{"id":3180,"date":"2010-07-03T08:51:13","date_gmt":"2010-07-03T07:51:13","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3180"},"modified":"2010-07-03T08:51:13","modified_gmt":"2010-07-03T07:51:13","slug":"plaget-e-zeza-te-jugut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/","title":{"rendered":"Plag\u00ebt e zeza t\u00eb Jugut"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\" border=\"0\" alt=\"Ardian Klosi\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>Ardian Klosi<\/strong>, <em>02.07.2010<\/em><\/p>\n<p>Pas pes\u00eb vjet\u00ebsh kthehesha n\u00eb zon\u00ebn naft\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb Patos-Marinz\u00ebs ku dikur kishim xhiruar p\u00ebr filmin dokumentar &#8220;Gji i kalt\u00ebr, gji i zi&#8221; pamje nga ndotja e tok\u00ebs dhe e uj\u00ebrave prej derdhjeve shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb naft\u00ebs. K\u00ebt\u00eb her\u00eb m\u00eb interesonin ve\u00e7an\u00ebrisht f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe sa i ndiejn\u00eb ata efektet e ndotjes, q\u00eb me sa dinim nuk dukej t\u00eb qe pak\u00ebsuar nga projekte a aksione t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Vajtja n\u00eb vend ishte e domosdoshme edhe pse nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebsoje gj\u00eb nga institucione qendrore, nga mjek\u00eb t\u00eb specializuar n\u00eb Tirana e n\u00eb Fier p\u00ebr gjendjen konkrete si te t\u00eb rriturit ashtu edhe te f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb tranzicionit askush n\u00eb vend nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb studim p\u00ebr pasojat e ndotjes masive t\u00eb tok\u00ebs dhe uj\u00ebrave nga nafta, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb gazit natyror mbi sh\u00ebndetin e njeriut. Alma e Dashamir Banaj, mjek\u00eb n\u00eb Fier, tregojn\u00eb se kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb para af\u00ebr 2 vjet\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb projekt holandez q\u00eb interesohej pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Patos-Marinz\u00ebs.<\/p>\n<p>Grupi i tyre kishte punuar p\u00ebr af\u00ebr 3 muaj n\u00eb disa fshatra, ku u mblodh\u00ebn kampion\u00eb t\u00eb ushqimeve t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb ujit, u vler\u00ebsuan statistika nga nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebsh q\u00eb shfaqnin drejtp\u00ebrdrejt ose t\u00ebrthorazi shenja helmimi ose nd\u00ebrlikime s\u00ebmundjesh. Projekti ishte financuar nga BE p\u00ebr t&#8217;iu paraqitur Ministris\u00eb shqiptare t\u00eb Mjedisit. Vet\u00eb mjek\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs nuk kishin asnj\u00eb dijeni p\u00ebr p\u00ebrfundimet e tij.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jugu_plage.jpg\" border=\"0\" alt=\"Plag\u00ebt e jugut\" width=\"300\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sikurse shpjegon dr. Sk\u00ebnder Sk\u00ebnderaj n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00ebri nga specialist\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr s\u00ebmundjet profesionale, n\u00eb vendin ton\u00eb nuk b\u00ebhen studime p\u00ebr lidhjen e ndotjes n\u00eb mjedis me sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve. Tre studimet e fundit, p\u00ebr zonat e Porto Romanos, t\u00eb Elbasanit (ndotja e Metalurgjikut) dhe p\u00ebr ndotjen nga trafiku i Tiran\u00ebs jan\u00eb botuar n\u00eb vitin 2005, si libra p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb brendsh\u00ebm nga ministria e Mjedisit. &#8220;Jan\u00eb studime tep\u00ebr t\u00eb shtrenjta, k\u00ebrkojn\u00eb aparatura t\u00eb ve\u00e7anta, investim t\u00eb madh n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb njer\u00ebz&#8221;, thot\u00eb dr. Sk\u00ebnderaj.<\/p>\n<p>Takimi me mjek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Fier nuk t\u00eb \u00e7on asnj\u00eb hap m\u00eb tej, sepse sado q\u00eb kan\u00eb vazhdimisht n\u00eb praktik\u00ebn e p\u00ebrditshme pacient\u00eb me fenol\u00eb n\u00eb gjak, me astma ose bronkite kronike, me tumore m\u00eb t\u00eb shpeshta n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, askush nuk t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb t\u00eb sakt\u00eb. Natyrisht, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, pse asnj\u00eb institucion n\u00eb qend\u00ebr ose n\u00eb rreth nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr t\u00eb mbledhur statistika dhe p\u00ebr t&#8217;i vler\u00ebsuar ato. Por, edhe pse jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar, n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta vite jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mosbesues dhe s&#8217;kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb japin ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; &#8220;Pyet tek Avaro-shp\u00ebtimi, m\u00eb thot\u00eb nj\u00ebri prej tyre, ata jan\u00eb sektori i Albpetrolit q\u00eb duhet t\u00eb shmangin rreziqet nga ndotja&#8221;. Mezi e ngulita k\u00ebt\u00eb em\u00ebr: Avaro-shp\u00ebtimi. Zyrat i kishin n\u00eb hyrje t\u00eb qytetit t\u00eb Patosit. Mesazhi q\u00eb shp\u00ebrndanin drejtori dhe mjeku i k\u00ebtij sektori, pjes\u00eb e Albpetrolit, ishte optimist. Prej koh\u00ebsh, rastet e helmimit kishin ardhur n\u00eb zbritje, vitin e fundit nuk kishin pasur thuajse fare. Statistika dhe vler\u00ebsime s\u00ebmundjesh nuk dispononin. Ekipi i tyre p\u00ebr ruajtjen dhe pastrimin e mjedisit p\u00ebrb\u00ebhej nga 100 vet\u00eb. Koh\u00ebt e fundit ishte pastruar nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e territorit dhe naft\u00eb nuk derdhej m\u00eb n\u00eb lumenj e kanale. K\u00ebt\u00eb ver\u00eb plazhi i Semanit \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr, m\u00eb tha mjeku i Avaros.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes kishte ndikuar marrja e shumic\u00ebs s\u00eb puseve n\u00eb zon\u00ebn e Patos-Marinz\u00ebs nga firma kanadeze Bankers q\u00eb nuk e derdhte m\u00eb naft\u00ebn n\u00eb mjedis. &#8211; Sa punonj\u00ebs ka sot Albpetroli, pyeta. &#8211; Rreth 4000 vet\u00eb. &#8211; E sa ka pasur m\u00eb par\u00eb? &#8211; Ehu, dikur ishin mbi 20.000 vet\u00eb&#8230; Epo natyrisht q\u00eb do pak\u00ebsohen rastet e helmimit, ve\u00e7 pak dit\u00eb m\u00eb pare kisha d\u00ebgjuar edhe p\u00ebr dhjet\u00ebra punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj firme shtet\u00ebrore t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb asistenc\u00eb n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb. &#8211; Sa koh\u00eb keni q\u00eb jeni krijuar si qend\u00ebr shp\u00ebtimi? &#8211; 3 muaj&#8230;<\/p>\n<p>U largova me pyetjen ngulmuese n\u00eb kok\u00eb q\u00eb si kishte mund\u00ebsi t\u00eb kishte ndodhur pastrim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm territori, pastrim lumenjsh dhe plazhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr. Nafta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u larguar nga toka, pa folur p\u00ebr uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsore, sidomos n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku \u00ebsht\u00eb derdhur prej dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebsh. Sapo kalon fshatin Zharr\u00ebz dhe i drejtohesh Marinz\u00ebs dhe Belin\u00ebs bindesh p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: nuk pash\u00eb ndryshim nga 5 vjet m\u00eb par\u00eb. Bari ka k\u00ebtu nj\u00eb ngjyr\u00eb midis s\u00eb gjelbr\u00ebs dhe t\u00eb zez\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb rreze 8-10 metra larg puseve t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb ngecura ose n\u00eb gjendje pune, ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb i zi.<\/p>\n<p>Ndryshimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb puset skeletore t\u00eb Albpetrolit jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar shum\u00ebkund nga puset e pastra cilindrike t\u00eb kompanis\u00eb kanadeze. Rreth k\u00ebtyre derdhje nafte nuk shikon. Por pellgjet q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb kan\u00eb pamjen e liqeneve t\u00eb vogla me naft\u00eb, jan\u00eb aty ku i kishim l\u00ebn\u00eb. Me sa kuptohet, firma Bankers interesohet vet\u00ebm p\u00ebr territorin e ngusht\u00eb rreth nj\u00eb pusi por jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh me zon\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb kalon kanali i Ngjal\u00ebs i cili e shkarkon uj\u00ebt e vet drejt e n\u00eb Adriatik pak m\u00eb posht\u00eb derdhjes s\u00eb Semanit.<\/p>\n<p>Uji i tij ishte si gjithmon\u00eb i ngopur me pllangat e naft\u00ebs t\u00eb cilat n\u00ebn rrezet e diellit marrin ngjyrat e ylberit. Nga 100 mjedisor\u00ebt e Avaros asnj\u00eb gjurm\u00eb. Kuptova q\u00eb ata t\u00eb dy kishin luajtur teat\u00ebr. Midis fshatrave Marin\u00ebz e Belin\u00eb po asfaltohet rruga lidh\u00ebse, sikurse \u00ebsht\u00eb lidhur nga ana tjet\u00ebr Belina me rrug\u00ebn kryesore Fier-Roskovec.<\/p>\n<p>I vetmi p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb pamjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb zon\u00ebs. V\u00ebrejm\u00eb q\u00eb aty ku hapen katror\u00ebt p\u00ebr shtrimin e rrug\u00ebs dheu \u00ebsht\u00eb i zi n\u00eb ngjyr\u00eb hiri, shenj\u00eb q\u00eb n\u00ebntoka k\u00ebtu, bashk\u00eb me uj\u00ebrat q\u00eb rrjedhin n\u00ebp\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb e ngopur me naft\u00eb p\u00ebr shekujt q\u00eb do vijn\u00eb. Jo 100 po as 100.000 nga Avaro-shp\u00ebtimi nuk e heqin dot.<\/p>\n<p>Sa hyjm\u00eb n\u00eb fshatin Belin\u00eb na del p\u00ebrpara nj\u00eb karroc\u00eb me tre f\u00ebmij\u00eb sip\u00ebr, ai m\u00eb i madhi, si nja dymb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 mban fort frer\u00ebt e kalit t\u00eb bardh\u00eb me pikla t\u00eb zeza. F\u00ebmij\u00ebt k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb shikojn\u00eb drejt e n\u00eb sy, kan\u00eb nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb d\u00eblir\u00eb, flok\u00ebt shpesh t\u00eb verdh\u00eb n\u00eb g\u00ebshtenj\u00eb t\u00eb \u00e7el\u00ebt, fytyr\u00ebn me quka. Po t&#8217;i harrosh derdhjet e naft\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, t\u00eb mbyll\u00ebsh edhe hund\u00ebt nga era e r\u00ebnd\u00eb e squfurit dhe benzenit, jan\u00eb fshatra t\u00eb bukura, me shum\u00eb t\u00eb mbjella, pem\u00eb, gjelb\u00ebrim.<\/p>\n<p>Aty pas fshatit kalon lumi Seman, p\u00ebr bostanet thon\u00eb se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e m\u00eb t\u00eb \u00ebmblit n\u00eb gjith\u00eb Myzeqen\u00eb. Djali t\u00ebrheq edhe nj\u00eb her\u00eb frer\u00ebt e kalit, i bezdisur nga fotografimi, karroca futet n\u00eb oborrin e prind\u00ebrve. N\u00eb kopshtet e nj\u00eb numri sht\u00ebpish sheh puse t\u00eb braktisura nafte. Pak m\u00eb tutje n\u00eb drejtim t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb shfryt\u00ebzimit kullotin lop\u00eb mu aty ku bari \u00ebsht\u00eb i zi, n\u00eb nj\u00eb kanal ku rrjedh m\u00eb shum\u00eb naft\u00eb sesa uj\u00eb, lloko\u00e7iten rosa. Askush nuk e di p\u00ebrmbajtjen e squfurit ose t\u00eb karboneve n\u00eb qum\u00ebshtin e lop\u00ebve ose vez\u00ebt e rosave, ndoshta vet\u00ebm holandez\u00ebt e parvjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, mjek\u00ebt e k\u00ebsaj zone duken njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrkushtuar, ata i njohin me em\u00ebr thuajse gjith\u00eb banor\u00ebt dhe problemet e tyre sh\u00ebndet\u00ebsore. M\u00ebsojm\u00eb se s\u00ebmundjet kryesore q\u00eb lidhen me ndotjen e ambientit jan\u00eb fenol\u00ebt (karboni) n\u00eb gjak, astma dhe bronkitet kronike, hepatitet; nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb duket se kan\u00eb rastet e shpeshta t\u00eb kancereve t\u00eb gjirit te grat\u00eb, skizofrenit\u00eb dhe depresionet, vet\u00ebm nga k\u00ebta 11 raste n\u00eb dy fshatra. N\u00eb Belin\u00eb dhe Sheqisht\u00eb nj\u00ebri mjek ka regjistruar nga viti 2002 deri m\u00eb sot 84 raste t\u00eb karbonit n\u00eb gjak, me denduri m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vitet 2006 &#8211; 2009.<\/p>\n<p>Fenol\u00ebt n\u00eb gjak shkaktojn\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb mushk\u00ebrive, t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb, por edhe t\u00eb sistemit kardiovaskular dhe atij nervor. Nga shifrat kuptojm\u00eb se efektet e ndotjes nuk vijn\u00eb thjesht pse nafta rri e shp\u00ebrhapur mbi tok\u00eb, por p\u00ebrmes gazrave q\u00eb inhalohen rregullisht ose ushqimeve &#8211; uji vjen me uj\u00ebsjell\u00ebs nga vend tjet\u00ebr. Puset moderne kanadeze q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb past\u00ebr n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb kullimeve t\u00eb naft\u00ebs, por ato kan\u00eb nga nj\u00eb tub t\u00eb shkurt\u00ebr 2 met\u00ebrsh q\u00eb e nxjerr t\u00eb papenguar gazin natyror n\u00eb ambient.<\/p>\n<p>Dikur n\u00eb koh\u00ebt e socializmit (t\u00eb vjetrit k\u00ebndej, doktor\u00eb e inxhinier\u00eb nafte, pun\u00ebtor\u00eb e fshatar\u00eb e kujtojn\u00eb me nostalgji) n\u00eb Patos-Marin\u00ebz gazi natyror mblidhej n\u00eb tubacione dhe sh\u00ebrbente nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr ngrohje e gatim n\u00eb familje. Tepricat i nxirrnin dhe i digjini maj\u00eb disa oxhak\u00eb t\u00eb lart\u00eb &#8220;q\u00eb e b\u00ebnin qiellin net\u00ebve flak\u00eb&#8221;. Kurse sot n\u00eb shum\u00eb dit\u00eb e net t\u00eb vitit nuk hap dot dritaret nga era e r\u00ebnd\u00eb e gazit.<\/p>\n<p>Jo pa v\u00ebshtir\u00ebsi mund\u00ebm t\u00eb gjejm\u00eb pas disa udh\u00ebtimeve n\u00eb zonat e prekura edhe studimin me titull &#8220;Plan i integruar veprimi mjedisor dhe sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr zon\u00ebn naft\u00ebmbajt\u00ebse Patos-Marin\u00ebz&#8221; q\u00eb studioja holandeze &#8220;Royal Haskoning&#8221; i ka paraqitur Ministris\u00eb son\u00eb t\u00eb Mjedisit m\u00eb 23 maj 2008. Aty nj\u00eb num\u00ebr shifrash dhe vler\u00ebsimesh konfirmojn\u00eb ato q\u00eb mund\u00ebm t\u00eb v\u00ebrenim me sy t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsonim nga bisedat me njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Gjendja e tok\u00ebs dhe uj\u00ebrave n\u00eb zonat e shfryt\u00ebzimit t\u00eb naft\u00ebs cil\u00ebsohet si katastrofike. Jan\u00eb mbi 150 pellgje mbitok\u00ebsore me naft\u00eb t\u00eb hedhur, me nj\u00eb trash\u00ebsi 0,5-1 m. Nafta e derdhur gjithsej llogaritet t\u00eb jet\u00eb 518.000 m3 n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 950.000 m2. Lumi i Semanit \u00ebsht\u00eb i ndotur n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi prej 45 km, Gjanica n\u00eb 12 km, Kanali i Ngjal\u00ebs n\u00eb 27 km. Shqet\u00ebsimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia e ajrit. Vet\u00ebm pak matje kishin mjaftuar p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb koncentrime t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb benzolit dhe sulfurit t\u00eb hidrogjenit n\u00eb aj\u00ebr; t\u00eb dyja k\u00ebto substanca njihen si shkaktar\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb l\u00ebkur\u00eb, mushk\u00ebri, tumoreve, s\u00ebmundjeve t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>Benzeni shkakton ve\u00e7 k\u00ebtyre, sipas nj\u00eb studimi t\u00eb fundit t\u00eb profesor\u00ebve amerikan\u00eb K. Burns dhe M. R. Harbut (http:\/\/www.atsdr.cdc.gov\/csem\/benzene\/physiologic_effects.html), edhe depresione t\u00eb sistemit nervor qendror. N\u00eb studimin holandez p\u00ebr zon\u00ebn e Patos-Marinz\u00ebs nuk jepen shifra konkrete, por konstatohet pas nj\u00eb krahasimi mes banor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb fshati n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb fshati tjet\u00ebr pak m\u00eb larg, por jo n\u00eb zon\u00eb shfryt\u00ebzimi t\u00eb naft\u00ebs, se t\u00eb tria k\u00ebto grupe s\u00ebmundjesh: astmat dhe bronkitet kronike, tumoret dhe s\u00ebmundjet e gjakut jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta n\u00eb fshatin e zon\u00ebs s\u00eb shfryt\u00ebzimit sesa n\u00eb tjetrin jasht\u00eb k\u00ebsaj zone.<\/p>\n<p>Pasi jep fare pak shifra konkrete studimi vijon me rekomandime p\u00ebr Ministrin\u00eb e Mjedisit dhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb veprimit ekonomik-mjedisor p\u00ebr nj\u00eb plan pastrimi t\u00eb zon\u00ebs. E gjitha i ngjan nj\u00eb utopie t\u00eb hedhur n\u00eb fraza t\u00eb rregullta, asaj q\u00eb gjerman\u00ebt e quajn\u00eb muzik\u00eb e s\u00eb ardhmes. Autor\u00ebt i japin m\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb firm\u00ebs s\u00eb huaj merita q\u00eb ajo s&#8217;i ka, kur pohojn\u00eb se &#8220;punon brenda standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare&#8221; (\u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Bankers ajo q\u00eb prej 6 vjet\u00ebsh e ndot ajrin me gaz natyror t\u00eb pafiltruar), nga ana tjet\u00ebr nuk shohin se situata \u00ebsht\u00eb e ngecur keq.<\/p>\n<p>P\u00ebr derdhjet e naft\u00ebs n\u00eb vite nga nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, p\u00ebrgjegj\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shteti shqiptar dhe nuk mund t\u00eb presim q\u00eb nj\u00eb firm\u00eb e huaj q\u00eb ka ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb fitimin e vet t\u00eb past\u00ebr t\u00eb luaj\u00eb rolin e bamir\u00ebsit dhe t\u00eb pastroj\u00eb hauret e tjetrit. Kalimi i puseve t\u00eb Albpetrolit te Bankersi n\u00ebnkupton vet\u00ebm ndryshim t\u00eb shfryt\u00ebzuesit dhe nj\u00eb shfryt\u00ebzim m\u00eb t\u00eb mire n\u00eb t\u00eb ardhmen, por jo ndonj\u00eb aksion pastrimi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kontaminuar nd\u00ebrkaq.<\/p>\n<p>Ai s&#8217;mund t\u00eb jet\u00eb edhe kalim p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr nj\u00eb ndotje q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb si nj\u00eb plag\u00eb e zez\u00eb nga kodrat e Mallakastr\u00ebs-Roskovecit-Beratit n\u00ebp\u00ebr fushat e Ku\u00e7ov\u00ebs dhe Patos-Marinz\u00ebs, lugin\u00ebn e Gjanic\u00ebs deri n\u00eb detin Adriatik. P\u00ebr sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve dhe mjedisit n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb p\u00ebrgjigjet drejtp\u00ebrdrejt vet\u00ebm shteti shqiptar me ministrit\u00eb dhe institucionet e tjera t\u00eb tij n\u00eb qend\u00ebr dhe n\u00eb baz\u00eb. Privatizimet n\u00eb sektorin e naft\u00ebs po e tregojn\u00eb qart\u00eb se s&#8217;p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb zgjidhje p\u00ebr plag\u00ebn e hapur prej koh\u00ebsh, p\u00ebrkundrazi ato ngjajn\u00eb si nj\u00eb alibi e shtetit. Kombinati i p\u00ebrpunimit t\u00eb thell\u00eb t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Ballsh (rafineria) ka dy vjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb privatizuar te firma &#8220;Ta\u00e7i&#8221;.<\/p>\n<p>Ai punon me t\u00eb nj\u00ebjtat impiante ndot\u00ebse t\u00eb amortizuara si dhe m\u00eb par\u00eb. M\u00ebsojm\u00eb k\u00ebtu se mbeturinat vazhdojn\u00eb t\u00eb derdhen t\u00eb pafiltruara n\u00eb Gjanic\u00eb. Qytetar\u00ebt e Ballshit kan\u00eb t\u00eb vetmin leht\u00ebsim q\u00eb ky kombinat punon vet\u00ebm pak muaj n\u00eb vit, pasi n\u00eb dit\u00ebt kur punon, era e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb p\u00ebrhap mbi qytet \u00ebsht\u00eb e padurueshme. Edhe te pun\u00ebtor\u00ebt e mbetur k\u00ebtu regjistrohen t\u00eb nj\u00ebjtat s\u00ebmundje kronike si n\u00eb zon\u00ebn e Patos-Marinz\u00ebs. Nuk ka pak koh\u00eb q\u00eb me dhjet\u00ebra banor\u00eb t\u00eb Ballshit u helmuan, si\u00e7 than\u00eb, nga uji i pijsh\u00ebm. Sado q\u00eb ky uj\u00eb vjen prej rezervuarit t\u00eb Po\u00e7emit, n\u00ebp\u00ebr linj\u00ebn e ngritur p\u00ebr rafinerin\u00eb, lind pyetja: pse pik\u00ebrisht n\u00eb Ballsh?<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb njer\u00ebzit k\u00ebtu jan\u00eb m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm, m\u00eb pak imun\u00eb ndaj s\u00ebmundjeve? F\u00ebmij\u00ebve q\u00eb rriten n\u00eb k\u00ebto an\u00eb nuk u intereson aspak n\u00ebse p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e shtetit ton\u00eb ose e firmave private, t\u00eb huaja ose shqiptare q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga privatizimet. Madje, atyre ndoshta nuk u b\u00ebn ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje q\u00eb rriten n\u00eb zone t\u00eb ndotur. Duken t\u00eb lumtur, luajn\u00eb si gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb, jan\u00eb edhe t\u00eb veshur past\u00ebr, vajzat me fustane t\u00eb bardha dhe flok\u00ebt e krehur bukur, djemt\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe energjik\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje, n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me bi\u00e7ikleta, mbi karrocat e tyre. Edhe mjeku i familjes nuk ka shum\u00eb raste me s\u00ebmundje kronike: 4 astmatik\u00eb n\u00eb dy fshatra, nj\u00eb num\u00ebr anemish (t\u00eb fituara), tri raste epilepsie, ekzema t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs e t\u00eb syve etj.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse edhe k\u00ebto jan\u00eb shum\u00eb, \u00e7\u00ebshtja kryesore \u00ebsht\u00eb: \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb pas me f\u00ebmij\u00ebt e k\u00ebtush\u00ebm? S\u00ebmundjet e shkaktuara nga nj\u00eb mjedis i till\u00eb i ndotur nuk jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb shfaqen aty p\u00ebr aty, hiq fenol\u00ebt n\u00eb gjak ose acarimet e l\u00ebkur\u00ebs; po \u00e7&#8217;vler\u00eb ka nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri pa s\u00ebmundje, kur n\u00eb moshat 30 e 40-vje\u00e7are fillojn\u00eb e shfaqen s\u00ebmundjet kronike t\u00eb mushk\u00ebrive, tumoret e gjirit ose t\u00eb kock\u00ebs, depresionet dhe skizofrenit\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta se gjetiu? Informacioni fatal merret ndoshta edhe me qum\u00ebshtin q\u00eb pihet ose me vez\u00ebt q\u00eb hahen n\u00eb m\u00ebngjes, ai akumulohet sa her\u00eb q\u00eb thith ajrin e r\u00ebnduar me benzol, sidomos n\u00eb dit\u00ebt e nxehta t\u00eb ver\u00ebs dhe ato pa er\u00eb t\u00eb dimrit dhe rri n\u00eb prit\u00eb si mallkim p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e thell\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb sa fiziologjike aq dhe psikologjike. Drejtuesi i UNICEF-it p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, z. Detlef Palm, thot\u00eb se &#8220;f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb gjithmon\u00eb disa p\u00ebrjetime ky\u00e7e, t\u00eb cilat b\u00ebhen m\u00eb pas vendimtare p\u00ebr jet\u00ebn. N\u00ebse f\u00ebmija rritet n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb ndotur, n\u00ebse n\u00eb familjen e tij n\u00ebna ose babai do t\u00eb goditen nga s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda sikurse jan\u00eb tumoret, kjo do t\u00eb jet\u00eb me efekt t\u00eb thell\u00eb n\u00eb psikologjin\u00eb e tij. Kur d\u00ebgjon t\u00eb flitet k\u00ebtu p\u00ebr ndotje t\u00eb ambientit, at\u00ebher\u00eb kjo b\u00ebhet gjithmon\u00eb n\u00eb lidhje me ndotjen e plazheve, me d\u00ebmin ekonomik q\u00eb shkakton mosardhja e turist\u00ebve.<\/p>\n<p>Shum\u00eb pak p\u00ebrmendet vet\u00eb d\u00ebmi ekologjik, d\u00ebmet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe psikologjike te vet\u00eb banor\u00ebt&#8230; E dim\u00eb se efektet e ndotjes s\u00eb mjedisit shfaqen nganj\u00ebher\u00eb te njeriu pas disa dekadash. Por kjo nuk mund ta shmang\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb matje q\u00eb tani, sepse ka tregues t\u00eb qart\u00eb, substance toksike q\u00eb shprehen n\u00eb shifra; e dim\u00eb q\u00eb p.sh., t\u00eb rriturit plumbin e absorbojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb se f\u00ebmija q\u00eb ka n\u00eb mosh\u00ebn e rritjes nj\u00eb metaboliz\u00ebm tjet\u00ebr dhe mund ta thith\u00eb e depozitoj\u00eb at\u00eb n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha&#8221;.<\/p>\n<p>Ndotja e shkaktuar nga shfryt\u00ebzimi barbar i naft\u00ebs mbi nj\u00eb territor kaq t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Myzeqes\u00eb dhe n\u00eb rrjedhat ujore q\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb p\u00ebr t&#8217;u derdhur n\u00eb Adriatik p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb p\u00ebrmasave komb\u00ebtare. Ajo mund t\u00eb mposhtet vet\u00ebm me nj\u00eb strategji komb\u00ebtare. M\u00ebnyra si kan\u00eb vepruar deri tani me t\u00eb qeverit\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht e kund\u00ebrta: mungesa e nj\u00eb strategjie.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb e ngjashme me veprimin ose mosveprimin n\u00eb plag\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb i kan\u00eb hapur veprimtarit\u00eb industriale vendit: n\u00eb ish-fabrik\u00ebn e PVC n\u00eb Vlor\u00eb shllami i ngopur me zhiv\u00eb nuk u hoq, por territori iu dha firm\u00ebs italiane Petrolifera q\u00eb ve\u00e7 sa e shtyu at\u00eb n\u00eb det ose i hodhi p\u00ebrsip\u00ebr beton p\u00ebr t\u00eb ngritur portin e saj t\u00eb naft\u00ebs; n\u00eb Porto Romano nuk hiqen kimikatet q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb rriturve me linden e krom, por jepet territori q\u00eb Eneli t\u00eb ngrej\u00eb megatecet e tij. N\u00eb Patos-Marin\u00ebz, Ku\u00e7ov\u00eb, Mallakast\u00ebr lejohet degradimi i Albpetrolit me ndotje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb mjedisit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb privatizim sa m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb dyshimt\u00eb, ku kostoja mjedisore p\u00ebr privatin \u00ebsht\u00eb zero.<\/p>\n<p>Por e p\u00ebrs\u00ebrisim se heqja nga pron\u00ebsia n\u00eb k\u00ebto raste nuk mund t\u00eb jet\u00eb heqje e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Banor\u00ebt e k\u00ebtyre zonave, sidomos f\u00ebmij\u00ebt, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn sa t\u00eb natyrshme aq dhe t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. Vet\u00ebm autoritetet qendrore, bashkiake, komunale mund ta mbik\u00ebqyrin at\u00eb. Kur nuk e b\u00ebjn\u00eb, nuk mund t\u00eb quhen m\u00eb mbrojt\u00ebs t\u00eb mjedisit dhe sh\u00ebndetit, por rrezik p\u00ebr mjedisin dhe sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve, nuk jan\u00eb m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb interesave t\u00eb tyre por kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre interesave dhe p\u00ebrfitues p\u00ebr interes t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebtu, te p\u00ebrmbysja e k\u00ebtij raporti, mund t\u00eb fillonte ndryshimi i madh, q\u00eb sot duket krejt utopik. Por, pavar\u00ebsisht nga kjo, mund t\u00eb merren masa emergjente: t\u00eb ndalohen urgjentisht emetimet e gazit natyror n\u00eb aj\u00ebr, t&#8217;u vihen kompanive shfryt\u00ebzuese kushte t\u00eb r\u00ebnda. Duhen m\u00ebnjanuar sa m\u00eb par\u00eb qindrat e pellgjeve t\u00eb naft\u00ebs mbi terren dhe derdhjet n\u00eb kanale e lumenj.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb fillonte pa u ngat\u00ebrruar n\u00eb studime dhe analiza t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb do t\u00eb konfirmonin vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb shihet me sy dhe ndihet me hund\u00eb. Nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nj\u00ebher\u00eb fjal\u00ebn e kan\u00eb vet\u00ebm mjek\u00ebt q\u00eb mundohen t\u00eb kurojn\u00eb pasojat, duke shtuar dozat e medikamenteve p\u00ebr astmatik\u00eb, kanceroz\u00eb, epileptik\u00eb e skizofren\u00eb nga zonat naft\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb bredhin nga spitali n\u00eb spital vet\u00ebm ose me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb krah.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardian Klosi, 02.07.2010 Pas pes\u00eb vjet\u00ebsh kthehesha n\u00eb zon\u00ebn naft\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb Patos-Marinz\u00ebs ku dikur kishim xhiruar p\u00ebr filmin dokumentar &#8220;Gji i kalt\u00ebr, gji i zi&#8221; pamje nga ndotja e tok\u00ebs dhe e uj\u00ebrave prej derdhjeve shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb naft\u00ebs. K\u00ebt\u00eb her\u00eb m\u00eb interesonin ve\u00e7an\u00ebrisht f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe sa i ndiejn\u00eb ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3180","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Plag\u00ebt e zeza t\u00eb Jugut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Plag\u00ebt e zeza t\u00eb Jugut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ardian Klosi, 02.07.2010 Pas pes\u00eb vjet\u00ebsh kthehesha n\u00eb zon\u00ebn naft\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb Patos-Marinz\u00ebs ku dikur kishim xhiruar p\u00ebr filmin dokumentar &#8220;Gji i kalt\u00ebr, gji i zi&#8221; pamje nga ndotja e tok\u00ebs dhe e uj\u00ebrave prej derdhjeve shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb naft\u00ebs. K\u00ebt\u00eb her\u00eb m\u00eb interesonin ve\u00e7an\u00ebrisht f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe sa i ndiejn\u00eb ata [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-07-03T07:51:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Plag\u00ebt e zeza t\u00eb Jugut\",\"datePublished\":\"2010-07-03T07:51:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/\"},\"wordCount\":3509,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/\",\"name\":\"Plag\u00ebt e zeza t\u00eb Jugut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"datePublished\":\"2010-07-03T07:51:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plaget-e-zeza-te-jugut\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Plag\u00ebt e zeza t\u00eb Jugut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Plag\u00ebt e zeza t\u00eb Jugut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Plag\u00ebt e zeza t\u00eb Jugut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Ardian Klosi, 02.07.2010 Pas pes\u00eb vjet\u00ebsh kthehesha n\u00eb zon\u00ebn naft\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb Patos-Marinz\u00ebs ku dikur kishim xhiruar p\u00ebr filmin dokumentar &#8220;Gji i kalt\u00ebr, gji i zi&#8221; pamje nga ndotja e tok\u00ebs dhe e uj\u00ebrave prej derdhjeve shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb naft\u00ebs. K\u00ebt\u00eb her\u00eb m\u00eb interesonin ve\u00e7an\u00ebrisht f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe sa i ndiejn\u00eb ata [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-07-03T07:51:13+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Plag\u00ebt e zeza t\u00eb Jugut","datePublished":"2010-07-03T07:51:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/"},"wordCount":3509,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/","name":"Plag\u00ebt e zeza t\u00eb Jugut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","datePublished":"2010-07-03T07:51:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plaget-e-zeza-te-jugut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Plag\u00ebt e zeza t\u00eb Jugut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3180"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3180\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}