{"id":3098,"date":"2012-06-04T15:45:24","date_gmt":"2012-06-04T14:45:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3098"},"modified":"2012-06-04T15:45:24","modified_gmt":"2012-06-04T14:45:24","slug":"deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmit\u00eb e francez\u00ebve p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Victor Berard\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/victor_berard.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>Luan Rama<\/strong>: ( <em>ish Ambasador ne Paris<\/em> )<\/p>\n<p>&#8230;<em>Tregimet e priftit lazarist Jean-Claude Faveyrial, autorit t\u00eb tekstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb historis\u00eb shqiptare Histori e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb trondit\u00ebse. Fletoret e tij me sh\u00ebnimet e udh\u00ebtimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, un\u00eb i gjeta n\u00eb Misionin Lazarist t\u00eb Parisit, sipas nj\u00eb treguesi t\u00eb Robert Elsie. Por duke lexuar fletoret e tij, tronditja ime ishte e madhe, pasi b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb tmerrshme e p\u00ebrndjekje t\u00eb pad\u00ebgjuara t\u00eb disa fshatrave katolike n\u00eb mysliman\u00eb. Por shpesh, p\u00ebrshkrimet e udh\u00ebtar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb \u00e7muara, &#8230;<\/em><\/p>\n<p>Intervistoi: <strong>Aida Tuci<\/strong>, <em>MAPO, 4 .6. &#8217;12<\/em><br \/>\n<strong>Pas librit Dor\u00ebshkrimet e Purpurta, ku i b\u00ebhet jehon\u00eb kodik\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb kuadrin e kodik\u00ebve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzimit, para nj\u00eb viti ju soll\u00ebt para lexuesit librin tjet\u00ebr historik Kalor\u00ebsit e Stuhis\u00eb, nj\u00eb afresk historik n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet franko-shqiptare par\u00eb n\u00eb kuadrin e luft\u00ebrave shekullore, ve\u00e7an\u00ebrisht nga anzhuin\u00ebt deri n\u00eb shekullin XVII. Tashm\u00eb ju vini me nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ri, Bujt\u00ebs t\u00eb Larg\u00ebt, \u2013 Mbresa t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve francez\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekullit XIX. \u00c7far\u00eb ju shtyu t\u00eb shkruani k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Historia m\u00eb ka p\u00eblqyer gjithnj\u00eb edhe pse pena ime m\u00eb ka \u00e7uar fillimthi n\u00eb shtigje t\u00eb tjera, poezi, ese, roman, por ajo q\u00eb ka qen\u00eb karakteristike e k\u00ebsaj krijimtarie ka qen\u00eb gjithnj\u00eb se k\u00ebto libra kan\u00eb pasur nj\u00eb itinerar t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Franc\u00eb-Shqip\u00ebri, si di\u00e7ka q\u00eb lidh k\u00ebta dy popuj p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb. Pra dhe ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb personazhesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, konsuj, gjeograf\u00eb, historian\u00eb, etnograf\u00eb, kartograf\u00eb, arkeolog\u00eb, etj, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebrshkuar Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb shekullit XIX, pra nga koha e konsullit Fran\u00e7ois Pouqueville (Pukvil) m\u00eb 1806 deri tek konsulli francez i Shkodr\u00ebs, Aleksand\u00ebr Degrand, q\u00eb e la Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitin 1899. V\u00ebzhgimet e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, shumica i botuan n\u00eb revistat m\u00eb prestigjioze t\u00eb koh\u00ebs si n\u00ebRevue des Deux Mondes, La Tour du Monde, n\u00eb revistat gjeografike e historike etj., e m\u00eb pas shum\u00eb prej tyre i botuan n\u00eb libra t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si Pouqueville, Ami Bou\u00e9, Alfred Dumont, etj.<\/p>\n<p><strong>Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr gjetjen e k\u00ebtyre shkrimeve t\u00eb rralla?<\/strong><\/p>\n<p>Po, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr libra t\u00eb vjet\u00ebr, artikuj q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i gjesh\u2026 p. sh. artikujt e disa gjeolog\u00ebve t\u00eb hersh\u00ebm q\u00eb kishin zbarkuar n\u00eb Shqip\u00ebri un\u00eb i gjeta ve\u00e7se n\u00eb koleksionet e \u201cSoci\u00e9t\u00e9 de la G\u00e9ographie\u201d. Po k\u00ebshtu, nj\u00eb lib\u00ebr me kujtime t\u00eb konsullit francez n\u00eb Shkod\u00ebr Aubaret apo t\u00eb gjeografit dhe kartografit Guillaume Lejean. Por akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ishte gjetja e fotografive t\u00eb tyre. Duhet t\u00eb k\u00ebrkosh shum\u00eb, t\u00eb q\u00ebmtosh n\u00eb arkiva, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tep\u00ebr e madhe q\u00eb harxhojm\u00eb, por n\u00eb fund t\u00eb fundit gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb pasionante.<\/p>\n<p><strong>Keni arritur t\u00eb lexoni gjith\u00e7ka?<\/strong><\/p>\n<p>Ah, jo\u2026p\u00ebr versionin n\u00eb fr\u00ebngjisht po k\u00ebrkoj n\u00eb arkiva t\u00eb tjera. Duke studiuar p\u00ebr jet\u00ebn e konsullit francez Gabriel Aubaret, (1866), pikasa se nj\u00eb konsull tjet\u00ebr pas tij, Colonna Ce\u00e7aldi, kishte shkruar nj\u00eb lib\u00ebr mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, i cili nuk gjendej as n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Franc\u00ebs ku gjenden miliona e miliona libra. At\u00eb lib\u00ebr e kam gjetur tani von\u00eb, pasi ai gjendet ve\u00e7se te nj\u00eb antikuar. Deshifrimi i historis\u00eb shqiptare vet\u00ebm k\u00ebto dy dekada ka filluar t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i duksh\u00ebm. Tashm\u00eb po e shohim historin\u00eb ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb dhe jo ashtu si\u00e7 e donin ideolog\u00ebt e ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebt jan\u00eb hapur q\u00eb historian\u00ebt dhe letrar\u00ebt apasionues t\u00eb historis\u00eb t\u00eb q\u00ebmtojn\u00eb bibliotekat e m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Vatikan, n\u00eb Venedik, n\u00eb Paris, Stamboll, n\u00eb Vjen\u00eb apo n\u00eb Napoli e Milano etj. K\u00ebshtu, fragmente t\u00eb shumta t\u00eb historis\u00eb po mbushen me nj\u00eb material m\u00eb t\u00eb pasur, ku mund t\u00eb kujtojm\u00eb sensin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ngjarjeve historike dhe vendin e shqiptar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb europiane. N\u00eb librin e tij L\u2019Adriatique et les Balkans, Alfred Dumont shkruante: \u201cKy popull kaq i panjohur, i cili ruan imazhin m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb asaj \u00e7ka ishin et\u00ebrit e rac\u00ebs greke e latine, meriton gjithnj\u00eb interesin e historianit.<\/p>\n<p>Ky popull do t\u00eb mbetet si d\u00ebshmitar i gjall\u00eb i nj\u00eb t\u00eb kaluare q\u00eb shpesh besojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb zhdukur. Asnj\u00eb vend n\u00eb Evrop\u00eb nuk ka zakone m\u00eb t\u00eb lashta. Dhe kjo shpjegon habin\u00eb e dijetar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe studiuesve t\u00eb k\u00ebtyre tribuve, q\u00eb besonin se ata jan\u00eb ajo \u00e7far\u00eb ka mbetur nga ajo rac\u00eb misterioze: e pellazg\u00ebve q\u00eb ne gjejm\u00eb n\u00eb gjenez\u00ebn e dy qytet\u00ebrimeve m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ku q\u00ebndron vlera e evidentimit t\u00eb shkrimeve dhe studimeve t\u00eb k\u00ebtyre udh\u00ebtar\u00ebve. \u00c7far\u00eb i b\u00ebn ato interesante p\u00ebr lexuesin e sot\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta udh\u00ebtar\u00eb, duke sjell\u00eb secili nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb afreskut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb at\u00eb shekull, krijojn\u00eb tek lexuesi i sot\u00ebm nj\u00eb imazh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb viteve 1800, se cila ishte drama dhe tragjedia popullore, mitologjia, legjendat, epika historike etj. Tregimet e priftit lazarist Jean-Claude Faveyrial, autorit t\u00eb tekstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb historis\u00eb shqiptare Histori e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb trondit\u00ebse. Fletoret e tij me sh\u00ebnimet e udh\u00ebtimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, un\u00eb i gjeta n\u00eb Misionin Lazarist t\u00eb Parisit, sipas nj\u00eb treguesi t\u00eb Robert Elsie. Por duke lexuar fletoret e tij, tronditja ime ishte e madhe, pasi b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb tmerrshme e p\u00ebrndjekje t\u00eb pad\u00ebgjuara t\u00eb disa fshatrave katolike n\u00eb mysliman\u00eb.<\/p>\n<p>Por shpesh, p\u00ebrshkrimet e udh\u00ebtar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb \u00e7muara, pasi k\u00ebtu e dy shekuj gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar dhe ato jan\u00eb p\u00ebrshkrimet e vetme historike, p.sh. p\u00ebrshkrimet e Victor Berard dhe funeralet e t\u00eb vdekurve, pazari i gur\u00ebve t\u00eb varreve n\u00eb Kavaj\u00eb, personazhe e koh\u00ebra t\u00eb \u00e7uditshme. N\u00eb udh\u00ebtimet e tij n\u00eb veri, n\u00eb zbulimin e kishave shqiptare, Degrand shkruan se \u201cMbi rr\u00ebnojat dhe me gur\u00ebt e dikursh\u00ebm t\u00eb katedrales, banor\u00ebt kishin ngritur nj\u00eb kish\u00eb, q\u00eb si\u00e7 shkruante Daniele Farlati ishte \u201cKisha e Lindjes s\u00eb Virgj\u00ebresh\u00ebs\u201d, me nj\u00eb pllak\u00eb q\u00eb datonte e vitit 1410. \u201cN\u00eb dysheme ka shum\u00eb varre, \u2013 shton Degrand, \u2013 madje dhe t\u00eb reja. Vdekja sikur e ka pushtuar k\u00ebt\u00eb kish\u00eb. Mbi secilin varr jan\u00eb deg\u00ebt e pem\u00ebve q\u00eb kan\u00eb mbajtur t\u00eb vdekurin dhe n\u00eb kok\u00eb t\u00eb varrit duken kryqet e drurit, q\u00eb me krah\u00ebt e tyre u japin atyre pamje t\u00eb qenieve fantastike, sikur ato qenie t\u00eb ngrihen nga toka duke mbajtur me ato duar t\u00eb p\u00ebrdredhura kokat e tyre\u2026<\/p>\n<p>Mbi kok\u00eb, dhe n\u00eb \u00e7donj\u00ebrin sup q\u00ebndron nj\u00eb zog i gdhendur n\u00eb dru, \u00e7ka i b\u00ebn ato si qenie q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb\u2026 \u00bb. Dhe konsulli l\u00eb pas k\u00ebt\u00eb \u00abbodrum t\u00eb vdekurish\u00bb, si\u00e7 e quan ai kish\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb ndjekur rrug\u00ebn drejt kishave t\u00eb tjera mesjetare. Nj\u00eb inventar padyshim historik, pasi rreth e rrotull k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Rozaf\u00ebs, ai do t\u00eb pik\u00ebtakonte tet\u00eb kisha t\u00eb hershme, mes t\u00eb cilave, si\u00e7 shkruan ai, Kish\u00ebn e Shenjt\u00ebve t\u00eb Pafajsh\u00ebm dhe at\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit. Udh\u00ebtar\u00ebt francez\u00eb madje b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshkrime mjaft interesante p\u00ebr tipin dhe karakterin e shqiptarit, apo p\u00ebrshkrime letrare q\u00eb t\u00eb habisin p\u00ebr mjesht\u00ebrin\u00eb e tyre, si\u00e7 jan\u00eb ato t\u00eb Joseph Reinach.<\/p>\n<p><strong>Do ishim kurioz\u00eb t\u00eb dinim se si e shihnin dhe e komentonin t\u00eb huajt Kanunin?<\/strong><\/p>\n<p>Kanuni ishte nj\u00eb nga kuriozitetet e ve\u00e7anta t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi ligjet e marrjes s\u00eb gjakut kishin shekuj q\u00eb ishin shuar n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ballkanike, por dhe europiane. Disa studiues kan\u00eb shkruar gjat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: n\u00eb ve\u00e7anti historiani Cyprien Robert, por dhe Guillaum Lejean, Degrand, apo n\u00eb holl\u00ebsi Alfred Dumont, i cili b\u00ebn p\u00ebrqasjet e ligjeve shqiptare t\u00eb gjakut me ato t\u00eb epok\u00ebs homerike dhe krahasimet e tij jan\u00eb t\u00eb habitshme. Alfred Dumont n\u00eb librat e tij pikas se gjat\u00eb shekujve, pagesa me bag\u00ebti kaloi n\u00eb pages\u00ebn me para. \u201cP\u00ebr shqiptar\u00ebt, nj\u00eb vrasje vlen 750 piastra.<\/p>\n<p>Tarifa e princave \u201cmerovingines\u201d(frank\u00ebt e shekujve V-VIII, L.R.) nuk ishte m\u00eb e lart\u00eb se kaq. Zakoni i pagimit n\u00eb raste t\u00eb tilla u zhduk shpejt tek helen\u00ebt. N\u00eb \u2018sken\u00ebn e gjykimit\u2019 q\u00eb e shohim n\u00eb mburoj\u00ebn e Akilit, t\u00eb dyja pal\u00ebt kund\u00ebrshtare diskutojn\u00eb rreth \u00e7mimit q\u00eb duhet paguar p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb vrar\u00eb. Grek\u00ebt p\u00ebrdornin fjal\u00ebn q\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00ebnkuptonte nd\u00ebshkimin. Nd\u00ebrsa peine, tregon nj\u00eb pages\u00eb, nga fjala latine pendere, poenam\u201d. Tacite shkruan se ishte koha e gjat\u00eb e gjakmarrjes q\u00eb b\u00ebri t\u00eb lind\u00eb kompensimi. \u201cDuhet ndar\u00eb urrejtja nd\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit dhe miqt\u00eb e babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebto urrejtje nuk jan\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme. Madje dhe vrasja paguhet, p\u00ebsohet, p\u00ebrmes dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb numri kafsh\u00ebsh. \u2018At\u00ebher\u00eb gjith\u00eb familja \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqur\u2019. Kjo fraz\u00eb zbatohet tek shqiptar\u00ebt dhe gjerman\u00ebt\u201d. Dumont sh\u00ebnonte gjith\u00e7ka: rite, zakone, tipa social\u00eb, bes\u00ebtytni popullore\u2026 \u2013 \u201cS\u2019ka popull q\u00eb t\u00eb mos u ket\u00eb besuar shpirtrave. Por ka di\u00e7ka q\u00eb ka mbetur e ve\u00e7ant\u00eb tek shqiptar\u00ebt: funeralet dhe banketi p\u00ebr t\u00eb vdekurit. Kur nj\u00eb shqiptar vdes, mblidhet e gjith\u00eb familja: ata shkulin flok\u00ebt dhe \u00e7jerrin faqet, t\u00eb cilat shpesh mbulohen me gjak. Ai i gris dhe teshat e trupit. Secili nga familja duhet t\u2019i flas\u00eb t\u00eb vdekurit, duke l\u00ebvduar dhuntit\u00eb e tij: improvizimet e tyre q\u00eb zgjasin me or\u00eb, nd\u00ebrpriten nga klithma dhe t\u00eb qara. Kur ke par\u00eb nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb till\u00eb, kjo s\u2019mund t\u00eb harrohet\u2026\u00bb.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb fundi, doja t\u2019ju pyesja lidhur me itinerarin tuaj artistik: ju keni botuar n\u00eb Franc\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim poetik, Mbulom\u00ebni me nj\u00eb cop\u00ebz qiell, nj\u00eb ese mbi gjendjen e artistit shqiptar n\u00eb epok\u00ebn totalitare n\u00eb Shqip\u00ebri,Udha e gjat\u00eb n\u00eb tunelin e Platonit, i cili \u00ebsht\u00eb nderuar me nj\u00eb \u00e7mim, po k\u00ebshtu libra p\u00ebr piktor\u00eb etj., nd\u00ebrsa koh\u00ebt e fundit po parap\u00eblqeni m\u00eb shum\u00eb libra historik\u00eb. P\u00ebrse ky ndryshim n\u00eb krijimet tuaja?<\/strong><\/p>\n<p>Keni t\u00eb drejt\u00eb, kam botuar dy romane, shum\u00eb libra me ese, dhe ja, tani parap\u00eblqej t\u00eb shkruaj p\u00ebr historin\u00eb. N\u00eb fakt, n\u00eb koh\u00ebn kaotike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb politik\u00ebs, e vetmja zgjidhje q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur m\u00eb e udh\u00ebs dhe t\u00eb pakt\u00ebn e dobishme ishte ajo q\u00eb t\u00eb merresha me histori. Kam botuar shum\u00eb shkrime politike, kemi folur shum\u00eb p\u00ebr filozof\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb demokracis\u00eb, Shtetin e s\u00eb Drejt\u00ebs, t\u00eb drejtat e njeriut dhe Shoq\u00ebrin\u00eb e Hapur; kemi kritikuar autoritarizmin apo at\u00eb q\u00eb un\u00eb e kam quajtur \u201cdemo-kratur\u00eb\u201d, ku gjejn\u00eb vetveten dhe demokracia elementare dhe diktatura n\u00eb grahmat e saj, por politika e sotme as q\u00eb do t\u2019ia dij\u00eb p\u00ebr shkrimet dhe kritikat e publicist\u00ebve dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile apo t\u00eb \u201ckund\u00ebr-pushtetit\u201d.<\/p>\n<p>Ata e kan\u00eb zgjedhur udh\u00ebn e tyre dhe ve\u00e7 shohin me ciniz\u00ebm nga ne: politika dhe paraja jan\u00eb lidhur shum\u00eb fort dhe duket utopike ta shkat\u00ebrrosh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb q\u00eb kan\u00eb krijuar politikan\u00ebt tan\u00eb pas tranzicionit politik, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tranzicion q\u00eb vazhdon. I vetmi kontribut duket se \u00ebsht\u00eb t\u00eb v\u00ebsh n\u00eb pah di\u00e7ka pozitive t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnime nga bujt\u00ebsit e larg\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Pajtimi mes dy familjeve n\u00eb gjak ishte nj\u00eb spektak\u00ebl i denj\u00eb p\u00ebr pen\u00ebn e tragjedian\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj klasik\u00eb, Sofokliu apo Euripidi, etj -shkruante Cyprien Robert, d\u00ebshmitar i k\u00ebtij spektakli. Nd\u00ebrsa, Albert Dumont shikonte se n\u00eb kullat guri t\u00eb maleve shqiptare, n\u00eb dasmat, pro\u00e7esionet funebre, gjakmarrjet, mitologjin\u00eb, ritet pagane, etj, prushet homerike ende nuk ishin shuar<\/p>\n<p><strong>Cyprien Robert<\/strong>, historian: Ritet e faljes s\u00eb gjakut<\/p>\n<p>\u2026 Udh\u00ebtimi i Cyprien Robertit \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe me t\u00eb papritura. Malet jan\u00eb plot thepisje dhe duhet t\u00eb guxosh q\u00eb t\u00eb ec\u00ebsh dhe b\u00ebsh p\u00ebrpara, duke kaluar bri thepisjesh e humnerash. Dhe diku, n\u00eb fshatin tjet\u00ebr, vazhdojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri historit\u00eb e kodeve t\u00eb vjetra t\u00eb gjakmarrjes dhe t\u00eb mikpritjes. Por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr \u201cpages\u00ebn e gjakut\u201d, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar hemorragjin\u00eb e gjat\u00eb midis fiseve n\u00eb gjak. \u201cMarr\u00ebveshjet mes fiseve n\u00eb gjak b\u00ebhen p\u00ebrmes atyre q\u00eb quhen \u2018plak\u2019,- shkruan Robert. \u2013 Zakonisht mblidhen 12 pleq s\u00eb bashku (ose 24), t\u00eb cil\u00ebt ulen n\u00eb form\u00eb rrethi, mbi nj\u00eb pirg guri, duke formuar k\u00ebshtu at\u00eb q\u00eb quhet \u2018rrethi i gjakut\u2019, i cili drejtohet nga nj\u00eb kryeplak.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ai q\u00eb k\u00ebrkon shpagimin e gjakut. K\u00ebmbanat bien, grat\u00eb afrohen me veshjet e tyre m\u00eb t\u00eb mira dhe b\u00ebhen lutje solemne para kish\u00ebs dhe flamurit t\u00eb fisit n\u00eb krye t\u00eb saj. Dymb\u00ebdhjet\u00eb n\u00ebna t\u00eb fisit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vrasjen, vijn\u00eb duke mbajtur n\u00eb gji foshnjat e tyre dhe ato r\u00ebnkojn\u00eb nga dhimbja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb njeriut q\u00eb ka p\u00ebsuar tragjedin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pleqt\u00eb diskutojn\u00eb \u00e7mimin e gjakut. T\u00eb gjitha plag\u00ebt e t\u00eb vrar\u00ebt, num\u00ebrohen me imt\u00ebsi, duke caktuar \u00e7mimin q\u00eb duhet paguar si n\u00eb kodet e vjetra gjermanike apo t\u00eb frank\u00ebve. M\u00eb s\u00eb fundi shfaqet fajtori, i cili ka varur n\u00eb qaf\u00eb arm\u00ebn e viktim\u00ebs. Ai zvarritet n\u00eb gjunj\u00eb deri tek prij\u00ebsi i gjykimit, i cili i heq atij arm\u00ebn nga qafa dhe e flak tutje.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt e viktim\u00ebs e marrin dhe e thyejn\u00eb at\u00eb. Kryetari i familjes tundet, qan, v\u00ebshtron qiellin dhe nd\u00ebrkoh\u00eb fajtori i puth gjunj\u00ebt. Por ai i p\u00ebrgjigjet: \u201cShpirti im nuk \u00ebsht\u00eb ende gati\u201d. M\u00eb s\u00eb fundi, kur ai \u00ebsht\u00eb gati ta fal\u00eb, ai e ngre fajtorin e mbytur n\u00eb lot, e mb\u00ebshtet pas gjoksit t\u00eb tij dhe bashk\u00eb me t\u00eb hidhen n\u00eb krah\u00ebt e prij\u00ebsit pajtues. Nj\u00eb paqe e p\u00ebrjetshme vendoset p\u00ebrmes betimit midis dy fiseve, t\u00eb cil\u00ebt sipas shprehjes \u2018gjaku u p\u00ebrzje\u2019, b\u00ebhen miq p\u00ebr kok\u00eb. Ai, t\u00eb cilit i detyrojn\u00eb gjakun, zgjidhet si kumbar i f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb do t\u00eb lind\u00eb nga fisi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb kjo familje shtron nj\u00eb gosti t\u00eb bollshme, ku piqen dele dhe ndonj\u00ebher\u00eb disa buaj dhe ku hidhet valle. N\u00eb fund, para se t\u00eb marrin leje t\u00eb largohen, prij\u00ebsi i familjes s\u00eb viktim\u00ebs u kthen nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pages\u00ebs ose shpesh dhe gjith\u00eb shum\u00ebn e taks\u00ebs s\u00eb detyruar. Kuptohet q\u00eb nj\u00eb gjendje e till\u00eb shoq\u00ebrore e b\u00ebn t\u00eb pamundur n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7do lloj administrimi t\u00eb rregullt. Dhe Porta Sublime mbetet armikja m\u00eb e madhe e jet\u00ebs klanike. Ajo \u00e7ka k\u00ebrkon ajo, p\u00ebrmes litarit e shpat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb q\u00eb klanet feudale t\u00eb organizohen me bej trash\u00ebgues\u2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>Alfred Dumont<\/strong>, historian: Grat\u00eb e rr\u00ebmbyera si n\u00eb tregimet antike<\/p>\n<p>&#8211; \u201cJeta shqiptare \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e thjesht\u00eb. Ata nuk jan\u00eb bujq dhe i p\u00ebrbuzin pun\u00ebt e mundimshme. Ata i \u00e7ojn\u00eb bag\u00ebtit\u00eb n\u00eb kullota, si\u00e7 b\u00ebnin heronjt\u00eb grek\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb ishin barinj. N\u00ebse stina \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e keqe, ata djegin dru dhe b\u00ebjn\u00eb qymyr. Kjo padyshim \u00ebsht\u00eb industria primitive q\u00eb historia mund t\u00eb ket\u00eb\u2026\u201d. Atij i b\u00ebn p\u00ebrshtypje jeta e shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr kasolle, por megjithat\u00eb habitet q\u00eb gjen atje thesare t\u00eb v\u00ebrteta. Jo vet\u00ebm arm\u00eb t\u00eb bukura e t\u00eb punuara n\u00eb filigran, por dhe var\u00ebse ari, bizhuteri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe zbukurime t\u00eb tjera q\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt i transmetojn\u00eb brez pas brezi. \u201cSi vall\u00eb k\u00ebto xhevahire kan\u00eb ardhur deri n\u00eb k\u00ebto male? \u2013 Askush nuk e di\u201d.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb respektuar, ata q\u00eb quhen \u2018plak\u2019 dhe q\u00eb shikohen si nderi i rac\u00ebs s\u00eb tyre, b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb edhe nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomtat. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb i biri u prin buajve n\u00eb ar\u00eb, si Menelas, i ati nd\u00ebrton sht\u00ebpin\u00eb, ashtu si Uliksi. P\u00ebr dark\u00eb, kur ju pret si mik: ai e ther delen vet\u00eb, ashtu si\u00e7 b\u00ebnte Akili. Ulemi n\u00eb tok\u00eb n\u00eb mes en\u00ebve m\u00eb t\u00eb zakonshme dhe ju p\u00ebrcillni dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb nj\u00eb tas t\u00eb marr\u00eb nga miqt\u00eb e tyre t\u00eb civilizuar. Grat\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb. Kur darka mbaron, plaku merr lahut\u00ebn dhe luan vet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb b\u00ebjn\u00eb gara ose bashkohen t\u00eb kapur p\u00ebr qafe, n\u00eb nj\u00eb valle t\u00eb vjet\u00ebr; burrat kapen nga duart dhe b\u00ebjn\u00eb gjoja si viktimat n\u00eb labirinthin e Kret\u00ebs. K\u00ebshtu, gjith\u00e7ka t\u00eb sjell kujtimin e p\u00ebrshkrimeve homerike\u2026<\/p>\n<p>Aristoti tregon se k\u00ebrkesa q\u00eb i fejuari t\u2019u paguaj\u00eb prik\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb nuses \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga karakteristikat e shoq\u00ebris\u00eb primitive. Shqiptari e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pages\u00eb. Kjo shum\u00eb e paguar nga burri, n\u00eb ligjet lombarde quhet \u2018mund\u2019 dhe \u00ebsht\u00eb objekt i shum\u00eb diskutimeve. Kodi i Ethelbert p\u00ebrcakton numrin e kafsh\u00ebve q\u00eb burri do t\u2019u jap\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb gruas s\u00eb ardhshme. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim, Homeri shkruan se grat\u00eb e bukura vlejn\u00eb shum\u00eb buaj. Kjo fjal\u00eb tek grek\u00ebt \u00ebsht\u00eb si \u2018mundinen\u2019 tek gjerman\u00ebt. N\u00eb disa tribu, martesa b\u00ebhet me t\u00eb grabitur. \u00c7dokush do t\u00eb martohet duke grabitur gruan e tribus\u00eb armike. N\u00eb Orosh, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Mirdit\u00ebs, pothuaj gjith\u00eb grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb grabitura.<\/p>\n<p>Princi i zon\u00ebs, meq\u00eb para disa vitesh mbeti i ve, ai grabiti bij\u00ebn e nj\u00eb beu t\u00eb Kruj\u00ebs. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjithshme n\u00eb k\u00ebto male\u2026Burri do q\u00eb askush mos ta prek\u00eb at\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb i \u00ebmb\u00ebl me t\u00eb, e trajton si f\u00ebmij\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon ta p\u00ebrk\u00ebdhelin dhe q\u00eb i ati ia jep. I shtyr\u00eb nga instinktet, edhe pse jo nga ndjesi sensuale, shqiptari, krah gruas s\u00eb tij merr dhe nj\u00eb tjet\u00ebr. Kisha katolike ka qen\u00eb mjaft e ashp\u00ebr ndaj k\u00ebsaj praktike, por poligamia nuk \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb tek kristian\u00ebt dhe mysliman\u00ebt e k\u00ebtyre maleve. Prifti nuk i njeh k\u00ebto lidhje, nd\u00ebrsa shqiptari nuk i sheh ato si fajtore, edhe pse gruaja legale ka nj\u00eb lloj superioriteti. Tjetra q\u00ebndron n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb inferiore, nj\u00ebsoj si tek mbret\u00ebrit grek\u00eb t\u00eb antikitetit, ku robinat mbushnin sht\u00ebpit\u00eb e tyre\u2026\u00bb<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do vend q\u00eb ndalonte Dumont, gjente gjurm\u00eb t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb lasht\u00eb, si t\u00eb thuash gjurm\u00eb homerike, at\u00eb \u00e7ka prej shekujsh ishte shuar n\u00eb tokat parahelene dhe q\u00eb k\u00ebtu ishin ende t\u00eb gjalla. \u2013 \u201cHabitesh ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh ligjet e vjetra n\u00eb Itali dhe Greqi, ku gruaja p\u00ebrjashtohet nga trash\u00ebgimia\u2026 N\u00eb Shqip\u00ebri, vejusha nuk ka asnj\u00eb lloj trash\u00ebgimie n\u00eb pronat e burrit t\u00eb vdekur. Jan\u00eb t\u00eb bijt\u00eb q\u00eb marrin tok\u00ebn dhe bag\u00ebtit\u00eb. N\u00ebse n\u00ebna nuk martohet, ajo konsiderohet si pasuri e l\u00ebn\u00eb nga burri i vdekur, ose m\u00eb shpesh ato i mbajn\u00eb pran\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Shum\u00eb her\u00eb gruaja kthehet n\u00eb familjen e prind\u00ebrve t\u00eb saj vet\u00ebm me gj\u00ebrat e p\u00ebrdorimit q\u00eb i japin gjat\u00eb fejes\u00ebs. Zakonet antike tregojn\u00eb se n\u00eb shum\u00eb vende, vejusha mund t\u00eb martohej dhe pa d\u00ebshir\u00ebn e saj me burrat e familjes s\u00eb burrit t\u00eb vdekur. Ky zakon \u00ebsht\u00eb tek shqiptar\u00ebt dhe ne s\u2019kemi asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr ta konstatuar at\u00eb. Gruaja \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb pla\u00e7k\u00eb, nj\u00eb objekt, sesa nj\u00eb njeri. \u00bb Ai konstatoi me habi q\u00eb n\u00eb disa qytete, kur vajzat kalonin mosh\u00ebn e adoleshenc\u00ebs, ato i mbanin t\u00eb mbyllura n\u00eb sht\u00ebpi deri sa ato martoheshin.<\/p>\n<p>\u2013 \u00ab Ato q\u00eb jan\u00eb kristiane dalin nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb mesh\u00ebn q\u00eb b\u00ebhet posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr to, gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb Krishtlindjes. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb k\u00ebsaj feste, ato shohin ve\u00e7se njer\u00ebzit e familjes dhe priftin q\u00eb u vjen tu m\u00ebsoj\u00eb katekizmin\u2026 Udh\u00ebtar\u00ebt e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shpesh se nj\u00eb burr\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebn mbrojtjen e nj\u00eb gruaje. N\u00eb k\u00ebto v\u00ebnde, prekja e nderit t\u00eb gruas \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e rrall\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>Victor Berard, historian: Elbasani, bashk\u00ebsia e paqt\u00eb mes mysliman\u00ebve, vllehve dhe ortodoks\u00ebve<br \/>\nPas nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb shkurt\u00ebr, karvani i tyre vazhdoi udh\u00ebn drejt Elbasanit, duke ndjekur rrjedh\u00ebn e Shkumbinit. Rrug\u00ebs, nga m\u00ebrzia, Abedini ia ka marr\u00eb nj\u00eb k\u00ebnge mbi lavdin\u00eb e Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebs dhe tri korbave t\u00eb Sulit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mehmeti as fliste e as mendonte p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb. Por pas pak, nj\u00eb tuf\u00eb e madhe resh ishte mbledhur n\u00eb qiell dhe shiu kishte nisur t\u00eb binte.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb muzg, karvani kishte arritur n\u00eb fush\u00ebn para qytetit t\u00eb Elbasanit\u2026 Berard v\u00eb re se qyteti \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb tri lagje t\u00eb m\u00ebdha kompakte, por p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs N\u00eb z\u00ebm\u00ebr t\u00eb qytetit, n\u00eb \u201ccastro\u201d, si\u00e7 e quan ai vendin ku ngrihej k\u00ebshtjella e vjet\u00ebr e qytetit, banojn\u00eb kristian\u00ebt, rreth 150-200 familje me 750-800 banor\u00eb; rreth \u201ccastro\u201d-s (k\u00ebshtjell\u00ebs), 500-600 sht\u00ebpi me 2000-3000 vet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb tutje, rrotull, jan\u00eb vlleh\u00ebt, rreth 160-180 sht\u00ebpi me 800 kristian\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 n\u00ebnvizon ai, \u201cshqiptari nuk \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i eksituar ndaj fes\u00eb\u201d. Nj\u00eb p\u00ebrshkrim i bukur \u00ebsht\u00eb vajtja e tij n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb kristian\u00ebve, ku grat\u00eb \u00e7ojn\u00eb vajzat e tyre t\u00eb kungohen, veshur me rrobat m\u00eb t\u00eb mira dhe me tr\u00ebndafila e karafila vendosur n\u00ebp\u00ebr flok\u00eb, ato flok\u00eb t\u00eb mbledhura e t\u00eb b\u00ebra g\u00ebrsheta t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb shumt\u00eb, zbukuruar me stoli sermi dhe emali, me hajmali e krehra t\u00eb vegj\u00ebl sedefi. \u201cN\u00ebnat e tyre kan\u00eb veshje si t\u00eb gjitha ato gra kristiane e \u00e7ifute q\u00eb ndesh n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb Turqis\u00eb: kaftanin e gjer\u00eb e t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb err\u00ebt e mbuluar nga nj\u00eb lloj g\u00ebzofi.<\/p>\n<p>Kjo lloj rrobe e gjer\u00eb q\u00eb zbret gjer af\u00ebr fundit t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve, l\u00eb t\u00eb duken fundet e \u00e7itjaneve t\u00eb kuqe e kapura pas kaviljeve. N\u00eb k\u00ebmb\u00eb kan\u00eb qaf\u00ebza t\u00eb verdha, pa taka, \u00e7ka duken si shputa t\u00eb m\u00ebdha. Fytyrat e tyre, si dhe t\u00eb vajzave t\u00eb reja, jan\u00eb thatime, me sy t\u00eb etura, faqe t\u00eb zbehta e me nj\u00eb profil shum\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr. Ajo q\u00eb ka m\u00eb pak f\u00ebmij\u00eb, ka ve\u00e7se tri-kat\u00ebr. Por ata, p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto n\u00ebna, jan\u00eb pasuria m\u00eb e madhe. Rreth e rrotull kish\u00ebs shihen gur\u00ebt e varreve. Anash, n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb kok\u00ebs s\u00eb varrit t\u00eb t\u00eb vdekurit, tek veshi, ka gjithnj\u00eb nj\u00eb dritarez t\u00eb vog\u00ebl apo kamare, ku si\u00e7 thuhet, \u201cdo t\u00eb vijn\u00eb dall\u00ebndyshet p\u00ebr t\u00eb m\u00eb lajm\u00ebruar pranver\u00ebn dhe bilbilat q\u00eb do m\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr majin e bukur\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb varret e reja, njer\u00ebzit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb blatime t\u00eb shenjta: nj\u00eb shport\u00eb me buk\u00eb, nj\u00eb en\u00eb me peshq t\u00eb vegj\u00ebl, nj\u00eb gjell\u00eb me bajame, rrush t\u00eb that\u00eb, oriz t\u00eb zier apo grur\u00eb. Madje mbi to ka dhe liko, petale lulesh dhe gjethe me er\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb llambadh\u00eb digjet tek koka e varrit\u2026 Nj\u00eb plak\u00eb e ulur n\u00eb gjunj\u00eb qante n\u00eb varrin e nipit t\u00eb saj t\u00eb vdekur dhe nuset e vajzat q\u00ebndronin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pas saj. Duke shkuar dor\u00ebn e rreshkur mbi gurin e varrit, ajo sikur k\u00ebrkonte fytyr\u00ebn e atij njeriu t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>Pasi ndenji nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb heshtje, e mbytur nga dhimbja e lot\u00ebt, ajo nisi t\u2019i flas\u00eb atij: \u201dPse ike e na le, shpirti im, o karafili im! Kthehu dhe eja n\u00eb tavolin\u00ebn time. Ne po derdhim tani lot t\u00eb zinj e ti s\u2019po vjen. Kthehu o drita ime, o zemra ime!\u201d\u2026 dhe duart e saj l\u00ebmonin gurin e varrit. Ne u ndal\u00ebm diku pran\u00eb saj. Ajo m\u00eb pa dhe m\u00eb b\u00ebri shenj\u00eb t\u00eb afrohesha pran\u00eb saj. Ishte shtatlart\u00eb dhe e re si un\u00eb. M\u00eb kujtoi se nuk i kisha pran\u00eb as n\u00ebn\u00ebn e as motr\u00ebn time dhe se isha larg sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo mori n\u00eb pjat\u00ebn pran\u00eb t\u00eb vdekurit dy peshq t\u00eb vegj\u00ebl, nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb dhe nj\u00eb tuf\u00eb lulesh e m\u2019i dha q\u00eb t\u00eb kem fat p\u00ebr rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb ngacmojn\u00eb shpirtrat e k\u00ebqij e t\u00eb mos kem ngjarje jo t\u00eb mira ; q\u00eb n\u00ebna ime, nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb m\u00eb shoh\u00eb t\u00eb kthehem pran\u00eb saj. Pastaj ajo m\u00eb \u00e7oi pran\u00eb burrave, t\u00eb cil\u00ebt midis vajtojcave tundnin fustanellat e tyre dhe diskutonin p\u00ebr pun\u00ebt q\u00eb kishin\u2026 \u00bb<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.mapo.al\/2012\/06\/04\/luan-rama-deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/\">http:\/\/www.mapo.al\/2012\/06\/04\/luan-rama-deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Luan Rama: ( ish Ambasador ne Paris ) &#8230;Tregimet e priftit lazarist Jean-Claude Faveyrial, autorit t\u00eb tekstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb historis\u00eb shqiptare Histori e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb trondit\u00ebse. Fletoret e tij me sh\u00ebnimet e udh\u00ebtimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, un\u00eb i gjeta n\u00eb Misionin Lazarist t\u00eb Parisit, sipas nj\u00eb treguesi t\u00eb Robert Elsie. Por duke lexuar fletoret e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>D\u00ebshmit\u00eb e francez\u00ebve p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"D\u00ebshmit\u00eb e francez\u00ebve p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Luan Rama: ( ish Ambasador ne Paris ) &#8230;Tregimet e priftit lazarist Jean-Claude Faveyrial, autorit t\u00eb tekstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb historis\u00eb shqiptare Histori e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb trondit\u00ebse. Fletoret e tij me sh\u00ebnimet e udh\u00ebtimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, un\u00eb i gjeta n\u00eb Misionin Lazarist t\u00eb Parisit, sipas nj\u00eb treguesi t\u00eb Robert Elsie. Por duke lexuar fletoret e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-06-04T14:45:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/victor_berard.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"D\u00ebshmit\u00eb e francez\u00ebve p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb shqiptar\u00ebve\",\"datePublished\":\"2012-06-04T14:45:24+00:00\",\"dateModified\":\"2012-06-04T14:45:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/\"},\"wordCount\":4268,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/victor_berard.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/\",\"name\":\"D\u00ebshmit\u00eb e francez\u00ebve p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/victor_berard.jpg\",\"datePublished\":\"2012-06-04T14:45:24+00:00\",\"dateModified\":\"2012-06-04T14:45:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/victor_berard.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/victor_berard.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"D\u00ebshmit\u00eb e francez\u00ebve p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb shqiptar\u00ebve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"D\u00ebshmit\u00eb e francez\u00ebve p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"D\u00ebshmit\u00eb e francez\u00ebve p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Luan Rama: ( ish Ambasador ne Paris ) &#8230;Tregimet e priftit lazarist Jean-Claude Faveyrial, autorit t\u00eb tekstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb historis\u00eb shqiptare Histori e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb trondit\u00ebse. Fletoret e tij me sh\u00ebnimet e udh\u00ebtimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, un\u00eb i gjeta n\u00eb Misionin Lazarist t\u00eb Parisit, sipas nj\u00eb treguesi t\u00eb Robert Elsie. Por duke lexuar fletoret e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-06-04T14:45:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/victor_berard.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"D\u00ebshmit\u00eb e francez\u00ebve p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb shqiptar\u00ebve","datePublished":"2012-06-04T14:45:24+00:00","dateModified":"2012-06-04T14:45:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/"},"wordCount":4268,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/victor_berard.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/","name":"D\u00ebshmit\u00eb e francez\u00ebve p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/victor_berard.jpg","datePublished":"2012-06-04T14:45:24+00:00","dateModified":"2012-06-04T14:45:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/victor_berard.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/victor_berard.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmite-e-francezeve-per-konvertimin-me-tortura-te-shqiptareve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"D\u00ebshmit\u00eb e francez\u00ebve p\u00ebr konvertimin me tortura t\u00eb shqiptar\u00ebve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3098"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3098"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3098\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}