{"id":3087,"date":"2015-02-19T21:31:28","date_gmt":"2015-02-19T20:31:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3087"},"modified":"2015-02-19T21:31:28","modified_gmt":"2015-02-19T20:31:28","slug":"prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/","title":{"rendered":"Prof. Dr. Zef Mirdita nderohet me Medaljen e Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"August Kova\u00e7ec\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/august_kovacec.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>August Kova\u00e7ec,\u00a0<\/strong><em>Zagreb, me 11 Tetor 2014<\/em><\/p>\n<p><em>Recension me rastin e botimit t\u00eb p\u00ebrmbledhjes solemne: Poeta Nascitur, historicus fit. Ad honorem Zef Mirdita. Albert Ramaj (ed.). Albanisches Institut n\u00eb Sankt Gallen, Instituti historis\u00eb, Zagreb, 2013. (1244 faqe).<\/em><\/p>\n<p>(<em>Shqip\u00ebroi nga kroatishtja dhe p\u00ebrgatiti p\u00ebr shtyp <strong>Dod\u00eb Ndrecaj<\/strong><\/em>)<\/p>\n<p><strong><em>Botohet ekskluzivisht me rastin e dekorimit t\u00eb Akademik Prof. Dr. Zef Mirdit\u00ebs me Medaljen e Meritave p\u00ebr arritje shkencore nga Presidentja e Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ngjarje e madhe p\u00ebr shkencat historike dhe disiplinat tjera te ngjashme,ve\u00e7an\u00ebrisht e atyre qe kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me fush\u00ebn albanologjis\u00eb dhe ballkanologjis\u00eb botimi i k\u00ebsaj p\u00ebrmbledhje shum\u00eb voluminoze me punime shkencore kushtuar historianit(albanologut dhe ballkanologut) prof.dr.Zef Mirdita, an\u00ebtarit korrespodent t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Kosov\u00ebs, punime k\u00ebto q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me temat q\u00eb vet profesor Mirdita iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar.<\/p>\n<p>Ket\u00eb p\u00ebrmbledhje e ka redaktuar dhe p\u00ebrgatitur p\u00ebr shtyp z. Albert Ramaj nga Sankt Gallen-i s\u00eb bashku me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt Gordan Ravancic, Zef Ahmeti, Aleksander Stipcevic dhe Nuri Bexheti n\u00eb botim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Institutit Shqiptar\/Albanisches Institut\/ nga Sankt Gallen-i dhe Instituti i Historis\u00eb nga Zagrebi. Do t\u00eb ishte nj\u00eb mision i parealizuesh\u00ebm sikur t\u00eb donim t\u00eb paraqitnim gjith\u00eb gjer\u00ebsin\u00eb tematike dhe vler\u00ebn p\u00ebrmbajtjesore n\u00eb shenj\u00eb nderimi dhe fal\u00ebnderimi p\u00ebr Autorin, q\u00eb me ket\u00eb rast shprehin miqt\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, koleg\u00ebt dhe nx\u00ebn\u00ebsit nga Shqip\u00ebria, Austria e Argjentina, nga Bullgaria, Greqia, Kroacia, Italia e Kosova, nga Hungaria, Maqedonia, Holanda e Gjermania, pastaj Rumania, Rusia, Sllovenia, Serbia, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Zvicra dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar kushtuar atij me rastin e 75 vjetorit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij dhe pothuaj 50 vjetorit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij shkencore.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrmbledhje solemne (Festshkrim) p\u00ebrbehet nga rreth shtat\u00ebdhjet\u00eb punime dhe artikuj shkencor\u00eb(kurse autor\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb ngase disa tekste studimore jan\u00eb shkruar n\u00eb bashk\u00ebpunim).P\u00ebrve\u00e7 parath\u00ebnies, biografis\u00eb s\u00eb personit q\u00eb nderohet n\u00eb ket\u00eb manifestim dhe bibliografis\u00eb s\u00eb veprave t\u00eb tija t\u00eb botuara,P\u00ebrmbledhja e cekur p\u00ebrmban shkrime t\u00eb klasifikuara n\u00eb pes\u00eb nj\u00ebsi tematike. Nj\u00ebsin\u00eb e par\u00eb tematike e p\u00ebrbejn\u00eb punimet shkencore kushtuar antikes. Nj\u00ebsia e dyt\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb studime dhe artikuj q\u00eb kan\u00eb tem\u00eb studimi periudh\u00ebn e mesjet\u00ebs dhe koh\u00ebs s\u00eb re t\u00eb shteteve ballkanike, duke p\u00ebrfshi edhe lidhjet n\u00eb mes tokave shqiptare dhe territoreve tjera ballkanike. N\u00eb pjes\u00ebn e tret\u00eb jan\u00eb nj\u00ebzet e tri shkrime q\u00eb kan\u00eb tem\u00eb shqyrtimi \u2018kohen moderne\u201d( d.m.th. shekullin 19 dhe 20), ngjarjet dhe institucionet historike shpirt\u00ebrore dhe kishtare pastaj personalitet kryesore shqiptare n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb studime t\u00eb renditura n\u00eb pjes\u00ebn e kat\u00ebrt t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmbledhje trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Kurse kapitulli i pest\u00eb dhe i fundit ka n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb punime q\u00eb i kushtohen diaspor\u00ebs shqiptare: ku autoret pasqyrojn\u00eb aspekte t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs dhe zhvillimit t\u00eb atyre bashk\u00ebsive shqiptare t\u00eb cilat gjat\u00eb shekujve jan\u00eb vendosur n\u00eb shtetet fqinje(Itali,Greqi,Kroaci,Mali Zi,Slloveni) si dhe n\u00eb territore m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta ( Bullgari, Rumani,Rusi,Ukrain\u00eb,Franc\u00eb etj.) si dhe n\u00eb vende shume t\u00eb larg\u00ebta(n\u00eb Azerbajxhan,dhe Amerik\u00eb Veriore e Jugore).P\u00ebrve\u00e7 disa pasqyrimeve sintetike t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb bot\u00eb,ky kapitull v\u00eb n\u00eb pah edhe nj\u00eb mori faktesh t\u00eb reja mbi diaspor\u00ebn shqiptare, gj\u00eb e cila mund t\u00eb sh\u00ebrbej edhe si baz\u00eb e pasqyrimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur bashkohen nj\u00eb num\u00ebr kaq i madh i ekspert\u00ebve t\u00eb njohur dhe t\u00eb pranuar n\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebhet nderim dhe t\u2019i jepet mir\u00ebnjohje kolegut,bashk\u00ebpun\u00ebtorit,mikut tyre me rastin e p\u00ebrvjetor\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij, vetvetiu imponohet nevoja q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb fusha dhe specializimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb Kremtuesit nuk u jan\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me profesionin e tyre,duhet prezantuar vepr\u00ebn dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj, kurse koleg\u00ebve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve shkurtimisht ua p\u00ebrkujtojm\u00eb temat kryesore t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb bujshme t\u00eb Kremtuesit. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pasqyrimi i nj\u00eb p\u00ebrmbledhjeje me p\u00ebrmbajte t\u00eb bollshme dhe t\u00eb llojllojshme do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb realizohej duke p\u00ebrmendur autor\u00ebt dhe titujt e artikujve t\u00eb tyre ose do k\u00ebrkohej nj\u00eb recension gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs do thoshim nj\u00eb lib\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb do t\u00eb mundte ta p\u00ebrpilonte vet\u00ebm ai i cili me gamen e interesit dhe rezultatet e pun\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb fushat e cekura do t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me ato t\u00eb kremtuesit.<\/p>\n<p>Prandaj k\u00ebtu m\u00eb me d\u00ebshir\u00eb do t\u00eb kufizohemi n\u00eb shpalosjen e shkaqeve pse prof. Dr. Zef Mirdita me merit\u00eb ka zgjuar nj\u00eb interesim t\u00eb till\u00eb n\u00eb mesin e ekspert\u00ebve q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb Antologji t\u00eb till\u00eb.( nj\u00eb lloj thesaurus-i i temave albanologjike dhe ilirologjike). P\u00ebr nj\u00eb prezantim si ky p\u00ebrve\u00e7 njohurive personale p\u00ebr opusin e z. Mirdita(kryesisht nga perspektiva linguistike dhe filologjike) jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb na kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe pjes\u00ebt editoriale t\u00eb Antologjis\u00eb:Parath\u00ebnia e shkruar nga Aleksander Stip\u00e7eviq, Nuri Bexheti,Jasna Turkalj, Gordan Ravan\u00e7iq dhe Albert Ramaj, pastaj biografia e profesor Zef Mirdit\u00ebs dhe Bibliografia e tij mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb libra autorial, disa p\u00ebrkthime dhe m\u00eb shum\u00eb se 170 studime,diskutime,artikuj dhe recensione t\u00eb botuara n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb revistat prestigjioze shkencore t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb themi di\u00e7ka p\u00ebr rrjedh\u00ebn e jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb se Kremtuesit,\u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb flasim pak p\u00ebr dy shtetet dhe dy popujt q\u00eb profesor Mirdita i konsideron nj\u00ebsoj si te vet\u00ebt dhe t\u00eb cil\u00ebt nj\u00ebsoj i ka begatuar me pun\u00ebn e tij kulturore e shkencore. Edhe pse Shqiptar\u00ebt dhe Kroat\u00ebt sot nuk jan\u00eb fqinj\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb aspektin e kompakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb territoreve, lidhjet n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dy popujve jan\u00eb t\u00eb vjetra dhe intensive, posa\u00e7\u00ebrisht lidhjet n\u00eb mes t\u00eb shqiptareve katolik dhe kroat\u00ebve. Nga mesi i shekullit t\u00eb mes\u00ebm e deri n\u00eb koh\u00ebn e sotme individ\u00eb dhe grupe nga territoret shqiptare kan\u00eb ardhur n\u00eb viset kroate, n\u00eb Dubrovnik e Zar\u00eb deri te Istra, Sllavonia dhe Sremi e t\u00eb cil\u00ebt kane l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pranis\u00eb se tyre.<\/p>\n<p>Arb\u00ebresh\u00ebt e Zar\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbijetuar si komunitet, jan\u00eb d\u00ebshmi e gjall\u00eb e k\u00ebtyre lidhjeve dhe bashk\u00ebpunimit e t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb kultur\u00ebn, shkenc\u00ebn dhe jet\u00ebn publike kroate n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb sikur t\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se sa ishin. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb theksojm\u00eb se disa nga historian\u00ebt kroat\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb studimin e historis\u00eb, gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim veprimtarin\u00eb e nj\u00eb Milan Shuflaj n\u00eb fush\u00ebn e historis\u00eb dhe diplomacis\u00eb shqiptare,at\u00eb t\u00eb Peter Skok n\u00eb studimin e gjuh\u00ebs shqipe dhe rolit t\u00eb saj n\u00eb kuadrin e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs Lidhjes ballkanike (apo Lig\u00ebs ballkanike), pastaj roli i bashk\u00ebkoh\u00ebsit ton\u00eb, arkeologut, historianit t\u00eb librave dhe nestorit t\u00eb Iliriologjis\u00eb, profesorit Aleksander Stip\u00e7eviq, i cili me prejardhje arb\u00ebreshe dhe me vendin impresionues q\u00eb ka n\u00eb shkencat e kultur\u00ebn kroate dhe shqiptare m\u00eb s\u00eb miri simbolizon lidhjet kroate- shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej atyre shqiptar\u00ebve q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shkollimit dhe veprimtaris\u00eb e ka t\u00eb lidhur me Kroacin\u00eb, e i cili kurr\u00eb nuk ka harruar se \u00ebsht\u00eb shqiptar nga Kosova,profesori Zef Mirdita n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij gjysm\u00ebshekullore vazhdon me ato hulumtime t\u00eb cilat i filluan Milan Shufflay, Peter Skok dhe Aleksander Stip\u00e7eviq. Si n\u00eb Kroaci ashtu edhe tek shqiptar\u00ebt ka pasur shum\u00eb hulumtues q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb radhiteshin n\u00eb ket\u00eb seri. N\u00eb ket\u00eb kontekst, pak m\u00eb von\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmendim veprimtarin\u00eb e At Lovro Miha\u00e7eviq.<\/p>\n<p>T\u2019i kthehemi tani prof.dr. Zef Mirdit\u00ebs. U lind n\u00eb Prizren me 13 mars 1936 n\u00eb nj\u00eb familje shqiptare katolike, po n\u00eb Prizren kreu shkoll\u00ebn fillore. Me ket\u00eb rast duhet t\u00eb p\u00ebrmendim se nga koha e Osman\u00ebve dhe m\u00eb von\u00eb Prizreni ishte nj\u00eb qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme tregtare dhe kulturore, por edhe qend\u00ebr e p\u00ebrbashk\u00ebt e bashk\u00ebsive te ndryshme komb\u00ebtare (etnike) dhe fetare, e si gjuh\u00eb komunikimi p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs shqipe p\u00ebrdoreshin edhe gjuhe tjera. F\u00ebmij\u00ebria e tij n\u00eb Prizren shpjegon leht\u00ebsin\u00eb q\u00eb Zef Mirdita gjat\u00eb shkollimit dhe pun\u00ebs ka zot\u00ebruar shum\u00eb gjuh\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb poliglot. Ka vijuar gjimnazin klasik n\u00eb Pazin dhe Zagreb.<\/p>\n<p>Njohuria solide e gjuh\u00ebve klasike dhe disa gjuh\u00ebve t\u00eb folura ia kan\u00eb leht\u00ebsuar q\u00eb fillimisht n\u00eb vitin 1958 t\u00eb mbaroi filozofin\u00eb n\u00eb Fakultetin Teologjik n\u00eb Zagreb e pastaj gjat\u00eb vitit akademik 1959\/1960 t\u00eb regjistrohet n\u00eb Deg\u00ebn e historis\u00eb pran Fakultetit Filozofik n\u00eb Zagreb( para k\u00ebsaj, gjithsesi ka kryer matur\u00ebn shtet\u00ebrore).Gjat\u00eb studimeve n\u00eb Fakultetin Filozofik kishte disa profesor\u00eb t\u00eb njohur dhe shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb cil\u00ebt menj\u00ebher\u00eb kishin v\u00ebrejtur interesimin e djaloshit Mirdita e k\u00ebshtu shum\u00eb shpejt\u00eb u b\u00eb demonstrues tek profesori Shidak. Pas diplomimit me 08 korrik 1965 n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim iu p\u00ebrkushtua punimit t\u00eb tezes shkencore t\u00eb doktoratur\u00ebs dhe me 03 n\u00ebntor 1972 doktoroi duke mbrojtur disertacionin me titull \u201cDardanet dhe Dardania n\u00eb Antik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu dua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb digresion gjat\u00eb ekspozeses\u00eb sime mbi t\u00eb dh\u00ebnat jet\u00ebsore t\u00eb Kremtuesit dhe t\u00eb sjell\u00eb disa p\u00ebrvoja personale,por t\u00eb lidhura edhe me Kremtuesin. Si nj\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ar (n\u00eb vitin e furish\u00ebm 1948) n\u00eb qytez\u00ebn n\u00eb veri t\u00eb Kroacis\u00eb m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb libri i At Lovre Miha\u00e7eviq (1854-1920) me titull \u201cN\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri. Mbresa nga rrug\u00ebtimi\u201d Zagreb 1911, ku disa nga moshatar\u00ebt e mi e kishin marr\u00eb nga nj\u00eb grumbull librash t\u00eb hedhura nga biblioteka e qytetit p\u00ebr t\u2019u asgj\u00ebsuar. At Miha\u00e7eviq nga viti 1883 ishte ligj\u00ebrues n\u00eb Kolegjin Fran\u00e7eskan t\u00eb qytez\u00ebs Troshan, tridhjet\u00eb kilometra n\u00eb juglindje t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb m\u00ebsimi n\u00eb gjuhen italiane u z\u00ebvend\u00ebsua me programin m\u00ebsimor n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Tekstin e Miha\u00e7eviqit e kam lexuar me nj\u00eb interesim t\u00eb zjarrt\u00eb sikur t\u00eb ishte nj\u00eb roman plot tensione aventuriere, ngase p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptaret n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kemi ditur pak apo aspak. Por libri p\u00ebrve\u00e7 tjerash p\u00ebrmbante nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh k\u00ebng\u00ebsh popullore n\u00eb dialektin burimor geg\u00eb e t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb kroatishte dhe se n\u00eb fund t\u00eb librit kishte disa faqe me nj\u00ebqind e tridhjet\u00eb fjal\u00eb t\u00eb urta n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dialekti geg\u00eb po ashtu t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ashtu si\u00e7 me interesonte teksti i udh\u00ebp\u00ebrshkrimit nj\u00ebjt\u00eb me sfidonin edhe tekstet ne gjuhen shqipe t\u00eb cilat fillova t\u2019i analizoja n\u00eb p\u00ebrmbajtje pa asnj\u00eb mjet ndihm\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrkthimit, pa gramatike dhe pa fjalor. Edhe n\u00eb vitin 1956 kur erdha n\u00eb Zagreb p\u00ebr t\u00eb studiuar me ra n\u00eb dor\u00eb gramatika e gjuh\u00ebs shqipe dialekti geg\u00eb e p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuhen italiane nga Fulvia Cordignana (tekst i cili kishte t\u00eb bashkangjitur librin e leximit) q\u00eb m\u00eb mund\u00ebsoi m\u00ebsimin me p\u00ebrmbajtjesor t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1959 ,gjat\u00eb studimeve t\u00eb vitit t\u00eb kat\u00ebrt u njoftova me Zef Mirdit\u00ebn, studentin e historis\u00eb pasi q\u00eb ne ishim nder student\u00ebt e pakt\u00eb q\u00eb vijonim ligj\u00ebratat tek prof.dr. Radoslav Kati\u00e7iq mbi Sanskritishten dhe Ballkanistik\u00ebn antike (Paleoballkanistik\u00ebn). Zef Mirdita shquhej me njohurit\u00eb e tij p\u00ebr gjuhen latine e greqishten dhe p\u00ebr qasjen e tij n\u00eb shum\u00eb burime antike. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb edhe n\u00eb Universitetin e Zagrebit (s\u00eb paku zyrtarisht) nuk shikoheshin me sy t\u00eb mir\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebve u interesonte gjuha shqipe, prandaj ne koleg\u00ebt e Universitetit, nga Zefi merrnim informacione t\u00eb besueshme mbi gjuhen shqipe, historin\u00eb dhe kultur\u00ebn dhe kishim rastin t\u00eb d\u00ebgjonim se si ting\u00ebllonte gjuha shqipe.<\/p>\n<p>Pra ky interesim p\u00ebr gjuhen shqipe si dhe komunikimi \u00e7ilt\u00ebrsia dhe vullneti i mire i Zefit na ka mbajtur t\u00eb lidhur me nj\u00ebri tjetrin deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, aq m\u00eb tep\u00ebr pasi q\u00eb Zefi edhe pse ishte i pun\u00ebsuar si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs kurr\u00eb nuk i ka nd\u00ebrpre lidhjet me Zagrebin e as me miqt\u00eb e tij. Edhe pse me p\u00ebrkat\u00ebsi komb\u00ebtare shqiptare, Zef Mirdita ka pasuruar shkenc\u00ebn shqiptare dhe at\u00eb kroate e para s\u00eb gjithash historin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Nga viti 1967-1992 ka ligj\u00ebruar historin\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte bursist i Qeveris\u00eb italiane n\u00eb Universitetin La Sapienza n\u00eb Rom\u00eb (viti 1974) si dhe bursist i dyfisht\u00eb i Fondit t\u00eb Humboldt-it n\u00eb Heidelberg, Munchen, Gjermani (1976-1977), po ashtu disa her\u00eb ishte ligj\u00ebrues mysafir n\u00eb Universitete t\u00eb ndryshme evropiane.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb burs\u00ebs s\u00eb Humboldt-it n\u00eb vitin 1992 n\u00eb mjegull\u00ebn e ngjarjeve tragjike q\u00eb zhvilloheshin n\u00eb Kosov\u00eb, profesor Mirdit\u00ebs nuk i k\u00ebshillohej kthimi i tij n\u00eb Prishtin\u00eb. K\u00ebsisoj nga 1 marsi 1993 u pun\u00ebsua n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebshilltarit shkencor n\u00eb Institutin Kroat t\u00eb Historis\u00eb, kurse nga viti 1998 deri ne vitin 2004 si pun\u00ebtor shkencor i p\u00ebrhersh\u00ebm. P\u00ebrve\u00e7 veprimtaris\u00eb s\u00eb bujshme t\u00eb Zef Mirdit\u00ebs n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Zagrebit ku rregullisht mbante kurset e gjuh\u00ebs shqipe, po ashtu punonte n\u00eb Entin Leksikografik Miroslav Kerlezha, Ent p\u00ebr t\u00eb cilin ka shkruar dhe redaktuar nj\u00eb seri artikujsh t\u00eb fush\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vepronte, pastaj veprimtaria e tij n\u00eb Komitetin jugosllav p\u00ebr Ballkanologji 1980-90 si dhe angazhimi i tij n\u00eb K\u00ebshillin p\u00ebr pakica komb\u00ebtare pran Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb nga viti 2003, etj. N\u00eb ket\u00eb paraqitje t\u00eb shkurt\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ndalemi fillimisht n\u00eb dy fusha kryesore tematike me t\u00eb cilat Zef Mirdita \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e t\u00eb cilat duksh\u00ebm kan\u00eb avancuar njohurit\u00eb dhe diturit\u00eb tona.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej k\u00ebtyre fushave tematike \u00ebsht\u00eb Historia e Krishterimit tek Shqiptaret e cila n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebrfshin\u00eb gjitha komponent\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb gjenez\u00ebs dhe historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Pos nj\u00eb numrit t\u00eb madh studimesh mbi ket\u00eb tematik\u00eb q\u00eb jan\u00eb botuar n\u00eb revistat dhe p\u00ebrmbledhjet e ndryshme, n\u00eb vitin 1998 prof. Mirdita ka botuar nj\u00eb sintez\u00eb t\u00eb llojit t\u00eb vet mbi ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje, librin me titull \u201cKrishtenizmi nd\u00ebr Shqiptar\u00eb (Prizren-Zagreb 1998). Nga pik\u00ebpamja e historis\u00eb gjuh\u00ebsore dhe asaj t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmendet se deri n\u00eb fillim t\u00eb dekad\u00ebs se dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX (1912) shqiptaret nuk kan\u00eb pasur shtetin e vet (t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe jet\u00ebgjat\u00eb dhe k\u00ebsisoj ishin nga ata t\u00eb ashtuquajturit popujt e vegj\u00ebl p\u00ebr historin\u00eb dhe gjuhen e t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb politik\u00eb dhe \u201cshkenc\u00eb\u201d shpesh manipulohej me t\u00eb madhe, jo rrall\u00ebher\u00eb me q\u00ebllime t\u00eb hap\u00ebta apo t\u00eb fshehta q\u00eb t\u00eb iu mohohej e drejta e tyre n\u00eb territoret apo pjes\u00ebt e territoreve n\u00eb t\u00eb cilat sot jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb botime t\u00eb plota n\u00eb gjuhen shqipe deri n\u00eb shekullin XV\/XVI nuk kishte, dhe se informacionet tjera deri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb ri ishin pothuajse gjysmake, normalisht q\u00eb pritej q\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shumta t\u00eb paqarta lidhur me t\u00eb kaluar\u00ebn etnike dhe gjuh\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtij populli t\u00eb provoheshin t\u00eb zgjidheshin kryesisht duke aplikuar metodologjin\u00eb e shendosh dhe objektive shkencore, si dhe kund\u00ebrv\u00ebnien me an\u00eb t\u00eb fakteve dhe argumenteve t\u00eb besueshme historike. Fatkeq\u00ebsisht edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shkenc\u00ebs, q\u00eb nga fillimi i hulumtimeve bashk\u00ebkohore ka fundi i shekullit XVIII dhe XIX p\u00ebrgjigja mbi prejardhjen e popullit shqiptar\u00eb dhe gjuh\u00ebs shqipe tentohej t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr promovimin e interesave territoriale dhe politike p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb shteteve t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb pothuaj deri von\u00eb, th\u00ebn\u00eb thjesht, n\u00eb shkenc\u00eb kishte dy teza themelore t\u00eb pa pajtueshme dhe kund\u00ebrshtuese, nj\u00ebra \u201cTrake\u201d, e cila do te d\u00ebshmonte se shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotshme jan\u00eb ardhacak t\u00eb rinj, dhe teza e dyt\u00eb ajo \u201cIlire\u201d ku d\u00ebshmohej s\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb banor autokton n\u00eb shumic\u00ebn e territoreve t\u00eb siujdhes\u00ebs ballkanike ku aktualisht jetojn\u00eb. Merita t\u00eb m\u00ebdha i takojn\u00eb gjuh\u00ebtarit shqiptar Eqrem \u00c7abej dhe shkoll\u00ebs s\u00eb tij, ngase nga hulumtimet dhe studimet e tij provonin t\u00eb p\u00ebrjashtonin arsyet dhe q\u00ebllimet apriori politike duke treguar bindsh\u00ebm e n\u00eb aspektin linguistik se n\u00eb shumic\u00ebn e territoreve t\u00eb sotme shqiptar\u00ebt jan\u00eb populli m\u00eb i vjet\u00ebr dhe m\u00eb i njohur i Ballkanit, edhe pse natyrisht nuk p\u00ebrjashtohet se n\u00eb k\u00ebto territore ka pasur edhe popuj e gjuh\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Edhe pse e gjith\u00eb kjo tematik\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn \u201cKrishterimi nd\u00ebr Shqiptar\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb objekt i drejtp\u00ebrdrejt i interesimit t\u00eb autorit, p\u00ebrcjellja k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse e zhvillimit t\u00eb Krishterimit tek Shqiptar\u00ebt, prof. Mirdit\u00ebn e kan\u00eb sjell deri t\u00eb p\u00ebrfundimet e ngjashme t\u00eb cilat i kishte arritur \u00c7abej dhe shkolla e tij. Shqiptar\u00ebt, Krishterimin e kan\u00eb pranuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi shume her\u00ebt dhe at\u00eb jo diku n\u00eb brendi t\u00eb siujdhes\u00ebs ballkanike, po mu n\u00eb territoret e sotme (n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Detit Adriatik, pak a shum\u00eb nga ndikimi i drejtp\u00ebrdrejt i Rom\u00ebs dhe krishterimit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 d\u00ebshmive historike mbi lidhshm\u00ebrin\u00eb me per\u00ebndimin dhe Rom\u00ebn, kjo d\u00ebshmohet nga nj\u00eb num\u00ebr i madh i toponimeve krishtere dhe kishtare t\u00eb cilat pa marr\u00eb parasysh etimologjin\u00eb, e q\u00eb jan\u00eb karakteristike p\u00ebr gjuhen latine e jo at\u00eb greke (p.sh. Kish\u00eb latinisht \u201cEclisa\u201d p\u00ebr Ecclesia, e jo Basilica; Lter, latinisht Altare, n\u00eb kohen e re Altar; Mesh\u00eb, latinisht Missa; kungoj, latinisht comunicare; bekonj\u00eb, latinisht benidicere; fe, feja, latinisht fidem; pag\u00ebzonj\u00eb n\u00eb, latinisht baptizare etj). Zhvillimi i krishterimit t\u00eb shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb n\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me krishterimin per\u00ebndimor dhe se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte d\u00ebshmon autoktonin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ket\u00eb fush\u00eb t\u00eb hulumtimit t\u00eb profesor Mirdit\u00ebs do ta lem\u00eb anash, e vet\u00ebm kalimthi do p\u00ebrmendim s\u00eb nga hulumtimet e tij historike dhe arkeologjike mbi Dardan\u00ebt dhe Dardanin\u00eb n\u00eb antik\u00eb e q\u00eb nga mbrojtja e tezes se doktoratur\u00ebs n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Zagrebit \u2013 pos studimeve tjera, ka dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb edhe Monografia \u201cReligjioni dhe Kultet e Dardan\u00ebve dhe Dardania n\u00eb Antik\u00eb\u201d (Zagreb 2001).<\/p>\n<p>Kur n\u00eb vitin 1993 profesor Miridita u pun\u00ebsua n\u00eb Institutin e Historis\u00eb s\u00eb Kroacis\u00eb, drejtori i at\u00ebhersh\u00ebm i Institutit dr. Mirko Valentiq ia besoj udh\u00ebheqjen e nj\u00eb projektit t\u00eb ri t\u00eb iniciuar \u201cVlleh\u00ebt-banor\u00ebt e Ballkanit t\u00eb vjet\u00ebr nga paraqitja e tyre historike e deri sot\u201d. Profesor Mirdita \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen e Vlleh\u00ebve n\u00eb studimet e tij t\u00eb ndryshme, e me ket\u00eb tematik\u00eb t\u00eb Vlleh\u00ebve ishte marr\u00eb edhe vet drejtori i i k\u00ebtij Institutit, k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy ishin t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb e fush\u00ebs studiuese t\u00eb projektit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ky v\u00ebshtrim i shkurte p\u00ebr temat e zgjedhura nga opusi i Autorit qart\u00eb shpjegohet fakti pse nj\u00eb num\u00ebr kaq i madh i historian\u00ebve, arkeolog\u00ebve, gjuh\u00ebtar\u00ebve dhe shkenc\u00ebtar\u00ebve tjer\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur ju p\u00ebrgjigjen thirrjes q\u00eb me artikuj shkencor\u00eb t\u2019i bashkohen sh\u00ebnimit t\u00eb 75 vjetorit t\u00eb jet\u00ebs dhe gati 50 vjetorit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb frytshme shkencore t\u00eb profesor Zef Mirdit\u00ebs ,angazhimit t\u00eb tij t\u00eb gjithansh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunimin shqiptaro &#8211; kroat, kujdesin e tij p\u00ebr zhvillimin e albanologjis\u00eb n\u00eb Kroaci. Profesor Zef Mirdit\u00ebs i d\u00ebshirojm\u00eb sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb dhe q\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb kontribuoi me pun\u00ebn e tij n\u00eb shkence dhe kultur\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>August Kova\u00e7ec,\u00a0Zagreb, me 11 Tetor 2014 Recension me rastin e botimit t\u00eb p\u00ebrmbledhjes solemne: Poeta Nascitur, historicus fit. Ad honorem Zef Mirdita. Albert Ramaj (ed.). Albanisches Institut n\u00eb Sankt Gallen, Instituti historis\u00eb, Zagreb, 2013. (1244 faqe). (Shqip\u00ebroi nga kroatishtja dhe p\u00ebrgatiti p\u00ebr shtyp Dod\u00eb Ndrecaj) Botohet ekskluzivisht me rastin e dekorimit t\u00eb Akademik Prof. Dr. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3087","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Prof. Dr. Zef Mirdita nderohet me Medaljen e Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Prof. Dr. Zef Mirdita nderohet me Medaljen e Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"August Kova\u00e7ec,\u00a0Zagreb, me 11 Tetor 2014 Recension me rastin e botimit t\u00eb p\u00ebrmbledhjes solemne: Poeta Nascitur, historicus fit. Ad honorem Zef Mirdita. Albert Ramaj (ed.). Albanisches Institut n\u00eb Sankt Gallen, Instituti historis\u00eb, Zagreb, 2013. (1244 faqe). (Shqip\u00ebroi nga kroatishtja dhe p\u00ebrgatiti p\u00ebr shtyp Dod\u00eb Ndrecaj) Botohet ekskluzivisht me rastin e dekorimit t\u00eb Akademik Prof. Dr. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-02-19T20:31:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/august_kovacec.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Prof. Dr. Zef Mirdita nderohet me Medaljen e Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga\",\"datePublished\":\"2015-02-19T20:31:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/\"},\"wordCount\":3484,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/august_kovacec.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/\",\"name\":\"Prof. Dr. Zef Mirdita nderohet me Medaljen e Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/august_kovacec.jpg\",\"datePublished\":\"2015-02-19T20:31:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/august_kovacec.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/august_kovacec.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Prof. Dr. Zef Mirdita nderohet me Medaljen e Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Prof. Dr. Zef Mirdita nderohet me Medaljen e Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Prof. Dr. Zef Mirdita nderohet me Medaljen e Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"August Kova\u00e7ec,\u00a0Zagreb, me 11 Tetor 2014 Recension me rastin e botimit t\u00eb p\u00ebrmbledhjes solemne: Poeta Nascitur, historicus fit. Ad honorem Zef Mirdita. Albert Ramaj (ed.). Albanisches Institut n\u00eb Sankt Gallen, Instituti historis\u00eb, Zagreb, 2013. (1244 faqe). (Shqip\u00ebroi nga kroatishtja dhe p\u00ebrgatiti p\u00ebr shtyp Dod\u00eb Ndrecaj) Botohet ekskluzivisht me rastin e dekorimit t\u00eb Akademik Prof. Dr. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-02-19T20:31:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/august_kovacec.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Prof. Dr. Zef Mirdita nderohet me Medaljen e Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga","datePublished":"2015-02-19T20:31:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/"},"wordCount":3484,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/august_kovacec.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/","name":"Prof. Dr. Zef Mirdita nderohet me Medaljen e Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/august_kovacec.jpg","datePublished":"2015-02-19T20:31:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/august_kovacec.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/august_kovacec.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prof-dr-zef-mirdita-nderohet-me-medaljen-e-meritave-nga-presidentja-atifete-jahjaga\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Prof. Dr. Zef Mirdita nderohet me Medaljen e Meritave nga presidentja Atifete Jahjaga"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3087","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3087"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3087\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3087"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3087"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3087"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}