{"id":3115,"date":"2010-06-27T07:33:25","date_gmt":"2010-06-27T06:33:25","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3115"},"modified":"2010-06-27T07:33:25","modified_gmt":"2010-06-27T06:33:25","slug":"kapja-e-tregut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/","title":{"rendered":"Kapja e Tregut"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg\" border=\"0\" alt=\"Rudina Seseri\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/erjon_brace.jpg\" border=\"0\" alt=\"Erjon Bra\u00e7e\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Rudina Seseri<\/strong>, <strong>Erjon Bra\u00e7e<\/strong>, <em>26.06.2010<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej institucioneve kushtetuese, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e m\u00eb profesional n\u00eb Shqip\u00ebri, Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror, tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb raportim serioz e t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm para deputet\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs, konkludoi k\u00ebshtu: (Po mundohem t\u00eb lexoj sh\u00ebnimet e mbajtura n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb korrekte t\u00eb mundur.)<\/p>\n<p>Ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb dhe n\u00ebn agresion kriminal, por edhe politik strategjik me q\u00ebllim diktimin e ndryshimit t\u00eb linj\u00ebs politike strategjike t\u00eb pozicionimit dhe zhvillimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, vendimmarrja e Qeveris\u00eb s\u00eb Kryeministrit Sali Berisha po krijon leht\u00ebsira t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre objektivave kriminale, politike e strategjike.<\/p>\n<p>Prodhimi, transmetimi dhe shp\u00ebrndarja energjis\u00eb elektrike vazhdon t\u00eb mbetet monopol i fort\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb treja kompanit\u00eb KESH, OST, OSSH, kan\u00eb vijuar t\u00eb abuzojn\u00eb duksh\u00ebm me pozit\u00ebn e tyre monopol, kur kan\u00eb k\u00ebrkuar dhe p\u00ebrfituar rritje maksimale t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe tregtimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme hidrike, pozita dominuese n\u00eb import e disa kompanive serbe, ve\u00e7an\u00ebrisht e EFT dhe RUDNAP, ka ndryshuar kahje p\u00ebr nga eksporti: KESH mbi 50% t\u00eb eksportit t\u00eb energjis\u00eb e ka determinuar tek k\u00ebto dy kompani.<\/p>\n<p>Aktiviteti i k\u00ebrkimit t\u00eb naft\u00ebs vijon t\u00eb mbetet monopol i fort\u00eb dhe tejet abuziv.<\/p>\n<p>Aktiviteti i nxjerrjes, prodhimit t\u00eb naft\u00ebs mbetet nj\u00eb oligopol i fort\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nj\u00eb pasuri q\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb 7.5 mld fu\u00e7i naft\u00eb n\u00eb rezerva.<\/p>\n<p>Vlera totale e rezervave t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit n\u00eb zonat e lartp\u00ebrmendura vler\u00ebsohet n\u00eb 3.3 mld usd.<\/p>\n<p>T\u00eb tre kompanit\u00eb jan\u00eb t\u00eb listuara n\u00eb burs\u00ebn e Torontos (Toronto Stock Exchange) ku aksionet e tyre shiten e blihen \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Aktiviteti i vet\u00ebm dhe kryesor i k\u00ebtyre kompanive \u00ebsht\u00eb nxjerrja e naft\u00ebs nga pronat koncesionare shqiptare.<\/p>\n<p>Si\u00e7 pranojn\u00eb dhe vet\u00eb kompanit\u00eb e lartp\u00ebrmendura, termat koncesionare jan\u00eb &#8220;shum\u00eb favorizuese&#8221;:<\/p>\n<p>&#8211; 25 vite kontroll t\u00eb pasuris\u00eb + t\u00eb drejt\u00ebn rinovim kontrat\u00eb p\u00ebr 5 vite<\/p>\n<p>&#8211; 0% kontroll nga qeveria t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb<\/p>\n<p>&#8211; Asnj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebndarje me shtetin shqiptar nga prodhimi i naft\u00ebs<\/p>\n<p>&#8211; 0$ p\u00ebr shtetin p\u00ebr sa koh\u00eb firma nuk rekuperon 100% t\u00eb kostos s\u00eb saj<\/p>\n<p>&#8211; Vet\u00ebm 11% ndarje t\u00eb fitimit p\u00ebr nxjerrjet e reja t\u00eb naft\u00ebs, e cila ulet gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me kalimin e koh\u00ebs<\/p>\n<p>&#8211; 50% taks mbi fitimin (shihni tabel\u00ebn krahasuese n\u00eb vijim)<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shitur 100% t\u00eb naft\u00ebs jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pa qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb ofrojn\u00eb asnj\u00eb lit\u00ebr n\u00eb tregun shqiptar.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot shteti shqiptar nga k\u00ebto kontrata n\u00eb k\u00ebt\u00eb z\u00eb ka marr\u00eb 0$.<\/p>\n<p>Rasti &#8220;Bankers Petroleum&#8221;:<\/p>\n<p>&#8211; Nga koha kur kompania morri kontrat\u00ebn e Patos-Marin\u00ebz, vlera e \u00e7do aksioni t\u00eb kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur 14 her\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Fal\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare nga qeveria dhe pasurive t\u00eb shqiptar\u00ebve, vlera totale e Bankers Petroleum SOT \u00ebsht\u00eb 1,727 Miliard USD!!!<\/p>\n<p>Rasti &#8220;Strem Oil&#8221;:<\/p>\n<p>&#8211; Nga koha kur kompania morri kontrat\u00ebn p\u00ebr 4 vendburimet Balsh, Cakran, Gorisht, Delvin\u00eb, vlera e kompanis\u00eb n\u00eb burs\u00eb ka arritur n\u00eb 31milion usd.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrfaq\u00ebsuesi shqiptar, T. A \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dy pronar\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb kompanis\u00eb, ai ka deri tani 3.1 mln us dose 6 mln aksione t\u00eb k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>ARMO ka sot nj\u00eb borxh kolosal, gati 60 mln usd kompanis\u00eb Albpetrol dhe miliona t\u00eb tjera tek OSSH. Praktikisht, sot, 80% e naft\u00ebs bruto t\u00eb prodhuar n\u00eb vend nuk p\u00ebrpunohet m\u00eb k\u00ebtu por eksportohet.<\/p>\n<p>Aneksi i Investime, sipas t\u00eb cilit deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb dyt\u00eb pas blerjes, duhej t\u00eb investohej 90 mln usd.<\/p>\n<p>Autoriteti ka zbuluar se ARMO ka 80,75% t\u00eb tregut dhe se ka nj\u00eb integrim vertikal t\u00eb ARMO n\u00eb tregun e tregtimit me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb t\u00eb karburanteve, duke kapur pozit\u00eb dominuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg.<\/p>\n<p>Pontili tjet\u00ebr, ai i vendosur n\u00eb Porto Romano ka lajm\u00ebruar v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha financiare dhe ndodhet n\u00ebn agresionin e ofertave ngulmuese nga kompani serbe e ruse.<\/p>\n<p>N\u00eb tregun e sh\u00ebrbimit t\u00eb telefonis\u00eb fikse mbetet i fort\u00eb monopoli i ALBTELEKOM. Kompania zot\u00ebron sot mbi 80% t\u00eb abonent\u00ebve dhe t\u00eb thirrjeve dal\u00ebse, p\u00ebr pasoj\u00eb dhe 90% t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg.<\/p>\n<p>N\u00eb tregun e telefonis\u00eb celulare konkurrenca ende nuk \u00ebsht\u00eb efektive dhe kjo b\u00ebn q\u00eb tarifat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, megjith\u00eb nj\u00eb ulje t\u00eb leht\u00eb mbeten m\u00eb t\u00eb larta se tarifat mesatare n\u00eb vendet fqinj\u00eb apo dhe n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania e krijuar politikisht, e cila disponoi p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi antiligjor t\u00eb Qeveris\u00eb dhe pa konkurrenc\u00eb, licens\u00ebn e kat\u00ebrt t\u00eb telefonis\u00eb celulare, mbetet me 7 muaj vones\u00eb dhe ende nuk ka dal\u00eb n\u00eb treg. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur mungesa e kapaciteteve teknike dhe financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb brenda k\u00ebsaj periudhe jan\u00eb t\u00eb faktuara operacione t\u00eb shumta t\u00eb tregtimit t\u00eb kuotave t\u00eb aksioneve fillestare dhe shtim t\u00eb kapitalit q\u00eb ka ndikuar n\u00eb kuotat e aksioneve t\u00eb ortakeve. K\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb shtuar p\u00ebrs\u00ebri nga radha e bizneseve pa eksperienc\u00eb e kapacitete n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Tregu i pun\u00ebve publike-kontratat qeveritare, konfirmohet si treg shum\u00eb i p\u00ebrqendruar dhe n\u00eb t\u00eb cilin marr\u00ebveshjet e ndaluara dominojn\u00eb tregun.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi p\u00ebrtej afateve i rrug\u00ebs Rr\u00ebshen-Kalimash-Kuk\u00ebs-Morin\u00eb, zuri p\u00ebr vitin 2009, 40% t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebve publike dhe morri 60% te pun\u00ebve publike me financim t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb 15.07.2009, Qeveria nxori Vendimin nr. 835, sipas t\u00eb cilit, Qeveria autorizon entet prokuruese dhe APP t\u00eb skualifikojn\u00eb nga garat p\u00ebr kontratat qeveritare t\u00eb pun\u00ebve publike t\u00eb gjitha kompanit\u00eb t\u00eb cilat kishin t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme si kontraktor\u00eb apo n\u00ebnkontraktor\u00eb t\u00eb pa realizuar deri n\u00eb nivelin 70%.<\/p>\n<p>Vendimi i Qeveris\u00eb drejtoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb kompanit\u00eb t\u00eb merrnin borxh nga bankat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>Qeveria me k\u00ebt\u00eb vendim kufizoi edhe m\u00eb konkurrenc\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg shum\u00eb fitimprur\u00ebs dhe hapi nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr kompanit\u00eb kliente t\u00eb Qeveris\u00eb, t\u00eb njohura, t\u00eb cilat jan\u00eb paguar rregullisht p\u00ebr pun\u00ebt e kryera n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb kontratave; Qeveria i krijoi nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb aktiviteteve kriminale p\u00ebr t\u00eb injektuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg parat\u00eb e krimit duke p\u00ebrdorur tregun e kontratave qeveritare p\u00ebr pastrim t\u00eb parave t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>N\u00eb 8 tregje t\u00eb tjera, me xhiro vjetore 655 mln eu, mbeten t\u00eb forta pozita monopol dhe oligopol.<\/p>\n<p>Qeveria ka miratuar gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit 98 kontrata koncesioni, t\u00eb gjitha n\u00eb tregun e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas kontratave duhet t\u00eb nd\u00ebrtohen 264 hidrocentrale, me fuqi t\u00eb instaluar 1055 M\u00cb dhe prodhim mesatar vjetor 4.5 mld k\u00ebh energji.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb heton n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, aq m\u00eb shum\u00eb shtohen rastet kur p\u00ebrfitues t\u00eb k\u00ebtyre kontratave koncesionare rezultojn\u00eb politikan\u00eb, deputet\u00eb, familjare t\u00eb tyre apo grupe t\u00eb r\u00ebndesishme financiare kliente politike tek Qeveria vendimmarr\u00ebse. N\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituesve q\u00ebndrojn\u00eb dy gra deputete t\u00eb PD, B.L dhe V.A, secila me nga dy kontrata koncesionare n\u00eb energji.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij procesi korruptiv e politik t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb koncesionareve, 80% e kontratave koncesionare nuk jan\u00eb zbatuar dhe tashm\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb termave ligjore t\u00eb kontratave t\u00eb miratuara.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 16.06.2010, me Vendim Nr. Qeveria ka vendosur ti jap\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn Ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb t\u00eb rivendos\u00eb n\u00eb afat secil\u00ebn prej k\u00ebtyre kontratave.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi korruptiv rezultoi dh\u00ebnia e k\u00ebtyre kontratave tek Familja politike, klient\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb dhe tregtimi i k\u00ebtyre kontratave.<\/p>\n<p>Rivendosja n\u00eb afat e k\u00ebtyre kontratave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e re q\u00eb i krijohet Familjes politike t\u00eb Kryeministrit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar me \u00e7do kusht nga tregtimi i k\u00ebtyre kontratave.<\/p>\n<p>TREGU I PRIMAR DHE SEKONDAR I BONOVE T\u00cb THESARIT<\/p>\n<p>Tregu Primar dhe Sekondar i Bonove t\u00eb Thesarit \u00ebsht\u00eb tregu kryesor i huamarrjes s\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky treg \u00ebsht\u00eb rregulluar n\u00eb vijim\u00ebsi p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve mes Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky treg \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i p\u00ebrqendruar. Dy rregullator\u00ebt e k\u00ebtij tregu, MF dhe BSH, me veprime e mosveprime kan\u00eb lejuar q\u00eb nj\u00ebra Bank\u00eb t\u00eb ket\u00eb pozit\u00eb dominuese dhe t\u00eb abuzoj\u00eb me pozit\u00ebn e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg.<\/p>\n<p>Banka zot\u00ebron prej vitit 2005, 40-64% t\u00eb tregut t\u00eb Bonove t\u00eb Thesarit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak sjellja e Bank\u00ebs ka p\u00ebrcaktuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb yeldin e Bonove.<\/p>\n<p>BSH ndryshoi n\u00eb vjesht\u00eb &#8217;05 politik\u00ebn e saj t\u00eb hapjes p\u00ebr publikun t\u00eb k\u00ebtij tregu, duke mbyllur sportelet n\u00eb BSH dhe deg\u00ebt e saj, adresimin e individ\u00ebve n\u00eb sportelet e bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion. Pik\u00ebrisht kjo politik\u00eb dhe kufiri p\u00ebr shum\u00ebn minimale t\u00eb pjes\u00ebmarrjes p\u00ebr individ\u00ebt n\u00eb ankand, rezultojn\u00eb si barriera p\u00ebr hyrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg dhe rritjen e kostove t\u00eb operimit po n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg.<\/p>\n<p>Konkurrenca \u00ebsht\u00eb relativisht e dob\u00ebt pasi konkurrenti m\u00eb i af\u00ebrt i Bank\u00ebs ka gati gjysm\u00ebn e tregut t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Fuqia financiare e Bank\u00ebs \u00ebsht\u00eb e madhe, ajo ka rreth 40% t\u00eb fitimit t\u00eb sistemit bankar, 37% t\u00eb depozitave, 31% t\u00eb aktiveve dhe ka 101 deg\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Fuqia kund\u00ebrvepruese e MF ka qen\u00eb e dob\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr likuiditet, t\u00eb cilin, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme e ka Banka.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e provuar se Banka ka abuzuar me pozit\u00ebn dominuese n\u00eb tregun e Bonove t\u00eb Thesarit:<\/p>\n<p>&#8211; Ka vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb \u00e7mime t\u00eb padrejta t\u00eb blerjes dhe shitjes s\u00eb Bonove t\u00eb Thesarit;<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb tregun primar, Banka ka k\u00ebrkuar dhe p\u00ebrfituar yield t\u00eb tepruar krahasuar me interesat e depozitave dhe norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit; diferenca mes tyre arrin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudhe ne 3%; kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Banka t\u00eb vendos\u00eb \u00e7mime t\u00eb padrejta n\u00eb treg dhe t\u00eb shtrenjtoj\u00eb borxhin e Qeveris\u00eb;<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ka siguruar deri 26% fitime m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb treg realisht konkurrues;<\/p>\n<p>&#8211; Banka edhe pse mbajt\u00ebsi i par\u00eb dhe m\u00eb i madh i borxhit t\u00eb Qeveris\u00eb, ka refuzuar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb disa ankande, me q\u00ebllim rritjen e yieldit t\u00eb bonove n\u00eb ankandet pasardh\u00ebse; rezulton e provuar se k\u00ebshtu ka ndodhur kur yieldi \u00ebsht\u00eb rritur menj\u00ebher\u00eb mbi 2 pik\u00eb p\u00ebrqindje;<\/p>\n<p>&#8211; Banka, p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb re t\u00eb BSH, ka aplikuar komisione shum\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr transaksionet nga sportelet e saj n\u00eb tregun e bonove t\u00eb thesarit, 1.2% p\u00ebr \u00e7do transaksion kur bankat e tjera arrinin deri n\u00eb 0.2%.<\/p>\n<p>*DEGRADIMI I BANK\u00cbS S\u00cb SHQIP\u00cbRISE DHE RASTI &#8220;SHITJA-BLERJA E HOTEL DAJTIT&#8221;<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs s\u00eb drejtuesit t\u00eb saj per t\u00eb rinovuar mandatin n\u00eb mbarim dhe nevoj\u00ebs politike e ekonomike t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb, po degradon duksh\u00ebm nga nj\u00eb institucion kushtetues, i pavarur, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sistemin financiar komb\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb institucion n\u00ebn var\u00ebsi dhe i p\u00ebrdorur nga Qeveria.<\/p>\n<p>BSH \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb operacione jo transparente e t\u00eb pa ligjshme t\u00eb kreditimit direkt e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb, me q\u00ebllim mbulimin e gropave t\u00eb thella buxhetore krijuar nga keqqeverisja e korrupsioni.<\/p>\n<p>Mjafton fakti se gjat\u00eb 2009, BSH u p\u00ebrfshi n\u00eb operacione t\u00eb injektimit t\u00eb likuiditetit n\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn e 40 mld lek\u00ebve t\u00eb rinj, me q\u00ebllimin e justifikuar p\u00ebr t\u00eb nxitur kreditimin; rritja e kreditimit nuk ndodhi dhe parat\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr financimin e huamarrjes marramend\u00ebse politike, elektorale t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr bonove t\u00eb thesarit.<\/p>\n<p>Prirja e BSH p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevoj\u00ebn politike e ekonomike t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr mbijetese, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb format e kreditimit direkt apo n\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb, t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb rolin dhe pavar\u00ebsin\u00eb kushtetuese t\u00eb BSH dhe t\u00eb shnd\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb n\u00eb disa raste turp\u00ebsisht n\u00eb agjensi imobiliare.<\/p>\n<p>Rasti i Hotel DAJTIT \u00ebsht\u00eb tipik:<\/p>\n<p>&#8211; Blerja e Hotel Dajtit nga BSH u urdh\u00ebrua e detyrua nga Qeveria; vendimi p\u00ebr shitjen e Hotel Dajtit tek BSH u morr nga qeveria n\u00eb muajin Maj; vlera e blerjes s\u00eb Hotel Dajtit nga BSH u p\u00ebrcaktua nga Qeveria n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vendim po n\u00eb muajin Maj;<\/p>\n<p>&#8211; BSH pranoi vendimin e Qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb Hotel Dajtin me \u00e7mimin e vendosur nga Qeveria n\u00eb muajin Qershor;<\/p>\n<p>&#8211; BSH hoqi dor\u00eb nga pavar\u00ebsia e saj garantuar nga Kushtetuta e rregulluar nga ligji dhe rregullor\u00ebt e funksionimit t\u00eb pavarur t\u00eb saj;<\/p>\n<p>&#8211; BSH refuzoi transparenc\u00ebn p\u00ebr autoritete t\u00eb tjera jasht\u00eb Qeveris\u00eb dhe publikun p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces;<\/p>\n<p>&#8211; BSH refuzoi t\u00eb publikoj\u00eb vendimin, procedur\u00eb, mbi t\u00eb gjitha refuzoi t\u00eb publikoje buxhetin e BSH p\u00ebr vitin 2010;<\/p>\n<p>&#8211; BSH refuzoi t\u00eb publikoj\u00eb projektin p\u00ebr restaurimin e godin\u00ebs aktuale t\u00eb BSH, t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Hotel Dajtit; mbi t\u00eb gjitha BSH refuzoi t\u00eb publikoj\u00eb burimin e parave p\u00ebr blerjen e Hotel Dajtit.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb i kam k\u00ebrkuar Guvernatorit t\u00eb BSH t\u00eb na v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion dokumentat e k\u00ebsaj praktike, por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Guvernatori i BSH refuzon t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyr\u00ebn institucionale n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>N\u00eb tre tilla rrethana grupi i deputeteve socialist\u00eb p\u00ebr ti shkuar deri n\u00eb fund detyrimit p\u00ebr transparenc\u00eb, po p\u00ebrgatit procedurat p\u00ebr hetim parlamentar t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb BSH.<\/p>\n<p>N\u00cb KOKLUZION T\u00cb SA M\u00cb SIP\u00cbR:<\/p>\n<p>Tregu n\u00eb Shqip\u00ebri, tregjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb fitimprur\u00ebse, jan\u00eb t\u00eb kapura e t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>Monopolet jan\u00eb t\u00eb forta, monopolet e transferuara nga shteti tek private, jan\u00eb konsoliduar.<\/p>\n<p>Monopolet po shtojn\u00eb gam\u00ebn e p\u00ebrfitimeve duke hedhur barr\u00ebn e kostos s\u00eb rritur t\u00eb sh\u00ebrbimeve e mallrave q\u00eb ofrojn\u00eb mbi konsumatorin.<\/p>\n<p>P\u00ebrfituesit politik nga vendimmarrja klienteliste dhe e korruptuar e Qeveris\u00eb po rrisin fitimet e tyre aq sa sot mund ti klasifikosh si nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasurit n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Vendimmarrja klienteliste dhe e korruptuar e Qeveris\u00eb, po krijon kushte t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr zgjerimin e aktivitetit kriminal t\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb pista.<\/p>\n<p>Vendimmarrja klienteliste dhe e korruptuar e Qeveris\u00eb, po krijon kushte t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dep\u00ebrtimin n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit dhe tregjet strategjike p\u00ebr vendin, t\u00eb kapitalit pansllav n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb tij p\u00ebr diktimin e politik\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke ndryshuar pozicionin dhe q\u00ebllimet strategjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rudina Seseri, Erjon Bra\u00e7e, 26.06.2010 Nj\u00ebri prej institucioneve kushtetuese, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e m\u00eb profesional n\u00eb Shqip\u00ebri, Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror, tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb raportim serioz e t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm para deputet\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs, konkludoi k\u00ebshtu: (Po mundohem t\u00eb lexoj sh\u00ebnimet e mbajtura n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb korrekte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3115","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kapja e Tregut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kapja e Tregut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rudina Seseri, Erjon Bra\u00e7e, 26.06.2010 Nj\u00ebri prej institucioneve kushtetuese, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e m\u00eb profesional n\u00eb Shqip\u00ebri, Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror, tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb raportim serioz e t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm para deputet\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs, konkludoi k\u00ebshtu: (Po mundohem t\u00eb lexoj sh\u00ebnimet e mbajtura n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb korrekte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-27T06:33:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kapja e Tregut\",\"datePublished\":\"2010-06-27T06:33:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/\"},\"wordCount\":2514,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rudina_seseri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/\",\"name\":\"Kapja e Tregut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rudina_seseri.jpg\",\"datePublished\":\"2010-06-27T06:33:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rudina_seseri.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rudina_seseri.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kapja-e-tregut\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kapja e Tregut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kapja e Tregut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kapja e Tregut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Rudina Seseri, Erjon Bra\u00e7e, 26.06.2010 Nj\u00ebri prej institucioneve kushtetuese, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e m\u00eb profesional n\u00eb Shqip\u00ebri, Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror, tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb raportim serioz e t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm para deputet\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs, konkludoi k\u00ebshtu: (Po mundohem t\u00eb lexoj sh\u00ebnimet e mbajtura n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb korrekte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-27T06:33:25+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kapja e Tregut","datePublished":"2010-06-27T06:33:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/"},"wordCount":2514,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/","name":"Kapja e Tregut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg","datePublished":"2010-06-27T06:33:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rudina_seseri.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kapja-e-tregut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kapja e Tregut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3115\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}