{"id":3114,"date":"2015-02-24T11:18:28","date_gmt":"2015-02-24T10:18:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3114"},"modified":"2015-02-24T11:18:28","modified_gmt":"2015-02-24T10:18:28","slug":"nusja-e-akullit-tregim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/","title":{"rendered":"NUSJA E AKULLIT &#8211; tregim"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\">&#8211; <em>Tregim mbi nj\u00eb ngjarje t\u00eb jetuar<\/em> \u2013<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ndue Lazri\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_lazri.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Dava e Madhe mori shkulloj\u00ebn, p\u00ebrpushi me t\u00eb zjarrin, duke shtyr\u00eb pak ur\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb afruar m\u00eb shum\u00eb prushin n\u00eb ngrohje t\u00eb od\u00ebs s\u00eb miqve. Nj\u00ebri nga k\u00ebrcunjt\u00eb l\u00ebshoi nj\u00eb flak\u00eb t\u00eb ndritshme me nj\u00ebfar\u00eb fishk\u00ebllime.<br \/>\n-T\u00eb preft\u00eb ujku!- tha Dava e Madhe, duke iu drejtuar zhurm\u00ebs se k\u00ebrcurit dhe e vuri shkulloj\u00ebn prej hekuri n\u00eb an\u00eb t\u00eb vatr\u00ebs.<br \/>\nThuhej se kur zjarri b\u00ebnte nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb till\u00eb, moti t\u00eb nes\u00ebrmen do t\u00eb ishte i lig.<br \/>\n-Nuk do t\u00eb jet\u00eb dit\u00eb p\u00ebr udh\u00eb nes\u00ebr, or miq. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mot p\u00eblcet zogu p\u00ebr hava, &#8211; tha ajo duke i zgjatur kutin\u00eb e duhanit krushkut t\u00eb par\u00eb, q\u00eb ishte ulur p\u00ebrball\u00eb saj, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb oxhakut.<br \/>\nPreng\u00eb Doda, nj\u00eb burr\u00eb me nj\u00eb shtat prej lisi, i veshur me tirq shajaku t\u00eb bardh\u00eb me gajtana t\u00eb zinj e me xhamadan me sumbulla ari, l\u00ebvizi pak qeleshen, pa 11 krushqit e tjer\u00eb, mori kutin\u00eb e duhanit dhe nisi t\u00eb dredh\u00eb nj\u00eb cigare. I mbante syt\u00eb tek zjarri, dridhte ngadal\u00eb duhanin, sikur kjo e ndihmonte t\u00eb shtjellonte mendimet dhe nuk po ngutej t\u00eb fliste. Pasi e mbaroi cigaren, e vuri mbi vesh, duke shtyr\u00eb leht\u00eb me dor\u00eb mash\u00ebn me gac\u00ebn q\u00eb i ishte ofruar p\u00ebr t\u2019ia ndezur. Pastaj ia kaloi, sipas adetit, kutin\u00eb krushkut t\u00eb dyt\u00eb, duke iu drejtuar duhandh\u00ebn\u00ebses:<br \/>\n-T\u2019u rritt\u00eb ndera, oj sojnike\u2026 Ne jemi krushq e krushqve as moti as njeriu nuk ua presin udh\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Me nder qofsh, &#8211; tha Dava e Madhe dhe hapi dollapin e vog\u00ebl n\u00eb mur n\u00eb an\u00ebn e saj t\u00eb oxhakut, ku mbante tak\u00ebmet e kafes.- Njeriut edhe i b\u00ebhet derman po ta preu udh\u00ebn, kurse moti ka udh\u00ebn e vet mbi t\u00eb gjitha udh\u00ebt.<br \/>\nZakonisht n\u00eb kullat mirditore me tak\u00ebmet e kafes merreshin vet\u00ebm burrat, madje burri m\u00eb i vjet\u00ebr, ai q\u00eb ishte zot sht\u00ebpie. Arm\u00ebn dhe tak\u00ebmet e kafes nuk i preknin grat\u00eb. Kurse n\u00eb kull\u00ebn e Vorfajve an\u00ebn e oxhakut e kishte fituar prej koh\u00ebsh Dava e Madhe. E mbetur e ve prej shum\u00eb vitesh, ajo kishte z\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb vendin e t\u00eb shoqit n\u00eb kull\u00eb. Ai kishte qen\u00eb burr\u00eb, t\u00eb cilit ia l\u00ebshonin p\u00ebrher\u00eb kryet e vendit. Dhe ajo, e bukur dhe e men\u00e7ur, ia zbukuronte krahun po aq sa pushka q\u00eb nuk e ndante shtatit. Q\u00eb kur vdiq ai, Dav\u00ebs i lihej nj\u00eb vend i ve\u00e7ant\u00eb edhe n\u00eb kuvendet, ku nuk merrte pjes\u00eb asnj\u00eb grua tjet\u00ebr. Ia \u00e7monin urt\u00ebsin\u00eb dhe ashp\u00ebrsin\u00eb. Fjal\u00ebt i kishte t\u00eb num\u00ebruara si fishek\u00ebt e arm\u00ebs q\u00eb mbante n\u00eb brez. M\u00eb kollaj mund t\u2019 i p\u00ebrcaktohej mosha nj\u00eb lisi se sa asaj. Nuk dihet kush e quajti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Dava e Madhe. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb mbiemri i saj sikur ishte zhdukur n\u00eb rrudhat, q\u00eb u ngjanin varrave t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb arr\u00ebs.<br \/>\nKafet u servir\u00ebn n\u00eb heshtje t\u00eb plot\u00eb. Dava e madhe ua p\u00ebrgatiti me dor\u00ebn e saj kafen krushqve. N\u00eb odat e tjera sh\u00ebrbenin kafexhinjt\u00eb, q\u00eb i mbanin gjithnj\u00eb ibrik\u00ebt e kafes pran\u00eb zjarrit.<br \/>\n-P\u00ebr haj\u00ebr na qoft\u00eb miq\u00ebsia dhe dasma,-tha Preng\u00eb Doda, duke e ulur filxhanin n\u00eb truallin pran\u00eb zjarrit.<br \/>\n-Qoft\u00eb e hajrit dita e nes\u00ebrme,-tha Dava e Madhe. Pastaj dha urdh\u00ebr pa iu drejtuar askujt:<br \/>\n-Shtroni sofrat. Ku \u00ebsht\u00eb \u00e7iftelia?\u2026Kemi apo nuk kemi das\u00ebm?\u2026<br \/>\nAjo k\u00ebng\u00eb e leht\u00eb q\u00eb d\u00ebgjohej q\u00eb nga oda e grave, pushoi menj\u00ebher\u00eb. Zakonisht n\u00eb dasm\u00ebn e vajz\u00ebs k\u00ebndohej m\u00eb pak, pasi g\u00ebzimin e martes\u00ebs disi e hijezonte dhimbja p\u00ebr ikjen e saj nga konaku, sidoq\u00eb thuhej se vajza lind t\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb huaj, p\u00ebr t\u00eb shkuar nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj.<br \/>\nFilluan l\u00ebvizjet p\u00ebr shtrimin e sofrave. Kulla e Vorfajve kishte das\u00ebm. Martonin Terezen, vajz\u00ebn e vetme mes kat\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrish. Das\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb dimrit. Dava e madhe kishte kund\u00ebrshtuar kur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ishte ndar\u00eb dita e dasm\u00ebs.<br \/>\n-N\u00eb an\u00ebt tona dimrat jan\u00eb t\u00eb eg\u00ebr e rruga deri te kulla e dh\u00ebndrrit \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb. Dasmat i kemi b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb ver\u00eb, -kishte th\u00ebn\u00eb ajo.-Dimrave vet\u00ebm mort kemi patur.<br \/>\nPor familja e dh\u00ebndrrit kishte ngulur k\u00ebmb\u00eb, meq\u00eb n\u00eb pranver\u00eb djali do t\u00eb shkonte ushtar. \u00c7udit\u00ebrisht, para k\u00ebtij argumenti Dava e Madhe ishte zbutur. Kishte f\u00ebrkuar p\u00ebr nj\u00eb moment dorez\u00ebn prej sedefi t\u00eb arm\u00ebs, si p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb i nderonte arm\u00ebt dhe ata q\u00eb shkonin n\u00ebn arm\u00eb. Dhe kishte dh\u00ebn\u00eb bekimin e saj, pa e ulur v\u00ebshtrimin e akullt.<br \/>\nE ai dim\u00ebr i vitit 1963 erdhi m\u00eb i eg\u00ebr se t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb G\u00ebziqin me kodra t\u00eb buta, por t\u00eb ekspozuar n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr er\u00ebrash q\u00eb p\u00ebrfshinin hap\u00ebsir\u00ebn nga Macukulli e Munella deri n\u00eb malin e Vel\u00ebs e Taraboshin e Shkodr\u00ebs. Kishte disa dit\u00eb q\u00eb binte d\u00ebbor\u00eb e rrug\u00ebt thuajse ishin bllokuar. Frynte nj\u00eb er\u00eb q\u00eb fishk\u00ebllente n\u00ebp\u00ebr deg\u00ebt e pem\u00ebve si e qar\u00eb lahute. Krushqit kishin arritur me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb kull\u00ebn e Vorfajve, pas udh\u00ebtimit gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00ebp\u00ebr d\u00ebbor\u00eb.<br \/>\nEdhe pse ftoht\u00eb, kulla e Vorfajve ishte e mbushur plot me dasmor\u00eb. Krushqit i prit\u00ebn me nderim. Arm\u00ebt e tyre u var\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb \u00e7ardakut e zjarri n\u00eb od\u00ebn e miqve dukej sikur do t\u2019i p\u00eblciste gur\u00ebt e oxhakut.<br \/>\nN\u00eb od\u00ebn e miqve u shtruan pes\u00eb sofra me nga dymb\u00ebdhjet\u00eb burra. Sofra e par\u00eb ishte ajo e krushqve. N\u00eb t\u00eb tjerat, si n\u00eb nj\u00eb protokoll t\u00eb lasht\u00eb, uleshin burrat, sipas nj\u00eb hierarkie nga bajraqet prej nga vinin dhe lidhjes miq\u00ebsore me familjen e vajz\u00ebs. Dava e Madhe nuk l\u00ebvizi nga ana e saj e oxhakut. Nuk u ul n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn prej sofrave. Edhe pse fjala e saj ishte ligj n\u00eb kull\u00ebn e Vorfajve, ajo e respektonte e para zakonin e mosuljes s\u00eb grave n\u00eb nj\u00eb sof\u00ebr me burrat. Djali i madh, Gjini, babai i vajz\u00ebs, i solli faqoren e saj t\u00eb rakis\u00eb, q\u00eb ishte nj\u00eb gastare shpatuke me tap\u00eb prej qelqi. Dava e Madhe e mori dhe e vuri para vetes, pran\u00eb kutis\u00eb s\u00eb duhanit. Pastaj i b\u00ebri shenj\u00eb t\u00eb birit q\u00eb ta hapte ai dasm\u00ebn. Gjini, me got\u00ebn n\u00eb dor\u00eb, tha fjal\u00ebt e p\u00ebrsh\u00ebndetjes dhe pastaj iu fal krushkut t\u00eb par\u00eb. Ishte radha e tij ta ngrinte got\u00ebn. T\u00eb gjasht\u00ebdhjet\u00eb burrat n\u00eb od\u00eb ndiqnin n\u00eb heshtje ritualin. Krushku i par\u00eb iu fal krushkut t\u00eb dyt\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Krushku i dymb\u00ebdhjet\u00eb iu fal t\u00eb parit t\u00eb sofr\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb e k\u00ebsisoj, sof\u00ebr m\u00eb sof\u00ebr, derisa e mbaronin ritualin e p\u00ebrsh\u00ebndetjes. Askush nuk e thyente rendin, secili priste kur t\u2019i faleshin me em\u00ebr q\u00eb ta ngrinte got\u00ebn e pastaj t\u2019 ia p\u00ebrcillte fjal\u00ebn tjetrit.<br \/>\nN\u00eb sofra kishte vet\u00ebm raki dhe pak meze, si\u00e7 ishte tradita. Buka me gjell\u00ebt vinin pasi t\u00eb hiqej rakia. Flitej me z\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe heshtej kur e merrte fjal\u00ebn ndokush nga krushqit apo nga sofra e dyt\u00eb. Dava e madhe i b\u00ebri me shenj\u00eb Franit, nipit t\u00eb saj, q\u00eb t\u00eb merrte \u00e7iftelin\u00eb. Ai kishte z\u00eb t\u00eb bukur dhe ishte b\u00ebr\u00eb i njohur n\u00eb gjith\u00eb Mirdit\u00ebn p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt e tij. K\u00ebndoi nj\u00eb k\u00ebng\u00eb trim\u00ebrie nga t\u00eb krahin\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb e d\u00ebgjonin n\u00eb heshtje dhe, kur k\u00ebnga mbaroi, u ngrit\u00ebn gotat me urimin \u201cT\u00eb k\u00ebndoft\u00eb zemra!\u201d. \u00c7iftelia kalonte sof\u00ebr m\u00eb sof\u00ebr, por duke u nisur nga sofra e fundit p\u00ebr t\u00eb arritur tek sofra e krushqve. Nj\u00eb k\u00ebng\u00eb p\u00ebr sof\u00ebr. Dava e Madhe ndiqte ritualin, v\u00ebshtronte sofrat a mos kishin nevoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb, a ishin gotat plot. E sipas rastit fliste vet\u00ebm me sy ose me shenja.<br \/>\nPas pak vuri re q\u00eb aty tek sofra e tret\u00eb ishin dy t\u00eb rinj q\u00eb po flisnin pak si shum\u00eb dhe gotat i ngrinin m\u00eb shpesh se t\u00eb tjer\u00ebt. Dava e madhe v\u00ebshtroi si me qortim t\u00eb parin e sofr\u00ebs dhe p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe ra nj\u00eb heshtje e akullt. K\u00ebng\u00ebt vazhdonin, t\u00eb gjitha k\u00ebng\u00eb trim\u00ebrie, q\u00eb p\u00ebrkujtonin burra t\u00eb njohur malesh e b\u00ebmat e tyre p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb. Kur radha do i vinte sofr\u00ebs s\u00eb krushqve, tek sofra e tret\u00eb, ata dy t\u00eb rinjt\u00eb po flisnin e po qeshnin pa e ndjekur bised\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve.<br \/>\n-Sofr\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u2019i shtrohet buka,- tha prer\u00eb Dava e Madhe. T\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb burrat q\u00eb ishin n\u00eb at\u00eb sof\u00ebr i ul\u00ebn gotat posht\u00eb saj. Kishin shkelur rregullat, ndaj nuk duhet t\u00eb pinin m\u00eb, por t\u00eb hanin shpejt e shpejt n\u00eb heshtje e t\u00eb linin menj\u00ebher\u00eb od\u00ebn, pasi nuk ishin treguar t\u00eb denj\u00eb t\u00eb rrinin nd\u00ebr burra.<br \/>\nPas k\u00ebng\u00ebs q\u00eb k\u00ebndoi nj\u00ebri nga krushqit, krushku i par\u00eb ngriti got\u00ebn dhe iu drejtua Dav\u00ebs s\u00eb Madhe: &#8211; P\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, oj sojnike. Ju rritt\u00eb ndera e bereqeti e ju ardhshim ve\u00e7 p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb!<br \/>\n-Ju past\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb!- tha Dava e madhe dhe dha shenj\u00ebn q\u00eb t\u00eb hiqej rakia e t\u00eb shtrohej buka n\u00eb sof\u00ebr.<\/p>\n<p>Darka nuk vazhdoi deri von\u00eb, se krushqit ishin t\u00eb lodhur e te nes\u00ebrmen i priste nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr udhe e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nat\u00ebs u d\u00ebgjua disa her\u00eb ul\u00ebrima jo e zakont\u00eb e qenit, q\u00eb vinte nga steli i tij. Gjin Vorfi e d\u00ebgjoi, por p\u00ebrtoi t\u00eb dilte jasht\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. Mendoi se qeni ankohej nga q\u00eb nuk e kishin l\u00ebn\u00eb zgjidhur si net\u00ebt e tjera, ose ndoshta kishte d\u00ebgjuar afrimin e ujq\u00ebrve, q\u00eb zbrisnin deri n\u00eb fshat nga uria.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb zbardhur t\u00eb dit\u00ebs nga oda e grave u ndje e qara e leht\u00eb e nuses. Nj\u00eb e qar\u00eb me gul\u00e7e q\u00eb dilnin nga shpirti dhe q\u00eb p\u00ebrcillej me nj\u00eb ej-ej-ej, q\u00eb prekte edhe trar\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. Ajo e dinte mir\u00eb se q\u00eb nga ajo dit\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve shum\u00eb rrall\u00eb e ve\u00e7 kur ta shihnin t\u00eb arsyeshme prind\u00ebrit e burrit.<br \/>\nKrushqit u ngrit\u00ebn prej gjumi dhe filluan t\u00eb p\u00ebrgatiteshin. N\u00eb fund t\u00eb \u00e7ardakut gruaja m\u00eb e re e sht\u00ebpis\u00eb, me ibrik n\u00eb dor\u00eb, u solli uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb fytyr\u00ebn. Dera e kull\u00ebs ende nuk ishte hapur prej t\u00eb ftohtit. Pas kafeve, sipas tradit\u00ebs, iu sh\u00ebrbyen m\u00ebngjesin. Raki, djath\u00eb e petulla me mjalt\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrsa po hanin n\u00eb heshtje, n\u00eb od\u00eb hyri Dava e Madhe. Dukej q\u00eb po vinte prej jasht\u00eb, se ishte mb\u00ebshtjell\u00eb aq sa mezi i dukej fytyra.<br \/>\n-Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e kobshme, or burra,-foli ajo. -Jasht\u00eb \u00e7do gj\u00eb ka ngrir\u00eb akull, pem\u00ebt, rruga, oborri. Edhe qeni ka plasur nat\u00ebn prej t\u00eb ftohti. E ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ogur i mbar\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb dit\u00eb p\u00ebr udh\u00eb, o Preng\u00eb Doda. Krushku i par\u00eb u ngrit nga vendi dhe hapi dritaren e vog\u00ebl si fr\u00ebngji. E ftohta iu p\u00ebrplas n\u00eb fytyr\u00eb dhe u detyrua t\u00eb mbyllte syt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment. Pamje t\u00eb till\u00eb nuk mbante mend q\u00eb kur kishte lindur. Bora kishte ngrir\u00eb akull dhe e kishte humbur ngjyr\u00ebn e bardh\u00eb n\u00eb nj\u00eb gri t\u00eb err\u00ebt e k\u00ebrc\u00ebnuese.<br \/>\n-Ne kemi ardhur t\u00eb marrim nusen e ta \u00e7ojm\u00eb n\u00eb der\u00eb t\u00eb dh\u00ebndrrit gjall\u00eb a vdekur,-tha Preng\u00eb Doda. -Si thoni, o burra? &#8211; iu drejtua krushqve t\u00eb tjer\u00eb. Ata tund\u00ebn kok\u00ebn n\u00eb heshtje. Fjala e krushkut t\u00eb par\u00eb ishte e padiskutueshme. Vet\u00ebm n\u00eb vrasje t\u00eb tij komand\u00ebn e merrte krushku i dyt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nuk jan\u00eb larg prej k\u00ebtu krushqit e ngrir\u00eb t\u00eb Qaf\u00eb Vorres, &#8211; tha Dava e Madhe. \u2013 N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb si kjo do t\u00eb ket\u00eb ndodhur ajo gj\u00ebm\u00eb. Miku do ta kuptoj\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb dita p\u00ebr t\u00eb pritur nusen sot.<br \/>\nKrushqit u pan\u00eb sy nd\u00ebr sy. Nj\u00eb hije e r\u00ebnd\u00eb kaloi n\u00eb fytyr\u00ebn e secilit. Ata e dinin legjend\u00ebn e krushqve t\u00eb ngrir\u00eb t\u00eb Qaf\u00ebs s\u00eb Vorreve, edhe pse interpretimet e hamendjet rreth atyre gur\u00ebve t\u00eb rreshtuar si krushq ishin nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, q\u00eb nga mallkimi i or\u00ebve, prerja n\u00eb bes\u00eb, kryq\u00ebzimi i udh\u00ebs me nj\u00eb karvan tjet\u00ebr krushqish,moti i keq&#8230;<br \/>\n-B\u00ebjeni gati kalin e nuses,- tha krushku i par\u00eb.<br \/>\nKulla u vu n\u00eb l\u00ebvizje. Krushqit dol\u00ebn n\u00eb oborr. E godisnin akullin me shqelm q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb hapnin nj\u00eb shteg p\u00ebr t\u00eb ecur. Nusja doli duke d\u00ebnesur n\u00ebn duvakun e kuq. Filloi t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetej me dasmor\u00ebt. E ftohta i priste fytyrat si me brisk. Mbi duvak nis\u00ebn t\u00eb formoheshin kristale akulli prej frym\u00ebs q\u00eb l\u00ebshonte nusja. Kalin e mbuluan me nj\u00eb qilim t\u00eb lesht\u00eb e t\u00eb kuq p\u00ebr ta mbrojtur sadopak nga e ftohta. N\u00eb fundin e oborrit nusen e ngrit\u00ebn mbi kal\u00eb. D\u00ebnesat e saj u b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb thekshme e m\u00eb t\u00eb dhimbshme. N\u00eb fytyrat e njer\u00ebzve zymtia ia kishte z\u00ebn\u00eb vendin atmosfer\u00ebs s\u00eb dasm\u00ebs. Krushqit filluan t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeteshin me dasmor\u00ebt. Dava e Madhe doli n\u00eb krye t\u00eb shtegut si p\u00ebr t\u2019u z\u00ebn\u00eb udh\u00ebn.<br \/>\n-A ke bes\u00eb, o Preng\u00eb Doda? ,- iu drejtua ajo krushkut t\u00eb par\u00eb.<br \/>\n-Me buk\u00eb rrall\u00eb her\u00eb e kemi ngi barkun, por me bes\u00eb jemi ushqyer gjith\u00eb jet\u00ebn, oj sojnike,-u p\u00ebrgjigj ai.<br \/>\n-At\u00ebher\u00eb ma jep bes\u00ebn e burrave. Shkoni deri ku fillon ngjitja e Maj\u00ebs s\u00eb Malthit. N\u00ebqoft\u00ebse m\u00eb andej nuk vazhdohet, kthehuni prapa. Kjo kull\u00eb ka vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju. Pa folur, ai i shtr\u00ebngoi dor\u00ebn dhe u p\u00ebrshendet\u00ebn duke tokur kryet, si\u00e7 b\u00ebnin burrat. Kjo ishte besa e tij.<br \/>\nKarvani i krushqve mori rrug\u00ebn. Dy nga djemt\u00eb e fuqish\u00ebm t\u00eb fshatit, me kazma n\u00eb duar, prinin duke thyer akullin. Dava e Madhe u kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u2019i shoq\u00ebronin krushqit deri n\u00eb t\u00eb dal\u00eb t\u00eb fshatit.<br \/>\nN\u00eb Kodr\u00ebn e Brozajve edhe tymi ngrihej si me p\u00ebrtes\u00eb prej oxhak\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpive n\u00eb at\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb akullt. Rruga kalonte shpatit t\u00eb k\u00ebsaj kodre, p\u00ebrmes nj\u00eb pylli t\u00eb dendur me lisa t\u00eb lasht\u00eb. Aty has\u00ebn penges\u00ebn e par\u00eb serioze. Deg\u00ebt e dy lisave, prej pesh\u00ebs s\u00eb akullit, ishin shqyer dhe kishin r\u00ebn\u00eb kryq n\u00eb rrug\u00eb. Nga lisat vareshin hej t\u00eb gjat\u00eb akulli, disa prej t\u00eb cil\u00ebve arrinin deri n\u00eb tok\u00eb si kolona prej qelqi. Nj\u00eb pamje sa e bukur, aq e frikshme dhe e rrezikshme. Akulli n\u00eb udh\u00eb ishte m\u00eb i trash\u00eb e m\u00eb i err\u00ebt n\u00eb ngjyr\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb shpatit thuajse nuk binte kurr\u00eb dielli dhe drut\u00eb e tij nuk p\u00ebrdoreshin p\u00ebr zjarr se b\u00ebnin tym. Kazmat b\u00ebnin vend me zor e duhej t\u00eb godisnin disa her\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pik\u00eb p\u00ebr ta \u00e7ar\u00eb.<br \/>\nNikoll\u00eb Brozi, q\u00eb kishte dal\u00eb tek fundi i gardhit dhe po ndiqte me sy karvanin e krushqve, e pa kur ata u ndal\u00ebn para lisave t\u00eb rr\u00ebzuar. Mori sopat\u00ebn e zbriti shpatit, duke e \u00e7ar\u00eb akullin me sopat\u00eb. Ai ishte nj\u00eb burr\u00eb i shkurt\u00ebr, por shulak dhe i fort\u00eb fizikisht e njihej si m\u00eb pun\u00ebtori n\u00eb fshat. Pa e zgjatur iu fut pun\u00ebs me sopat\u00eb mbi lisat, derisa i cop\u00ebtoi dhe e hapi udh\u00ebn. Pastaj i tha krushkut t\u00eb par\u00eb:<br \/>\n-Kur t\u00eb kaloni nga kisha, mos u ngjitni kodr\u00ebs, por kaloni buz\u00eb vorreve, se at\u00eb udh\u00eb e rreh m\u00eb shum\u00eb dielli gjat\u00eb vitit dhe duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pak akull. Krushqit vazhduan udh\u00ebn por kishin filluar ta ndjenin t\u00eb ftoht\u00ebn. Nusja mbi kal\u00eb vazhdonte me d\u00ebnesat e saj. Zakonisht vajzat qanin me ej-ej derisa linin prapa sht\u00ebpin\u00eb e fundit t\u00eb fshatit. Trupi i saj mbi kal\u00eb dukej m\u00eb i ekspozuar ndaj t\u00eb ftohtit. Edhe pse i kishin veshur xhahengun prej shajaku t\u00eb trash\u00eb e supeve i kishin hedhur nj\u00eb xhurdi me thak\u00eb, ajo kishte filluar t\u00eb dridhej. Duvaku pak nga pak po mbulohej me nj\u00eb cip\u00eb akulli si let\u00ebr karamelesh. Tek vorret, vet\u00ebm majat e kryqeve shfaqeshin aty-k\u00ebtu mbi akull. Madje ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019 i quaje kryqe, se akulli i kishte bashkuar cepat e tyre. P\u00ebrball\u00eb Suka e Qytez\u00ebs, me maj\u00ebn e mpreht\u00eb, dukej si nj\u00eb qeleshe gjigante, kurse p\u00ebrtej saj, Suka e Madhe ngjante me nj\u00eb kupol\u00eb madh\u00ebshtore prej alabastre. Karvani i krushqve kaloi me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb madhe Lakun e Shran\u00ebs dhe hyri n\u00eb lagjen Kalanjan t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej dhjet\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb fundit t\u00eb fshatit. \u00c7do gj\u00eb dukej si e p\u00ebrgjumur e kullat u ngjanin sht\u00ebpive t\u00eb eskimez\u00ebve n\u00ebn d\u00ebbor\u00eb. Karvani ecte ngadal\u00eb e kishin kaluar 3-4 or\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb rrug\u00eb q\u00eb n\u00eb kushte normale b\u00ebhej p\u00ebr nj\u00ebzet minuta. E fundit ishte kulla e vjet\u00ebr e Ndue Preng\u00eb Bib\u00ebs. Muret e saj dukeshin edhe m\u00eb t\u00eb zeza n\u00eb sfondin e d\u00ebbor\u00ebs. Ajo ishte aq e vjet\u00ebr sa banor\u00ebt e saj nuk ia dinin dat\u00ebn e nd\u00ebrtimit. Nga udha e madhe, ku kalonin zakonisht karvanet, p\u00ebr tek kulla t\u00eb ngjiste nj\u00eb shteg i ngusht\u00eb dhe i lakuar. Nj\u00eb shteg po aq i ngusht\u00eb t\u00eb zbriste posht\u00eb udh\u00ebs p\u00ebr tek Kroi i Kalanjanit, i njohur p\u00ebr ujin e tij t\u00eb mir\u00eb. Kroi buronte n\u00ebn rr\u00ebnj\u00ebt e nj\u00eb fojlete t\u00eb madhe t\u00eb mbuluar me urth.<br \/>\nTek shtegu i kull\u00ebs kishte njer\u00ebz. Krushku i par\u00eb mendoj se ata kishin zbritur sipas adetit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur krushqit e p\u00ebr t\u2019u ofruar petulla me mjalt\u00eb e raki. Por nuk ishte k\u00ebshtu. Plaku i sht\u00ebpis\u00eb, Ndue Preng\u00eb Biba, q\u00eb me shtatin e tij t\u00eb madh e t\u00eb mo\u00e7\u00ebm dukej sikur matej me kull\u00ebn e vjet\u00ebr, kishte z\u00ebn\u00eb udh\u00ebn e ndiqte afrimin e krushqve. Ata dukeshin t\u00eb lodhur e nusja mbi kal\u00eb ishte k\u00ebrrusur nga t\u00eb ftohtit.<br \/>\n-E paske harruar bujarin\u00eb, o Ndue Preng\u00eb Biba\u2026Sipas zakonit krushqit qerasen e nuk u pritet udha,- foli krushku i par\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nuk kam dal\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019iu ofruar petulla e karrinaqe, por kull\u00ebn time. Bujrum. Maj\u00ebn e Malthit nuk ka djal\u00eb n\u00ebne q\u00eb e kalon n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb si kjo. Ejani e merrni nj\u00eb val\u00eb zjarm. Ai iu afrua nuses, e cila dukej sikur nuk merrte frym\u00eb. Duart e saj ishin ngjitur mbi kaptellin e drunjt\u00eb t\u00eb samarit. Nusja nuk prekej me dor\u00eb nga burrat, ndaj ai i tha nj\u00ebr\u00ebs nga grat\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb t\u2019 ia f\u00ebrkonte duart me nj\u00eb shami t\u00eb ngroht\u00eb e ta pyeste a kishte ndonj\u00eb nevoj\u00eb.<br \/>\nKrushqit hodh\u00ebn v\u00ebshtrimin nga Maja e Malthit. E mbuluar e gjitha me akull, ajo dukej edhe m\u00eb e lart\u00eb e m\u00eb e zymt\u00eb. Th\u00ebllimi q\u00eb frynte prej saj rr\u00ebmbente cifla akulli dhe i p\u00ebrplaste mbi \u00e7do gj\u00eb, mbi pem\u00ebt, prej t\u00eb cilave d\u00ebgjoheshin deg\u00eb q\u00eb thyheshin n\u00ebn pesh\u00ebn e akujve, mbi jelen e kalit q\u00eb kishte ngrir\u00eb e t\u00ebra, duke e b\u00ebr\u00eb kalin t\u00eb turfullonte her\u00eb pas here e t\u00eb nxirrte avull nga t\u00ebr\u00eb trupi, mbi duvakun e trupin e nuses t\u00eb kthyer gati n\u00eb nj\u00eb shtatore t\u00eb akullt, mbi fytyrat e krushqve, ku vetullat ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb kristalta. Nj\u00eb varg rosash t\u00eb egra, q\u00eb sapo e kishin kaluar maj\u00ebn e malit, u afruan duke fluturuar posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb, me rreshtin n\u00eb form\u00eb V disi t\u00eb shprishur. Ajo q\u00eb ishte e para, si ta kishte goditur dikush n\u00eb flur, u k\u00ebput dhe ra pa jet\u00eb p\u00ebrpara kalit. T\u00eb tjerat e prish\u00ebn vargun dhe u fsheh\u00ebn n\u00ebn urthin e fojlet\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr mbi krua.<br \/>\n\u201cP\u00eblcet zogu p\u00ebr hava\u201d, kujtoi krushku i par\u00eb fjal\u00ebt e Dav\u00ebs s\u00eb Madhe.<br \/>\nIshte nj\u00eb sken\u00eb q\u00eb nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb. Ndue Preng\u00eb Biba, duke e marr\u00eb rrezikun n\u00eb sy, kapi kapistr\u00ebn e kalit t\u00eb nuses dhe e drejtoi p\u00ebr nga shtegu i kull\u00ebs. N\u00eb rrethana t\u00eb tjera, nj\u00eb gjest t\u00eb till\u00eb e ndante vet\u00ebm pushka. Askush nuk mund ta prekte kalin e nuses, ndryshe e paguante me jet\u00eb. Por Ndue Preng Biba ishte nga ata burra q\u00eb nuk i trembej pushk\u00ebs.<br \/>\n-Kjo \u00ebsht\u00eb vajza jon\u00eb,- u tha ai krushqve, kur pa se ata po hezitonin ta ndiqnin pas. Nuk do t\u00eb l\u00ebm\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet pas dyzet vjet\u00ebsh historia e Nuses s\u00eb Shtufit vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb respektuar zakonet. Kthejeni kryet e shikojeni Murin e Shmitrit. Nuk \u00ebsht\u00eb larg. Aty e kan\u00eb varrosur at\u00eb fatzez\u00eb q\u00eb desh\u00ebn ta \u00e7onin tek dh\u00ebndrri edhe pse ishte duke dh\u00ebn\u00eb shpirt. N\u00eb G\u00ebziq nuk ka p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb kuvend si ai i burrave t\u00eb penduar t\u00eb Shtufit.<br \/>\nI tan\u00eb Shtufi asht mbledh\u00eb n\u00eb kuvend,<br \/>\nkemi ba nji pun\u00eb pa mend\u2026<br \/>\nK\u00ebshtu thuhej n\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb kushtuar asaj ngjarjeje tragjike dhe kuvendit q\u00eb e pasoi.<br \/>\nKrushqit nuk e zgjat\u00ebn m\u00eb, por u ngjit\u00ebn shtegut p\u00ebr tek kulla e lasht\u00eb. Prapa krah\u00ebve dimri shtrinte sovran mbret\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb akullt.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Tek Lisat e Marpep\u00ebs n\u00eb Masht\u00ebrkor\u00eb, fshatin ku do t\u00eb arrinte nusja, familja e dh\u00ebndrrit kishte d\u00ebrguar tre djem t\u00eb rinj q\u00eb do t\u00eb jepnin sihariqin e arritjes s\u00eb nuses. Dasma kishte filluar q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes. Moti ishte i eg\u00ebr edhe aty e Fani i Vog\u00ebl kishte ngrir\u00eb, \u00e7ka nuk mbahej mend as prej m\u00eb t\u00eb moshuarve t\u00eb katundit. Tre djemt\u00eb kishin ndezur zjarr n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e shkoll\u00ebs dhe e v\u00ebshtronin rrug\u00ebn nga dritare e saj. Sapo t\u00eb shikonin karvanin e krushqve q\u00eb do t\u00eb kap\u00ebrcente Shkall\u00ebn e Repsit, ata do t\u00eb vraponin p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb lajmin e g\u00ebzuar e p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb peshqeshin q\u00eb i jepej sihariqit. Por or\u00ebt kalonin, tufani frynte brigjeve t\u00eb lumit e nuk dukej k\u00ebmb\u00eb njeriu t\u00eb l\u00ebvizte. As shpez\u00ebt e egra nuk zbrisnin shpateve t\u00eb Bulsharit p\u00ebr t\u00eb arritur deri tek lumi me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Ra muzgu. Asnj\u00eb shenj\u00eb e asnj\u00eb lajm. As krisma pushk\u00ebsh q\u00eb t\u00eb njoftonin se krushqit ishin n\u00eb rrezik. Kur humb\u00ebn \u00e7do shpres\u00eb se krushqit do t\u00eb dukeshin, tre djemt\u00eb u kthyen n\u00eb kull\u00ebn ku dasma vazhdonte. I zoti i sht\u00ebpis\u00eb e kuptoi situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb. Por nuk e pushoi ahengun.<br \/>\n-P\u00ebrderisa Preng\u00eb Doda nuk ka \u00e7uar asnj\u00eb fjal\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb se krushqit i ka penguar moti e do jen\u00eb ndalur diku. N\u00eb mos sonte, nes\u00ebr do t\u00eb vijn\u00eb. Le t\u00eb vazhdoj\u00eb dasma,-dha urdh\u00ebr ai. Nj\u00eb stepje e leht\u00eb ndihej tek dasmor\u00ebt, derisa dikush mori \u00e7iftelin\u00eb dhe ia nisi nj\u00eb k\u00ebnge t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Zem\u00ebrimi i motit atij dimri qe i till\u00eb q\u00eb askujt nuk mund t\u2019ia kishte marr\u00eb mendja. Dukej sikur krahina kishte shkar\u00eb n\u00eb er\u00ebn glaciale. T\u00eb nes\u00ebrmen dita zbardhi edhe m\u00eb e zez\u00eb. Tek kulla ku ishin ndalur krushqit, nuk mund t\u00eb zbritej as shtegut deri n\u00eb udh\u00ebn e madhe. Ndue Preng\u00eb Biba jepte urdh\u00ebr t\u00eb mbahej flakada zjarri n\u00eb t\u00eb gjitha odat. N\u00eb od\u00ebn ku ishin krushqit sh\u00ebrbeheshin kafe, raki e meze n\u00eb drek\u00eb e n\u00eb dark\u00eb. Ai kishte thirrur burr\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi nga t\u00eb gjitha familjet e Kalanjanit p\u00ebr t\u00eb krijuar atmosfer\u00eb dasme n\u00eb p\u00ebrcjellje t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb Vorfajve. Nuk kishte ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb ngjarje si kjo n\u00eb krahin\u00eb e atij i duhej ta organizonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb vajza e fshatit t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrcillej me t\u00eb nj\u00ebjtat ndere si t\u00eb ishte n\u00eb vatr\u00ebn e saj. Kaluan e diela, e h\u00ebna, e marta, e m\u00ebrkurra\u2026 Moti nuk jepte asnj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi. N\u00eb kull\u00ebn e Ndue Preng\u00eb Bib\u00ebs vazhdonte atmosfera e dasm\u00ebs, me gjith\u00eb merakun e krushqve. Preng\u00eb Doda dilte shpesh n\u00eb dritare, por ishte e pamundur nisja p\u00ebr udh\u00eb.<br \/>\nT\u00eb m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb dark\u00eb e zonja e sht\u00ebpis\u00eb e thirri m\u00ebnjan\u00eb Ndue Preng\u00eb Bib\u00ebn dhe i dha lajmin e hidhur: Nuk kam m\u00eb miell n\u00eb magje p\u00ebr buk\u00eb\u2026<br \/>\nNdue Preng\u00eb Bib\u00ebs iu duk sikur iu shemb kulla e i ra mbi krye. Aty p\u00ebr aty i erdhi n\u00eb mendje ajo p\u00ebrgjigja e nj\u00eb trimi t\u00eb men\u00e7\u00ebm q\u00eb e pyet\u00ebn para pushkatimit:- A e ke ndjer\u00eb veten ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb ngusht\u00eb se sot \u2026- Po,-qe p\u00ebrgjigjur ai,-kur m\u00eb ka ardhur miku n\u00eb sht\u00ebpi e nuk kam patur buk\u00eb me i dh\u00ebn\u00eb.<br \/>\nI zoti i sht\u00ebpis\u00eb u ndje ngusht\u00eb. P\u00ebrrenjte kishin ngrir\u00eb e mulliri nuk punonte. U mundua t\u00eb mos e jepte veten. Por kur hyri n\u00eb od\u00eb, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u00eb buz\u00ebqeshur, fytyra i nxinte m\u00eb shum\u00eb se trar\u00ebt me bloz\u00eb. Mori got\u00ebn e rakis\u00eb dhe iu fal krushkut t\u00eb par\u00eb:<br \/>\n-Tu turrsha, o Preng\u00eb Doda.<br \/>\n-T\u00eb prit\u00e7a e t\u00eb pa\u00e7a, or mik,-u p\u00ebrgjigj krushku, duke ngritur got\u00ebn e tij.<br \/>\nMark Lleshi e Gjin Pjetri, dy kush\u00ebrinj q\u00eb i kishin kullat vet\u00ebm disa metra larg, u pan\u00eb sy nd\u00ebr sy dhe u kuptuan pa folur. U ngrit\u00ebn ngadal\u00eb nga vendi e dol\u00ebn nga oda pa th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb. E po k\u00ebshtu, vjedhurazi, dol\u00ebn nga kulla p\u00ebrmes acarit q\u00eb t\u00eb merrte frym\u00ebn. As ata vet\u00eb nuk e dit\u00ebn se \u00e7\u2019forc\u00eb i ndihmoi p\u00ebr t\u00eb arritur deri n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Nderi i katundit shpesh her\u00eb ishte ngritur edhe mbi vdekjen. E kjo ishte nj\u00eb nga ato her\u00eb. Para krushqve duhej mbrojtur nderi i kull\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr dhe i katundit q\u00eb p\u00ebrcillte nusen. N\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre gjet\u00ebn nga nj\u00eb gjysm\u00eb thesi me miell dhe e mor\u00ebn pa th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb. Kur grat\u00eb u than\u00eb se nuk kishin m\u00eb asnj\u00eb dor\u00eb miell n\u00eb magje p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn: -F\u00ebmij\u00ebve ziejuni misra e kunguj t\u00eb that\u00eb. Dhe dol\u00ebn s\u00ebrish p\u00ebrmes tufanit. Pa u ndjer\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb kull\u00ebn e Ndue Preng\u00eb Bib\u00ebs, ashtu si\u00e7 kishin dal\u00eb. U drejtuan p\u00ebr tek furra, ku e zonja e sht\u00ebpis\u00eb po b\u00ebhej gati t\u00eb fikte zjarrin.<br \/>\n-Mos e fik,-i than\u00eb ata dhe i vun\u00eb p\u00ebrpara thas\u00ebt me miell.<br \/>\n-Qofshi faqebardh\u00eb,- tha ajo duke i hedhur dru furr\u00ebs dhe urdh\u00ebroi dy gra m\u00eb t\u00eb reja q\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb magje.<br \/>\nSofrat u shtruan m\u00eb von\u00eb se net\u00ebt e tjera. Kur buka e ngroht\u00eb e misrit u vu mbi sof\u00ebr, Ndue Preng\u00eb Biba mbeti i habitur. Hodhi nj\u00eb v\u00ebshtrim nga dy kush\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb ishin kthyer n\u00eb dhom\u00eb, theu buk\u00ebn, mori nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, e puthi dhe e vuri n\u00eb ball\u00eb. Pastaj e h\u00ebngri, duke th\u00ebn\u00eb: Paska dal\u00eb e mir\u00eb. Kurr\u00eb nuk m\u00eb ka shijuar buka si po m\u00eb shijoka sonte. Bujrum, o miq\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>T\u00eb shtun\u00eb dielli u shfaq p\u00ebr pak \u00e7aste. Kjo b\u00ebri t\u00eb shihej pasqyra e akullt q\u00eb shk\u00eblqente tejemban\u00eb krahin\u00ebs. Pasdite nj\u00eb varg rosash t\u00eb egra fluturoi n\u00eb formacion t\u00eb rregullt n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebrpara kull\u00ebs.<br \/>\n-Moti po kthen, burra,-tha Ndue Preng\u00eb Biba. Besoj se nes\u00ebr udha mund t\u00eb hapet, jo Maj\u00ebs s\u00eb Malthit, por bregut t\u00eb Fanit. T\u00eb nes\u00ebrmen dielli u shfaq m\u00eb her\u00ebt dhe hejt\u00eb e par\u00eb t\u00eb akullit filluan t\u00eb shk\u00ebputeshin nga \u00e7atit\u00eb e nga pem\u00ebt. Krushqit u b\u00ebn\u00eb gati dhe me v\u00ebshtir\u00ebsi zbrit\u00ebn shtegun e kull\u00ebs. Kur po ngjiteshin p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer qaf\u00ebn q\u00eb zbriste drejt Lugin\u00ebs s\u00eb Fanit, kthyen edhe nj\u00ebher\u00eb kryet pas e v\u00ebshtruan fshatin q\u00eb po linin. Tek vorret posht\u00eb kodr\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs pan\u00eb t\u00eb afrohej nj\u00eb varg njer\u00ebzish veshur n\u00eb t\u00eb zeza. N\u00eb krye ishin ata q\u00eb mbanin mbi supe nj\u00eb vig t\u00eb drunjt\u00eb\u2026 Kishte vdekur Dava e Madhe\u2026<br \/>\nPor karvani i krushqve duhej t\u00eb vazhdonte udh\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb kull\u00ebn ku dasma vazhdonte prej nj\u00eb jave.<\/p>\n<p><strong>Ndue Lazri<\/strong><br \/>\n<em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim: <strong>Gjin Musa<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Tregim mbi nj\u00eb ngjarje t\u00eb jetuar \u2013 Dava e Madhe mori shkulloj\u00ebn, p\u00ebrpushi me t\u00eb zjarrin, duke shtyr\u00eb pak ur\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb afruar m\u00eb shum\u00eb prushin n\u00eb ngrohje t\u00eb od\u00ebs s\u00eb miqve. Nj\u00ebri nga k\u00ebrcunjt\u00eb l\u00ebshoi nj\u00eb flak\u00eb t\u00eb ndritshme me nj\u00ebfar\u00eb fishk\u00ebllime. -T\u00eb preft\u00eb ujku!- tha Dava e Madhe, duke iu drejtuar zhurm\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7,11],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>NUSJA E AKULLIT - tregim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NUSJA E AKULLIT - tregim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Tregim mbi nj\u00eb ngjarje t\u00eb jetuar \u2013 Dava e Madhe mori shkulloj\u00ebn, p\u00ebrpushi me t\u00eb zjarrin, duke shtyr\u00eb pak ur\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb afruar m\u00eb shum\u00eb prushin n\u00eb ngrohje t\u00eb od\u00ebs s\u00eb miqve. Nj\u00ebri nga k\u00ebrcunjt\u00eb l\u00ebshoi nj\u00eb flak\u00eb t\u00eb ndritshme me nj\u00ebfar\u00eb fishk\u00ebllime. -T\u00eb preft\u00eb ujku!- tha Dava e Madhe, duke iu drejtuar zhurm\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-02-24T10:18:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_lazri.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"25 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"NUSJA E AKULLIT &#8211; tregim\",\"datePublished\":\"2015-02-24T10:18:28+00:00\",\"dateModified\":\"2015-02-24T10:18:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/\"},\"wordCount\":5019,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_lazri.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/\",\"name\":\"NUSJA E AKULLIT - tregim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_lazri.jpg\",\"datePublished\":\"2015-02-24T10:18:28+00:00\",\"dateModified\":\"2015-02-24T10:18:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_lazri.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_lazri.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NUSJA E AKULLIT &#8211; tregim\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NUSJA E AKULLIT - tregim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"NUSJA E AKULLIT - tregim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"&#8211; Tregim mbi nj\u00eb ngjarje t\u00eb jetuar \u2013 Dava e Madhe mori shkulloj\u00ebn, p\u00ebrpushi me t\u00eb zjarrin, duke shtyr\u00eb pak ur\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb afruar m\u00eb shum\u00eb prushin n\u00eb ngrohje t\u00eb od\u00ebs s\u00eb miqve. Nj\u00ebri nga k\u00ebrcunjt\u00eb l\u00ebshoi nj\u00eb flak\u00eb t\u00eb ndritshme me nj\u00ebfar\u00eb fishk\u00ebllime. -T\u00eb preft\u00eb ujku!- tha Dava e Madhe, duke iu drejtuar zhurm\u00ebs [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-02-24T10:18:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_lazri.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"25 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"NUSJA E AKULLIT &#8211; tregim","datePublished":"2015-02-24T10:18:28+00:00","dateModified":"2015-02-24T10:18:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/"},"wordCount":5019,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_lazri.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/","name":"NUSJA E AKULLIT - tregim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_lazri.jpg","datePublished":"2015-02-24T10:18:28+00:00","dateModified":"2015-02-24T10:18:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_lazri.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_lazri.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nusja-e-akullit-tregim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NUSJA E AKULLIT &#8211; tregim"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3114"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3114"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3114\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}