{"id":3143,"date":"2010-06-30T21:35:12","date_gmt":"2010-06-30T20:35:12","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3143"},"modified":"2010-06-30T21:35:12","modified_gmt":"2010-06-30T20:35:12","slug":"vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/","title":{"rendered":"Vizat dhe rreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb Europ\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" border=\"0\" alt=\"Fatos Lubonja\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Fatos Lubonja<\/strong>, <em>30.06.2010<\/em><\/p>\n<p>Kush i ndjek lajmet shqiptare n\u00ebp\u00ebrmjet medias s\u00eb shkruar dhe elektronike, nuk mund t\u00eb mos ver\u00eb re se propaganda (k\u00ebshtu meriton t\u00eb quhet) e maxhoranc\u00ebs \u00ebsht\u00eb e lidhur kryesisht me heqjen e vizave. A thua se heqja e vizave do t\u00eb ishte kusht i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb bindeshin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb republik\u00ebn ton\u00eb, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e saj, \u00e7do gj\u00eb shkon si n\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e bot\u00ebve.<\/p>\n<p>Duket se edhe opozita ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb mjaft e shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb &#8220;heqje&#8221; sepse e p\u00ebrjeton si nj\u00eb &#8220;shtes\u00eb&#8221; fuqizimi t\u00eb maxhoranc\u00ebs, duke na l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se i vetmi shans i saj p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet nuk nd\u00ebrtohet mbi nj\u00eb alternativ\u00eb, edhe m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb na ofron, por thjesht dhe vet\u00ebm te d\u00ebshtimi sa m\u00eb i shpejt\u00eb e m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb i maxhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk mohohet se heqja e vizave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebrtej luft\u00ebs politike midis dy partive. S\u00eb pari ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7lirim psikologjik p\u00ebr t\u00ebr\u00eb ata shqiptar\u00eb q\u00eb ndjehen ende si n\u00eb nj\u00eb lloj burgu, pa nj\u00eb nga t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut aq t\u00eb reklamuar nga Per\u00ebndimi n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, at\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb. Po ashtu ajo do t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb num\u00ebr jo t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish n\u00eb lidhjet me familjar\u00ebt e tyre. P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb ndoshta do t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi pun\u00ebsimi n\u00eb t\u00eb zez\u00eb p\u00ebr dy tre muaj, ndoshta edhe p\u00ebr t\u00eb mbetur klandestin\u00eb n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Por nga kjo deri te shitja e heqjes s\u00eb vizave, si realizim i \u00ebndrr\u00ebs shqiptare p\u00ebr Europ\u00ebn e Bashkuar, sipas meje, ka nj\u00eb hendek t\u00eb madh dhe, t\u00eb mos e shoh\u00ebsh at\u00eb, m\u00eb duket sa jo serioze aq edhe nj\u00eb shp\u00eblarje e past\u00ebr trush.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim nuk dua t\u00eb ndalem n\u00eb tema q\u00eb i gjen tashm\u00eb, sadokudo, n\u00eb shtypin ton\u00eb si st\u00ebrfryrja e meritave dhe e avantazheve t\u00eb heqjes s\u00eb vizave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se meritat nuk jan\u00eb ashtu dhe aq t\u00eb m\u00ebdha dhe se nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e madhe; tema e servilizmit ndaj Per\u00ebndimit bashk\u00eb me at\u00eb t\u00eb v\u00ebnies s\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb huajve mbi at\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, apo tema e shitjes me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb huajve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e tyre politike. Nxitoj t\u00eb them k\u00ebtu (pak si jasht\u00eb teme, por brenda shqet\u00ebsimit m\u00eb t\u00eb thell\u00eb q\u00eb do t\u00eb shpreh\u00eb ky artikull) se dh\u00ebnia e 300 hektar\u00ebve pyll t\u00eb Krast\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb megafabrik\u00eb \u00e7imentoje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim i papar\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb futet n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb zez\u00eb t\u00eb krimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb k\u00ebtij vendi.)<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim dua t\u00eb cek nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb demagogjis\u00eb q\u00eb b\u00ebn politika dit\u00eb e nat\u00eb, mungon thuajse krejt n\u00eb debatin shqiptar mbi Europ\u00ebn.<br \/>\nNuk mohohet se heqja e vizave mban gjall\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb quhet \u00ebndrra e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar. Ajo konsiderohet si nj\u00eb hap m\u00eb tej drejt k\u00ebsaj \u00ebndrre.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb abuzohet aq shum\u00eb duke e p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb emocionale k\u00ebt\u00eb fakt, v\u00eb re se lihet krejt\u00ebsisht jasht\u00eb informacionit e debatit politik jo vet\u00ebm kostoja q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt kjo an\u00ebtar\u00ebsi, ku p\u00ebrfshihen edhe detyrimet q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim, por edhe fakti se n\u00eb Europ\u00eb sot po flitet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rrezikun e d\u00ebshtimit t\u00eb projektit evropian, q\u00eb tek ne mendoj se do t\u00eb duhej t\u00eb fokusohej n\u00eb kontekstin e asaj se shkaqet e k\u00ebtij d\u00ebshtimi jan\u00eb t\u00eb lidhura, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, me p\u00ebrvoj\u00ebn e keqe t\u00eb integrimit n\u00eb Europ\u00ebn e Bashkuar t\u00eb vendeve problematike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga treguesit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb atij q\u00eb e quajta rrezik i d\u00ebshtimit t\u00eb projektit europian jan\u00eb rezultatet e zgjedhjeve n\u00eb shum\u00eb vende europiane. Nuk do shum\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se partit\u00eb e ashtuquajtura t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, q\u00eb mb\u00ebshtesin politika kund\u00ebr projektit europian, kund\u00ebr futjes s\u00eb &#8220;mishit t\u00eb huaj&#8217; n\u00eb Europ\u00eb, madje deri edhe projekte separatiste brenda vet\u00eb vendeve europiane, jan\u00eb n\u00eb fuqizim e sip\u00ebr. Para pak jav\u00ebsh n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Belgjik\u00eb partia separatise (e moderuar) flamande doli parti e par\u00eb n\u00eb Fland\u00ebr. Dhe, po t\u00eb vesh re programin e saj, ai synon ndarjen nga Belgjika frankofone e Flandr\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur n\u00eb ndjenj\u00ebn popullore t\u00eb atyre flamand\u00ebve (gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb) q\u00eb i quajn\u00eb belg\u00ebt frankofon\u00eb dembel\u00eb dhe t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Itali, Lega Nord gjithnj\u00eb e m\u00eb e suksesshme n\u00eb elektorat, aq sa n\u00eb zgjedhjet e fundit vendore ka fituar thuajse gjith\u00eb veriun, akuzon pjes\u00ebn e jugut t\u00eb Italis\u00eb p\u00ebr hajdut\u00ebri dhe korrupsion e k\u00ebrkon edhe ajo (n\u00eb mitingje hapur, kurse institucionalisht n\u00ebp\u00ebrmjet reformave federaliste), ndarjen nga Italia t\u00eb asaj q\u00eb ajo e quan Padania. N\u00eb Holland\u00eb ekstremi i djatht\u00eb vazhdon t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb mbi programe q\u00eb i japin r\u00ebnd\u00ebsi siguris\u00eb s\u00eb hollandez\u00ebve ndaj rrezikut t\u00eb t\u00eb huajve. Po ashtu, n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme europiane shihet se fuqizimi i partive t\u00eb tilla ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik qeverishm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr orientimin p\u00ebr kah q\u00ebndrime gjithnj\u00eb e m\u00eb af\u00ebr k\u00ebtyre partive t\u00eb partive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Kriza ekonomike e financiare q\u00eb lindi n\u00eb SHBA ra mbi Kontinentin e Vjet\u00ebr, duke e thelluar k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb. Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzimi i m\u00eb t\u00eb pasurve t\u00eb Evrop\u00ebs, q\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb fatet e tyre me m\u00eb t\u00eb varfrit t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb kushtet e kriz\u00ebs, n\u00ebnkuptojn\u00eb p\u00ebr ta m\u00eb shum\u00eb sakrifica, m\u00eb shum\u00eb pasiguri, m\u00eb shum\u00eb papun\u00ebsi. Mjaft t\u00eb kesh parasysh debatet e ashpra q\u00eb lind\u00ebn mbi Greqin\u00eb deri me propozimet p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e saj nga zona Euro.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Euro \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, aq sa po flitet deri edhe p\u00ebr nevoj\u00ebn e rikthimit, paralel me ekzistenc\u00ebn e saj, t\u00eb monedhave komb\u00ebtare. Pas d\u00ebshtimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs Europiane e pas kalvarit q\u00eb kaloi Traktati i Lisbon\u00ebs, n\u00eb syt\u00eb e shum\u00eb analist\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb duket se Bashkimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik shp\u00ebrb\u00ebrjeje. N\u00eb k\u00ebto kushte, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb qeverie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb Evrop\u00ebs, q\u00eb monopolet e konomike duket se nuk e kan\u00eb shum\u00eb qejf, po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Nd\u00ebrkaq, analist\u00ebt ven\u00eb re se prania e europian\u00ebve n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb minimum. Obama preferon marr\u00ebveshjet me Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Turqia, q\u00eb nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb lutej t\u00eb futej n\u00eb BE, k\u00ebrkon nj\u00eb rol t\u00eb vetin autonom n\u00eb Mesdhe. Rusia e trajton Europ\u00ebn sikur ta ket\u00eb n\u00ebn vart\u00ebsi, ve\u00e7an\u00ebrisht duke pasur parasysh burimet e gazit, pa t\u00eb cilat kjo nuk jeton dot. Izraeli i injoroi protestat e Europ\u00ebs p\u00ebr sulmin ndaj anijeve turke, q\u00eb ishin drejtuar n\u00eb Gaza duke par\u00eb edhe se, n\u00eb Kombet e Bashkuara, europian\u00ebt u ndan\u00eb n\u00eb tre pjes\u00eb ndaj mocionit q\u00eb e d\u00ebnonte k\u00ebt\u00eb: n\u00eb favor, kund\u00ebr dhe abstenues.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt sot e gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb Europ\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb klas\u00eb politike mediokre, n\u00eb nivele komb\u00ebtare q\u00eb po k\u00ebrkon t\u00eb kompensoj\u00eb mungesat n\u00eb ide dhe frym\u00ebzim duke braktisur projektin europian. Projekti i Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar ka qen\u00eb i vetmi propozim politik serioz n\u00eb gjysm\u00eb shekullin XX pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb. Mbi at\u00eb u nd\u00ebrtuan sukseset e partive demokristiane q\u00eb e krijuan, t\u00eb partive liberale q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn, por edhe ato t\u00eb social demokrat\u00ebve, q\u00eb e p\u00ebrqafuan me vones\u00eb, por me entuziaz\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh. Tani q\u00eb ky projekt duket i varrosur, i harruar, i ndryshuar, forcat politike tradicionale nuk kan\u00eb m\u00eb nj\u00eb propozim t\u00eb besuesh\u00ebm dhe legjitim p\u00ebr elektoratin. Dhe qytetar\u00ebt, t\u00eb gjendur p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj paqart\u00ebsie e v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb p\u00ebrmenda, kan\u00eb filluar t\u00eb rizbulojn\u00eb shijen e atdheve t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb separatizmave, t\u00eb populizmave t\u00eb votave t\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk do shum\u00eb mend se ne nuk duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur nuk e shohim k\u00ebt\u00eb dram\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjeton projekti europian e t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohemi edhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona, edhe p\u00ebr vendin ton\u00eb, edhe t\u00eb ardhmen ton\u00eb n\u00eb t\u00eb, edhe p\u00ebr faktin se, paradoksalisht, projekti europian vihet n\u00eb rrezik pik\u00ebrisht nga ata q\u00eb flasin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb. Realiteti \u00ebsht\u00eb se klasa jon\u00eb politike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb europian\u00ebve ua shet pun\u00ebn p\u00ebr projektin europian vet\u00ebm n\u00eb letra dhe shqiptar\u00ebt me heqjen e vizave, realisht punon kund\u00ebr tij n\u00eb shum\u00eb aspekte.<\/p>\n<p>Me konfliktualitetin ekstrem dhe miop q\u00eb i buron nga bab\u00ebzia p\u00ebr pushtet dhe para, me korrupsionin dhe klientelizmin e pafre, me lidhjet me krimin e organizuar, me politikat q\u00eb e katandisin Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb kosh plehrash t\u00eb t\u00eb huajve, me premtime iracionale p\u00ebr megaprojekte e t\u00eb tjera e t\u00eb tjera, ajo, kur u premton shqiptar\u00ebve Europ\u00ebn e Bashkuar t\u00eb kujton at\u00eb anekdot\u00ebn q\u00eb qarkullonte n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, sipas s\u00eb cil\u00ebs kur e pyet\u00ebn dik\u00eb &#8220;si e imagjinon ti komunizmin?&#8221; ai u p\u00ebrgjigj: &#8220;si horizonti, q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb i afrohesh aq m\u00eb shum\u00eb largohet.&#8221;<\/p>\n<p>Ka qarkulluar prej koh\u00ebsh edhe nj\u00eb anekdot\u00eb e pas komunizmit p\u00ebr Europ\u00ebn e Bashkuar, sipas s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb momentin kur n\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetet q\u00eb parashikohen d.m.th. edhe Shqip\u00ebria, vendet themeluese k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit t\u00eb dalin. Gjykoj se p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb humbja e shpres\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vazhduar ky projekt do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb; fati i shqiptar\u00ebve do t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb i err\u00ebt, me pasoja t\u00eb paparashikueshme madje.<\/p>\n<p>Por kjo s&#8217;do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb besohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb verb\u00ebr dhe jokritike dhe aq m\u00eb pak q\u00eb t\u00eb manipulohet me t\u00eb. Gjykoj se m\u00eb e keqja mund t\u00eb evitohet vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb shohim p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona, n\u00eb kontekstin e ruajtjes s\u00eb k\u00ebtij projekti dhe do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb seriozisht, duke synuar ndryshimin e gjendjes brenda vendit dhe jo n\u00ebse do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb l\u00ebkundemi n\u00eb demagogjin\u00eb e politikan\u00ebve tan\u00eb, por edhe europian\u00eb, q\u00eb me heqjen e vizave na premtojn\u00eb nj\u00eb Europ\u00eb q\u00eb nuk ekziston.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatos Lubonja, 30.06.2010 Kush i ndjek lajmet shqiptare n\u00ebp\u00ebrmjet medias s\u00eb shkruar dhe elektronike, nuk mund t\u00eb mos ver\u00eb re se propaganda (k\u00ebshtu meriton t\u00eb quhet) e maxhoranc\u00ebs \u00ebsht\u00eb e lidhur kryesisht me heqjen e vizave. A thua se heqja e vizave do t\u00eb ishte kusht i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb bindeshin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3143","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Vizat dhe rreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Vizat dhe rreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fatos Lubonja, 30.06.2010 Kush i ndjek lajmet shqiptare n\u00ebp\u00ebrmjet medias s\u00eb shkruar dhe elektronike, nuk mund t\u00eb mos ver\u00eb re se propaganda (k\u00ebshtu meriton t\u00eb quhet) e maxhoranc\u00ebs \u00ebsht\u00eb e lidhur kryesisht me heqjen e vizave. A thua se heqja e vizave do t\u00eb ishte kusht i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb bindeshin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-30T20:35:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Vizat dhe rreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb Europ\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-06-30T20:35:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/\"},\"wordCount\":1904,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/\",\"name\":\"Vizat dhe rreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"datePublished\":\"2010-06-30T20:35:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Vizat dhe rreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb Europ\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vizat dhe rreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Vizat dhe rreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Fatos Lubonja, 30.06.2010 Kush i ndjek lajmet shqiptare n\u00ebp\u00ebrmjet medias s\u00eb shkruar dhe elektronike, nuk mund t\u00eb mos ver\u00eb re se propaganda (k\u00ebshtu meriton t\u00eb quhet) e maxhoranc\u00ebs \u00ebsht\u00eb e lidhur kryesisht me heqjen e vizave. A thua se heqja e vizave do t\u00eb ishte kusht i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb bindeshin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-30T20:35:12+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Vizat dhe rreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb Europ\u00ebs","datePublished":"2010-06-30T20:35:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/"},"wordCount":1904,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/","name":"Vizat dhe rreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","datePublished":"2010-06-30T20:35:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vizat-dhe-rreziku-i-deshtimit-te-europes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Vizat dhe rreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb Europ\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3143","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3143"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3143\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}