi gjendur. <\/p>\n<p>Rudina Xhunga: Flasim pak p\u00ebr babain tuaj, i cili \u00ebsht\u00eb themeluesi i njohur i psikoterapis\u00eb pozitive. Ai \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb (shpreh ngush\u00ebllimet e mia). \u00c7far\u00eb po b\u00ebni ju? Jeni n\u00eb rrug\u00ebn e tij? Jeni i frym\u00ebzuar p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka ai b\u00ebri?<\/p>\n<p>Hamid Peseshkian: Po, si\u00e7 ju e shikoni, \u00e7dokush n\u00eb jet\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb udh\u00ebn e tij. Ne kemi nj\u00eb akademi t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare me baz\u00eb n\u00eb Gjermani, q\u00eb ka qendra n\u00eb rreth 20 vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Nj\u00eb prej tyre ekziston edhe n\u00eb Tiran\u00eb dhe njer\u00ebzit po trajnohen e po punojn\u00eb me an\u00eb t\u00eb metodologjis\u00eb s\u00eb psikoterapis\u00eb pozitive. <\/p>\n<p>Rudina Xhunga: \u201cPsikovampir\u00ebt\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i juaji, i cili flet p\u00ebr \u201cgrabit\u00ebsit e energjis\u00eb\u201d. Kush jan\u00eb ata e mbi t\u00eb gjitha kush jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshmit?<\/p>\n<p>Hamid Peseschkian: N\u00eb fakt t\u00eb gjith\u00eb ne kemi af\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb na marrin energjin\u00eb ton\u00eb, na e largojn\u00eb at\u00eb ndoshta edhe pa pasur kontakte me ta. Ata mund t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb na e marrin energjin\u00eb. Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb se, pse di\u00e7ka e till\u00eb na ndodh? Pse nj\u00eb njeri tjet\u00ebr ka fuqi kaq t\u00eb madhe ndaj nesh, sa t\u00eb na e marr\u00eb energjin\u00eb? P\u00ebr shembull, ti je duke q\u00ebndruar e qet\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb dhe hyn dikush q\u00eb papritur t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehesh e stresuar. K\u00ebta njer\u00ebz variojn\u00eb nga miqt\u00eb, familjar\u00ebt, koleg\u00ebt etj.<\/p>\n<p>Rudina Xhunga: Si mund ta kuptojm\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara se personi q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb psikovampir dhe mandej ta shp\u00ebtojm\u00eb veten nga energjia negative q\u00eb ai na jep? A jan\u00eb kaq t\u00eb rreziksh\u00ebm sa e kan\u00eb emrin?<\/p>\n<p>Hamid Peseschkian: \u00c7\u00ebshtja q\u00ebndron se energjia n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e kufizuar, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm koha jon\u00eb, por \u00ebsht\u00eb edhe energjia jon\u00eb e kufizuar. K\u00ebshtu, kur kemi nj\u00eb njeri me t\u00eb cilin duhet t\u00eb takohemi nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, por ai na merr gjith\u00eb energjin\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij takimi, at\u00ebher\u00eb realisht kemi nj\u00eb problem. Ose kur ju punoni 10 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, ndjeheni komode dhe kur shkoni n\u00eb sht\u00ebpi, pas 10 minutash ndjeheni t\u00eb lodhur e ju duket sikur gjith\u00eb energjia ju ka ikur, di\u00e7ka ka ndodhur. Prandaj mendoj se k\u00ebta psikovampir\u00eb jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr ne. Por ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si t\u2019i trajtosh k\u00ebta psikovampir\u00eb dhe aspekti kryesor \u00ebsht\u00eb s\u00eb pari t\u2019i identifikosh ata. Le t\u00eb themi q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb mask\u00eb ose kapele pas t\u00eb cilave fshihen dhe kjo m\u00eb ka ndihmuar n\u00eb fakt. Sa her\u00eb q\u00eb i kuptoj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur u vendos nj\u00eb tabel\u00eb n\u00eb ball\u00eb dhe e di: ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb psikovampir. K\u00ebshtu, kur i takoj ata, jam pak m\u00eb i kujdessh\u00ebm. Gj\u00ebja kryesore dhe koncepti n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb se zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u2019i heq\u00ebsh qafe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta psikovampir\u00eb, sepse n\u00ebse nj\u00eb psikovampir ka ikur, nj\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb vij\u00eb. Por aspekti pozitiv \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebta lloj psikovampir\u00ebsh m\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb identifikoj ata q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb s\u00eb shpejti rreth meje. Kjo m\u00eb ndihmon p\u00ebr t\u00eb kuptuar pse dikush ka k\u00ebt\u00eb lloj fuqie tek un\u00eb dhe n\u00eb momentin q\u00eb e identifikoj nj\u00eb person t\u00eb till\u00eb, praktikisht i bie q\u00eb jam b\u00ebr\u00eb imun n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si i trajtoj njer\u00ebzit e tjer\u00eb dhe merrem vesh me ta. <\/p>\n<p>Rudina Xhunga: A mund t\u00eb jen\u00eb psikovampir\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb t\u00eb dashur? <\/p>\n<p>Hamid Peseshkian: Ndonj\u00ebher\u00eb ata na duan m\u00eb shum\u00eb se sa duhet. Kryesisht duket sikur ndezin di\u00e7ka e cila ka qen\u00eb e p\u00ebrgjumur brenda nesh dhe menj\u00ebher\u00eb zgjohet. N\u00eb psikologji ne flasim p\u00ebr nj\u00eb konflikt baz\u00eb, i cili ka ekzistuar vite m\u00eb par\u00eb dhe vampiri thjesht n\u00eb at\u00eb sekond\u00eb shtyp butonin, dhe un\u00eb reagoj ndaj k\u00ebtij butoni. N\u00eb Gjermani ka qen\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i famsh\u00ebm q\u00eb titullohet \u201cMe nj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr gjith\u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb\u201d, por sigurisht zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb bashk\u00ebshort tjet\u00ebr, n\u00ebse ndryshimi nuk fillon nga vetja. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb kur disa njer\u00ebz duan t\u00eb heqin qafe psikovampir\u00ebt, por n\u00eb fakt duhet par\u00eb cili \u00ebsht\u00eb problemi q\u00eb kam un\u00eb, q\u00eb ky psikovampir shfaqet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rreth meje. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jam un\u00eb ai q\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebheq jet\u00ebn time e jo t\u00eb vendos\u00eb dikush tjet\u00ebr p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb ndjehem un\u00eb. <\/p>\n<p>Rudina Xhunga: At\u00ebher\u00eb ne arrijm\u00eb t\u00eb identifikojm\u00eb psikovampirin. Si do e prodhojm\u00eb kund\u00ebrhelmin? Ju p\u00ebrdorni pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb term n\u00eb librin tuaj. Kund\u00ebrhelm ndaj vetes, apo t\u00eb tjer\u00ebve?<\/p>\n<p>Hamid Peseshkian: Mendoj q\u00eb ka dy hapa. S\u00eb pari, ne marrim hapin e dyt\u00eb shum\u00eb her\u00ebt. Hapi i dyt\u00eb do t\u00eb ishte t\u00eb nd\u00ebrmerrnim disa gj\u00ebra praktike, p\u00ebr shembull si ta heqim qafe k\u00ebt\u00eb person, si t\u00eb minimizojm\u00eb kontaktet me k\u00ebta persona, apo gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Por gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb duhet par\u00eb realisht \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke th\u00ebn\u00eb ose menduar ky person p\u00ebr mua, sepse shpesh themi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem p\u00ebr mua, por p\u00ebr disa arsye psikovampiri e gjen q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem n\u00eb fakt. Por pasi e kam identifikuar at\u00eb nga vetja ime, n\u00ebp\u00ebrmjet librit, n\u00ebp\u00ebrmjet psikoterapis\u00eb apo psikologut, at\u00ebher\u00eb vjen faza e t\u00eb praktikuarit. P\u00ebr disa njer\u00ebz \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb trajtohen n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb grup. Le t\u00eb themi q\u00eb ju keni nj\u00eb teze apo gjyshe q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb grup, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, por n\u00ebse do t\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebtosh dhe t\u00eb rrish p\u00ebr dy jav\u00eb vet\u00ebm me t\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ty. Pra, shpesh k\u00ebto jan\u00eb ato hapat praktike q\u00eb vijn\u00eb n\u00ebse ne kemi qart\u00ebsuar aspektin psikologjik. <\/p>\n<p>Rudina Xhunga: Kush \u00ebsht\u00eb psikovampiri m\u00eb i rreziksh\u00ebm, ai i llojit v\u00ebrtet m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, q\u00eb na d\u00ebmton m\u00eb shum\u00eb e q\u00eb na merr m\u00eb shum\u00eb energji?<\/p>\n<p>Hamid Peseshkian: Kjo n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e mir\u00eb. Mendoj q\u00eb psikovampiri m\u00eb i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai t\u00eb cilin un\u00eb e perceptoj q\u00eb po m\u00eb v\u00eb n\u00eb diskutim mua si qenie njer\u00ebzore. Pra, pasi takohem me nj\u00eb person t\u00eb till\u00eb, i cili ndoshta m\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk jam i mir\u00eb profesionalisht, q\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj jet\u00ebn time, q\u00eb nuk jam nj\u00eb bashk\u00ebshort i mir\u00eb dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre, pra n\u00ebse m\u00eb v\u00eb n\u00eb diskutim t\u00ebr\u00eb qenien time si person, shpesh ai mund t\u00eb na \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje ku ndjejm\u00eb se nuk d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb m\u00eb. Por nj\u00eb tjet\u00ebr psikovampir i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb vetja jon\u00eb. Un\u00eb mund t\u00eb jem nj\u00eb person i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, por mund t\u00eb jem nj\u00eb person i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr veten time. Mund t\u00eb ngjaj\u00eb si paradoks, por un\u00eb nuk po jetoj vet\u00ebm me t\u00eb tjer\u00ebt, por edhe me veten time. P\u00ebr shembull, a e kritikoj un\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs veten time? A nuk jam n\u00eb gjendje ndoshta t\u00eb pranoj arritjet q\u00eb kam kryer n\u00eb jet\u00ebn time? Shpesh her\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqe sesa t\u00eb t\u00eb kritikojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Rudina Xhunga: Nd\u00ebrsa ju d\u00ebgjoj, mendoj se jam nj\u00eb psikovampire e mir\u00eb ndaj vetes sime (qesh).<\/p>\n<p>Hamid Peseshkian: Nj\u00eb zgjidhje e mir\u00eb p\u00ebr ta zbuluar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb: kur personi nuk ka frik\u00eb nga p\u00ebrgjigjja q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb pyes\u00ebsh njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb. Te pyes\u00ebsh p\u00ebr shembull partnerin, f\u00ebmij\u00ebt, miqt\u00eb si ndihen n\u00eb pranin\u00eb tuaj. T\u2019i pyes\u00ebsh: \u201cJu jap, apo ju marr energji\u201d? Por duhet t\u00eb jeni t\u00eb kujdessh\u00ebm, pasi shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb frik\u00eb prej nesh e nuk na japin p\u00ebrgjigjen e duhur e t\u00eb drejt\u00eb. Dhe ky\u00e7i p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebreflektimi. Mendoj se rreth 90% e popullat\u00ebs, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb vendet ku un\u00eb kam qen\u00eb, nuk reflektojn\u00eb rreth vetes s\u00eb tyre. Ata thon\u00eb se jeta \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, ose duhet t\u00eb m\u00eb pranoni ashtu si\u00e7 jam, kjo \u00ebsht\u00eb natyra ime etj. Por q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb pak m\u00eb thell\u00eb te problemi, marrim si shembull n\u00ebse un\u00eb do kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb martohesha me dik\u00eb si vetja ime. A do kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb punoja me nj\u00eb njeri si vetja ime n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kompani? <\/p>\n<p>Rudina Xhunga: Por njer\u00ebzit nuk i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto biseda, nuk i thon\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra kaq t\u00eb thjeshta. Njer\u00ebzit thon\u00eb gj\u00ebra kaq shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira: p\u00ebr luft\u00ebn, p\u00ebr kriz\u00ebn dhe nuk flasin p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb thjeshta, t\u00eb tipit kush jam un\u00eb p\u00ebr ty. <\/p>\n<p>Hamid Peseshkian: Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh, por kjo gj\u00eb fillon q\u00eb me shkollat, ku m\u00ebsojm\u00eb gjith\u00e7ka, p\u00ebrve\u00e7 gj\u00ebrave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore. Ne m\u00ebsojm\u00eb matematik\u00eb, gjuh\u00eb etj. Gj\u00ebja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse un\u00eb mendoj p\u00ebr veten time, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, sepse un\u00eb mund t\u00eb zbuloj di\u00e7ka e cila mua s\u2019do m\u00eb p\u00eblqej\u00eb, q\u00eb m\u00eb kthehet m\u00eb pas n\u00eb problem. Prandaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, se p\u00ebr veten t\u00ebnde. <\/p>\n<p>Rudina Xhunga: Komunikimi n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi. Si ju duken shqiptar\u00ebt me kaq pak njohje sa ju keni? A jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb komunikojn\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb zhurmojn\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb flasin, apo njer\u00ebz q\u00eb ul\u00ebrijn\u00eb?<\/p>\n<p>Hamid Peseschkian: Kjo \u00ebsht\u00eb hera ime e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por kam qen\u00eb tri her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb dhe jam ndar\u00eb tep\u00ebr i impresionuar nga njer\u00ebzit. Mendoj q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb k\u00ebt\u00eb kombinim t\u00eb disa aspekteve t\u00eb Lindjes e disa aspekte t\u00eb Per\u00ebndimit. Pra, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb komunikuesh\u00ebm, familja p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, ata kan\u00eb shum\u00eb kontakte, pin\u00eb shum\u00eb kafe e nga ana tjet\u00ebr puna p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb arritje. Pra, mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim unik nd\u00ebrmjet Per\u00ebndimit dhe Lindjes. <\/p>\n<p>Rudina Xhunga: Dhe kthehem p\u00ebrs\u00ebri te psikoterapia pozitive q\u00eb ju, si\u00e7 e p\u00ebrshkruani n\u00eb lib\u00ebr, e tregoni p\u00ebr nj\u00eb model balance. Pse ky model \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm? Pse ky model \u00ebsht\u00eb i k\u00ebshilluesh\u00ebm? \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb balanca?<\/p>\n<p>Hamid Peseschkian: Ideja kryesore \u00ebsht\u00eb se ekzistojn\u00eb kat\u00ebr aspekte n\u00eb jet\u00eb, ku ne mund t\u00eb vendosim energjin\u00eb ton\u00eb. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndeti yn\u00eb, s\u00eb dyti puna jon\u00eb, nj\u00eb prej tyre jan\u00eb miqt\u00eb tan\u00eb dhe familja jon\u00eb dhe tjetra \u00ebsht\u00eb pyetja: P\u00ebr \u00e7far\u00eb po e b\u00ebj un\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb? Zakonisht p\u00ebr familjen dhe edukimin ne mbitheksojm\u00eb nj\u00eb aspekt t\u00eb k\u00ebsaj, p\u00ebr shembull puna. Kam punuar gjith\u00eb dit\u00ebn, ma kan\u00eb \u00e7muar pun\u00ebn dhe kjo ec\u00ebn k\u00ebshtu p\u00ebr shum\u00eb vite me radh\u00eb. E pastaj di\u00e7ka ndodh n\u00eb pun\u00ebn time dhe e gjith\u00eb jeta ime shembet. Ose e gjith\u00eb energjia ime \u00ebsht\u00eb te f\u00ebmij\u00ebt dhe ata ikin pastaj diku, largohen. Ideja e ekuilibrit \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne duhet t\u00eb vendosim rreth 25% t\u00eb energjis\u00eb son\u00eb, jo t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb, n\u00eb secil\u00ebn nga k\u00ebto aspekte. Pra 25% e energjis\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin, pun\u00ebn, familjen dhe miqt\u00eb dhe 25% p\u00ebr t\u00eb reflektuar n\u00eb lidhje me jet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb menduar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Dhe k\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, ose m\u00eb tep\u00ebr imun\u00eb p\u00ebr ngjarje t\u00eb s\u00eb ardhmes. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb q\u00ebndrosh mbi kat\u00ebr k\u00ebmb\u00eb apo thjesht mbi nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Pa dyshim q\u00eb ekuilibri \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh kur ke kat\u00ebr k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Rudina Xhunga: Megjithat\u00eb, shpesh her\u00eb njer\u00ebzit zgjedhin t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Mbi cil\u00ebn k\u00ebmb\u00eb preferojn\u00eb ata t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb shpesh?<\/p>\n<p>Hamid Peseschkian: Varet nga kultura. Ne kemi b\u00ebr\u00eb v\u00ebzhgime n\u00eb rreth 25 kultura t\u00eb ndryshme dhe kemi zbuluar se n\u00eb kulturat per\u00ebndimore zakonisht njer\u00ebzit vler\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn dhe sh\u00ebndetin, k\u00ebshtu q\u00eb ata punojn\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn e m\u00eb pas preferojn\u00eb t\u00eb \u00e7lodhen. Nd\u00ebrsa n\u00eb kulturat orientale njer\u00ebzit vler\u00ebsojn\u00eb familjen, lidhjet e tyre dhe \u00e7\u00ebshtjen filozofike fetare dhe n\u00eb vendet q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb midis k\u00ebtyre t\u00eb dyjave njer\u00ebzit vler\u00ebsojn\u00eb zakonisht familjen dhe pun\u00ebn. <\/p>\n<p>Rudina Xhunga: A duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto vende apo kultura nga nj\u00ebra-tjetra dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb mbajtjen e k\u00ebsaj balance?<\/p>\n<p>Hamid Peseschkian: Mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo q\u00eb ju po thoni, sepse n\u00eb fakt, krejt papritur ne mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga secila kultur\u00eb. Pra, nj\u00eb aspekt i psikoterapis\u00eb pozitive \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb unitetin e shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb secila kultur\u00eb q\u00eb nuk e njeh \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb e mir\u00eb, pra nuk di nga pik\u00ebpamja se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsoj prej k\u00ebtyre kulturave p\u00ebr jet\u00ebn time. P\u00ebr shembull, gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim n\u00eb Tiran\u00eb kam diskutuar se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri njer\u00ebzit jan\u00eb duke punuar, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kan\u00eb kaq shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe, p\u00ebr t\u2019u takuar me nj\u00ebri-tjetrin. N\u00eb Gjermani kjo gj\u00eb nuk ndodh. <\/p>\n<p>Rudina Xhunga: Nd\u00ebrsa ju d\u00ebgjoj, un\u00eb shoh q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen, do t\u00eb doja t\u2019i n\u00ebnshtrohesha psikoterapis\u00eb pozitive. Por pyetja ime \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00eb ndihmonte mua psikoterapia? P\u00ebr t\u00eb m\u00eb rritur, sidomos vet\u00ebvler\u00ebsimin? (qesh)<\/p>\n<p>Hamid Peseshkian: Mendoj q\u00eb ju nuk keni nevoj\u00eb kaq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb (qesh), por mendoj q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb realisht kan\u00eb. Mir\u00ebpo do t\u00eb thosha q\u00eb ne e marrim vler\u00ebsimin ton\u00eb nga kat\u00ebr burime: nga trupi, nga paraqitja e jashtme, nga puna, nga familja dhe miqt\u00eb e ndoshta edhe nga besimi fetar dhe koncepti p\u00ebr jet\u00ebn. Por zakonisht ndodh q\u00eb ne zhvillojm\u00eb nj\u00eb frik\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt potenciali im nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar si duhet. K\u00ebshtu, duke zhvilluar m\u00eb shum\u00eb aspekte, kemi m\u00eb shum\u00eb shtylla t\u00eb cilat na japin vet\u00ebvler\u00ebsim, q\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vet\u00ebvler\u00ebsimin ton\u00eb m\u00eb tej dhe m\u00eb pas vjen dikush si psikovampiri dhe kritikon pun\u00ebn time p\u00ebr shembull, dhe pastaj nuk kam m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb v\u00eb n\u00eb diskutim jet\u00ebn time, pasi kam burime t\u00eb tjera q\u00eb mb\u00ebshtesin vet\u00ebvler\u00ebsimin tim.<\/p>\n<p>Rudina Xhunga: Ishte k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb mund\u00ebm t\u00eb flisnim p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb bukura, p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb mund t\u2019i ndihmojn\u00eb njer\u00ebzit. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb zbulojn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn te vetja, apo jo? Dhe jeta do t\u00eb ishte m\u00eb e mir\u00eb pa luft\u00ebra pastaj.<\/p>\n<p>Hamid Peseschkian: Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye pse kjo metod\u00eb \u00ebsht\u00eb prezantuar n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 70 vende. Nga nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument profesional, nga ana tjet\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz e kan\u00eb gjetur at\u00eb shum\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr jet\u00ebn e tyre dhe shpesh ne e p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb trajnojm\u00eb njer\u00ebz q\u00eb u p\u00ebrkasin institucioneve qeveritare, n\u00eb shkolla, m\u00ebsues\u00eb, klient\u00eb etj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>06.07.2010 Intervist\u00eb ekskluzive me Dr. Hamid Peseschkian, psikoterapist, autor i librit \u201cPsikovampir\u00ebt\u201d Rudina Xhunga: N\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si kudo n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb koha e stresit, e krizave dhe p\u00ebr to flitet me shumic\u00eb. N\u00eb ver\u00eb k\u00ebto duket sikur shtohen. Libri juaj, \u201cPsikovampir\u00ebt\u201d, tregon edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u00eb trajtohen probleme t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Hamid [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3216","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Psikovampir\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na marrin energjin\u00eb pozitive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Psikovampir\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na marrin energjin\u00eb pozitive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"06.07.2010 Intervist\u00eb ekskluzive me Dr. Hamid Peseschkian, psikoterapist, autor i librit \u201cPsikovampir\u00ebt\u201d Rudina Xhunga: N\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si kudo n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb koha e stresit, e krizave dhe p\u00ebr to flitet me shumic\u00eb. N\u00eb ver\u00eb k\u00ebto duket sikur shtohen. Libri juaj, \u201cPsikovampir\u00ebt\u201d, tregon edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u00eb trajtohen probleme t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Hamid [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-06T17:45:50+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Psikovampir\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na marrin energjin\u00eb pozitive\",\"datePublished\":\"2010-07-06T17:45:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\\\/\"},\"wordCount\":3066,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\\\/\",\"name\":\"Psikovampir\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na marrin energjin\u00eb pozitive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-07-06T17:45:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Psikovampir\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na marrin energjin\u00eb pozitive\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Psikovampir\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na marrin energjin\u00eb pozitive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Psikovampir\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na marrin energjin\u00eb pozitive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"06.07.2010 Intervist\u00eb ekskluzive me Dr. Hamid Peseschkian, psikoterapist, autor i librit \u201cPsikovampir\u00ebt\u201d Rudina Xhunga: N\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si kudo n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb koha e stresit, e krizave dhe p\u00ebr to flitet me shumic\u00eb. N\u00eb ver\u00eb k\u00ebto duket sikur shtohen. Libri juaj, \u201cPsikovampir\u00ebt\u201d, tregon edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u00eb trajtohen probleme t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Hamid [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-06T17:45:50+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Psikovampir\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na marrin energjin\u00eb pozitive","datePublished":"2010-07-06T17:45:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/"},"wordCount":3066,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/","name":"Psikovampir\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na marrin energjin\u00eb pozitive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-07-06T17:45:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/psikovampire-jane-njerezit-qe-na-marrin-energjine-pozitive\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Psikovampir\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na marrin energjin\u00eb pozitive"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3216"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3216\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}