{"id":3126,"date":"2010-06-27T21:36:15","date_gmt":"2010-06-27T20:36:15","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3126"},"modified":"2010-06-27T21:36:15","modified_gmt":"2010-06-27T20:36:15","slug":"pango-v-s-top-channel-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/","title":{"rendered":"Pango v.s. Top Channel &#038; Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\" border=\"0\" alt=\"Lorenc Vangjeli\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Lorenc Vangjeli<\/strong><\/p>\n<p>Ish-ministri i Kultur\u00ebs, Pango, fiton betej\u00ebn e par\u00eb ligjore me televizionin q\u00eb e denoncoi. Nj\u00ebherazi, ka fituar dhe betej\u00ebn me shefin e tij t\u00eb dikursh\u00ebm n\u00eb qeveri q\u00eb e pushoi nga puna; vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs faj\u00ebson indirekt edhe vet\u00eb Kryeministrin. MAPO tregon nj\u00eb num\u00ebr procesesh t\u00eb zgjidhura n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, t\u00eb cilat zakonisht nd\u00ebshkojn\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb interes t\u00eb informimit t\u00eb publikut. Nj\u00eb sherr i ri i saponisur q\u00eb rrezikon t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb<\/p>\n<p><strong>Gjykat\u00ebn e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg<\/strong><br \/>\nD\u00ebnimi i \u201cTop Channel\u201d-it \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori \u201ctop\u201d; ajo i ka brenda t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e nevojsh\u00ebm, madje edhe me shumic\u00eb, q\u00eb ta mbaj\u00eb ndezur v\u00ebmendjen e publikut. Ka brenda seks, para, pushtet, liri t\u00eb munguar dhe liri t\u00eb dhunuar, media, drejt\u00ebsi. Madje edhe pak \u201cspiunazh\u201d. Si e till\u00eb, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta harruar ngjan e pamundur. Si e till\u00eb, ajo duket se do t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa mund t\u00eb parashikohet n\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sfida e eg\u00ebr mes \u201cTop Channel\u201d, televizionit m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vend dhe ish-ministrit t\u00eb Kultur\u00ebs Pango, njohu k\u00ebt\u00eb jav\u00eb vet\u00ebm betej\u00ebn e par\u00eb ligjore t\u00eb nj\u00eb lufte, fundi i s\u00eb cil\u00ebs, p\u00ebrkundrazi, ngjan si i parashikuar. Nj\u00eb treshe gjykat\u00ebsish n\u00eb Tiran\u00eb dha nj\u00eb vendim q\u00eb befasoi n\u00eb disa element\u00eb t\u00eb tij. S\u00eb pari, n\u00eb rehabilitimin ligjor t\u00eb zotit Pango, kur m\u00eb par\u00eb ndaj tij ishte n\u00ebnshkruar \u201cfaj\u00ebsia\u201d pik\u00ebs\u00ebpari nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij, zoti Berisha q\u00eb e nxori menj\u00ebher\u00eb jasht\u00eb kabinetit, s\u00eb dyti n\u00eb nd\u00ebshkimin e akuzatorit, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs sesi siguroi provat p\u00ebr akuz\u00ebn publike dhe mediatike dhe s\u00eb treti, p\u00ebr shkak t\u00eb gjob\u00ebs marramend\u00ebse q\u00eb iu vu stacionit televiziv, q\u00eb ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb ndeshjeje me pushtetin e zotit Berisha.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i gjykat\u00ebs<\/strong><br \/>\nP\u00ebr rreth nj\u00eb or\u00eb, treshja e gjykat\u00ebsve kryeqytetas Bendo, Dogga dhe Abdullai, pas n\u00ebnt\u00eb seancash gjyq\u00ebsore, n\u00eb dat\u00ebn 18 qershor, dha vendimin, i cili u kontestua menj\u00ebher\u00eb. Nj\u00eb vendim i cili rind\u00ebrton edhe nj\u00eb her\u00eb mbr\u00ebmjet e nxehta t\u00eb janarit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb televizion futi kamer\u00ebn e tij \u2013 e fsheht\u00eb \u2013 n\u00eb jet\u00ebn e pasme t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb kabinetit qeveritar.<\/p>\n<p>Pango, menj\u00ebher\u00eb mbas transmetimit t\u00eb emisionit, u shkarkua nga detyra e tij dhe u vu n\u00ebn trysnin\u00eb e paprer\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb opinionit publik. Nuk kishte ndodhur kurr\u00eb, gjithashtu, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet pamjeve t\u00eb forta, nj\u00eb minist\u00ebr, an\u00ebtar i Kuvendit, t\u00eb dallohej aq qart\u00eb duke k\u00ebrkuar favore seksuale nga nj\u00eb vajz\u00eb, e cila k\u00ebrkonte t\u00eb pun\u00ebsohej n\u00eb ministrin\u00eb e tij. Nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb gjithkush e konsideron t\u00eb zakonshme n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb ngre pushteti i \u00e7do lloji me seksin e dob\u00ebt. Por p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, zoti Pango p\u00ebsoi fatin e kalit t\u00eb kapur q\u00eb iu desh m\u00eb pas t\u00eb shinte t\u00eb gjith\u00eb l\u00ebmin.<\/p>\n<p>N\u00eb aktpadin\u00eb e tij, zoti Pango i k\u00ebrkonte gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb deklaronte p\u00ebrgjegj\u00ebs \u201cTop Channel\u201d-in p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb i ishte shkaktuar atij n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cpublikimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasakta dhe t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme\u201d. Si dhe detyrimin e televizionit q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrmendte m\u00eb emrin atij vet\u00eb n\u00eb \u00e7do lloj m\u00ebnyre, n\u00eb komente, artikuj apo intervista q\u00eb mund ta d\u00ebmtonin at\u00eb rishtas dhe mbi t\u00eb gjitha \u201c&#8230;detyrimin p\u00ebr t\u2019i paguar shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar n\u00eb vler\u00ebn nj\u00eb milion euro\u201d.<\/p>\n<p>Ish-ministri Pango pretendoi p\u00ebrpara gjykat\u00ebs se t\u00eb gjitha veprimet ndaj tij bien ndesh me nenin 17 dhe 35 t\u00eb Kushtetut\u00ebs si dhe nenet 8, 10 dhe 41 t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. \u201c&#8230;k\u00ebt\u00eb ngjarje e kam p\u00ebrjetuar me ankth, trishtim dhe m\u00ebrzitje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme\u201d, shprehet Pango n\u00eb padin\u00eb e tij, me t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkon t\u00eb provoj\u00eb edhe se mbas publikimit t\u00eb materialit filmik, atij iu d\u00ebmtua r\u00ebnd\u00eb karriera akademike dhe politike.<\/p>\n<p>\u201cTop Channel\u201d mbrohet nga padia, duke u shprehur se i gjith\u00eb publikimi i tij ishte thjesht i v\u00ebrtet\u00eb dhe se n\u00eb realizimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, drejtohet nga liria e mediave dhe e informimit, e drejt\u00eb direkte kushtetuese. Mbrojtja e televizionit citon gjithashtu Konvent\u00ebn Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, sepse veprimet e zotit Pango bien \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me moralin\u201d dhe se mbrojtja e k\u00ebtij t\u00eb fundit, ka p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb rend juridik shoq\u00ebror dhe p\u00ebr shkak t\u00eb respektimit t\u00eb k\u00ebtij parimi, mund t\u00eb cenohet dhe kufizohet edhe privat\u00ebsia e personit dhe banes\u00ebs private. Dhe mbi t\u00eb gjitha, \u201cTop Channel\u201d citon nenin 8 t\u00eb Konvent\u00ebs, sipas t\u00eb cilit, kufijt\u00eb e kriticizmit ndaj politikan\u00ebve, jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb sesa p\u00ebr njer\u00ebzit e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe mes k\u00ebtij sherri, nd\u00ebrhyn gjykata, e cila, mbasi ritregon dhe nj\u00eb her\u00eb ngjarjen e bujshme, vendos deklarimin fajtor t\u00eb \u201cTop Channel\u201d si rezultat i publikimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasakta, jo t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme; detyrimin p\u00ebr t\u00eb mos i p\u00ebrmendur m\u00eb emrin Pangos dhe detyrimin p\u00ebr t\u00eb paguar p\u00ebr llogari t\u00eb tij shum\u00ebn prej 400 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p><strong>Gjykata d\u00ebnon dhe Berish\u00ebn<\/strong><br \/>\nPor \u201cTop Channel\u201d nuk \u00ebsht\u00eb \u201cfajtori\u201d i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte, duke p\u00ebrcaktuar d\u00ebmin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar zotit Pango nga publikimi i videos me seks n\u00eb tentativ\u00eb, gjykata shkruan dhe fjalin\u00eb fatale: \u201cGjykata konstaton se veprimet e kund\u00ebrligjshme t\u00eb t\u00eb paditurit \u2018Top Channel\u2019 p\u00ebr marrjen dhe shp\u00ebrndarjen e informacionit ndaj padit\u00ebsit Ylli Pango, n\u00eb drejtim t\u00eb personit tij dhe jet\u00ebs private t\u00eb tij kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit t\u2019i shkaktohet nj\u00eb d\u00ebm konkret moral, i cili konsiston n\u00eb d\u00ebmtimin e nderit dhe personalitetit t\u00eb tij dhe si nj\u00eb d\u00ebm i p\u00ebsuar n\u00eb sfer\u00ebn shoq\u00ebrore dhe at\u00eb t\u00eb g\u00ebzuarit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb jet\u00ebs (k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs).<\/p>\n<p>Ky d\u00ebm rezulton q\u00eb atij t\u2019i jet\u00eb shkaktuar n\u00eb form\u00ebn e vuajtjes shpirt\u00ebrore, dhimbjes dhe turbullimit psikologjik. Ai, pas k\u00ebsaj ngjarjeje, \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra e ministrit, duke p\u00ebrjetuar ankthe, trishtim dhe m\u00ebrzitje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme\u201d.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht fjalia e fundit nuk i drejtohet m\u00eb televizionit t\u00eb shpallur fajtor, por i adresohet direkt Kryeministrit Berisha. Sepse ishte Kryeministri dhe jo televizioni q\u00eb e shkarkoi zotin Pango, p\u00ebr vet\u00ebm kat\u00ebr minuta, si\u00e7 theksohej at\u00ebher\u00eb nga burimet zyrtare, nga detyra q\u00eb ai mbante n\u00eb kabinetin e tij. Dhe po k\u00ebshtu, bashk\u00eb me televizionin, jan\u00eb fajtor\u00eb dhe shumica d\u00ebrmuese e gazetar\u00ebve q\u00eb d\u00ebnuan aktin e tij dhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e politikan\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtim b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm ata politikan\u00eb q\u00eb d\u00ebnimin e aktit t\u00eb zotit Pango e b\u00ebn\u00eb nga salla e Kuvendit: Deputet\u00ebt nuk mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr deklarimet e tyre n\u00eb seanc\u00eb. Por dhe ata nuk dalin krejt pa lagur nga kjo histori, sepse ky lloj imuniteti nuk sh\u00ebrben n\u00eb rastin kur ata shpifin. Dhe sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs q\u00eb e nxjerr zotin Pango pa faj nga kjo histori, \u00e7do gjykim apo dhe paragjykim i ndrysh\u00ebm q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb atij m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb thjesht shpifje.<\/p>\n<p>Ndaj, normalisht, \u201cTop Channel\u201d nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi \u201cfajtor\u201d, t\u00eb pakt\u00ebn sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, bashk\u00eb me t\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtin faj e ka konsumuar q\u00eb nga Kryeministri i vendit, i cili i ka shkaktuar ankth dhe trishtim ish-vart\u00ebsit t\u00eb tij dhe pothuaj t\u00eb gjith\u00eb ish-koleg\u00ebt e tij politikan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reagimi<\/strong><br \/>\nReagimi i \u201cTop Channel\u201d dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i t\u00eb gjith\u00eb komunitetit t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb solidaritet me t\u00eb, ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm. Qoft\u00eb dhe p\u00ebrtej perceptimit t\u00eb par\u00eb dhe shokues t\u00eb materialit filmik q\u00eb shfaqte Pangon sa n\u00eb zyr\u00ebn e tij, sa n\u00eb banes\u00ebn private me duart n\u00eb \u201cmb\u00ebrthecka\u201d, shoku i dyt\u00eb ishte po aq i fort\u00eb: thelbi i nj\u00eb vendimi t\u00eb till\u00eb u tregon nj\u00eb kufi t\u00eb pap\u00ebrcaktuar qart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb medias n\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Kujdes! \u00c7dokush mund t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb fatin e \u201cTop Channel\u201d. Edhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gazetar\u00ebve, si dhe ato lokale, shprehen se nj\u00eb form\u00eb e re censure po k\u00ebrkohet t\u00eb instalohet n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb nuk nis me vendimin e gjykat\u00ebs, por q\u00eb me pushimin e hetimit nga Prokuroria e Tiran\u00ebs. \u201cProva t\u00eb marra n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Penal\u201d, \u00ebsht\u00eb fraza magjike, pas s\u00eb cil\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, mund t\u00eb fshihet \u00e7do paudh\u00ebsi e sotme dhe e nes\u00ebrme.<\/p>\n<p>\u201cAsgj\u00eb e lig\u00eb, \u00e7do gj\u00eb me ligj\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksiom\u00eb q\u00eb tashm\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb lig\u00ebsin\u00eb ta gjej\u00eb te pasqyra dhe jo tek individ\u00ebt q\u00eb e mbartin at\u00eb. Q\u00eb nga ky moment, normalisht, \u00e7do akt dhe hap fals i qeveris\u00eb, sa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb shembull, n\u00eb rast se nuk b\u00ebhet publik prej asaj vet\u00eb, por sigurohet nga gazetar\u00ebt, nuk mund t\u00eb konsiderohet si prov\u00eb kund\u00ebr zyrtar\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata e Tiran\u00ebs reagoi pak dit\u00eb m\u00eb pas n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb saj Bujana Ton\u00e7ica: \u201cDuke mir\u00ebkuptuar ndjeshm\u00ebrin\u00eb e medias p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb, besojm\u00eb se rruga m\u00eb e mir\u00eb dhe absolutisht e vetme p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb vendim gjykate, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb urdh\u00ebron Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kodi i Procedur\u00ebs Civile\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas reagon dhe nj\u00eb pjes\u00eb e trup\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebsve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs: Na lini t\u00eb punojm\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVendimi i gjykat\u00ebs k\u00ebrkon t\u00eb intimidoj\u00eb gazetarin\u00eb investigative n\u00eb Shqip\u00ebri dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal p\u00ebr t\u00eb trembur mediat e tjera p\u00ebr t\u00eb hetuar abuzimet e zyrtar\u00ebve me pushtet. Investigimi i \u2018Fiks Fare\u2019 dhe p\u00ebrdorimi i kamerave t\u00eb fshehta \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i ligjsh\u00ebm dhe nuk shkel asnj\u00eb kod t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb gazetaris\u00eb dhe Konventat e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut\u201d, ka pohuar t\u00eb enjten Aidan White, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Federat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Gazetar\u00ebve. Dhe po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, i nj\u00ebjti shqet\u00ebsim p\u00ebrcillet nga kabineti i zotit Fule n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p><strong>Zgjidhjet q\u00eb jep \u201cEuropa\u201d<\/strong><br \/>\nGjykata e Tiran\u00ebs, n\u00eb vendimin e saj, i referohet dhe tre vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg. Konkretisht gjykata v\u00ebren zgjidhjen e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve; \u201cPfeifer v.s. Austris\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se neni 10 i Konvent\u00ebs nuk garanton nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pakufizuar, madje edhe n\u00eb ato raste kur informacioni mund t\u00eb jet\u00eb me interes p\u00ebr publikun e gjer\u00eb. N\u00eb rastin konkret, kur q\u00ebllimi kryesor \u00ebsht\u00eb sulmi kund\u00ebr reputacionit t\u00eb personave, garancit\u00eb e nenit 8 t\u00eb Konvent\u00ebs (e drejta p\u00ebr jet\u00eb private dhe reputacion) marrin p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Scharsach and News Verlagsgesellschaft v.s. Austria, Gjykata&#8230; relaton se media luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike. Megjithat\u00eb, media nuk duhet t\u00eb kaloj\u00eb disa kufij limit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse k\u00ebto lidhen me reputacionin dhe t\u00eb drejtat e individ\u00ebve. Media duhet t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb informacion n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejtat dhe detyrimet e saj; informacion ky q\u00eb p\u00ebrfshin vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje me interes publik t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Van Hanover v.s. Germany, Gjykata e Strasburgut parashtron se liria e shprehjes k\u00ebrkon nj\u00eb interpretim m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb\u201d&#8230; dhe i referohet Rezolut\u00ebs s\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr \u201cT\u00eb Drejt\u00ebn e Jet\u00ebs Private\u201d, e cila parashtron se \u201cInterpretimi i nj\u00ebansh\u00ebm i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes\u201d nga media t\u00eb caktuara, nuk mund t\u00eb justifikoj\u00eb shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb mbrojtura nga neni 8 i Konvent\u00ebs, me justifikimin se lexuesit \u201ckan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb gjith\u00e7ka rreth figurave publike\u201d.<\/p>\n<p>Por ka dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjykat\u00eb, t\u00eb cilat japin nj\u00eb tablo krejt t\u00eb ndryshme dhe zgjidhje krejt t\u00eb ndryshme t\u00eb konflikteve t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, \u00e7\u00ebshtja Colombani dhe t\u00eb tjer\u00eb kund\u00ebr Franc\u00ebs. \u201cLe Monde\u201d, gazeta e famshme franceze, drejtori i saj dhe artikullshkruesi u konsideruan fajtor\u00eb p\u00ebr botimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb nj\u00eb raporti mbi trafikun e drog\u00ebs nga Maroku dhe p\u00ebr komentet p\u00ebr Mbretin Hasan II. Gazetar\u00ebt u d\u00ebnuan nga Kasacioni francez, por ankesa e tyre u depozitua n\u00eb Komisionin Europian t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Colombiani dhe t\u00eb tjer\u00ebt u ankuan se u ishte shkelur e drejta e liris\u00eb s\u00eb shprehjes, e cila garantohet nga neni 10 i Konvent\u00ebs s\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Mbas shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Strasburgu vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb mbrojtjes&#8230; p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit, fyerja e kryetar\u00ebve t\u00eb shteteve t\u00eb huaja kishte prirje p\u00ebr t\u00eb cenuar lirin\u00eb e shprehjes pa iu p\u00ebrgjigjur ndonj\u00eb nevoje t\u00eb ngutshme shoq\u00ebrore. Gjykata vendosi nj\u00ebz\u00ebri se kishte pasur shkelje t\u00eb nenit 10 t\u00eb Konvent\u00ebs.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Roemen dhe Schmit kund\u00ebr Luksemburgut. Roemen kishte akuzuar nj\u00eb minist\u00ebr p\u00ebr evazion fiskal n\u00eb gazet\u00ebn e tij dhe se ai ishte detyruar t\u00eb paguante nj\u00eb gjob\u00eb prej 2.500 eurosh. Pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb gjykatave vendase, Strasburgu konstatoi se gazetari n\u00eb kryerje t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij kishte ekspozuar nj\u00eb fakt t\u00eb drejt\u00eb dhe se n\u00eb k\u00ebto kushte, nuk legjitimohej nd\u00ebrhyrja n\u00eb lirin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u shprehur.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Karhuvaara dhe Iltahleti kund\u00ebr Finland\u00ebs, gazetar\u00ebt ishin d\u00ebnuar p\u00ebr shkelje t\u00eb jet\u00ebs private t\u00eb tjetrit. N\u00eb Finland\u00eb, gazetar\u00ebt dhe gazeta u d\u00ebnuan me gjob\u00eb dhe me pagimin e d\u00ebmit moral p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuarin. Sipas vler\u00ebsimit t\u00eb Strasburgut, limitet e kritikave ndaj politikan\u00ebve n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera sesa ndaj kujtdo tjet\u00ebr, aq m\u00eb tep\u00ebr kur k\u00ebto kritika vijn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale nga media.<\/p>\n<p>Sabou dhe Pircalab kund\u00ebr Rumanis\u00eb, ishin dy gazetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb humb\u00ebn fillimisht bastin e tyre juridik me gjykatat lokale n\u00eb Rumani, madje u d\u00ebnuan dhe me burg e gjob\u00eb p\u00ebr komentet e b\u00ebra ndaj nj\u00eb gjykat\u00ebsi. Strasburgu e zgjidh \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb favor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta histori dhe me dy rumun\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb padit\u00ebn vendin e tyre n\u00eb Strasburg p\u00ebr shkelje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit. Cumpana dhe Mazare, t\u00eb dy gazetar\u00eb, t\u00eb d\u00ebnuar me burg dhe gjob\u00eb p\u00ebr shpifje, u \u201crehabilituan\u201d n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p>Po kaq interesant \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja Scharsach and News Verlagsgesellschaft v.s. Austria. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e p\u00ebrmendur n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, si nj\u00eb prov\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb e \u201cTop Channel\u201d. Gazetari austriak dhe agjencia q\u00eb botoi shkrimin e tij u d\u00ebnuan me gjob\u00eb. Artikulli kritikonte q\u00ebndrime t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e vendit t\u00eb tij dhe p\u00ebrmend nj\u00eb politikane me em\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendohej se ishte e angazhuar n\u00eb aktivitete klandestine neonaziste.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Strasburgu v\u00ebren se kufizimet e pranueshme t\u00eb kritik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb politikan, jan\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera sesa p\u00ebr nj\u00eb individ privat. Gjykata vler\u00ebsoi se shtypi ka si rol t\u00eb tijin informimin dhe kritik\u00ebn ndaj politikan\u00ebve. Por Gjykata e Tiran\u00ebs e sjell k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Strasburgut n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebto rrethana, nuk mbetet shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb: \u201c&#8230;m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb dhe absolutisht e vetme p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb vendim gjykate, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb urdh\u00ebron Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kodi i Procedur\u00ebs Civile\u201d, thuhet zyrtarisht nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Bujana Ton\u00e7ica.<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb konsumuar vet\u00ebm nj\u00eb betej\u00eb e par\u00eb, betejat e tjera dhe jo vet\u00ebm ligjore, do t\u00eb ndjekin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit shqiptar. Me shpres\u00eb se nuk do t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Strasburg nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje shqiptare q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb krye t\u00eb dosjes: \u201cTop Channel\u201d kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb dosje q\u00eb me siguri, do t\u00eb mbyllet keq p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por do t\u00eb jet\u00eb padyshim nj\u00eb lajm i keq p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><em>Marr\u00eb nga revista MAPO<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lorenc Vangjeli Ish-ministri i Kultur\u00ebs, Pango, fiton betej\u00ebn e par\u00eb ligjore me televizionin q\u00eb e denoncoi. Nj\u00ebherazi, ka fituar dhe betej\u00ebn me shefin e tij t\u00eb dikursh\u00ebm n\u00eb qeveri q\u00eb e pushoi nga puna; vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs faj\u00ebson indirekt edhe vet\u00eb Kryeministrin. MAPO tregon nj\u00eb num\u00ebr procesesh t\u00eb zgjidhura n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3126","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pango v.s. Top Channel &amp; Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pango v.s. Top Channel &amp; Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Lorenc Vangjeli Ish-ministri i Kultur\u00ebs, Pango, fiton betej\u00ebn e par\u00eb ligjore me televizionin q\u00eb e denoncoi. Nj\u00ebherazi, ka fituar dhe betej\u00ebn me shefin e tij t\u00eb dikursh\u00ebm n\u00eb qeveri q\u00eb e pushoi nga puna; vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs faj\u00ebson indirekt edhe vet\u00eb Kryeministrin. MAPO tregon nj\u00eb num\u00ebr procesesh t\u00eb zgjidhura n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-27T20:36:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pango v.s. Top Channel &#038; Berish\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-06-27T20:36:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/\"},\"wordCount\":2874,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/\",\"name\":\"Pango v.s. Top Channel & Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"datePublished\":\"2010-06-27T20:36:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pango-v-s-top-channel-berishes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pango v.s. Top Channel &#038; Berish\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pango v.s. Top Channel & Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pango v.s. Top Channel & Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Lorenc Vangjeli Ish-ministri i Kultur\u00ebs, Pango, fiton betej\u00ebn e par\u00eb ligjore me televizionin q\u00eb e denoncoi. Nj\u00ebherazi, ka fituar dhe betej\u00ebn me shefin e tij t\u00eb dikursh\u00ebm n\u00eb qeveri q\u00eb e pushoi nga puna; vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs faj\u00ebson indirekt edhe vet\u00eb Kryeministrin. MAPO tregon nj\u00eb num\u00ebr procesesh t\u00eb zgjidhura n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-27T20:36:15+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pango v.s. Top Channel &#038; Berish\u00ebs","datePublished":"2010-06-27T20:36:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/"},"wordCount":2874,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/","name":"Pango v.s. Top Channel & Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","datePublished":"2010-06-27T20:36:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pango-v-s-top-channel-berishes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pango v.s. Top Channel &#038; Berish\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3126\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}